22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

“Rusia mbetet një fuqi detare, por vetëm bregdetare”

Një bashkëbisedim me Dmitry Gorenburg, Senior Research Scientist pranë Center for Naval Analyses të Arlington në shtetin Virginia dhe hulumtues i atashuar pranë Davis Center for Russian and Eurasian Studies të Harvard University

A ekziston një strategji detare ruse? Si futet kjo konceptin më të gjerë strategjik të vendit?

Frikësimi strategjik ka qenë objektivi kryesor strategjik i Marinës qysh nga fundi i Bashkimit Sovjetik. Marina sovjetike ishte e konceptuar për të mbrojtur nëndetëset bërthamore e pajisura me raketa balistikë dhe ky është sektori i vetëm që ka vazhduar të marrë financime pas viteve ‘90. Mbrojtja bregdetare dhe kontrolli i ujërave territoriale vijnë menjëherë më pas në renditjen e rëndësisë. Tradicionalisht, këto finalitete konkretizoheshin në mbajtjen e Marinave të huaja larg brigjeve sovjetike. Tani ka integrim më të madh me forcën tokësore dhe atë ajrore, me të cilat zhvillohen manovra të përbashkëta. Koordinimi më i mirë është bërë i qartë në Krime më 2014, në operacionet në Siri dhe në manovrat detare më të vonshme.

Ndalimi i ujërave ruse për njësitë e palëve të treta ka ardhur duke u konfiguruar si një aspekt specifik ndërhyrjeje në vitet e fundit. Rusia ka punuar në krijimin e zonave detare të vështira për t’u penetruar nga forcat armike, të quajtura «flluska ndaluese» dhe të ndodhura në zona si Balltiku, Deti i Zi dhe Mesdheu Lindor. Falë një kombinimi të raketave me rreze të largët, raketave tokë – ajër, raketa nga kryqëzorët dhe raketa ajër – ajër, pse jo edhe të sistemeve raketore të mbrojtjes bregdetare me antiajrore me rreze më të vogël të finalizuara për të mbrojtur zona specifike, këto kappacitete formojnë një lloj nyje gordiane të përbërë nga nivele të ndryshme mbrojtjeje dhe vektorë të shumtë sulmues. Për shembull, Moska është në sot në gjendje të  konntrollojë të gjithë Detin e Zi nga Krimeja, përfshi Bosforin. Ja pse po ndërton anije të sshumta me përmasa të vogla të finalizuara në integrimin e dispozitivëve ndalues të zonës.

Marina ruse ka edhe një mision të ri: të vendosë një formë frikësimi konvencional kundrejt NATO-s. Një proces i tillë, aktualisht në zhvillim e sipër, bazohet mbi krijimin e një kërcënimi nëpërmjet raketave të kryqëzorëve me rreze të gjatë. Marina ka pajisur anije të shumta me përmasa të vogla e të mesme me raketa Kalibr; anije të tillla nuk duhet të dalin në det të hapur, duke qenë se mund ta lëshojnë raketën e tyre nga hapësira e sigurisë e krijuar nga zonat e ndalimit ruse në Detin e Zi apo afër me Kaliningradin. Së fundi, anijet e mëdha të  kohës sovjetike sot përdoren kryesisht për qëllime shikueshmërie, për të kujtuar statusin prej fuqie të madhe të Rusisë. Në detyrat e Marinës ruse projektimi tradicional i forcës dhe i trupave ekspedicionare zënë një vend relativisht maxhinal. Kapaciteti i kufizuar ruse për ta projektuar forcën e vet detare mbështetet mbi nëndetëset dhe mbi një numër mjaft të vogël anijesh sipërfaqeje. Veç kësaj, kapaciteti për të kryer operacione jashtë zone duket i destinuar që të reduktohet në periudhë afatshkurtër, po të kihet parasysh vjetërsia e dukshme e anijeve të mëdha luftarake të epokës sovjetike.

Cilat janë zonat e privilegjuara të ndërhyrjes së Marinës ruse?

Ato afër  me masën kontinentale ruse: Deti i Zi,  Deti Balltik, Deti Barents dhe Arktiku Lindor, por edhe Mesdheu prej vlerës së tij të lartë strategjike. Teatri i Paqësorit ka një prioritet më të  ulët, pasi për momentin Rusia nuk shikon tek Kina dhe Japonia kërcënime serioze detare.

Në çfarë Marina e sotme ruse mund të quhet oqeanike?

Ajo ruse është sot kryesisht një forcë detare bregdetare dhe do të jetë gjithnjë e më shumë në të ardhmen e afërt. Në fakt, nuk ka arritur që të zëvendësojë plotësisht anijet e mëdha luftarake të epokës sovjetike dhe, ppër pasojë, ka vendosur të përqëndrohet mbi ndërtimin e anijeve më të vogla, të papërshtatshmë për të lundruar në distancat  e gjata në oqeane. Ndërkohë, flota e nëndetëseve mbetet një forcë oqeanike, por është vetëm ose në pjesë ose mskimumi pjesë në dimensionin e saj nënujor.

Duke sikuar në zonat ku sot flota luftarake ruse është më aktive, të vjen të thuash se Rusia pëlqen detet  që amerikanët i urrejnë.

Do ta shtroja ndryshe. Objektivi i Marinës ruse është që të mbrojë territorin kombëtaret dhe hyrjet bregdetare në të. Të gjithë detet e sippërppërmendur, përfshi Kaspikun, janë ngjitur me Rusinë. Bën përjashtim Mesdheu, por që është jetik për Moskën pasi mundëson aksesin në Europën Lindore, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. Kështu që vendndodhja dhe afërsia janë dy kriteret qëë përcaktojnë interesat detare të Rusisë.

Nga siriania Tartush në Afrikën Veriore, Rusia është rikthyer në Mesdhe. Është një prani e destinuar që të ndryshojë ekuilibrin gjeostrategjik të  rajonit?

Rusia ka bërë një përpjekje të madhe për të qenë sërish një aktor detar i dorës së parë në Mesdhe. Megjithatë, për momentin është  larg nga pika ku ishte në fillimvitet ’70, kur mund ta sfidonte realisht supremacinë amerikane në këtë basen. Kjo nuk përjashton që prania e saj në sektorin lindor të vijë duke u rritur dhe që të jetë e destinuar të luajë një rol të dorës së parë në rajon. Për shembull, bazat ruse në Siri dhe njësitë detare e ndodhura aty janë potencialisht në gjendje që t’i kërcënojnë aeroplanmbajtëset amerikane dhe grupet e tyre detare, gjë që mund ta influencojë mënyrën me të cilën Amerika dhe aleatët  e saj dislokojnë forcat e tyre detare në zonë.

Do ta hapë një bazë të re detare Rusia në Mesdhe?

Moska e ka ristrukturuar dhe zgjeruar bazën e saj në Tartush, gjë që i ka mundësuar Marinës së saj që ta zgjerojë praninë e saj në zonë, me dislokimin veç të tjerash të dy nëndetëseve të reja diezel. Ekzsiton dëshira për të hyrë më lehtësisht në porte të tjera të Mesdheut, sidomos atë qendror, por për momentin nuk duket se ka raste të përshtatshme.

Si ka evoluar specifikisht Marina luftarake ruse pas rënies së Bashkimit Sovjetik? Dhe so do të jetë në të ardhmen?

Flota sipërfaqësore ruse po ppërjeton një fazë tranzicioni në termat e tipologjisë së lundrimit dhe të moshës. Mbi 60% e njësivë është e epokës sovjetike, por rreth 1/3 e tyre është aktualisht objekt ristrukturimesh të thella të prirura që t’i mbajnë në shërbim për dekadat e ardhshme. Siç e thashë më parë, prodhimi i ri është spostuar nga kryqëzorët dhe kaçatorpedinierët e mëdhenj në fregatat dhe korvetat më të vogla e më të avancuara. Është rezultat i vështirësive ekonomike passovjetike, por edhe i vetëdijësimit se sot Rusia ka nevojë për një Marinë që mbron brigjet e saj dhe të mbajë në gjendje alarmi infrastrukturat strategjike armike. Rusët kanë mësuar se një Marinë nuk ka nevojë për forcën e anijeve ttë mëdha për të përdorur sisteme moderne armësh dhe me rreze të gjatë. Megjiithëse sot flitet për të ndërtuar kaçatorpedinierë më të mëdhenj dhe deri një aeroplanmbajtëse, kufizimet e zinxhirit të furnizimit dhe të kantieristikës kombëtare do ta vonojnë prej vitesh ndërmarrjen.

Sot asistojmë në një rritje të tonazhit të fregatave dhe të korvetave ruse të prodhimit të ri, por përpjekjet  do të përqëndrohen sidomos në konvertimin e anijeve më të vonshme në platforma raketore versatile. Për një kohë të gjatë, flota nënujore ka qenë asi në mëngë i Marinës ruse dhe sot, sidomos në termat e teknologjive antirilevim, mbetet aspekti në të cilin Moska konkurron më mirë me Shtetet e Bashkuara. Pjesa më e madhe e nëndetëseve ruse aktualisht në shërbim është e epokës sovjetike, por kanë hyrë në prodhim nëndetësja e re me shtytje atomike klasi Jasen’ (Severodvinsk) Project 885 dhe njësia e ri me shtytje konvencionale klasi Kilo (Project 636.3), të dyja të pajisura me sisteme të reja armësh vendimtare për mbrojtjen e hyrjeve bregdetare. Ndërkohë, njësitë nënujore e epokës sovjetike janë në fazën e modernizimit rrënjësot për t’u pajisur me armë të avanncuara, ndjesorë, grupe të rinj shtytës dhe teknologji të reja antirilevim. Nëndetëse si ato të klasit Oscar (Project 949A) dhe Akula (Project 971M), të azhornuara me sisteme moderne raketore Kalibr dhe Oniks me rreze të gjatë dhe precizion të lartë, mund t’i kërcënojnë seriozisht anijet e sipërfaqes dhe infrastrukturat tokësore të armikut.

Mbytja në Rosljakovo e basenit lundrues PD-50, i prodhimit suedez, i ka dhënë një goditje të rëndë ambicieve ruse për të ndërtuar një aeroplanmbajtëse. Do të kthehet “Kuznecov” ndonjëherë në det? Sa janë realistë dhe të përballueshëm propozimet për ta pajisur sërish Marinën ruse me njësi aeroplanmbajtësesh?

Dyshoj se “Kuznecov” do të kthehet të çajë detet. Ndoshta është edhe një e mirë, nga momenti që kjo aeroplanmbajtëse ka shfaqur probleme qysh kur ka hyrë në shërbim: sistemi shtytës i saj ishte botërisht jo i besueshëm, në përdorimin e fundit ka humbur avionë të ndryshëm dhe në përgjithësi ishte burim sikleti në çdo mision. Për sa u përket projekteve të aeroplanmbajtëseve ruse, janë jorealiste dhe të papërballueshëm. Edhe përpara se të mbytej baseni, ishte e qartë se Rusia do të duhej të ndërtonte një kantier të ri për asembluar një aeroplanmbajtëse. Pesha e këtij projekti të ri (një basen i ri lundrues plus aeroplanmbajtëse) do ta thithte të gjithë bilancin e kantieristikës së luftës kombëtare për vite të tëra. Për më tepër, Rusia nuk ka vërtet nevojë për një aeroplanmbajtëse të re, përsa dislokimet në ujëra të largëta  nuk futen në prioritetet e saj. Mund t’i arrijë qëllimet e saj me anije më të vogla dhe nëndetëse të pajisur me raketa me rreze të largët. Planet për aeroplanmbajtëse të njoftuara periodikisht shërbejnë vetëm për t’i dhënë një llustër zyrave të planifikimit dhe të drejtuesve të Marinës.

Incidenti i ditëve të fundit i Lošarik (Project 210) është simptomatik për gjendjen e përgjithshme e flotës së nëndetëseve ruse?

Nuk mund të nxirren konkluzione të përgjithshme nga incidenti që ka përfshirë këtë nëndetësve, por nëqoftëse shikojmë në terma afatmesëm, mund të izolojmë disa tendenca. Në 20 vitet e fundit Marina amerikane ka regjistruar incidente të ndryshme: sidomos përplasje anijesh, si të supërfaqes, ashtu edhe të nëndetëseve. Kjo shpjegohet pjesërisht me entitetin e madh të operacioneve detare amerikane. Problemet e shkaktuara nga gjendja teknike e mjeteve, nga keqfunksionimi i sistemeve kritike apo nga jobesueshmëri e teknologjisë së përdorur kanë qenë thuajse zero. Flota e ëndetëëseve ruse ka pësuar më pak incidente. Nuk është e qartë nëse në origjinën e këtyre episodeve ka qenë gabimi njerëzor apo gjendja e anijeve dhe difektet në ndërtimin e tyre, por fakti është se nëqoftëse shikojmë në statistikat çdo 5 apo 6 vjet ka një incident ku është përfshirë një nëndetëse ruse – një zjarr apo një keqfunksionim që kërkon ndërhyrje të thellë. Kjo sugjeron se skuadrat e riparimit nuk punojnë siç duhej. Në kompleks, megjithatë besoj se nëndetëset ruse janë goxha të besueshme dhe se kanë ekuipazhe të shkëlqyera, por rreziku ekzistues në punimin nën ujë në hapësira të ngushta mbetet një konstante.

Kohët e fundit Marinat dhe disa figura të spikatura të NATO-s i kanë këmbanës së alarmit lidhur me aktivitetin e nëndetëseve ruse. Jemi në vigjilje të një beteje të re në Arktik?

Nëndetëset mbesin kërcënimi kryesor që Rusia mund t’i bëjë Aleancës Atlantike. Megjithatë, nuk besoj se një konfrontim i ri në Arktik është i afërt apo i mundur. Nëndetëset kanë përdorime të reja krahasuar me Luftën e Ftohtë, edhe si platforma raketore, por edhe  si gjuetare anijesh. Në Artik ka sot shumë më pakk nëndetëse ruse sesa në kohën e konfrontimit bipolar dhe vështirë se Moska do t’i sfidojë Shtetet e Bashkuara për supremaci në Atlantik. Për momentin, prioriteti i saj është që të mbrojë territorin e saj dhe të shkurajojë sulmet e Perëndimit duke e mbajtur nën alarm me raketat e kryqëzorëve.

Çfarë niveli integrimi ekziston, nëse ka një të tillë, me Kinën?

Pavarësisht se manovrat e përbashkëta detare midis dy vendeve janë më të shpeshta se dikur, ato kryhen akoma në një nivel ruddimentar dhe shërbejnë kryesisht për të lëshuar sinjale politike, jo për të krijuar një ndërveprueshmëri të vërtetë. Nuk është në pritje një bashkëpunim midis këtyre dy Marinave si ai ekzistues midis flotave të vendeve të NATO-s.

Përjashto Kinën, me cilat vende Moska ka marrëdhënie detare më të ngushta?

Marina ruse ka një histori të vonshme bashkëpunimi mjaft të dendur me Indinë: bëhen manovra të përbashkëta dhe Marina indiane ka blerë në vite anije dhe nëndetëse të shumta nga Moska. Për pjesën tjetër, bashkëpunimi detar i Rusisë me vende të tjera nuk shkon përtej vizitave të rastësishme nëpër porte. Vite më parë, përpara se të prisheshin raportet me Perëndimin, Marina ruse kishte luajtur një rol jodytësor në operacionet ndërkombëtare antipirateri në afërsitë e brigjeve somaleze. Në atë kohë ndërveproi shumë mirë me Marinat e vendeve të ndryshme, midis të cilave Japonia dhe anëtarë të ndryshëm të NATO-s. Sot nuk ka mbetur asgjë nga ajo përvojë.

Në optikën detare, çfarë duhet të presim nga hapja e Arktikut, rajon ku në të kaluarën kryqëzoheshin thuajse ekskluzivisht nëndetëset bërthamore ruse?

Rusia ka bërë shumë për ta arritur praninë e saj detare në Arktik. Ka rritur patrullimet detare, ka hapur baza të reja, deri po ndërton një klas të ri akullthyesesh. Besoj se asnjë vend nuk synon që ta sfidojë seriozisht praninë detare të Moskës në pjesën e saj të Arktikut, ashtu siç edhe nuk besoj se Rusia kërkon përplasjen me të tjerët në rajon. Edhe në këtë kuadrant, rritja e gjurmës detare ruse ka një qëllim pastërtisht mbrojtës.

Në analizë të fundit, Rusia është një fuqi detare?

