23.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Aksident tragjik në Tiranë, makina shtyp për vdekje 55-vjeçarin

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur tek “Unaza e Re”, te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Rolandit”, ku një makinë ka përplasur për vdekje një burrë të moshës 55-vjeç.

Viktima ka mbetur në mes të rrugës I mbuluar me gjak duke krijuar frijkë dhe panic tek qytetarët, Një burim nga vendi ngjarjes bëri të ditur se aksidenti ka qënë shumë I fortë sa viktimës I ishte shtypur koka.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as emri i viktimës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka dhënë asnjë informacion.

 

“Në pushtet i biri i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekës, të mblidhemi të mos shkojë kot gjaku i të parëve tanë”

Anëtari i kryesisë së PD, Tomorr Alizoti ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve.

Ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër por tepër emocionues lidhur me pasojat e sistemit komunist, por edhe ka hedhur akuza të forta politike, sidomos nga kreut të qeverisë, Edi Rama për të cilin tha se është djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kokelës, duke argumentuar se “bijtë e baballarëve janë bijtë e baballarëve”.

Alizoti bëri thirrje ndaj demokratëve që të mos grinden më me njëri-tjetrin, por të bashkohen rreth vlerave dhe të mos shkojë kot gjaku i të parëve.

“Është folur shumë, flasim shumë, kujtojmë shumë, por në këtë vend që flasim ka pasur njerëz që kanë luftuar vdekjen, kanë dhënë jetë. Por fatkeqësisht njerëzit që dhanë jetën për liri e drejtësi, i harroi edhe politika shqiptare sepse u bë pragmatiste dhe të kapim ça të kapim.

Dhe ndaj ky popull sot është i vuajtur. Edhe partia jonë harron që bijtë e baballarëve janë të bijtë e baballarëve dhe kemi ende në pushtet të birin e Kristaqit dhe të nipin e Spiro Kolekës. E harroj dhe e neglizhoi partia jonë këtë fakt. Kohën e bëjnë njerëzit, ata ishin njerëz të këqinj.

Baballarëve tanë zoti dhe koha iu dha të drejtë. Ata nuk ishin në anën e bolshevizmit, dhe fatkeqësisht na duhet ne dhe pasaardhësve tanë të merremi me një bolshevizëm të kapitalizuar, milioner, miliarder. Dhe ju po e shikoni, edhe në Shkodër nuk po i bëni dot ballë.

Me dhënë mend është e lehtë, por ne si të djathtë që Shqipëria është një rast i trishtë e dimë të gjithë por duhet të mblidhemi me njëri-tjetrin se shoh që vetëm grinden me njëri-tjetrin, të mos shkojë për kot gjaku i të parëve tanë, i klerikëve e me radhë. Zoti na ndihmoftë të gjithëve”, tha Alizoti.

Raporti i fortë për farsën e 30 qershorit: U hodhën në erë ligjet dhe institucionet, ranë parimet e demokracisë

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania), pjesë e koalicionit të vëzhguesve vendorë, ka publikuar raportin për votimet e 30 qershorit.

Në një qëndrim publik të ashpër, organizata që bashkëpunon ngushtësisht me NDI, USAID dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, thotë se pas me 30 qershorin Shqipëria ka shënuar rekordet më negative në qeverisjen vendore dhe në zbatimin e ligjeve.

Teksa rendit problemet e votimeve monopartiake, KRIIK Albania thekson se, 30 qershori hodhi në erë ligjet dhe institucionet e vendit.

Sipas tyre, tashmë nuk mund të flasim më për pushtet vendor.

Disa prej probleme kryesore, sipas koalicionit në fjalë:

– u shënua një administrim totalisht i njëanshëm politik me shkelje jo të pakta ligjore, si dhe rezultoi realisht një proces gati tërësisht pa garim duke përbërë kështu de facto një emërim politik të qeverisjes vendore.

– ky proces i ashtuquajtur zgjedhor shënoi përmbylljen e një serie dështimesh të klasës politike vendase.

–  zhbërjen e qeverisjes vendore si një pushtet i decentralizuar si dhe me pamundësinë e një dialogu serioz politiko-institucional, mungesa e të cilit ka sjellë radikalizimin e përballjes politike duke u përpjekur për të instaluar një krizë kushtetuese permanente.

