37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Shpërthim në Tiranë, tronditet pallati

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një pallat në Tiranë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në katin e 13 të një pallati pranë Rrugës së Burgut dhe dyshohet se shpërthim ka ardhur nga një bombol gazi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se familjarët e kishin harruar gazin hapur dhe banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa u evakuua i gjithë pallati deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen.

Emigranti: Policët e Durrësit më çuan në komisariat sepse duan ndonjë lek! Reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish sjelljen rrugaçërore të policisë shqiptare ndaj qytetarëve.

Në postimin e radhës ish-kreu i qeverisë, ka publikuar mesazhin e një emigranti i cili thekson se është ndalur nga policia vetëm pse makina e tij kishte targa euopriane.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Qendrim prej gangsteresh te narkopoliceve rrugor te Durresit ndaj emigrantit.

Lexoni denoncimin e emigrantit dixhital. sb

Dr Berisha ju pershendes! Nje qytetar nga Fieri emigrant i rregullt ne nje vend europian. Kam ardhur disa dite pushime prane te afermeve te mi te familjes! Me cudit shume fakti i sjelljes se policise dhe konkretisht policia rrugore e Durresit. Pa asnje shkak dhe arsye te motivuar me kane ndaluar ne komisariat me automjetin tim me targa te huaja. Dhe pse u kerkoj spjegime askush nuk te jep pergjigje. Na shohin me targa te huaja dhe na turren pa shkak dhe argument ligjor vetem per te na xhvatur ndonje leke.

Zoti Berisha kjo ka ndodhur sot dhe une qendroj ne ambjentet e policise kot fare i bindur qe jam nje qytetar i rregullt dhe i denje atje ku punoj e jetoj dhe po ashtu i denje te vizitoj vendin tim! Turp qe police te tille paskerka pafund neper rruget e Shqiperise! S.K.

Merkel paralajmëron Vuçiçin dhe miqtë të tij në Tiranë e Prishtinë për kufijtë e Kosovës: Do ndëshkoheni rëndë!

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

Sipas medias ruse ‘Espreso.rs’, pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Reagimi i Merkel është këmbanë edhe për kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilët i kanë mëshuar shumë idesë së ndarjes së Kosovës.

‘Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj’, do të shprehej më herët kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

700 euro nata në hotel! Shpërthen rrjeti ndaj ministres së Ramës

Në disa media njëkohësisht është botuar dje një investigim lidhur me paratë që i kushton taksapaguesve dëshira e papërmbajtur për luks e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.

Faktoje.al ka arritur të sigurojë faturat e netëve në hotele me pesë yje të ministres së Ramës dhe çmimin e shtratit të zonjës Gjonaj. Aty shihen shifra marramendëse nga 700 euro nata.

Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Publikimi i investigimit ka sjellë një sërë memesh dhe fotosh në rrjetet sociale, të cilat përveçse ironizojnë ministren e Ramës, shprehin edhe revoltën e tyre.

“Ja një dhomë hoteli me çmimin 700 eruro… Pak më vonë do tju njoh me foton duke fjetur…”, shkruan gazetari Ylli Dylgjeri.

Shpërthejnë flakët edhe në Fushë-Krujë, rrezikohen disa banesa

Zjarret nuk kanë të ndaluar në vend. Një zjarr i përmasave të fuqishme ka rënë në këto momente në afërsi të fabrikës së çimentos në fshatin Zallë në Fushë Krujë.

Mësohet se disa banesa dhe një biznes aty pranë rrezikojnë të digjen. Sipas News 24, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës ndodhen në terren dhe po punojnë në mënyrë të koordinuar për shuarjen e vatrave.

Turisti çek sillet me urgjencë në Tiranë, u aksidentua në malet e Librazhdit

Një turist çek i cili u aksidentua me motoçikletë në zonën malore të Librazhdit është transportuar sot me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Policia e Shtetit thotë se, turisti në fjalë ka pësuar disa fraktura në trup, por fatmirësisht tani është jashtë rrezikut për jetën. Ai po drejtonte motoçikletën së bashku me një grup turistësh, por aksidentalisht u rrëzua dhe përfundoi në përroin e Cirovës, një zonë kjo malore, pranë fshatit Rinas.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë në ndihmë të turistit Çek. Transportohet në kohë reale me helikopter turisti çek që u rrëzua me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas  të Librazhdit.