Rusia ka qenë gjithmonë dhe mbetet një fuqi thelbësisht tokësore. Forca detare do të vazhdojë të luajë një rol dytësor në aparatin ushtarak të saj. Megjithatë, Marina ruse është e veshur me detyra shumë të rëndësishme. Për dekada të tëra ka qenë një element kyç i frikësimit kombëtar; me daljen e vonshme e raketave Kalibr, frikësimit atomik i është shtuar edhe ai konvencional. Veç kësaj, Marina ruse mbetet e rëndësishme për qëllime politike, pasi mund të përdoret për të influencuar vende të tjera me vizita nëpër porte, manovra dhe të ngjashme. Kështu që Rusia nuk është një fuqi detare siç ka qenë Britania e Madhe në apogjeun e saj apo siç janë sot Shtetet e Bashkuara, por megjithatë ka një prej 5 Marinave më të  forta në botë. Ky është një faktor i pamundur për t’u anashkaluar në çfarëdolloj kalkulimi strategjik.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

India dhe Pakistanu urrehen prej 72 vitesh

Më 15 gusht të 1947 të dy vendet siguruan pavarësinë dhe qysh atëhere bartin me vete një konflikt kompleks, të dhunshëm dhe të vështirë për t’u zgjidhur

Të dyja vendet, India dhe Pakistani kanë të njëjtën datë pavarësie nga Perandoria Britanike, të siguruar më 15 gusht të vitit 1947. E vërtetë që kjo datë festohet me tone triumfuese dhe parade plot ngjyra, por prapa salltanetit të ceremonive fshihet një tjetër përvjetor: 72 vjetori i një prej konflikteve më të gjatë e më të papajtueshëm të epokës moderne. Një konflikt që në dekadat e fundit është shndërruar në atë midis dy fyuqishë të pajisura me armë bërthamore.

Si ka filluar gjithçka

Pse India dhe Pakistani e urrejnë njëri tjetrin? Nëqoftëse dëshirohet të gjendet një moment i saktë, konflikti nisi mesnatën e 14 gushtit 1947. Qenë vite në të cilat, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Perandorisë Britanike të lodhur ju desh që të vendosë me shpejtësi se çfarë të bëjë me perandorinë e pamatë indiane, popullsia e së cilës ishte bërë gjithnjë e më shumë e pashtruar, politikisht aktive dhe e vështirë për t’u kontrolluar. Partia e Kongresit Indian, e udhëhequr nga Mahatma Gandhi, kërkonte krijimin e një shteti të madh federal që të përfshinte të gjithë Indinë, kurse Muhammad Ali Jinah, lideri i Lidhjes Myslimane, kërkonte që 30 përqind të myslimanëve t’u lejohej krijimi i një shteti të pavarur të tyre, në mënyrë që të mos rrezikonin të përfundonin të shtypur nga mazhoranca hindù.

Lordi Mountbatten, Nënmbreti i fundit i Indisë, e pranoi këtë zgjidhje të fundit dhe e ndau nënkontinentin në tri pjesë. Pjesa më e madhe e territorit jugor, qendror dhe verior u bëa jo që sot e njohim si India, ndërsa ekstremitetet veriperëndimore dhe verilindore, të ndara midis tyre nga 2000 kilometrat e Indisë, u bënë Pakistani (e dyta e siguroi pavarësinë në vitet ’70 dhe u bë Bangladeshi). Ajo që hyri në histori si “Ndarja” u bë efektive në mesnatën midis 14 dhe 15 gushtit të 1947, ditën ku të dy vendet festojnë pavarësinë (Pakistani e feston më 14, India me 15).

Ndarja qe një moment traumatic për shumë indianë. India ishte dhe është akoma një mozaik kompleks kulturash, gjuhësh dhe besimesh fetare të ndryshme. Është e pamundur t’i ndash njërën nga tjetra duke u caktuar një kufi në hartë. Kështu, ditën e hyrjes në fuqi të marrëveshjeve, 15 milion indianë marshuan drejt vendit që pasqyronte besimet dhe origjinën e tyre ose u detyruan që ta bëjnë me dhunë. Llogaritet se 1 milion njerëz vdiqën në ato ditë. Qysh nga dita e parë e ekzistencës së tyre, India dhe Pakistani përjetuan vrasje dhe dhunë. Lufte guerrile dhe luftë në kuptimin e vërtetë të fjalës, përplasje dhe atentate midis forcave të të dy vendeve do të vazhdonin për mbi 70 vitet e mëpasme.

I pari i këtyre konflikteve nisi pak muaj pas Ndarjes, pasi përplasjet spontate midis komuniteteve të ndryshme u transformuan në një luftë të vërtetë kur ushtritë e të dy vendeve u takuan në Luginën e Kashmirit, një zonë malore që të dy vendet e rivendikojnë si të tyren. Më 1965 dhe më 1971, India dhe Pakistani u ndeshën sërish në dy konflikte të hapura, ku i dyti çoi në pavarësinë e Bangladeshit nga pjesa tjetër e Pakistanit. Gjatë viteve ’90 pati një periudhë të re tensioni, por kësaj radhe pa një konflikt të vërtetë ushtrishë. Pakistani inkurajoi një serie lëvizjes guerrilase në Kashmir, që bashkuar me represionin brutal të ushtrisë indiane shkaktoi më shumë se 40000 të vdekur. Më 1999 një incident i ri çoi në një përplasje të shkurtër midis të dy ushtrive, që përfundoi me një armëpushim, atë të vitit 2003, që është respektuar deri në ditët tona. Por Pakistani vazhdon që të ndihmojë grupe subversive në territorin indian dhe akuzon Indinë se bën të njëjtën gjë me të. Nga vitet ’90, kur të dy vendet janë pajisur më armë bërthamore dhe më raketat e nevojshme për t’i transportuar në shënjestrat e tyre, një kondlikt eventual midis të dy vendeve potencialisht mund të përfshijë të gjithë botën.

Çështja e Kashmirit

Pika qendrore e konfliktit midis Indisë dhe Pakistanit është Lugina e Kashmirit, një zonë 135 kilometra e gjatë dhe nja 30 kilometra e gjerë që ndodhet në verilindje të Indisë, në mbi 1500 metra lartësi. Historia e Luginës ka qenë gjithmonë e trazuar. Në vitin 1846 anglezët mundën Perandorinë e Sikhëve, e cila dominonte zonën, dhe aneksuan pjesën më të madhe e territoreve të saj. Lugina e Kashmirit dhe territoret përreth, një zonë jashtëzakonisht e pasur dhe pjellore, në fakt ju shitën një familjeje të pasur fisnikësh indianë, asaj Dogra. Lindi kështu shteti princëror i Jammu dhe Kashmirit, një prej 500 dominioneve gjysmë të pavarura nëpërmjet të cilave Kurora britanike administronte territoret indiane jo drejtpërsëdrejti nën dominimin e saj.

Në ndryshim nga shumë prej dominioneve të tjera, ku zotërinjtë feudalë qenë myslimanë dhe popullsia e nënshtruar atyre e besimit hindù, Kashmiri kishte një situatë spekulare: ishte një zonë me mazhorancë myslimane me një sovran hinduist. Kur më 1947 erdhi momenti që të ndahej vendi, si India, ashtu edhe Pakistani e rivendikuan shtetin e vogël princëror si të tyrin mbi bazën e arsyeve fetare dhe kulturore. Për të mbështetur pretendimet e tyre, pakistanezët dërguan në terren një ushtri vullnetarësh; zotëria lokal hoqi dorë nga ideja e bërjes një vend i pavarur, të cilën e kishte përkëdhelur për një kohë të shkurtër dhe i kërkoi ndihmë ushtrisë indiane kundër ardhjes së pakistanezëve. Konflikti qe i shkurtër dhe në fund Pakistani arriti që të sigurojë kontrollin e një pjese të vogël të rajonit, ndërsa pjesa më e madhe e Luginës dhe banorët myslimanë të saj mbetën nën kontrollin indian.

Qysh atëhere Pakistani ka vazhduar të dërgojë në rajon vullnetarë dhe të mbështesë grupe indipendentistësh, duke e shtrënguar Indinë që të mbajë në rajon një garnizon jo fort të vogël. Kanë qenë 7 milion banorët e Luginës ata që kanë paguar çmimin më të lartë e kësaj gjendjeje të përhershme alarmi. Në vite forcat ushtarake indiane kanë kryer mijëra arrestime, bastisje dhe operacione ushtarake. Një banor i rajonit e përshkruan në terma mjaft të errët raportin e banorëve me forcat indiane: «Na trajtojnë si shërbëtor në kuzhinën e një brahmini, që duhet rrahur disa herë në ditë për të qëndruar në rresht». Nga mesi i viteve ’80 e këtej, guerrilja pakistaneze dhe represioni Indian kanë shkaktuar më shumë se 40000 të vdekur.

Megjithatë, shumë banorë myslimanë të Kashmirit tashmë preferojnë që të jetojnë në një dmeokraci si India sesa t’i kalojnë Pakistanit, një vend shumë më i paqëndrueshëm që shpesh u është nënshtruar diktaturave ushtarake. Një detaj ky që zbulon një element thelbësor të kësaj historie: domethënë që çështja e Kashmirit është transformuar në një pretekst me të cilin nacionalistët e të dy anëve të kufirit justifikojnë një gjendje armiqësie të përhershme që u shërben qëllimeve të tyre politike.