– Me këtë “proces zgjedhor”, “u hodh në erë” edhe mekanizmi i kundër-balancimit politik, praktikisht bi-partizan, në mbarëvajtjen zgjedhore.

– në “çertifikimin” e rezultatit, me standardin e ri të vendosur, procesi u mundësua të jetë tashmë edhe krejt unilateral.

– Me procesin e 30 Qershorit, në shoqërinë shqiptare u imponua mënjanimi i tërë aspiratave demokratike përballë rrezikut të krizës që thellohet gjithmonë e më shumë.

– Pas 30 Qershorit rotacioni mekanik zgjedhor, po orientohet drejt një rotacioni mirëfilltazi autokratik, me një “biletë dyshe” qeverisje qendrore-vendore së bashku.

– Situatë kjo në të cilën bien tërë parimet e një demokracie kushtetuese si kontroll dhe balancë, transparenca vendimmarrëse, llogaridhënia ndaj qytetarëve, ligjzbatimi, e të tjera si këto.

– Marrëdhënia kushtetuese e qeverisjes vendore me atë qendrore, në vijimësi të qeverisjes së vendit është de-natyruar.

– Vertikalizimi i pushtetit pa prezencë opozitare, në kontekstin vendas të ligjzbatimit dhe sjelljes institucionale, paraqet një rrezik shumë të lartë për qeverisjen vendore.

– përballë këtij vertikalizimi pushteti dhe një opozite të angazhuar në një konflikt në rend madhor, problematikat e përditshme të jetesës së qytetarëve në nivel mikro, rrezikojnë të mbeten të pazëshme dhe të pambështetura politikisht.

–  nevojitet të merret në konsideratë shkrirja e trupës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e Kolegjit Zgjedhor, si dhe nisja e punës për hartimin e një Kodi të Zgjedhor të ri.

RAPORTI I PLOTË

E padëgjuar/ Rama strehon si kryebashkiak të shpallurin në kërkim në Greqi

Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë heshtur duke mos bërë asnjë reagim pasi PD-ja kërkoi zyrtarisht nisjen e hetimeve nga prokuroria, në bazë të ligjit të dekriminalizimit, për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD-së, Çlirim Gjata drejtoi sot tre pyetje për Kryeministrin por edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë:

“A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?”

Deklarata e plotë e Çlirim Gjatës 

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e ka bekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë.

Zëri i Amerikës: Arta Marku përgjegjëse për transferimin e “dosjes 184”

Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016, janë rikthyer në qendër të debateve, pas vendimit për transferimin e dosjes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Opozita e cila e ka kthyer çështjen e manipulimit sipas saj të zgjedhjeve nga shumica socialiste, në kalin e saj të betejës, reagoi me tone të larta duke e cilësuar vendimin e Prokurorisë një përpjekje për “t’a varrosur” hetimin.

Kalimi i dosjes nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës çoi në përplasje mes tyre. Shkak u bë vendimi i Prokurorit të çështjes Klodian Braho për të shpallur “moskompetencën” për procedimin penal të nisur që prej tre vjetësh, pasi më parë ka ndryshuar cilësimin juridik të një prej veprave penale për të cilat është rregjistruar ky procedimi atë të “Grup i strukturuar kriminal”, në “Bashkëpunim të thjeshtë”.

Prokuroria e Dibrës ka kundërshtuar kalimin e dosjes pranë saj, dhe në kushtet e kësaj përplasjeje, ka qenë Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku e cila ka marrë vendimin përfundimtar. Zonja Marku ka dhënë të enjten një shpjegim të gjatë të situatës së krijuar.

Një nga arsyet e kundërshtimin nga Prokuroria e Dibrës ka qenë se “prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik”. Por sipas kryeprokurores “nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre.

Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo”. Por zonja Marku saktëson se ajo vetë “nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes”.

Një tjetër arsye e refuzimit nga ana e Prokurorisë së Dibrës ka të bëjë me faktin se prokurorët e saj “janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnëçështjen në fjalë”, për shkak të lidhjeve farefisnore apo njohjeve me personat e dyshuar.

