18.5 C
Tirana
E diel, 10 Gusht, 2025

Në regjimin e psikopatit, Shullazi lejohet të takojë bandën në palestrën e burgut

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kallëzuar në Prokurori dy ish-drejtorë burgjesh, respektivisht ish drejtorët e IEVP Lushnjë, Judmir Shurdhi dhe ish drejtuesin e IEVP ‘Jordan Misja’, Maksim Hamiti. Kallëzimi ndaj tyre është sepse kanë trajtuar në mënyrë preferenciale dy të burgosur VIP të kategorisë së rrezikshëm.

Sipas padisë së nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj, Emiljano Shullazit i janë krijuar privilegje duke organizuar takime në palestrën e burgut ‘Jordan Misja’ me anëtarë të bandës së tij apo me miq të tyre.

Në procesverbale këto takime janë shënuar si familjare.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ardhur në dijeni e më pas verifikuar se drejtuesi i IEVP ‘Jordan Misja’, shtetasi Maksim

Hamiti në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës”

Në padinë e ngritur për ish drejtorin e “IEVP Lushnjë thuhet se si në shkelje brutale të ligjit, drejtori i burgut realizonte takime në zyrën e tij me të dënuarin Lulzim Caka.

Kompanitë që kanë fituar më shumë tendera, kryeson “Fusha”

Drejtorja e Open Data, Aranita Brahaj ka treguar sot emrat e 5 kompanive më të madha që kanë fituar më shumë tendera në katër vite nga 61 bashkitë e vendit.

Në këtë listë janë: Fusha shpk, GPG Company shpk, Salillari, Alko IMPEX General Construction dhe Vëllezërit Hysa shpk.

Në një reagim në Facebook, Brahaj ka treguar dhe shifrat e parave që këto kanë fituar nga tenderat, ku shihet se Fusha shpk ka arritur të marrë 4 922 891 411 Lekë

POSTIMI I PLOTË

5 kompanitë BIG, tenderat e bashkive 2015 – 2019. Këtu është një listë e pesë kompanive që morën me numrin më të lartë të tenderëve nga 61 bashki për këto katër vjet.

1. Fusha shpk with contracts signed for a total of 4 922 891 411 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/…/limit_fond/100%20infinit?

2. GPG Company shpk with contracts signed for 2 005 352 859 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J64324443V?

3. Salillari with contracts signed for 1 570 604 436 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J62903125G?

4. Alko IMPEX General Construction http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J62903125G?

5. Vëllezërit Hysa (Hysa Brothers) http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/K12911201C?

Baza e të dhënave do të përditësohet me rezultatet e tenderëve të shpallur gjatë muajve të parë të vitit, të cilat tani janë duke u vlerësuar dhe përfunduar. Për më tepër, tenderët do të vazhdojnë të shënohen për mandatin vijues të kryetarëve.

Pse ju bë atentat djalit të Spartak Brahos dhe pse e fshehu policia ngjarjen

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar measzhin e një qytetari, i cili shkruan se, djalit të deputetit të PS, Spartak Braho i është bërë atentat.

Berisha shkruan se, policia ka fshehur ngjarjen, ndërsa referuar mesazhit të qytetarit dixhital, shprehet se ngjarja ka ndodhur në 18 gusht në Durrës.

Sipas mesazhit, dy persona me kallashnikov, prisnin djalin e deputetit, te hyrja e pallatit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos

Policia fsheh ngjarjen!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha.

Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje. Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!

Firma që po rikonstrukton stadiumin vjedh energjinë elektrike, Rama çon në burg fukarenjtë që s’kanë të paguajnë

Firma “Albstar” e cila po rikonstrukton stadiumin “Qemal Stafa” dyshohet se mund të jetë përfshirë në një skemë të grabitjes së energjisë elektrike në pallatet përreth.

Janë banorët e pallateve  dhe bizneseve rreth stadiumit ata që e kanë ngritur këte shqetësim, pasi kanë vërejtur disa kanale të hapura natën, në të cilat lidhen kabuj përcjellës të energjisë.

Sipas banorëve, kompania ka ndërhyrë direkt në kabinat e energjisë të pallateve, për të rritur kapacitetin e saj furnizues, ndërsa në këte mënyrë shmamg investimin shtesë të një fideri të ri për furnizimin e saj.

Kompania operon me paisje të rënda dhe konsumi i saj i energjisë është ekstra, ndaj dhe duket se nevojat oër furnizim kjo kompani dyshohet se po i siguron duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në kabinat e pallateve përreth.

Banorët në disa raste kanë kërkuar shpjegime për këto ndërhyrje por kompania ka shmangur përballjen me ta dhe ka vazhduar punimet. /Hashtag.al

Reagimi i fortë i Palokës: Prisni kur të dalë Rama e të thotë, “Kajmaku s’ka lidhje me PS-në”

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ndaj Ramës pas publikimit të fakteve të reja që inkreiminojnë kryebashkiakun monist të Vorës, Agiom Kajmaku. Paloka shkruan në një postim neë FAcebook se, kriminelët nuk i afrohen Ramës me dredhi, por është Rama që i ka zgjedhur me kujdes dhe vetëdije.

“Pas pak ditësh pritet të dalë Rama e të deklarojë se dhe Kajmaku nuk ka më punë me PS…siç ka bërë me gjithë të tjerët. Në fakt asnjë prej tyre nuk ka patur kurrë lidhje as me PS”, shkruan ndër të tjera Paloka.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

PD i nxjerr faktet se ka qene i arrestuar per fallsifikim parashe, i eshte arratisur drejtesise dhe nuk e ka paraqitur kete ne formularin e dekriminalizimit sic e kerkon ligji, Kajmaku i Rames “pergenjeshtron” duke deklaruar se nuk eshte marre me trafiqe…

Eshte e njejta rutine deklaratash e bere me se bajate qe nga i inkriminuari i pare “i kapur” nga PD ne rrjeten e ligjit te Dekriminalizimit. Deri tani jane rreth 300 nga deputete, kryebashkiake e drejtues te niveleve te ndryshme ne administrate, te gjithe te perzgjedhur nga Rama. Vrasje, perdhunime, trafik droge, prostitucion, grabitje, fallsifikime…keto jane cv e “elites” se Rames, ajkes “rilindase”.

Pas pak ditesh pritet te dal Rama e te deklaroje se dhe Kajmaku nuk ka me pune me PS… siç ka bere me gjithe te tjeret.Ne fakt asnje prej tyre nuk ka patur kurre lidhje as me PS !

Po sidoqofte, nuk eshte “faji” i tyre ! Nuk jane ata qe i afrohen Rames me dredhi “duke i fshehur te verteten”, sic perpiqet te mashtroje trashe dhe per te treqinten here Rama. Eshte Rama qe i ka zgjedhur me kujdes dhe me vetedije te plote.

Tanime dhe me i humburi e ka kuptuar se kjo eshte strategji e Rames per te marre e mbajtur pushtetin nepermjet krimit. Jo rastesisht keta “tipat” “zbulohen” sidomos ne zonat e njohura si bastione demokratesh, por jo vetem.

Krimi ka sot padrinon e tij tek Rama dhe vetem largimi i tij do shpetoj vendin nga rrokullisja ku po e con kjo lidhje Krim-Rame-Oligarke.

Librazhdi në skamje e vrafëri, tregtarët: Nuk durohet më kjo gjendje, jemi gati t’i përmbysim këta hajna

Sot per disa ore qendrova ne tregun e qytetit, bisedova me tregtare te ndryshem te cilet tregonin se s’ka xhiro dhe s’mund te siguronin buken e femijeve dhe jo me te paguanin taksat e larta te vendosura nga komiteti i partise. Nuk ka asnje mundesi punesimi per qytetaret e Librazhdit prandaj kane rene blerjet dhe ne kemi falimentuar por rrime ketu me shprese se zoti do beje ndonje mrekulli.

Tregtaret shume te indinjuar tregonin se kush do blinte tek ta, familjet me ndihme ekonomike qe jane groposur ne listat e marketeve per buken e gojes, te rinjte e te rejat qe kane braktisur vendin dhe ketu eshte kthyer ne shkretetire apo hajdutet qe punojne ne shtet qe nuk na begenisin se e mbajne veten shtrese e larte dhe blejne veshmbathje firmato.

Deputeti Balla qe ka marre voten prej nesh ka vite qe nuk duket ne treg por nuk vjen me as per vaki qe te takoheshim e te bisedonim per situaten e rende te krijuar gjate qeverisjes se rilindjes, se dime kur do vije njeriu i urryer dhe mashtrues ta peshtyjme, por ta harrojë se do na genjeje me me premtime boshe, me nje 1 litër vaj e 1 kg sheqer apo oriz. Librazhdasit e kane besuar por i pafytyri i ka mashtruar dhe per fatin tone te keq ka vendosur nje kryetar komiteti qe me fodullek na percjell madje na perplas edhe deren a thua se ka kapur qiellin me dore.

Tregtaret ne bisede te lire shpreheshin pa rezerva se Librazhdi eshte zaptuar nga mafia qe udhehiqet nga i paudhi, marrin tendera dhe punimet i bejne me punetoret e gjelberimit apo te rrugeve dhe parate i fusin ne xhepat e tyre. Energjine elektrike na e presin ore e pa ore duke mashtruar se kryhen punime por ne te vertete ne telat i lidhim vete neper peme apo ku te mundemi, ska me keq “ku te gjejme drejtesi po vedesim per buke”.

Tregtaret kerkonin qe Partia Demokratike me z. Lulzim Basha te udheheqe popullin deri ne largimin e ketyre gjakpiresave qe kane 7 vjet vetem mashtrojne se kane sjelle henen ne toke dhe ne fakt skane bere gje tjeter vetem se kane vjedhur dhe kane ulur varfërine këmbëkryq ne çdo familje, kane kercenuar banoret çdo ditë nga individe te veshur me pushtet per interesa te mafies, kane shtuar administraten e bashkise nga 273 vete ne 420, kane shtuar punonjesit ne ujesjelles nga 60 ne 110, kane shtuar punonjes ne cdo institucion por ne fakt kane hapur vende pune per militantet dhe hajdutet e votave, kane rritur cmimin e energjise, naftes, ujit dhe lendes drusore.

Jemi te gjithe gati te vime dhe t’i permbysim keta hajna.
Nuk durohet me kjo gjendje e rende ekonomike dhe diskriminimi qe po na bejne duke na mohuar te drejten per te jetuar!

Une bashkebisedova i inkurajova dhe i garantova se me ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike qe eshte e shpejte, me Kryeminister z. Lulzim Basha situata do jete krejtesisht tjeter, ne favor te punes, ekonomise familjare duke mundesuar lirine e tregut dhe burgosjen e mafies qe sot e ka falimentuar konkurencen.

Bujar Vreto
Kryetar i Degës së PD Librazhd
26-08-2019

Basha: Rama asnjë fjalë për krimin! Agim Kajmaku do të dalë me pranga nga zyra e bashkisë

Kreu i PD, Lulzim Basha shpreheset se, Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto.

Basha shkruan më tej në një reagim në Facebook se, Agim Kajmaku duhet të përballet me drejtësinë greke dhe shqiptare dhe se duhet të dalë me pranga nga zyra në bashkinë e Vorës.

Sipas liderit ë opozitës, Kajmaku duhet të përballet me drejtësinë greke dhe shqiptare dhe se duhet të dalë me pranga nga zyra në bashkinë e Vorës.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim.

Agim Kajmaku i Edi Ramës i ka problemet me ligjin jo pse ka qenë emigrant, as pse ka ndryshuar emrin. Të tillë ka pothuajse çdo familje shqiptare. Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të fallsfikuara.

Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën!

Ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe greke për fakte konkrete, të bëra publike nga Partia Demokratike dhe për të cilat nuk ka thënë asnjë fjalë.

Faktet janë këto:

  1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
    2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
    3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.
    4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim nga drejtesia greke.
    5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Përpara se të dalë nga Bashkia e Vorës me pranga në duar, Agim Kajmaku duhet t’i japë përgjigje një pyetjeje shumë të thjeshtë:

A është ai personi i arrestuar në flagrancë në janar 2003 me emrin Jorgo Toto?

Historia me limonë të shtrydhur, është vetëtallje e sajuar keq nga Edi Rama, i cili me histori të tilla, ka dështuar me limonët e shtrydhur dhe të hedhur, nga Elvis Roshi te Arben Ndoka dhe Valdrin Pjetri. E sigurt që do të dështojë edhe me Jorgo Kajmakun.

Ministrja 700 euro nata dhe vila 2 milionë euro e shefit

• Morali për të vjedhur bashkë arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj që u kap me fakte duke abuzuar me paratë e shqiptarëve.

• Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve nga ministraja e tij nëpër hotele luksoze, është standardi i qeverisjes së tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Euopës për jetën luksoze të Ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje.

Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin. Faturat që Ministrja ka paguar janë të shkruara e bardha mbi të zezë. Janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt.

Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk ështe e vetme.

Modeli i saj është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij.

Modeli i saj është Erion Veliaj, që nuk dha kurrë llogari se ku i gjeti paratë për të etuar në një shtëpi luksoze si ajo që ka tani dhe në rrjetet sociale u zbulua se udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare

Modeli i Etilda Gjonajt janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, që bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashke me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet.

Morali për të vjedhur bashkë dhë në mënyrë të babëzitur shqiptarët është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian.

Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Kjo e keqe i ka rrënjët tek vjedhja e votave të shqiptarëve, prandaj nuk ka asgjë më urgjente për Shqipërisë sesa shkulja e të keqes – largimi i Edi Ramës, duke marrë me vete etildat, belindat, taulantët, erjonët, valdrinët dhe kajmakët e tij dhe duke i hapur rrugë shndërrimti të Shqipërisë në një vend normal, ku qeveria, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, punon për njerëzit, jo për vete.

Ç’është ky gallof Kryeministër?

?????????????????????????????????????????????????????????

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit nga ana e opozitës së dosjes së kandidatit të Ramës për Vorën.

“Dalin horrat njëri pas tjetrit që vetë ky u ka dhënë mandate politike nga veriu në jug dhe ky vazhdon e rri në karrige”, shkruan Vasili në një postim në Facebook duke e quajtur kreun e rilindjes, një gallof Kryeministër.

Postimi i tij i plotë i Vasilit

Po ç’është ky gallof Kryeministër?

Dalin horrat njëri pas tjetrit që vetë ky u ka dhënë mandate politike nga veriu në jug dhe ky vazhdon e rri në karrige.

Horra nga më të pështirët trafikantë, fallsifikatorë, tutorë prostitutash që hyjnë në të gjitha zyrat e shtetit dhe në krye të tyre po i njëjti kryeministër njëlloj si këta që i kandidon, i reklamon i mbështet dhe i mbron.

Do mbahet mend gjatë ky kryeministër si më i shplari, më pa amor prop thjesht një lengaraq qe i jargavitet këmbëve të karriges së pushtetit.

I përbuzur dhe i poshtëruar ky është fundi i tij, sigurisht me i neveritshmi i të gjithë fundeve.

Pelikani Kaçurrel

Erl KODRA

Të shkruash për opinionin publik, veçanarisht në demokraci, është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Aq më tepër të ndërtosh këtë opinion ose ta përpunosh atë sipas disa interesave; që rezultojnë të jenë të ndryshme nga e mira e përgjithshme, ose më keq akoma, të deformosh perceptimet e të tjerëve për realitetin ku jetojmë.

Ka diçka të madhe në guximin e gjithkujt që merr përsipër t’i drejtohet njerëzve me fjalë, mendime dhe shpjegime rreth politikës, ekonomisë dhe demokracisë. Impakti që ka politika dhe ekonomia në jetën tonë e tejkalon çdo interes vetjak, për të mos thënë se një politikë e mirë ose e keqe zakonisht bën diferencën mes pasjes ose mospasjes së bukës në sofër, dhe shpesh herë mes jetës dhe vdekjes. Unë do të përpiqem të argumentoj me fakte se çfarë dëmesh të pariparueshme u është shkaktuar qytetarëve nga përpunuesit e opinionit, dëme këto që tejkalojnë çdo faktor tjetër, të brendshëm ose të jashtëm.

Shqipëria është një vend i vogël, me popullsi të vogël, ku të gjithë njohin njëri tjetrin, një shoqëri tipike ku dominojnë lidhjet fisnore, familjare, krahinore dhe miqësore. Ky është një mjedis i vështirë për të kryer punë publike i pandikuar nga njohjet private.

Njeriu është qenie emotive, shoqërisht i ndikueshëm, një lloj produkti i “shoqërisë së kafeneve”, ku gjithçka zgjidhet mes shokësh, në një pazarë që nuk ka çmime fiks. Këto janë rrethana të vështira për një popull tejet të varfër, që ka ra pre e një labirinthi vicioz të ndërtuar djallëzisht nga të tjerët. Po kush janë këta “të tjerët”?

Të tjerët, domethënë ajo pjesa që rri në krye të punëve, zakonisht dhe përgjithësisht ia kanë patur me të pabesë pjesës tjetër të shoqërisë. Duke qenë vend i vogël, me shumicën e popullsisë që jeton në kufinjtë e mbijetesës, Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të përmbushë dhe të kënaqë të gjitha ambiciet e specieve që rrinë në krye të zinxhirit ushqimor.

Kjo është karakteristikë e vendeve të rajonit, por për ne shqiptarët ka qëlluar fatale, edhe për faktin se jetojmë të shpërndarë në pesë shtete të Ballkanit. Turqia përshembull, mund të ketë të njëjtat karakteristika, por Turqia si një vend i madh i ka aftësitë të përmbushë edhe nevojat e grabitqarëve, përgjithësisht pa rrezikuar mbijetesën e shumicës dhe funksionimin normal të shoqërisë.

Përkundrazi, shoqëria shqiptare është kthyer në një shoqëri që nuk funksionon, që nuk përmbushë nevojat e veta bazë, ajo vazhdon të mbetet peng i “të tjerëve”, një pakice që ka bllokuar mendimin kritik, aftësitë reflektuese, organizuese dhe çdo mundësi tjetër që mund të ndryshojë jetët e njerëzve.

Pelikani Kaçurrel është një specie që rrezikon zhdukjen në Lagunën e Karavastasë. Mjedisi ku rritet ky shpend i rrallë vizitohet rregullisht nga gjahtarët e pamëshirë, që vazhdojnë të kënaqin instinktet në kurriz të ekzistencës së një specie në zhdukje.

Ngjashëm, edhe shoqëria shqiptare po shkon drejt zhbërjes, saktësisht sepse “të tjerët”, domethënë ata që gjenden në krye të punëve nuk ngopen me gjahun brenda llojit, njëlloj kanibalizmi i rrallë ky që po i kushton shtrenjtë shoqërisë. Ngjashëm, shumë herë përgjatë shekullit të fundit kemi rrezikuar ekzistencën.

E di, këto janë fjalë të rënda. Pesha e mendimeve të tilla ushtrojnë shtypjen e një mali. Treguesit bazë kanë rënë nën nivelin e lejueshëm nga shkencat ekzakte që ekonomia të funksionojë, dhe politika të jetë çelësi i zhgjidhjes. Popullsia po emigron masivisht, ndërsa plakja popullsisë së mbetur shuan çdo shpresë ripërtritje. Ne vazhdojmë të mbijetojmë për inerci të sotshmen, pa ditur se e nesërmja mund të jetë dita e fundit për çdonjërin prej nesh.

Të shkruash opinione rreth cilësisë së litarit bash në shtëpinë e të varurit është e papranueshme. Shqipërisë ia kanë shembur institucionet kryesore që mbajnë drejtpeshimin e shoqërisë. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë, çfarë gjame më e madhe duhet të shfaqet këtej pari, në mënyrë që opinion-bërësit të shpallin më në fund se Edi Rama duhet të largohet pa kushte. Sepse, shikoni se çfarë ka ndodhur ndërkohë, përgjatë viteve të vetë-harrimit tonë.

Në fillim ne ishim naiv që besuam se vuajtjet tona morën fund me rënien e diktaturës. Me kohë, kur gjërat po zinin vend, përditë e më shumë po përvijohej një ndarje e re shoqërore, që thellonte hendekun mes të fortit dhe të dobëtit. Pabarazia e thellë shoqërore është karakteristikë e vendeve të varfëra, por tek ne pabarazia është kthyer në vrimën e zezë që po përthithë të ardhmen tonë. Ndërkohë, asnjë opinion-shkrues nuk u tregon të vertetën qytetarëve, përkundrazi!

Përkundrazi, ata kanë zënë pikat e komunikimit publik, kanë hedhë rrënjë në mediat e shkruara dhe studiot televizive, të veshur chic si yje kinemaje, gjithçka e justifikojnë me vetmohim. Për ata, Edi Rama është thjesht një politikan ndryshe, që vishet ndryshe, paksa atipik, njëlloj artisti që shqiptarët nuk e kuptojnë, prandaj ata janë aty për të shpjeguar Edin tjetër, që ne vdekatarët nuk jemi në gjendje të përceptojmë madhështinë e Tij.

Ata nuk e shohin Edi Ramën ashtu si ai është në të vertetë, një lugat që ka shembur kolonat e shtetit, ka zhytur një shoqëri në krim, ka përzënë disa qindra mijëra qytetarë, ndërkohë qeverinë ia ka dorëzuar Mafias.

Arsyet pse ata i shërbejnë Edi Ramës dhe jo opinionit publik janë lehtësisht të kuptueshme; Edi Rama paguan për shërbime të tilla, duke u kujdesur që e tërë hapësira të jetë e zënë vetëm me një lloj opinion-bërësi, që vërtitet në të njëjtin mjedis që prej 30 vitesh, që shërben me devotshmëri, siç shërben ta zëmë Mustafa Nano, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza, Sokol Balla e të tjerë.

Të tillë janë shumë, në të gjitha mediumet shqiptare, domethënë nga ata që kanë zënë pikat kyçe prej ku mbulimi dhe ndikimi publik është maksimal. Kështu sigurohet vazhdimësia e letargjisë shoqërore, ndërsa Shefi vazhdon me shpërblimet për shërbimet e ofruara.

***
Çfarë ndodhë nëse përpiqesh të thyesh rregullat e vendosura pa ndonjë ligj të shkruar, por të imponuara nga një rreth sektarësh mediatik? Cilat janë mundësitë dhe alternativat që ke në dispozicion për të kuptuar se çfarë po ndodh me jetën tënde? Cila rrugë është më e mirë; të pranosh verdiktin e “të tjerëve” për jetën tënde, apo të ngjitesh në malin e lartë, dhe të thithësh ajrin e rrallë? Çfarë pritet të kuptosh nga pamundësia tragjike e moskuptimit, që gjithmonë të thotë “rri aty ku je, në padije, në pamundësi, në mjerim, sepse kur kjo botë u nda, kështu na ra”.

Ne presim akoma që “Lorenc Vangjeli & shokët” t’i thonë të vertetat supreme, kur në fakt ata paguhen për tjetër punë; të vrasë dhe varrosë të verteta. Kështu, Edi Rama vazhdon paqësisht “qeverisjen” e Shqipërisë, deri në ditën kur shqiptarët të rrezikojnë zhdukjen si Pelikani Kaçurrel. Me gjasë, atë ditë OKB-ja do na shpallë “specie e rrallë e njerëzimit në rrezik zhdukje”.