31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

I arrestuar në Greqi/ Rama po bën makinacione të pista për të shpëtuar kandidatin kriminel të Vorës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dalë në një konferencë shtypi në selinë e PD-së për të bërë një njoftim me rëndësi lidhur me figurën e Agim Kajmakut, alias Jorgot Totos, kryebashkiak i zgjedhur nga Edi Rama në Vorë. PD ka sjellë sot prova autentike të fajësisë së Kajmakut – Toto si i dënuar në Greqi.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane. Edi Rama hesht prej disa ditësh në përpjekje për të shpëtuar me makinacione dhe manovra të pista kandidatin e tij të Vorës, Agim Kajmaku, i cili ka llogari të hapura me drejtësine greke dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të paguajë para drejtësisë shqiptare dhe greke krimin e tij.

Rasti i Agim Kajmakut është rasti i dytë brenda një muaji që Partia Demokratike po denoncon me fakte dhe dokumenta se kandidatët e Edi Ramës për Kryetarë Bashkie kanë krye krime dhe i kanë fshehur ato.

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqiashëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtetin.

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

Edi Rama po provohet dita ditës që nuk heq dorë nga projekti i tij për bashkëqeverisjen me krimin.

Edi Rama hesht megjithëse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

Po kjo për Edi Ramën nuk përbën problem, përsa kohë Jorgo i Vorës i siguron pushtet. Ndiqeni sesi mburreshin Edi Rama dhe Belinda Balluku me Jorgon e tyre 3 ditë se të merrnin me dhunën e një procesi të paligjshëm Bashkinë e Vorës.

Grabitet banka në Kavajë pas zaptimit të bashkisë nga “Rilindasit”

Një bankë është sulmuar dhe grabitur gjatë natës në qytetin e Kavajës. Grabitësit kanë shpërthyer derën me eksploziv dhe kanë arritur të hyjnë brenda duke marrë 10 milionë lekë. Gjithçka ka ndodhur pas zaptimit me dhune te bashkise nga rilindasit.

Autorët e grabitjes nuk janë identifikuar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbulimin e autorëve.

Policia e Kavajës njoftoi se ka marrë në pyetje disa persona për grabitjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, ku është vjedhur një bankomat i një banke të nivelit të dytë. Sipas Policisë, është grabitur një sasi e vogël lekësh, ndërkohë që ishte raportuar nga burime të tjera për vjedhjen e 1 milion lekëve të reja. Po ashtu, kamerat e sigurisë kanë regjistruar afrimin e një makine pranë bankomatit me dy persona në të.

Policia tha se shërbimet e saj kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Tashmë, ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familjeje shqiptare!

Nga Lulzim BASHA

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!#HajdutiPsiqik#RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë. Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 24. August 2019

Hoteli në Berlin: Kishim tarifa të ulëta, ja pse Etilda kërkoi dhomën më të shtrenjtë

Drejtuesit e hotelit në Berlin nxjerrin zbuluar ministren e Ramës. Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani.

Teksa kontaktuam me George George E.V, shefin e rezrvimeve në këtë hotel, mësuam se në periudhën ku Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft aleternativa.

“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit”, u shpreh George për Dosja.al.

Në faturën e publikuar shihet se Gjonaj ka fjetur 3 netë në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani dhe ka paguar shifrën e majme prej 1900 eurosh. Dhoma ka qenë standarte.

Prej tre ditësh po publikohen faturat e hoteleve ku ka qëndruar ministrja Gjonaj, në Romë, në Londër, Paris e Bruksel, ku nuk mungojnë shifrat e kripura për një natë qëndrimi.

Në një reagim të sajin sot në Facebook, ministrja Etilda Gjonaj do të justifikohej duke u shprehur se rezervimet ishin bërë për të gjithë delegacionin, por faturat e publikuara tregojnë se rezervimi është bërë për një person (ministren) dhe për një dhomë.

Prova dhe fakte të reja që rrëzojnë pretendimet e Etilda Gjonajt

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një reagim publik lidhur me lajmet publikuar ditët e fundit, ku përmes faturave të hoteleve tregohej se si ajo paguante 700 euro nata në udhëtimet e saj jashtë vendit.

Në sqarimin e saj, Gjonaj ndër të tjera shprehet se, fatura e publikuar në media është shpenzuar nga i gjithë stafi i saj për qëndrimin dy netë në varësi të axhendës ndërsa shton se në përgjithësi hotelet dhe vendet e qëndrimit zgjidhen nga organizatorët e aktiviteteve.

Por faturat që sjellim më poshtë tregojnë krej të kundërtën.

Ministrja e Ramës jo vetëm që nuk ka paguar për gjithë stafin, por siç shihet në fatura ka qenë e vetme në dhomë.

Sipas faturave, për një natë qëndrimi në Bruksel, në King Superior Room, Gjonaj ka shpenzuar 543 euro. Bëhet fjalë për hotelin Steigenberger Wiltcher’s Brussels.

 

Në një faturë tjetër, po në kryeqytetin Belg, ku ministrja ka qëndruar nga 19 deri në 21 qershor, janë paguar plot 1320 euro.

Ndërsa për dy ditë qëndrimi në një prej hoteleve më luksoze të Londrës, Corinthia Hotel, 4-6 shkurt, ministrja Gjonaj i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 1291 paundë.

Por nuk mungojnë as Italia në udhëtimet luksoze të Gjonajt.

Siç mund ta shihni në faturën e mëposhtme, Gjonaj ka qëndruar edhe në Via Veneto, një prej zonave më luksoze të kryeqytetit italian Romë, rrugë në të cilën nuk gjendet asnjë institucion shtetëror. Për një natë qëndrimi janë paguar 706 euro.

Gazetari grek i përgjigjet Ramës: E publikova atë lajm, pasi kontaktova me drejtues të hotelit. Ata më thanë…

Gazetari grek Vasilis Aleksiu, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, teksa quajti kaza mediat greke, të cilat publikuar lajmin se Rama po kalonte pushimet i vetëm, në shtetin fqinj.

Në një prononcim për Dosja.al, Aleksiu shprehet se atë e kishin marrë në telefon drejtusit e hotelit dhe i kishin thënë se kryeministri shqiptar po drekonte dhe po pinte kafe i vetëm gjatë orës 15:00-17:00 të pasdites, më datë 23 gusht.

Ai shpjegon më tej se lajmi ka qenë pa foto, pasi Rama ruhej nga trupa të shumtë sigurie dhe se drejtuesit e hotelit nuk kanë arsye të sajojnë diçka të tillë.

“E publikova atë lajm, pasi kontaktova me drejtues të hotelit. Ata më morën në telefon dhe më thanë se Rama ishte në ambjentet e tyre, kishte ngrënë drekë dhe se tashmë po konsumonte një kafe i vetëm.

Nuk kisha foto sepse askush nga personat që ndodheshin në hotel nuk mundën të shkrepnin asnjë. Kryeministri shqiptar ruhej nga shumë truproja. Unë kam shumë besim tek drejtuesit e atij hoteli në Trikalla. Ata nuk kanë arsye të sajojnë diçka të tillë,” thotë gazetari grek Vasilis Aleksiu.

Media greke “Trikalavoice.gr”, botoi një artikull ku thuhej se kryeministri shqiptar, ndodhej në Trikala. Media shtonte se Rama ishte i vetëm dhe se kishte konsumuar drekë dhe kafe në sheshin e qytetit.

Në dy reagime të njëpasnjëshme në Twitter, Rama u shpreh se edhe media greke është “kazan”, dhe se nuk ka pushuar jashtë vendit që prej 2013-ës. Më tej, Rama thotë se lëvizja për pushime është e kufizuar edhe për ministrat e qeverisë.

/Dosja.al/

Po tani ku do shkoni?…

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka qenë një prej kundërshtareve më të ashpra ndaj idesë së korrigjimit të kufijve.

Në një reagim në profilin e saj zyrtar, ajo ka thumbuar “ideatorët e pazarit me kufijë”, Hashim Thaçin dhe Aleksander Vuçiçin, por nuk harron as kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thanë Serbisë se s’ka BE pa e njohur Kosovën e plotë, kjo treshja famëkeqe qe luajti lojën e rrezikshme të kufijve, a thua kah do tja mbajnë…”, shkruan Tahiri.

Ky reagim i ish-ministres vjen në kohën kur ShBA-të dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur Vuçiqit se ideja e prekjes së kufijve ka marrë fund.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe vet kreu i shtetit serb pas kthimit nga Washingtoni, ku kishte takuar Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo.

Ndërkohë lidhur me takimin Vuçiq-Pompeo në Washington ka shkruar sot edhe një medium gjerman, duke treguar presionin që Shtëpia e Bardhë ia ka bërë Vuçiqit për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Përndryshe pa i normalizuar raportet me Kosovën deri në njohje reciproke, SHBA’të i kanë thënë Serbisë që të harrojë anëtarësimin në BE. Të njëjtin qëndrim ka dhe Gjermania e kancelares Anglea Merkel.

 

Nëse Rama nuk e jep menjëherë dorëheqjen!…

Nga Red VARAKU

Vlera e një dorëheqjeje

Përgjimet e publikuara nga BILD dhe Zëri i Amerikës zbuluan se zgjedhjet e vitit 2017, u vodhën barbarisht nëpërmjet një strukture kriminale efikase të ndërtuar enkas për vjedhjen votave, e cila drejtohej vertikalisht nga vetë kryeministri dhe ministrat.

Pas këtyre publikimeve që denonconin masakrën e bërë nga kjo strukturë, pothuajse në të gjithë vendin, çdo kryeministër normal jo vetëm do të jepte dorëheqjen, por do të largohej pëfundimisht nga politika me turp.

Rama duhet të merrte menjëherë përgjegjësinë që i takonte dhe të pranonte zgjidhjen e ofruar nga opozita për zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.

Kërkesa këto fare normale, pas shfaqjes së përgjimeve zyrtare të prokurorisë që ekspozonin hapur dhunimin barbar nga bandat e krimit mbi qytetarët, shantazhin shtetëror mbi punonjësit e administratës dhe blerjen masive të zgjedhjeve.

Këto përgjime thjesht i vunë vulën të gjitha pretendimeve të opozitës, e cila vazhdimisht ka denoncuar , që Rama është një hajdut psiqik, që i ka vjedhur gjithmonë zgjedhjet, që kur garonte kundër Besnik Mustafajt dhe Spartak Ngjelës në Tiranë.

Pas, shfaqjes së kësaj barbarie, cila opozitë në botë do të futej në zgjedhje me arkitektin e vjedhjes së votave në krye të qeverisë? Cila opozitë nuk do të shqetësohej në maksimum, nëse ky kampion i vjedhjes së votës do të ishte në krye të qeverisë, sidomos pasi ka dëgjuar Zërin e Amerikës dhe BILD?

Por, ai jo vetëm që i vodhi dhe u kap duke i vjedhur, por me paturpësinë më të madhe kërcënon gazetarët dhe dhe drejton grushtin kundër opozitës. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, madje as në Afrikë.

Për këdo që ka një kuptim minimal për bashkëjetesën politike në demokraci, kjo është thjesht katastrofë.

Në vend që të jepte dorëheqjen që në momentin e parë kur u zbulua skandali i vjedhjes së votave nëpërmjet përgjimeve të Zërit të Amerikës, ai zgjodhi të sulmonte opozitën dhe të impononte 30 Qershorin si datë zgjedhjesh, për të mbuluar skandalin e përgjimeve, duke sfiduar kështu sugjerimin e Europianëve, nëpërmjet z. Wahdepul, të cilët njohën si të ligjshëm dekretin e presidentit për anulimin e 30 Qershorit.

Pas skandalit të vjedhjes së zgjedhjeve me banda kriminelësh, populli shqiptar u derdh rrugëve në protesta ndër më të gjatat dhe masivet që Shqipëria kishte parë. Për herë të parë, pas publikimit të këtyre përgjimeve , populli shqiptar tregoi që është një popull që nuk e lejon më diktaturën. Tregoi që është një popull vigjilent ndaj çdo përpjekjeje që mund të cënojë demokracinë dhe pluralizmin politik. Ai u ngrit në këmbë si asnjëherë tjetër në mbrojtje të demokracisë dhe vlerave perëndimore.

Rama, për t’iu shmangur thelbit, ngatërrohet kot me lloj-lloj çikërrimash e gënjeshtrash të vogla që i nxjerr pa asnjë filtër logjik. Ndërsa prokuroria, në vend që të niste hetimin e përgjegjësve të këtij skandali, transferon në kulmin e debatit në Dibër, dosjen 184 , ku ishte përfshirë vetë kryeministri. Asgjë nuk do të dalë nga ky shpenzim dhe shpërdorim i kotë energjish, që po riciklon tërë mendësinë e vjetër, por sterile të partisë- shtet.

Arritjet e Shqipërisë pas vitit 1990 nuk mund të zhbëhen dot, sado artist qoftë kryeministri . Pushtetet në Shqipëri janë të ndara dhe nuk mund të bashkohen në një dorë. Liria e shtypit është e garantuar, pavarësisht nga presionet dhe pengesat e një regjimi që cilësohet demokraci hibride.

Këto arritje nuk preken dot në thelbin e tyre, sado i zemëruar dhe i kompleksuar të jetë Rama. Problemet reale të qeverisë së tij në këtë periudhë pëveç korrupsionit të jashtëzakonshëm, janë përgjimet dhe 30 Qershori. Janë probleme që bashkë me themelet e qeverisë, kanë tronditur edhe mbarë opinionin publik shqiptar dhe të huaj.

Amerikanët dhe Europianët, nga njëra anë për sytë e pastërvitur të politikës duket sikur e kanë mbështetur Ramën, por nga ana tjetër kanë mbështetur edhe hetimin dhe ndëshkimin e fajtorëve për vjedhjen e zgjedhjeve të 2017, duke legjitimuar pretendimet e opozitës.

Rasti i sulmit të z. Dako, numrit dy të PS menjëherë pas 30 Qershorit nga DASH, dëshmon vendosmërinë e perëndimit për ndëshkimin e të korruptuarve dhe hajdutëve të votës. Në fakt, nëpërmjet Dakos ato po sulmojnë drejtpërdrejtë z. Rama. Po ashtu, z. Palmer duke iu referuar OSBE/ODHIR, deklaroi që zgjedhjet e 30 Qeshorit janë të papranueshme për standartet demokratike duke cënuar rëndë legjitimitetin e 30 Qershorit.

Në këto kushte, pasi t’i ketë konsumuar kot të gjitha sulmet kundër Presidentit të Republikës dhe Opozitës, Ramës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të mendojë për zgjidhjen e krizës.

Ai nuk është aq naiv sa të besojë se mund të trembë me kërcënime një opozitë, e cila sot ka një mbështetje të jashtëzakonshme . Kombinimi i kauzave politike, siç është kjo e vedhjes së zgjedhjeve, me kriza ekonomike financiare vetëm mbush sheshet me protestues dhe e çon vendin drejt paralizës. Tranzicioni shqiptar i ka të freskëta këto kombinime. Ato janë shkruar me bilancin e ngjarjeve tragjike të vitit 1997-të.

Injorimi i kësaj krize, me mohimin i saj, përpjekja për ta ndrydhur atë, pëpjekja për ta shtypur atë me anë të represionit shtetëror dhe banditesk, trajtimi me arrogancë, me gjaknxehtësi, pa kuptuar arsyet objektive të ngjizjes së tyre e thellon krizën, nuk e zgjidh atë.

Shumë-shumë e mbajnë në vend për pak kohë, duke i dhënë asaj mundësi të akumulohet pastaj të shpërthejë, me pasoja shumë të rënda për ne të gjithë. Me pak fjalë, këto qëndrime thjesht vonojnë zgjidhjen. Në pamje të parë duket sikur fiton pak kohë, dhe kjo është e vërtetë, por një kohë që shkon në kundërkohë, shkon kundër interesave dhe aspiratave të shqiptarëve. Sa më e gjatë vonesa, aq më e rëndë kosto e zgjidhjes së krizës.

Në kushtet e refuzimit të kërkesave të opozitës, nuk ka dyshim se kriza do të vazhdojë të thellohet, deri në plotësimin e kërkesave legjitime të saj. Radikalizmi pjell radikalizëm. Situata është shumë e ndërlikuar. Kush vonohet, paguan shtrenjtë.

Nëse Rama nuk e jep menjëherë dorëheqjen, ai vetëm se do të rrisë shumëfish koston e daljes së vendit nga kriza, duke e futur Shqipërinë në një spirale shumë të rrezikshme, me kosto shumë të rënda për vendin, por ama ai dhe kushdo tjetër, duhet ta kenë të qartë, se kush mbjell erën, do të korrë stuhinë.

Ja si futi Rama në Parlament 19 vrasës, trafikantë dhe përdhunues, Berisha publikon videon

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video me një iontervistë të Ramës të vitit 2013, vit në të cilin ai futi në parlament 19 vrasës, trafikantë dhe përdhunues.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Mafia perdori deshmine e penalitetit per te mbushur parlamentin, qeverine me kriminele. trafikante, vrases. Kjo interviste eshte e vitit 2013, vit ne te cilin ai futi ne parlament 19 vrases, trafikante dhe perdhunues. sb

Edvin Mafia perdori deshmine e penalitetit per te mbushur parlamentin, qeverine me kriminele. trafikante, vrases. Kjo interviste eshte e vitit 2013, vit ne te cilin ai futi ne parlament 19 vrases, trafikante dhe perdhunues. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 26. August 2019

Tirana pa ujë, Veliaj rriti çmimin e ujit, por jo investimet

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë euro gjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të raportuara nëbilanc për vitin 2018 të ardhurat në total janë 4,5 miliardë lekë me një rritje 38 % në raport me vitin 2017, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e shtrenjtimit tëtarifave të ujit.

Shpenzimet totale për vitin 2018 ishin 3,3 miliardë lekë me njërritje 20.9% në raport me vitin 2017 kryesisht si pasojë e rritjes së shpenzimeve për faturat e prapambetura të energjisë ndaj OSHEE-së.

Sipas shpjegimeve që kanë shoqëruar bilancin e kompanisë, fitimet e shoqërisë janë rritur me 131% në vitin 2018 krahasuar me 12-mujorin e 2017. Ky rezultat vjen si pasojë e rritjes së të ardhurave nga viti 2017 në2018 me 1,2 miliardë lekë. Sipas shpjegimeve të vetë ndërmarrjes kjo rritje e fitimit bazohet në shtrenjtimin e çmimit të ujit, dhe përfitimit te një niveli më të lartë të të ardhurave.

Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pishëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.

Në vitin 2017 kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj arsyetoi se kishte propozuar rritjen e çmimit të ujit që të sigurojë në të ardhmen investime që e furnizojnë me 24 orë ujë Tiranën. Kryetari i Bashkisë së Tiranësu shpreh se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.

Por siç shihet nga të dhënat e vitit të parë pas rritjes së çmimet të ujit ndërmarrja e Tiranës ka rezultuar me një normë fitimi 26%, disa herë më e lartë se norma e fitimit në sektorin privat që nuk është më shumë se 7%. Kjo do të thotë se për çdo 100 lekë të paguara nga qytetarët për ujin, 26 lekë janë fitim i ujësjellësit.

Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare nuk kanë qëllim fitimet, për ofrimin e shërbimeve cilësore. Në vendet e tjera ndërmarrje të tilla rezultojnë me fitime afër zeros, pasi shteti i mban në pronësi këto shërbime për të mos rënduar qytetarët.

Ujësjellësi i Tiranës vendosi të transferojë në fitim rritjen e çmimit të ujit dhe jo në investime, siç u premtuakur u vendos rritja e tarifës së ujit me gati 45% në fillim të vitit të kaluar.

Sipas raporti të drejtimit të brendshëm, investimet totale në 2018-n ishin 1.8 miliardë lekë, nga 3.4 miliardëlekë të planifikuara, ose 54% më pak. Mosrealizimi më i lartë ishte në zërin “montim-ndërtim”, me 19%. Sipas raportit, realizimi me 19% ka ardhur si rezultat sepse kontratat dhe punimet për projektin e financuar nga BERZH  kanë filluar në fund të vitit 2018  dhe faturat nga operatorët lëshohen në vitin 2019.

Sipas raportit, Humbjet e ujit janë planifikuar 60% dhe kanë arritur ne vlerë 61%. Kjo vjen si rrjedhojë erealizimit të faturimit në masën 93% dhe realizimi i prodhimit të ujit është 97%, pra realizimi i faturimit është më i vogël se realizimi i prodhimit. Raporti thekson që Humbja në rrjet vjen nga mosfaturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon :

o Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit .

o Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës

o Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.

Ujësjellësi Tiranë krijoi një ndërmarrje të re në shtator 2017, bazuar në ndarjen e re territoriale. Në tabelën përfundimtare në bilancin 2018 janë paraqitur të plota të ardhurat e 2018-s, ndërsa krahasimi me 2017-n është kryer në raportin e drejtimit të brendshëm.

/ Monitor.al/

Pas reagimit të PD, Prokuroria detyrohet t’i marrë gjurmët e gishtave Kajmakut të Ramës dhe t’i kërkojë informacion Greqisë

Prokuroria shqiptare i ka dërguar një letërporosi institucioneve të drejtësisë në Greqi për të dhënë të gjitha informacionet e mundshme mbi Agim Kajmakun. Letërporosia është dërguar të premten dhe Prokuroria i ka kërkuar Kajmakut të depozitojë gjurmët e gishtave.

Agim Kajmaku, i zgjedhur kryebashkiaku i Vorës në votimet farsë të 30 Qershorit, ka jetuar dhe punuar në Greqi për disa vite me emrin e ndryshuar Jorgo Toro.

Partia Demokratike ka ngritur disa akuza ndaj tij, si një person në politikë, që ka qënë i dënuar në Greqi dhe se i ka fshehur të dhënat e detyrueshme për t’u paraqitur, në formularin e dekriminalizimit.

Më 22 gusht 2019, PD i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Agim Kajmakut të Vorës. Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u bë në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku ishte subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke. “Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve”, thuhej në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.