Sipas kryeprokurores “nëse të gjithë prokurorët që ushtrojnë funksionin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër do e gjejnë veten në kushtet e konfliktit të interesit dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës dhe këtë do e shprehin me dorëheqje, kjo është një situatë që i duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë”.

Zonja Marku nuk e ka vlerësuar gjithashtu të drejtë pretendimin e Prokurorisë së Dibrës për “mungesë stafi të mjaftueshë për të përballuar këtëçështje”. Sipas saj “ky është një problem i burimeve njerëzore dhe mënyra se si ato menaxhohen dhe shpërndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund të jetë argument në favor të mosushtrimit të ndjekjes penale apo të mungesës së kompetencës lëndore”.

Shpjegimi i kryeprokurores jep ndërkohë disa detjae të reja. Së pari faktin që pas tre vitesh janë zbardhur me fund të gjithë përgjimet e bëra. Dhe së dyti se “disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim. Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim”

Dosja e zgjedhjeve të Dibrës, tërhoqi vëmendjen pas publikimit të një pjese të përgjimeve të Prokurorisë fillimisht nga Zëri i Amerikës dhe Birn, e më pas, fragmente shumë më të zgjeruara të bisedave, dhe audio, nga gazeta gjermane Bild, të cilat ngritën dyshime për implikim të drejtuesë të institucioneve lokale dhe strukturave partiake socialiste, deri dhe të zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

Opozita reagoi me forcë ndaj vendimit për zhvendosjen e hetimeve nga Krimet e Rënda. Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzoi direkt të enjten kryeprokuroren Marku dhe drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela se po i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

“Me veprimet që kanë ndërmarrë, të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, s’kanë bërë asgjë më pak e asgjë më shumë sesa shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të politikanëve më të lartë të Partisë Socialiste, të kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të oficerëve më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vjedhur zgjedhjet në Dibër. Pra, të dyja, prej këtij momenti, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”, u shpreh zoti Basha.

Edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi të enjten se sipas tij bëhet fjalë për një veprim “të qëllimshëm që synon bllokimin e dosjes hetimore”. /Voa/

Shpërthejnë piramidat, miliona euro të humbura tek Fondacioni “Besa”

Është publikuar lista e emrave të personave që kanë rënë pre e mashtrimit të fondacionit “Besa”, grupi i të cilëve ndodhet aktualisht në burg. Boldnews, ka publikuar listën e personave që kanë dhënë mijëra borxhe në këmbim të një përqindjeje të caktuar, por që kanë përfunduar duke i humbuar paratë.

Të njëjtat burime shkruajnë se rreth një viti pas aplikimit të kësaj skeme me klientë fiktivë, arkat e dy filialeve të fondit “Besa”, Tirana 1 dhe Tirana 4, u boshatisën. Për të mbuluar deficitet, Imami dhe koleget e saj nisën të aplikonin një skemë tipike piramidale.

Për të mbuluar diferencat e kredive të klientëve fiktivë, nisën të merrnin para hua, me interesa të larta, nga persona të ndryshëm.

Deri më tani, Prokuroria e Tiranës, në bazë edhe të deklarimeve të Albana Imamit, ka identifikuar disa persona që kanë dhënë shuma të konsiderueshme me fajde për fondin “Besa”.

Këta persona janë kryesisht familjarë dhe personazhe të tjerë të jetës publike së Tiranës.

Nga të dhënat e siguruara, rezulton se Albana Imami i ka marrë hua me interes:

– Fadil Kepi, babai i saj, ekspert i njohur i çështjeve që lidhen me sigurimet shoqërore. Vlerën nuk e mban mend;

– Zyra Kepi, nëna e saj, ish-kryekontrollore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, aktualisht në pension.

– Edvin Kepi, vëllai i saj, i cili, nga të dhënat e deri pak kohëve më parë, ka qenë drejtues i një filiali të një banke të nivelit të dytë dhe më tej drejtues i Doganës së Morinës. Nuk ka të dhëna të përditësuara së fundmi për angazhimin e tij profesional. Vlera që i është marrë Edvin Kepit ishte 40 mijë euro

– Adrian Imami, bashkëshort i saj, shumën e huasë nuk e mban mend.

– Bledar Imami, kunati i saj. Shumën e marrë hua prej tij nuk e mban mend.

– Pranvera Skënderi, kunata e saj, i ka dhënë hua 25 mijë euro.

– Artur Zheji, gazetar i njohur, i ka dhënë hua në vlerën 100 mijë dollarë amerikanë.

– Majlinda Demollari, notere. Emri i saj është shfaqur në një rast të dyshimtë falsifikimi dokumentash, publikuar në një puntatë të “Fiks Fare” në maj të vitit 2019. Vlera e dhënë hua prej saj është 30 mijë euro, me interes 10% në muaj.

– Arkenad Gripshi, ndërtues, kompania “Kristi Konstruksion”, ka dhënë 10 mijë euro hua për fondin.

– Arben Carkanji, pronar i “Brati” shpk, ka dhënë hua shumën 17 mijë euro

– Klisman Lipo, pronar i një punishteje për riparim xhamash, ka dhënë hua në shumën 22 mijë euro.

– Eduart (Edmond) Norja, pronar i “Norja Comerce”, ka dhënë hua në shumën 15 mijë euro

– Lorenc Konomi, pronar i një pike këmbimi valutor, ka dhënë hua në shumën 1.3 milionë lekë

– Fatmir Pashollari, biznesmen, ka dhënë hua në shumën 18 mijë euro

– Mitat Sulaj, biznesmen, ka dhënë hua në shumën 3 mijë euro, me interes 500 euro në javë.

– Adriana Manopulli, bashkëshorte e Astrit Manopulli, aksioner i “IAT” shpk, ka dhënë hua 500 mijë euro dhe do t’i ktheheshin me interesa nga 3-7%

Ndërkohë, huadhënës rezultojnë edhe disa emra të tjerë.

Në këtë listë janë:

Vilson Biba, ka dhënë hua 30 mijë euro

Pjeter Gjini, ka dhënë hua 70 mijë euro dhe në përfundim do të merrte 150 mijë euro

Bledi Agalliu, ka dhënë hua 10 mijë euro, me interes 1000 euro çdo dy javë

Flora Pasho, ka dhënë hua 10 mijë euro

Monika Haxhillari, ka dhënë hua 15 mijë euro

Havdi Aliaj, ka dhënë hua 6 mijë dollarë

Arta Janushaj, ka dhënë hua 55 mijë euro, me interes 5.5 %

Iva Zerani, ka dhënë hua 500 mijë lekë

Armando Braka, ka dhënë hua 5 mijë euro

Sabri Zela, ka dhënë hua 22 mijë euro

Huadhënësit, veprimtari të paligjshme
Huadhënësit, paratë e të cilëve janë përdorur nga punonjëset e Fondit “Besa” për të mbuluar deficitet e krijuara nga skema, duket se do të kenë edhe vetë probleme me ligjin.

Në dokumentat që Prokuroria ka dërguar në gjykatë për masën e arrestit për personat e dyshuar, ndër të tjera thuhet: “Veprimtari të paligjshme kanë kryer edhe personat që kanë dhënë hua, me apo pa përqindje, duke mos i deklaruar në organet tatimore, si edhe duke kryer veprime të parregullta dhe aq më pak të paliçensuara nga Banka e Shqipërisë…”. /BoldNews.al

Ministrja e Drejtësisë pushime dhe jetë luksi nëpër Europë, mijëra euro në hotele dhe…

53 mijë e 982 familje janë trajtuar me ndihmë ekonomike gjatë vitit 2018. Sipas INSTAT, shteti shqiptar jep si pagesë mesatare mujore për secilën familje rreth 5 mijë lekë në muaj. Në të njëjtën periudhë kohore, rezulton se shteti paguan mijëra euro në vit për fatura hoteli dhe bileta fluturimi për Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas faturave të vëna në dispozicion po nga kjo ministri, rezulton se për një natë qëndrimi në Romë, ministrja e Drejtësisë ka paguar 700 euro, ose aq sa ç’është asistenca sociale në muaj e afro 17 familjeve shqiptare.