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë  në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca. Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup,  jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada çeke në Tiranë  dhe grupi i turistëve kanë  falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek.

Taulant Balla dhe zjarret po shfarosin pyjet! (Video)

Në njërën anë zjarret shkrumbojnë qindra hektarë pyje në të gjithë vendin, nga ana tjetër vijon masakra e prerjes së pyjeve në rrethin e Librazhdit.

Denoncimi është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi.

“Mbreëmë në aksin Librazhd – Elbasan. Kopuku i Librazhdit e urren vendlindjen që e shfarosi fare nga pyjet dhe po zapton Tiranën. Shkoni qani për Notre Dame apo për pyjet e Amazonës tani kur nuk guxoni t’i tregoni vendin ca pushtave me pushtet”, shkruan Malltezi.

Siç shihet në videot e mëposhtme, vijon prerja e druve pa kriter në rrethin që kontrollohet dhe menaxhohet nga deputeti socialist Taulant Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar socialist është akuzuar disa herë si njeriu që lejon shkatërrimin e pyejeve në rrethin në fjalë edhe pse prej disa vitesh mbetet në fuqi moratoriumi i pyjeve.

Mbreme ne aksin Librazhd – Elbasan. Kopuku i Librazhdit e urren vendlindjen qe e shfarosi fare nga pyjet dhe po zapton Tiranen. Shkoni qani per Notre Dame apo per pyjet e Amazones tani kur nuk guxoni ti tregoni vendin ca pushtave me pushtet

Gepostet von Abi Malltezi am Samstag, 24. August 2019

Zëri i Amerikës: Detaje të reja ndaj kryebashkiakut monopartiak të Vorës për dënimin në Greqi

Në Shqipëri Partia Demokratike dha sot disa detaje të tjera me të cilat ajo shoqëroi akuzat ndaj kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku, i cili sipas saj rezulton të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. PD duket se po ndjek të njejtën strategji si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri duke nxjerrë hap pas hapi të dhëna në mbështetje të akuzave të saj.

Sot Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi shtroi tre pyetje që përfaqësojnë dhe elementë të rinj në lidhje me zotin Kajmaku, duke kërkuar të dijë se “çfarë përfaqëson data 14 Janar 2003” për kryebashkiakun e Vorës, se pse ai “nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?” dhe “çfarë lidhje ka me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi?”.

Përmes një postimi në Facebook të datës 6 Gusht 2019, zoti Kajmaku ka pranuar se ka ndryshuar emrin në vitin 1996. “Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen”. Por Partia Demokratike megjithatë flet për nje emër tjetër të përdorur sipas saj nga zoti Kajmaku, jo Jorgo Toto, por Jorgo Toro.

Kryebashkiaku i Vorës, është shprehur gjithashtu se “pavarësisht ndryshimit të emrit për arsye dokumentare, unë Agim Kajmaku gjithmonë kam mbajtur të njejtin emër të babait, nënës dhe të ditës time të lindjes edhe me emrin Jorgo Toto. Prandaj është shumë kollaj e verifikueshme a kam qënë i dënuar apo jo”. Por sipas PD-së, emri tjetër që ajo thotë se lidhet me zotin Kajmaku, pra Jorgo Toro, ka tjetër amësi dhe atësi.

Pak ditë më parë, PD-ja ju drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme duke kërkuar prej saj nisjen e verifikimeve duke qenë se sipas saj ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik. Si shkresë së PD-së “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke” dhe se “në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”, theksohet në letrën e zoti Bardhi.

Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se “me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”. Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se “autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”, shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike, ashtu si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italianenga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar. /VOA

700 euro një natë e Etildës, 3 mijë lekë në muaj ndihma ekonomike për një familje të varfër

Orjola PAMPURI

Qytetaret varferohen cdo dite e me shume, pasi ne xhepat e tyre eshte futur dora e hajduteve te paskrupullt ne qeveri.