Një marrëdhënie e vështirë

Çështja e Kashmirit është më i dukshmi i problemeve që kanë mbajtur Indinë dhe Pakistanin kaq të ndarë dhe kaq gjatë, por nuk është e vetmi. Ndarja i la Indisë territoret më pasura e më pjellore, ndërsa Pakistani u gjend i ndarë më dysh, me atë që më pas u bë Bangladeshi i ndarë nga pjesa tjetër e vendit nga 2000 kilometra që i përkisnin Indisë. Kështu, qysh nga fillimi, Pakistani kërkoi aleatë të fortë në skenarin botëror. I gjeti tek Shtetet e Bashkuara, të cilëve vendi i interesonte si unazë në zinxhirin e shteteve që po ndërtoheshin për të “frenuar” Bashkimin Sovjetik.

Qysh nga vitet ’50, Pakistani përfitoi armë dhe financime nga Shtetet e Bashkuara, që i ndihmuan gjeneralët pakistanezë të ndjeheshin të sigurtë, duke kontribuar kështu në formimin e një qasjeje agresive kundrejt Indisë. Ushtria pakistaneze, gjithmonë një forcë shumë e rëndësishme për vendin, meriton një parantezë: flitet për një thënie indiane lidhur me Ndarjen, «Neve na takuan burokratët, kurse atyre gjeneralët». Gjatë shekujve Raj-i, qeveria britanike Indisë, rekrutoi ushtarë të shumtë indianë dhe i zgjodhi sidomos midis të ashtuquajturave “raca luftarake”, grupet etnike të konsideruar si më të përshtatshëm për luftë. Shumë prej tyre qenë myslimanë ose gjithsesi vinin nga zona veriperëndimore e Indisë. Kështu, kur ajo pjesë e territorit ju caktua Pakistanit, vendi u gjend kështu në një raport disproporcional për sa i përket ushtrisë origjinale të Raj-it. Bilanci i parë i shtetit të ri përbëhej për ¾ nga shpenzimet ushtarake.

Ky nivel shpenzimesh ishte i papërballueshëm dhe pavarësisht se në vite është ulur, mbetet ende i lartë për standardet e një vendi në rrugën e zhvillimit si Pakistani. Për të justifikuar këtë nivel shpenzimesh, ushtarakët kishin nevojë për një qëllim. Rivaliteti me Indinë dhe sidomos çështja e Kashmirit është bërë justifikimi që u ka mundësuar gjeneralëve pakistanezë jo vetëm të ruajnë një nivel të lartë shpenzimesh ushtarake, por edhe të ndërhyjnë shumë herë në jetën e vendit, duke vendosur e larguar qeveri dhe, nganjëherë, edhe duke e marrë drejtpërsëdrejti drejtimin e vendit.

Gjatë viteve të fundit diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Indi. Në vitin 2015 zgjedhjet janë fituar papritmas nga BJP-ja, një parti nacionaliste indiane, e drejtuar nga Kryeministri aktual Narendra Modi. Anipse BJP-ja nuk e ka një politikë haptazi armiqësore ndaj Pakistanit, midis mbështetësve të saj ka shumë organizata ekstremiste nacionaliste, armiqësorë ndaj myslimanëve që ende jetojnë në Indi dhe gjithmonë të gatshëm për të dyshuar për përzierje të shërbimeve sekrete pakistaneze në çdo ngjarje që ndodh në vendin e tyre.

Situata ekonomike

Një tipar thelbësor e përplasjeve ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit është që, falë resurseve më të mëdha dhe të një popullsie më të shumtë në numër, e para ka arritur gjithmonë t’i fitojë të gjitha përplasjet që ka ndërmarrë me fqinjin e saj. për këtë arsye, Pakistani shpesh i është drejtuar mjeteve alternative për t’ju kundërpërgjigjur kundërshtarit të tij: nga guerrilja tek terrorizmi, duke kaluar nëpërmjet blerjes së një arsenali bërthamor. Gjatë 30 viteve të fundit India ka arritur ta mundë Pakistanin edhe në planin ekonomik dhe një gjë e tillë, për të ardhmen, mund të ketë pasoja destabilizuese.

Gjatë gjysmës së parë të rivalitetit të tyre 72 vjeçar, ka qenë Pakistani ai që është rritur më shpejt, pjesërisht edhe pse kishte më pak industri dhe infrastruktura nga ku të fillonte, pjesërisht pse India ka qenë e ngurosur për një kohë të gjatë nga një politikë autarkike dhe drejtim të centralizuar, ndërsa Pakistani ishte më i hapur ndaj shkëmbimeve ndërkombëtare. Por në 30 vjeçarin e fundit kjo tendencë është përmbysur dhe ka qenë India ajo që e ka kaluar Pakistanin në termat e rezultateve ekonomike.

Duke filluar nga vitet ’80, një seri qeverishë indiane e kanë bërë ekonominë e vendit më fleksibël, duke eliminuar barrierat arkaike ndaj zhvillimit ekonomik dhe nganjëherë duke arritur ta ekzagjerojë në kahjen e kundërt. Në fillimin e viteve ’90, India prodhonte 2 milion motoçikleta në vit. Sot prodhon më shumë se 20 milion të tilla. Trafiku ajror në rrugët e brendshme është dyfishuar në 10 vjet. Numri i pasagjerëve është rritur me 23% vetëm në 2016, duke i shtyrë kompanitë ajrore indiane të porosisin një total prej 1000 avionësh të rinj. Eksportimet e softuerëve dhe teknologjia e lartë janë katërfishuar në një dekadë, ndërsa pak vite më par Agjencia Hapësinore Indiane ka dërguar në hapësirë 104 satelitë me lëshimin e një rakete të vetme, një record botëror.

Për ta përballuar këtë konkurrencë, Pakistani ka pak zgjedhje përveç kërkimit të aleatëve të fortë, siç bëri me Shtetet e Bashkuara në vitet menjëherë pas Ndarjes. Në këtë moment, të paktën në fushën ekonomike, aleati më i rëndësishëm i tij është Kina. Në realitet, të dy vendet kanë një histori të gjatë miqësie, për motivin e vetëm që Kina është gjithmonë rival i Indisë, me të cilët ndaj një kufi të gjatë dhe të kontestuar. Kohët e fundit kjo miqësi e ka bërë Pakistanin destinatarin e planit më të madh të investimeve të projektuara ndonjëherë nga Kina. Bëhet fjalë për projektin të quajtur nganjëherë “Rruga e Re e Mëndafshit”, që duhet të shërbejë për t’i çuar mallrat kinezë nga kufijtë perëndimorë të vendit nëpërmjet gjithë Azisë.

Praktikisht, plani parashikon një investim në Pakistan prej 60 miliard dollarësh, i përqëndruar sidomos në infrastruktura si centrale elektrike, rrugë, tunele, porte dhe aeroporte. Por disa pakistanezë janë të preokupuar nga përmasat dhe pasojat e këtij plani. Frika e tyre është se mos vendi përfundon për t’ia ceduar një pjesë të konsiderueshme të sovranitetit investitorëve të rëndësishëm kineze. Midis kompanive që do të merren me investimin janë disa të famshme për të menaxhuar qytete të tëra, përfshi divizione të tëra paraushtarakësh, në provincën kineze të Ksinianut, ku një pakicë myslimanësh, ujgurët, pësojnë diskriminime të vazhdueshme.

Në vlerësimin e investimit kinez, preokupimi fetar nuk është dytësor për shumë pakistanezë. Plani i investimeve flet për resorted he kazino për t’u ndërtuar në brigjet e vendit, sot në pjesën më të madhe pak të shfrytëzuara. Konservatorët pakistanezë, shumë prej të cilëve praktikues të versioneve pakashumë radikalë të islamit, i shohin këto investime si një rrugë drejt dekadencës morale. Kjo ka bërë që qeveria pakistaneze të “ngurtësohet” pak në këtë drejtim.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Njihuni me gjykatësin që i dha mandatin narkokryetarit monist të Kukësit, që me rojet e tij vjedh dhe banka

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, kryetari i Gjykatës së Kukësit Isuf Shehu pasi i dha mandatin kandidatit të Ramës, Safet Gjici ha dreka e darka me të.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Njihuni me narkogjykatesin qe i dha mandatin narkokryetarit monist te Kukesit, Gjici qe me rojet e tij vjedh dhe banka. sb

Doktor ky qe ta kam derguar ne foto me siper eshte Isuf Shehu kryetar i gjykates se rrethit gjyqesor Kukes, shikojini fotot me siper me Gjicin ne tribuna takime dhe mbledhje sikur te ishte vartes i tij dhe ky eshte ai qe i ka dhene vendimin e gjykates per mandatin e ktij capit te bushtrices Safet Gjicit.

Shëngjini digjet Rama ‘krihet’ në resortet luksoze malore në Greqi, reagimi i qytetarëve

Ndërsa Shëngjini digjej prej 48 orësh, kryeministri Rama shijonte bukuritë greke, i pikasur në Trikala të Greqisë, në restorante dhe hotele luksoze, ndërkohë që sot po shijon bukuritë e livadheve dhe pishave në në hotelet luksoze të fshatrave malore të Bashkisë Pili  po në Trikala.

Denoncimi ka ardhur nga një emigrant, ndërkohë që është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan  ‘Emigranti dixhital denoncon udhëtimin turistik të Edvin Mafisë dhe indiferencën ndaj situatës kërcënuese të zjarreve në vend!’

‘Emigranti dixhital denoncon udhetimin turistik te Edvin Mafise dhe indiferencen ndaj situates kercenuese te zjarreve ne vend!

Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb

Pershendetje doktor Berisha.Mora shkas nga videoja juaj tani qe trasmetoni, ne lidhje me zjar?et ne Shengjin, dhe me beri pershtypje dhe shume nervoz, sepse ne fund te fundit dhe ato pak pasuri natyrore qe na kane ngele po priten, vidhen, digjen cdo dite dhe askush dhe asnjeri nuk ka interes ti mbroje.

Shengjini digjet dhe kryeministri kryehajdut bredh neper restorantet dhe hotele Greke. Jo me larg se mbreme eshte pare ne nje restorant lluksoz ne Trikala te Greqise duke darkuar ne (Panelinio) restorant dhe sot po shijon bukurite e livadheve dhe pishave ne hotelet lluksoze te fshatrave malore te bashkise Pili, ne Trikalla.

Kjo eshte qeveria, ka lene ne meshire te fatit vendin,dhe po ben pushime ne hotelet lluksoze te fqinjeve.ky lajm, per qendrimin e Edi Rames ne Trikala e ka dhene nje radio lokale tre ore rrjesht.Te uroj gjithe te mirat Doktor.’

Çfarë po ndodh me Bolinon? 

Pak ditë pas shpërthimit të skandalit financiar në fondin “BESA”, po konstatohen tentativa mediatike për të shpërqëndruar fokusin prej skemën mashtruese, duke u marrë, në mënyrë të dyshimtë me emra periferikë, të cilët nuk rezultojnë të jenë pjesë operacionit të realizuar nga punonjëset e arrestuara të këtij institucioni jo-bankar.

Mediat e biznesmenit shqiptaro-italian, Carlo Bollino, i kanë dhënë një hapësirë të rëndësishme emrit të noteres Edlira Malaj, “gruaja e një gjyqtari të rëndësishëm në Tiranë”, e cila, sipas një shkrimi të “shqiptarja.com”, rezulton si “huadhënëse” një shume parash, me të cilat drejtoresha e filialit të “Besa”, Albana Imami, të mbulonte deficitet e krijuara nga skema piramidale.

Mediat e Bollinos i referohen materialit, të cilin e ka parë edhe “Boldnews.al”, mbi bazën e të cilit Prokuroria kërkoi në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë për disa persona si të dyshuar për përfshirje në skemë.

Në materialin e hartuar nga prokurori Kolë Hysenaj, emri i noteres Edlira Malaj përmendet në dy episode. Në njërin, ajo, në cilësinë e noteres, ka përpiluar një kontratë huamarrjeje ndërmjet Albana Imamit dhe një biznesmeni, i cili i ka dhënë hua drejtueses së filialit të fondit “Besa”.

Në një episod të dytë, teksti i shkruar nga prokurori Hysenaj është i dobët dhe i pakuptueshëm për të arritur qartësisht në konkluzionin nëse Malaj ka qenë sërish në rolin e noteres apo huadhënëses. Gjithashtu, po në këtë moment, ndryshe nga të gjithë emrat e tjerë që rezultojnë huadhënës për Fondin, emri i noteres nuk lidhet me asnjë shumë monetare.

Pra, prokurori Hysenaj, në paqartësinë e tij, nuk ka dhënë asnjë lloj indicjeje konkrete për noteren Malaj. Materiali i Prokurorisë është i mjegullt në këtë pikë.

Por, jo aq për mediat e Bollinos, të cilët kanë vendosur që, jo vetëm ta përfshijnë, por edhe t’i japin një hapësirë të konsiderueshme emrit të noteres në një histori skemë mashtruese, për të cilën ajo nuk ka asnjë lidhje.

Siç duket, mediat e Bollinos e kanë përmendur emrin e saj për të dalë diku tjetër- tek “bashkëshorti i saj, gjyqtar i rëndësishëm në Tiranë”, një trajtim në formë “tërheqës” për publikun.

Këtë “mjet tërheqës”, pra përmendjen e gjyqtarëve apo prokurorëve, në grup ose me emra të përveçëm, e e ka përdorur shpesh kryeministri Edi Rama, për të tërhequr vëmendjen nga sikletet e tij pas zbulimeve periodike të abuzimit me pushtetin.

I njëjti model ndiqet, herë pas here, edhe nga media të caktuara, të cilat përfshijnë, edhe pa të drejtë, raste gjyqtarësh apo familjarësh të tyre, me shumë mundësi, për dy arsye-për tërheqje leximesh dhe për tërheqje vëmendjeje.

Mediat e Bollinos, me logon të pavarura, ndoshta edhe për zgjedhje editoriale, rezulton se janë treguar dashamirëse me qeveritarët, pikërisht në momente të sikelteshme të Edi Ramës, Erion Veliajt e të tjerë zyrtarë të maxhorancës.

Mediat e Bollinos kanë pasur një qasje mbrojtëse ndaj Erion Veliajt, kur opozita dhe një pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile e konsideron kryebashkiakun e Tiranës si përgjegjësin kryesor për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës, në gushtin e vitit 2016.

Një qasje mbrojtëse u prezantua nga mediat e Bollinos edhe në rastin e Valdrin Pjetrit, e cila ndryshoi kursin vetëm kur Edi Rama “e shiti” kryebashkiakun e dalë nga votimet moniste të 30 Qershorit.

Një qëndrim shumë luftarak u mbajt për Mihalin, i cili, më së shumti ishte “kushëriri i Koço Kokëdhimës”. Por, mediat e Bollinos nuk “zbuluan” ose nuk iu duk interesant fakti që Mihali i “fast and furios së Porto Palermos” ishte, njëkohësisht, edhe djali i tezes së Petro Koçit, zv.ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e Edi Ramës,

Tashmë që Edi Rama duhet të llogarisë edhe përballimin e sikleteve me “Kajmakun” e Vorës, mediat e Bollinos “gjetën” një mekanizëm për të lidhur skandalin e fondit “Besa” me “bashkëshorten e një gjyqtari të rëndësishëm”.

Deviza duket e qartë – Më mirë të merren me “gratë e gjyqtarëve” se sa me Kajmakun dhe “Kajmakët” e tjerë të “Rilindjes”

/Boldenws.al

Flet babai i 26 vjeçarit të vrarë në Tiranë: Ku ta gjej drejtësinë, te ky shtet i ndyrë?!

Babai i Indrit Çelajt, teknikut të kondicionerëve që u vra me plumb në kokë në Tiranë, thotë se ngjarjen e ka marrë vesh 8 orë pasi ajo kishte ndodhur.

Ai tregon se e ka mësuar nga mediat atë që ka ndodhur. Për të, kjo është fatkeqësia më e madhe, që djali të niset për të punuar dhe të kthehet i vdekur. Megjithëse përmend disa herë drejtësinë, ai thotë se nuk ka çfarë i duhet më as ajo, meqenëse djalin nuk e ka më. Baftjar Çelaj shprehet se nëse do të kishte fuqi, nuk e di se çfarë mund të bënte kur ka shkuar në spital. Ai tregon edhe bisedën me mjekët, ndërsa thotë se djalit i kishin marrë edhe dokumentet.

Keni shkuar në spital pasi morët vesh se djali juaj ishte qëlluar me armë?

Kur vajta në spital e mbajta veten, se sikur të kisha fuqi nuk di se çfarë mund të kisha bërë. Po tani kujt t’ia kërkoj drejtësinë? Të vesh te gjykatësi, do lekë, te polici hajdut, kriminel, do lekë. Shko te politikanët, më keq, se i kam provuar. Kush e zgjidh këtë? Të tërë këta janë të ndyrë. I kam vajtur në zyrë Skënder Gjinushit kur ka qenë kryetar Kuvendi, Kastriot Islamit, që ka qenë deputet këtu në zonë. Vijnë kërkojnë vota këtu dhe pastaj asgjë. Tani hajde ta zgjidhin. Po edhe sikur të bëhet drejtësi, ç’e dua kur djali më iku? Më kanë lënë dhe pa drita, pa punë.

Më hoqën edhe gruan nga puna këta. Tani djali më ikën. Mori rrugët e Shqipërisë, pa garanci, pa gjë. Ja më iku djali mua tani. Nuk ishte djalë dosido. Djali 25 vjeç, dy metër dhe i edukuar. Këtu është fashizëm. Këtu është kush të zhvatë më shumë. Janë fashistë ata që e kanë drejtuar këtë vend në këto 30 vitet e fundit. Kriminelë ndaj popullit dhe ndaj gjithë këtij vendi. Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë as hasmit. Kjo është fatkeqësia më e madhe, të nisesh për punë dhe të kthehesh i vdekur.

Si e mësuat ngjarjen?

E kam marrë vesh nga gazetat. Djali më është vrarë në orën 11:00 paradite, unë e kam marrë vesh në orën 19:00 të darkës. Se djalit ia kishin marrë edhe dokumentet. I ka marrë kush i ka marrë, po ai mjeku atje më tha që djalin e kishte çuar aty Policia dhe se mjekët kishin bërë punën e tyre.

Djali ka qenë në punë në Tiranë?

Po, në punë ka qenë. Rregullonte kondicionerët. Ka mbaruar Elektriken dhe montonte kondicionerët.

Ka pasur ndonjëherë konflikte me njeri?

Asnjë konflikt nuk ka pasur, me askënd. Djali ka qenë me kulturë dhe i sjellshëm, që nuk gjen djalë si ai. Jo se është djali im, por rrallë gjen një djal si djali im. Jo këtu, por mund të them edhe në Shqipëri. Djalë me edukatë, nuk dinte të ofendonte, as mes shokësh, por as njërin, as tjetrin.

Ishte i fejuar djali juaj?

Po, ishte i fejuar. Kishte 6-7 vjet me nusen. Iku tani. Çfarë të them unë. Ky është shteti ynë. Një ngjarje e tillë është fatkeqësi për këdo. Nuk po them vetëm për mua, se për mua është shumë e rëndë. Ku do të punojnë këta djemtë e rinj, me çfarë do të merren? Këtu nuk ka asnjë lloj garancie. Ti vete në punë, ai të merr jetën.

Keni besim se do të vendoset drejtësi për vrasjen e djalit tuaj?

Këtu te ne?! Sa të jenë këta politikanë të ndyrë, të fëlliqur (shkruaje kështu siç po ta them unë), po nuk u dënuan çfarë kanë qenë politikanë këto 30 vite këtu, Shqipëria nuk do të bëhet. Ose ta marrë rinia në dorë dhe ta bëjë ketë vend, ose nuk bëhet. Këta nuk e kanë vendin në burg, se atje prapë ne i ushqejmë. Nuk më intereson mua kush e bëri krimin atje, kush e vrau djalin tim. Mua do më interesonte po të jetonte djali. Tani që djali im nuk është, çfarë të më interesojë mua, ta ushqej unë në burg atë që ma vrau?

Kur ishte hera e fundit që keni folur me djalin?

Pak kohë ka. Ishte gruaja atje. Për të folur flisja ditë përditë në telefon. Por që e kam takuar, një javë ka. Erdhi këtu bashkë me nusen, para një jave.

Ku ka punuar më përpara djali juaj?

Nuk e di se ku me saktësi, por në Tiranë punonte, me kondicionerët, në pallate të ndryshme. Unë jetën e kam bërë vetë, e kam ndërtuar vetë. I kam rritur fëmijët me gjak. Dhe tani e bëj djalin 25 vjeç dhe më ikën djali kështu? Ku është shteti? Ku ta kërkoj drejtësinë.

/PANORAMA/

Ministrja, 700 euro nata!

Në disa media njëkohësisht është botuar dje një investigim lidhur me paratë që i kushton taksapaguesve dëshira e papërmbajtur për luks e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.

Faktoje.al ka arritur të sigurojë faturat e netëve në hotele me pesë yje të ministres së Ramës dhe çmimin e shtratit t zonjës Gjonaj. Aty shihen shifra marramendëse nga 700 euro nata. Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Deri më tani, kryesisht mediat opozitare janë mbështetur tek fakti, se këto shifra përbëjnë skandal edhe për një vend të pasur e jo më për Shqipërinë. Jo më larg pak javë më parë, një nga ministrat më të rëndësishëm të Francës, përkrahës i orëve të para të Makronit dhe ish kreu i parlamentit, u detyrua të dorëhiqej se kishte shpenzuar për darka të tepërta paratë e kontribuesve francezë.

Por lapsi.al, ka parë edhe një pistë tjetër: mos vallë shifrat e fjetjeve të znj. Gjonaj, janë të fryra?

Mos vallë edhe këtu kemi të bëjmë me një abuzim? Ne i kemi parë një për një faturat e hoteleve të botuara në media dhe i kemi krahasuar ato me çmimet që ofron agjencia më prestigjoze online Booking.com. Me Booking.com ato dhoma kushtojnë shumë më lirë. Madje edhe nëse prenotimi bëhet sot për nesër dhe që gjithnjë ka kosto më të lartë.

Në fatura thuhet se në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.

Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm. Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtura Albania Experience mbi të cilën pas daljes së këtyre faturave duhet hetuar urgjentisht.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 1

Por nga verifikimi që Lapsi. al sot ka bërë në Booking çmimi është vetëm 123 euro nata. Pra sa një e treta e asaj që ka faturuar Albania Experience.

E njëjta histori përsëritet në Bruksel, gjashtë muaj më vonë. Në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger Wiltcher’s” me kosto 543 euro.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 2

Por edhe këtu sipas verifikimit të Lapsi.al, dhoma bazike kushton trefish më lirë.

Në datat 4 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve të shtrenjta të kryeqytetit britanik. Rezervimi për dy netë i ka kushtuar ministres 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.

Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London” i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër.

Fatura e Londrës

Vetëm në Londër që njihet për shtrenjtësinë e hoteleve të saj, çmimi përputhet pak a shumë me atë që Lapsi.al verifikoi në Bookin.

Por rregullsia e diferencave të mëdha rikthehet sërish. Ky është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”. I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Por në verifikimin tonë çmimi megjithëse i pajustifikueshëm është tejet më i ulët.

Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë. Ajo ka zgjedhur të flejë në Via Veneto, rrugën e njerëzve të show bizit dhe biznesit. Vetëm një natë për këtë kapriço të denjë për “La Dolce vita”, nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Ambasciatori Palace” ka kushtuar plot 706 euro.

Fatura e Romës

Mirëpo verifikimi ynë tregon krejt të kundërtën: 164 euro nata.

Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh. Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro.

Fatura e Berlinit

Madje diçka tepër ka dalë edhe në një hotel më të njohur për shqiptarët “Swiss Diamond Hotel Prishtina” të biznesmenit edhe politikanit Behgjet Pacolli. Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro, ndërkohë që rrallë ndonjë shqiptar që ka bujtur aty ka paguar këtë shifër.

Fatura e Prishtinës

Të gjitha këto krahasime- ndonëse çmimet e hoteleve nuk janë fikse por luhaten-, dëshmojnë për një abuzim të madh që në çdo vend normal do rrëzonte jo vetëm ministren por gjithë qeverinë.

Diferenca në çmime mund të interpretohet vetëm në dy mënyra. Ose për shtratin e saj të ngrohtë Etilda Gjonaj bën çmenduri duke përzgjedhur dhomat më të shtrenjta në hotelet super të luksoze ku shkon, ose çka do qe më e turpshme, dikush vjedh me faturat. Por në të dyja rastet skandali është i madh. Jo nga ato që fashiten për tre ditë, sapo znj Gjoni të hedhë përsipër jorganin e radhës. /Lapsi.al

Përgjigje një pyetjeje ! Pse Rama nuk guxon t’i përmendë dot emrin kompanisë së Rafinerisë së Ballshit?

“Pergjigje nje pyetjeje !

Pse Rama nuk guxon ti permende dot emrin kompanise se Rafinerise se Ballshit??

Ai e qepi gojen per shkak te vjedhjes se madhe te tij me Beson me Armon dhe “borxhi prej 595 milione dollare” i saj”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Miq, kjo pyetje u be keto dite nga media investigative e vendit dhe te huajat pasi zedhensja e Rames, Ndrikull Riformato deklaroi se kishte gjetur gjate kontrollit ne Ballsh 500 ton nafte me perberje jashte çdo standarti duke mos guxuar te shqiperoje dot ne asnje menyre emrin e kompanise te ciles i perkiste nafta.

Me gjithe perseritjen e ligjshme te kesaj pyetje Edvin Mafia, Don Djall Agaçio (me njohuri speciale edhe per Ballshin), Sugar Fuga dhe jo e jo Ndrikull Belushka e qepen gojen dhe nuk guxuan te japin nje pergjigje te vetme mediave dhe publikut per shkak te vjedhjes se madhe te Rames dhe Besos se tij me ARMON dhe “borxhi 595 milione dollare” i saj.

Per ti dhene pergjigje te sakte kesaj pyetje ju ftoj te lexoni analizen e meposhtme te ekspertit te fushes te publikuar ne Syri.net me 16 .09.2016 dhe postuar si status edhe ne FB tim.

Vjedhja e madhe e Ramës dhe Besos me ARMO dhe “borxhi 595 mln dollarë!

Nje analize e ekspertit te fushes qe zberthen me kompetence vjedhjen e madhe te pasurise kombetare nga Edi Rama dhe miku i tije me koke supermafjozi dhe narkotrafikanti i damkosur Besnik Sula!

Publikuar në 12:43, 16/09/2016 nga Syri.net

Nuk dihet se si i kanë bërë hesapet dhe pazaret mes njëri tjetrit, kryeministri Rama dhe biznesmeni i tij i preferuar Besnik Sula me kompaninë e përpunimit të naftës ARMO, por problemet e kësaj skeme të dyshimtë kanë nisur që në fillim. Borxhlinjtë më të vegjël privatë ndaj të cilëve ka detyrime të vjetra ARMO, kanë nisur të kërkojnë shlyerjen e tyre, pikërisht nga pronari i ri Besnik Sula.

Rafineria ARMO aktualisht është borxhliu më i madh në vend, ndaj shtetit, bankave dhe të tretëve me një detyrim gjigant prej 595 milion dollarësh, shumica kundrejt shtetit.
Duket se meqenëse shteti këtu në Shqipëri nënkupton vetëm Edi Ramën, Besnik Sula ka qenë i qetë në marrjen në shfrytëzim të këtij aseti publik të keqmenaxhuar ndër vite, por i çuar në fund fare që nga viti 2014.

Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC) kompani e krijuar së fundmi nga Besnik Sula i Tajvanit siç e njohin të gjithë, mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO, që prej muajsh kishte ndërprerë prodhimin dhe kishte lënë punonjësit pa paga. Lajmi u bë i ditur më 1 shtator nga prodhuesi i naftës Bankers Petroleum, që në një deklaratë për shtyp bëri të ditur nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me kompaninë në fjalë në bazë të së cilës Bankers do ti shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto, shoqërisë së mikut dhe partnerit të Edi Ramës dhe të vëllait të tij Olsi Rama.

Në këmbim të kësaj si deklaron edhe vetë Bankers, qeveria i ka dhënë të drejtën e shpimit kompanisë për tremujorin e katërt të vitit 2016, si dhe tërheqjen e një pjese të madhe të prodhimit të naftës në Patos-Marinzës, e cila i përket Albpetrol-it.

Pra Rama i ka siguruar lëndën e parë me naftë vendase Besnik Sulës, duke bërë një pazar me Bankers. Nafta e përpunuar nga ARMO me pronar të ri njëkohësisht do ta ketë të garantuar tregun e shitjes në vend. Edhe për këtë është kujdesur personalisht kryeministri Rama. E gjithë flora automobilistike e shtetit do të furnizohet me këtë naftë, por leje pa kufi tregëtimi kjo naftë do të ketë edhe për shitjen nga disa operatorët privatë të përzgjedhur.

Për të garantuar fitimin gjigant që pritet nga kjo aferë e fundit, Rama i ka dhënë një kompanie tjetër offshore Ionian Gas të krijuar së fundmi po nga Besnik Sula, fushën më të madhe gazmbajtëse në vend atë të Delvinës, për vetëm 12 milion dollarë. Në qoftë se pazari i parë i qeverisë me Bankers është zbardhur, ende ngelet mister kompania e panjohur ofshore turke Transatlantic Petroleum, e cila i shiti kompanisë së Sulës, plot 75% të aksioneve të fushës gazmbajtëse, nga më të mëdhatë në Europë.

Pavarësisht nga dyshimet e shumta dhe faktet që u nxorën në medie për aferën gjigante të Ramës me Besnik Sulën, edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se ka nisur puna, nga Ministria e Industrisë dhe e Ekonomisë nuk ka asnjëlloj informacioni se në çfarë marrëdhënie kontraktuale ka hyrë kjo kompani e re offshore “Rama-Sula” me rafinerinë ARMO.

Konçesioni i Delvinës është pasuria e dytë natyrore, që miku i afër i kryeministrit, morri brenda pak ditësh. Të dyja këto kontrata, janë një objekt i mirë dhe i detyrueshëm për hetim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe veçanërsiht për prokurorinë.

Pika më e errët është ajo, se si do të veprohet me borxhin 595 milon dollar që ka ARMO.
Por edhe për këtë duket se është menduar, nëpërmjet një skeme tashmë të dekonspiruar.
Kompani ofshore të panjohura dhe pa kapitale, blejnë ose marrin me qera konçesionet ekzistuese, por në të gjitha rastet, anashkalohen borxhet e mëdha ndaj shtetit, duke u futur garant vetë qeveria.

Të mos harrojmë që të gjitha këto lloj biznesesh janë të gatshme në gjendje pune dhe investimi shtesë është shumë I vogël që ato të nisin të nxjerrin fitime të pastra. Fillimisht të gjithë e quajtën të “çmendur” këtë lëvizje të Besnik Sulës me kompaninë ARMO me rreth 600 milionë dollarë borxhe, por harrohet se në kontratën e cila mbahet e fshehtë është parashikuar që kompania e tij, nuk ka detyrime për sa kohë do ta shfrytëzojë rafinerinë, të paktën ato ndaj shtetit. Dhe këto borxhe përbëjnë gati 70% të totalit, pjesa dërrmuese si detyrime ndaj organeve tatimore dhe Albpetrolit.

Ashtu si ARMO-n edhe kompania tjetër e panjohur turke që posedonte deri tani fushën gazmbajtëse të Delvinës të cilën “e bleu” Besnik Sula. ka dhjetëra milionë dollarë detyrime të papaguara ndaj shtetit. Por duke se edhe këto detyrime do të mbeten jetime.

Vendburimi do të shfrytëzohet nga blerësit e rinj, kurse qytetarët nuk do të arkëtojnë asnjë lekë nga shfrytëzimi i pasurive të tyre kombëtare.

Deri këtu duket se gjithçka ka shkuar sipas planit, por ARMO borxhin nuk e ka vetëm ndaj qeverisë (për këtë pikë kujdeset personalisht Edi Rama), por edhe ndaj bankave dhe komanive të treta. Pikërisht disa nga këto biznese, sapo ARMO ka nisur punën në 1 shtator janë hedhur në veprim për ekzekutimin e borxhit që ajo ju ka.

E para ka qenë shoqëria FIT-MEK-Oil, operator i tregtimit me shumicë të naftës, i cili ka kërkuar ekzekutimin e titullit ekzekutiv për një detyrim prej rreth 9 milionë eurosh. Më 7 shtator, zyra përmbarimore Kodra Bailiff Service ka kërkuar për llogari të tregtuesit të naftës FIT-MEK-OIL ekzekutimin e titullit ekzekutiv në mënyrë vullnetare për shlyerjen e detyrimit kundrejt palës kreditore prej rreth 1.28 miliardë lekë (rreth 9 milionë euro). Titulli ekzekutiv bazohet në një deklaratë noteriale të marsit të vitit 2014. ARMO ka 10 ditë kohë për të bërë derdhjen e detyrimit, përndryshe kalohet në ekzekutim të detyrueshëm.

Pas saj edhe Tirana Bank, ka depozituar përmes Shoqërisë Përmbarimore TDR Group, shpalljen në ankand të një sërë pasurive të ARMO, si një truall prej 28 mijë metra katrorë dhe Dega e shpërndarjes së karburantit me sipërfaqe 1600 m2, në Lagjen 1 Maji në Fier, me një çmim prej rreth 96 milionë lekësh. Ankandi zgjat deri në datën 20 shtator, por sipas informacioneve që ka Syri.Net, dështimi I këtij ankandi është I sgurtë. Kërkesa e Tirana Bank ka ardhur pasi ARMO, me dorëzanës “Anica mercuria refinery Associated” dhe “Deveron Oil Albania” nuk ka kthyer kreditë dhe shtojcat e kredisë përgjatë viteve 2013-2015.

Disa muaj më pare ishte një tjetër bankë, Raiffeisen Bank e cila nuk arriti të shesë në dy ankande pasuritë e nxjerra në shitje për një kredi të papaguar nga ARMO prej rreth 20 milionë euro.

Mësohet se nga totali i detyrimeve afërsisht disaqindra milion dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrolit, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve, ku vetëm shtetit direkt i ka të paktën 100 milionë euro.

E gjithë loja është te fakti se kush do ti paguajë tani pas 1 shtatorit këstet e kredive të marra në banka të ndryshme. “Syri. Net” ka mësuar se për çdo veprimtari të para 1 shtatorit të këtij viti kompania ARMO do të konsiderohet “shtetërore”, pra edhe detyrimet e kësaj periudhe i faturohen taksapaguesve shqiptarë. Kurse fitimet nga prodhimi dhe shitja tashmë e garantuar pas kësaj date, do ti kalojnë kompanisë së Besnik Sulajt. E njëjta gjë vlen edhe për fushën gazmbajtëse të Delvinës.

Meqenëse qeveria vazhdon ta mbajë sekret marëveshjen për ARMO, disa banka apo operatorë “të tretë”, sapo mësuan lajmin e ndryshimit të pronarit, kanë nisur të kërkojnë te ai borxhet e shumta.

Por shumë shpejt do të kthjellohen edhe ata. Dikush do tu trokasë në derë që tu thotë, se Besnik Sula ka punë vetëm me fitimet e ARMO-së, kurse për borxhet pret koha, taksapaguesit “punojnë” çdo ditë për ta zgjidhur edhe këtë problem të vogël, “ku ka ngecuar sharra ditët e fundit”.

Të shtëna me armë në Tiranë, sulmohet lokali

Të shtëna me armë zjarri u shënuan orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se është qëlluar në drejtim të një lokali. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Autorët e ngjarjes mbeten anonimë për policinë.

“Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit  në pronësi të shtetasit P.L., 49 vjeç, banues në Domje. Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor  po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Kanosje’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Alarmi që vjen nga Perëndimi: Reforma që po shpëton kriminelët e drogës dhe të zgjedhjeve

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Opozita reagoi ashpër së fundmi për transferimin (ose “varrosjen”) e Dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Rajonale të Dibrës. Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoiProkuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe krahun e saj të djathtë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për “mbulimin e një grupi të strukturuar kriminal”.

Grupi në fjalë do të përfshinte rrjetin e madh të zyrtarëve të Partisë Socialiste (përfshirë kryeministrin Edi Rama), nëpunësit e administratës dhe figura të krimit të angazhuara në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve, siç u dëshmuan nga përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës dhe Bild.

Por pikërisht ky “grup kriminal” është një nga arsyet që kjo dosje e nxehtë iu transferua për hetim Prokurorisë së Dibrës, e cila ka më pak staf dhe ekspertizë për t’u marrë me një hetim kaq të rëndësishëm dhe të gjerë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti në përfindimin se të dyshuarit e përfshirë në Dosjen 184 nuk përbënin një “grup të strukturuar kriminal”. Rrjedhimisht, hetimet për këtë çështje bien jashtë kompetencave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kjo duket jo e arsyeshme, pasi grupi kriminal në skemën e mësipërme duket mjaft “i strukturuar”. Përbërja e tij i përmbahet kryesisht linjave të hierarkisë politike dhe partiake të Partisë Socialiste. Çështja është se kjo duhet provuar, dhe pikërisht këtu qëndron problemi.

Për ta kuptuar më mirë këtë, duhet të kthehemi në vitin 2017.

Sipas kornizës logjike të misionit EURALIUS IV, një nga objektivat e tij specifike ishte të “përafronte sistemin e drejtësisë penale shqiptare me standardet e BE-së”. Për arritjen e këtij objektivi, EURALIUS ndihmoi

“[…] Ministrinë e Drejtësisë (veçanërisht Drejtorinë e Kodifikimit) në rishikimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, në veçanti për të përfunduar punën e “Task Force” dhe të grupit të punës për Kodin e Procedurës Penale gjatë dy viteve të fundit, në përputhje me Standardet e BE-së dhe Këshillit të Evropës, dhe veçanërisht në lidhje me zbatimin e reformës kushtetuese të vitit 2012, që kufizon imunitetin e gjyqtarëve dhe deputetëve.”

‘Rezultatet e shkëlqyera’ të EURALIUS-it në përpjekjen e tyre për të “kufizuar imunitetin e […] deputetëve” i dimë tashmë. Prandaj, le të shohim se si funksionuan në praktikë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Në Dhjetor 2016, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale me votat e koalicionit qeverisës të atëhershëm midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Demokratike votoi kundër.

Këto ndryshime prekën juridiksionin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila do të kthehet në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, dhe për këtë arsye ndryshuan edhe kompetencat e Prokurorisë për Krime të Rënda (dhe SPAK-ut të ardhshëm).

Sipas nenit 75/a(b) të Kodit të ri të Procedurës Penale:

“Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon […] çdo vepër penale [të] kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda [të] armatosur[a], sipas përcaktimeve të Kodit Penal.”

Këto katër lloje të veprave penale përcaktohen në nenin 28 të Kodit Penal. Ai që është i rëndësishëm për argumentin tonë këtu është përkufizimi i “grupit të strukturuar kriminal”:

“Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.
Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.”

Ajo që ndodhi në rastin e dosjes 184 është se Prokurori i Krimeve të Rënda në ngarkim të dosjes (njëkohësisht edhe kandidat për në SPAK), Klodian Braho, e ndryshoi i vetëm akuzën për “grup të strukturuar kriminal” në akuzën për “bashkëpunim”, të përcaktuar si më poshtë në nenin 25 të Kodit Penal:

“Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.”

Kushdo mund ta vërejë lehtësisht se sa e thjeshtë është të mbrohet manovrimi për ta ndryshuar akuzën nga “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim”, pothuajse për çdo rast, pasi nuk ka legjislacion të qartë për dallimin e tyre.

Por efekti i këtij ndryshimi të thjeshtë të akuzës penale është shumë i madh: ai justifikon heqjen e dosjes nga fusha e privilegjuar dhe e mbrojtur e SPAK-ut të ardhshëm dhe kalimin e saj te një prokurori e rrethit (të Dibrës në këtë rast), të cilat kanë më pak buxhet dhe punonjës nga sa nevojitet.

Pra, këtu kemi saktësisht recetën që siguruar që politikanët dhe grupet kriminale të mos preken kurrë nga prokuroria speciale SPAK, deri në formimin e saj.

Për sa kohë që ndaj askujt nuk janë paraqitur akuza në gjykatë, çështjet në hetim mund të transferohen lehtësisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te prokuroritë e rretheve, duke i lehtësuar akuzat (pas hetimeve disavjeçare) nga “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim”. Kjo mund të ndodhë thjesht dhe vetëm më një vendim të prokurorit të çështjes, që nuk mund të kundërshtohet dhe as të ndryshohet nga një autoritet më i lartë.

Në Exit kemi paralajmëruar në shkurt 2017 për këtë problem të përkufizimeve të paqarta dhe të hapësirave në ligj, që do të dëmtojnë efektivitetin e SPAK-ut.

Në vitin 2018 kemi raportuar për numrin e madh të dosjeve të trafikut të drogës që janë transferuarnga Prokuroria e Krimeve të Rënda në prokuroritë e rretheve, pasi prokurorët kanë shpallur mungesë kompetence, në të njëjtën mënyrë siç bëri prokurori Klodian Braho.

Ndoshta çështja më e rëndë ishte ajo e trafikimit të një sasie rekord kokaine prej 613 kg në vitin 2018 nga Kolumbia në Durrës. Hetimet u transferuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Durrësit, sepse, me sa duket përsëri nuk kishte “grup të strukturuar kriminal”. Dosje të shumta hetimore u vodhën më pas nga Prokuroria e Durrësit, gjë që u pasua nga ngritja në detyrë e drejtueses së kësaj prokurori Donika Prela, e cila u bë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këtu ajo tani po mbikëqyr “varrosjen” e Dosjes 184 të vjedhjes së votave në Dibër.

Të gjitha këto manovra kanë qenë të mundura nga dy faktorë të ndërlidhur: 1) legjislacioni i hartuar keq, që me sa duket lejon zbutjen e akuzave dhe transferimin e çështjeve nga juridiksioni i institucioneve kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejt juridiksionit të gjykatave të rregullta (ku është edhe sfera e ndikimit politik); 2) mospërputhja midis legjislacionit të ri dhe afateve të shkelura për krijimin e SPAK-ut, duke lejuar që dosjet të bien në mënyrë të volitshme “midis hapësirave bosh”.

Me pak fat, SPAK-u do të ngrihet vetëm kur e gjithë veprimtaria e Partisë Socialiste për blerjen e votave të jetë “siguruar” te prokuroritë e rretheve, të cilat janë pa buxhetin dhe personelin e duhur, dhe të ekspozuara ndaj presionit politik nga të gjitha anët. /EXIT.AL