Udhëtimet jashtë shtetit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kushtojnë shtetit shqiptar mijëra euro në vit. Sipas faturave, në udhëtimet  e punës gjatë vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, ministrja Gjonaj ka qëndruar në hotele luksoze me çmime që e kalojnë shifrën 700 euro nata. Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot  e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.

Hotele të shtrenjta

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është akomoduar në të shumtën e rasteve, në hotele me pesë yje që kanë çmime “të kripuara”.

Në një prej udhëtimeve të saj të punës në Bruksel, nga data 19 deri në 21 qershor të vitit 2018, Gjonaj ka paguar 1320 euro për dy netë ose 660 euro nata në hotelin e quajtur “The Hotel Brussels”.

Fatura nuk ka shpjegime të detajuara se në çfarë lloji dhome është akomoduar ministrja që e ka bërë këtë rezervim dy-ditor kaq të shtrenjtë por mjaftohet me emrin e ministres si blerësi dhe çmimi total i konsiderueshëm. Rezervimi është bërë nga një kompani shqiptare e quajtuar Albania Experience.

Ministrja në këtë udhëtim pune është takuar me komisioneren Vera Jourova për të diskutuar lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet në zbatimin e saj.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 1

Po në Bruksel, gjashtë muaj më vonë, në dhjetor Gjonaj është akomoduar për një natë në një hotel me pesë yje i quajtur “Steigenberger Wiltcher’s” me kosto 543 euro.

Ministrja është akomoduar në një nga dhomat më të mira (Superior King Buffet).

Ministrja ishte në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e 19-të Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”.

Fatura e Brukselit, udhëtimi 2

Në datat 4 deri më 6 shkurt të vitit 2019 ministrja ka udhëtuar drejt Londrës ku është akomoduar në një prej hoteleve më të shtrenjta të kryeqytetit britanik. Rezervimi për dy netë i ka kushtuar ministres 1291 paundë ose e përkthyer në euro rezulton se ministrja e Drejtësisë ka shpenzuar 706 euro për një natë.

Ministrja ka udhëtuar me tre persona të tjerë të ministrisë teksa vetë është akomoduar në “Corinthia Hotel London” i cili njihet si një prej hoteleve më luksozë me pesë yje në Londër.

Fatura e Londrës

I ngjashëm është rasti i Parisit ku ministrja ka qëndruar për tre netë nga data 4-7 maj të këtij viti në hotelin me pesë yje “Majestic Hotel Spa”. I gjithë rezervimi shkon në shumën 2014 euro, ose 670 euro nata. Hoteli në fjalë është nga më të shtrenjtët dhe më të mirët në Paris.

Gjatë këtyre tre ditëve ministrja ka pasur takime me homologen e saj dhe institucione të tjera të drejtësisë franceze.

Një nga qëndrimet e saj më të shtrenjta jashtë shtetit ministrja Gjonaj e ka paguar në Romë. Ajo ka fjetur vetëm një natë nga data 21 deri 22 maj të këtij viti në hotelin luksoz me pesë yje “Ambasciatori Palace” dhe kjo i ka kushtuar shtetit shqiptar plot 706 euro.

Në këtë udhëtim pune ministrja ka takuar homologun e saj italian Alfonso Bonafede.

Fatura e Romës

Hotelet e shtrenjta nuk mbarojnë për ministren e Drejtësisë. Në një udhëtim pune nga data 3-6 qershor të këtij viti në Berlin të Gjermanisë, ministrja Gjonaj është akomoduar në hotelin Hilton me një kosto totale prej 1900 eurosh. Nisur nga këto të dhëna rezulton se kostoja e një nate ka qenë 630 euro.

Siç shkruante asokohe ministrja në rrjetet sociale, ajo ishte takuar me përfaqësues të Bundestagut Gjerman dhe kishte marrë pjesë në  Konferencën Ndërkombëtare “One Forencics”, Forencic and Integrity Services bashkë me ministrin shqiptar të Brendshëm Sandër Lleshi.

Fatura e Berlinit

Edhe në një udhëtim të saj në rajon, ministrja e Drejtësisë është akomoduar në hotel të shtrenjtë me pesë yje. Gjonaj ka zgjedhur “Swiss Diamond Hotel Prishtina” në Kosovë për një natë nga data 25-26 mars i këtij viti. Hoteli në fjalë njihet si më luksozi në vend.