Ministrja e Edi Rames, Etilda Gjonaj, ka standart tjeter, nga ai i qytetareve te varfer te ketij vendi, nese nje familje merr 3000 leke te reja ndihme ekonomike, edhe kete pasi kalon ne disa filtra abuzive te perzgjedhjes, zonjeza, preferon hotelet ku paguhet 700 euro nata. Pra nje nate luksi per Etilda Gjonaj eshte dy vite buke per nje familje ne nevoje, kaq nuk paguhet as nje mjek i cili punon ne kushte te veshtira per te shpetuar jete njerezish, po ashtu do ta kishte enderr nje mesues, inxhinier, apo nje profesor qe ka nje jete ne auditore.

Por ndrikullat e Rames, sapo ulen ne karriget ministrore vendosin masken e ‘aristokratit’ dhe ne kurriz te qytetareve te ndershem hipin e zbresin avioneve, duke cuditur boten me luksin e tyre prej te babezituri.

E turpshme. E si pa te keq kjo ministre, promovon kushtet e burgjeve, qe ne fakt jane mbushur me njerez te varfer e te pamundur, qe jane aty per nje fature te pa paguar te energjise elektrike, ku ne fakt aty duhet te ishin nga ajo e deri tek koleget e saj e te gjithe ata qe i ndihmuan te blinin e te vidhnin vota qe te vinin ne pushtet e ajo te ishte ministre. Paradoksi qe kjo qeveri i ka ofruar shqitareve eshte i pashembullt, modeli me i shemtuar, qe realiteti post komunist ka provuar ndonjehere.

Qytetaret sot jane te neveritur nga kjo qeveri bandash e mashtruesish. Ata meritojne te jetojne si qytetare europiane, jo si skllever per te mbajtur mbi supe njerez te babezitur per para e pushtet, njerez te paskrupullt qe ne emer te karriges e pushtetit shesin e blejne gjithcka.

3 pyetje Ramës për mikun e tij të dënuar në Greqi që e çoi në krye të Bashkisë së Vorës

“Edi Rama nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon, nuk shikon, nuk flet”. Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Bardhi i kërkon kryeministrit të përgjigjet 3 pyetjeve për Agim Kajmakun e Vorës.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar të vërtetën e zbuluar nga Partia Demokratike se kandidati i tyre për Vorën Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon, sikur nuk shikon, sikur nuk flet! Strategjia e tij e mbrojtjes për çdo kriminel që fut në politikë, është e dështuar!

Edi Rama kontrollon të gjithë strukturat e shtetit dhe mund të verifikojë informacionet mbi të kaluarën kriminale të çdo personi brenda 1 ore. E ka bërë ketë edhe në rastin e Agim Kajmakut të Vorës, prandaj fshihet pas heshtjes. Bashkë me Belindën e tij, me të cilën shpërfillën socialistët e Vorës, bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, me shpresën se do fitojë kohë dhe do të përdorë “katicat” në prokurorinë e kontrolluar prej tij për të fshehur të vërtetën.

Janë Edi Rama dhe Belinda Balluku ata që detyruan Agim Kajmakun të të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale në Greqi. Njëlloj siç bëri edhe Valdrin Pjetri për të fshehur dënimin për trafik droge, edhe Agim Kajmaku i Vorës, publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie. Ky dokument nuk ka asnjë vlerë, sepse nuk provon që një person nuk ka probleme me drejtësinë greke.

Ajo që vlen për shqiptarët është përgjigja që duhet të japin Edi Rama dhe Belinda Balluku për mikun e tyre të Vorës me të kaluar kriminale.

  1. Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?
    2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?
    3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rremë “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!

Skenari ku Edi Rama bën të paditurin është i diskretituar para shqiptarëve në dhjetëra rastët, kur ai është kapur në flagrancë, duke bashkëpunuar me krimin.

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse me krimin ai mund të pasurohet më lehtë dhe më shpejt. Prandaj, Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri.