19.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

PD e Korçës reagon për vizitën e Ramës në Floq: Ndjekje penale për zyrtarët abuzues me fondet për tërmetin

Partia Demokratike e Korçës e ka konsideruar tërësisht korruptiv proçesin e vlerësimit të dëmeve nga tërmeti në Floqdhe dhe kërkon të ndiqen penalisht zyrtarët abuzues.

Në një deklaratë të dhënë sot, dega e PD në Korçë shpreht se, bashkë me vjeshtën në Floq, një prej zonave më të prekura nga vala e tërmeteve të qershorit, erdhi edhe i pari i qeverisë, për të poshtëruar dhe tallur banorët, që fatkeqësia natyrore iu shkatërroi gjithçka.

Deklarata

Bashkë me vjeshtën në Floq, një prej zonave më të prekura nga vala e tërmeteve të qershorit,erdhi edhe i pari i qeverisë, për të poshtëruar dhe tallur  banorët,që fatkeqësia natyrore ju shkatërroi gjithçka.

Pasi shëtiti me kuriozitetin e turistit rrugëve të fshatit të varfër, ku Rilindja e tij Urbane nuk ka mbërritur ende, pasi çeta e Komitetit Ekzekutiv dhe mbetjet e Sigurimit të Shtetit larguan hallexhinjtë, mos i prisnin rrugën dhe në censurë të plotë mediatike, kryeministri, kryegënjeshtari dhe kryegaztori Edi Rama, premtoi se të gjitha shtëpitë e rrënuara nga tërmeti do të ndërtohen para dimrit.

Para dimrit?

Po vjeshtën me rreshje shiu dhe bore, ku do ta kalojnë mbi 1 mijë burra, gra, pleq, fëmijë, të sëmurë dhe invalidë?

Mbi gërmadhat që la pas tërmeti?

Në kasollet e bagëtive, ku kaluan gjithë verën,apo në klasat e shkollës së fshatit,ku për pak ditë do të vijnë nxënësit?

Nëse prej qershorit dhe deri sot, është ndërtuar vetëm një shtëpi dhe janë në proçes edhe katër të tjera, kush të beson ty dhe plaçkëbërësit e tu në bashki, se do të ndërtosh edhe mbi 200 shtëpi të tjera,në një afat kaq të shkurtër dhe për më tepër, kur dimri i ashpër është në prag?

Si do t’i ndërtosh, kur komisionet e vlerësimit të dëmeve të bashkisë së Korçës, janë jashtë çdo afati ligjor për të mbyllur proçesin, mbi të cilin ka gjurmë skandali,abuzimi dhe korrupsioni?

Dega lokale e PD të Korçës, i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin kryesisht për shpërdorim detyre për anëtarët e komisionit të vlerësimit të dëmeve të bashkisë dhe personave përgjegjës në insitucionin e Prefektit.

Ky grup zyrtarësh,duhet të përgjigjet penalisht,pasi kanë përjashtuar nga proçesi,për arsye politike dhe klienteliste dhjetra familje,duke favorizuar,sipas denoncimit publik të banorëve, kundrejt rryshfetit,ata që kanë shtëpi të dytë,apo nuk janë në nevojë emergjente për strehim!

Se si i ka gjetur mbi 2 miliard lek, Belinda e rrugëve të florinjta dhe Haki Çako, roja e plantacioneve të drogës, dhe cila është proçedura e ndjekur ndaj kompanive të përfshira, ky është një tjetër aspekt, ku mungesa e transparencës krijon bindjen për abuzim dhe përfitim të paligjshëm, të atyre, që duan të mbushin xhepat edhe në ekstremin e fatkeqësisë.

Dega lokale e PD të Korçës,e shqetësuar për dramën,që ka mbërthyer familjet e pastreha në Floq, denoncon me forcë çdo zvarritje burokratike apo më keq akoma korruptive të proçesit të rindërtimit të shtëpive,të cilat do ishin shmangur sigurisht, nëse qeveria,do të kishte shpallur gjendjen e emergjencës, ashtu si ne kërkuam qysh në krye të herës!

Për 30 aspra të qelbura

Rexhep POLISI

Në listën e mediave që Edi Rama kontrollon tani ka edhe një portal të ri. Emri i tij është Politiko.al, deri dje një portal me profil opozitar, që i bënte elozhe çdo vendimi të lidershipit të PD. Por Alfred Lela, drejtuesi i këtij portali, ka vendosur të rreshtohet hapur në rradhën e mercenarëve të Edi Ramës, i cili duket se po djeg ushtar pas ushtari në strategjinë e dështuar për të goditur “nga brenda” Lulzim Bashën me politikanë të skaduar.

Edi Rama duhet të jetë aq keq, sa nuk po lë gur “opozitar” pa lëvizur që të flasin dhe veprojnë kundër Lulzim Bashës. Shkrime promovuese, intervista të ethshme televizive nga persona që kanë folur veç për të marrë dhe kurrë për të dhënë, statuse të posaçme që shpërndahen enkas për të dubluar liderin e opozitës, janë pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur Lulzim Bashën. Një nga këta gurë është edhe Alfred Lela.

Në thatësinë e verës, prej tij ka avulluar çdo parim moral që shiste me bujë publike dhe jo publike. Alfred Lela i është shtuar “listës së 30 asprave” të Edi Ramës, listë në të cilën bëjnë pjesë gazetarët që të verbuar nga joshja e parave, njësoj si Juda Iskarioti, tradhëtojnë besimin dhe misionin e tyre. Në “listën e 30 asprave”, Alfred Lela nuk është as i pari dhe as i fundit gazetar që preferon pasurinë e lehtë përpara rrugës së mundimshme të vërtetës. Por, ndryshe nga shumica e kolegëve të tij mercenarë, Alfred Lela, është në një pozicion jo aq të preferuar, tani për tani.

Ai nuk paguhet direkt nga ministra, ish ministra, drejtorë të mëdhenj, apo ndihmësa të afërt të Edi Ramës. Ai akoma nuk e meriton shpërblimin për ta parë në sy njeriun për të cilin punon. Pranon që “30 asprat” për të sulmuar me të pavërteta opozitën, t’i marrë nga Erion Veliaj dhe nga gazetari mercenar i grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes, Sokol Balla. Ky ka edhe një veçanti tjetër, që e spikat nga të tjerët: është mercenari më i nënshtruar i Edi Ramës, deri në përçmim.

Me futjen e Alfred Lelës në listën e “30 asprave”, pozicioni i lëpirësit numër 1, mund t’i rrezikohet nga lëpirësi numër 2. Gara është e fortë.

Kush shan më shumë Partinë Demokratike, ai paguhet.

Kush shpif më shumë kundër Lulzim Bashës, ai paguhet shumë.

Kush promovon më shumë “opozitarë të pakënaqur” me Bashën, ai paguhet më shumë!

Kush gjen “opozitarë të keqardhur” se PD nuk po vjen dot në pushtet sa hap e mbyll sytë, ai paguhet akoma më shumë!

Në këtë drejtim, Alfred Lela e ka të sigurtë se mund ta konkurojë shpejt Sokol Ballën. Siç thoshte edhe vetë, me të drejtë, në një shkrim diku nga janari, kur përshëndeste heshtjen e kundërshtarëve të Bashës për rinovimin e partisë prej tij,  “çdo zhurmë dhe paqartësi ndaj PD-së, ndihmon Ramën”. Por e vërteta tani nuk ka më rëndësi për Alfred Lelën dhe portalin e tij. “Refleksionet” e pas 30 Qershorit mund ta ngjisin shumë lart në “Listën e 30 asprave” të Edi Ramës.