Kostoja për një natë në këtë hotel ka qenë 238 euro. Edhe pse kostoja është më e ulët se në hotelet e kryeqyteteve europiane, ministrja sërish është akomoduar në një hotel luksoz me pesë yje.

Siç shkruan ministrja në faqen e saj zyrtare ne Facebook, ajo ka takuar homologun kosovar Abelard Tahiri ku kanë folur për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë.

Fatura e Prishtinës

Bileta avioni “në qiell”

Përpos akomodimit, transporti i ministres së Drejtësisë drejt destinacioneve europiane në disa raste rezulton i shtrenjtë. Shifat tregojnë se ministrja ka fluturuar disa herë më shtrenjtë se një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë. Edhe pse Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njihet si një nga më të shtrenjtët në rajon dhe jo vetëm, shifrat e udhëtimeve me avion të ministres janë disa herë më të larta se të një udhëtari të thjeshtë shqiptar.

Sipas dokumentave të zotëruara, biletat e udhëtimeve janë bërë me tender.

Një udhëtim në Berlin të Gjermanisë me avion për ministren Gjonaj dhe një person tjetër nga ministria në qershor të këtij viti ka kushtuar në total 432,250 lekë. Udhëtimi rezulton me tranzit Vjenën në vajtje dhe Frankfurtin në ardhje. Nëse kërkohet në platformat online të rezervimeve të biletave si Skyscanner, për të njëjtat data por për vitin 2020 dhe të njëjtin destinacion, shifra rezulton disa herë më e vogël. Edhe nëse kërkohet për datat e tanishme (gushti), çmimi është 3-4 herë më i ulët.

Rasti tjetër kur biletat e udhëtimit kanë pasur kosto të lartë ka ndodhur në Bruksel, ku për dy persona, duke përfshirë ministren, shteti shqiptar ka paguar plot 321,360 lekë.

Një udhëtim normal me avion nga Tirana për në Bruksel për dy persona sipas motorëve online të fluturimeve zakonisht nuk shkon më shumë se 150,000 lekë.

Rastet me bileta të shtrenjta dhe potencialisht të fryra nuk mbarojnë. Ministria e Drejtësisë ka paguar për dy persona (përfshirë ministren) për destinacionin Tiranë-Strasburg-Tiranë plot 490,200 lekë.

Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë

Për vitin 2019 dikasteri i Drejtësisë ka programuar një buxhet total prej 12,2 miliardë lekësh. Në krahasim me vitin 2018 kur buxheti ishte 10,4 miliardë lekë, buxheti këtë vit është me rritje.

Me rritje është edhe fondi për shpenzimet e udhëtimit të punonjësve jashtë vendit, ku përfshihen edhe shpenzimet e ministrit.

Për vitin 2018 fondi i planifikuar ishte 14.5 milione lekë ndërkohë që për vitin 2019 fondi në total i planifikuar është 15 milionë lekë. /Faktoje.al

Një vjedhje taze nga Gonxhe i korrupsionit dhe ndrikull Riformato!

Një punonjës i Drejtorisë i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë, ka denoncuar vjedhjen e radhës që po përgatisin në bashkëpunim ministrja e Transporteve, Belinda Balluku, dhe Drejtori i Patentave, Blendi Gonxhe, të cilët do të rikonstruktojnë godinën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë, ndërkohë që kjo godinë u inagurua vitin e kaluar.

Denoncimi është bërë edhe nga ish-kryeministri Berosha që shkruan ‘Akuza për një vjedhje taze për Gonxhen e korrupsionit dhe ndrikull Riformaton!

‘Akuza per nje vjedhje taze per Gonxhen e korrupsionit dhe ndrikull Riformaton!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor. Desha t’ju Informoja per dicka qe pritet te ndodhe tek drejtoria rajonale e sherbitit te transportit rrugor ne Tirane. Po pergatitet vjedhja e radhes nga Belinda dhe Blendi Gonxhe. Nuk ka as nje vit qe u rikonstruktua godina e drejtorise, tani kane njoftuar qe do ta rikonstruktojne perseri. Verifikojeni tek faqja e dpshtrr ne fb. Gjasme kane bere disa lejtesira te vogla ne lidhje me lejet e drejtimit dhe qarkullimit dhe po i shesin si reforma te medha.

Besoj se jane per te hedhur hi syve qe te mos shikoje njeri megavjedhjen. Godina eshte shume funksionale keshtu sic edhte dhe pothuajse e re.Vjet u be nga fillimi madje dhe me peme te reja qe pamvaresisht se u moren leket nga buxheti i shtetit, u paguan dhe nga punonjesit e thjeshte sepse keshtu ju tha ish drejtori (njeri i Blerina Gjylametit) dhe nuk u ndien se i kercenonte me heqje nga puna. Tani si duket duan te vjedhin prap.Ja dhe fotot si duan ta bejne.

Varrosja e Dosjes 184, ish-deputeti zbulon se çfarë morën në këmbim Arta Marku dhe Donika Prela

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi u shpreh se, transferimi i dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për në Prokurorinë e Dibrës është varrosje e saj për mosndëshkimin e ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve e zyrtarëve të PS-së.

Prokuroria e Dibrës sipas Gjunkshit nuk i ka kapacitetet për të hetuar një dosje me rëndësi aq të lartë, ndërsa theksoi se kjo është një tentativë për varrosjen e kësaj dosjeje përpara krijimit të SPAK, tha ai gjatë një interviste në Fax News.

“Kjo dosje ka 3 vjet që është hapur, dhe është PD që ka kallëzuar dhe listuar blerjen masive të votave në Dibër. Në momentin që Prokuroria e Krimeve të Rënda pranoi marrjen e përgjimeve, ku ranë rrjetë edhe Rama, Gjiknurit, Pjerin Ndreu e Ulsi Manja, në këto moment, gjithçka është e bërë sipas ligjit, por kemi përfundimin e përgjimeve, dhe ndaj këtyre elementeve që përbëjnë krim elektoral, janë pjesë e hetimit dhe duhet të kishin shkuar përpara drejtësisë.

Në këto kushte është marrë vendimi absurd dhe me urdhër të kryeprokurores, Krimet e Rënda transferojnë dosjen në Dibër, një Prokurori që nuk ka aspak burimet, shtuar kësaj edhe faktin se një prokurore që do të hetojë dosjen ka lidhje me njërin nga njerëzit e përfshirë në përgjime.

Me krijimin e SPAK-ut që merr direkt dosjet për shqyrtim, dhe për të mos i rënë në dorë personat e përfshirë me imunitet dhe pushtet, është bërë një lëvizje e tillë për ta varrosur sa më parë këtë dosje”.

Gjunkshi foli edhe për manovrat që janë ndjekur për tranferimin e dosjes, kush e ka bërë dhe për çfarë arsyesh.

“Prokurori aktual i çështjes i cili në shkelje të afateve kohore, tregon se kjo dosje nuk bën për të pasi nuk bën elemente të veprës kriminale dhe mund ta hetojë një prokurori lokale. Të drejtën për ta gjykuar pas 2 vjetësh e ka Prokuroria e Përgjithshme, ndërkohë që edhe ky afat ka mbaruar. Të gjithë ata që i kanë shërbyer pushtetit me këtë dosje, duke bërë të pamundurën për ta manipuluar, kjo prokurori është plotësisht e paaftë. Kemi një spostim dhe hedhje të topit duke e pasur nga niveli i parë në nivelin e dytë, pavarësisht se ka prokuror mjaft profesionistë dhe të aftë Prokuroria e Dibrës.

Prokuroria u duk sikur u vendos në lëvizje duke marrë në pyetje fillimisht disa persona. A ishte serioze hetimi i kësaj dosjeje?

“Publikimi është bërë në një nga gazetat më prestigjioze gjermane. Fillimisht kryeministri nuk foli, pastaj autorin e denoncimit kërkoi ta ndëshkonte në shtetin gjerman. Këtu jemi përballë fakteve të pakundërshtueshme. Nuk e kuptoj se çfarë duhet të prodhojmë më tepër për të kuptuar se në çfarë situate jemi, kur vetë kryeministri motivon dhe mbështet manuipulimin dhe marrien në kontroll të situatës”.

