29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Berisha: Banorët luftojnë me zjarret, narkoqeveria abronzohet brigjeve të detrave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet e trishta të djegies së pyjeve në Shëngjin ndërkohë që në këtë betejë me zjarret, banorët, pa asnjë mbështetje nga shteti, kanë mbetur të vetëm.

Berisha shkruan: “Zjarret prej disa ditësh djegin kurorën e Shëngjinit. Banorët luftojnë me zjarret. Narkoqeveria abronzohet brigjeve të detrave. Absolutisht asnjë ndihmë! Qëndrim kriminal”.

Vija liqenore në Shkodër, ose “zhvatja” e radhës e Edi Ramës!

Nga Qamil Gjyrezi

Politika e zhvillimit ekonomik, turizmi ka rëndësi të madhe për Shkodrën, Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin! Shkodra ka shkruar një projekt zhvillimi 2005-2015, në bashkëpunim me komunitetin dhe institucionet ndërkombëtare të zhvillimit!

Ky project pati ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të Shkodrës, pavarëisht disa pengesave dhe të metave për arësye objektive dhe subjective! Edi Rama po investon dhe ka investuar në Shkodër, pa një projekt të qartë dhe të detajuar, vetëm për qëllime elektorale dhe për të mbushur “xhepat” e tij dhe të klientëve të tij me P.P.T-të! Edi Rama ka shpallur P.P.T-të, si një mënyrë për të realizuar qëllimet e tija “klienteliste” në dëm të komunitetit dhe publikut!

Që në fillim të qeverisjes së tij mbajti në punë një “person” që e kishte mbajtur edhe P.D.-ja, Benet Becin për zhvillimin me institucinet vendase dhe të huaja, duke “ironizuar” në Shkodër se është “shkodran i djathtë edhe i majtë”! Kryeministri Edi Rama ka botuar një postim: “Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj!

Pēr këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian”! Projekti për investimin në bregun liqenor Shirokë-Zogaj, ka disa vite që “përflitet”, biles janë përcaktuar “klientët” e Ramës që kanë fituar tenderat! Edi Rama i bën këto investime në Shkodër për qëllime të pastra zhvatëse dhe elektorale! Këtë projekt e prezantoi pikërisht mbas dështimit të zgjedhjeve 30 Qershorit dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, antikushtetues!

Edi Rama nuk don të zhvillojë Shkodrën, por të mbushi xhepat e vet dhe të klientëve të tij të afërt, për të blerë vota në Shkodër dhe zhvatur para publike deri në sekondën e fundit të qeverisjes së tij! Nuk ka asgjë të keqe të investohet në punët publike në Shkodër dhe kudo, mbasi për këtë votohen qeveritë dhe Shkodra ka edhe disa hapsira që duhet investuar për turizmin dhe rritjen ekonomike!

Së pari, ky projekt është “antikushtetues dhe antiligjorë”, mbasi nuk kemi një Këshill Bashkiak kushtetues për ta miratuar, i dalë nga zgjedhjet “Nul” të 30 Qershorit! Së dyti ky projekt më duket edhe “antisocial” dhe “antiekonomik”! Në pamje të parë duket se i shërben komunitetit dhe Shkodrës!?

Por a do të ishte më mirë të investohej për ngrohjen, internet dhe kushte më të mira në shkolla, për shërbime në spitale dhe qendra shëndetësore, për të rritur pencionet e shkodranëve, për të rritur rrogat e arsimtarëve dhe mjekëve, për të plotësuar kërkesat e studentëve për “kushtet mizerabël”, që Edi Rama i gënjeu me premtime?!

Apo të investohet për të “shitur beton” dhe fituar dhe zhvatur para publike në kurriz të qytetarëve?! A do të ishte më mirë të “mirëmbahej” investimi i bërë në këtë vijë liqenore në vitin 2008 dhe me rritjen ekonomike dhe mbushjen në fillim të “barkut me bukë” të shkodranëve, të fillonin projektet e zhvillimit të domosdoshme në turizëm!?

