22.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Shëngjini drejt katastrofës, flakët e mëdha po i afrohen qytetit, pushuesit braktisin plazhin

Flakët në Shëngjin që kanë filluar që nga orët e mbrëmjes së djeshme po e çojnë qytetin drejt katastrofës.

Orët e fundit mësohet se ka pasur edhe një shpëthim të fuqishëm, por ende nuk ka një raportim të saktë se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë që raportohet se zjarri i është afruar edhe varrezave të qytetit.

Në këtë moment në terren ndodhen zjarrëfikëse nga Lezha, Mirdita, Kurbini, Mati, Tirana si dhe forcat e ushtrisë.

Flakët e zjarrit kanë trembur edhe pushuesit të cilët kanë nisur të largohen, ndërkohë që flaka favorizohet edhe nga era e fortë.

Flakët i afrohen benzinatit dhe pallateve!

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke ndjekur me shqetësim situatën e rëndë që po shkaktojnë zjarret në Shëngjin. Në një shënim në Fb, Berisha ka paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe, pasi zjarri po i afrohet një pike karburanti.

Berisha, në shënimin e tij në Fb, ka publikuar edhe pamjet tronditëse që i janë dërguar nga qytetarët, që po ndihen pa mbështetje nga shteti në këtë ditë pasigurie të madhe si kjo. “Prag katastrofe në Shëngjin!, shkruan Berisha. Flakët e zjarrit iu afrohen benzinatit dhe pallateve në Shëngjin! Pushuesit braktisin qytetin! Asnje ndihmë apo ndërhyrje nga narkoqeveria. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Berisha.

Zjarri po vjen deri të pallatet ku janë pushuesit. Kemi edhe një benzinatë aty afër. Kanë frikë njerëzit se është edhe një benzinat aty afër, ishalla nuk merr flakë, se do të ketë pasoja të mëdha.

Pushuesit po largohen nga Shëngjini. Narko shteti nuk po e vret trurin fare për këta njerëz që janë me pushime.Po e postuat, anonim ju lutem, se ku i dihet me këta”.

Prag katastrofe ne Shengjin!Flaket e zjarrit iu afrohen benzinatit dhe pallateve ne Shengjin!Pushuesit braktisin qytetin!Asnje ndihme apo nderhyrje nga narkoqeveria. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sbPrsh Pr Berisha zjarri po vjen deri të pallatet ku jan pushusit kemi edhe një benzinat aty afer kan frik njerzit se esht edhe një benzinat aty afer ishall nuk mer flak deri aty se do ket pasoja tē medhaj pushuesit po largohen nga shengjini Narko shteti nuk po e vret trunin fare per kto njerez qe jan me pushime ktu po e postove Anonim ju lutem se ku i dihet me kto.respekte

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 23. August 2019

“Për të mos harruar…”, në ditën e kujtesës për viktimat e regjimeve totalitare, Basha merr 3 angazhime të rëndësishme

Lulzim BASHA

Sot mbarë Europa kujton Viktimat e regjimeve totalitare. Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.

34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.

59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.

7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.

984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.

6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre.

Kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe kombin, e lartëson një komb. Harresa dhe mosmirënjohja janë rruga drejt shkatërrimit të shoqërisë dhe vlerave bazë të familjes, kombit dhe Atdheut.

Në këtë ditë kujtese, rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, së bashku me ndjesën që nuk kemi arritur të bëjmë gjithçka nevojitet për nderimin e sakrifices së të përndjekurve politikë, për gjetjen dhe nderimin e  eshtrave të të ekzekutuar pa gjyq, vendosmërinë tonë që në Parlamentin e dalë nga vota e lirë do të miratojmë ndër aktet e para:

– ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, dhe nderimin për xhelatët e diktaturës, që kanë për qëllim të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës dhe rezistencës për liri.

–  nderimin e  viktimave të komunizmit, për të sprapsur revanshin komunist, i cili u rilind dhe u materializua,  me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërblimin për pasardhësit e të ekzekutuarve.

– angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe eshtrat e të cilëve nuk gjenden.