Si ta interpretojmë deklaratën e Bashës për Markun dhe Prelën kur tha se do të marrin përgjigjen ligjore njësoj si prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut?

“Natyrisht që kanë marrë një shpërblim nga e gjithë kjo. Prokurorja e Krimeve të Rënda kërkon që të kalojë vettingun dhe të emërohet në SPAK, ndërsa prokurorja e përkohshme kërkon të marrë një mandat të plotë 7-vjeçar si kryeprokurore. Dhe në kuadër të këtyre llogarive favorizojnë mazhorancën. Por të gjitha shkeljet ligjore të tyre një ditë do të zbulohen dhe autorët do të ndëshkohen. Ne kërkojmë rikthimin e dosjes dhe hetimit të saj nga Krimet e Rënda”.

Lidhur me aksionin e opozitës, çfarë pritet të ndodh?

“Jemi në kushtet të ekzistencës së një shteti. Do të nis gjithçka aty ku ndaluam. Elementi i vetëm që ka qytetari sot në dorë kundër këtyre padrejtësive është protesta. Por fatkeqësisht disa demokratë atje në Dibër që protestojnë shenjohen me snajper ndërsa kriminelët bredhin rrugëve.

Shumë shpejt ashtu sikurse për Valdrin Pjetrin, edhe për Agim Kajmakun do të ketë zbulim të fakteve të tjera, njësoj siç po grumbullohen edhe për kryebashkiakët e tjerë. Ju bëjmë  të ditur se edhe në Dibër duke filluar që të kryetari i këshillit bashkiak deri të anëtari më i thjeshtë kanë lidhje me krimin dhe vijnë nga kategoria kriminale, që të gjithë i njohin por faktet do ti bëjmë publike që ti njohi edhe Rama”, tha Gjunkshi në Fax News.

Ish-deputeti foli edhe për situatën e rëndë që ka të bëjë me zjarret që kanë pushtuar vendin ditët e fundit, ku bëri thirrje që të përdoren të gjitha kapacitetet përfshirë edhe ushtrinë. Por arsyetoi se sa emergjencat civile nuk kanë financime dhe buxhet për të bërë asgjë.

Kushëriri i parë i ministres së Ramës ekstradohet për në SHBA, ja për çfarë akuzohet

Përmes Aeroportit të Prishtinës është ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Imer Shahini, person që akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme ka fituar miliona euro. Imer Shahini mësohet se është kushuri i parë i Ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit.

Lajmin e ekstradimit ka konfirmuar për Gazetën Express Policia e Kosovës. “Po, mundemi me ju konfirmu se sot gjatë ditë është ekstraduar për në SHBA”, kanë konfirmuar nga policia.

Kujtojmë që ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për ekstradimin e Shahinit për në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e Imer Shahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

Për ekstradimin e Shahinit, ka shkruar edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett.

“Sot për herë të parë kemi kthyer për gjykim një të arratisur nga Kosova në SHBA. Kur sundimi i ligjit është prioritet, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dy vendet janë më të sigurta”, ka shkruar ambasadori.

Shahini është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të Neë York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre tashmë të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Skema e mashtrimit në të cilën ishte përfshirë Shahini, parashihte që fshehurazi të merreshin nën kontroll miliona aksione të kompanisë “Gerova Financial Group Ltd”, të cilat fshehurazi do të duhej edhe të shiteshin.

Plani parashikonte që gjysma e këtyre aksioneve t’i kalonin në pronësi Shahinit. E për t’u realizuar kjo skemë, Vëllezërit Galanis, po ashtu të akuzuar nga FBI-ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm, ishin përkujdesur t’ia hapnin një llogari Shahinit, “Shahini Accounts”, ku do të kaloheshin aksionet e shitura fshehurazi në mënyrë që në “Gerova” të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre.

Rrjedhimisht, njeri prej vëllezërve Galanis, Jason, do të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë “Gerova” duke përfituar gjithashtu miliona para dhe duke vazhduar ta kontrollonte tregun edhe nga shitja e stoqeve të Gerova-s. Deri në fund të kësaj kurdisjeje, ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë.