24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Paguan për djath dele në market, por i del…

Eksperti i ekonomisë Enea Janko, në një postim në Facebook ka ngritur shqetësimin mbi cilësin e produkteve që shiten ne supermarketet tona, duke rrezikuar jetën e kosnumtaroëve.

Janko ka treguar një shembull nga jeta e tij personale, ku ka shpënzuar për të blerë djathë dele dhe sipas tij: “Jo vetem qe nuk ishte me qumesht deleje, por nuk ishte djath fare ishte gjize e presuar.”

Janko githashtu vë në pah edhe rolin që duhet të ndërmarrë AKU, për të monitoruar në mënyrë periodike dhe dhe të qendrueshme nëpërmjet analizave laboratorike, të paktën produktet e kompanive të mëdha prodhuese që furnizojne pjesen më të madhe të tregut shqiptar.

Reagimi i plotë
Dje bleva ne nje supermarket te njohur, nje kuti me 900 gr djath feta dele, te prodhuar nga nje kompani e njohur nga jugu i Shqiperise, me çmimin ndoshta me te larte ne tregun vendas 1120 lek per 1 kuti 900 gr.

Jo vetem qe nuk ishte me qumesht deleje, por nuk ishte djath fare ishte gjize e presuar.
Sigurisht qe kompania demton vehten ne kete menyre. Edhe supermarketi rrezikon humbjen e klienteve dhe renien e shitjeve, por kaq nuk mjafton. Konsumatoret duhet te jene te mbrojtur nga keto lloj kompanish dhe produktesh qe mashtrojne me etiketat e tyre.

Te pakten rrjetet e medha te supermarketeve duhet te garantojne sigurine dhe cilesine e ushqimeve nepermjet procedurave rigoroze qe duhet te zbatojne dhe kontratave penalizuese per kompanite prodhuese ku ato furnizohen.

Po ashtu AKU duhet te monitoroje ne menyre periodike dhe te qendrueshme nepermjet analizave laboratorike, te pakten produktet e kompanive te medha prodhuese qe furnizojne pjesen me te madhe te tregut shqiptar dhe te mos genjehet nga emri i tyre.

Netanyahu premton të aneksojë vendbanimet në Rripin e Gazës

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu gestures while addressing the 2015 American Israel Public Affairs Committee (AIPAC) Policy Conference in Washington, Monday, March 2, 2015. (AP Photo/Cliff Owen)

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se do të aneksojë vendbanimet e hebrenjve në territoret e pushtuara të Rripit të Gazës. Premtimi u bë gjatë inaugurimit të godinës së shkollës në një prej vendbanimet e reja.

Kryeministri Netanyahu foli gjatë ceremonisë së çeljes së një shkolle në vendbanimin Elkana, në Rripin e Gazës.

“Kjo është toka jonë dhe ne do të ndërtojmë një Elkanë tjetër, dhe një tjetër, dhe një tjetër pas saj. Nuk do të zhvendosim njerëz. A ka këtu fëmijë nga Gush Katif? Nuk do të ketë më raste si Gush Katif. Nuk do të ketë më shpërngulje.

Me ndihmën e Zotit, do ta shtrijmë sovranitetin hebre në të gjitha vendbanimet, si pjesë e Tokës së Izraelit, si pjesë e Shtetit të Izraelit”, deklaroi Kryeministri Netanyahu.

Nuk është e qartë se kur do ta realizojë këtë premtim zoti Netanyahu. Ai premtoi diçka të ngjashme në muajin prill, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, por nuk e vuri në jetë.
Këtë muaj, izraelitët shkojnë sërish drejt kutive të votimit.

Premtimet e zotit Netanyahu për aneksim zënë vend mes votuesve të partive të së djathtës së ashpër, të cilët kundërshtojnë dorëzimin e tokës tek palestinezët.

Çështja e vendbanimeve është ndër më të nxehtat, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për rifillimin e bisedimeve të paqes Izrael-Palestinë, të ngrira që nga viti 2014.

Hong Kong, protestuesit bllokojnë rrugët pranë aeroportit

Në Hong Kong, protestuesit pro-demokracisë bllokuan rrugët pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit. Kështu, edhe kjo ishte një ditë tjetër demonstratash.

Disa fluturime u anuluan dhe autoritetet pezulluan shërbimin e trenit ekspres për në aeroport. Qyteti u shndërrua në një shesh beteje nga dilte tym, i shkaktuar nga të rinjtë që luftojnë për ndryshime demokratike.

Ndërsa Hong Kongu përjetoi një tjetër natë me dëme. Shkak u bënë protestat nga kundërshtarët e qeverisë dhe zyrtarët mbrojtën veprimet e policisë.

Policia iu përgjigj bombave me benzinë, zjarreve, tullave dhe gurëve që hidheshin kundër saj. Eshtë përdorur edhe uji me presion, gazi lotsjellës, rrahjet dhe në një rast, zjarri i armëve.

Por ishte vendimi i policisë për të hyrë me forcë në dy stacione metroje dhe për të rrahur udhëtarët, ai që zemëroi shumë banorë të qytetit. Në rrjetet sociale u shpërndanë video ku shihej policia me helmeta dhe maska që godiste këmbësorët brenda një stacioni.

Brexit pa marrëveshje, BE i ka humbur shpresat

I ngarkuari i BE për marrëveshjen e Brexit, Michel Barnier është i shqetësuar. Shanset e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian me marrëveshje nuk duken aspak të mira.

“Nuk jam optimist në çështjen, nëse një skenar „no-deal” mund të shmanget”, shkruan Michel Barnier në një artikull për gazetën britanike „Sunday Telegraph”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi, se Backstop-i duhet të mbetet, për të garantuar integritetin e tregut të BE. Do të ketë edhe një kufi të hapur mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Barnier theksoi, se me Backstop-in garantohet „maksimumi i fleksibilitetit”. Por pikërisht Backstop-i është tema më e kontestuar në marrëveshjen e Brexit. Marrëveshja e negociuar mes BE dhe ish-kryeministres, Theresa May parashikon, që të mos rivendosen kontrolle në kufirin gati të pakontrolluar mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Po ashtu BE kërkon të pengojë rindezjen e konfliktit mes katolikëve dhe protestantëve në ishull. Kjo nuk përjashtohet në rast të një kufiri me kontrolle.

Boris Johnson kundër Backstop-it
Kreu i qeverisë britanike, Boris Johnson nga ana e tij e refuzon Backstop-in. Arsyetimi: Britania e Madhe mund të pengohet me këtë në përpjekjet e saj për të arritur marrëveshje të reja tregtie me shtetet e treta.

Johnson ka deklaruar, se do të ketë Brexit me 31 tetor, në rast nevoje edhe pa marrëveshje daljeje nga BE. Pa marrë parasysh problematikën e Brexit, kryeministri i ri e detyron parlamentin në Londër të bëjë një pauzë pesëjavore. Vetëm në 14 tetor, dy javë e gjysmë para Brexit, Johnson do të prezantojë para parlamentarëve programin e tij.

Kundërshtarët thonë, se me këtë ai do të pengojë iniciativat e opozitës kundër politikës së tij në parlament. Në çdo rast, parlamentarët britanikë kanë shumë pak kohë, që të pengojnë një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje.

Në fundjavë dhjetëra mijëra vetë dolën kundër vendimit të Boris Johnsonit në protesta. I inkurajuar nga protestat, kreu u opozitës, laburisti, Jeremy Corbyn u bëri thirrje të gjitha partive për rezistencë kundër Johnsonit. Duhet që të bashkohemi të gjithë, për të penguar një dalje të Britanisë së Madhe pa marrëveshje, ka thënë Corbyn.

Pse disa njerëz s’e kanë problem të flenë pak orë gjatë natës?

E keni vrarë ndonjëherë mendjen si disa njerëz flenë pak orë gjatë natës. Si ka mundësi që funksionojnë normalisht gjatë ditës? Të njëjtën pyetje kishin edhe studiuesit e University of California. Mund të jetë gjenetike, të paktën për disa njerëz.

Pas një studimi dhjetë vjeçar, shkencëtarët identifikuan një gjen të dytë që ka të bëjë me këtë fenomen të “gjumit të shkurtër. Në këtë rast njerëzit flenë katër deri në gjashtë orë gjatë natës. Ata funksionojnë normalisht e nuk vuajnë me shëndetin në të ardhmen.

Studiuesit kanë identifikuar një gjen të tillë edhe më parë. “Para se të identifikonim gjenin e parë të gjumit të shkurtër, njerëzit nuk e mendonin kohëzgjatjen e gjumit si diçka gjenetike,” tha Ying-Hui Fu, profesor i neurologjisë.

Të mbijetosh me pak orë gjumë ngjan zilepsëse, por nëse flini deri vonë, mos u ndjeni aspak keq. Ky lloj mutacioni është jashtëzakonisht i rrallë.

Sinjalet që na jep trupi kur kemi probleme shëndetësore

Nëse trupit tuaj i mungon diçka, ai menjëherë do t’ju sinjalizojë për këtë. Duhet të jeni të informuar dhe t’i njihni simptomat.

Në vijim do të gjeni këshilla se si t’i lexoni sinjalet të cilat ju dërgon trupi juaj. Por mos harroni, për çdo problem tuajin shëndetësor duhet të konsultoheni me mjekun.

Teshtitja
Mund të shkaktohet prej një alergjie nga dritat e forta, të cilat mund të stimulojnë një përgjigje refleks nga truri në diafragmë.
Kur është për t’u shqetësuar: Kur kjo alergji shkaktohet nga sëmundjet kronike.

Zhurma tek veshët
Zhurma që dëgjoni kur jeni të shtrirë me kokën mbi jastëk mund të jetë gjaku që lëviz nëpër arterie. Shpesh zhurmat që dëgjoni mund të jenë për shkak të një infeksioni apo alergjie. Ky problem zgjidhet me anë të antibiotikëve të rekomanduar nga mjeku.

Kur është për t’u shqetësuar: Nëse zhurma tek veshët bëhet e shpeshtë, mund të nënkuptojë bllokim të enëve të gjakut apo anomali. Duhet të shkoni tek doktori.

Kur zorrët bëjnë zhurmë
Gurgullimat që duket se vijnë nga barku, në të vërtetë vijnë si pasojë e ajrit dhe lëngjeve që janë të shtyrë nga muskujt përmes traktit digestiv. Kur jeni të uritur, truri dërgon një sinjal tek zorrët që stimulon të njëjtën veprimtari.

Kur është për t’u shqetësuar: Përjetimi i zhurmave me dhimbje (apo të përziera), do të thotë se keni probleme me zorrët dhe mund të kini nevojë për kirurgji.

Kërcitje muskujsh
Mungesa e lëngjeve në trup mund të shkaktojnë kërcitje të muskujve.

Kur është për t’u shqetësuar: Nëse kërcitjet shoqërohen me dhimbje, shkoni tek mjeku tuaj.“Kjo mund të jetë këputje, frakturë ose lëndim i kërcit. Kërcitjet e rënda mund të sinjalizojnë osteoarthritin.

5 shenjat e heshtura të ulcerës që s’duhet t’i neglizhoni

Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme. Ato shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike

Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë. Megjithatë, mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor.

Shenjat e ulcerës së stomakut:
1.Të vjella ose jashtëqitje me gjak
Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak. Mund të jenë jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë. Ky  mund të jetë tregues i gjakut të tretur.
2. Ndjesia e një barku të rënduar
Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë. Kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.
3. Urth
Keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag. Kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat, fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes. Edhe këto mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.
4. Ndjesia për të vjellë
Për shkak të çekuilibrit të lëngjeve të tretjes, me siguri do të keni ndjesinë e të vjellit. Kjo madje me stomakun bosh, që në mëngjes!
5. Dhimbje stomaku
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhimbja e stomakut, është simptoma më e zakonshme e ulcerës së stomakut, e cila është zakonisht një ndjesi dhimbjeje, e shurdhër dhe djegie në zonën e mesit të barkut.

Dhimbja zakonisht është më e fortë midis vakteve dhe gjatë natës, kur acidi është sekretuar në stomak dhe nuk ka ushqim për të vepruar si një ‘përthithës’.

Rama mbyll sytë para provave të Kajmakut duke e mbrojtur me kodin mafioz të heshtjes, pushteti i kriminal i Rilindjes duhet larguar

• Edi Rama mbyll sytë para provave të pakundërshtueshme të inkriminimit të Agim Kajmakut duke e mbrojtur me kodin mafioz të heshtjes

• Prokuroria i kërkon llogari Partisë Demokratike për Kajmakun e Ramës, por nuk “sheh” provat në sistemin TIMS

• Pushteti i kriminal i Rilindjes duhet larguar një orë e më parë, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e kryetarit të kësaj organizate, Edi Rama.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Partia Demokratike prej më shumë se një javë, me prova të pakundërshtueshme ka denoncuar të inkriminuarin e radhës në pushtetin e Rilindjes, kandidatin e Ramës për bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku apo siç njihet dhe kërkohet nga drejtësia greke me emrin Jorgo Toto.

Dokumente nga gjykata dhe prokuroria e Athinës të publikuara provojnë se i përzgjedhuri i Ramës për të qeverisur qytetarët e Vorës, është i inkrimiunuari i radhës.

Të dhënat e sistemit TIMS rrëzuan çdo alibi apo përpjekje të Ramës për të gënjyer, duke provuar se Agim Kajmaku është personi i arrestuar në Greqi si Jorgo Toto nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara.

Partia Demokratike provoi gjithashtu se foto e pasaportës me të cilën është arrestuar në Greqi, Jorgo Toto, është e njëjtë me foton e pasaportës së të zgjedhurit të Ramës, Agim Kajmaku.

Me gjithë këto prova të pakundërshtueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes, mbron të inkriminuarin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit.

Edi Rama prej 10 ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë.

As ai dhe as Kajmaku i tij nuk thonë dot asnjë fjalë për fotografinë e njëjtë në dy pasaporta, sepse fytyra e vërtetë e krimit është në dy pasaportat e një njeriu të vetëm: Agim Kajmakut alias Jorgo Toto, personi që është arratisur nga Greqia.

Edi Rama nuk flet më, sepse Jorgo Toto është Agim Kajmaku, njeriu me të cilin ndan miliona euro para publike me tendera e koncensione.

Edi Rama nuk guxon të thotë asnjë fjalë, sepse Jorgo Kajmaku është simboli i projektit te tij per qeverisjen me krimin dhe për krimin.

Hesht tashmë edhe vetë Kajmaku, sepse nuk e fsheh dot më krimin e Jorgo Totos, krim për të cilin duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Në fakt ai duhet të ishte i pandehur bashke me Valdrin Pjetrin, por prokuroria e kapur për fyti nga Edi Rama nuk zbaton ligjin.

Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratike duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS.

Prokuroria nuk zbaton kodin penal dhe ligjin e dekriminalizimit për të vënë para drejtësisë të kërkuarin në Greqi, i cili ka trafikuar para të falsifikuara dhe mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

Edi Rama duhet te mbaje përgjegjësi para banorëve të Vorës për kandidimin e një të kërkuari nga drejtësia për bashkinë e tyre.

Agim Kajmaku duhet të largohet nga zyra e zaptuar paligjshmërisht në bashkinë e Vorës.

Edi Rama, hesht për Kajmakun e radhës sepse ashtu si çdo organizatë kriminale, edhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes, zbaton kodin mafioz të heshtjes, “omerta”.

Omerta për të gjithë kriminelët me të cilët ai erdhi dhe mbron pushtetin.

Pushteti i organizatës kriminale duhet larguar një orë e më parë, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat grabitës së djersës dhe pasurisë publike të shqiptarëve të vendosur në shërbim të kryetarit të kësaj organizate, Edi Rama.

Zgjedhjet e lira e të ndershme parlamentare dhe lokale njëkohësisht me një qeveri tranzitore janë e vetmja rrugë shpëtimi, për ti dhënë mundësinë shqiptarëve per te hapur rrugën e zhvillimit ekonomik dhe social, rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Europian, rrugë e cila është zënë nga krimi në pushtet.

Grabitësit terrorizojnë shoferët duke iu vënë pistoletën në kokë dhe i grabisin, Lleshi fsheh krimin

Më 24 gusht në një rrethrrotullim në hyrje të Tiranës, qytetarët janë grabitur me armë në kokë nga persona të panjohur. Duket se grabitësit e kanë bërë rrugë këtë punë dhe ngjarja nuk raportohet nga Policia, pasi, siç njofton një qytetar, dëmtohej imazhi i zonave të sigurta në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e qytetarit duke akuzuar kreun e ministrisë së Brendshme Sandër Lleshaj dhe kreun e Drejtorisë së Policisë. “Rendi dhe siguria kryekëput në duart e krimit! Shoferët dhe qytetarët plaçkiten me revolverë në koke! Narkopolicia me urdhër të Gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit fsheh krimin! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

Përshëndetje Doktor,

Një grup hajdutësh shumë të organizuar kanë rreth 2 javë që po terrorizojnë zonën e TEG, duke iu vënë pistoletën në kokë shoferëve dhe duke iu marrë makinat dhe sendet personale në prani të familjarëve të tyre.

Ngjarja e fundit ndodhi në datë 24 gusht në rrethrrotullimin e TEG. Personi i dëmtuar pas ngjarjes është drejtuar në Komisariatin 1 të Policisë për denoncim.

Aty i janë lutur që mos e bëj publike ngjarjen sepse dëmtohej sipas tyre imazhi i zonave të sigurta në Tiranë.

Kryetarët prej letre të bashkive

Nga Red VARAKU

Sot pushteti lokal është në kaos total. Çdo bashki në Shqipëri ka dy kryetarë ose nuk ka kryetar fare. Kjo falë makthit dhe frikës që kapi Ramën, si pasojë e përgjimeve të Zërit të Amerikës dhe gazetës gjermane BILD, të cilat vunë seriozisht në dyshim ligjshmërinë e z. Rama.

Në vend që të jepte menjëherë dorëheqjen, si në çdo vend normal, vazhdoi më tej duke mbuluar krimin dhe duke na futur në një spirale të pandalshme krize, e cila do të përfundojë vetëm kur Rama jo vetëm të jetë larguar, por të jetë mbyllur në qeli, për shkak të përfshirjes së tij në masakrën zgjedhore në Dibër. Sa më shumë të zgjatet kjo gjendje, aq më e rëndë do të na vijë fatura të gjithëve.

Rama dështoi pritshmërinë e opinionit publik vendas dhe të huaj për t’u treguar ndryshe, për të vendosur një standart të ri në politikën shqiptare, standartin e dorëheqjes. Ai e humbi shansin për tu treguar një udhëheqës i një vendi që e ka kaluar tranzicionin. Edhe pse i kapur me zë nga përgjime zyrtare, ai sërish nuk e pranon dështimin.

Ai ka shqetësuar partnerët tanë amerikanë dhe europianë të cilët janë angazhuar seriozisht në zgjidhjen e krizës duke shtuar praninë e tyre dhe duke kërcënuar me moshapje negociatash.

Ai i ka dëshpëruar amerikanët ,kur ashtu si një diktator gjakatar kërcënoi me destablititet, me dhunë dhe gjak opozitën në 30 Qershor. Në fakt, ai vërtetoi pikërisht atë që pretendojnë edhe përgjimet, maninë e tij për të manipuluar procesin zgjedhor, vërtetoi paligjshmërinë e tij dhe prirjet e tij të rrezikshme autoritariste.

Për të mbuluar krimin e tij elektoral ai ndërmori një pisllëk edhe më skandaloz se përgjimet, zgjedhje monopartiake, një çmenduri që do t’ia kishin zili edhe satrapët më të dhunshëm në vendet e botês së tretë, duke e thelluar edhe më tej krizën.

Sa ironike – njeriu që akuzonte Sali Berishën se ishte një autokrat i dhunshëm, që donte të kapte të gjitha pushtetet dhe të zhdukte opozitën, sot bën të njëjtën gjë për të cilën akuzonte ‘dhunuesin e tij’.

Në vend që të japë dorëheqjen dhe të pranojë humbjen dhe dështimin, dhe të largohet me turp, për të mos u kthyer më, ai për hir të pushtetit, vendosi ta çojë vendin drejt një ngjarjeje makabre për demokracinë për të mbuluar skandalin e përgjimeve, zgjedhje të paligjshme pa opozitën

Sot i ka kapur vetë të gjitha pushtetet dhe sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sot bën gjithcka për të zhdukur opozitën, duke filluar nga dhuna, shantazhet dhe kërcënimet e hapura me burg, dhe për këtë nuk ndjen as përgjegjësinë dhe as turpin më të vogël.

Sot, është kthyer në vrasësin më të madh të demokracisë dhe armikun më të madh të zgjedhjeve të lira.

Të gjithë e kanë të qartë këtë, sepse të gjithë i dëgjuam sesi ai i kishte lëshuar zinxhirësh zagarët e tij, të cilët përdhunuan publikisht, “në mënyrë transparente”, votën e lirë. Por, sërish ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi për këtë.

Sërish kërcënon se zgjedhjet e 30 Qershorit janë legjitime duke provokuar konflikt civil me dordolecët e tij pa dinjitet, që i detyron që si hajdutë të shpërthejnë dyert e bashkive. Njerëz që edhe kur garuan me veten, sërish vodhën dhe manipuluan.

Gjithçka është e qartë, e zeza në të bardhë. E tha OSBE/ODHIR në raportin e tyre paraprak, që zgjedhjet ishin të papranueshme, që nuk merrnin parasysh interesin e qytetarëve, por më prerë se të gjithë e tha z.Palmer, i cili duke iu referuar raportit paraprak të OSBE/ODHIR theksoi se vendimi përfundimtar për legjitimitetin e 30 Qershorit i takon Gjykatës Kushtetuese.

Në vend që të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 Qershorin, siç duhet të bënte çdo kryeministër, që nuk dëshiron konfliktin për popullin e tij, Rama e thelloi edhe më tej krizën dhe vazhdoi në mënyrë të paligjshme dhe krejt pa dinjitet uzurpimin e bashkive. Nuk kishte skena më të shëmtuara se pamja e turmave me pinca dhe kaçavida në duar që mësynin për të grabitur me dhunë dhe polici bashkitë.

Pamje, që na rikujtonin skenat e turpshme pas lufte, kur banditë me letra të vulosura nga këshillat popullore të pasluftës, njerëz që vinin nga llumi i shoqërisë uzurponin plot mllef dhe ngërdheshje pronat dhe shtëpitë e pasunarëve shqiptarë, me argumentin se me urdhër të partisë këto prona nuk i takonin më pronarëve, por sipas partisë i takonin llumit të llumit .

Kapja me dhunë e bashkive e ka futur në kllapi sistemin. Ajo ishte fatale për demokracinë , e për më keq, për shtetin ligjor. Një grusht njerëzish pa dinjitet, frikacakë të një sistemi të diskretituar që ka rënë dhe që mbahet në këmbë vetëm nga kanabisi dhe shitja e aseteve publike, njerëz që mendohet se do të udhëheqin një komunitet të caktuar, e fillojnë sundimin e tyre me një akt tribal, një akt i paprecedentë që dëmton rëndë bashkëjetesën qytetare në komunitet.

Asnjë dorëheqje për bè. Pëkundrazi, paburrëria dhe paturpësia vazhdoi me aktin tribal të uzurpimit me dhunë të bashkive. Dorëheqja do të ishte vërtetë një tregues shumë i rëndësishëm i një Kryetari Bashkie që duam.

Por, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit dhe i duhet kohë për tu ndërtuar, në mënyrë që këta kryetarë, të kenë legjitimitet dhe të njihen si të tillë ka vetëm një rrugë : zgjedhje të lira dhe të ndershme që të zhvillohen në emër të interesit të qytetarëve.

Përndryshe, për sa kohë këto zgjedhje nuk janë njohur nga OSBE/ ODHIR dhe Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, në sytë e qytetarëve këta do të mbeten thjesht dordolecë prej letre.