22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Basha shpjegon pse duhen ekspertët e huaj në strukturën e posaçme për reformën zgjedhore: “Rama nuk e kalon dot situatën me shfaqje prej laci”

Pyetje: Reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR që nesër, thotë Edi Rama, por përkthyes të huaj në shqip, kurrën e kurrës. E thënë shkurt, Rama nuk e ka pranuar propozimin tuaj që këtë reformë ta bëjnë ekspertë të huaj…

Basha: Në rradhë të parë duhet të analizojmë se çfarë do të thotë ajo që thuhet. Ishte shumë rëndë zoti Rama në këtë instert që tregut, sepse, përtej mënyrës prej laci, ka filluar të adoptojë e të flasë me mënyrën e lacit, duket se nuk njeh rekomandimet…

Pyetje: Ose i njeh rekomandimet por i shmang?

Basha: Po mirë, dakord. Atëherë e gjitha është pjesë e shfaqjes, prandaj flet dhe si lac. Rekomandimet janë të zezë mbi të bardhë. Mund të gënjejë ata pseudo-deputetët e pseudo-opozitës, por nuk gënjen dot as faktorin ndërkombëtar, as qytetarët shqiptarë dhe as opozitën shqiptare. Rekomandimet janë e zezë mbi të bardhë. Rekomandimi numër 1 është kundër shitblerjes së votës.

Çfarë propozon ai? Ata që kanë blerë votat janë këta të Ramës, rrinë me Ramën, hanë me Ramën, ndajnë paratë e shqiptarëve me Ramën, grabisin bregdetin me Ramën. Bëjnë drogën me bekimin e Ramës. Ne kemi një plan të qartë dhe të detajuar për të gjitha rekomandimet dhe jo vetëm për rekomandimin numër 1 dhe padyshim që jam i lumtur të sjell këtu ekspertët tanë të ripërsërisin këtë plan që kemi bërë publik disa herë.

Pyetje: Po pse ju duhen ekspertët ndërkombëtarë për këtë plan?

Basha: Për një arsye fare të thjeshtë. Sepse duket që pala tjetër ose kreu i saj nuk ka vullnet, dhe e dyta; kur të detyrohet të futet në këtë rrugë sepse nuk ka rrugë tjetër, duhet të kemi jo thjesht mbështetje dhe ekspertizë, por dhe një dëshmi të fortë ndërkombëtare për të detyruar një parti të kriminalizuar në palcë siç është sot PS-, kanë turp socialistët e thjeshtë sot kur shohin një kupolë të kriminalizuar si ajo,- që t’i përmbahet. Sepse në fund të fundit një reformë zgjedhore do ta ç’armatosë kupolën e Partisë Socialiste nga arma me të cilën ka grabitur zgjedhjet tre herët e fundit, që është bashkëpunimi me krimin, paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit.

Basha: Nuk ka tërheqje të opozitës. Plani me 5 pika për zgjidhjen e krizës çon tek zgjedhjet e parakohshme me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën

Pika 4 e planit me 5 pika i opozitës tregon se nuk ka asnjë tërheqje, se ne e bëjmë të qartë se për shkak reforma zgjedhore është tashmë një kusht edhe për integrimin europian e konsiderojmë një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike. Refomë zgjedhore nuk do të thotë të bëjmë ndryshime të ligjit në letër, sepse ligji në tërësi siç e thotë OSBE/ODIHR është në rregull. Është zbatimi i ligjit, vullneti për të zbatuar ligjin, prandaj dhe pika 4 e planit tonë prej 5 pikash parashikon vullnetin politik, ofrimin siç thuhet aty, të garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore. Dhe po të shikoni aty pikën katër që do të miratonin, nuk e jep këtë garanci. Nuk ofron garanci se do të ndajë politikën nga krimi, që do të ndajë partinë nga shteti, sepse sot jemi në një sistem parti shtet. Pra nuk ka asnjë tërheqje, përkundrazi ka një zbërthim racional të përgjegjshëm nga politika, nga opozita, të qëndrimit tonë politik për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.

Pyetje: Pse e vendosni në tryezën e zotit Rama këtë plan, ku një nga pikat thotë se qeveëria e zotit Rama nuk e ka autoritetin për të bërë zgjedhje?

Basha: Detyra jonë nuk është për të marrë me të mirë dhe për të qetësuar Edi Ramën. Detyra jonë është për t’i dhënë shqiptarëve zgjidhje për krizën. Detyra jonë nuk është të mbajmë me pekule Edi Ramën, sepse Edi Rama është në zyrën e tij luksoze, është në avion luksoz, shkon në Surrel dhe jeton një jetë luksoze. Problemi jonë janë shqiptarët që hapin frigoriferët dhe janë bosh, tavolinat gjithmonë e më të varfëra, xhepat gjithmonë e më bosh. Koston e jetësës e kanë gjithnjë e më të lartë, shumica dërmuese mendon të largohet nga vendi, pothuajse çdo i ri mendon të largohet nga vendi. Këto janë preokuoimet tona, ti japim zgjidhje kësaj krize është detyra jonë, jo të mbajmë Edi Ramën me pekule. Padyshim qëndrimi jonë është i qartë.

Pyetje: Ju po i lini në tavolinë një hajduti elektroal, një paketë që shmang vjedhjen elektorale?

Lulzim Basha: Jo. Ne po japim një propozim për mënyrën se si duhet të plotësohet një nga kushtet kryesore të Këshillit Europian të vitit të kaluar, të OSBE ODIHR të dy zgjedhjeve të kaluara dhe të Bundestagut gjerman të para një jave. Këtë po bëjmë. Ne po ndërmarrim një rol aktiv për zgjidhjen e krizës politike siç e ka kërkuar dhe Bundestagui në dokumentin e vet. ku thotë se palët duhet urgjentisht të ndërmarrin hapa për kalimin e krizës së rëndë politike në vend.

Basha: Brenda muajit udhëtoj drejt Uashingtonit, nuk shkoj për të bërë foto…

Lideri i opozitës, Lulzim Basha tha se, ka pasur kontakte me autoritet në Uashington përpara se Ambasada e SHBA të vlerësonte pjesëmarrjen e opozitës në tryezën e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore.

Basha tha se është në komunikime të vazhdueshme me autoritetet dhe zyrtarët amerikanë, duke theksuar se opozita shqiptare është në rrugë të mbarë.

“Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi, Vangjush Dako dhe Tom Doshi.

Farsa e dënimit të Saimir Tahirit pa asnjë ditë në burg, kur u provua se gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm, Shqipëria u kthye në hambarin e drogës, tregon se s’kemi të bëjmë me një presion apo blerje të gjyqtarit, por me frikën se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështjeje deri në fund do të çonte në zbulimin e autorit të vërtetë të kanabizimit të vendit, që është Edi Rama.

Është një moment kyç për Shqipërinë, pavarësisht se kemi bërë hapa prapa, por kemi një vetëdijësim të faktorit ndërkombvëtar se kështu nuk mund të vazhdohet më, por te PD dhe opozitën e shohin jo thjesht si një faktor, por si një alternativë për nxjerrjen e vendit nga kriza”, tha Basha.

Ai shtoi se kreu i PD-së dhe opozita shqiptare nuk kanë rriskuar asnjëherë për t’u konsideruar si organizata terroriste.

Basha tha se ajo që shikoni sot në raport me ndërkombëtarët është rezultat i një lufte 6 vjeçare të opozitës, që beteja e saj ka të bëjë me interesin publik, dhe jo thjesht luftë për pushtet.

“Opozita konsiderohet jo thjesht një denoncuese, por një partnere e denjë për t’a çuar vendin përpara”, tha Basha referuar raporteve me ndërkombëtarët.

Basha tha se brenda këtij muaji do të udhëtojë drejt Uashingtonit në takime të nivelit të lartë politik.

“Nuk shkoj në Uashington për të bërë foto”, tha Basha.

Referuar fotos 80 mijë dollarëshe të Ramës me Obamën, Basha tha se sot po përballemi me shkelje të ligjit zgjedhor në SHBA.

Basha: Përkrah sistemin maxhoritar, por kriminelët në parlament dhe politikë i solli Rama, jo sistemi

Nuk kemi parashtruar kushte. Ne kemi parashtruar rrugën e procesit, ku kushti kryesor eshte transparenca, eshte gjithçka behet ne syte e publikut dhe me perfshirjen e sa me shume qytetateve dhe grupeve te interesit.

Une jam partizan i sistemit maxhoritar perballjes ne zona maxhoritare ku garanton lidhjen e drejtperdrejt te deputetit me qytetarin.

Pse jo lista te hapura kombetare. Ka nje problem. Nuk mund ta perdorim ne kete proces per t’i hedhur hi syve shqiptareve apo faktorit nderkombetar. Ne ketu nuk na solli sistemi, ne ketu nuk na solli as Kodi Zgjedhor, perkundrazi, per here te trete OSBE/ODHIR te thote ne faqen e pare te Raportit se korniza ligjore ne teresi eshte e mjaftueshme per te garantuar zgjedhje demokratike, por mungon vullneti politik.

• Po pse, Kodi Zgjidhor i solli ata 19 kriminele ne legjislaturen e kaluar?

• Kodi Zgjodhor i solli Avdylajt dhe Ymer Lalen me tavolinen e vendimmarrjes?

• Kodi Zgjedhor e ka fajin qe kryeministri urdheron policine te dhunoje zgjedhjet sic degjuam ne pergjimet e dosjes 184?

• Kodi Zgjedhor e ka fajin se edhe kur s’ka kundershtare, edhe kur ben zgjedhje farse pa kundershtare, ku kontrollon gjithçka vete prape se prape kandidon Valdrin Pjetri, Jorgo Kajmake, e Mark Babane?

• Kodi Zgjedhor e ka fajin qe nuk ndahet dot nga persona ne liste te zeze, nga Tom Doshi tek Vangjush Dako?

• Kodi Zgjedhor e ka fajin qe e merr 184 dhe per ta mbyllur e çon me Diber ku ka vetem 2 prokurore, njeri prej te cileve ne konflikt interesi?

Keto nuk jane çeshtje te Kodit Zgjedhor, as te Kodit Penal, keto jane çeshtje te vullnetit politik. Ajo eshte pika 4 e platformes sone. Pa vullnetin politik, cilindo sistem zgjedhor te zgjedhim, cfaredo forcimesh t’i bejme Kodit Penal, per sa kohe qe nuk ka vullnet politik, do te mbetet ne leter. Ne leter ka demokraci edhe ne vende ku ne praktike dhunohen ne menyre sistematike te drejtat e njeriut.

Ndryshimi midis ligjeve ne leter dhe praktikes demokratike eshte ajo qe quhet vullneti politik. Se mund te duket pak si fraze abstrakte, pra vullneti politik do te thote, deshira per te zbatuar ligjin.

Edi Rama nuk është në axhendën time dhe të opozitës. Refuzimi për zgjidhjen e krizës i vjen nga eurforia e moshapjes së negociatave

Pyetje: A keni koment mbi refuzimin e Ramës për planin tuaj për reformën zgjedhor? 

Lulzim Basha: Ajo që pamë ishte një njeri euforik nga moshapja e negociatave. Hapja e negociatave është kërcënim për çdo autokrat, për çdo drejtues të korruptuar. Mos harroni se Sanaderi, ish kryeministri i Kroacisë, shkoi në burg për një orë dore me anë së cilës gjetën aferën korruptive të shitjes së armëve. Këtu ka me qindra tregues që dalin ditë për ditë, i fundit doli para dy ditëve nga SHBA, që do të çonin në ndjekje penale atë që sapo pamë duke bërë kllounin para Kuvendit.

Por Edi Rama nuk është më axhenda ime, as e PD, as e opozitës dhe as nuk duhet të jetë axhenda e shqiptarëve. Ky është një njeri që ka lënë në baltë këdo, ka 6 vite që ka lënë në baltë Shqipërinë, ka 6 vite që ka premtuar për ta çuar vendin drejt BE-së dhe ka 6 vite që dështon. Ky është nëj dështim i Edi Ramës. Dhe kushtet nuk vijnë as nga unë dhe as nga PD, kushtet vijnë nga Bundestagu. Kushtet vijnë nga Gjermania. Kushtet vijnë nga Këshilli Europian. Kushtet po vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi është në një krizë të thellë politike, shkaktari i kësaj krize është njeriu që ka bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të kapur shtetin në bashkëpunim me krimin, në bashkëpunim me oligarkët. Pasojat i vuajnë shqiptarët, pasojat i vuajnë të papunët.

Ata të cilët mezi ia dalin të mbyllin muajin prej rrogave të ulëta; fermerët, fëmijët, studentët, pensionistët, çdo shqiptar i vuan pasojat e politikës së papërgjegjshme të një nejriu që prap u shpreh në mënyrë të papërgjegjshme. Këtu nuk e ka sjellë vendin as PD, as Lulzim Basha. Përgjegjësinë për këtë vendin të Bashkimit Europian e ka tërësisht Edi Rama.

Ajo që ne kemi bërë kemi dorëzuar një plan për daljen nga  kriza, duke nisur me një propozim për reformën zgjedhore duke qenë se reforma zgjedhore është një nga kushtet e Bundestagut, i pasuar nga kushti tjetër për zbatimin e reformës zgjedhore, e cila për këdo që ka sy në ballë dhe veshë për të dëgjuar do të thotë zgjedhje, do të thotë i vetmi institucion që rikthen legjitimitetin që janë zgjedhjet.

Prandaj PD, aleatët anë kemi dorëzuar me përgjegjësi shumë të madhe duke dorëzuar një plan 5 pikësh dhe ky plan është rruga që ne shohim për zbatimin e kushteve të Bundestagut, rruga që shohim për të nxjerrë vendin nga kriza. Pra, nuk ka asnjë tejkalim të detyrës morale të opozitës.

Ne kemi një paradoks, ku nga njëra anë kemi një kryeministër, një qeveri që rri duarkryq, madje ky fërkon duart që nuk po hapen negociatat dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që sillet me një përgjegjësi që në fakt i takon qeverisjes, me përgjegjësinë për ti dhënë Shqipërisë rrugën e daljes nga kriza.

 

Basha: Dënimi i Tahirit do të çonte tek shefi i madh

Kreu i opozitës, Lulzim Basha duke folur për gjyqin e Saimir Tahirit, në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net u shpreh se, dënimi i tij ishte skandaloz.

Për Bashën, nëse do të shkohej deri në fund të hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, hetimi do të përfundonte tek Edi Rama.

Ka një moment të rëndësishëm që media e ka humbur. E kapi vetëm Fatos Lubonja. Dënimi i Tahirit do të çonte te shefi i madh. Ministri nuk mund të kanalizonte vendin, të fikte radarët pa bekimin e kryeministrit’, deklaroi Basha.

‘Ky është një moment kyç për Shqipërinë. Po bëjmë hapa pas. Por kemi edhe një lajm të mirë: ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar se në Shqipëri duhet të ketë ndryshim. Dhe se, opozita është partner i besueshëm për këtë ndryshim’, shtoi lideri i opozitës.

‘PD nuk ka riskuar asnjëherë të quhet organizatë terroriste. Falë qëndresës sonë, shpeshherë edhe në ekstreme, siç ishte djegia e mandatave, por nuk kishte asnjë rrugë tjetër për ne. Një nga një kanë rënë të gjitha institucionet. Kapën prokurorin e përgjithshëm, prokurorin e Krimeve të Rënda, dëshmitarët i çuan në azil.

Ajo që shihni sot është rezultat i luftës 6-vjeçare të opozitës. Përgjegjësit nuk fshihen dot pas propagandës’, tha kreu i opozitës Lulzim Basha në SYRI TV dhe SYRI.net.

Basha: Rama ngriti kurth ndaj opozitës me tryezën për reformën zgjedhore

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka quajtur kurth politik të Edi Ramës tryezën e rrumbullaktë për reformën zgjedhore.

Sipas tij, opozita jo vetëm që nuk ra pre e saj, por e shfrytëzoi për të treguar se ka vizionin e duhur për të realizuar një reformë të tillë.

“Pas vendimit të Bundestgut gjerman do ti takonte qeverisë që të bënte një propozim e të mos bënte batuta. Erdhën fletë rrufe në Facebook dhe një përpjekje për të fshehur krizën me tavolinën e rrumbullaktë.

Ne vendosëm që të mos binim në kurthin politik të Ramës, por ti tregonim partnerëve strategjikë se jemi të gatshëm të vemë në jetë atë që kërkon Bundestagu, reformën zgjedhore”, deklaroi në Syri TV kryetari i PD, Basha.

A ishte OSBE pjesë e këtij kurthi?

“Nuk e di a ka qenë pjesë a ra në këtë kurth, por ne si opozitë e kthyem në mundësi të artë për të treguar se jemi gati, kemi vizionin për ta bërë një reformë të tillë”, u përgjigj Basha.

Rrëfehet 13-vjeçarja: Rrëmbimin e inskenova pse nuk më linin prindërit të dilja me shoqet

Rezultoi një mashtrim i bërë nga vetë vajza e mitur i gjithë rrëmbimi dramatik prej rreth 4 orësh. 13-vjeçarja me inicialet S.B. është gjetur nga policia në një qendër tregtare afër zonës ku banon dhe ka qenë bashkë me shoqet.

Vetë ajo ka treguar se është larguar pasi prindërit nuk i jepnin leje dhe ka sajuar vetë rrëmbimin. “Jam larguar nga banesa për të kaluar një pasdite me shoqet. Por ngaqë prindërit nuk më jepnin leje sajova rrëmbimin”, ka rrëfyer vajza.

Gjithsesi policia vijon hetimet për ngjarjen, për të zbardhur të vërtetën e ‘rrëmbimit’ që alarmoi kryeqytetin por jo vetëm.

Basha: Qeveria aktuale nuk ofron garanci shtetërore që palët të konkurojnë në mënyrë të barabartë në zgjedhje

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha mbrëmjen e sotme në studion e “Syri.net” se, opozita po sillet me një përgjegjësi që në fakt i takon qeverisjes për të nxjerrë vendin nga kriza.

Basha tha se, nga opozita nuk ka asnjë tërheqje nga qëndrimet e saj të mëparshme ndaj Kryeministrit Edi Rama.
“Reforma Zgjedhore është një kusht për integrimin europian, është një pikënisje e mirë për nisjen e zgjidhjes së krizës.

Qeveria aktuale nuk ofron garanci shtetërore që palët të konkurojnë në mënyrë të barabartë në zgjedhje, Edi Rama nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha, duke shtuar se problemi që ka opozita janë shqiptarët që kanë një kosto jetese gjithmonë e më të lartë, pasi Edi Rama udhëton në avionë luksoz, shkon te bunkeri, bën jetë luksoze.

Basha tha se, platforma e propozuar nga opozita është në thelb vendosja e bazave të një shteti që asnjë person të mos marrë peng institucionet e shtetit.

“Kemi propozuar hapjen e një diskutimi të gjerë publik për të krijuar një kontroll më të mirë të qeverisjes nga Parlamenti, të institucioneve nga qytetarët, pavarësinë e pushteteve të tjera, sikundër është pushteti i medias, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, drejtësia etj”, tha Basha.

 

Meta i drejton 10 pyetje Komisionit të Venecias

Presidenti Ilir Meta ka bërë publike letrën që i ka dërguar Presidentit të Komisionit të Venecias, pas raportit paraprak të tij, mbi shkeljen ose jo të Kushtetutës nga kreu i Shtetit për anulimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në 30 qershor.

Kreu i shtetit publikon edhe komentet mbi Projekt-Opinionine Komisionit të Venecias.
Në letrën e plotë, të publikuar edhe më herët, Meta liston të gjitha problematikat e konstatuara në raportin e ekspertëve, që sipas tij, kanë tejkaluar kompetencat e objektit të punës së tyre.

“Së pari dhe mbi të gjitha, ju bëj me dije se në cilësinë e Presidentit të Republikës jam betuar se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar.

Nën këtë betim, aktiviteti im mbizotërohet nga interesi më i lartë kombëtar në shërbim të vendit dhe bashkëqytetarëve të mi.

Duke mirëkuptuar pozitën e pazakontë ku është vendosur Komisioni i Venecias për t’u shprehur rreth një çështjeje që prek si aspektin politik, ashtu edhe atë juridik dhe që ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të paprecedentë, e gjej me vend të theksoj se vetëm një njohje e thellë e situatës në Shqipëri do të mundësonte vlerësimin objektiv të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit”, thekson Meta.
Sipas tij, pika 7 e projekt-opinionit pohon se kronologjia e fakteve nuk është e plotë dhe nuk përbën provë për ndonjë nga ngjarjet e përmendura.

Pyetjet e Metës drejtuar Venecias
Presidenti i Republikës, si palë e interesuar në këtë proces, vlerëson të domosdoshme dhënien e opinionit nga Komisioni i Venecias edhe për pyetjet dhe çështjet e mëposhtme:

1. Përveç Presidentit të Republikës, cilit institucion tjetër i njeh Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve?

