39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Basha, takim me nënkryetaren e Grupit parlamentar të CDU/CSU

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me zonjën Katja Leikert, nënkryetare e Grupit Parlamentar CDU/CSU për Europën. Takimi do të mbahet në orën 10:30 në selinë e PD-së dhe ka në fokus, krizën politike në Shqipëri.

Pas takimit, burimet zyrtare nga PD njoftuan se, Basha do të janë një deklaratë për mediat.

Kryemadhi: Na presin sfida të vështira, betejë me krimin e organizuar

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se kjo është një betejë përballë krimit të organizuar. Gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në kampingun e Jalës, Kryemadhi tha se, na presin sfida të vështira, të cilat ju të rinjtë duhet t’i përballoni dhe të fitoni betejën, sado e vështirë që të jetë.

“Ju të rinjtë keni një përgjegjësi për të ndryshuar këtë realitet”, tha Kryemadhi, duke shtuar se kjo është një periudhë e vështirë për institucionet shqiptare.

Por kryetarja e LSI-së shprehur bindjen se forca e të rinjve është shumë më e madhe se ajo e makutërisë së klasës politike në tërësi apo e qeverisë në veçanti.

“LSI është shtuar këtë vit vetëm me vajza dhe është një gjë emirë se thonë që është bereqet. LSI hyri si një forcë politike që theu monopolin e dy partive të mëdha.

Historiku i LSI është një histori e cila shumë prej nesh kanë kaluar vitet më të bukura të jetës, kemi kaluar momentet tona më të rëndësishme, por kemi kaluar edhe sfidat më të vështira.

Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. Mos i merrni shumë seriozisht lojërat politike që bëjmë ne këtu. Mos i shihni për të qenë lider menjëherë, lider është ai që fal dashuri për grupin.

Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen.

Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë”, tha Kryemadhi.

I Çmenduri nuk ndalet! Tjetër taksë Rrugës së Kombit, hyn në fuqi më 1 Shtator

Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me një tjetër përvojë, dhe është fjala për mjetet e tonazhit të rëndë.

Mësohet se nga data 1 Shtator i këtij viti, në tollin e pagesës së Rrugës së Kombit do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë.

Të njëjtat burime thonë se, në këtë linjë të rëndësishme rrugore, do të vendoset taksë shtesë për mjetet që kalojnë limitet e peshës së përcaktuar detaje për të cilën pritet të zbardhen në vijim.

Rama mbyll emisionet kritike të Krastës dhe Rakipit në News24

Kryeministri me kartelë i Shqipërisë ka urdhëruar mbylljen e emisioneve kritike me qeverinë të dy gazetarave të njohur Adi Krasta dhe Ylli Rakipi në News 24. Qytetarët nuk do të kenë mundësi të ndjeklijn më këto emisione sepse nga dita e sotme gazetarët janë larguar me pahir nga ky television.

Gazetari i njohur dhe moderatori i A-Show, Adi Krasta është ndër zërat më kritikë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Por kjo gjë duket se do t’i kushtojnë vendin e punës.

Burime për Syri.net tregojnë se, Krasta nuk do jetë më në Neës 24, kjo për shkak se pronari i televizionit, Irfan Hysenbelliu është “kërcënuar” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Tri herë gjatë dy mandateve qeverisëse të socialistëve është larguar Krasta me kërkesa ultimative nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. Në fillim ndërhyrja e qeverisë çoi në mbylljen të Agon Channel.

Më pas Krasta nuk u lejua të vazhdonte sezonin e dytë të programit “E Diel”, në Top Channel.

Monologu mbi të rinjtë që rekrutoheshin nga qeverisja për tu përdorur si ushtri e posaçme për sulmet online kundër atyre që mendonin ndryshe, bëri që me urdhër të Vjollca Hoxhës i gjithë programi i fundit “E Diel” të hiqej nga YouTube.

Këtë herë, kërkesa e Ramës dhe Veliajt për “kokën” e Krastës i është bërë vazhdimisht një pronari të shantazhueshëm të cilin si dhe pronarë të tjerë mediash pushteti socialist i ka ballafaquar me tatime e kontrolle të posaçme ndëshkuese ose me favore shumë-milionëshe.

Marrëdhënia konfliktuale e kryeministrit Rama me mediat dhe drejtuesit e programeve del shumë në pah në një vit me probleme të thella, të pazgjidhshme, të politikës aktive në Shqipëri si dhe tharjen e plotë të fondeve për të cilat ka nevojë industria televizive e cila është tanimë në një krizë të thellë.

