39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Numbeo: Tirana, kryeqyteti më i ndotur në Europë

Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më të ndotura të Europës.
Indeksi i ndotjes, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti.

Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.

Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë, sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë në kryeqytet apo që po mendojnë të shpërngulen në Tiranë. Numbeo shërben si baza më e madhe e të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetës për tëhuajt që kërkojnë informacion për vendet ku do të udhëtojnë apo do të shpërngulen.

Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur i Europës është Shkupi. Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i ndotjes në Shkup shënoi 82.6. Por, ndryshe nga Tirana, indeksi i ndotjes në Shkup nuk ka pësuar ndryshime gjatë pjesës së parë të viti.
Sipas renditjes që ka realizuar Numbeo, nga qytetet më të ndotura tek ato më pak të ndotura, tek ato më të ndoturat mbizotërojnë qytetet e Europës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnje dhe Ukrainë.

Ndër qytetet më të ndotura të vendeve që janë anëtare të Bashkimit Europian renditet Napoli, i cili është në vend të gjashtë, ndërsa Bukureshti i Rumanisë renditet në vendin e 9.

Qyteti më pak i ndotur i Europës, sipas vlerësimit të Numbeos është Helsinki, kryeqyteti i Finlandës, i cili ka shënuar për 6-mujorin e 2019-s vetëm 12.4 pikë në indeksin e ndotjes.

Qytetet të tjera që janë pak të ndotura ndër të tjera janë Rekjaviku, kryeqyteti i Islandës, Zyrihu në Zvicër, Stokholmi, Malmo dhe Gothenburg në Suedi, Vjena në Austri dhe Kopenhageni në Danimarkë, të cilët kanë shënuar më pak se 20 pikë në indeksin e ndotjes. Në total, janë marrë në shqyrtim 82 qytete të kontinentit Europian.

Indeksi i ndotjes nga Numbeo është një përllogaritje e ndotjes së përgjithshme të një qyteti. Pesha më e madhe i është dhënë ndotjes së ajrit dhe më pas peshës së ndotjes së ujit, dy ndër faktorët kryesorë të ndotjes. Një peshë më të ulët kanë llojet e tjera të ndotjes./Monitor

Java e fundit për transferimet, nga Neymar tek Pogba, Eriksen e Rakitiç

Java e fundit e afatit kalimtar të verës për ligat më të mëdha të Evropës – përveç Premierligës – mund të sjellë ndryshime të mëdha në disa klube.

Gjashtë ditë, 144 orë… dhe 600 milionë euro në pritje për t’u shpenzuar. Kjo është java e fundit në afatin kalimtar të verës për shumicën e ligave të Evropës – përveç Premierligës, ku afati kalimtar u mbyll më 8 gusht, shkruan AS.

Në listën e futbollistëve që po e presin fundin e këtij afati kalimtar për ta qartësuar të ardhmen e vet përfshihen edhe Neymari, Rodrigo, Pogba, Correa, Mariano, Rakitic… Të hënën e ardhshme në 23:59, të gjitha dyshimet do të bëhen realitet.

Deri më tani, klubet spanjolle kanë shfaqur fuqi të madhe ekonomike e deri më tani Real Madridi e kryeson listën. Klubi madrilen i ka shpenzuar 298 milionë euro e ndiqet nga Barcelona me 355 milionë, pastaj Atletico me 243 milionë.

Klubet angleze nuk mbeten shumë prapa spanjollëve: Manchester City (168), Manchester United (159), Arsenal (152) dhe Aston Villa (148). Juventusi (188) dhe Interi (138) janë dy klubet italiane që kanë shpenzuar më së shumti, përderisa PSG-ja, nën vëzhgimin e FFP-së së UEFA-s, i shpenzoi vetëm 80 milionë euro.

Por, ende mbetet një shumë e madhe parash që mund të shpenzohen para se të mbyllet afati kalimtar. Nuk është e paarsyeshme të mendohet se 600 milionë euro mund të shpenzohet gjatë këtyre gjashtë ditëve të fundit.

Pogba vazhdon të vlejë 170 milionë euro, ndërsa për Neymarin, përkundër që nuk dihet çmimi i tij i saktë, vazhdojnë të jenë të interesuar Real Madridi dhe Barcelona.

Atletico Madrid pritet ta marrë Rodrigon për 60 milionë euro, duke ia lënë Correas derën e hapur për t’u transferuar në Milan për 50 milionë euro.

Real Madridi shpreson se do t’i marrë 20 milionë euro për Marianon, përderisa Rakitici, që ishte në stol për ndeshjen kundër Betisit, mund t’ia sjellë Barcelonës 50 milionë euro.

Mijatoviç: Hazardi e ka të pamundur të bëhet si Ronaldo tek Real Madridi

Predrag Mijatoviç nuk mendon se Eden Hazardi është i aftë t’i arrijë paraqitjet e të njëjtit nivel me Cristiano Ronaldon tek Real Madridi.

Ish-sulmuesi anësor i Chelsea u transferua këtë verë në Real Madrid dhe ai pritet ta ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Zinedine Zidane gjatë sezoni 2019/20, përkundër që s’ka mundur të luajë deri më tani për shkak të një lëndimi.

Ai do ta ketë të vështirë ta përsërisë suksesin e Ronaldos gjatë kohës së tij në Real Madridit, pasi që ylli i Juventusit i kishte shënuar plot 450 gola në 438 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat për “Los Blancos”.

Përderisa ish-lojtari i Real Madridit, Mijatovic, beson se Hazardi është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, ai beson se është e pamundur që belgu ta ketë në njëjtin ndikim me Ronaldon në kryeqytetin spanjoll.

“Hazardi është një lojtar shumë i mirë, s’kam asnjë dyshim për këtë gjë. Ai është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë. Por, sipas meje, ne nuk mund të presim që ai të bëjë atë që e bëri Ronaldo”, u shpreh Mijatovic për Goal.

“Sipas meje, është e pamundur – nuk ka asnjë futbollistë në botë që mund të luajë sikur Ronaldo. Presioni në Real Madrid është ndryshe nga presioni në Chelsea dhe ti ke nevojë për pak kohë për t’u mësuar të përballesh me të”.

Zidane do të shpresojë se transferimi i Hazardit do t’i ndihmojë Real Madridit të përmirësohet nga sezoni i kaluar – kur madrilenët u eliminuan në fazat e hershme të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi dhe mbetën 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Për t’u përmirësuar, Real Madridi ka qenë mjaft aktiv gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mirëpo, pasi që afati kalimtar nuk mbyllet deri më 2 shtator, tifozët e “Los Blancos” ende shpresojnë në transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germainit ose Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Basha: Jo vetëm Kajmaku e Pjetri, janë edhe 10 individë me rekorde kriminele të kandiduar nga Rama, pse hesht Prokuroria?

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat dënoi ashpër heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Prokurorisë lidhur me çështjen e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të zgjedhur në Vorë me votimin farsë të 30 Qershorit. “Kjo është një provë më shumë se mali i provave sot është bërë më i madh sesa mali i Dajtit se, zgjidhja është një qeveri tranzitore e cila të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë”, theksoi Basha.

Basha u shpreh më tej se, janë 10 individë me rekorde kriminale që janë kandiduar nga kryeministri Edi Rama.

“Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet që bëhet fjalë për 10 individë me rekorde kriminele të kandiduar nga Edi Rama. Për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku, dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës nga 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Kajmaku është në shkelje të ligjit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur.

Dua të dënoj heshtjen e Prokurorisë që si një shtojcë e pushtetit të Ramës sa herë i duhet atij bën lëvizje propagandistike, por tani hesht. Pse hesht Arta Marku? Kanë 24 orë që heshtin dhe heshtja e tyre tregojnë qartë se, Kajmaku u kandidua me dijeni dhe bekimin e Edi Ramës edhe pse ky i fundit i dinte të vërtetat që ai ishte një person që nuk mund të kandidohej dhe ka llogari të hapura me drejtësinë greke dhe shqiptare.

Tregon krizën e thellë ku ndodhet drejtësia shqiptare ku goditet i varfri dhe ai që është në shkelje të ligjit si Kajmaku apo edhe Vldrin Pjetri, mbrohen sepse i mbron Edi Rama. Është e qartë se krimi i organizuar me mbështetje politike është një problem i madh për ekonominë e vendit tonë sepse vjedhin shqiptarët me PPP dhe pasuritë e shqiptarëve dhe bizneset tona, këta janë aty sepse promovohen nga Rama.

Kjo është një provë me shumë sikur të duhen më shumë prova, që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme ku shqiptarët të thonë fjalët pa u ndikuar nga krimi, pra një qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhjet parlamentare dhe kushtetueset lokale. PD është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtare dhe edhe sot më nënkryetaren e grupit të CDU-së, komunikim që vazhdon intesivisht në çdo ditë. Opozita e bashkuar dhe PD janë të vendosura me qëllimin ti shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale. Kjo krizë zgjidhet mes garancive që do të pengojë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak”, tha Basha.

Protestat – I pyetur për protestat, Basha tha se: “Sa i përket protestave, opozita ka vazhduar gjithë verës misionin dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Përveç protestave që do jenë edhe më të fuqishme, në një gjendje akoma edhe më të vështirë, paralelisht do të fokusohemi në zgjidhjet që do ti ofrojmë shqiptarëve sin ë rrafshin e përditshmërisë në kuadër të programit tonë për marrëveshje me të gjitha grupet e interesit duke vijuar në shtator me biznesin e vogël dhe nga ana tjetër platformën për Shqipërinë si Europa, që do të thotë se PD dhe opozita e bashkuar bashkë më socialistët e ndershëm të dëshmojnë kapacitet dhe vendosmërinë tonë për ti dhënë fund problemave që kanë bllokuar perspektivën europiane të Shqipërisë”.

Zgjedhjet – “13 tetori është data kushtetuese për zgjedhjet e dekretuar nga Presidenti. Është tjetër tregues i kapjes së institucioneve nga Edi Rama dhe i paligjshmërisë ku është zhytur Komisioni i Zgjedhjeve ku siç e keni parë jo vetëm që kanë dështuar por edhe kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke dhënë provën se në Shqipëri s’mund të ketë asnjë zgjedhje të ligjshme me Edi Ramën në krye. Kushtetuta është e qartë, KQZ mund të bëjë zgjedhje edhe në Vjetnam por nuk ka asnjë tagër të organizojë një proces kur i teket dhe si i teket por duhet të zbatoje dekretin e Presidentit”, u shpreh Basha.

CIA: Shqipëria vend i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit, i drogave nga Amerika e Jugut dhe i pastrimit të parave

Agjensia inteligjente amerikane CIA ka publikuar disa të dhëna për Shqipërinë në lidhje me situatën e sigurisë në vendin tonë.

CIA ka konstatuar se Shqipëria është: Pikë aktive e trafikimit për opiumet, hashashin dhe kanabisin e Azisë Jugperëndimore që kalojnë rrugën e Ballkanit dhe – në një masë më të vogël – kokainë nga Amerika e Jugut e destinuar për Evropën Perëndimore.

Vend i rëndësishëm burimi për prodhimin e kanabisit; organizatat narkotrafikuese etnike shqiptare që veprojnë dhe zgjerohen në Evropë; të ndjeshëm ndaj pastrimit të parave të lidhura me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe të huajve të paligjshëm.

30 taksa ndaj biznesit në Tiranë, “shokohet” Banka Botërore!

Biznesi në Tiranë operon në një mjedis të vështirë, pasi bashkia e kryeqytetit renditet në katër qytetet në rajon që aplikon ngarkesë të lartë fiskale për biznesin.

Sipas një studimi të Bankës Botërore për Urbanizimin në Ballkanin Perëndimor thuhet se numri i taksave është ekstremisht e lartë në Tiranë.

“Numri i taksave në disa qytete në Rajon është shumë i lartë. Beogradi, Sarajeva, Tirana dhe Zagrebi aplikojnë më shumë se 30 taksa ndaj biznesit, ndërsa mesatarja rajonale ku përfshihen edhe qytete të tjera të mëdha është 9 taksa dhe mesatarja e Rajonit të ECA është 16 taksa”, thuhet në studim.

Studimi rekomandon se qytetet kryeqytete duhet të riorientohen për të ulur taksat dhe për t’u përqendruar në administrimin e tyre.

Sugjerohet qe bashkitë në këto qytete ku përfshihet edhe Tirana të ngrenë sisteme auditi dhe inspektimi, nëse të gjithë janë duke paguar taksat që u takojnë dhe në këtë mënyrë të zgjerojnë bazën e tatimpaguesve dhe të ulin barrën fiskale.

Reformimi i mjedisit të biznesit ndoshta është detyra më e vështirë që këto bashki kanë. Më tej studimi thotë se Beogradi është i vetmi qytet kryeqytet në Rajon që ka një model ekonomik zhvillimi të qëndrueshëm.

Ndërsa Tirana e kanë modelin e zhvillimit të bazuar në industrinë e fasone e cila ka 20 vite e më shumë që nuk po avancon duke mbetur e fundit në zinxhirin e vlerës së shtuar. Gjithashtu banka vë në dukje se, Tirana nuk ka mundur të ketë një qasje ndaj teknologjisë dhe informacionit.

Për të përshpejtuar rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, Ballkani Perëndimor dhe Kroacia kanë nevojë për një rritje më të shpejtë ekonomike e gjeneruar nga industri dhe shërbime të përparuara që përqendrohen në qytete. Rritja e konkurrueshmërisë së kryeqyteteve do të jetë promotori i rritjes së punësimit në Rajon.

Aderimi në BE, ndryshimet teknologjike dhe globalizimi ka shumë gjasë të krijojnë mundësi zhvillimi që favorizojnë qytetet dhe ekonomitë e tyre.

Por se nëse këto tendenca lihen të pakontrolluara mund të prodhojnë pabarazi në rritje, thuhet ne studim. /Monitor

Tank para stadiumit në Beograd, Berisha: Akt i pashembullt, luftënxitës dhe i turpshëm!

Nga Sali BERISHA

Sot ndeshen në Beograd, në stadiumin “Ylli i Kuq”, përfaqësueset e Serbisë dhe Kroacisë. Prej dy ditësh, para stadiumit është vendosur një tank serb, që ka vrarë qindra qytetarë kroatë, civilë të paarmatosur, në betejën apo më mirë të themi, kasaphanën e Vukovarit.

Vendosja para stadiumit e këtij tanku, simbol i barbarive serbe në Vukovar, sigurisht është bërë me miratim dhe urdhër të Presidentit të Serbisë dhe serbomadhisë Vuçiç, mikut të ngushtë të Zografit Bis, njëherazi Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ky është një provokacion shumë i rëndë, i turpshëm, luftënxitës dhe i pashembullt në historinë e sportit botëror.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, që bie ndesh me parimet dhe misionin e madh të sportit për paqen dhe mirëkuptimin midis popujve, i bëj thirrje UEFA-s t’i japë Serbisë, ekipit të saj, ndëshkimin më të rëndë.

Zbulohen lidhjet e hershme të Ramës dhe Veliajt me Kajmakun, si i dhanë 2.5 milionë euro për…

Disa muaj më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një fushatë agresive mediatike për mbjelljen e luleve dhe fidanëve në kryeqytet.

Në kronikat televizive, ai shfaqej me lopatë në dorë, duke propaganduar shtimin e gjelbërimit në Tiranë, në një kohë kur me firmën e tij ishin shumëfishuar lejet e ndërtimit për shumëkatësh në qendër të qytetit.

Në fushatën “e fidanëve dhe luleve”, as Erion Veliaj dhe as mediat që përdornin kasetat e tij të gatshme, nuk treguan se ku ishin blerë fidanët e lulet dhe, mbi të gjitha, sa ishte kostoja e tyre.

“Boldnews.al” ka kryer një vëzhgim mbi tenderat e zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, një strukturë në varësinë e Erion Veliajt, e cila, zyrtarisht, ishte përgjegjëse për fushatën “një fidan, një lule”.

Në periudhën 2016-2019, nga tenderat e zhvilluar nga kjo Agjenci, rezulton se mbi 500 mijë euro i janë dhënë shoqërisë “Kajmaku” shpk, me pronar Agim Kajmakun, kryetarin e Bashkisë së Vorës, i dalë nga votimet mono-partiake të 30 Qershorit.

Në bazë të të dhënave të transaksioneve financiare shtetërore, të publikuara nga portali informativ “spendingdata.al”, rezulton se “Kajmaku” shpk ka përfituar saktësisht 57 milionë lekë të reja nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, në periudhën 2016-2019.

Gjithashtu, një seri institucionesh të tjera në varësi të Erion Veliajt, përfshirë Ndërmarrjet e Gjelbërimit janë klientë të rregullt të “Kajmakut”. Në total, vlera e tenderave të fituar nga Agim Kajmaku prej Bashkisë së Tiranës llogaritet në rreth 800 mijë euro.

Tenderat multimilonësh të luleve
Por, Veliaj dhe strukturat e tij të varësisë nuk janë të vetmet që kanë kontribuuar në shëndoshjen e portofolit tregtar të kompanisë së luleve të kryebashkiakut të dalë nga procesi i dyshimtë i votimeve të kësaj vere.

Një numër i konsiderueshëm institucionesh shtetërore, qëndrore ose vartëse të tyre, kanë shpallur “Kajmakun” fitues të tenderave të luleve.

Në total, në periudhën 2012-2019, vlera e fondeve publike të fituara nga “Kajmaku” shpk llogaritet në rreth 2.5 milionë euro (280 milionë lekë të reja).

“Kajmaku” shpk është një shoqëri e krijuar në vitin 2008 nga Agim Kajmaku dhe bashkëshortja e tij, Merita.

Portali “spendingdata.al”, i profilizuar në publikimin e transaksioneve të Thesarit, përmban të dhënat për periudhën 2012 e në vijim.

Në bazë të këtyre të dhënave, rezulton se “Kajmaku” shpk, në periudhën 2012-2013, ka fituar rreth tendera në rreth 500 mijë euro. Gjatë vitit 2012, kohë kur Edi Rama dhe Partia e tij ishin në opozitë në pushtetin qëndror, “Kajmaku” shpk rezulton fitues në tenderat e zhvilluar nga Bashkia Durrës dhe ajo Shijak, të drejtuar në atë kohë nga socialistët Vangjush Dako dhe Indri Buka.

Në vitin 2014, kur Partia Socialiste kishte fituar pushtetin qëndror, “Kajmaku” shpk shpallet fitues në disa tendera të institucioneve qendrore, në vlerë totale mbi 30 milionë lekë të reja.

Periudha e mëvonshme, 2015-2019, ka qenë më e begatë për “Kajmaku” shpk, për më tepër që vitin 2015, socialisti Erion Veliaj fitoi Bashkinë e Tiranës.

Gjatë kësaj periudhe (2015-2019), “Kajmaku” shpk është shpallur fitues në tendera publikë, me një vlerë prej rreth 202 milionë lekë të reja (rreth 2 milionë euro).

Në total, për periudhën 2012-2019, kompania e Agim Kajmakut ka përfituar rreth 2.5 milionë euro tendera, të zhvilluara nga institucionet e drejtuar nga Partia Socialiste.

Agim Kajmaku gjendet aktualisht nën akuzat publike të opozitës për të shkuarën e tij kriminale. Sipas disa dokumentave të publikuara së fundmi nga Partia Demokratike, Agim Kajmaku (Jorgo Toto) rezulton i arrestuar dhe në gjykim në Greqi, pasi, në vitin 2013, është kapur me një shumë parash fallso.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteve greke, në vitin 2003 ai ka përdorur një shumë të konsiderueshme parash fallso, me të cilat ka blerë fidanë.

Agim Kajmaku, fillimisht, është arrestuar, më pas është hetuar në gjendje të lirë. Në një moment të dytë, me kërkesë të Prokurorisë së Janinës, gjykata caktoi ndaj tij masën e “arrestit”. Por, policia greke nuk arriti ta arrestonte Kajmakun dhe ta dërgonte para gjykatës, pasi ai ishte larguar në drejtim të Shqipërisë.

Gjithnjë sipas dokumentave të publikuar nga PD, Agim Kajmaku e ka ende të hapur procesin në Greqi, pasi autoritetet greke e kanë pezulluar gjykimin deri sa ai të arrestohet dhe të paraqitet para trupës gjyqësore.

Agim Kajmaku i ka mohuar këto akuza të Partisë Demokratike me argumenta politikë, pa dhënë asnjë provë zyrtare që të rrëzojnë dokumentat e publikuara nga opozita.

/Boldnews.al

 

Kukuvajkat e zeza të gazetarisë

Nga Red VARAKU

Në datën 23 Janar 2011, botuesi dhe njëkohësisht gazetari Mero Baze njoftoi mbylljen e gazetës opozitare Tema për shkaqe kryesisht financiare, edhe pse asokohe u interpretuan si politike.

Edhe pse Tema ishte një prej zërave opozitarë më të fortë ajo nuk ishte e vetmja. Top Channel, Fiks Fare, News 24, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Gazeta Shqip, Vizion Plus, Korrieri, Albania, Revista Mapo ishin në kulmin e tyre, gjithsesi sërish jehona e mbylljes së saj arriti deri në Washington, nëpërmjet kabllogrameve të famshme, që u bënë edhe publike, të Ambasadës Amerikane nëpërmjet ambasadorit Whithers.

Kukuvajkat e zeza të gazetarisë shqiptare Mero Baze, Sokol Balla, Carlo Bollino, Anila Basha, Filip Çakuli, Preç Zogaj, Skënder Minxhozi nisën menjëherë vajin dhe e trajtuan rastin si një lajm të zi për demokracinë shqiptare, që në fakt duhet pranuar që ishte një sinjal shumë i keq për të ardhmen e shtypit shqiptar.

Asokohe Berisha kryeministër u anatemua si diktator dhe akti u konsiderua si një shpallje lufte ose si një kryqëzatë e Saliut kundër lirisë së medias. Në fakt, gazeta Tema dhe botuesi i saj Mero Baze ishte kthyer në një institucion të opozitës shqiptare.

Ambasadorë, arkeologë, artistë, diplomatë, ndërkombëtarë, intelektualë, organizata joqeveritare , shoqëria civile, gazetarë, qen e mace bashkë, u ngritën të gjithë në këmbë në mbrojtje të Temës dhe botuesit të saj gazetarit Mero Baze. Dhe shumë mirë bënë. Midis tyre shquheshin ata që në fakt po sulmohen edhe sot ashpër Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe Adi Krasta.

Po ku janë ata sot, kur pushteti mbyll dy emisione, përkatësisht Krasta Show dhe Të Paekspozuarit ,të kthyera në institucione të opozitarizmit dhe të vërtetës? Ku është reagimi i Mero Bazes, Sokol Ballës, Anila Bashës, Filip Çakulit, Carlo Bollinos, Skënder Minxhozit, Preç Zogajt etj? Pērse nuk ka akoma asnjë reagim për mbylljen mafioze të emisioneve të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit, të vetmet emisione ku gjenin shprehje shqetësimet e qytetarëve dhe mbrohej interesi publik?

Nëse dje Tema ishte thjesht njëra prej mediumeve të Opozitës bashkë me Top Channel, News 24, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Gazeta Shqip, Vizion Plus, Korrieri, Albania, sot Opozita për herë të parë në historinë 30 vjeçare të tranzicionit nuk ka asnjë medium për të të përçuar mesazhin e saj.