Ky njeri, Edi Rama nuk është aspak i interesuar për problematikat e njerëzve të thjeshtë, deklaronte lideri i opozitës Lulzim Basha! Edi Rama e ka metodë pune “shitjen e betonit” dhe betonizimin! Që në fillim të qeverisjes 6 vjecare, projektoi “Rilindjen urbane”, duke harxhuar pa kriter para publike, të marra borxh nga institucionet ndërkombëtare, duke i lënë në “borxhe” shqiptarët, vetëm për qëllime “klienteliste” elektorale, duke mos dëgjuar si “kokëderr” që është, as këshilltarët e tij ekonomik!

Metodat klienteliste që përdor Rama, kryeministri autoritar i reshtuar me oligarkët në lindje dhe perëndim, janë në dëm të komunitetit, publikut dhe paratë shkojnë vetëm në xhepin e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij! Magjithatë, ky investim nëse realizohet do t’i ngeli qytetarëve të Shkodrës dhe të gjithë shqiptarëve, mbasi Edi Rama nuk është i përjetshëm!

Edi Rama nuk do ta marri kurrë Shkodrën me zgjedhje të lira, jo me këtë investim por edhe me investimet e tjera! Edi Ramës i duhen para për të blerë edhe njëherë zgjedhjet, mbasi nuk ka më para nga “kultivimi i hashashit” dhe Sajmir Tahiri! Edi Ramës i duhen këto para për të “blerë” P.S.-në në opozitë!

Mendoj dhe shpresoj se socialistët e ndërshëm do ta “rrëzojnë” Edi Ramën, mbsa dorëheqjes së tij të shpejtë! Shkodra ka nevojë për investime të sigurta për të ardhmen në të gjitha fushat dhe rritje ekonomike që qëndrueshme. Shkodra ka nevojë për një projekt tjetër zhvillimi 2020-2030, që të shkruhet nga specialistë të fushës në bashkëpunim me komunitetin dhe të mirëmbajë ata investimet që janë bërë për infrastrukturën dhe zhvillimin!

Investimet e tjera të bëra me P.P.T.-ë, në këto 6 vite në Shkodër, stadiumi “Loro Borici” , Teatri “Migjeni’ dhe Fototeka “Marubi”, nuk patën ndikim pozitiv tek zgjedhësit shkodran të majtë dhe të djathtë! Në Shkodër morën pjesë vetëm 5-6 % e qytetarëve në votimet e “Nul”, të 30 Qershorit! Edi Rama është i bindur që nuk do ta marrë kurrë Shkodrën me votime të lira.

Dështimi i antiopozitarizmit dhe triumfi i Opozitës

Nga Red VARAKU

Objektivi politik i Ramës ishte dhe mbetet likujdimi politik i Lulzim Bashës. Prej gjashtë vitesh skandalesh dhe krize politike, ai nuk është marrë për asnjë moment me qeverisjen e vendit, por të gjitha energjitë e pushtetit dhe infrastrukturës antiopozitare në vend janë përqendruar në goditjen e Lulzim Bashës.

Eliminimi i tij nga skena politike është kthyer edhe në objektivin kryesor të medies, e cila nuk lë moment pa sulmuar kryetarin e Opozitës z. Basha. Me ç’duket z. Basha është kthyer në rrezikun potencial më të madh të z. Rama, ndaj artileritë e rënda të propagandës, si në asnjë rast tjetër, janë drejtuar vetëm kundër tij.

Me sa duket, kjo është rruga e vetme sepse do t’i lehtësonte shumë punë. Së pari, sepse dërrmon opozitën, e cila me largimin e z. Basha futet në një spirale lufte pa fund brenda saj duke ia zgjatur jetën qeverisë Rama, dhe së dyti, me eliminimin e z. Basha shpëtojnë nga prangat mbështetësit e tij më të mëdhenj dhe legalizohen përfundimisht përbindëshat amoralë dhe të korruptuar, të emëruar nga Rama,si polet më të rëndësishme të shoqërisë.

