32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Prodhimi botëror i vajit të ullirit dhe situata e eksporteve të produkteve shqiptare

Nga Enea Janko

Vaji i ullirit është padyshim një ndër produktet kryesore që Shqiperia mund të konkurojë jo vetëm në tregun vendas, por edhe në tregun ndërkombetar. Aktualisht vaji i ullirit është ndoshta i vetmi produkt shqiptar që zë rreth 1 përqind të sasisë së prodhimit botëror të vajit të ullirit, por kushtet klimatike dhe terreni i përshtatshëm i vëndit bën të mundur edhe rritjen e mëtejshme të prodhimit të tij.

Sasia e prodhimit të vajit të ullirit sipas vëndeve, në tonë dhe %

Prodhimi botëror i vajit të ullirit dhe situata e eksporteve të

Rënia me rreth 30 % e sasisë së prodhimit botëror të vajit të ullirit gjatë dy sezoneve rradhazi 2022/2023 dhe 2023/2024, për shkak të thatësirës së zgjatur në Spanjë që është vendi prodhues më i madh në botë i vajit të ullirit, si edhe një prodhim i mbarë në Shqipëri gjatë sezonit 2022/2023, kur u arrit edhe rekordi historik i prodhimit të vajit të ullirit shqiptar, bënë të mundur që eksporti i vajit të ullirit nga Shqiperia, (kryesisht i hapur mbi 95 %) të rritej në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 2023, kur eksporti arriti në mbi 6 mijë tonë, duke vazhduar edhe gjatë vitit 2024, megjithëse në një sasi më të vogël, sa gjysma e sasisë së eksportuar në 2023.

Por me ndryshimin e situatës së prodhimit në Spanjë kur gjatë sezonit të fundit 2024/2025 sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Ullirit pritet që prodhimi i vajit të ullirit të rritet në nivel botëror me mbi 30 % krahasuar me sezonin e kaluar, ku vecanërisht në Spanjë pritet një rritje rreth 50 % e prodhimit, në Turqi rreth 100 %, në Tunizi rreth 54 %, në Greqi një rritje rreth 43 %, në Portugali 21 % e keshtu me rradhë, kushtet në tregun botëror të vajit të ullirit e kanë vështirësuar së tepërmi eksportin e vajit të ullirit nga Shqipëria, megjithëse edhe gjatë këtij sezoni në Shqipëri pritet një rritje e sasisë së prodhimit me mbi 25 % krahasuar me një vit më parë.

Situata e tregut ndërkombëtar për eksportin e vajit të ullirit shqiptar po bëhet nga dita në ditë më e vështirë për disa arsye:

Së pari, cmimi i ofruar nga prodhuesit shqiptar për vajin ekstra të virgjër prej rreth 6-7 euro/ kg është rreth 40%-50% më i lartë sesa cmimi aktual për të njëjtën cilësi të vajit në Spanjë, Greqi dhe shumë prej vendeve të tjera prodhuese ku cmimi po ulet cdo ditë dhe aktualisht është mesatarisht rreth 4-5 euro/kg.

Së dyti, kapaciteti magazinues në depozita inoksi të përshtatshme për të garantuar cilësinë e vajit të ullirit në Shqipëri është akoma shumë i ulet, duke mos arritur më shumë se 10-15 % të prodhimit total vjetor të vëndit. Ruajtja e vajit të ullirit në bidona plastike dhe në kushte të papërshtatshme të temperaturave dhe dritës, sic ndodh në mënyre masive në Shqipëri, shkakton një dëmtim të ndjeshem të cilësisë së vajit dhe e ulë konsiderueshëm vlerën e tij.

Së treti, cilësia e vajit të ullirit të prodhuar në Shqipëri nga pikepamja e sigurisë ushqimore është cënuar në mënyrë të dukshme, për shkak të pesticideve të ndaluara që përdoren masivisht nga kultivuesit për mbrotjen e ullirit nga dëmtuesit.

Siguria ushqimore kërcenohet akoma më shumë në kushtet kur mbi 90 % e sasisë së vajit që tregtohet me pakicë në Shqipëri, shitet nëpër rrugë me bidona plastike, të pa etiketuar dhe jashtë cdo lloj kontrolli laboratorik nga institucionet përkatëse të mbrojtjes së sigurisë ushqimore.

Së katërti, niveli i ulët teknologjik i industrisë së paketimit të vajit të ullirit në Shqipëri dhe mungesa e njohjes së brandeve shqiptare në tregun ndërkombëtar e bën pothuajse të pamundur konkurrimin me cmime të larta të produkteve shqiptare në këto tregje.

Së pesti, fatkeqësisht edhe produktet e branduara të vajit të ullirit që eksportohen në BE apo SHBA nuk i nënshtrohen procedurave rigoroze të testimit dhe kontrollit laboratorik, duke krijuar hapësira që një sasi e eksportuar nga kompani të ndryshme të bllokohet në keto vënde për shkak të problemeve të sigurisë ushqimore që ato paraqesin, duke shkaktuar jo vetem futjen në listë të kuqe të ketyre kompanive, por duke dëmtuar njëkohesisht edhe imazhin e produkteve shqiptare në këto tregje.

Në kushtet e sipërpërmendura, për kompanitë shqiptare të prodhimit dhe tregtimit të vajit të ullirit, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe për aktorët e tjerë që janë të interesuar për rritjen e prodhimit dhe rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e pjesës së tregut të prodhukteve shqiptare të vajit të ullirit në tregun global, bëhet e domosdoshme një sjellje më profesionale dhe ndërmarrja e veprimeve që do të rritnin dukshëm avantazhet konkurruese dhe do të zvogelonin disavantazhet në konkurencën me prodhuesit e vëndeve të tjera.

Kompanitë shqiptare duhet që për eksportin e produkteve të tyre të targetojnë ato segmente të tregut botëror ku ato paraqesin avantazhet më të mëdha konkuruese.

Më interesante për eksportin e produkteve shqiptare të vajit të ullirit të paketuara apo të branduara mendoj se janë tregjet e atyre vendeve që së pari kanë një konsum shumë të lartë të vajit të ullirit, së dyti, që nuk prodhojnë vetë vaj ulliri dhe së treti ku jeton një komunitet i madh i bashkëatdhetarëve shqiptar që kanë emigruar në këto vënde dhe që e njohin dhe e pëlqejnë shijen e vajit të ullirit shqiptar.

Importi i vajit te ullirit sipas vëndeve, viti 2024 (në tonë)

Prodhimi botëror i vajit të ullirit dhe situata e eksporteve të

Vëndet kryesore të importit të vajit të ullirit sot në botë që nuk prodhojne ose prodhojnë sasi shumë të vogla të vajit të ullirit janë SHBA që importon cdo vit rreth 350 – 400 mijë tonë vaj ulliri, Brazili 90 mijë tonë, Japonia 60 mijë tonë, Gjermania 55 mijë tonë, Kanadaja 50 mijë tonë, Anglia 40 mijë tonë, Kina 40 mijë tonë, Australia 32 mijë tonë, Zvicra 15 mijë tonë, etj.

Nga tregjet e mësiperme vëndet më me interes për produktet shqiptare janë SHBA ku jetojnë rreth 500-600 mijë shqiptare, Anglia ku jetojnë rreth 100 mijë shqiptar dhe më pas Gjermania, Kanadaja dhe Zvicra ku jeton një komunitet shumë i madh i bashkëatdhetarëve tanë.

Së dyti, kompanite shqiptare të prodhimit të vajit të ullirit duhet që të njohin dhe zbatojne sa më mirë kërkesat ligjore për eksportin në tregun amerikan dhe tregjet e tjera të huaja, të njohin standartet e cilësise, rregullat e etiketimit dhe të paketimit, kërkesat e sigurisë ushqimore dhe analizat e domosdoshme laboratorike, etj.

Së treti, është e domosdoshme që kompanitë shqiptare të përzgjedhin për të bashkepunuar kompani importuese dhe distributorë serioz dhe me eksperiencë për të zhvilluar dhe bërë të njohura së bashku brandet e tyre në tregjet e këtyre vëndeve, dhe jo të bashkëpunojnë me personin e parë që ju ofrohet për të blerë produktet e tyre. Pra është e domosdoshme që të sillen si biznesmen me vizion dhe objektiva afatgjatë dhe jo si tregtar që kënaqen me shitjen e shpejtë të një sasie produkti.

Së katërti edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duhet që të mbështet më shumë kompanitë prodhuese shqiptare, si ato me eksperiencë ashtu edhe kompanitë e reja, sidomos nëpërmjet realizimit të analizave laboratorike falas, krijimit dhe funksionit të një bordi për degustimin, testimin dhe certifikimin e produkteve të vajit të ullirit përpara se ato te eksportohen, si edhe nëpërmjet mbështetjes me financime për marketingun, pjesëmarrjen në panaire dhe konkurse të njohura ndërkombëtare, duke përqendruar marketingun në ato vënde që janë me interes për produktet shqiptare dhe jo në tregje pa lidhje, etj.

Shqipëria është me fat që bashkeatdhetarët tanë në SHBA, Angli, Gjermani, Kanada, Zvicer, etj. jo vetëm janë të shumtë në numër, por një pjesë e madhe e tyre kanë në pronësi ose menaxhojnë mijëra biznese në fushën e shërbimeve ushqimore si restorante, fastfood, piceri, supermarkete, etj., që përbëjnë një treg shumë të fuqishëm për prodhimet shqiptare.

Në këtë drejtim kërkohet një angazhim shumë më i madh i institucioneve qeveritare shqiptare, i trupit diplomatik shqiptar, i organizatave jo qeveritare të biznesit dhe ato shoqërore për të bashkëpunuar me pronarët dhe menaxherët shqiptar për të futur në menutë e restoranteve apo raftet e supermarketeve të tyre disa nga produktet më cilësore ushqimore dhe pijet e prodhuara nëe Shqipëri.

Është koha për të punuar në mënyrë konkrete dhe për të qënë të fokusuar në strategji dhe plane veprimi që do të sjellin rezultate reale në rritjen e eksportit të produkteve shqiptare.

Mundësitë janë të mëdha.

Shembja e digës së hidrocentralit, Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditimin

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditim për ngjarjen e djeshme ku u shemb një pjesë e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec të Lukovës.

KLSH do të verifikojë shkaqet që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme, që solli dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit, por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë.

Pas shembjes së digës uji vërshoi në Bunec duke përmbytur dhjetëra banesa dhe biznese, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

EMRI/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet për abuzime me tenderat

Një ish-zyrtar i Bashkisë së Memaliajt është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Ergi Shehu i cili ka mbajtur dhe postin e Ish-kryetarit të komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet se brenda 2023 – 2024 ka mashtruar disa administratorë duke falsifikuar dokumente për disa tenderë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Vjedhja” e lekëve të BE-së, Ilir Beqaj mbetet në burg

Rrëzohet kërkesa e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen SASPAC.

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, njëherësh ish-drejtorit të SASPAC, kërkoi ndryshim mase me argumentin se nuk është marrë i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar nga vendi, duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj në seancën e kësaj të premte, e cila nisi në orën 09.30.

HETIMET E ABUZIMIT ME FONDET E BE

Për dosjen SASPAC, në qelinë e paraburgimit ndodhet Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla ndërsa të tjerët kane masë me të butë sigurie.

Beqaj dyshohet se ka abuzuar me fondet e BE kur ishte në krye të kësaj agjencie. Kurse për çështjen e Sterilizimit, ish-ministri po ndiqet në gjendje të lirë.

Në këtë dosje ka 8 persona nën akuzë, mes tyre edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, teksa në muajin Mars 2024 SPAK e dërgoi dosjen e Sterilizimit për gjykim.

Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

Ndaj Ilir Beqaj SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga prokurorja Elida Kaçkini, për abuzimet me fondet e SASPAC.

Drama e eksporteve! Fasoni drejt falimentit, në 2024-n u shënua rënia më e fortë në 3 dekada! Tri faktorët që ndikuan

Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare kanë bërë që eksportet të shënojnë një rënie me 15.4% në 2024-n, sipas të dhënave të INSTAT.

 

Në vitin 2024, eksportet në vend kanë shënuar rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT. Ky është viti i dytë radhazi me ecuri negative, teksa në 2023, shitjet jashtë vendit ishin tkurrur me 10%, duke pasur një ecuri më negative edhe se periudha e pandemisë në 2020-n (-9%).

Të tre grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji”, “Materiale Ndërtimi, metale” ka shënuar rënie dyshifrore, teksa të gjitha grupet, përfshirë “Ushqime, pije, duhan” dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, që morën hov vitet e fundit, ishin negative.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,1 pikë përqindje.

Tkurrja u thellua në dhjetor. Sipas INSTAT, në Dhjetor 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 26 mld lekë, duke u ulur me -31,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë muajit Dhjetor 2024, në uljen e eksporteve prej -31,7 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -18,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 0,3 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, në nëntor 2024 eksportet ishin ulur me -8.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Trendi u përmirësua në raport me tetorin, kur rënia ishte 15.2%. Në shtator tkurrja ishte 8.5%, në gusht rënia ishte 18%, në korrik tkurrja ishte 12% dhe në qershor ishte 8.9%. Në maj, tkurrja me bazë vjetore ishte 12,4%. Në Prill 2024 eksportet e mallrave ishin rritur për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8% me bazë vjetore. Në mars eksportet ishin tkurrur me -21%, në shkurt me -16.1% dhe në janar me- 29.2%.

Fasoni drejt falimentit

Në dhjetor eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend ranë me 20%, nga 10.7% që ishte tkurrja për nëntorin. Për gjithë vitin, eksportet e tekstileve- këpucë ishin 105 miliardë lekë, me një tkurrje prej 17% me bazë vjetore.

Edvin Prençe kryetari i Shoqatës ProEksport Albania tha për Monitor se, “vështirësitë në sektor janë krijuar nga rënia e vazhdueshme e monedhës europiane euro që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Në kahun tjetër ai thotë se kërkesa në Europë është ulur, sidomos në muajt e dimrit rënie e kontratave ndihet më shumë.

“Vështirësitë për sektorin ishin me të forta përgjatë muajit dhjetor. Deri në mars të 2025 trendi do të vijojë të jetë i njëjtë. Rritja e kostove pamundëson shumë drejtues të fabrikave të kenë likuiditet të lartë për investime” tha ai.

Sipas shoqatës nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.

Prençe thotë se, në muajin janar 2025 rënia do të jetë edhe me e fortë, pasi disa klientë priten të mbyllin vitin që të ndërprisnin kontratën në Shqipëri. Sipas tij ky janari do të jetë më i vështiri vitit të fundit.

Minerale, lëndë djegëse rënie 25%

Eksportet në grupin “Minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 32% në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin. Për 12 mujorin, ky grup shënoi eksporte me vlerë gati 70 miliardë lekë, me tkurrje 25%.

Materiale ndërtimi dhe metale, mbylla e Kurum ul eksportet me 71% në dhjetor

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” ishin grupi me rënien më të fortë në dhjetor. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend dhe që në gusht mbylli fabrikën për shkak të vështirësive pas rritjes së kostove.

Në nëntor, ky grup ra thellë me 71%, pas tkurrjes me 43%, në nëntor. Për 12 mujorin, sektori është me një rënie prej 22%.

Ushqime pije e duhan me rritje të lehtë në dhjetor

“Ushqime pije e duhan”, shënuan një rritje të lehtë në dhjetor prej 2%, pas zgjerimit me gati 18% në nëntor. Për 12 mujorin, ky grup ka rënë me -4.3%.

Eksportuesit pohojnë se sasitë e eksportuara vijojnë të jenë të larta, ndërsa rënia e muajve të mëparshëm ka qenë e lidhur kryesisht me çmimet e ulëta.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i rikthehen rënies

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive.

Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në dhjetor grupi ra me 5.9%, pasi ishte zgjeruar me 15% në nëntor.

Për 12 mujorin, grupi është tkurrur me rreth 4%. Përfaqësues të kompanive automotive që prodhojnë fasoneri të thjeshtë në vendin tonë pohojnë se ka një rënie të kërkesës apo shitjeve për shkak të situatës së përgjithshme në tregun e automobilave në Europë.

Sipas tyre kompanitë e mëdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kanë reflektuar rënie kërkese. Një faktor tjetër është edhe rritja e ofertës dhe konkurrencës nga makinat elektrike të markave kineze.

Rënia e eksporteve dhe rritja e importeve thellojnë ndjeshëm deficitin tregtar

Ndërsa shitjet jashtë vendit kanë rënë, blerjet e mallrave nga importi janë rritur, duke theluar ndjeshëm deficitin tregtar.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 373 mld lekë, duke u ulur me -15,4 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 mld lekë, duke u rritur me 2,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 522 mld lekë, duke u rritur me 20,7 %, krahasuar me vitin 2023./Monitor

ec E2 E3-1024x539 E4-1024x448

Bastet sportive në Serinë A, portieri i klubit italian përfundon nën hetimin e Prokurorisë

Një tjetër rast i mundshëm i basteve të futbollit në Serinë A.

 

Sipas asaj që raportohet nga Il Messaggero Veneto, portieri i Udinezes, Maduka Okoje ka përfunduar nën hetim pas kërkimeve të kryera nga Prokuroria Publike e Udinezes. Për raportimin ndaj tij, u bë shkak një nga kartonët e verdhë gjatë ndeshjes kundër Lacios të luajtur më 11 mars 2024.

Fakti u raportua nga Sisal, nëpërmjet një algoritmi të krijuar për të identifikuar anomalitë në lojë dhe portieri u njoftua në fund të dhjetorit.

Pakti i katërt Rama-Berisha përpara zbardhjes së Listës së re të Zezë nga SHBA

Brenda kësaj fundjave, siç është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit pritet një listë e re Non- Grata në Ballkan. Ku përveç Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, Serbisë e Malit të Zi, flitet edhe për një numër të konsiderueshëm të sanksinuarish nga Shqipëria.

Në listë flitet se janë politikanë, biznesmenë e botues të njohur. Të cilët akuzohen për korrupsion madhor dhe financim të destabilizimit të rajonit.

Pikërisht përpara publikimit të kësaj liste që mësohet se do të jetë shpërthyese, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë arritur paktin e tyre të katërt për të mbetur në pushtet.

Pakti 4 ka një sërë klauzolash dhe një numër bashkëpuntorësh që kanë ndërhyrë dhe përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Siç mësohet, në këtë batak, pra në marrëdhënien mes Berishës dhe Ramës, janë të njëjtët oligarkë që kanë përfituar gjithmonë fonde e koncensione publike prej këtij pakti.

Në krye qëndron Bashkim Ulaj, biznesmeni afër Sali Berishës, i cili është gjithashtu edhe klienti më i ngushtë i Edi Ramës si kur drejtonte bashkinë e Tiranës, ashtu edhe në qeverinë e tij 12 vjeçare.

Po të shohësh sjelljen e mediave të oligarkëve, kupton qartë se ku lëviz interesi i tyre në këtë marrëveshje, apo në çdo pakt të dinozaurëve.

Në prag të publikimit të listës së re Non- Grata, që mund të jetë tronditëse për elitën politike në vend, Sali Berisha dhe Edi Rama janë afruar aq shumë, sa janë gati të miratojnë çdo vendim për të ndaluar dëmin para zgjedhjeve të 11 majit. Nëse shihen vetëm mediat e oligarkëve që bashkojnë Edi Ramën dhe Sali Berishën, kupton thjesht se si paniku i ka pushtuar dy personazhet dhe enturazhin e tyre.

Më 10 janar, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, bëri publike në Zërin e Amerikës se Presidenti Biden do të publikojë një listë të re Non- Grata.

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan, Presidenti Biden tha se ka vendosur ta mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitin 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021. Ai e mori këtë vendim duke pasur parasysh “aktet e dhunshme ekstremiste, veprimet penguese dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike që vazhdojnë të paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane”.

Urdhri, u zgjerua me disa elemente, përfshirë “përpjekjen, si bazë për përcaktim”- ndërsa më parë ishin parashikuar vetëm aktet e kryera. Po ashtu shtohen edhe kategori të reja për sanksionim si të qenurit anëtar “i një entiteti të sanksionuar”, përfshirja në sanksione e rrjetit të personave që kanë pronësi ose kontroll të përbashkët me persona të sanksionuar, si edhe e bashkëshortes/it apo fëmijëve të rritur të personit të përcaktuar.

Këto ndryshime të reja sugjerojnë që qeveria amerikane ka parasysh individë të caktuar të cilët po i konsideron nën masat e reja.

Qeveria amerikane ka menduar t’u dërgojë atyre një mesazh të fuqishëm që duhet të ndryshojnë qasje apo do të rrezikojnë të përballen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Përpara 20 janarit, logjikisht brenda kësaj jave lista pritet të publikohet zyrtarisht nga DASH. Listë që e dinë edhe Edi Rama e Sali Berisha, e që mund të sjellë një tërmet politik të përmasave të mëdha. Ndaj po përpiqen që të krijojnë lajme sensacionale, që të ushqehet media, një pjesë e së cilës, sipas informacioneve, është në listën e zezë të SHBA./Pamfleti

Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut, çfarë duhet të bëni! “Çelësi” për një shëndet të mirë

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë dy prej sëmundjeve që rrezikojnë më shumë jetën e shqiptarëve.

 

Të dyja këto sëmundje janë pjesë e sindromës metabolike, siç ndodh edhe për sëmundjet e zemrës dhe obezitetin.

Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.

Sipas këtyre të dhënave, janë rreth 250 mijë pacientë që rimbursohen për barnat që marrin për tensionin e lartë, e më pas vjen sëmundja e diabetit me rreth 70 mijë persona që rezultojnë në listën e barnave të rimbursueshme për diabetin.

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut kanë shumë shkaktarë dhe faktorë rreziku të përbashkët.

Ato mund të kontribuojnë në përkeqësimin e simptomave të njëra tjetrës.

Cila Është Lidhja Mes Diabetit Dhe Tensionit të Lartë të Gjakut?

Studimeve thonë se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shfaqen së bashku në organizmin e njeriut dhe kanë shumë faktorë të përbashkët.

Ato janë:

  • Obeziteti,
  • Inflamacioni,
  • Stresi oksidues,
  • Rezistenca ndaj insulinës.

A Mundet Diabeti Të Shkaktojë Rritje të Tensionit të Gjakut?

Një person që vuan nga diabeti mund të mos ketë mjaftueshëm insulinë në organizëm për përpunimin e glukozës.

Insulina është një hormon të cilin trupi e përdor për të kthyer glukozën e marrë nga ushqimet në energji.

Në mungesë të insulinës, qelizat nuk furnizohen dot me energji dhe glukoza akumulohet në gjak.

Dëmi i shkaktuar prej saj është i gjithanshëm dhe ndikon tek veshkat dhe enët e gjakut.

Ky dëmtim nxit rritjen e tensionit të gjakut dhe rrezikut për komplikacione të tjera.

Studimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga hipertensioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga diabeti i tipit 2 për shkak të inflamacionit.

Të dyja këto sëmundje së bashku mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër, ishemisë, dështimit të veshkave, humbjes së shikimit dhe sëmundjeve të zemrës.

Çelësi i Parandalimit Të Diabetit Dhe Shëndetit Të Mirë

Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.

Të dyja ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e diabetit, por për shumë më tepër.

Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë.

Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme.

Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë./

“Pupovac, i vetmi lider që s’është nën ndikimin e Beogradit”- Skandalet diplomatike dhe fushata kundër përfaqësuesve serb, analiza e DW: Pse Kroacia e frustron Vuçiç

Skandalet diplomatike dhe fushata kundër përfaqësuesve serbë në Kroaci – Vuçiç dhe propaganda serbe po kritikojnë serbët në Kroaci dhe Kroacinë.

Protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi kanë detyruar autoritetet serbe të përdorin të gjitha materialet e mundshme propagandistike në përpjekje për të ndalur protestat. Edhe Kroacia shfaqet si një nga aktorët kryesorë në këtë luftë, e shënjestrat janë drejtuar edhe kundër disa përfaqësuesve të komunitetit serb atje.

Pas skandalit diplomatik të shkaktuar nga ambasadorja serbe në Kroaci, Jelena Miliç, e cila u largua nga pritja e Krishtlindjeve të Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, fushata e regjimit u kthye edhe kundër Milorad Pupovacit, presidentit të SNV-së. Ai kritikohet për “duartrokitje për të rinjtë dhe studentët”, dhe “tekstet antiserbe në gazetën e tij”, madje pretendohet se “Pupovac dhe SNV janë të qepura sipas masave të Tugjmanit”.

Mjerë ata që dëgjojnë Vuçiçin

Analistët në Beograd theksojnë se marrëdhënia midis Milorad Pupovac dhe Aleksandar Vuçiç nuk mund të krahasohet me marrëdhëniet që ata kanë, për shembull, me udhëheqjen e Republikës Srpska ose me serbët në Mal të Zi. Vetë Milorad Pupovac në një intervistë për DW ka deklaruar se ka pasur kontakte me presidentin e Serbisë një vit e gjysmë më parë.

Drejtori i Qendrës për Rajonalizimin nga Novi Sadi, Aleksandar Popov, vëren se “marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve në Serbi dhe SNV nuk kanë qenë kurrë të mira, sepse Pupovac është i vetmi lider serb në rajon që nuk është nën ndikimin e Beogradit. “Gjesti i ambasadores Jelena Miliç është vetëm një shembull i një marrëdhënieje të tillë”.

Aleksandar Vuçiç, shton Popov, “nuk mund ta shndërrojë Pupovac në Milorad Dodik”. Pupovac nuk është një kalkulator politik dhe ai bëri gjithçka në fuqinë e një njeriu për të përmirësuar pozitën e komunitetit serb në Kroaci, në mënyrë që pozita të përmirësohet ose të paktën të mos përkeqësohet. “Vetëm shikoni se si po kalojnë serbët në Kosovë që dëgjuan Listën Serbe”, thotë Popov për DW.

Njeri i dëgjuar i Beogradit?

Presidenti serb mendon se mund t’i trajtojë serbët në Kroaci ashtu siç i trajton serbët në Kosovë, Mal të Zi dhe Republika Srpska, tha për DW, Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit të Beogradit për Çështje Evropiane. “Dallimi është i madh, sepse në Kroaci ka institucione të caktuara dhe serbët në Kroaci dinë të përdorin disa mekanizma institucionalë.” Ajo që Vuçiç mendon për Kroacinë dhe serbët në Kroaci duket edhe nga emërimi i Jelena Miliçit si ambasadore e Serbisë në Kroaci. “Ajo erdhi në këtë post pas disa vitesh punë në SNS dhe pa asnjë njohuri apo përvojë diplomatike”, tha Beshiri për DW.

Naim Leo Beshiri beson se “Vuçiç ka kohë që përpiqet ta kthejë Pupovac në Dodik”. Mendoj se kjo ka të bëjë edhe me atë se kush do të jetë pasardhësi i Pupovac në Kroaci. “Pikërisht në këtë kontekst mund të interpretohet edhe fushata aktuale e autoriteteve serbe kundër liderit të SNV-së dhe mendoj se Vuçiç sigurisht që do të përpiqet të krijojë një person të ri, i cili do t’u bindet autoriteteve serbe në Beograd.

Duke maskuar problemet e brendshme të Serbisë

Milorad Pupovac thotë për DW se gjithçka që ndodhi mes autoriteteve serbe dhe SNV-së lidhet me dy gjëra: “Njëra është se si funksionon diplomacia serbe në Zagreb dhe tjetra lidhet me situatën e brendshme në Serbi”. Pupovac kujton se “Serbia ka qenë vend protestash për tridhjetë vjet dhe se kjo nuk është asgjë e papritur”. “Serbia është një shoqëri shumë e traumatizuar,” thotë kryetari i SNV në një intervistë për DW.

“Mendoj se qeveria kroate bëri një lëvizje të mirë duke mos reaguar ndaj të gjitha akuzave që vijnë nga Serbia”, vëren Aleksandar Popov, duke shtuar se “problemi kryesor është se Vuçiç nuk mund të ndikojë tek Pupovac. Në Republika Srpska, situata është e ndryshme me Milorad Dodikun dhe njerëzit e tij”, thotë Popov.

Kryeqyteti i kujt është Beogradi?

Naim Leo Beshiri beson se Pupovac “me mençuri tërhoqi vëmendjen për faktin se në Serbi nuk ka liri të fjalës dhe diskutim parlamentar, ndaj reagimi i tij erdhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve”. “Në anën tjetër, Pupovac është i vetmi lider serb në rajon për të cilin kryeqyteti i tij është Zagrebi, ndërsa vendi i tij është Kroacia dhe kjo është diçka që Vuçiç nuk mund ta ndryshojë”, thekson bashkëbiseduesi ynë nga Instituti për Çështje Evropiane.

Milorad Pupovac gjithashtu thekson “rëndësinë e Serbisë si një shtet demokratik dhe stabil”. Për DW ai thotë se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes dy vendeve, kryetari i Këshillit Kombëtar Serb thotë se “duhet të vazhdojmë të punojmë për reduktimin e marrëdhënieve të këqija dhe për uljen e atmosferës së keqe në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Kroacia e frustron Vuçiçin

Sidoqoftë, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Presidenti i Serbisë i përdori protestat studentore për sulme ndaj Kroacisë dhe për sulme ndaj kërkesave të studentëve, që u paraqitën si pjesë e një komploti mes shërbimeve sekrete kroate dhe tradhtarëve në Serbi. Kur kësaj i shtojmë krahasimet e vazhdueshme të Vuçiçit me Kroacinë, nga ajo ekonomike deri tek ajo ushtarake, është e qartë se çdo krizë në Serbi të kujton një slogan të vjetër politik: “Kur kohët janë të vështira – fajëso Kroacinë”.

Naim Leo Beshiri e sheh këtë përpjekje të vazhdueshme për të konkurruar me Kroacinë në kontekstin e zhgënjimit të Vuçiçit, sepse Kroacia, me anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, ka ecur shumë përpara Serbisë. “Nëse Kroacia do të ngecte tani dhe Serbia do të përparonte ekonomikisht me 10 për qind në vit – gjë që është praktikisht e pamundur – Serbia do të arrinte Kroacinë për 20 vjet. Ndërsa Slloveninë do ta arrinte për 60 vjet. Vuçiç e di këtë dhe për këtë duhet të shpikë vazhdimisht armiq dhe të krijojë kakofoni në vend për të mbetur në pushtet”, tha Beshiri.

Kjo është retorikë, të cilës as Kroacia nuk po i përgjigjet më, thekson Aleksandar Popov, dhe konstaton: Qeveria serbe megjithatë ka vendosur që kjo është mënyra më e përshtatshme për të etiketuar dikë. Kjo largon vëmendjen nga problemet e brendshme që ata përndryshe po i krijojnë vetë. Më duket se në këtë kuptim, Beogradi mund të kishte preferuar që Primorac të kishte fituar zgjedhjet presidenciale në Kroaci në vend të Milanoviçit, sepse – kur bëhet fjalë për Partinë Progresive Serbe dhe HDZ – ato janë parti simotra, të cilat madje mbështesin njëra-tjetrën në kohë krize”./DW

Prodhimi i energjisë bërthamore do të thyejë rekorde në vitin 2025! Si po ndikon rritja e jashtëzakonshme e kërkesës në mbarë botën për energji elektrike

Sipas parashikimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë në vitin 2025 prodhimi i energjisë bërthamore duket se do të thyejë rekorde.

Kërkesa mbarëbotërore për energji elektrike po rritet jashtëzakonisht shumë – qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale kanë p.sh. nevojë të jashtëzakonshme për energji. Por për shkak të krizës klimatike, kërkohen energji që prodhohen pa shkaktuar emetime të larta. Kjo është arsyeja pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në Paris parashikon një rilindje të energjisë bërthamore.

Sipas IEA-së prodhimi i energjisë elektrike nga flota botërore prej gati 420 reaktorësh bërthamorë do të arrijë një nivel të ri rekord këtë vit.

Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundmi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Prodhimi i energjisë elektrike nga energjia bërthamore po rritet

IEA parashikon që deri në vitin 2025 prodhimi i përgjithshëm i energjisë bërthamore do të arrijë rreth 2,900 teravat në orë. Kjo përbën rreth gati dhjetë për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, termocentralet bërthamore kanë prodhuar në vitin 2023, 2,742 teravat orë dhe në vitin 2024, 2,843 teravat orë.

Këtë vit prodhimi i energjisë bërthamore do të jetë “më i larti në histori”, tha shefi i IEA-s, Fatih Birol për agjencinë e lajmeve AFP. “Ne po hyjmë në një epokë të re të energjisë bërthamore.”

Në mbarë botën janë në ndërtim e sipër reaktorë me kapacitet 70 gigavat. Interesi për energjinë bërthamore është më i madh sesa ka qenë që nga kriza e naftës në vitet 1970. Më shumë se 40 vende po përpiqen të zgjerojnë kapacitetet e tyre për prodhimin e energjisë bërthamore, tha IEA./DW