Ja si udhëton Kryeministri suedez, reagon Ambasada: S’guxon kush të paguajë as taksinë me paratë e shtetit

Ambasada e Suedise ka reaguar vetëm tre ditë pas shpërthimit të skandalit të ministres së Drejtësisë e cila pagoi 1900 euro për tre net në një hotelin luksoz Hilton në Berlin. Ambasada idirekt ka postuar një foto ku shikohet kryesministri suedez që udhëton me mjete të tranpsortit publik ndërsa theksohet se politikanët atje nuk kanë guximin të paguajën edhe një taksi me paratë e shtetit.

Asnje privilegj per politikanet suedeze, thuhet ne artikull. Politikanet suedeze s’kane as makina shteterore, as shofer, as sekretare, as imunitet nga ndjekja penale. Ata udhetojne me transport publik, jetojne ne apartamente te thjeshta mes banoreve, mbajne radhe per gjithcka. Nuk guxojne te paguajne as taksi me parate e shtetit, qofte dhe per te shkuar ne nje takim pune.

Keshilltaret e Keshillit Bashkiak, nuk marrin rroge, dhe nuk kane as zyre, pasi kjo pune eshte vullnetare. Ky trajtim eshte i tille, sepse ne kete vend demokratik, askush nuk mund te jete mbi tjetrin. Gjithe qytetaret jane njesoj, thjesht politikanet kane zgjedhur ate profesion dhe skane pse te kene asnje privilegj nga qytetaret, qe kane zgjedhur nje profesion tjeter.

Shkrimi është një pjesë nga libri i gazetares Claudia Wallin që ka bërë për jetën në Suedi. Ai tregon modestinë e zyrtarëve në Suedi, edhe pse ata janë një vend mjaft i pasur.

Nga Claudia Wallin
Mund të tingëllojë e çuditshme për shumë përfaqësues të një populli diku tjetër, por Suedia nuk ofron luks apo privilegje për politikanët e saj. Pa makina zyrtare ose shoferë privatë, ministrat dhe deputetët suedez udhëtojnë në autobusë dhe trena të mbushur me njerëz, ashtu si qytetarët që ata përfaqësojnë. Pa ndonjë të drejtë imuniteti parlamentar, ata mund të gjykohen në gjykatë si çdo person tjetër. Pa sekretarë privatë në derë, zyrat e tyre janë 8 m2.

“Unë jam ai që paguan politikanët” – thotë Joakim Holm, një qytetar suedez: – “dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u dhënë atyre një jetë luksoze”.

Politikanët që guxojnë të shpenzojnë para publike në udhëtimet me taksi, në vend që të hipin në tren, përfundojnë në titujt kryesorë të lajmeve. Edhe kryetari i Parlamentit merr një abone për të përdorur transportin publik. Vetëm kryeministri ka të drejtë të përdorë një makinë nga forcat e sigurisë.

Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku ata lajnë dhe hekurosin rrobat e tyre në lavanderi komunale. Deri në fund të viteve 1980, të gjithë parlamentarët flinin në shtretër në zyrat e tyre.

Këshilltarët suedezë as nuk fitojnë rrogë, as nuk kanë të drejtë të kenë një zyrë – ata punojnë nga shtëpia.
Përvoja e Suedisë shkatërron konceptin e palëkundur se politikanëve duhet t’u akordohet një trajtim-nderimi të denjë për një kastë të lartë, e cila përbëhet nga zonja dhe zotërinj që shkëlqejnë më shumë sesa qytetari mesatar dhe prandaj meritojnë një të drejtë gati hyjnore për përfitime dhe privilegje.

Ky është një komb që i trajton zyrtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit politikë si qytetarë të thjeshtë. Një shoqëri që hoqi përdorimin e përemrave pronorë në vitet 1960, dhe ku të gjithë quhen thjesht “ti”. Sepse, sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi askënd tjetër. As politikanët, të cilët duhet të jetojnë në kushte të ngjashme me realitetin e njerëzve që i zgjedhin.

E lirë nga pabarazitë e mëdha sociale, Suedia është padyshim një vend më i sigurt dhe më pak i dhunshëm, ku politikanët dhe qytetarët nuk kanë nevojë të udhëtojnë me makina të blinduara. Por, më e rëndësishmja, kjo është një shoqëri që zgjedh politikanë që duhet të jenë në kontakt me realitetet e ditës dhe dhimbjet e qytetarëve. Politikanët nuk lejohen të vendosin interesat e tyre personale përpara atyre të njerëzve, në një shoqëri që demonstron se pushteti politik mund të ushtrohet brenda kufijve të vendosmërisë.

Në sistemin e drejtësisë, logjika është e njëjtë: asnjë gjyqtar nuk ka të drejtë për makina zyrtare, sekretarë privatë ose privilegje. Ata që janë në detyrë duhet të përgjigjen, dhe të gjitha informacionet duhet të jenë të disponueshme për publikun.
Qasja e publikut në dokumentet zyrtare të qeverisë është një e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët, e parashikuar në një kapitull të veçantë të Ligjit Suedez për Lirinë e Shtypit.

Në Suedi është e mundur të gjurmohen shpenzimet e ministrave, përfaqësuesve dhe gjyqtarëve; të lexohet deklarata e taksës mbi të ardhurat e kryeministrit; të kontrollohen shpenzimet e komisarit policor kombëtar ose komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Një nga skandalet më emblematike politike të vendit u zhvillua në vitet 1990. Zëvendëskryeministrja, Mona Sahlin, bleu një çokollate, pelena dhe disa sende të tjera personale me një kartë krediti qeveritare dhe e pagoi shtrenjtë duke humbur punën.

Në pak më shumë se 100 vjet, Suedia është shndërruar nga një shoqëri bujqësore e varfër në një nga vendet më të pasura, më të drejta shoqërore dhe më pak të korruptuara në botë, ku askush nuk është mbi askënd tjetër. Përvoja Suedeze demonstron ndoshta më shumë se çdo tjetër se si ndryshimi është i mundur.

Sehiri kriminal i Qeverisë

Nga Bardh SPAHIA

Nuk ka gje me te rende, se te besh sehir, kur sheh se si profesioniste te dedikuar, si mjeket e infermieret vijojne te largohen nga Shqiperia. Eshte nje hemoragji e rrezikshme, qe konstatohet e shtuar te pakten prej tre vitesh.

Eshte skandaloze indiferenca e ministrise se shendetesise se pari, qe duhet te hartoje me urgjence politika stimuluese per keta profesioniste e akoma me shume e kryeministrit i cili me paaftesine e tij eshte shkaktari kryesor i kesaj situate, e qe normalisht duhet ta shohe fenomenin si emergjence kombetare.

Gjermania qe konstaton mungesa ne sherbimin e vet shendetesor, reagon menjehere e me masa konkrete, kurse qeveria jone e paafte dhe kusare as e ve ujin ne zjarr, kur sheh se si profesionistet e mbetur, nen peshen e mbingarkeses ne sherbimin shendetesor, kushtet skandaloze, mungesat e tmerrshme ne medikamente, paisje e materiale mjekesore, dhe pagen ende teper modeste ne raport me punen, rreziqet, stresin e sakrificat, po investohen per t’u larguar nga vendi!

Te besh sehir ne kete situate eshte me se paku kriminale! Vemendja vetem per PPP-te korruptive ne shendetesi eshte shenje papergjegjshmerie makabre! Largimi sa me pare i kesaj qeverie pervecse ceshtje “xhepi” per shqiptaret eshte tashme edhe ceshtje shendeti e jete! #EdiRamaShporru

Nuk ngopen, 49 miliardë lekë tendera për Fushën vetëm nga Bashkia, ja ku shkojnë paratë e taksapaguesve

Drejtorja e Open Data, Aranita Brahaj ka treguar sot emrat e 5 kompanive më të madha që kanë fituar më shumë tendera në katër vite nga 61 bashkitë e vendit.

Në këtë listë janë: Fusha shpk, GPG Company shpk, Salillari, Alko IMPEX General Construction dhe Vëllezërit Hysa shpk.
Në një reagim në Facebook, Brahaj ka treguar dhe shifrat e parave që këto kanë fituar nga tenderat, ku shihet se Fusha shpk ka arritur të marrë 4 922 891 411 Lekë

POSTIMI I PLOTË
5 kompanitë BIG, tenderat e bashkive 2015 – 2019. Këtu është një listë e pesë kompanive që morën me numrin më të lartë të tenderëve nga 61 bashki për këto katër vjet.
Fusha shpk ëith contracts signed for a total of 4 922 891 411 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/…/limit_fond/100%20infinit?
GPG Company shpk ëith contracts signed for 2 005 352 859 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J64324443V?

Salillari ëith contracts signed for 1 570 604 436 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J62903125G?
Alko IMPEX General Construction http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J62903125G?
Vëllezërit Hysa (Hysa Brothers) http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/K12911201C?

Baza e të dhënave do të përditësohet me rezultatet e tenderëve të shpallur gjatë muajve të parë të vitit, të cilat tani janë duke u vlerësuar dhe përfunduar. Për më tepër, tenderët do të vazhdojnë të shënohen për mandatin vijues të kryetarëve.

Nëpërmjet 36 tenderave, Bashkia Tiranë i ka dhënë kompanisë “Fusha shpk”, rreth 30 milion euro, në vetëm 4 vite drejtim nga Erion Veliaj. Sipas “Openprokurement Albania”, nga 44 tendera publik që ka fituar në shkallë vendi, 22 kanë shkelje të procedurave të tenderimit, nga të cilat, 17 nga subjekti Bashkia Tiranë dhe 5 nga Bashkia Vorë. Shkeljet konsistojnë në mungesë të konkurentëve në garë apo skualifikim i operatorëve përvec fituesit.

Kompania “Fusha shpk” me administrator shtetasin Petrit Fusha, është përfituesja më e madhe e fondeve publike nga Bashkia Tiranë. Gjatë periudhës 2015-2019, Fusha shpk, e konsideruar si një prej klientëve me të afërt me pushtetin aktual, ka fituar, vetëm nga bashkia Tiranë, 36 tendera, me vlerë totale mbi 3.6 miliard lekë apo afro 30 milion euro.

Kjo kompani, është fituese e tenderave, thuajse gjithmonë duke paraqitur vlerën më të lartë të ofertës, krahasuar me operatorët e tjerë në garë, çka përbën shkelje të kritereve proceduriale të tenderimit. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e “openprokurement Albania”, në mënyrë të përmbledhur për 36 tenderat, fondi limit ka qenë rreth 3miliard e 690 milion lekë, ndërkohë që vlera totale e shpallur fituese, është rreth 3 miliard e 634 milion, me një diferencë krejt të papërfillshme mes tyre, që flet qartë për favorizim të klientit.

Firma FUSHA shpk, rindërtoi Sheshit “Skënderbej”, ku vetëm për fazën e parë të rikualifikimit urban të tij, fitoi tenderin me vlerën më të lartë të shpallur dhe prokuruar në vitin e parë të mandatit të qeverisjes vendore 2015 – 2019, në vlerë rreth 527 milion lekë ose 4.2 milion euro.

Po për objektin e rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” në fazën e parë, “Fusha shpk” ka përfituar edhe një shtesë kontrate me vlerë mbi 105 milion lekë, duke e çuar në total shifrën për një objekt të vetëm tenderimi, në rreth 5 milion euro. Po në kufijtë e fondit limit të vënë në dispozicion për fazën e dytë të rikualifikimit të sheshit “Skënderbej” klienti i privilegjuar i Erion Veliajt, fiton tenderin me vlerë

afro 980 milion lekë, i cili edhe në këtë rast pasohet me një shtesë kontrate prej 195 milion lekë. Fusha shpk është e kudogjendur në kampet e hapura të punës ku investon Bashkia e Tiranës. Edhe ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej” i është besuar Fushës.

Kjo e fundit ndërton, asfalton, mirëmban, furnizon, me pajisje teknike apo pemë dekorative, pastron qytetin dhe kryen dhjetëra shërbime, që përfshijnë dhe tejkalojnë fushën e veprimtarisë për të cilën është krijuar. Fusha shpk ka fituar shumë prej tenderave edhe në nivel të qeverisjes vendore, ndër ta edhe atë për rindërtimin e Bulevardit të Vlorës, me një vlerë prej 8 milion euro, por që përmbytet sa herë bie shi.

“OpendataAlbania” në rubrikën e saj “Red flag” ku klasifikon tenderat, procedurat e të cilëve janë shkelur, konstaton se 22 tendera të fituar nga Fusha SHPK, kanë shkelje proceduriale, ndër ta 17 të tenderuar nga Bashkia Tiranë dhe 5 nga Bashkia Vorë.

Shkeljet proceduriale të tenderimit që rendit “OpendataAlbania” në rubrikën që alarmon me “Flamur të kuq”, konsistojnë në mungesë të konkurentëve në garë apo skualifikim i operatorëve përveç fituesit. Fusha shpk është kompania që do të zbatonte projektin ambicioz të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar mbi truallin e atij ekzistues, si dhe disa kulla përreth tij. Projekti ka mbetur pezull falë rezistencës tashmë një-vjeçare të artistëve të mbështetur edhe nga qytetarët e Tiranës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, si vlerë kulturore identitare e Kryeqytetit.

Lubonja: Nuk është vetëm Kajmaku, Rama kap ca njerëz që kanë para nga krimi dhe me ta qeveris…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, komentoi rastin e Agim Kajmakut, i cili sipas fakteve të publikuara nga PD, rezulton i dënuar në Greqi.

Lubonja u shpreh se kriminelët në politikë janë tashmë një fenomen. Ai shtoi se krimi ka depërtuar në nivelet më të larta politike, për shkak të sistemit.

Sipas analistit, Rama bashkëpunon me njerëz me para dhe influencë, të cilët shpesh herë nuk kanë as ndonjë kontribut të veçantë për të qenë kryebashkiakë.

“Sistemi është i tillë që persona të tillë kanë hyrë dhe duan të sundojnë. Ka që thonë se Edi Rama e dinte dhe nuk e dinte. Rama në fakt kap ca njerëz që kanë para dhe me paranë e të fortët qeveris, kjo është mënyra më e thjeshtë për të qeverisur. Ky person thotë që nuk ka qenë i dënuar, mirë, dakord, por pyetja që ngrihet se kush është ky, çfarë kontributi ka dhënë që të zgjidhet kryebashkiak. Janë figura që nuk njihen as nga publiku.

Në bashki ka para, ky është procesi që vazhdon si fenomen. Nuk është vetëm Kajmaku, por edhe Kavaja, ishte edhe Gjushi, edhe Veliaj me kullat. Është tendencë e frikshme. Unë se di sesi një njeri i krimit mund të punoj për njerëzit. Nuk është problemi i njerëzve aq, por i sistemit ku krimi ndjell krimin, gjarpëri ha bishtin e vet dhe helmohet e vijon me helm”, është shprehur Lubonja.

Zëri i Amerikës: PD publikon dokumenta për të shkuarën kriminale të kryebashkiakut të Vorës, Rama hesht!

Në Shqipëri Partia Demokratike publikoi sot disa dokumente të autoriteteve greke, sipas të cilave kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi nën emrin Jorgo Toto, për falsifikim monedhash dhe pasi është lënë i lirë i është shmangur gjykimit duke u kthyer në atdhe. Zoti Kajmaku, nga ana e tij, mohoi menjëherë akuzat, duke u shprehur se i qëndron deklaratave të mëparshme se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i dëbuar nga Greqia apo ndonjë shtet tjetër i Bashkimit Evropian.

Pasi prej ditësh ka drejtuar publikisht akuza ndaj kryebashkiakut socialist të Vorës, dhe i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e verifikimeve, Partia demokratike nxorri sot dokumentat që sipas saj vërtetojnë përfshirjen e zotit Kajmaku në një krim, të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularët e dekriminalizimit. “Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”.

Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek. Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi”, deklaroi Sekretari i Pëgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, duke treguar një vendim të Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, të Qershorit 2003.

Sipas drejtuesit demokrat, zoti Kajmaku, që në atë kohë përdorte identitet tjetër, atë të Jorgo Totos, është lënë më detyrim paraqitje dhe vetëm pas disa muajsh autoritetet greke kanë urdhëruar arrestin më burg, por në ndërkohë zoti Kajmaku, ishte kthyer në Shqipëri. “Sipas legjislacionit penal grek, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ky shtetas të arrestohet ose t’i gjendet një adresë e saktë për t’i komunikuar akuzën.

Sipas ligjit grek në këtë lloj gjykimi, shtetasi duhet të jetë vetë prezent në gjykim, për shkak se bëhet fjalë për krime të rënda. Më duhet të theksoj edhe një herë, se urdhri i arrestit të gjykatës greke nuk është ekzekutuar, pasi shtetasi Jorgo Toto nuk është gjendur në Greqi. Sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg.

Ai ka të paekzekutuar një masë arresti me burg dhe nuk ka marrë kurrë pafajësinë mbi akuzën e ngritur nga Prokuroria greke. Pra, praktikisht është edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi”, theksoi zoti Bardhi.