Por, plani për të eliminuar politikisht Bashën, dështoi. Dështoi me gjithë përkushtimin e pacipë të disa ‘ishëve’ të PD, të cilët dikur përbënin dhe pjesën më të korruptuar të një establishmenti të vjetër dhe të trashur nga privilegjet që i morën vetëm në emër të PD.

Të gjitha këto llogari u shembën përtokë nga përgjimet e Zërit të Amerikës dhe gazetës gjermane BILD. Ndërsa braktisja masive që shqiptarët i bënë votimeve moniste të 30-të Qershorit, vulosi përfundimisht dështimin e objektivit themelor për eliminimin politik të Lul Bashës si lider opozite.

Në një përpjekje të turpshme, Rama arriti të manipulojë rezultatet e 30 Qershorit me Denar kamikazin në KQZ. Ai ndërmori një proces rraskapitës numërimi që zgjati rreth një muaj. Një proces i diskretituar, që nuk rrënoi vetëm statistikat e votimeve, por zbuloi masakrën zgjedhore të 30 Qershorit.

Pasi dështoi në objektivin e tij themelor për eliminimin politik të liderit të opozitës, ai hodhi në sulm kazanët e mediokritetit në gazetarinë shqiptare dhe i urdhëroi të kërkojnë ikjen e Bashës. Por, pas deklaratës së z. Hahn dhe z. Palmer, të cilat u derdhën si llavë në gojët e liga pranë qeverisë, propaganda e tyre është bërë memece dhe nuk thotë më asgjë. Kjo tashmë është një betejë e dështuar, edhe pse çantat me para ‘cash’, fluturojnë nga Tirana drejt Brukselit dhe Uashingtonit.

Si përfundim, Lulzim Bashën sërish do ta ketë përballë dhe Opozitën do ta ketë përballë.

Është një Opozitë, fuqia e të cilës buron tek pastërtia e qytetarëve. Forca e saj nuk është as tek krimi i organizuar, as tek mediet e blera, as tek klientët e pushtetit, as tek servilët e pushtetit, por tek revolta e fortë antiqeveri, që tashmë ndodhet jashtë institucioneve, ndodhet vetëm në rrugë.

Pikërisht këtë Opozitë, Rama e ka problem të madh, sepse kjo formë opozitarizmi po e dërrmon dhe po e zhvesh nga shkëlqimi i mykur. Kjo Opozitë, në fare pak kohë e ka katandisur në një kryeministër të dështuar, i cili nuk arriti të mbijetojë as dy vjet i vetëm, edhe pse bëri një nga martesat më të ndyra politike, atë të krimit me politikën. Një martesë që solli në jetë pêrbindësha, që më pas Rama i kandidoi si deputetë ose kryetar bashkish në të gjithë Shqipërinë. E katandisi në një kryeministër, që mendon se me ‘cash’ në dorë, mund të blesh këdo dhe gjithçka, përfshi këtu dhe vullnetin dhe respektin e qytetarëve .

Është një Opozitë, që me guxim ka thënë të vërteta të mëdha edhe pse përballë ka pasur një makineri shtetërore kriminale, e cila zotëron pasuri të jashtëzakonshme dhe ushtri me njerëz. Ajo ka fuqi të shantazhojë ose egzekutojë cilindo, që i del përpara, kushdo qoftë ai.

Është një Opozitë që po bën ndoshta një ndër betejat më të forta që ka bërë ndonjëherë ndonjë Opozitë pas vitit 1990. Një betejë, që mund të krahasohet për nga përmasat e saj legjendare, vetëm me betejën e Opozitës së vitit 1990.

