Traineri i Belgjikës tregon arsyen e largimit të Lukakut nga Manchester United
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se Romelu Lukakut iu desh të largohej nga Manchester Unitedi për shkak se i ishte bërë bajat qëndrimi në Old Trafford.
Lukaku u largua nga gjiganti anglez dhe iu bashkua Interit në Serie A për, siç raportohet, 80 milionë euro, ku la shenja të menjëhershme duke shënuar në ndeshjen e parë të skuadrës së Antonio Contes në fitoren 4:0 ndaj Lecce të hënën.
Martinez është i lumtur që 26-vjeçari ka gjetur mjedis të ri, i cili beson se do t’i bëjë atij shumë mirë.
“Romelu kishte nevojë për sfidë të re. Nganjëherë njeriu mërzitet në një klub”, tha Martinez.
Me Antonio Conten në krye, Martinez beson se Interi ka projekt tërheqës dhe se do të luftojë për titull në Serie A.
”Fakti që do të punojë me Conten do ta kënaqë atë. Projekti i Interit, i cili do të luftojë për trofe, është tërheqës. E pashë Lukakun duke qeshur përsëri dhe u lumturova”, shtoi ai.
Klopp e pranon: Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, por s’është i vetmi
Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka luajtur vetëm 11 minuta futboll deri tani në sezonin e ri. Për një futbollist si Shaqiri kjo është e pamjaftueshme, e pranon trajneri i tij Jurgen Klopp.
Në pesë ndeshjet e para garuese të Liverpoolit, anësori shqiptar i Zvicrës i ka shijuar vetëm 11 minuta lojë. Nëse ia hedhim një sy renditjes së lojtarëve të aktivizuar më së shumti deri tani për të kuqtë, Shaqiri del të jetë zëvendësues i zëvendësuesve.
Klopp, megjithatë, lë të kuptohet se do të ketë më shumë minuta për përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës.
“Fillimi i sezonit është i njëjtë çdo vit”, tha Klopp për situatën e zëvendësuesve. “Kështu duhet të jetë. Sepse nëse të gjithë ata luajnë, mund të goditen nga lëndimet në stërvitje dhe kjo është gjëja e fundit që do ta dëshironit”.
Këtë fillim vit, Liverpooli nuk përballet me pothuajse asnjë lojtar të lënduar, prandaj shumë lojtarë presin rendin për të luajtur.
“Kjo është normale”, tha Klopp, por e pranon se Shaqiri është i pafat.
“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike”, theksoi ai.
Por, ai nuk është i vetmi që e ngroh bankën rezervë në skuadrën e Kloppit.
“Adam Lallana nuk luan mjaftueshëm. DejaN Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, thotë Klopp.
Konkurrentët e Shaqirit Alex Oxlade-Chamberlain dhe Lallana, megjithatë, luajtën sado pak në derbi kundër Arsenalit të shtunën. Të dy u futen nga stoli në pjesën e dytë.
Kryetari i PS Delvinë i shkruan Kajmakut: Merr kurajo e nxirr të vërtetën se i nxore bojën Partisë
Kryetari i Partisë Socialiste të Delvinës, Mersin Arapi, i ka bërë thirrje kandidatit rilindas të Vorës, Agim Kajmaku që të thotë të vërtetën, dhe nëse emri i tij është i përlyer dhe akuzat e PD janë të vërteta ai duhet të largohet nga socialistët se po i nxjerr bojën partisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e socialistit Arapi.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Mersin Arapi i shkruan Kajmakut!
Te dashur miq, Mersin Arapi kryetari i PS ne Delvine eshte nje relike. Ai eshte nga me te paktit socialist qe kane mbetur pa u shnderruar ne kanabist, trafikant, delinkuent ne Partin e Rilindesve te botes se krimit. Prandaj dhe ai me nje naivitet thuaj banal i drejton ne nje status Kajmakut te Edvin Mafise dhe Ndrikull Reformatos letren e hapur sa vijon:
“Z Kajmaku qe ti mbyllesh gojen PD pse hezitoni te permendni emrin qe kishe ne Greqi. Mos perkon me emrin qe permend PD.Mere kurajon thuaj te verteten se i nxoret bojen PS. Me respekt nje nga antaret e vjeter te PS.”
Me kete rast te dashur miq, le ti themi Mersinit:
Mersin, PS nuk ka boje as fytyre ajo eshte vet nona krimit me ne krye Edvin Kristaq Mafine!
Kajmaku edhe mund te doje te thote te verteten por nuk e lejojne bashkepuntoret e tij ne krim, Edvin Mafia dhe Ndrikull Reformato! sb
“Lexoni çfarë ka thënë derdimeni sot në Lezhë, por nuk ka faj, gjithmonë ia fusin preshin”…
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i është përgjigjur në një shënim në Facebook kryeministrit Rama pasi ky i fundit lëshoi mufkën e radhës, duke akuzuar opozitën se ka dhënë ryshfet për ti demaskuar kriminelët
‘Kryeministri kapet me presh në dorë.
Por fajin sipas tij nuk e ka as ai as Valdrin Pjetri por e kanë ata që ja tregojnë preshin.
Lexojeni çfarë ka thënë derdimeni sot në Lezhë duke shpjeguar preshin e Valdrin Pjetrit:
“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.
Pas kesaj ju e kuptoni shumë qartë se çfarë turpi ështe ky kryeministër dhe gjithshka përfaqëson ai dhe çfarë ka përqark tij’, shkruan Vasili.
Rama e kruan prap me Shkodrën: Do ikin me të mirë ose me të keq drejtuesit, do vendosim njerëzit e Partisë
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e 4 qarqeve të veriut (Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër) në Shëngjin të Lezhës, ku ka paralajmëruar “furtunë” në Bashkinë e Shkodrës.
Lidhur me këtë njësi vendore, Rama citohet të ketë thënë: “Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal”, duke shtuar edhe porosinë që në të gjitha postet drejtuese të emërohen gra, pa dhënë një arsyetim bindës për këtë seleksionim të punonjësve të institucioneve lokale mbi baza gjinore.
Për të ndjekur këtë proces, është caktuar deputeti Luan Harusha.
Vlen për t’u kujtuar se në mbledhjen e kaluar me drejtuesit e qarqeve, Rama kërkoi që paralelisht konstituimit të Bashkive dhe të këshillave bashkiakë që duhej kryer deri në datën 15 gusht, të bëhej edhe një analizë mbi çdo punonjës të njësive vendore.
“Konstituimi i këshillave bashkiakë dhe kryebashkiakëve deri më 15 gusht. Të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo bashki. Një analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale. Të shikohet cili është kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me Partinë Socialiste.
Administrata në territor ka probleme. Në muajin shtator dhe tetor do bëhet vlerësimi i gjithë drejtorëve dhe pastrimi i atyre që nuk kapin ritmin.
Vendimet për emërimet e drejtorëve do merren në Këshillin Rajonal. Porosi kryetarëve të Bashkive të bëjnë organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve. Këto plane duhet të jenë gati deri në fund te gushtit”, citohej të kishte deklaruar Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Mirëpo, vërehet një mungesë e theksuar transparence, pasi ende nuk dihet nëse kjo analizë është kryer dhe për më tepër, mbi ç’kritere është bazuar.
Me Ramën, shqiptarët më të diskriminuarit në Europë, denoncimi i emigrantit
Një emigrant ka denoncuar diskriminimin që u bëhet nga qeveria Rama të mos u krahasuar as me vendet e rajonit.
Emigranti që punon në Francë, duke publikuar dokumente, thotë se të gjitha vendit e Rajonit kanë marrëveshje për konvertimin e patentës me Francën, ndërkohë që me Shqipërinë nuk ka.
Postimi i plotë i ish-Kryeministri Berisha
Shqiptarët për shkak të Edvin Mafise më të diskriminuarit!
Franca nuk njeh patentat e Shqipërisë, por ajo njeh patentat e të gjitha vendeve të tjera të rajonit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni listën e dërguar nga qytetari dixhital. sb
Peërshendetje Doktor! Uroj të jeni mirë! Narkoshteti i Edvin hajdutit 0-mbështetje për emigrantët!
Jam rezident në Francë dhe këtu shumica e bashkëatdhetarëve vuajnë për të bërë konvertimin e patentave nga patentë shqiptare në franceze!
Shteti francez nuk i njeh pasi nuk ka marreveshje me shtetin tonë!
Por shteti francez ka marrëveshje me të gjitha vendet që na rrethojne duke filluar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e vende të tjera si Bosnja etj! Është e turpshme propaganda që u shitet emigrantëve çdo ditë qoftë nga ministria e Jashtme apo ajo e transporteve!
Bashkangjitur po ju dërgoj edhe dokumentin ku jane të gjitha shtetet, qytetarët e të cilëve përfitojnë nga kjo e drejtë dhe Shqipëria nuk figuron askund!
Rama nuk bën dot pa kriminelët! Një rrugë ka; zgjedhje të lira e të ndershme në të gjithë Shqipërinë
Sekretari për Çështje Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata nga studio e News 24, duke folur për zhvillimet politike në vend, tha se, kryeministri Rama po mbështet kandidatë, të cilët kanë probleme me ligjin dhe janë subjekt i qartë i dekriminalizimit.
Sipas tij, Rama është përgjegjësi kryesor për situatën ku ndodhet vendi, ndërsa shtoi se Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku duhet të dalin përpara drejtësisë.
Ai tha se, pas Pjetrit dhe Kajmakut do të ketë edhe emra të tjerë, që janë subjekt i dekriminalizimit.
“I pari që duhet të mbajë përgjegjësi është Edi Rama. Ka një drejtori të dekriminalizmit, e cila duhet të verifikojë emrat. Pse mor zotëri duhet t’i gjejë opozita rastet penale. Opozita është opozitë për të dhënë ide, por jo për të gjetur kriminelët. Duhet t’i kishte gjetur prokuroria, e ka detyrim t’i verifikojë të gjithë emrat. Nuk kemi shpresë tek kjo prokurori. Problemi është politik.
Kryeministri nuk bën dot pa ta, ai është lidhur ngushtë me ta, pasi është lidhur financiarisht me krimin. Për ne datë zgjedhjesh nuk ka pasur. Pas Kajmakut prisni tjetrin. Kryeministri drejton krimin e organizuar dhe jep mbështetje politike. Ai është implikuar financiarisht me të dhe zbaton urdhrat e tij. Qeveria jep mbështetje, këta blejnë zgjedhje dhe nëpërmjet oligarkëve, pastaj pastron paratë në ndërtime.’
Gjata tha se zgjedhjet e lira janë kusht i parë dhe i fundit, që i duhet më shumë se kurrë sot Shqipërisë për të hyrë në rrugën e drejtë.
“Një rrugë ka: zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë Shqipërinë. Me këtë kryeministër nuk futesh dot në zgjedhje. Kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Prisni shtatorin, asgjë nuk është mbyllur dhe harruar. Rama duhet të largohet sepse nuk shkohet kështu. Ky shtet duhet të bëhet dreqi e mori, nuk shkohet kështu”, tha Gjata.
Vrasja e 26 vjeçarit në Tiranë/ Denoncimi i Berishës: 50 mijë euro për të manipuluar dosjen
Një shumë prej 50.000 eurosh është dhënë për të manipuluar dosjen e vrasjes së Endrit Çelajt në Tiranë, krim për të cilin janë shpallur në kërkim vëllezërit Kusi. Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet një mesazhi ardhur në adresë të tij nga një “polic burgu i Fushë-Krujës”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ja se si narkoshteti do mbroje vrasesin e Endrit Çeles!
Banda Kusi eshte bande vrasjesh dhe trafiqesh e Partise se Krimit.
50000 euro jane dhene qe narkopolicia dhe OPGj te manipulojne dosjen.
Vrasesi do te dorezohet dhe do cilesohet vrasje pa dashje nga shkrepja e armes.
Keto jane denoncimet e policit dixhital nga burgu i Fushe Krujes!
Lexoni mesazhin e tij. sb
Prsh zoti Berisha jam nje polic burgu i fushe krujes.sot pran ketij burgu erdhe grupi i Bujar kusit qe fshehu vrasjen e djemve te tij te punonjesit te kondicionierit. ne fakt njerzit po i vret drejtesia se cdo vrases qe ka vrare 2 a 3 here nuk ka bere me shum se 7 vite burg e ai vret te 4 in etj. po cpo ndodh Bujar kusi do lirohet se eshte arrit marreveshja qe te dorezohet djali e vrasja te konsiderohet si vrasje nga pakujdesia ne grindje e siper e arma beri shkrepje te pa vullnetshme e per keto si fillim jane paguar 50 mije euro qe opgj te bej dosjen. pra viktima i trete ne tok nga familja kusi eshte fajtor.
Taksat e larta detyrojnë biznesmenin e riciklimit të lerë Kavajën të shkojë në Afrikë
Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi shkruan në një postim në Facebook se, biznesmeni i riciklimit, Iljaz Mehmeti është detyruar të mbyllë biznesin e tij në Kavajë dhe ta zhvendosë atë në Afrikë taksat dhe rregullat janë më normale se në Shqipëri.
Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit
Ricikluesi Iljaz Mehmeti sapo mbylli impiantin e riciklimit te plastikes ne Kavaje dhe po e zhvendos te ricikloje ne Afrike, ku ka rregulla dhe taksa shume me normale sesa ky vend ku nje i korruptuar i pashkolle deklaron perdite “ligji jam une!”
Iljazin e rrenuan me turlilloj taksash banditet me uniforme qe vijne si hiena. U kthye ne Shqiperi pasi investoi ne impiant te ngjashem ne Puglia dhe puna ne Itali e shpetoi nga grabitjet e hienave ne memedhe.
E lane pa pune Iljazin dhe gjithe ricikluesit ne Shqiperi pasi shpallen monopolin e mbetjeve Rama-Ahmetaj-Koka-Zoto dhe burgosin hallexhinjte qe guxojne te prekin nje kanace tek koshat nga ku prodhohet flori per pushtat e shtetit. Dhe gjithe ricikluesit duan t’i detyrojne te blejne lenden e pare tek monopoli i plehrave Rama-Ahmetaj-Sadri-Zoto.
Edhe ligjin e po e ndryshojne per plehrat monopol, edhe parate e buxhetit i kane per monopolin e plehrave, edhe pushteti vendor edhe policet, te gjithe jane lepe-peqe per monopolin e plehrave. Ne kushtet kur nuk sigurojne dot lende te pare as nga hallexhinjte e rruges, as nga ndonje treg brenda apo jashte vendit pasi duhet t’a blejne sa frengu pulen tek monopoli Rama-Ahmetaj-Sadri-Zoto, e vetmja rruge shpetimi qe mos shtoje humbjet mbeti cmontimi i impiantit dhe rindertimi diku ku rregullat jane publike, te njejta per te gjithe dhe ku lenden e pare nuk je i detyruar ta blesh nga monopolisti qe mbush xhepat e Rames.
Iljazi me tregonte qe situata me mbetjet eshte alarmante pasi ndonese Rama po vjedh 178 milione euro per 3 djeges te pacertifikuar, prape nuk ka zgjidh ceshtjen e mbetjeve pasi asnje prej tyre nuk po punon me kapacitet te plote dhe nuk tregojne dot as raportet e perpunimit te mbetjeve, asnje këh prodhim energjie, as cfare gazrash clirojne ne atmosfere. Per me teper monopolin e plehrave duan ta bejne per gjithe vendin dhe te perjetshem pasi hajnia i ka bere delirante dhe e dine veten te paprekshem e te pavdekshem!
Cmontimi i korrupsionit galopant me plehrat do jete cmendurisht e veshtire pasi nuk ke as institucione, as staf te trainuar, as kapacitete teknike, as shtet ligjor, as gjykata e as prokurore te pavarur qe ti tregojne vendin hajduteve.
Ndofta do duhet te shpallet gjendje e jashtezakonshme per plehrat qe te pritet nyja gordiane e korrupsionit qe vjedh 178 milione nga taksat tona per xhepin e Rames, duke falimentuar njeheresh gjithe ricikluesit ne Shqiperi.