Luftë edhe në spitalin e Fierit, tre të plagosur, vendi nën kontrollin e krimit

Tre persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme (31 gusht). Raportohet se një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri brenda ambienteve të Spitalit Rajonal.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Sherri fillimisht ka nisur në Levan, për të vazhduar me tej në qytetin e Fierit. Nuk dihen ende rrethanat e sherrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e saj.

Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit dhe ka qëlluar ndaj disa shtetasve, duke plagosur 3 vetë.
Bëhet me dije se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve. Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Sa duket, njëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë. Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH. Personi ka hyrë nga hyrja kryesore në mjediset e urgjencës.

Tregu i shumcës në Shkodër në duart e mafias! Bajrat dhe deputeti Harusha bëjnë ligjin…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarëve, të cilët tregojnë se sa e rëndë është situata në Shkodër, ku krimi tashmë bën zyrtarisht ligjin.

Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Berisha, një tregtar shkruan se tregu i shumicës në Shkodër është marrë tashmë nga Bajrajt, të cilët në emër të deputetit rilindas Luan Harusha bëjnë ligjin, duke rritur çmimet.

Postimi i Berishës:

Tregu i shumces ne Shkoder ne duart e mafies!

Ate e kane Bajret me narkodeputetin Harusha.

Ata bejne ligjin dhe diktojne tarifat qe duan.

Lexoni denocimin e biznesmenit dixhital! sb

Pershendetje i Nderuar Dr jam nje biznismen dhe po’ ju shkruaj nga Shkodra Dua tju them qe vertet ligjin e bekan Mafja dhe te Fortit doktor Tregtaret e Shumices e Ata qe hyjen Brenda ne Treg duhet te paguajen ma shum se vlera sepse tregu i Shumices e Kan Bajrajt por ne Emer Te Deputetit Luan Harusha dhe aty ligjin e bejen Keta a te paguash sa dojen ata a mos te futesh fare ne Treg Der kur keshtu ju lutem Anonim.se Zdua Debate Jo nga Friga per vete por zdua te fus femijet Sherr sepse Fundi zdel mir a nga ata a nga Neve Zoti Ju Bekoft i mungon Shqiptarise.

Ftesë nga Greqia për Kajmakun e Ramës: Nëse nuk ke probleme me ligjin, eja të të jap një kafe në Athinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikon letrën e një biznesi drejtuar kryebashkiakut monist të Vorës, Agim Kajmaku, i cili rezulton person me probleme penale në shtetin grek.

Biznesmeni në fjalë, me emrin Fatmir Gjaçi, e fton Kajmakun në Greqi për një kafe për të treguar nëse është në rregull me shtetin helen ose jo.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Leter e biznesmenit Fatmir Gjaçi drejtuar Jorgo Kajmakut

“Jorgo te ftoj ne Athine ne ta mbane!”

Lexoni letren e tij! sb

Jorgo Kajmaku, nese je ne rregull me drejtesine Greke, eja te te jap nje kafe (dhe jo vetem) ne Athine dhe tregoj opinionit Shqipetar qe je i paster si bora.

Lidhur me kandidatin qe Edi Rama zgjodhi per Voren, Agim Kajmaku “Jorgo Toto”, eshte fakt qe ka llogari te hapura me drejtesine Greke, gje qe bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit ku ja ndalon të drejten Jorgos, te jete Kryetar i Bashkise Vore.

Tashme Kryeministri i vendit Edi Rama eshte promovuesi dhe skenaristi me i suksesshem ku çuditerishte ka plot 6 vjet qe bashkeqeveris me krimin.

Akuzat qe Partia Demokratike ka bere ditet e fundit ne lidhje me Jorgon e Rames, jane nje fakt dhe tregues i qarte per te gjithe opinionin Shqipetar, ku deomosmerishte modeli Rama i bazuar dhe i lidhur ngushte me krimin, duhet asgjesuar nje ore e me pare.

Me beri pershtypje dhe u habita kur rastesishte lexova ne nje status te hedhur nga Jorgua, ku per ndryshimin e emrit dhe mbiemrit, fajsonte Saliun.

Jorgo, shume Shqipetare ne vitet e para te emigrimit ne Greqi ndryshuan emer, mbiemer, origjine, fene etj etj, gje qe mua personalisht nuk me ka pelqyer aspak kur degjoja raste te tilla, por gjithsesi secili mer vendim marje per veten e tije.

Jorgo, te ve ne dijeni qe dhe une kam emigruar dhe i stabilizuar me biznesin tim ne Athine plot 21 vite, por te nderroje emer dhe mbiemer nuk me ka vajtur ndonjehere ne mendje, pasi nuk ka qene e detyrueshme.

Kam pranuar te sakrifikoj dhe te behem pjese e konkurences me normat dhe rregullat e vendit ku jetoj dhe sigurishte ja kam dale mbane me emrin dhe mbiemrin qe kam, qe kur kam lindur deri me sot.

Jorgo nderrimi i te dhenave ne shtetin Grek apo kudo ne Europe etj, nuk jane bere vetem per te perfituar ndonje vize apo dicka tjeter, por ka pasur plot variante të tjera perfitimi lidhur me krimin, qe ne rastin konkret jeni nje nga ata qe sot kerkoheni nga shteti Grek jo rastesishte, por si nje person me preçedent penal.

Jorgo, pasi dua te te ndihmoj pak!!

  • Ne radhe te pare une gjithmone do te therras Jorgo!
  • Ne radhe te dyte, fajin nuk ta ka Saliu.
  • Ne radhe te trete dhe me kryesorja per ty eshte: Nisu per nje rrugetim ne Greqi, une te garantoj dhe te pres per nje kafe (dhe jo vetem) me shume dashamiresi ne Athine apo kudo ti, gje qe do besh te mundur te heqesh qafe cdo versulje me terbim qe te ben Partia Demokratike ty.
    Kjo dhe vetem kjo, eshte e vetmja mundesi qe ti te pasqyrosh figuren tende, si nje “Jorgo Kajmak” i vertete i Rames.
    Ku sigurishte do i mbyllesh gojen jo vetem Partise Demokratike por te gjithe opinionit mbare.

Ju mirepres Jorgo!

  1. Gjoci

VOA: ‘Fusha’ i pagoi Maznikut 900 euro natën në Spanjë në kohën kur do të merrte lejen për kullat te Teatri

Në Tiranë, opozita akuzoi sot drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit, se kanë pranuar dhurata, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.

Opozita iu referua disa dokumenteve, sipas të cilave, nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku, pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze, nga një firmë që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit.

Por bashkia tha se zoti Mazniku udhëtoi bashkë me përfaqësues të firmës për të marrë në Spanjë një çmim të përbashkët.

Afro një vit më parë, në kulmin e protestës së artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para parlamentit, ku po miratohej një ligj special bashkë me planet e firmës Fusha për të ndërtuar një seri kullash shumëkatëshe dhe një teatër të ri, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, udhëtonte drejt Spanjës në një hotel luksi, ku shpenzimet e fjetjes, së paku 900 euro në natë, i pagoi Shkëlqim Fusha, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të bashkisë së kryeqytetit.

Dokumentet u publikuan sot edhe nga Partia Demokratike e opozitës, krahas mediave online, ku shihet se si nga karta e kreditit e Shkëlqim Fushës janë paguar mbi 1800 euro për nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit Arbjan Mazniku, kur kaloi dy netë në një hotel luksoz të Barcelonës, edhe pse një ligj i vitit 2005 për konfliktin e interesit i ndalon rreptësisht dhurata të tilla drejtuar zyrtarëve publikë nga persona dhe subjekte private.

I pyetur sot nga “Zëri i Amerikës” mbi këto dokumente të publikuara nga opozita dhe media online, zëdhënësi i bashkisë, dha shpjegime mbi ngjarjen ku mori pjesë zoti Mazniku një vit më parë në Barcelonë.

“Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018’, ku sheshi “Skënderbej” fitoi Çmimin e parë, – thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës për “Zërin e Amerikës”. – Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë.

Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin” – thuhet në shpjegimet e bashkisë së Tiranës.

Bashkia nuk ka dhënë shpjegime të tjera mbi akuzat e opozitës, sipas të cilës, firma “Fusha” favorizohet nga bashkia dhe qeveria duke fituar në 4 vjet 145 tendera me vlerë rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me vetëm një operator në garë. Nga të dhënat zyrtare del se nga 145 tendera gjithsej, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës.

Vetëm nga bashkia e Tiranës në vitet 2015-2019 kjo kompani përfitoi 49 tendera me vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tenderave vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës.

Kjo kompani deklaroi opozita – është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërisht me paratë publike të qytetarëve të Tiranës.

Sipas saj, dhurata private për zotin Mazniku është një skandal, që në çdo vend europian do të sillte pasoja penale, dhe minimum një dorëheqje të përfituesit në shkelje ligjore. /VOA

Paloka: Eshtë e pamundur të ndjekesh kronikën e zezë e mos shohësh Ramën!

Kronika e zezë, si database e Rilindjees dhe bashkëpunëtorëve të Ramës. Kështu shprehet në një reagim të tijin nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Sipas këtij të fundit, është e pamundur që çdo ditë, në lajmet e kronikës, të mos hasësh një deputet, kryebahskiak apo funksionar të lartë të kryeministrit.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

Kronika e zeze si database e “rilindjes”. Ne çdo lajm lexon CV e nje bashkepuntori te Rames!

Eshte e pamundur te ndjekesh kroniken e zeze e mos shohesh Ramen! Cdo dite e ne cdo lajm do kete o nje deputet, o nje kryebashkiak o nje funksionar te larte te Rames …
Sot, pershembull, eshte arrestuar nje perdhunues (nje te tille Edvini e emeroi kryetar bashkie); nje hajdut shtepish (Rama e kishte nje ne listen e deputeteve); nje trafikant femrash (edhe kete kategori Edi Rama e beri deputet).

Nese sot do te ndodhe ndonje vrasje (siç kane ndodhur rendom kete muaj), do kapej ne vendet fqinj dhe ndonje trafikant droge (se ne Shqiperi, Lleshi kap fshataret) lista e bashkepunetoreve politike te Rames do te behej e plote.

Ai nuk ka jete politike pa krimin. Jane bashke ne rrembimin dhe ushtrimin e pushtetin. Pushteti dhe parate e zeza jane nyja gordiane qe mban lidhur Ramen dhe krimin. Kjo nyje duhet keputur dhe do keputet perndryshe fatkeqesite nuk do rreshtin per shqiptaret.

Komshiu e denoncon: Mero Baze më vodhi shtëpinë

Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berish ku i shkruan se, Mero Baze kërkon t’i marrë shtëpinë e trashëguar nga gjyshi, ku ka lindur ai dhe i ati!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Akuzohet Ymer Baze se kerkon ti marre gjitonit shtepine e trasheguar nga gjyshi, ku ka lindur ai dhe i ati!

Te dashur miq,
qytetari Thoma Tata dhe familjare te tij ne disa mesazhe akuzojne se Ymer Baze duke perdorur me Ramen dhe kriminelin Termet Peçi kerkon ti marre shtepine ku ai dhe baba i Thomait kane lindur dhe qe e trashegojne nga gjyshi.

Thomai kerkon ta restauroje shtepine por horrat hajdute nuk e lejojne me pretekstin se trualli rreth shtepise nuk ekziston ne hartat e pronave si prone e tij, sigurisht te te manipuluara nga hajnat e pushtetit te krimit, te cilet duan te zgjerojne ne kurriz te Thomait oborrin dhe pronat e tyre! sb

Pershendetje dr quhem thoma tata 77 vjec fshatin peshtan tepelene ju lutem kam nevoje per ndihmen tuaj kam 5 vjet qe endem ne zyrat e shtetit per pronat emia te cilat kerkon te mi marre duke mero baze ngaqe ndodhet ngjitur me shteaine

ju shkruaj per problemin e thoma tates me shtepin qe ka ne fshatin peshtan te tepelenes kur vajti te merrte lejen per te ber restaurime ne shtepi dolen probleme me hartat e shtepis me trruallin rreth shtepis nuk figuron ne emrin e tij figuron te gjitonet kjo shtepi eshte e trrasheguar aty ka lindur babaj i thomait andon tata gjyshi i thomait thoma tata nga i cili ka marr dhe emrin.nuk e di sa breza me perpara kan jetuar ne kete shtepi shtepia ka nevoj per restaurime per te mos ven ne rrezik dhe jeten e njerzve qe jetojn ne kete shtepi.Di te them se kinflikti me pronen e babait ka filluar qe kur Mero Baze ka restauruar shtepine e tij
Ne jemi gjiton me shtepin qe ka mero baze te trasheguar nga babai guri baze qe eshte ne jet ne krahun tjeter ja kusherint e tij femijet e barjam bazes icili nuk jeton gjiton te tjer jan kumajt dhe cangajt problemi qendro se kur vajti babaj im thoma te marri letrat per te ber restaurimin e shtepis nuk i japin lejn sepse shume nga teritoret e shtepis qe jane te thoma tates nuk jane ne harta dhe babai im ka vite qe e sorrollatin neper zyra ne tepelen ne gjrokaster dhe problemi ngelet i pa zgjdhur shtepia ka qen dhe eshte atje me shekuj.

ps: Ymer Baze eshte gazetari qe mban peng Edvin Kristaq Mafine me origjinalin e dy dosjeve famoze; ate te mjekimit te tij per psikoze bipolare dhe tjetren dosjen gjyqesore me akuza te tmerrshme familjare qe ai publikoi ne vitet 90-te dhe e keqperdor Ramen per interesa te veta kundrejt kujdo tjeter. Gojet e liga thone se gjate cunameve ne Tirane, Rama ndonjehere edhe fshihet ne vilen e Ymerit ne Peshtan te Tepelenes! sb

Super Skandali Mazniku: Zëvëndësi i Veliajt të largohet sa më shpejt nga detyra dhe të merret i pandehur

Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së, ka deklaruar sot se Arbian Mazniku, nënkryetari i bashkisë së Tiranës,  duhet të largohet sa më parë nga detyra e tij dhe të hetohet nga prokuroria!

“Super Skandali Mazniku!” e ka konsideruar Zhupa, përfitimin personal që ka pasur ai nga kompania më e madhe përfituese e fondeve publike të Tiranës, Fusha shpk.

“ Fatura hoteli të paguara nga oligarku që fiton tenderat e Bashkisë Tiranë, shkruan Zhupa në Facebook. Prokuroria të nisë hetimet për korrupsion, konflikt interesi, mosdeklarim të dhuratave mbi 100 mijë lekë të vjetra, dhe favorizim në tendera! Mazniku të largohet sa më shpejt nga detyra!

Duke ju referuar dokumentave të publikuar nga portali JOQ, Administratori i Fusha sh.p.k Shkëlqim Fusha ka paguar 900 Euro në hotelin “Alma Barcelona” Spanjë për datat 19.06.2018 deri me 21.06.2018 për nënkryetarin e bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku.

Fusha sh.p.k është nje kompani klienteliste pranë Bashkisë Tiranë ku për 4 vite ka perfituar tendera në një vlerë rreth 30 milion euro. Prokuroria duhet të hetoj për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e ketyre tenderave. Një subjekt në tender që paguan zyrtarin e institucionit klasifikohet si korrupsion, ushtrimi ndikimi, konflikt interesi. Për keto duhet te hetoj prokuroria.

Gjithashtu në zbatim te ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funkisioneve publike” është e ndaluar rreptësisht që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat .

Arbjan Mazniku ka shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj dhurate pranë ILDKPI në formularin periodik vjetor të interesave private siç përcaktohet në faqen 8 të formularit.

Për këtë skandal Mazniku duhet të largohet sa më parë nga detyra e tij dhe të hetohet nga prokuroria!

Një ditë në arat e Taulant Ballës ku hashashi mbillet dhe tregtohet si duhan

Autokrati Balla me te emruarit e tij ne çdo nivel te komitetit ekzekutiv dhe ne institucionet e tjera, kaluan pushimet per se mbari ne vendet me te bukura panoramike te Shqiperise dhe ne atraksionet me te frekuentuara te Europes. Keto vende perrallore kuptohet nuk mundet ti eksplorojne njerzit e thjeshte me te ardhura mesatare apo te uleta por vetem ata qe po grabisin taksat, vetem ata qe hashashin e mbjellin dhe tregtojne si duhan, vetem ata qe territore te tera i kane kthyer ne sherbim te tyre duke shfrytezuar banoret si sklleverit e kohes faraonike.

Barkderrat kanë lënë plazhistet dhe janë kthyer ne karriget e zaptuara nga vjedhja e votes, me ngjyre çokollate, me lekure te hidratuar bene nje koncert ne qender te qytetit me disa miliona lek por pa ndonje problem se punet u shkojne vaj dhe askush su kerkon llogari per parate qe i bejne rrush e kumbulla pse rruget jane shkaterruar, pse shkollat jane ne dite te hallit kur viti akademik eshte ne dere, pse spitalet jane pa ilace, shtreter te degraduar, pisllek pa kufi, pse energjia elektrike nderpritet orar pa orar dhe pajisjet elektrike digjen dhe ska demshperblim por kush nuk paguan ne kohe nje fature te energjise apo ujit futet ne burg, pse uji vadites shkon ne sherbim te HEC-eve dhe qindra Ha toke ka mbetur pa vaditur dhe jane thare pemet, perimet, te mbjellat e cdo gje qe toka prodhon, ku shkojne parate qe buxheti akordon per mirembajtje te rrugeve e tjer…

Une me drejtues te seksioneve po shkoj, lagje me lagje, fshat me fshat duke vezhguar nga afer situaten por me thene te drejten pa anesi politike me keq se po trajtohen banoret e trevave te Librazhdit nuk besoj se ka ne Shqiperi. Eshte per te ardhur keq se si me shpejtesine e zerit po boshatisen trojet dhe te rinjt e te rejat po ikin ne Gjermani e shtete te tjera. Eshte per te ardhur keq si jane katandisur rruget dhe askush nuk pyet per te semuret apo banoret e moshave te treta qe kane mbetur ne keto zona. Te rrjedhin lotet kur shikon si jane thare perimet, pemet, dhe te mbjellat pasi babesia e pushtetit me grykesit e Hecve nuk zbatojne ligjin qe nga 15 maji deri ne 15 shtator nuk duhet ta nderpresin ujin e vaditjes per te prodhuar energji. Eshte vajtuese kur degjon pleqt e plakat qe luten per femijet e larguar dhe trojet qe do i lene pa zot.

Banoreve ju eshte sosur durimi dhe po presin me besim te madh se keta hajdute qe erdhen ne pushtet me mashtrimet e shekullit do largohen nga karriget e vjedhura dhe ne pushtet do vije alternativa e z. Basha qe eshte shpetimtare per njerzit dhe vendin.

Askush nuk na ndal per te verteten!

Bujar Vreto
Kryetar i Degës së PD Librazhd