2. A ka ndonjë Gjykatë në Republikën e Shqipërisë që ka urdhëruar shfuqizimin e Dekretit të Presidentit të Republikës nr.11199, datë 10.06.2019 dhe Dekretit nr.11211, datë 27.06.2019? A është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë i vetmi organ që shqyrton kushtetutshmërinë e Dekreteve të Presidentit të Republikës?

3. A i është kërkuar Komisionit të Venecias të japë një opinion për vlerësimin e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019? A është në kompetencën e Komisionit të Venecias vlerësimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri? A vendos një vlerësim i ndryshëm nga OSBE/ODIHR mbi procesin zgjedhor një precedent përplasjeje midis institucioneve ndërkombëtare? A i ka kërkuar Komisioni i Venecias opinion Kongresit të Autoriteteve Lokale mbi vendimin për mosdërgimin e vëzhguesve për procesin zgjedhor të 30 qershorit në Shqipëri, duke patur parasysh se të dy këto institucione veprojnë nën suazën e Këshillit të Europës?

4. A përfshihet në fushën e veprimtarisë së Komisionit të Venecias përcaktimi shkallës së nivelit të sigurisë në Republikën e Shqipërisë? A kanë patur reporterët në dispozicion të dhëna nga agjencitë e specializuara të sigurisë? A mund të shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias mbi gravitetin e fakteve dhe grupfakteve që Presidenti i Republikës disponon në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për situatën kërcënuese të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri?

5. Në rast se në një rend shoqëror demokratik realizohen zgjedhje vetëm me një kandidat dhe pa alternativa konkurruese: A do të përbënte gjendje shkelje apo cënim të parimeve themelore kushtetuese (të parashikuara nga nenet 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, të Kushtetutës)? A do të përbënte shkelje të standardeve të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencës së saj në lidhje për respektimin e Nenit 3, të Protokollit 1 të saj?

6. Nën dritën e faktit se Gjykata Kushtetuese ka 18 muaj që është jashtë funksionit: A përbën kjo një situatë krize kushtetuese? A sjell pasoja në respektimin dhe zbatimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës, ndarjes e balancimit të pushteteve, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe demokracisë? A ka pasoja për rendin kushtetues dhe respektimin e kushtetutshmërisë? A krijon terren për nxitjen e konflikteve institucionale ndërmjet organeve kushtetuese? A pamundëson kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve/vendimeve të organeve qendrore, pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit legjislativ? A mundet që Kuvendi të ushtrojë kompetencat e kontrollit kushtetues që neni 131 i Kushtetutës ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetuese?

7. Referuar përmbajtjes së Kushtetutës së Shqipërisë: A ka kompetencë Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë apo të shprehet me vendim për të vlerësuar, apo për të rrëzuar dekretet e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor? A i nënshtrohet kontrollit nga Parlamenti Dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe nëse po, cila është dispozita që e bën të mundur këtë? Cila është vlera detyruese e Rezolutave që miraton Kuvendi i Shqipërisë në përcaktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?

8. Miratimi nga Kuvendi i Rezolutës datë 13 qershor 2019, mbi vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit nr. 11199, datë 10.06.2019 dhe thirrja ndaj të gjithë institucioneve shtetërore për moszbatimin e dekretit: A përbën shkelje kushtetuese nga Kuvendi bllokimi i veprimtarisë dhe vendimmarrjes kushtetuese të Kreut të Shtetit? A cënon rolin e Presidentit të Republikës si ndërmjetës dhe Arbitër midis palëve? A shkakton prishje të ekuilibrave institucionale dhe kushtetues dhe për rrjedhojë tronditje të themeleve të shtetit të së drejtës?

9. Në kushtet kur Kuvendi ka shprehur qëndrimin e tij me Rezolutën e datës 13 qershor, ku votues të këtij akti janë 100 deputetë dhe ku përfshihen edhe anëtarët e Komisioni të Posaçëm Hetimor Parlamentar, a është në kundërshtim me parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor?

10. Në kushtet e qëndrimeve refraktare të të dy palëve ndaj thirrjeve të përsëritura të Presidentit për dialog, a kishte Presidenti në dispozicion ndonjë mekanizëm tjetër, të ndryshëm nga nxjerrja e dekreteve apo veprimtaria që ai kishte kryer, që të krijonte një mundësi për rinisjen e dialogut politik, ruajtjen e paqes sociale, uljen e tensionit, për të arritur në zgjidhjen e krizës ashtu dhe në ruajtjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese dhe detyrimeve ndërkombëtare?