Është një Opozitë, e cila nuk po përballet me banda lokale si në 1997, që operonin të pavarura dhe të paorganizuara në mënyrë kapilare në rang kombëtar dhe fenomeni i drogës njihej shumë pak dhe grupet kriminale shqiptare ishin thjesht në nivel ‘spaçatorësh’.

Ajo po lufton dhëmb për dhëmb me kriminelë me profil të lartë europian, të cilat administrojnë qindra milionë dollarë dhe që kanë një aleancë kapilare me njëri tjetrin. Me profile kriminale që kanë nën administrim miliona euro, qindra automjete të blinduara dhe mijëra ushtarë dhe vrasës me pagesë. Klane kriminale, që përbëhen nga individë, që kanë peshë kriminale në rang europian, me mbrojtjen dhe bekimin politik të Ramës, janë kthyer në pole qëndrore në qytete dhe territore të ndryshme. Ata e kanë bërë shumë të vështirë betejën e opozitës. Aq të vështirë, sa gati duket e pamundur.

Përgjatë këtyre viteve Edi Rama, i ktheu këta individë, në njerëzit më të rëndësishëm të shoqërisë duke i dhuruar një pushtet të jashtëzakonshëm. Tek këta individë ndërthureshin interesat e të gjithë qytetarëve. Ai i bekoi ata me një fuqi politike dhe ekonomike të jashtëzakonshme. Duke e bërë praktikisht të pamundur rrëzimin e tyre dhe luftën e Opozitës gati heroike.

Është pikërisht kjo Opozitë, e cila ndërgjegjësoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar se projekti i kriminalizimit të Shqipërisë ishte një projekt i drejtuar nga vetë qeveria.

Falë betejës së kësaj Opozite ne sot e kemi të qartë se çfarë rrënimi janë për ekonominë e vendit PPP dhe vjedhjen e madhe, që po i bëhet parave të taksapaguesve nga kjo skemë. Falë insistimit të kësaj opozite, ne dimë sot se njerëzit më të afërt të Ramës janë njerëz me rekorde të zeza kriminale dhe njerëz zhytur kokë e këmbë në histori marramendëse krimesh dhe përfitimesh.

Falë përpjekjes së kësaj Opozite, ne dimë që mafia ndërkombëtare është ulur këmbëkryq në Tiranë, duke larë miliona euro në kulla dhe troje publike. Falë kësaj Opozite, ne sot dimë me emër çdo kriminel politik, dimë që kriminelët pranë tij, po privatizojnë Shqipërinë falas, për shkak të krizës së rëndë ku na futi ky hajdut psiqik.

Falë kësaj opozite ne njohim tani ata që dhanë një kilometër rrugë për 20 milionë euro. Falë kësaj Opozite kemi akoma sot në këmbë Teatrin Kombëtar, të cilin peshkaqenët pranë kryeministrit do ta hanin bashkë me truallin publik.

Falë kësaj Opozite ne njohim me emër ata që kriminalizuan vendin dhe ata që vodhën votat e shqiptarëve dhe që ne i dëgjuam me veshët tonë. Falë kësaj opozite ne kemi shpresë që ata që vodhën dhe poshtëruan këtë popull do të përfundojnë me pranga në duar.

Pikërisht pse kjo opozitë është e tillë, ka qenë gjithmonë nën breshërinë e sulmeve të propagandës së qeverisë, e cila për gjashtë vjet është marrë vetëm me sulmin dhe përçarjen e saj si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Rama kërkon me çdo kusht eliminimin e saj. Cila parti nuk do të ishte shkatërruar pas një represioni të tillë barbar mediatik, ekonomik dhe financiar mbi anëtarët e saj? Fakti që ajo i mbijetoi këtij sulmi dëshmon që sado e errët qoftë errësira, ajo nuk mund ta shuajë dot dritën e një qiriu të vetëm. Tregon që fuqia e vërtetë e një kauze nuk qëndron tek paratë ‘cash’, por qëndron tek pastërtia e qëllimeve të njerëzve që e mbështesin atë. Por, me sa duket ky ka qenë edhe gabimi i tij më i madh, sepse të vërtetën sa më shumë ta sulmosh, aq më shumë e lartëson.

