39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Rakitiç afër Juventusit!

Mesfushori kroat mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Ivan Rakitic mund të transferohet në Juventus në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Diario Sport”.

Ylli kroat u la në bankinë nga trajneri Ernesto Valverde në fitoren e Barcelonës me rezultat 5:2 ndaj Real Betisit të dielën mbrëma.

Prandaj, duket se klubi spanjoll po planifikon ta shesë ish-futbollistin e Sevillas para 2 shtatorit, kur mbyllet afati kalimtar.

Juventusi tashmë i ka nisur bisedimet me Barcelonën për Rakiticin.

Kampioni spanjoll ka nevojë për para pasi synon ta blejë Neymarin ndërkohë.

2.2 miliardë euro, fatura e vjedhjes gjigande të qeverisë përmes koncesioneve

Jorida TABAKU

Jorida Tabaku, ish deputete e partisë Demokratike, ka reaguar pas një deklarimi të Ministrisë së Financave se projektet e partneritetit publik privat (PPP) nuk janë një instrument borxhi, por një alternativë që përzgjidhet nëse ofron vlerën më të mirë për para.

Në një postim në facebook, Tabaku shkruan:
“Përballë fakteve kushdo duhet të dorëzohet pasi ato janë kokëforte. Aq më tepër kur flasin për financat publike dhe tregojnë se si borxhi I lartë prej 83% të PBB-së sjell rritjen e taksave për bizneset dhe qytetarët.

Gjatë këtyre 6 viteve Partia Demokratike ka folur për shumë afera korruptive dhe ka bërë shumë denoncime për ekonominë. Në kuadrin e tyre vjedhja me PPP mund të konsiderohet si skema më korruptive, keqbërëse dhe me ndikim më afatgjatë më ekonominë e një vendi që mund të ketë ndodhur ndonjëherë!

Jo vetëm pse kontratat janë me kosto të fryra, janë dhënë kompanive të lidhura me qeverinë, janë dhënë në shkelje të plotë të çdo procedure ligjore por këto kontrata janë duke e futur vendin më një rrezik fiskal dhe financat publike në një rrezik të paprecedentë për borxhin që po kontraktohet! Sot këto kontrata arrijmë vlerën e 2,2 mld euro!

Dy vjet më parë Partia Demokratike prezantoi më kuvend amendamente për buxhetin ku kërkohej që kontratat e PPP të llogariteshin në borxhin publik!

Si atëherë edhe tani Ministria e Ekonomisë dhe Financave gënjen publikisht në lidhje me Borxhin Publik dhe koncesionet. Në bazë të standarteve të Kontabilitetit ESA 2010 buxheti duhet të shoqërohet me një Footnote për detyrimet që do të ketë qeveria ndaj koncesionarit.

Në standardin e IPSAS 32, koncesionet duhet të njihen si borxh në momentin që lidhet kontrata koncesionare, duke reflektuar kështu detyrimin e qeverisë,këto dy kritere dhe standarte të kontabilitetit duhet të detyrojnë Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave që të përllogarisë PPP-të si Borxh Publik. Kjo do të sillte kapërcimin e borxhit publik në 83% të PBB-së.

Mirëpo qeveria e interesuar që të mbulojë diellin e borxhit me shoshë ka vendosur që të paraqesë alibi në kurriz të së vërtetës. Mjafton të kujtojmë që kur opozita fliste për rritjen e borxhit publik, qeveria fshihej pas emrit të FMN-së për të deklaruar se ajo nuk po kritikonte PPP-të. Por kur FMN deklaroi se PPP-të përbëjnë rrezik për buxhetin e shtetit dhe “Gjithashtu risqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ata që lidhen me PPP.” Qeveria nisi të kryente disa “ndryshime” që më shumë qenë makiazh.

Raportet e shumta ndërkombëtare nga ato më të specializuara si FMN apo të BB-së e deri tek raportet e Komisionit Europian dhe DASH faktojnë rrezikun real që PPP ka për buxhetin. Të gjitha këto raporte nxjerrin zbuluar ministrinë që në fillim arsyetoi se nuk janë shqiptarët që paguajnë PPP-të por buxheti i shtetit, pastaj u justifikua se nuk mund të ishin borxh publik kontratat me miliarda lekë që shpërndahen në xhepat e oligarkëve.

Mjafton të shohim disa nga kontratat e PPP për të kuptuar kushtet e pafavorshme që ka buxheti i shtetit. Sipas një studimi të Intelligence Unit simotër e revistës The Economist, Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon në lidhje me maturimin e kontratave koncesionare, të cilat janë të pastudiuara dhe të pamatura dhe të gjitha me oferta të pakërkuara.

Është turp që në Shqipërimë e 2019 të mos ketë shteti një studim të vetëm por të bazohet në projektet që sjell privati! Vetëm kaq do të mjaftonte për të kuptuar gënjeshtrën e madhe që po ushqen qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Shembullin më të mirë se pse këto kontrata janë borxh janë vetë dokumentet e paraqitura në këto kontrata. Le të shohim dy raste që janë diskutuar gjatë: kontrata e rrugës Milot-Balldren dhe ajo e shkollave në Tiranë. Në të dyja kontratat vetë qeveria shprehimisht thotë se biznesi konsiderohet që po i jep borxh shtetit dhe për këte risk do të angazhohet qeveria që t’u ofrojë mbulimin e riskut.

Në rastin e shkollave me PPP që ndërtohen në Tiranë kosto e tyre është 54 mln euro por qeveria paguan 70 mln euro pasi I mbulon riskun e dështimit biznesit. E njëjta logjikë zbatohet edhe në kontratën e rrugës Milot-Balldren , ku jashtë çdo arsye ekonomike shteti I del garant riskut të biznesit duke I paguar 296 mln euro për një projekt me kosto 100 mln euro!

Një skemë e ngjashme ndodh edhe në PPP e inceneratorëve ku qeveria megjithëse do t’I paguajë 178 mln euro kompanisë kontratat e saj me Bashkinë e Tiranës dhe cdo institucion publik e detyrojnë të paguajnë kompanisë e Klodian Zotos dhe miqve të tij 29 euro/ton nga buxheti i qytetarëve të Tiranës. Pra miliona euro shtesë mbi kontratën multimilionëshe që nuk janë vetëm se taksat e qytetarëve që shkojnë në xhepin e oligarkëve.

Ajo çfarë Ministria e Ekonomisë dhe Financave përpiqet të fshehë është pikërisht ky skandal. Si ministri paraardhës dhe ministrja aktuale e kanë të qartë që nëse PPP do të kategorizoheshin si Borxh Publik, sikundër e kërkojnë dhe standartet kontabël, fabula e PPP-ve që nuk paguhen nga taksat e shqiptarëve do të bie një herë e mirë. Mirëpo ajo çfarë nuk shmangin dot qeveritarët është rritja e vazhdueshme e taksave si dhe shpikjet e tarifave për të mbajtur në këmbë një shtet të shkërrmoqur nga vjedhjet me PPP.

Skema me 2,2 mld borxh që është një buxhet jashtë buxhetit, së bashku me skemën e korporatës të investimeve janë dy vjedhjet më të mëdha dhe dy skemat më tinëzare që ka inxhinieruar kjo qeveri dhe kryearkitekti djallëzor i saj, Rama!”, përfundon postimi i Tabakut.

Pelikani Kaçurrel dhe specia Edi Rama…

Nga Erl KODRA

Të shkruash për opinionin publik, veçanarisht në demokraci, është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Aq më tepër të ndërtosh këtë opinion ose ta përpunosh atë sipas disa interesave; që rezultojnë të jenë të ndryshme nga e mira e përgjithshme, ose më keq akoma, të deformosh perceptimet e të tjerëve për realitetin ku jetojmë. Ka diçka të madhe në guximin e gjithkujt që merr përsipër t’i drejtohet njerëzve me fjalë, mendime dhe shpjegime rreth politikës, ekonomisë dhe demokracisë. Impakti që ka politika dhe ekonomia në jetën tonë e tejkalon çdo interes vetjak, për të mos thënë se një politikë e mirë ose e keqe zakonisht bën diferencën mes pasjes ose mospasjes së bukës në sofër, dhe shpesh herë mes jetës dhe vdekjes. Unë do të përpiqem të argumentoj me fakte se çfarë dëmesh të pariparueshme u është shkaktuar qytetarëve nga përpunuesit e opinionit, dëme këto që tejkalojnë çdo faktor tjetër, të brendshëm ose të jashtëm.

Shqipëria është një vend i vogël, me popullsi të vogël, ku të gjithë njohin njëri tjetrin, një shoqëri tipike ku dominojnë lidhjet fisnore, familjare, krahinore dhe miqësore. Ky është një mjedis i vështirë për të kryer punë publike i pandikuar nga njohjet private. Njeriu është qenie emotive, shoqërisht i ndikueshëm, një lloj produkti i “shoqërisë së kafeneve”, ku gjithçka zgjidhet mes shokësh, në një pazarë që nuk ka çmime fiks. Këto janë rrethana të vështira për një popull tejet të varfër, që ka ra pre e një labirinthi vicioz të ndërtuar djallëzisht nga të tjerët. Po kush janë këta “të tjerët”?

Të tjerët, domethënë ajo pjesa që rri në krye të punëve, zakonisht dhe përgjithësisht ia kanë patur me të pabesë pjesës tjetër të shoqërisë. Duke qenë vend i vogël, me shumicën e popullsisë që jeton në kufinjtë e mbijetesës, Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të përmbushë dhe të kënaqë të gjitha ambiciet e specieve që rrinë në krye të zinxhirit ushqimor. Kjo është karakteristikë e vendeve të rajonit, por për ne shqiptarët ka qëlluar fatale, edhe për faktin se jetojmë të shpërndarë në pesë shtete të Ballkanit. Turqia përshembull, mund të ketë të njëjtat karakteristika, por Turqia si një vend i madh i ka aftësitë të përmbushë edhe nevojat e grabitqarëve, përgjithësisht pa rrezikuar mbijetesën e shumicës dhe funksionimin normal të shoqërisë. Përkundrazi, shoqëria shqiptare është kthyer në një shoqëri që nuk funksionon, që nuk përmbushë nevojat e veta bazë, ajo vazhdon të mbetet peng i “të tjerëve”, një pakice që ka bllokuar mendimin kritik, aftësitë reflektuese, organizuese dhe çdo mundësi tjetër që mund të ndryshojë jetët e njerëzve.

Pelikani Kaçurrel është një specie që rrezikon zhdukjen në Lagunën e Karavastasë. Mjedisi ku rritet ky shpend i rrallë vizitohet rregullisht nga gjahtarët e pamëshirë, që vazhdojnë të kënaqin instinktet në kurriz të ekzistencës së një specie në zhdukje. Ngjashëm, edhe shoqëria shqiptare po shkon drejt zhbërjes, saktësisht sepse “të tjerët”, domethënë ata që gjenden në krye të punëve nuk ngopen me gjahun brenda llojit, njëlloj kanibalizmi i rrallë ky që po i kushton shtrenjtë shoqërisë. Ngjashëm, shumë herë përgjatë shekullit të fundit kemi rrezikuar ekzistencën.

E di, këto janë fjalë të rënda. Pesha e mendimeve të tilla ushtrojnë shtypjen e një mali. Treguesit bazë kanë rënë nën nivelin e lejueshëm nga shkencat ekzakte që ekonomia të funksionojë, dhe politika të jetë çelësi i zhgjidhjes. Popullsia po emigron masivisht, ndërsa plakja popullsisë së mbetur shuan çdo shpresë ripërtritje. Ne vazhdojmë të mbijetojmë për inerci të sotshmen, pa ditur se e nesërmja mund të jetë dita e fundit për çdonjërin prej nesh.

Të shkruash opinione rreth cilësisë së litarit bash në shtëpinë e të varurit është e papranueshme. Shqipërisë ia kanë shembur institucionet kryesore që mbajnë drejtpeshimin e shoqërisë. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë, çfarë gjame më e madhe duhet të shfaqet këtej pari, në mënyrë që opinion-bërësit të shpallin më në fund se Edi Rama duhet të largohet pa kushte. Sepse, shikoni se çfarë ka ndodhur ndërkohë, përgjatë viteve të vetë-harrimit tonë.

Në fillim ne ishim naiv që besuam se vuajtjet tona morën fund me rënien e diktaturës. Me kohë, kur gjërat po zinin vend, përditë e më shumë po përvijohej një ndarje e re shoqërore, që thellonte hendekun mes të fortit dhe të dobëtit. Pabarazia e thellë shoqërore është karakteristikë e vendeve të varfëra, por tek ne pabarazia është kthyer në vrimën e zezë që po përthithë të ardhmen tonë. Ndërkohë, asnjë opinion-shkrues nuk u tregon të vertetën qytetarëve, përkundrazi!

Përkundrazi, ata kanë zënë pikat e komunikimit publik, kanë hedhë rrënjë në mediat e shkruara dhe studiot televizive, të veshur chic si yje kinemaje, gjithçka e justifikojnë me vetmohim. Për ata, Edi Rama është thjesht një politikan ndryshe, që vishet ndryshe, paksa atipik, njëlloj artisti që shqiptarët nuk e kuptojnë, prandaj ata janë aty për të shpjeguar Edin tjetër, që ne vdekatarët nuk jemi në gjendje të përceptojmë madhështinë e Tij. Ata nuk e shohin Edi Ramën ashtu si ai është në të vertetë, një lugat që ka shembur kolonat e shtetit, ka zhytur një shoqëri në krim, ka përzënë disa qindra mijëra qytetarë, ndërkohë qeverinë ia ka dorëzuar Mafias.

Arsyet pse ata i shërbejnë Edi Ramës dhe jo opinionit publik janë lehtësisht të kuptueshme; Edi Rama paguan për shërbime të tilla, duke u kujdesur që e tërë hapësira të jetë e zënë vetëm me një lloj opinion-bërësi, që vërtitet në të njëjtin mjedis që prej 30 vitesh, që shërben me devotshmëri, siç shërben ta zëmë Mustafa Nano, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza, Sokol Balla e të tjerë. Të tillë janë shumë, në të gjitha mediumet shqiptare, domethënë nga ata që kanë zënë pikat kyçe prej ku mbulimi dhe ndikimi publik është maksimal. Kështu sigurohet vazhdimësia e letargjisë shoqërore, ndërsa Shefi vazhdon me shpërblimet për shërbimet e ofruara.

***

Çfarë ndodhë nëse përpiqesh të thyesh rregullat e vendosura pa ndonjë ligj të shkruar, por të imponuara nga një rreth sektarësh mediatik? Cilat janë mundësitë dhe alternativat që ke në dispozicion për të kuptuar se çfarë po ndodh me jetën tënde? Cila rrugë është më e mirë; të pranosh verdiktin e “të tjerëve” për jetën tënde, apo të ngjitesh në malin e lartë, dhe të thithësh ajrin e rrallë? Çfarë pritet të kuptosh nga pamundësia tragjike e moskuptimit, që gjithmonë të thotë “rri aty ku je, në padije, në pamundësi, në mjerim, sepse kur kjo botë u nda, kështu na ra”.

Ne presim akoma që “Lorenc Vangjeli & shokët” t’i thonë të vertetat supreme, kur në fakt ata paguhen për tjetër punë; të vrasë dhe varrosë të verteta. Kështu, Edi Rama vazhdon paqësisht “qeverisjen” e Shqipërisë, deri në ditën kur shqiptarët të rrezikojnë zhdukjen si Pelikani Kaçurrel. Me gjasë, atë ditë OKB-ja do na shpallë “specie e rrallë e njerëzimit në rrezik zhdukje”.

Ja si kërcënohej ish-ndihmës inspektori i SHKB-së së Burgjeve

Para disa muajsh mediat në vend njoftonin për kërcënimet që I bëheshin ish ndihmës inspektorit të SHKB-së( shërbimi kontrollit të brëndshëm të burgjeve në ministrinë e drejtësisë).

Kërcënimet vinin kryesisht nga ish të burgosur të cilët ish agjeniti I kishte nën mbikqyrje, por që ishte dekonspiruar nga persona akoma të paidentifikuar. Kërcënimet ndaj ish agjentit Sokrat Turtulli, vinin nëpërmjet telefonit me numër privat, nga numra jashtë vendit dhe nga rrjetet sociale me adresa të rremë. Ish agjenti nuk ka bërë kallzim në polici, pasi nëse do e bëntë këtë ishte paralajmëruar për rrezik më të madh ndaj tij, femijëvë të tij dhe gjithë familjes.

Emiljano Pjetri eshte një nga personat qe ka kercenuar seriozisht familjen e ish agjentit, por edhe si mbeshtetes dhe anetar i Partise Demokratike. Kercenimin e tij ky person e ka bere publik ne faqen e tij ne rrjetet sociale(duhet thene se ai perdor disa emra dhe ka disa profile ne fcb).

“Sokrat Turtullit i rrezikohet familja tash e tutje prej meje”. Ai ka dhene urdher qe te arrestohem une qe mora pjese ne protesten e 21-janarit. Une do ta vras dhe eshte ne gjak me mua-deklaronte ate kohe ky person qe per hir te vertetes nuk e ka per here te pare.

Emiljano Pjetri njihet si person me precedent penal dhe vrases me pagese e deklaruar kjo dhe nga ish Kryeministri Berisha. Ai rezulton te kete kercenuar me jete edhe kryetarin e komisionit zgjedhor, Klemend Zgurin, Aurel Plasarin, Presidentin Meta kur ky ishte lider i LSI si dhe Lulzim Bashen.

Oferta më e fundit e Barcelonës për Neymar

Barcelona është duke e përgatitur ofertën më të fundit për Neymarin, në të cilët do të përfshihet edhe ylli francez Ousmane Dembele.

Derisa afati kalimtar i verës do të mbyllet më 2 shtator, saga Neymar është afër të zgjidhet pasi thuhet se edhe vetë braziliani po e kërkon me ngulm largimin nga Paris Saint-Germaini.

Kampioni spanjoll është duke kërkuar ta gjejë një mënyrë për ta kthyer brazilianin në Camp Nou, duke përfshirë lojtarë në ofertë, veçanërisht Dembelen.

Deri tani, PSG-ja i ka refuzuar ofertat e Barçës që përfshinin disa lojtarë, si Ivan Rakitic.

Kampioni francez nuk dëshiron ta lëshojë Neymarin për më pak se 222 milionë euro, aq sa pagoi për t’ia rrëmbyer atë Barçës më 2017.

Denoncimi i turistit: Kisha mall për Shqipërinë, por ja si më zhvatën në Koman!

Një pushues nga Kosova i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se si i kishin kërkuar 40 dollarë për një vozitje në Koman dhe kur kishte zbritur i kishin marrë 80 dollarë.

Pushuesi kosovar tregon mallin që kishte për ta parë Shqipërinë, por se kishte mbetur tepër i zhgënjyer nga “mikpritja” e vendasve, nga mënyra se si ata e kishin zhvatur për një shëtitje fare të rëndomtë nëpër  liqenin e Komanit. Dhe kjo lloj mikpritje, pa besë e burrni, siç e cilëson, nuk shkakton tjetër përveçse dëmtim të turizmit dhe imazhit të vendit.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Motoja e narkoshtetit eshte te zhvasim dhe rrjepim turistet!

Lexoni denoncimin e turistit dixhital. sb

Pershendetje zotri Berisha jam nje kosovar jetoj ne amerike qe 14 vite ket vite vendosa ta vizitoj shqiprin fillimisht shkova ne velipoj vend shum i bukur deti shum i bukur Po ni problem ne ket vend Jam zhgenyr me sherbimet e disa puntorve ne lokalet e plazhes nga velipoj mora rrug ta shof liqenin e komanit kur u afruam afer stacjonit te tragetit doli nje burr dhe na ofrua dhe na pyti per ku do shkoni ne i tham do marrim traget per bajram curr.

Nese nuk gaboj aj na tha se nuk ka per sante pot tha mund tju ofroj nje vozitje neper liqe ishim 4 veta na i kerkoj 40$ euro vozitje 50 minutse shkuam konsumum drek dhe i kryem disa foto dhe u kthyem prapa kur zbritem nga barka zotriu i kerkon 80$euro une i thashe zotri ne kur u nisem kerkove 40$ pse tash.

Me nje fjal pa tjetr I kerkojke 80 $ un I thash zotri Nuk asht problem do ti jap Po Ku Po jet burrrija e fjala e dhen ne shqiptaret jem te fjales e beses po ky njeri asht turpi I shqiperis
Zotri berisha un kam pas mall ta vizitoj shqiprin po me ksi lloj njerz qe nuk e kan inters a e demtojn turizmin shqipris Po kan nje inters personal jam i zhgenyr teper.

Skandal/ Ujësjellësi, 10 milionë euro fitime nga dyfishimi i tarifave, por qytetarët marrin ujë nga botet!

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë euro gjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të raportuara nëbilanc për vitin 2018 të ardhurat në total janë 4,5 miliardë lekë me një rritje 38 % në raport me vitin 2017, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e shtrenjtimit tëtarifave të ujit.

Shpenzimet totale për vitin 2018 ishin 3,3 miliardë lekë me njërritje 20.9% në raport me vitin 2017 kryesisht si pasojë e rritjes së shpenzimeve për faturat e prapambetura të energjisë ndaj OSHEE-së.

Sipas shpjegimeve që kanë shoqëruar bilancin e kompanisë, fitimet e shoqërisë janë rritur me 131% në vitin 2018 krahasuar me 12-mujorin e 2017. Ky rezultat vjen si pasojë e rritjes së të ardhurave nga viti 2017 në2018 me 1,2 miliardë lekë.

Sipas shpjegimeve të vetë ndërmarrjes kjo rritje e fitimit bazohet në shtrenjtimin e çmimit të ujit, dhe përfitimit te një niveli më të lartë të të ardhurave.

Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pishëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.
Në vitin 2017 kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj arsyetoi se kishte propozuar rritjen e çmimit të ujit që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë Tiranën. Kryetari i Bashkisë së Tiranësu shpreh se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.

Por siç shihet nga të dhënat e vitit të parë pas rritjes së çmimet të ujit ndërmarrja e Tiranës ka rezultuar me një normë fitimi 26%, disa herë më e lartë se norma e fitimit në sektorin privat që nuk është më shumë se 7%. Kjo do të thotë se për çdo 100 lekë të paguara nga qytetarët për ujin, 26 lekë janë fitim i ujësjellësit.

Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare nuk kanë qëllim fitimet, për ofrimin e shërbimeve cilësore. Në vendet e tjera ndërmarrje të tilla rezultojnë me fitime afër zeros, pasi shteti i mban në pronësi këto shërbime për të mos rënduar qytetarët.
Ujësjellësi i Tiranës vendosi të transferojë në fitim rritjen e çmimit të ujit dhe jo në investime, siç u premtuakur u vendos rritja e tarifës së ujit me gati 45% në fillim të vitit të kaluar.

Sipas raporti të drejtimit të brendshëm, investimet totale në 2018-n ishin 1.8 miliardë lekë, nga 3.4 miliardëlekë të planifikuara, ose 54% më pak. Mosrealizimi më i lartë ishte në zërin “montim-ndërtim”, me 19%. Sipas raportit, realizimi me 19% ka ardhur si rezultat sepse kontratat dhe punimet për projektin e financuar nga BERZH kanë filluar në fund të vitit 2018 dhe faturat nga operatorët lëshohen në vitin 2019.

Sipas raportit, Humbjet e ujit janë planifikuar 60% dhe kanë arritur ne vlerë 61%. Kjo vjen si rrjedhojë erealizimit të faturimit në masën 93% dhe realizimi i prodhimit të ujit është 97%, pra realizimi i faturimit është më i vogël se realizimi i prodhimit. Raporti thekson që Humbja në rrjet vjen nga mosfaturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon :

o Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit .
o Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës
o Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.
Ujësjellësi Tiranë krijoi një ndërmarrje të re në shtator 2017, bazuar në ndarjen e re territoriale. Në tabelën përfundimtare në bilancin 2018 janë paraqitur të plota të ardhurat e 2018-s, ndërsa krahasimi me 2017-n është kryer në raportin e drejtimit të brendshëm.

Trump i vendos Kinës, 550 miliardë dollarë taksa dhe tarifa, monedha kineze në humnerë

Renminbi i Kinës shënoi nivelin e tij më të ulët të këtyre 11 viteve të fundit dhe tregjet e aksioneve në Azi humbën shumë pikë si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës gjatë fundjavës që sapo lamë pas. Renminbi është dobësuar me 3.8 për qind gjatë gusht, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej shkurtit të 2008, menjëherë pas deklaratës së

Presidentit amerikan bërë nga Shtëpia e Bardhë se ai duhet të kishte vendosur tarifa akoma edhe më të larta se këto që kishte vendosur aktualiasht.

Ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne, renminbi onshore, i cili tregtohet me lirshëm, ra me 0.7 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.1858 rmb për dollarë amerikanë, duke shënuar kështu rekordin e tij të ri më të ulët.

Tregjet e aksioneve pësuan gjithashtu një goditje gjatë fundjavës që lamë pas. Kështu, indeksi i aksioneve kineze CSI 300 dhe indeksi i aksioneve të Shangait ranë me 1.2 për qind. Indeksi i aksioneve Topix të Japonisë ra me mbi 1.7 për qind. Indeksi i Koresë së Jugut, Kospi, ra me 1.5 për qind. Indeksi i aksioneve australiane S&P/ASX 200 ra me 1.4 për qind.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me më shumë se 3 për qind si pasojë e tensioneve tregtare SHBA-Kinë dhe pas protestave të dhunshme anti-qeveritare të cilat shpërthyen gjatë fundjavës që lamë pas.

Ky reagim nga ana e tregjeve aziatike erdhi menjëherë pasi Pekini njoftoi të Premten e kaluar se do të vendoste tarifa të reja midis 5 dhe 10 për qind mbi 75 miliardë dollarë të importeve të SHBA-së, duke filluar nga muaji shtator i këtij viti. Në kundërpërgjigje të një vendimi të tillë, Presidenti amerikan Trump i ngriti tarifat mbi 250 miliardë dollarë të importeve kineze nga 25 për qind në 30 për qind dhe rriti taksat mbi 300 miliardë dollarë të mallrave kineze të vendosura të fillonin të zbatoheshin nga 1 shtatori i këtij viti nga 10 për qind në 15 për qind.

Përballë një situate të tillë alarmante, zëvendëskryeministri kinez, Liu He, u përpoq ta qetësojë disi situatën nëpërmjet deklaratës që mbajti mëngjesin e sotëm duke thënë se: “Kina … kundërshton me vendosmëri përshkallëzimin e luftës tregtare. Një përshkallëzim i luftës tregtare nuk është i mirë për Kinën, nuk është i mirë për SHBA-në, dhe gjithashtu nuk është i mirë për interesat e njerëzve në të mbarë botën”.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për këtë situatë që po kalojmë dhe mbi të gjitha për shkak se negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Kinës po dalin jashtë kontrollit”, u shprehën analistët e ANZ-së. “Përshkallëzimi i kësaj luftë tregtare tregon edhe njëherë se pasiguria do të vazhdojë të rëndojë mbi tregtinë globale, prodhimin industrial dhe investimet, fatkeqësisht pa më të voglën shenjë përmirësimi”.

Sipas shefit të Strategjisë së Tregjeve në Zhvillim në Société Générale, Kina mund të mos veprojë njësoj si në të kaluarën për të frenuar zhvelrësimin e mëtejshëm të monedhës së saj. Sa i takon perspektivës së renminbit ai pritet të këmbehet nga Rmb 7.1 deri në Rmb 7.2 për dollarë amerikanë.

Diku tjetër, dollari australian humbi 0.3 për qind kundrejt homologut të tik amerikan. Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane dhe atë europiane ranë përktësisht me 1.1 dhe 1.4 për qind, rënie kjo e cila erdhi pasi Kina përfshiu naftën amerikane në listën e saj të mallrave që do të përballen me tarifa të mëtejshme.
Burimi: Financial Times

Sa minuta duhet të ushtroheni për të parandaluar sëmundjet dhe depresionin

Vetëm 150 minuta ushtrime në javë do të ulni mundësinë e shfaqjes së kancerit.Aktiviteti fizik në çast ndikon në shëndetin mendor, ndërkaq shëtitja prej 35 minutave në ditë zvogëlon depresionin.

Nuk jeni të detyruar të lodheni me vrapimin apo vozitjen e biçikletës një kohë të gjatë, sepse edhe aktiviteti minimal mjafton të përmirësoni shëndetin mendor dhe atë fizik.

Është lajthitje që nëse ushtroni më pak apo nuk ushtroni vazhdimisht nuk do të keni kurrfarë përparësish, thotë dr. Edward Phillips, specialist i mjekësisë në Universitetin e Harvardit.

Shkencëtarët me hulumtime kanë konstatuar se sa saktësisht duhet patjetër të ushtroni çdo ditë, përkatësisht në javë në mënyrë që të pengoni sëmundjet kronike.

▪ 450 minuta ushtrime në javë zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme për 39 për qind
▪ 175 minuta ushtrime zbut simptomat e depresionit
▪ 150 minuta ushtrime në javë zvogëlon rrezikun nga kanceri

▪ 120 minuta ushtrime në javë përmirëson memorien
▪ 60 deri në 90 minuta ushtrime në javë ulin shtypjen e lartë të gjakut
▪ 30 minuta trajnim në intervale në javë mund të pengojë diabetin.

Telefoni në bordello…

Nga Mitro ÇELA

Viti i Ri 2015. Rama fton gazetarët. Në binanë e qeverisë. Skenarin e gatoi vetë. Modern, helbete!

Salla u mbush me tavolina. Rrumbullake. Në qoshe: podiumi. Fjalën e mori i zoti i shtëpisë. Bla-bla-bla…

Në fund:

– Filip! Hajde na trego ndonjë barsoletë.

Filipi mendon se barsoletat janë pjesë e tavolinave. Të nakatosura me verë e meze. Prandaj nguroi të ngrihej. Por i zoti i punës nguli këmbë…Edhe salla në kor: “Çohu!”

… Dhe Filipi u ngrit:

– Në avion. Obama. Putin. Rama… Hata! Defekt… Kollotumba avioni dhe bie afër një bordelloje. Brenda saj prostituta dhe një telefon.

I pari telefonin e mori Obama:

– Alo… Shtëpia e Bardhë?!

– Zoti President! Për dy minuta mbërrijmë në ishull…
– Sa është billi?

– 500 dollarë, – tha menaxherja.
– Alo… Kremlini?!

– Për 5 minuta jemi në ishull. Tavarish (shoku) Putin…

– Sa duhet të paguaj?

– 700 rubla…

I erdhi radha Ramës:

– Alo… zoti zëvendëskryeministër!

Pa përgjigje…

– Alo… zoti ministër i Brendshëm?… Hiç… Alo… Z… Hiç.

– Duhet të paguaj në dollarë apo euro? – pyeti Rama.

– Asnjë koqe leku!

– Pse?

– Nga bordelloja në bordello është pa pagesë!

Qeshën gazetarët! Rama tundi kokën…