Liria e shtypit është totalisht drejt asgjësimit, për të mos thënë ka vdekur. Të mos ishte për internetin dhe facebook, sot vërtet do të ishim në errësirë të plotë informacioni. Pra, sot është vënë seriozisht në rrezik, një nga arritjet më të mëdha të 30 viteve më parë, liria e shtypit.

Mbyllja e dy emisioneve, të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit, dy personaliteteve që ishin kthyer në institucione të opozitarizmit kundër fenomeneve të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, është një lajm i hidhur për gjithë shtypin shqiptar.

Është një lajm edhe më i rëndë sesa ai i mbylljes së gazetës Tema nëntë vjet më parë, sepse ajo nuk ka qëllim t’i mbyllë gojën medias, por ka një qëllim edhe më djallëzor, dërgon një mesazh të koduar mafioz: të ngjallë frikë dhe të dekurajojë cilindo që ngre zërin kundër qeverisë.

Sot, kushdo që përpiqet t’i hedhë një vështrim panoramës që ofron media shqiptare e kupton që me Ramë artistin ajo ka degraduar shumë më keq se nëntë vjet më parë. E gjithë media pa asnjë përjashtim është vendosur nën kontroll të plotë të pushtetit.

Shikon se mediet janë të lira të flasin për gjithçka, përveç se të kritikojnë pushtetin. Ato mund të trajtojnë gjithëfarëlloj temash, por nuk mund të sulmojnë në asnjë rast korrupsionin kapilar të qeverisë dhe kriminalizimin e pushtetit , përndryshe hanxharët e pushtetit bien rëndë mbi të.

Kryeministri Rama ia arriti që t’i çojë një mesazh të fortë, cilitdo që do të guxojë të thojë ndonjë të vërtetë për të dhe kriminalizimin e jetës politike që ka realizuar. Ai është një njeri që nuk mund të bashkëjetojë me kritikët e vet. Në fakt ai nuk i duron dot ata. Kështu që, me ardhjen e PS-së në pushtet në vitin 2013, Rama nisi njëkohësisht një betejë të hapur dhe të ashpër me lirinë e medies, sepse ai e njeh më shumë se askush tjetër fuqinë e saj.

Me kalimin e viteve në pushtet ai është bërë edhe më i egër. Nëse nuk i blen dot për t’i nënshtruar, i godet fort, por jo me dajak si dikur, por me gjoba të majme dhe shantazhe, ose duke i hequr “oksigjenin” për t’i shuar ngadalë. Shënjestron gazeta, televizione, pronarë mediesh dhe gazetarë, të cilat nëse nuk i blen dot, i gjunjëzon me kamzhikun e artë të financave.

Mbyllja e dy emisioneve, të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit, dy personaliteteve që ishin kthyer në dy institucione, në dy kështjella të opozitarizmit kundër fenomeneve të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, jo vetëm që është një lajm i hidhur, por duhet të ishte një alarm për gjithë shtypin shqiptar. Sigurisht, ky akt ka vetëm një qëllim: të ngjallë frikë dhe të dekurajojë cilindo që ngre zërin kundër qeverisë.

Sot, kushdo që përpiqet t’i hedhë një vështrim panoramës që ofron media shqiptare trishtohet. E gjithë media është vendosur nën kontroll të plotë të pushtetit.

Shikon se mediet mund dhe janë të lira të bëjnë gjithçka, përveç se të kritikojnë pushtetin. Ato mund të trajtojnë për gjithëfarëlloj temash, por nuk mund të sulmojë në asnjë rast korrupsionin kapilar të qeverisë, përndryshe hanxharët e pushtetit bien rëndë mbi të. Kryeministri Rama ia arriti që t’i çojë një mesazh të fortë, cilitdo që do të guxojë të thotë ndonjë të vërtetë për të dhe për projektin e tij të kriminalizimit të jetës politike.

Nëse deri dje, media quhej e degraduar sepse ishin pronarët e tyre, që diktonin linjën editoriale, në këmbim të favoreve dhe privilegjeve. Sot është vetë kryeministri që është kthyer në pronar. Ai nuk dikton vetëm linjën editoriale por gjithashtu edhe flakjen nga puna të gazetarëve.

Duke sulmuar këtë lloj gazetarie, ai ngriti në peiedestal dhe i dha vlerë modelit të gazetarit që konformohet. Gazetarit që pret kockën nga pronari dhe qeveria, në këmbim të integritetit. Gazetarit që shet heshtjen. Ai i ktheu mediat nga mbrojtëse të interesit publik në një institucion amoral që shet interesin publik për tendera dhe privilegje të tjera. Të gjithë janë vendosur në rradhë për kockēn e rradhës në këmbim të dinjitetit njerëzor dhe profesional.

Nëse media dikur përplasej me pushtetin, dhe gazetarët ishin armiqtë e tij kryesorë, sot ajo është e dorëzuar plotësisht. Sot, media është kthyer në një institucion krejt të pavlerë. Tashmë aferat korruptive nuk i zbulon me media. U bë kohë që nuk kemi dëgjuar asnjë skandal të denoncuar prej saj. Ajo thjesht raporton si papagall denoncimet e opozitës.

Dramatike është dhe heshtja e frikshme e opinionit publik dhe atyre që quhen elita intelektuale në këtë vend. Njerëzve të tjetërsuar nga frika, të cilëve më shumë se çdo gjë i mungon krenaria dhe dinjiteti. Si në asnjë rast tjetër në historinë e këtyre 30 viteve, shoqëria shqiptare po nënshtrohet pa rezistencë.

Shumë njerëz të njohur kanë frikë të flasin publikisht për atë që ndodh. Në fakt, ashtu si ata që shesin fjalën, edhe këta shesin heshtjen e tyre. E tmerrshme si përfunduam kaq shpejt aty ku ishim 30 vjet më parë, ku sërish kemi frikë të flasim.Ky është një standart i frikshëm për lirinë e fjalës në një vend. Kēmbanat po bien, sigurisht për ata që kanë veshë të degjojnë!

Berisha denoncoi atentatin ndaj djalit të Spartak Brahos, ja si policia ruan banesën e deputetit të PS

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi pasditen e djeshme një atentat ndaj djalit të deputetit socialist, Spartak Braho. Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha shkruante në rrjet se, ngjarja ka ndodhur në 18 gusht, kur dy persona të armatosur, i kishin zënë pritë djalit të deputetit, në hyrjen e pallatit të tij.

Në denoncimin e tij, Berisha shkruan se, Arber Braho, djali i deputetit socialist, ruhet në çdo lëvizje që bën nga policia.

Në banesën e Brahos qëndrojnë 24 orë efektivë policie, në mënyrë që familja të jetë e qetë. Disa efektivë policie kanë rrethuar të gjithë zonën.

Por së fundmi janë publikuar pamje nga banesa ku jeton familja Braho, ndërsa duket se ndodhen efektivë policie dhe një automjet i Policisë së Shtetit. Forcat e policisë qëndrojnë me shërbim 24 orësh pranë hyrjes së Pallatit, apo jo.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Policia e Shtetit, sipas të cilës, në datën 18 gusht ka pasur një konflikt banal për çështje parkimi makinash.

Sipas policisë, lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim një 26 vjeçar, i cili kishte kanosur me armë zjarri shtetasin K.B, 35 vjeç, banues në Durrës.

Një nga djemtë e deputetit Braho, quhet Kreshnik Braho, me profesion prokuror.

Në një komunikatë tjetër të po asaj dite, thuhet se A.B, 38 vjeç (Arbër Braho) është proceduar pasi ka goditur me sende të forta dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga policia për kanosje me armë zjarri.

Kanë qenë personat e dhunuar ata që kanë kërcënuar me armë djalin tjetër të deputetit socialist.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti Spartak Braho, sipas të cilit është një ngjarje banale “e provokuar nga një mik i droguar dhe u armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”.

“Një shpifje e zakonshme e qofte largut se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju bë organeve të policisë së shtetit”, thotë Braho.