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët e rilindur. Shqipëria është vendosur nën një tjetër diktaturë të krimit. Për pushtetin  dhe pasurimin e tij të paligjshëm Edi Rama ka kthyer policinë politike, prokurorinë dhe drejtësinë private dhe burgosjet dhe gjygjet politike. Ndërkohë kriminelët dhe pushtetarët hajdutë janë mbi ligjin gëzojnë pandëshkueshmëri dhe mbrojtje nga Edi Rama.

Kjo e keqe do të ndalet me çdo kusht e me çdo çmim dhe shqiptarët e bashkuar do ta fitojnë betejën për vlerat themelore të demokracisë, votën e lirë, dhe nderimin e trajtimin dinjitoz të të përndjekurve politikë dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

Top Channel drejt falimentit, Blushi nuk dorëzon bilancet në QKR, prapa këtij skandali qëndron Rama

Një puonjës i Top Channel ka denoncuar fshehjen e bilanceve që drejtori i kësaj medie, Ben Blushi po bën, duke e çuar këtë televizion dhe platformën Digitalb, drejt falimentimit.

Puonjësi i Top Channel i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, Blushi nuk çon bilancet në QKR, për herë të parë pas 18 viteve.

“Blushi, për herë të parë në 18 vjet ekzistencë të këtyre, fsheh bilancin e tyre!

Pasi gjobiti në mënyrë zuzare antiligjore me 200 euro 160 mijë abonentë të Klanit duke ndërprerë kontratën e transmetimit të emisioneve të këtij televizioni në platformën Dixhitalb, Blushi nuk dorëzon në perputhje me ligjin bilancin e këtyre mediave në QKR.

Prapa fshehjes së bilancit fshihet falimentimi që shkaktoi Blushi me shkatërrimin që iu bëri këtyre mediave kombëtare”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Top Channel dhe Dixhitalb drejt falimentimit!

Blushi, per here te pare ne 18 vjet ekzistence te ketyre mediave fsheh bilancin e tyre!

Pasi gjobiti ne menyre zuzare antiligjore me 200 euro 160 mije abonente te Klanit duke nderprere kontraten e transmetimit te emisioneve te ketij televizioni ne platformen Dixhitalb, Blushi nuk dorezon ne perputhje me ligjin bilancin e ketyre mediave ne QKR.

Prapa fshehjes se bilancit fshihet falimentimi qe shkaktoi Blushi me shkaterrimin qe iu beri ketyre mediave kombetare.

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb

prsh doktor,
Jam punonjes ne top chenell, ju gjithe keto kohe keni shkruajtur ne vazhdimesi per gropen qe po ja ben ben blushi top medias. tashme duket se parashikimi juaj per faliment eshte vulosur si i vertete… top ch dhe digitalb jane te vetmet media ne gjithe shqiperin qe nuk kan ber publike xhiron e bilanceve te vitit 2018 te cilat sipas ligjit duhej te depozitoheshin me se largu deri me 31 korrik… per her te pare ne 18 vite ekzistence, topi i vjollces dhe blushit nuk ka dorezuar bilancet ne QKR dhe perkunder se ka kaluar nje muaj duket se nuk e kan ne plan ta bejne nje gje te tille… cfare po fshehin? jemi te friksuar dr se po del fjala jote, po na pret fati i libres.

ps: Miq, prapa te gjitha operacioneve zuzare, meskine, xhahile me te cilat Blushi po shkaterron me sukses te plote Top Median, eshte dora e zeze e Edvin Mafise.

Nishani: Shumë aktorë të regjimit më barbar stalinist janë ende vendimarrës në politikë, drejtësi dhe…

Ish-Presidenti Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka ngritur një çështje themelore, që ende nuk ka marrë zgjidhje edhe pas gati 30 vjetësh pluralizëm. Nishani vëren:

“Sot, në Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Komunizmit, në Shqipëri shumë aktorë të regjimit më barbar stalinist të Evropës Lindore janë ende vendimarrës në politikë, drejtësi, ekonomi, siguri, shoqëri!

Hetimi i krimeve të komunizmit mbetet ende i ndaluar. Rezolutat e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, ende të pa zbatuara! Prona private ende e konfiskuar! Hetimi i atyre krimeve, – përfundon Nishani, – çështje e Sigurisë Kombëtare!”.

Po ministrat dhe deputetët, Gjykata e Dibrës do ti gjykojë?

Nga Petrit Vasili

Varrosja e dosjes 184, e cila u mbajt e bllokuar për tre vjet dhe ku “peshqit e mëdhenj” Kryeminister, Ministra, deputetetë etj, që i mori vesh gjithë bota dhe u shpëtuan nga prokuroria në mënyrën me kriminale është demaskimi i plotë dhe pa alibi për reformën në drejtësi të rilindjes që zgjodhi Arta Markun me 69 vota.

Pse nuk e hetuan dhe çuan përpara drejtësisë Arta Marku dhe Donika Prela për tre vjet dosjen 184?

Po ministrat dhe deputetët Gjykata e Dibrës do ti gjykojë?

Po qe do pergjigjen deri në një për shpërdorim detyre këta prokurorë a e dinë?

Po që kanë përgjegjësi shumë të rëndë për moshetimin dhe mosdenimin e krimit zgjedhor a e dinë?

Po që nuk do ti falë askush dhe toleranca për këta shpërdorues detyre do jetë zero a e dinë?

Pres të të dëgjoj ndonjë opinion edhe nga këta duartrokitësit e mëdhenj në anglisht të reformës në drejtësi.

Por, jo jo, këta janë memecë edhe përpara skandalit sa një mal.

Këta flasin vetëm për “mrekullinë imagjinare” të reformës në drejtësi si e bukura e dheut të globit dhe “sukseset” e saj madhështore në shkretimin dhe shkatërrimin e drejtësisë.

Euraliusi mund të transferohet tash në Dibër!!

Reforma e rilindjes ishte kapje e drejtësisë, pandeshkueshmëri dhe autostradë për kriminelët, kush nuk e sheh i plaçin sytë, kush e sheh dhe e fsheh pastë faqen e zezë.

Goodbye reforma në drejtësi dhe udhë të mbarë për në Dibër.

Portreti i paautorizuar i një tirani…

Nga Flutura AÇKA

[Në ditën e përkujtimit të viktimave kundër komunizmit]
Vladimir NABOKOV

Rritjes së pushtetit, të lavdisë së tij i gjegjej në përfytyrimin tim rritja e masës së dënimit, me të cilën do të doja ta ndëshkoja. Kështu, si fillim, do të kënaqesha me humbjen e tij në zgjedhje, me ftohjen e masave ndaj tij, më pas do të më duhej mbyllja e tij në burg, pak më vonë syrgjynosja në një ishull të dystë me një palmë të vetme, të ngjashme me një yll të zi në krye të një poshtëshënimi, teksa ai përjetësisht zbret drejt ferrit të vetmisë, të turpit, të dobësisë…

Si statistikat, që tregojnë paturpësisht ngjitjen e tij, që e pasqyrojnë numrin e pasuesve të vet në formën e një figurkëze, figurke, figure, që zmadhohet shkallëshkallshëm, urrejtja ime për të, po ashtu si vetë ai me duar të kryqëzuara, u shpërfaq kërcënueshëm mes fushës së shpirtit tim, derisa ende nuk e ka pushtuar thuajse të tërin, duke më lënë veç një qark të hollë, të ndritshëm (që të kujton më shumë rrethin e çmendurisë, sesa kurorën e një martiri); porse unë parashikoj edhe errësimin e tij të plotë.

Portretet e tij të para nëpër gazeta, në vitrinat e shitoreve, ndër pllakate (që po ashtu po shumoheshin në vendin e pasur me rrënime, që përlotej e përgjakej), u shfaqën në kohët e para si të mjegullta…

…Por, kur një njeri i kufizuar, i vrazhdë, gati analfabet, në pamje të parë, një fanatik i klasës së tretë, kurse në të vërtetë një arrogant, një fëlliqësirë e egër dhe e ngrysur, më sëmundjen e gonoresë – kur një njeri i tillë barabitet me Zotin, atëherë zotave u duhet kërkuar falje. Më kot do të rrekeshin tash të më provonin se gjoja në vetvete ai është askushi, se atë e vendosi dhe tash e mban në fronin prej betoni zhvillimi i egër i ideve të errëta, zoologjike, antropofage, zoolandiste, me të cilat u përkëdhel toka ime….

…Me fjalë të tjera, gjithçka përrreth mori trajtën e tij, u bë zakon deri në qesharakshmëri të imitoje të ecurën dhe gjestet e tij; në perimoret u shfaqën, në një masë të jashtëzakonshme, kastravecët me të cilët ai aq unshëm ish ushqyer dikur në rini; në shkolla u fut mësimi i përleshjes cigane të cilën ai, në minutat e rralla të një qartësie të ftohtë, e shpërfaqte mbi dysheme me vëllanë tim njëzet e pesë vjet më parë; në artikujt e gazetave dhe në librat e beletristëve kinse pasionantë, u shfaq po ai konvulsion ligjërimi, po ai imitim lapidariteti (në thelb i pakuptimtë, sepse çdo frazë e shkurtër dhe e mëshuar, përsërit me avaze të ndryshme po atë idiotësi shtetërore ose po atë të përbashkët, të dystuar nga mëshimi), po ajo forcë fjalësh përgjatë shterpësisë së mendimit dhe gjithë po ato grimasa stili të përvetësuara prej tij…

…Flokët e qethura shkurt i përfundonin mbi ballë me një kep si furçë – që do të thotë, ende nuk ishte parashikuar shoga e tij e sotme prej Qesari. Thonjtë e duarve të mëdha, të lagështa, ishin kaq të ngrënë, sa që ndieje dhembje për mollëzat e dala në fundet e gishtave të neveritshëm. Ai vinte era përç…

…Nganjëherë ai shfaqet në popull – dhe, ndonëse nuk të lejojnë t’i afrohesh pranë dhe secilit i duhet të mbajë listelën e rëndë të flamurit të dhënë, që t’i ketë duart e zëna dhe nga që të gjithë i mbikëqyr një ruajtje e padukshme (pa folur për vëzhguesit dhe vëzhguesit e vëzhguesve)…

…A nuk i begatoi fushat tona, a nuk u mbathën nga përkujdesjet e tij pabukësit, a nuk i detyrohemi atij për çdo sekondë të jetës sonë qytetare?…

…Unë, “një hije pa kocka” do të jem i gëzuar, nëse fryti i pagjumësive të mia të harruara, do të shërbejë për një kohë të gjatë si një lloj mjeti i fshehtë kundër tiranëve të ardhshëm, tigroidëve, torturuesve gjysmamendsh të njeriut.

Fragment nga tregimi “Rrëzimi i Tiranëve”, përkthyer nga Korab Hoxha

Fotoja: Nje e çarë e murit te Berlinit që sheh nga zona ndarëse e kontrollit

Miku i Ramës është jo vetëm trafikant por dhe vrasës, e liroi gjyqtari…

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari ndaj Pëllumb Gjokës, i cili është akuzuar si trafikant droge që ka marrë nën kontroll degën e PS-së së Shkodrës.

“Pllumb Gjoka, miku i Edvin Mafisë është jo vetëm trafikant por dhe vrasës i njohur.

Ai ka vrarë një njeri në Velipojë dhe ka plagosur një tjetër!

Ai është liruar dhe i është mbyllur dosja nga gjykatësi famoz mik i krimit, Dritan Hallunaj.

Ky i fundit kaloi vetingun pasi Pllumb Gjoka pagoi 1 milion euro”, shkruan Berisha, duke përcjellë mesazhin e qytetarit dixhital.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Pllumb Gjoka, miku i Edvin Mafise eshte jo vetem trafikant por dhe vrases i njohur.
Ai ka vrare nje njeri ne Velipoje dhe ka plagosr nje tjeter!
Ai eshte liruar dhe i eshte mbyllur dosja nga gjykatesi famoz mik i krimit Dritan Hallunaj.
Ky i fundit kaloi vetingun pasi Pllumb Gjoka pagoi 1 milion euro.

Te gjitha keto denoncon ne mesazhin e tij qytetari dixhital.

“Pershendete Z.Berisha
Lidhur me denoncinin qe beri Kryetari i Partise Demokratike Z.Basha per narkortrafikantin shtetasin Pellum Gjoka ne restorantin e te cilit kryeministri shtron dreka dhe darka per miqesine qe ka me te, doja te shtoja se ky perveçse trafikant kryesor eshte dhe vrases.
Shtetasi Pellumb Gjoka ka kryer nje vrasje dhe nje plagosje ne vitin 1998 ne Velipoje
Personi i vrare quhet Gjon.

Ky shtetas pervec se narkotrafikant esht dhe vrases i cili nuk ka ber as dhe nje dite burg
Dosja e tij esht mbyllur nga gjykatesi i lidhur me krimin dhe bandat Dritan Hallunaj nje njeri qe ka kaluar vetingun pa i hyre ferra ne kembe.

Ju lutem Z.Berisha ta denonconi kete te pashembullt qe ky Gjygjtar Dritan Hallunaj i ka mbyllur Pellumb Gjokes dosjen per vrasje dhe plagosje
Pellumb Gjoka ska bere asnje dite burg edhe mund ta verifikoni.

Gjithashtu thuhet se Pllumb Gjoka ka paguar 1 milion euro per vetingun e Dritan Hallunajt
Perveç ketyre Dritan Hallunaj eshte gjykatesi qe ka liruar ne sallen e gjyqit Arben Frrokun vrasesin e kamisarit te policise Lame dhe per kete e ka denoncuar edhe partia demokratike
Ky rast z.Berisha do vertetonte qe KPK eshte asgje tjeter vetem nje mjet qe Edi Rama te kape drejtesine duke lene ne sistem vetem njerzit e vet te lidhur me bandat dhe qe i sherbejne atyre.

Z.Basha denoncoi qartazi se si Edi Rama esht nje frekuentues i rregullt i lokaleve te Pellumb Gjokes dhe se si Pellumb Gjoka mbledh vota per te dhe i sherben
Ndaj edhe gjyjgtari Dritan Hallunaj e kaloi vetingun pasi pagoi Per kete 1 milion euro vrasesi dhe trafikanti Pellumb Gjoka”.

ps: Te dashur miq, ketu me poshte keni nje status timin te dt 1 gusht te vitit 2018 mbi vetingun e gjykatesit qe liron dhe mbylle dosjet e vraseseve, Dritan Halluni. sb

Ky eshte Hallun Veting apo Krim veting!

Krye krye kreu Edvin Kristaq Rama pastron famozin Gjykates Hallunin!

Gjykatesin qe me urdher te Rames liroi ne sallen e gjyqit Arben Frrokun, ekzekutorin e provuar me pamje filmike, deshmitar okular dhe prova laboratorike te Komisarit Lame!
Ky vendim kriminal i Edvin Kristaq Rames per gjykates Hallunin deshmon edhe nje here se vetingu eshte thjeshte nje hanxhar ne duart e tij!

Ky vendim te dashur miq tregon se cilat do te jene monstrat e drejtesise se ardhme te reformes orëelliane, qe do vendosin per te drejtat tuaja.

Pra ata do te jene byrazere te vraseve, hajduteve, plaçkiteseve, perdhunuesve te qytetareve nen urdherat e Edvin Kristaq Rames!

Pranvera e Pragës dhe trashëgimia e saj: Perspektiva sllovake

Pranvera e Pragës, një përpjekje për të demokratizuar diktaturën socialiste çekosllovake, ka mundësi që të jetë ndërkombëtarisht si ngjarja historike më e njohur në historinë çeke dhe sllovake. Shtypja e dhunshme e procesit reformues nga forcat e Traktatit të Varshavës më 21 gusht 1968 konsiderohet përgjithësisht si një e çarë themelore në historinë e lëvizjes botërore komuniste. Me fjalët e Tony Judt, “Iluzioni se komunizmi ishte i reformueshëm, se stalinizmi kishte qenë një kthesë e gabuar, një gabim që akoma mund të korrigjohej, se idealet bazë të pluralizmit demokratik mundet në një farë mënyre të jenë të pajtueshme me strukturat e kolektivizmit marksist: ky iluzion u shtyp nën zinxhirët e tankeve më 21 gusht 1968 dhe nuk e mori veten më kurrë. Alexander Dubček dhe Programi i Veprimit i tij nuk qenë fillim, por fund”.

Gjithashtu, ngjarjet e Pranverës së Pragës ndryshuan drejtimin e zhvillimit çekosllovak. Megjithatë, në retrospektivë, edhe ata të përfshirë drejtpërsëdrejti qenë skeptikë rreth domethënies së reformave. Sipas intelektualit disident të mirënjohur Milan Šimečka, Pranvera e Pragës ndryshoi vetëm “fasadën”: “Partia Komuniste akoma vendoste gjithçka dhe udhëheqësit e saj nuk qenë në gjendje as ta imagjinonin mundësinë e një pluralizmi politik”. Një tjetër figurë e shquar e disidencës çekosllovake, Petr Pithart, bie dakord: “Në fakt, asgjë e veçantë nuk ndryshoi gjatë atyre 9 muajve të shkurtër të 1968. Asnjë ligj i ri nuk u miratua, asnjë institucion i ri nuk u krijua”. Të dy argumentojnë se shoqëria çekosllovake u formësua shumë thellësisht dhe shumë negativisht nga ngjarjet pas pushtimit ushtarak dhe 20 viteve të të ashtuquajturit “normalizim”.

Pavarësisht faktit se idealet e Pranverës së Pragës nuk u materializuan dhe Çekosllovakia u detyrua forcërisht të kthehej në një diktaturë socialiste të stilit sovjetik, një ndryshim i lidhur me procesin e reformave mbijetoi: federalizimi i republikës. Sigurisht, ky ndryshim qe i parëndësishëm për të ardhmen e projektit komunist, por pati një impact substancial në zhvillimin e Çekosllovakisë. Gjithashtu, historia e federalizimit mund të përdoret për të nënvizuar diferencat midis perceptimit çek dhe atij sllovak ndaj programit të reformave të vitit 1968. Në Sllovaki, federate u konsiderua si një objektiv parësor dhe kusht themelor për demokratizim. Pakënaqësia me gjendjen ekzistuese të marrëdhënieve çeko – sllovake dhe pozicioni i Sllovakisë në republikë qe e përhapur dhe thuajse unanime. Nga ana tjetër, për çekët, kjo gjë ishte një problem dytësor. Federata perceptohej si një lëshim i nevojshëm për sllovakët me qëllim që të siguronin mbështetjen e tyre për demokratizimin aktual.

Në Sllovaki, programi i reformave pati një nuancë të dallueshme nacionaliste. Megjithatë, pretendimi i përgjithshëm se sllovakët preferonin federalizmin më shumë se demokratizimin dhe, për pasojë, e sabotuan qëllimisht procesin e reformave është ahistorik. Pavarësisht se jetonin në të njëjtin shtet. Çekët dhe sllovakët hynë në Pranverën e Pragës me përvoja dhe shpresa historike të ndryshme. Federalizimi perceptohej si një sine qua non në Sllovakia si nga reformatorët radikalë, ashtu edhe kundërshtarët e tyre më konservatorë dhe nacionalistë. Të parët e kuptonin atë si një pjesë të natyrshme të demokratizimit në kuptimin që kombet kishin të njëjtën të drejtë barazie si individët. Për të dytët, ai qe një alternativë ndaj reformizmit radikal, që, në sytë e tyre, kërcënonte vetë ekzistencën e socializmit. Vetëm ndërhyrja ushtarake e 21 gushtit siguroi fitoren për konservatorët dhe nacionalistët e drejtuar nga “babai i federatës” Gustáv Husák, që më pas u bë kreu i regjimit të normalizimit dhe një simbol i epokës së stanjacionit 20 vjeçar.

Të gjitha përpjekjet e regjimit komunist për ta fshirë Pranverën e Pragës dhe përfaqësuesit e saj ngë kujtesa kolektive dështuan. Kur diktayura socialiste nisti të shembej më 1989, u bë e qartë se perceptimi publik çek dhe ai sllovak mbetej jashtëzakonisht pozitiv. Alexander Dubček, simboli i procesit të reformave, mbetej padiskutim politikani më popullor brenda dhe jashtë vendit. Edhe sondazhet e para sociologjike treguan se publiku preferonte ndonjë variacion të socializmit me fytyrë njeriu ndaj kapitalizmit të stilit perëndimor.

Megjithatë, brenda pak muajsh Dubček u bë një figurë marxhinale, i shpartalluar dhe i errësuar nga Václav Havel, kurse programi i frymëzuar nga Pranvera e Pragës u refuzua si një histori e vdekur që nuk kishte aspak rëndësi për tranzicionin paskomunist. Liderët e Revolucionit të Kadifenjtë nuk desën të reformonin regjimin komunist, ata deshën ta hiqnin qafe atë dhe të rindërtonin një të tillë sipas modeleve perëndimore të demokracisë liberale me orientim tregu. Legjitimiteti i regjimit të ri bazohej mbi një shkëputje radikale nga e kaluara komuniste. Kjo u arrit simbolikisht me zgjedhjen e Havel, figura kryesore e disidencës antikomuniste, si President në vend të Dubček. Në fund, duket se edhe midis publikut të përgjithshëm, po të përdorim fjalët e historianit sllovak Ľubomír Lipták, “linja e trashë e sindromës së vitit zero pas së kaluarës dhe dëshira për një fillim krejtësisht të ri filluan të mbizotërojnë”.

Mospërputhja midis idealeve të Pranverës së Pragës dhe gjendjes së përgjithshme shpirtërore në Çekosllovakinë paskomuniste u theksua edhe më me kalimin e kohës. Teknokratët e djathtë çekë rreth Václav Klaus e perceptonin periudhën komuniste si një kohë errësirë. Në Sllovaki, koalicioni i populistëve dhe nacionalistëve i udhëhequr nga Vladimír Mečiar nuk kishte nevojë për trashëgiminë e Pranverës së Pragës. E njëjta gjë ishte e vërtetë për kundërshtarët kryesorë të tyre, kristiandemokratët sllovake. E majta demokratike përbëhej kryesisht nga komunistë të epokës së normalizimit pa asnjë përvojë nga Pranvera e Pragës. Votuesit e tyre qenë nostalgjikë për stabilitetin dhe sigurinë e viteve ‘70 dhe ’80. Ata ëndërronin epokën e Husák, jo Dubček.

Ndërsa e marxhinalizuar në politikë, Pranvera e Pragës u bë një çështjë popullore kërkimore në shkencat sociale. Shumë intelektualë dhe studiues të përfshirë në procesin e reformave të 1968 u kthyen në akademi, nga ku qenë përzënë 20 vite më parë. Veprat dhe refleksionet e tyre lidhur me Pranverën e Pragës ju shtuan numrit tashmë të madh të botimeve kushtuar kësaj çështjeje nga autorë në Perëndim dhe në ekzil. Si rezultat, megjithëse projekti i socializmit me fytyrë njeriu qe dështim, ai është një prej dështimeve më të mirë kërkuara dhe mirë të dokumentuara në historinë çeke dhe sllovake.

(Adam Hudek është një hulumtues tek Instituti i Historisë (Departamenti i Historisë së Shkencave dhe Teknologjisë) në Akademinë e Shkencave të Sllovakisë në Bratislavë. Fushat e interesit shkencor të tij përfshijnë historinë intelektuale sllovake e shekullit të XX, institucionet shkencore dhe shkencat politike në Çekosllovakinë socialiste)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki

• Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

• Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke falsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

• Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

DEKLARATË PD, ÇLIRIM GJATA

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e ka bekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë.

Vdes në spital 26-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë dje në mes të Tiranës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili u qëllua paraditen e djeshme me plumb në kokë, teksa po punonte në një vilë 3-katëshe në rikonstruksion.

26-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku iu nënshtrua një operacioni, por pa mundur t’i mbijetojë plagëve.

Çelaj, nga Mallakastra, me profesion teknik kondicioneri, ishte duke punuar për kondicionimin e vilës 3-katëshe, që ndodhet pranë një blloku pallatesh mes rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.

Sipas Policisë, rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe. Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K., nga ku dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Policia bëri të ditur ndalimin e dy personave si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i djeshëm i Policisë

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE Rama në dijeni të dosjes Kajmaku/ Basha: I gatshëm të zgjidh krizën, sipas standardeve…
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.

Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.