22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Nard Ndoka: Rilindja pjellë e krimit dhe korrupsionit! Lulzim Basha do fitojë betejën finale!

Kryetari i PDK, ish-deputeti Nard Ndoka, përmes një reagimi tnë rrjetet sociale, e quan Rilindjen pjellë të krimit dhe korrupsionit në vend.

Ndoka, teksa ndalet te ligji i dekriminalizimit, i iniciuar dhe mbrojtur me forcë nga opozita, shprehet ndër të tjera se lideri i saj Lulzim Basha, edhe pse ka fituar shumë beteja deri tani,l do të fitojë atë më të madhen: pastrimin deri në qelizë të politikës nga krimi përmes votës së lirë, ideve dhe preogrameve të besueshme.

“Unë besoj shumë, se Lulzim Basha ka fituar shumë beteja, edhe ka humbur ca, por do fitojë betejën finale, pastrimin deri në qelizë nga krimi i organizuar, çlirimin e votës së lirë, përballjen me ide, programe, alternativa dhe koalicione të besueshme”, shkruan ndër të tjera Ndoka.

Postimi i plotë i Nard Ndokës

Të pastrosh kundërshtarin për të konkuruar me të, kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri!

Opozita dhe Lideri i saj Lulzim Basha, për fatin e keq nuk ka mundur deri më sot, të konkurojë me ide, program, koalicion, kandidat, sepse përballë ka patur banditë, personazhe të botës së krimit, oligarkë të fryrë nga korrupsioni i qeverisë dhe kandidatë me CV që konkurojnë edhe mafien ndërkombëtare.

Në 2013, Edi Rama erdhi në pushtet me slloganin: “Të gjithë qelbësirat e Shqipërisë mblidhuni bashkë”.

Ky sllogan u konkretizua më së miri në Kuvend, në Qeveri, nëpër Bashki dhe kudo tjetër, ku Rilindja hodhi farën e saj.

Opozita dhe Lulzim Basha u gjend e rrethuar nga ky fenomen kudo, në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo Bashki, por edhe në Kuvend.

Epike për pluralizmin, goditje për demokracinë, rrezik për vendin, asgjësim për konkurimin politik e rrotacionin qeverisës.

Çdo qelizë e shtetit ishte infektuar, çdo institucion kishte marrë virus nga “kanceri” Rilindje.

Kuvendi ishte kriminalizuar deri aty, sa për debat e replikë në foltoren e Kuvendit, merrje grushtime në korridoret e tij. Kur ndërhyrje për procedurë në komision parlamentar, vazhdohej “debati” me rrip pantallonash në paradhomën e komisionit.

Kuvendi humbi sensin e fjalës, të përballjes politike, të kontrollit parlamentar, hyri në “rend dite” përballja fizike, grushta, sharje, ofendime, kërcënime. Kjo ishte axhenda, që kishte projektuar dhe dizenjuar kryeministri piktor!

Prova dhe përballja fatale ndodhi në Dibër.

Opozita kandidonte figurën kryesore të saj, Sheferedin Shehun, menaxhues financash, politikan karriere, model ndershmërie, ndërsa mazhoranca kishte kandidat anonim, por në krah oshkurin e brekëve të ish-kryetarit, “kajmakët” dhe çunat e fortë të KM-së.

Në Dibër “fitoi” e keqja, përpallë normales, shpresës, logjikës politike, realitetit të zonës, burrërisë dhe traditës politike e njerëzore të dibranëve.

U thye rregulli, u trondit vendi, u gjunjëzua Opozita, “triumfoi” kryeministri me bandën e tij.

Ishte momenti që Opozita të shpallte falimentimin politik dhe Lulzim Basha të jepte dorëheqjen.

Të gjithë u plagosëm politikisht, moralisht, por Lulzim Basha nuk u dorëzua: “Dibra, mësim për të gjithë”, deklaroi para nesh.

Nuk do dorëzohemi, do vazhdojmë betejën tonë, do pastrojmë politikën nga krimi, do pastrojmë parlamentin, bashkitë, administratën!

Të gjithë shikuam njëri tjetrin me habi! Si?! Kur? Me çfarë?!

Mision i pamundur me një mazhorancë të kriminalizuar, që në embrion dhe me një parlament, qeveri e kryeministër, si produkt i krimit. Qeshëm nën zë, shikuam me habi edhe Bashën, filluam të mendojmë, të shpresojmë.

Lulzim Basha mblodhi veten, partinë e tij, partitë e koalicionit, qytetarët. Sensibilizoi ndërkombëtarët me bojkot të kuvendit, me qëndrime politike, por ajo që ishte finalja me një projektligj për dekriminalizimin e politikës.

Të gjithë i kujtojmë vështirësitë, përballjen me mazhorancën, indiferentizmin e ndërkombëtarëve, përbetimet e kryeministrit, se çdo deputet i Rilindjes është i pastër si kristali etj, etj.

Lulzim Basha dhe Opozita e Bashkuar e fituan kauzën e tyre, e pastruan Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë, Bashkitë dhe Administratën qëndrore dhe atë lokale.

Shërbimi më i madh, që i është bërë vendit, institucioneve, pluralizmit, demokracisë, standardëve, politikës në tërësi dhe në veçanti vetë Partisë Socialiste.

Të pastrosh kundërshtarin për të konkuruar me të, kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Gines!

U pastruan “plehrat” nga sistemi shtetëror, por KM-ja që ka zaptuar Partinë Socialiste me fraksionin e Rilindjes, i emëroi drejtues të shtabeve elektorale. Iu dha pushtet, iu dha tendra, iu dha liri bandave për të operuar të lirë në aktivitetin e tyre, tashmë “legal”, me mbrotje dhe suport politik.

I testoi më 30 Qershor, në boshllëk, sepse Opozita e Bashkuar iu shmang me zgjuarsi dhe përgjegjshmëri politike, përplasjes popullore dhe gjakderdhjes, që kishte dizenjuar kryeministri piktor.

Këtu ndodhemi, këto kemi sot përballë, këto janë shtabet e Rilindjes këto banda të Rilindjes caktojnë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe këdo tjetër, që kërkon formalisht firmën e Edi Ramës.

A ka shpresë, a ka Opozita strategji, a është i qartë dhe i vendosur Lideri i “Opozitës së Bashkuar”, Z. Lulzim Basha?

Unë besoj shumë, se Lulzim Basha ka fituar shumë beteja, edhe ka humbur ca, por do fitojë betejën finale, pastrimin deri në qelizë nga krimi i organizuar, çlirimin e votës së lirë, përballjen me ide, programe, alternativa dhe koalicione të besueshme.

Kësaj radhe, në këtë kauzë, rritet besimi, garancitë, shpresa, sepse në krah Lulzim Basha ka qytetarët dhe koalicionin opozitar më të madh në historinë e pluralizmit politik.

Rama me “kajmakët” dhe oligarkët e tij, e kanë ndjerë fundin, kolapsin, rrokullisjen e tyre të fortë, ndaj po bëjnë zhurmë dhe lëshojnë britma frike edhe në këtë Gusht përvëlues, politik, ekonomik, moral e qytetar për to!

Rama ik!

I gjithë fshati i Tulant Ballës i mbjellë me hashash, ruhet me roje të armatosura 

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publik një mesazh të një qytetari i cili i ka shkrujtuar në adresën e tij.

Qytetari në mesazhin e tij shpjegon se si një fshat i tërë është i mbjellë me hashash dhe se ka mbrojtje edhe nga policia dhe njerzit e politikës.

Postimi i plotë i ish Kryministrit Berisha

Okshtuni me plantacione të mëdha hashashi!

Hyrja në fshat është e bllokuar nga roje të armatosura të Tulant Begos/Yaris/etj/etj

Narkopolicia e di dhe i mbrone ato.

Keto janë akuzat e qytetarit dixhital

Lexoni mesazhin e tij. sb

Përsh z Brerisha ju bëj të ditur se në fshatin Okshtun të Librazhdit nuk lejohet të hyet as një njeri është mbjellur i gjithë fshati hashash ruhet me roje të armatosur fshati nuk banohet nga njerez por është i rrthuar nga njerzit e taulantit në lib nuk flet njeri për këtë policia e di dhe e mbron vetë. Çdo ditë nga Tirana dergohen ushqime ju lutem bëje publike anonim me respekt per ju.

Kryebashkiaku i vdekjeve!…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shkruan në një reagim në Facebook se, Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë, ndërsa kryebashkiaku i vdekjeve, mashtron çdo ditë në tv me gjoja pemë të reja, ndërkohë që mbjell kulla.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Ajri i Tiranës, burim kanceri për qytetarët! Tirana, kryeqyteti më i ndotur në Europë! Kryebashkiaku i vdekjeve, mashtron çdo ditë në tv me gjoja pemë të reja, ndërkohë që mbjell kulla.

Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës!

Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate. Edhe rezultati është i matshëm, ajri më i ndotur në Europë.

Pemët propagandistike me ndonjë artist të sponsorizuar me paratë e bashkisë nuk mbulojnë dot dëmin që shkakton betonizimi i tejskashëm i kryeqytetit. Situata pritet të përkeqësohet nëse realizohen planet e bandës Rama-Veliaj, për kullat te teatri, kulla te biblioteka kombëtare, kullat te garda e republikës, kullat te teatri i kukullave!! Jo vetem vjedhin, plackisin pronën publike, pastrojnë paratë e pista por na rrezikojnë edhe jetën me betonizimin ekstrem të qytetit dhe ndotjen kancerogjene që shkaktojnë.

Dosja e plotë/ PD i dërgon Prokurorisë provat e dënimit të Kajmakut në Greqi

Partia Demokratike i ka dërguar Prokurorisë të dhëna konkrete mbi të kaluarën kriminale të Agim Kajmakut, kandidat për Kryetar të Bashkisë Vorë, pasi prokuroria kërkoi të dinte hollësi mbi informacionin që posedonte Partia Demokratike. Të dhënat i janë dërguar prokurorisë, përmes dy letrave të ndryshme, njëra ditën e djeshme me dokumentat e bëra publikë sipas vendimeve të Prokurorisë dhe Gjykatës greke, tjetra me dokumentin e nxjerrë nga TIMS që tregon se Agim Kajmaku është i njëjti me personin Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në 2003 dhe me numër pasaporte Z 0148497.

Të dyja letrat, ajo e djeshmja dhe e sotmja i janë dërguar prokurorisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili shpjegon të gjithë informacionin e bërë publik nga Partia Demokratike dhe shpreh shqdetësimin e thellë të PD për procedurën antiligjore që po ndjek prokuroria për marrjen e shenjave të gishtërinjve.

“Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek.

Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi. Pasi dosja është përcjellë në prokurori, Prokuroria e Janinës ka konstatuar se jemi përpara një krimi të nivelit të parë (shkalla më e rëndë e klasifikimit të veprave penale), dhe nga provat e administruara ka vlerësuar se rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto.

Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim. Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e tij të menjëhershëm dhe ka përcjellë dosjen në gjykatë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur “arrest me burg” dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim. Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte larguar menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipëri. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, në Agim Kajmaku”, thuhet në informacionin që PD i ka dërguar Prokurorisë ditën e djeshme.

Informacioni është pasuruar sot me dokumentin e nxjerre nga TIMS, i cili vërteton në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi në 2003 dhe që ka mashtruar autoritetet greke për atësinë dhe amësinë, por nuk ka mundur ta çojë mashtrimin deri në fund për shkak të pasaportës”.

“Jorgo Toto, i arrestuar në tentativë për t’u arratisur pas krimit nga territori grek, ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik identifikimi. Sipas vendimit të drejtësisë greke që ju është përcjellë edhe ju zyrtarisht dje, në faqen 13 të tij, pasqyrohet se shtetasi i arrestuar dhe që ka kryer krimin, është shtetasi Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është personi në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto që shfaqet në fotën e sistemit TIMS, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, thuhet në informacionin e ri të PD-së.

PD i ka kërkuar prokurorisë të veprojë me shpejtësi për zbardhjen e të vërtetës, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasit Agim Kajmaku për krimin e kryer në Greqi dhe për krimin e falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit. Gjithashtu, PD ka shprehur shqetësimin e thellë për procedurën e dyshimtë dhe të paligjshme që po ndjek prokuroria, edhe në rastin e verifikimit të Agim Kajmakut, të cilit i ka kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

“Pra organi i prokurorisë të përzgjedhurve të Edi Ramës, Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, u kërkon që të depozitojnë gjurmët daktiloskopike tek vartësit e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, pa asnjë prani të përfaqësuesve të organit të prokurorisë. Kjo procedurë, përveçse e paligjshme, ngre dyshime të forta për manipulimin e këtij procesi, nëpërmjet dhënies së gjurmëve të falsifikuara”, shprehet sekretari i Përgjtihshëm i PD, Gazment bardhi, i cili sjell në vëmendjen e prokurorisë se  pika 6 e nenit 8 të ligjit të dekriminalizimit detyron prokurorinë që “në çdo rast verifikimi të përdorë gjurmët daktiloskopike dhe çdo të dhënë tjetër biometrike, që ruhet në bazat e të dhënave të identifikimit të shtetasve shqiptarë”.

