32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Teknika e thjeshtë që heq stresin dhe dhimbjen e kokës për 30 sekonda

Dhimbjet e kokës nuk janë ndër ndjenjat më të mira që mund t’i përjetoni, e veçanërisht kur i përjetoni ato gjatë kohës kur jeni në punë, në rrugë, etj.

Megjithatë, ekziston një metodë shumë e thjeshtë për t’i hequr dhimbjet e kokës dhe stresin për vetëm 30 sekonda dhe pa pasur nevojë të konsumoni ilaçe të ndryshme!

Ka shumë pika aktive në trupin tonë të cilat kur masazhohen i lehtësojnë dhimbjet e ndryshme.
Një pikë e tillë është ajo në dorën tuaj, mes gishtit të madh dhe atij tregues (si në fotografi).

Pikën në fjalë duhet ta shtypni për 30 sekonda, pastaj edhe në dorën tjetër për 30 sekonda.
Nëse keni bërë çdo gjë korrekt, do të vëreni se shumë shpejt dhimbjet tuaja të kokës do të zhduken!

Numri “Z 0148497” që nxjerr bllof Ramën dhe çon Kajmakun në burg

Sekretari I Përgjithshëm I PD, Bardhi ka publikuar sot të prova të reja se Kajmaku I Ramës është në kërkim në Greqi dhe se për të ka urhër arresti. Bardhi ka treguar numrin e pasaportës të Kajmakut që rrëzon të gjithë skemën që Rama Rama kishte ngritur për të manipuluar opinionin në mbrojtje të kriminelit të rradhës.

Deklarata e Gazmend Bardhit
Shqiptarët panë dje me dokumente autentike se kandidati i Edi Ramës për Vorën, është një kriminel, që ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale dhe për t’i shpëtuar ligjit. Shqiptarët u bënë dëshmitarë edhe të heshtjes që ka plllakosur mbi Edi Ramën, pasi iu zbulua edhe krimineli i dytë brenda një muaji.

Edi Rama vazhdon të heshtë, duke bërë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon se pakti me krimin për të uzurpuar edhe pushtetin lokal po zbulohet çdo ditë para shqiptarëve me fakte e prova. Megjithëse vetë hesht, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për kriminleët e propomovuar prej tij, Edi Rama e detyroi Agim Kajmakun dje të bëhej qesharak, duke u viktimizuar me histori emigracioni, që nuk kanë lidhje fare me të vërtetën e historisë së tij kriminale.

Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte. 1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg. 2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit. 3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi. 4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim kombëtar nga drejtesia greke. 5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie.

Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet. Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki, por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi.

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku, Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

Këtë e di edhe Edi Rama. Këtë e dinë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është një provë e pakontestueshme që organi i prokurorisë mund ta verifikojë brenda 1 minuti, sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS. Por “Katica” e korruptuar e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk e bën këtë, sepse po zbaton strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik.

Arta Marku shpëndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike. Kjo është e paligjshme. Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë.

Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem. Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në sistem. Ky nuk është rasti as i Agim Kajmakut, as i Valdrin Pjetrit, sepse që të dy janë në sistem dhe posedojnë një pasaportë biometrike.

Thirrja e Berishës: Trajtojeni Top Median dhe News24 si halenë ultramoniste personale te Edvin Kristaq Mafise, ERTV!

Sali BERISHA

Te dashur miq, narkoshteti i Edvin Mafise eshte versulur me terbim dhe urrejtje te papermbajtur kunder mediave te pavarura me qellimin makaber, shkaterrimin dhe heshtjen e tyre.

Ne kete kontekst, ai vendosi Blushin ne krye te Top Medias per t’i shkaterruar ato apo shnderruar ne nje tualet te narkoqeverise se tij.

Ne kete kontekst, kjo monster e fjales se lire organizoi se bashku me Blushin e tij apo Arben Malaviten dhe Baton Stanishiqin takimin famekeq ne budrumet e Restorantit te njohur Padam, qe kishte si qellim kryesor heshtjen e televizionit Klan, ne veçanti te emisionit Opinion dhe debatit qe zhvillohet ne kete emision, te cilin ky armik i eger i debatit nuk e kontrollon dot.

Po ne kete kuader dhe po me Blushin e tij vasal e mjeran, me qellim qe ti ule audiencen televizionit Klan, merr vendimin zuzar, shkel kontraten dhe bllokon transmetimet e tij ne platformen e Dixhitalb duke gjobitur keshtu me rreth 200 euro, 160 mije abonente, te cilet i ftoj te ngrene secili padi me drejtim Starsburgun ndaj ketij akti banditesk e zuzar.

Per te shuar zerat e pavarur qe e “helmojne”, siç do shprehej vet bashkeshortja e tij çdo dite, shpirtin e tij katran te zi, ky xhelat i fjales se lire hartoi ligjin e krijimit te gjykates se partise per ti kaluar ne gijotine mediat dixhitale, portalet dhe rrjetet sociale qe guxojne te shkruajne kunder tij.

Stuhia e urrejtjes ndaj fjales se lire dhe mediave te pavarura kulmoi me goditjen shkaterrimtare qe binomi Edvin Mafia – Arben Malavita u dhane keto dite emisioneve me te shikuara dhe vleresuara nga publiku te News 24, TPZ dhe A Show te gazetareve dhe analisteve te mirenjohur dhe te pavarur Ylli Rakipi, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Adi Krasta, te cilet duke refuzuar te blihen nga kupola mafioze dhe ne emer te interesit publik, me guxim dhe pergjegjesi profesionale dhe qytetare qendruan te palekundur dhe te pavarur ne analizat, kritikat dhe denoncimet e narkoshtetit, kleptokracise, te rregjimit te Edvin Mafise dhe Arben Malavites.

Me kete akt, njelloj si ne nje diktature, televizionit 24 News iu dha nje goditje eventruese, vdekjprurese. Ky krim i shemtuar ndaj mediave te lira u be i mundur nga nenshtrimi pa kushte i pronarit te kesaj kompanie televizive, qe mbart ne vehte koncepte primitive per median si parzmore te tij personale dhe tualet i narkoshtetit dhe jo zedhenese e interesave publike, nderkohe qe vala e transmetimit nuk eshte e pronarit as dhe krye kreut te meduzes por eshte e publikut dhe vetem e publikut.

Kjo goditje e pashembullt ndaj mediave ngarkon me faj te rende moral edhe ate qe pranon te mbushe boshllekun e krijuar ne sherbim te narkoshtetit duke shkelmuar mbi dinjitetin dhe integritetin e vet njerezor dhe profesional.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto veprime qe kane si qellim te vrasin fjalen e lire, shpirtin e lirise, iu bej thirrje mbare shqiptareve, forcave politike opozitare, intelektualeve dhe te gjitha personaliteteve te vendit te trajtojne Top Median dhe News 24 njelloj si ERTV, halen ultramoniste personale te Edvin Kristaq Mafise! sb

 

Një kryeministre si Vjosa…

Nga Kreshnik ÇOLLAKU

Hera e pare qe jam njohur me Vjosen ka qene ne Washington DC.

Ishte koha kur plazmohej Pavaresia e Kosoves dhe formimi i shtetit te ri. Washingtoni ishte epiqendra strategjike e gjithe asaj perpjekje titanike kombetare por dhe e diplomacise shqiptare e cdo ane te kufirit.

Kosova,pavaresia e saj ishte prioriteti i politikes tone te jashtme.

Washingtoni vizitohej dendur nga aktore politik shqipetar nga te gjitha trojet,sidomos nga Kosova. Personalitet amerikane qe takonin ishin nder me te lartat e me te rendesishmet e diplomacise dhe politikes amerikane.

Faktori shqiptar dhe diplomacia amerikane ishin bere Nje.

Gjithkush qe ka ndjekur zhvillimet e ka marre te mireqene kete bashkerendim strategjik perfekt,si nje dhurate fatlume. Njerezit me te drejte shihnin efektet publike dhe entuziasmoheshin,por pak e dinin se e gjitha kjo kishte ne baze bashkerendimin e perditshem te palodhur te atyre “heronjve te heshtur” qe perpunonin organizonin koordinonin e ndiqnin ne teresi proceset. Nje prej ketyre heronjve te heshtur te cdo levizje takimi deklarate nisme nga Kosova ishte Vjosa Osmani.

Nje diplomate e shkelqyer,nje performance brilante. Perhere modeste perhere larg kamerave fotove,me nje sjellje prej misionareje dhe misioni ishte Kosova.

Njohja jone me tej u shnderrua ne miqesi. Vjosa si mike ishte njeriu plot energji,plot ide. Vjosa ishte mikja e mencur nga mund te merrje mbeshtetje e keshillen por dhe kritiken me perkushtim njerezor te sinqerte.

Prindoni,ishte mik me i hershem se Vjosa,ai ishte nder antaret e afte te stafit te senatorit McCain,patriot i mencur,nje njohes i mire i Kongresit te SHBA, nder ato djem qe e nderojne shqiptarine.

Vjosa me Prindonin me pas krijuan familje. Nje familje e shkelqyer,e Vjosa serish jep me te miren. Edhe pse permes ngarkeses se politikes nje nene e perkushtuar e nje bashkeshorte e denje.

Vjosa u angazhua ne politike e ne politike “beteja” eshte urdheri i dites. Une nuk cuditesha per forcen dinjitetin dhe integritetin se si Vjosa zhvillonte betejat e veta e mbronte ate cka besonte. Politikania mendje kthjellet dhe fjale mprehte nuk ishte surprize per mua.

Sot,LDK e Kosoves simotra historike e PD se Shqiperise,perzgjodhi si kandidate e neser si kryeministre Vjosen.

E perjetova lajmin me kenaqesine e mikut dhe me krenarine e aleatit dhe me admirim per kete perzgjedhje te mencur,ngaqe i bindur se pjekuria politike e LDK per te dhene flamurin e betejes nje politikaneje te re te nje formimi brilant do te jete nje perzgjedhje fituese.

Sfidat qe presin Kosoven jane te medha e jo te lehta.

Por une kam bindjen Vjosa do tia dale.

Nje kryeministre si Vjosa do te beje Kosoven krenare.

Urime dhe Good Luck Vjosa..✌🏻✌🏻

Shehi: Kajmaku është Rama!

Dashamir SHEHI 

Këtë javë ja kemi dedikuar “Kajmakut” të Vorës, i cili sigurisht do të zbulohet gjatë javës, që ishte njëlloj si “Kajmaku” i Shkodrës dhe po ashtu jam i sigurt po të gërmosh ne listën e pushtetarëve socialistë, do të dalin dhe “Kajmakë” të tjerë.
Do të dalin dhe aq shumë të tjerë sa nuk do të mjaftonin emrat e bulmetrave të Shqipërisë.

Mirëpo “Kajmaku” nuk është thjesht një individ (si “Kajmaku” ka me mijëra shqiptarë batakçij që janë gati të grabisin cdo gjë publike që i del përpara). “Kajmaku” është një projekt politik, një filozofi drejtimi, një ide që po kthehet në praktikë në cdo hallkë të qeverisjes së Edi Ramës.

“Kajmaku” është Edi Rama vetë. Është mendësia e tij, është bindja e tij personale, që batakçiu është më i mirë se i ndershmi, se i forti është më i mirë se i drejti, se i pasuri është më i zoti se i varfëri (se sigurisht sipas Ramës, të varfërit që kanë ngelur të tillë, kanë ngelur nga pazotësia e tyre dhe jo nga padrejtësia e sistemit).

Kjo është mënyra si mendon Edi Rama, kjo është ajo që ka vënë në praktikë ne 20 vitet e qeverisjes se tij ne Bashkinë në Tiranës dhe Kryeministrinë e Shqipërisë. Me këtë mendësi sigurisht që nuk mund të bëhet shtet. Aq më pak, një shtet i mirë. Me këto mendësi dhe praktika, ndërtohen bandat, ndërtohen mafiet, ndërtohen organizatat kriminale. Fatkeqësisht kjo po ndodh në Shqipërinë tonë të vogël.

Prandaj ne, njerëzit e opozitës gjykojmë, që nuk mjafton kallzimi i “Kajmakëve”, por do rrëzuar i gjithë sistemi i Ramës, me atë ne krye, që të fillojmë dhe shpresojmë për një Shqipëri tjetër.

Kritikja e fortë e Thaçit për Kryeministre, kush është Vjosa Osmani!

Dhjetë vjet më parë kur presidenti dhe kryeministri i Kosovës po bënin një paraqitje me peshë të madhe për shtetin e Kosovës në Washington, vëmendjen e shumëkujt e mori një vajzë e re.

Vjosa Osmani që në këtë ngjarje po e bënte përkthyesen, teksa ishte shefe e kabinetit të kryetarit Fatmir Sejdiu, bëri një ndërhyrje në prezantim. Ajo korrigjoi kryeministrin Hashim Thaçi derisa ky e ngatërroi nikoqiren sekretaren Hillary Clinton me paraardhësen Madeleine Albright.

Ndryshe Vjosa Osmani sot nga LDK u nominua për Kryeministre, ndërsa ky vendim erdhi pas mbledhjes së dytë të mbajtur.
Por rasti kur ajo korrigjoi Hashim Thaçin gjatë përkthimit nuk do të mbetej i pari dhe i vetmi që Osmani do të korrigjonte Thaçin.
Gruaja që për tri mandate ishte deputete e LDK-së u personifikua si personalitete e ashpër e udhëheqësit të PDK-së.

Ajo ishte ndër të rrallët nga LDK që e kundërshtoi Thaçin për kryetari shteti, edhe pse kishte një marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, gjë e cila edhe ndikoi në raportet në mes të saj dhe të kryetarit Isa Mustafa.

Në një dekadë pavarësi kemi parë që shtetin më të ri në Europë ta drejtojnë aktivistë të rezistencës nën Jugosllavi ose ish-ushtarë të UÇK-së të pasluftës.

Tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës e themeluar nga i ndjeri Ibrahim Rugova ka vendour që të hyjë në zgjedhjet e 6 tetorit duke u prezantuar me emrin e deputetes Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre. Në një shoqëri më së shumti patriarkale si ajo e Kosovës, prezantimi me një grua nuk do të jetë i lehtë për një parti historike si LDK-ja.

Kush është?
Por kush është Vjosa Osmani që në Shqipëri njihet pak ndërsa në Kosovë ka krijuar një profil të fortë në politikë? 37-vjeçarja është juriste e diplomuar fillimisht në Universitetin e Prishtinës dhe më pas masterin dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.

Hyri në politikë që në adoleshencë si aktiviste e LDK-së. Lindi në Mitrovicë, është e martuar dhe ka 2 vajza binjake. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ajo është zgjedhur për 3 mandate si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së. Në dy zgjedhjet e fundit është renditur deputetja grua më e votuar në Kosovë. Vjosa Osmani është edhe lektore në Universitetin e Prishtinës.

Ndonëse me moshë të re, ajo njihet edhe për kontributin e saj për pavarësimin e Kosovës. Puna e saj ra në sy në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kur ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë, çështje që Kosova e fitoi përballë Serbisë. Veç gjuhës amtare flet anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht.

Një grua e parimeve?
Në opinionin publik ka krijuar profilin e një gruaje parimore. Edhe pse kundërshtarët politikë i kanë renditur akuza të shumta nuk ka qenë e përfolur në asnjë skandal korrupsioni gjatë kohës që LDK ka qenë në pushtet. Ajo njihet si polemizuese e fortë përballë PDK-së së Thaçit.

Në një rast në komisionin e Jashtëm është përballur edhe me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu i cili është drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pjesë e stafit të Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Osmani nuk i kurseu kritikat ndaj ministrit edhe pse në krah të tij qëndronte babai i dy fëmijëve të saj.

Media midis Ramës dhe gazetarëve

Nga Luçiano BOÇI

Sa më shumë ngushtohet hapësira jetike e Ramës në pushtet, aq më shumë shtohet agresiviteti i tij ndaj medias kritike e gazetarëve kritikë.

I projektuar si regjim kriminal që mbahet në këmbë nga propaganda, kjo ngrehinë e kalbur, ka investuar në këtë sektor miliona euro dhe mijëra interesa.

Ligjet dhe organizmat që mbulojnë mediat, kanë pësuar ndryshime thelbësore, më shumë se çdo fushë tjetër dhe sulme të paprecedenta, sa herë që në horizont i është shfaqur interesi për ta bëre.

Sidomos media online mbetet targeti kryesor në këtë pikë, për shkak të spontainitetit jokontrollues që e karakterizon dhe për arsye se disa prej tyre kanë arritur, me teorinë i pikës së ujit në gurë, ta gërryejnë me sukses themelin kriminal të pushtetit.

Rezultati është i prekshëm nga të gjithë. Liri mediatike e njëjtë me regjimet afrikane. Televizione kombëtare të kapura me tek-tuk ndonjë emision opozitar, sa për sy e faqe dhe televizione neës, me fare pak përjashtime, të presionuar për të bëre vallëzimin dans me pushtetin.

Përtej analizës, gjithçka që prodhohet në këtë parcelë gjigante të jetës e interesit publik, afekton opinionin qytetar në masë të madhe dhe i ngjason hashashit trullosës. Është një lloj kriminaliteti psiko-social i mbrojtur nga shteti që xhiron miliona euro për ata që i kanë themeluar dhe që me paraqitjen mondane, kërkon të zgjasë ditët e një regjimi të diskretituar.

Teknika programore që përdoret është e sofistikuar dhe e ngritur në stadin e një industrie perfide, që në pjesën më të madhe komandohet nga zyra e propagandës në Kryeministri, sikurse nga drejtorë e pronarë ambiciozë interesash.

Por ky stad ende nuk kënaq orekset e Ramës. I njohur për detajin e hakmarrjes, ai është i angazhuar personalisht për të bërë zgjedhje drejtuesish emisionesh, panelesh e temash.
Tingëllon absurde për cilindo, por ai që e njeh mekanizmin që Rama përdor për të kontrolluar deri në psikopati cdo opinion kundërshtar, e kupton më së miri.

Kjo mënyrë sjellje e tij shpjegon sot sulmet banale ndaj emrave me zë dhe ndikues në opinion.

Goditjet ndaj Rakipit ishin paralajmëruar kohë më parë, që kur gazetari i njohur u kërcënua me jetë.

Rasti i Krastës është një vazhdimësi logjike e palogjikës së Ramës, i cili gazetarin e ka të listuar në blacklistën personale, ku gjenden dhe shumë emra të tjerë të njohur e të panjohur.

Rastet e Zhejit e Lubonjës, shpalosin kompleksin e inferioritetit të tij që në pushtet shfaqet si agresivitet dhe sulm personal ndaj njerëzve që mbartin e transmetojnë vlera.

Lista e atyre gazetarëve që kanë pësuar sulme nga Rama është e gjatë. Ndërsa ajo e tyre që e kanë prekur arrogancën e tij qoftë dhe njëherë është ezauruese.

E gjithë kjo panoramë vizaton qartë gjendjen e rënduar të Ramës dhe reaksioni që prodhohet është më i fortë dhe se vetë emisionet rresht që do kishin në shenjestër qeverinë e tij.

Por a e di Rama efektin e veprimeve të tij?

Sigurisht ai ka kalkulimet e tij dhe vazhdimisht provokon me veprime të tilla. Ajo që duket se e josh atë drejt vendimeve të tilla është nga një anë, zhurma që ato bëjnë duke larguar përkohësisht vëmendjen nga pikat e nxehta të politikës siç është kriminalizimi dhe kriza ekonomike.

Por ajo që prevalon më shumë, duket se është mbytja e zërave kundër, e shoqëruar me ndjenjën e një hakmarrje psiko-rrugore që Rama e ka sa të lindur aq dhe të grumbulluar nga kurba problematike personale e ndërtimit të imazhit personal.

Personat në fjalë në shumë raste kanë dëshmuar se me dijenitë e tyre, mund ta shkërmoqin kollaj gjatësinë e Ramës.

Në fjalët e rrëfimet e tyre plot kuptim e stil, Rama zbulohet siç është.

Një banalitet njerëzor që fati, mediat dhe intriga me krimin e çoi në pallatin e pushtetit.
I kapur me dëshpërim Rama në rrëzim e sipër, kërkon të bëjë kurban ata që dikur i dhanë pamjen e zotnisë, njeriut që shkëlqen me mosmirënjohjen e tij.

Ndërkohë që ai vazhdon të mbysë zërat opozitarë, opozitarizmi ndaj tij është shndërruar falë opozitës politike dhe gazetarëve e mediave me personalitet, në një mision qytetar. Mision që është drejt finalizimit, sado që media e blerë e trysnuar e censuruar të detyrohet ta sfumojë atë. Gazetarët në Shqipëri gjithsesi janë më të lirë falë profesionalizmit të tyre e karakterit, se sa mediat.

Vajza e Kadaresë në mbrojtje të Tetarit Kombëtar

Nga Fatmira Nikolli

Gushti e boshatis Tiranën dhe i mbyll teatrot. Sezonet artistike mbyllen në qershor e rinisin në tetor. Në zagushinë e madhe verore, ka vetëm një teatër hapur. Ai Kombëtar. Ai i madhi që prej 1 muaji ruhet 24 orë nga qytetarë e artistë e po prej një muaji ka hapur një sezon artistik të pazakontë: shfaqje nga Shqipëria dhe nga jashtë vendit, shfaqje me vullnetarë, shfaqje në mbështetje të një kauze: mbro teatrin.

Tashmë sheshi ka gjithnjë njerëz. Kushdo që vjen gjen miq ose njeh të rinjë. Dje, rreth orës 19:00 në sheshin e teatrit erdhi Gresa Kadare dhe Risto Siliqi (djali i Llazar Siliqit). Bashkëshortë, ajo pedagoge në Francë e ai kërkues shkencor në një kompani. Kanë studiuar bio kimi dhe prej pothuaj 30 vitesh jetojnë në vendin e “lirisë, barazisë e vëllazërisë”.

Vajza e shkrimtarit me të shoqin u ulën pranë Edmond Budinës dhe folën gjatë. Thanë se e kanë mbështetur gjithnjë kauzën. Thanë se përfaqësojnë vetveten dhe se nuk i janë fshehur atyre që mendojnë. Regjisori u rrëfeu 19 muaj protestë, 13 muaj përditë, e 30 ditë 24 orë.

U rrëfeu “24korrikun”. Bashkëshortët treguan mbështetjen e tyre në mbrojtje të teatrit. Më pas kur erdh ora e fjalimeve në shesh, të dy u ulën mes njerëzve. Edmond Budina i prezantoi dhe i falenderoi. “Jemi njerëz që e duam teatrin.

Njerëz që besojmë. Ne jemi bashkë. Nuk na përçan askush.kam kënaqësinë të them se sonte kauzës sonë i shtohen edhe dy miq. Janë dy shkencëtarë. Gresa Kadare dhe Risto Siliqi. Ju faleminderit që jeni me ne. Ndaj ky teatër nuk do bjerë. Teatro të rinj të bëhen sa të duan. Këtu është vënë Doruntina, Nata me hënë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë”, tha Budina.

Artistët nga Italia
Më tej fjalën e morën Albert Dedja dhe Dardana Bërdyna, artistët që të dielën në mbrëmje mbajtën shfaqjen “Më pyesin ku je” në sallën e teatrit kombëtar. Dedja që ka firmën e regjisë dhe tekstit të shfaqjes duke ju treguar mbështetjen qëndrestarëve tha “se jemi të vegjël para jush.

Ne jemi larg dhe nuk mund tu mbështesim sa duam. Pjesa jonë flet për konceptin e lirisë.Kushdo që shkon kundër artit mbjell një të ardhme që s’është e ardhme. Teatri për artistët është shtëpia e shpirtit. Nuk mund të shembet shtëpia e shpirtit”. Sipas tij, ky teatër nuk do të bjerë se këtu ka njerëz që besojnë.

“Nuk mund të bjerë një histori e mrekullueshme e teatrit shqiptar, ka ngarkesë. Kjo ndërtesë ka identitet, ne na duhet identitetit. Arti na ndihmon të mbijetojmë. Ju falenderojmë për këtë që bëni. Na keni përkrah” tha ai. Edhe Bërdyma duke nënvizuar se ndan të njëjtin mendim me Dedjen, shtoi se “jemi në mbështetje të asaj që bëjnë qytetarët e Tiranës”.

Një artiste italiane, Serena Battisti pjesë e kompanisë teatrale “La quarta parette” tha se njihej personalisht me shkrimtarin arbëresh Carmine Abate. “Do bëj të pamundurën që ta sjell këtu e të japë një mesazh. Kur hyra në teatër pata një sëmbim në zemër. Është teatër i mrekullueshëm e nuk duhet shembur”, tha ajo

Projekti europian i shqiptarëve dhe urrejtja klasore e rilindjes së ish stalinistëve

Nga Bujar NISHANI 

Prej disa vitesh tashmë projekti evropian i shqiptarëve dhe rruga e proçesit të integrimit të Shqipërisë në kulturën dhe modelin perëndimor është minuar në mënyrë sistematike dhe mbi një platformë politike të ideuar dhe zbatuar me fanatizëm.

Shqiptarët mund të shohin sot mjaft prova të këtij synimi antievropian, shërbimi antiperëndimor e misioni antishqiptar.

Shkatërrimi i institucioneve të shtetit, kalbëzimi i parimeve të një sistemi demokratik, korrupsioni dhe hajdutëria masive, dorëzimi i shtetit tek grupet e krimit të organizuar, imponimi i emigrimit masiv veçanërisht i trurit dhe rinisë, degradimi i pushteteve të ekujlibrave të shoqërisë e mjaft të tjera e dëshmojnë sot këtë platformë antievropiane dhe antishqiptare.

Një prej detajeve më të liga të asgjesimit të mundësive të përjetimit të lirisë dhe të drejtës për zhvillim e përparim është rikthimi i qëndrimit armiqësor ndaj pronës private të sekuestruar prej etërve menjëherë pas vendosjes së rregjimit komunist dhe të rivendosur si politikë e sjellje shtetërore sot prej bijëve.

Një prej akteteve të para antikushtetuese të rregjimit të sotëm, ishte rrëzimi i ligjit të krhimit dhe kompesimit të pronës sekuestruar prej komunistëve pas Luftës së Dytë Botërore, një ligj që megjithë problematikat dhe vakumet që mbartëte, kishte funksionuar prej gati 25 vitesh e vijonte të përmirësohej.

Asgjesimi i këtij ligji risolli platformën politike të ri/sekuestrimit të pronave të shtresës së pronarëve të hershëm e të vërtetë por të klasifikuar si armiq të sistemit përfaqësuar nga ish-stalinistët shqiptar.

Politika e rivendosur antipronar u shoqërua dhe vijon të kompletohet me një platformë agresive propagande mediatike brenda vendit dhe lobimi me qarqet e ekstremit të majtë në ambjentin dhe institucionet ndërkombëtare.

Sot është e provuar se sipas këtij ligji bolshevik-bis, e njëjta pronë vlerësohet me dy standarte të ndryshme pasi pronarët kompensohen me një vlerë deri në 100 herë më të vogël ose konsiderohen të kompensuar për shkak të metodologjisë së ndryshuar të vlerësimit ku qëndron në fakt edhe kapsula e helmit të urrejtjes politike e klasore prej bijve të etërve.

Urrejtja klasore e rilindjes së ish stalinistëve shqiptarë është aq e thellë pë pronarët real sa që edhe pse Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa prej ne neneve të ligjit famëkeq të risekuestros, përsëri qeveria aktuale asnjëherë deri sot nuk inicioi plotësimin e këtyre pjesëve të shfuqizuar të ligjit, por vazhdoi të zbatojë të njëjtën metodologji, të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave duke kryer një shkelje të rëndë, pasi një dispozitë e shfuqizuar e ligjit nuk mund të plotësohet me VKM.

Megjithëse ka përfunduar afati tre vjeçar i përcaktuar që ATP të realizonte vlerësimin financiar të të gjitha vendimeve rezulton se ka një numër shumë të lartë të vendimeve për kompensim të pronës për të cilat ATP nuk ka realizuar vlerësimin financiar.

ATP ka shqyrtuar vetëm 1/3 e tyre, për të cilat pothuajse tërësisht është vendosur refuzimi i njohjes së pronës, ç’ka konfirmon urrejtjen klasore të bijve të etërve.

Si në çdo platformë të ekstremit të majtë, propaganda, korrupsioni dhe ideologjia e trushplarjes, përshkon edhe këtë platformë antipronës të trashëguar apo fituar me punë, djersë e ligj.

Prej ditës së parë të rikthimit të kësaj politike të urrejtjes klasore, qeveria ka shpenzuar më shumë para në reklamimin dhe propogandimin e lajmeve të rreme “fake news”, për gjoja kthime e kompensime pronash se sa për vetë proçesin e pronarët e grabitur.

Po kaq skandaloze dhe korruptive ka qenë dhe mbetet fushata lobuese e qeverisë aktuale që në mënyrë të vazhdueshme përpiqet “t’i mbushë mendjen” Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, se ligji i ri stalinist ka zgjidhur të gjitha problematikat e konstatuara dhe realizon të gjitha rekomandimet e dhëna nga Gjykata Europiane.

Izolimi i qytetarëve nga marrja e informacioneve administrative për të djegur të drejtën e tyre ligjore për ti ndjekur çështjet në rrugë gjyqësore është filli djallëzor që ka përshkuar të gjithë sjelljen e urrejtjes klasore prej kësaj qeverie.

Qeveria ka gënjyer pa skrupuj Gjykatën Evropiane sistematikish.

Referimi i saj se janë ekzekutuar 500 vendime për kompensim, fsheh të vërtetën dramatike se ky numër vendimesh të ekzekutuara përbën vetëm 2 përqind të numrit të vendimeve për kompensim, në një kohë që ka kaluar 1/3 e afatit 10 vjeçar brenda të cilit, sipas ligjit duhët të përfundojë proçesi i kompensimit të plotë të pronarëve, si dhe ka vënë në dispozicion vetëm gjysmën e shumës që ka patur si deryrim, madje dhe me vlerën skandaloze të pronës që vetë qeveria cakton, sipas asnjë lloj logjike tregu e juridike.

Tashmë standarti i kthimit të pronës së sekuestruar nga rregjimi komunist mbetet në peshoren e fundit të mbrojtjes të së drejtës fondamentale, në gjykimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila duhet të lirojë nga bllokimi i gjatë vendimet mbi të drejtën, lirinë, anti/ksenofobinë ndaj një populli që pret prej më shumë se gjysëm shekulli të rifitojë të drejtën e grabitur me dhunë, pronën e vet të uzurpuar dhe shfrytëzuar nga të tjerë.

 

Basha paralajmëron aksionin e ri opozitar: Protestat do të jenë edhe më të fuqishme

Kryetari i opozitës, Basha parlajmëroi sot pas një takimi me një delegacion të nivelit të lartë të CDU-CSU se protestat e ardhshme do të jenë edhe më të fuqishme se ato që janë zhvilluar deri tani. Basha tha se është në komunkimim të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa deklaroi se zgjidhja e krizës kalon vetëm nga zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale përmes një qeveria tranzitore pa Ramën, Kryeministër.

Basha deklaroi se opozita do të japë zgjidhje për të gjitha problemet që shqetësojnë qytetarët duke ofruar altrentivën e duhur për vendin. Lideri demokrat Lulzim Basha priti këtë të martë në selinë blu, nënkryetaren e CDU/CSU, Katia Leikert.

Megjithëse takimi ishte me dyer të mbyllura vetë kryedemokrati zbardhi detaje të këtij takimi, në komunikimin që pati me median fill pasi përcolli numrin dy të Bundestangut gjerman. Sipas Bashës, takimi është një provë më shumë se zgjidhja e kësaj krize politike kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Lulzim Basha deklaroi se opozita është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët për t’i dhënë fund krizës së thellë politike në interes të shqiptarëve.

“Takimi me delegacionin gjerman është një provë më shumë që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku qytetarët të kenë mundësi të thonë fjalët e tyre. Kjo do të thotë një qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshme në një ditë me zgjedhjet lokale.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët. Pjesë e këtij takimi ishte edhe ky me nënkryetaren e CDU/CSU.Ky komunikimi do vijojë. Opozita e bashkuar dhe PD janë të vendosura për t’i shërbyer interesit të shqiptarëve. Kemi gati dhe jemi gati që bashkë me qytetarët dhe socialistët e ndershëm të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund problemeve, që kanë bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë”, deklaroi kreu i PD.