“Procedura e ndjekur nga ana juaj, përveçse shkakton vonesa të panevojshme në procesin e verifikimit, ngre edhe dyshimin e arsyeshëm për një tentativë të mirëorganizuar për manipulimin e rezultatit të verifikimit. Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi apo tentativë për manipulimin e saj, përveçse do të dështojë, përbën edhe një konfirmim të rreshtimit në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike”, thuhet në letrën informuese të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Në emër të PD, ai i kërkon zyrtarisht organi i prokurorisë që të informojë PD dhe opinionin publik mbi arsyet e ndjekjes së një procedure të paparashikuar nga ligji, si dhe të veprojë me efikasitet dhe shpejtësi në zbardhjen e të vërtetës.

Zëri i Amerikës: Akuzat ndaj Kajmakut të pakontestueshme, alibitë kanë rënë!

Në Shqipëri, Partia Demokratike publikoi sot të dhëna që sipas saj vërtetojnë në mënyrë të pakontestueshme se personi me emrin Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003 është pikërisht kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Numri i pasaportës në dokumentat e autoriteteve greke, korrespondon me atë që zoti Kajmaku ka nxjerrë në Shqipëri nën emrin Jorgo Toto. Megjithatë, kryebashkiaku mohoi sot sërish akuzat

Duket se dhe për kryebashkiakun socialist të Vorës, alibitë për të mohuar arrestimin e tij në Greqi, kanë rënë. Dje pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike të dokumentave të autoriteteve greke për arrestimin në Janar të viti 2003 të një personi me emrin Jorgo Toto,i cili është dhe identiteti që zoti Kajmaku ka pranuar se ka mbajtur që prej vitit 1996, në mënyrë që të siguronte vizë për në shtetin grek, kryebashkiaku i Vorës, mohoi në mënyrë kategoriketë jetë përfshirë në trafiqe apo krim.

Elementi i cili linte ende disa hije dyshimi, ishte fakti që personi Jorgo Toto i arrestuar në Janinë, kishte atësi dhe mëmësi të ndryshme nga ato të zoti Kajmaku, i cili kishte deklaruar se i kishte mbajtur ato të pandryshuar dhe kur ndërroi identitetin e tij.

Por sot Partia Demokratike publikoi një fakt i cili duket se shuan çdo mëdyshje. “Në momentin e arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo Totos. Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497”, u shpreh zoti Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, duke treguar dokumentat.

Pikërisht këtë numër pasaporte Partia Demokratike e ka ballafaquar me pasaportën e lëshuar në Shqipëri për zotin Kajmaku, nën emrin Jorgo Toto, të dhënat e së cilës janë të hedhura në sistemin shtetëror TIMS. “Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, tha zoti Bardhi duke treguar dokumentin dhe me foton e zotit Kajmaku.

Zoti Bardhi lëshoi sot akuza dhe në drejtim të Prokurorisë e cila ka bërë të ditur se i ka kërkuar kryebashkiakut të Vorës depozitimin e shenjave të gishtave. Por sipas drejtuesit demokrat, ligji përcakton se ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë, dhe se i kërkohen personit, që t’i depozitojë, vetëm nëse nuk ndodhen në sistem, ndërkohë që oti Kajmaku është i pajisur me një pasaportë biometrike.

Kryebashkiaku i Vorës, ashtu si dhe dje mohoi sërish akuzat, duke përsëritur se nuk është arrestuar dhe as dënuar në Greqi dhe se e vërteta është me të, duke publikuar dhe pasaportën me emrin Agim Kajmaku, me hyrje daljet nga Greqia në muajin maj të këtij viti. Megjithatë ai nuk ka shpeguar se si mundet që pasaporta e personit të arrestuar korrespondon në numër me atë të mbajtur prej tij me emrin Jorgo Toto. /VOA

Bardhi-Kajmakut: Të ka gënjyer Rama se do të mbrojë Marku! Do shkosh në burg

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD shkruan në një postim në Facebook se, Agim Kajmaku do të shkojë në burg dhe s’mund t’a mbrojë as Edi Rama dhe as Arta Marku.
Bardhi shkruan në rrjet se, Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj, pasi i tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Postimi i Gazment Bardhit

Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!
Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?

Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti? Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!

Si i shpëtoi atentatit dhe rrahjes i biri i Spartak Brahos!

Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh të mbërritur në adresë të tij, përmes të cilit tregonte se, me datë 18 Gusht në qytetin bregdetar të Durrësit është bërë një tentativë për vrasjen e djalit të deputetit socialist, Spartak Braho.

Ndërkohë që janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me autorin që kanosi djalin e Spartak Brahos. Lajden Kadilli është 26 vjeçari, që u përfshi në një sherr me djemtë e deputetit socialist, që degjeneroi në kanosje me armë.

Bëhet e ditur se Kadilli rezulton me precedentë penalë në të shkuarën. Gjatë ditës së sherrit me djemtë e deputetit socialist më 18 gusht, ai ka qenë bashkë me babain, Arjan Kadilli, të cilët kanë kërcënuar me armë Kreshnik Brahon.

Kadilli është shpallur në kërkim nga policia pas kanosjes me armë zjarri. Sherri ka lindur për shkak të një parkingu në pallatin ku banon djali i Brahos në qytetin e Durrësit. Lajden Kadilli ka lënë një motor në vendin e parkingut dhe pas sherrit, ai është rikthyer i armatosur duke kanosur 35 vjeçarin.

Mësohet gjithashtu se Lajden Kadilli ka qëlluar me qytën e automatikut xhamin e makinës ku ndodhej Kreshnik Braho dhe ky i fundit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia sqaron se ishte proceduar penalisht djali tjetër i deputetit socialist, Arbër Braho, pasi kishte goditur me sende të forta forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Pas denoncimit tek Berisha, ka reaguar edhe Policia e Durësit e cila ka nxjerr dy njoftime njëri pas tjetrit ku tregon detajet e ngjarjes.

Në njoftimin e parë thuhet se është shpallur nga ana e saj në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës

“Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Kanosja “, ” Shkatërrimi i pronës ” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe e municionit” parashikuar në nenet 84, 150 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në këtë njoftim por inicialet nuk përputhen me emrin që ka treguar Berisha të djalit të Brahos.

Në këtë komunikatë thuhet se është kanosur me armë zjarri shtetasi me inicialet K.B., ndërsa në denoncimin e Berishës për djalin e Spartak Brahos thuhet se quhet Arbër Braho. Pra sipas këtij versioni mund të arrihet në përfundimin se Arbër Brahotë cilin e denoncon edhe qytetari tek Berisha, ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj autorëve të atentatit që është bërë vëllait të tij, K.B për të cilin burimet thonë se quhet Kreshnik Braho, transmeton fax ëeb.

Ndërsa në njoftimin e dytë, thuhet:

“Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.”.

Pra ashtu sikurse e ka shprehur edhe “qytetari dixhital” tek Berisha se djali i deputetit ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj personave që i bënë atentat, edhe Policia jep të njëjtin version në këtë rast, përfshirë edhe inicialet “A.B-38-vjeç”.

Raporti: Bizneset në Shqipëri, më të pasigurtët në Europë

Shqipëria, Rumania dhe Kosova kanë pikëpamjet më negative për pasigurinë me të cilën përballen bizneset në 2019. Ky rezultat vjen nga publikimi më i ri i Indeksit të Besimit të zhvilluar nga Deloitte në 17 vende në Europën Qendrore dhe Juglindore.

Balanca neto e përgjigjeve në këto vende shkon nga -64% në Shqipëri dhe Rumani në -50% në Kosovë. Vendi më i qetë është Hungaria, e cila është gjithashtu e vetmja me një bilanc neto pozitiv (+ 15%). 75% e drejtuesve të bizneseve atje presin një nivel normal të pasigurisë, dhe vetëm 5% presin që ajo të jetë e lartë.

Nuk ka pasur ndryshime të mëdha në nivelet e perceptuara të pasigurisë me të cilat përballen bizneset e të anketuarve që nga viti i kaluar, citon raporti i 2019-s. Sidoqoftë, ekziston një tendencë e dukshme drejt pritjeve më pesimiste. Pjesa e të anketuarve që besojnë se ekziston një nivel i lartë i pasigurisë është rritur me 4p.p. (nga 31% në 2018 në 35% në 2019), dhe pjesa e atyre që besojnë se do të jetë e ulët ra me 1p.p. (nga 12% në 11%).

Kjo ka bërë që indeksi i bilancit neto (ndryshimi midis pjesës së të anketuarve që presin një nivel të ulët të pasigurisë dhe pjesën që presin një nivel të lartë të pasigurisë) të bjerë nga -19% në -24%. Kjo tendencë është e dukshme edhe në BE dhe Eurozonë.

Gjetjet e paraqitura dhe të diskutuara në këtë raport paraqesin mendimet e 674 CEO të bazuara në 17 vende të Europës Qendrore: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Estoni, Hungari, Kosovë, Letoni, Lituani, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Ukrainë. Dymbëdhjetë nga këto u përfshinë në raportin e vitit të kaluar dhe pesë u bashkuan me projektin këtë vit. Sondazhi u krye midis shtatorit dhe nëntorit 2018.

Indeksi i Besimit i Deloitte i Europës Qendrore përbëhet nga tre nënindekse që pasqyrojnë optimizmin e CFOs (ose mungesën e tij) për tri çështje kryesore: proceset ekonomike (Indeksi i Besimit të Ekonomisë); mjedisi i biznesit (Indeksi i Besimit të Mjedisit të Biznesit); dhe perspektivat për zhvillimin e kompanive të tyre.

Shkencëtarët krijojnë lente që ju lejojnë të bëni “zoom”

Shkencëtarë nga universiteti i Kalifornisë kanë krijuar lente të reja të buta të cilat ju lejojnë të keni pamje të afruar (zoom) kur i përpëlitni sytë dy herë. Lentet mund të kontrollohen nga lëvizjet e syve.

Shengqiang Cai, autori i këtij studimi, ka thënë se syri ka potencial elektrokulografik, edhe nëse jeni duke fjetur. “Edhe nëse syri juaj nuk mund të sheh ndonjë gjë, shumë njerëz mund ta lëvizin kokërdhokun dhe ta gjenerojnë këtë sinjal eketro-okulografik”.

Kështu, këta shkencëtarë e kanë matur impulsin elektrik dhe e kanë gjetur një mënyrë se si ta përdorin atë për ta ndryshuar gjatësinë fokale të lenteve. Studimi pohon se, për shkak të materialeve të buta që janë përdorur në lente, ndryshimet relative në gjatësinë fokale mund të jenë deri në 32%.

Gjatësia fokale ndryshon duke i deformuar lentet. Në këtë eksperiment, ekipi ka përdorur elastomer jopërçues për ta arritur deformimin e kërkuar.

Shkencëtarët kanë thënë se këto lente mund të përdoren për proteza vizuale, syza dhe në të ardhmen edhe në robotikë.

Loja e pistë Arta Marku-Edi Rama për të shpëtuar Kajmakun, PD njofton partnerët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi ka denoncuar skemën e Arta Markut dhe Edi Ramës për të vonuar zbardhjen e skandalit në kandidimin e Kajmakut. Bardhi deklaroi se PD ka njoftaur për këtë skandal partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë të plotë informacioinin në lidhje me Kajmakun.

Denoncimi i Bardhit

Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave, është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë  kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës.

Mbi këtë fakt skandaloz dhe të paligjshëm të kryer në bashkëpunim nga Edi Rama dhe Arta Marku, Partia Demokratike ka informuar që dje, në mënyrë urgjente, të  gjithë trupin diplomatik në vend.

Partia Demokratike rithekson se Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë  rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë ta fshehin të vërtetën apo të zgjasin agoninë në pushtet të Edi Ramës.

Edi Rama do të largohet me turp dhe do të hyjë në histori si Kryeministri që i la trashëgimi këtij vendi vetëm kriminalizimin e çdo zyre të shtetit dhe promovimin në politikë e administratë të një armate me kriminelë, vrasës, përdhunues,  trafikantë droge e deri tek fallsifikatorë të parave.