Mesazhi i fortë i Kryebashkiakes së Shkodrës për Ramën

Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi i ka përcjellë një mesazh të fortë me video, kryeministrit Edi Rama dhe opinionit, brenda dhe jashtë vendit, në Ditën Europiane për Kujtimin e viktimave të të gjitha regjimeve totalitare.

“Kryet nalt”, titullohet videoja e publikuar prej saj, dokumentar kushtuar klerikut të shquar shkodran Hafiz Ali Kraja, kalvarit të gjatë të persekutimeve, që nga internimi prej fashistëve italianë, përndjekja ndaj tij dhe familjes prej komunistëve dhe vuajtjet për 18 vjet, në kampet e punës e burgun e Burrelit.

Ai qe një prej klerikëve më të mençur e mendjehapur të Shqipërisë, një patriot, dijetar dhe personalitet me kulturë të gjerë, që gëzonte respekt jo vetëm në qytetin e Shkodrës e në rrethin e muslimanëve, por në të gjithë Shqipërinë dhe nga të gjithë besimet. Por…”Kohët e errëta nuk zgjasin përgjithmonë, njerëzit e ndriçuar jetojnë përgjithmonë me kryet nalt!”, ky është mesazhi që ka përcjellë Ademi, jo më kot, prej këtij dokumentari.

Në vijim, kryebashkiakja e Shkodrës lë këtë shënim

Për 45 vite Shkodra dhe shkodranët vuajtën persekucionin dhe dhunën e pashembullt të një regjimi diktatorial- stalinist në zemër të Europës.

Shkodra dhe shkodranët nisën të parët në Europë rezistencën kundër kësaj bishe që nuk kursente askënd, nga foshnjat në barkun e nënës deri tek tek të moshuarit.

Shkodra dhe shkodranët, përmes sakrificave të jashtëzakonshme, ishin shembull për të gjithë shqiptarët në këtë përballje të pabarabartë me shtetin diktatorial.

Shkodra dhe shkodranët janë përsëri të parët sot për t’i prerë rrugën dëshirave perverse të individëve që tentojnë të rikthejnë në vendin tonë sistemet monisto- diktatoriale.

Sot është Dita Europiane për Kujtimin e Viktimave të të gjitha Regjimeve Totalitare.

Shkodra dhe shkodranët kujtojnë vuajtjet e sakrificat, të rënët dhe ata që mbijetuan. Shkodra dhe shkodranët janë krenarë për të djeshmen dhe të sotmen!

Basha: Aleatët tanë të NATO-s po përballen me ringjalljen në Shqipëri të praktikave që s’janë tipare as të BE e as të SHBA. Në shtator vijojmë betejën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se, aleatët tanë të NATO-s po përballen me ringjalljen në Shqipëri të praktikave që s’janë tipare as të BE, e as të SHBA. Në shtator vijojmë betejën të bindim të gjithë faktorët për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore.

“Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Por s’i kishte shkuar mendja asnjë anëtari të NATO-s se rotacioni do të prodhonte një qeveri kaq të keqe që do të rikthente probleme të varrosura dhe do t’i shumëfishonte ato. Ky është problemi që kanë sot aleatët tanë, që papritur në një vend, i cili është anëtar i NATO-s, është kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, shfaqen tipare të një qeverisjeje që nuk kanë të bëjnë fare as me Evropën e as me NATO-n, që prodhon papunësi, që prodhon stanjacion, që shkatërron mundësitë e njerëzve të thjeshtë, për t’i dhënë gjithë pushtetin, gjithë pasuritë, gjithë mundësitë Edi Ramës dhe një grushti oborrtarësh të tij. Kjo ka ndodhur për një arsye shumë të thjeshtë, sepse është shkatërruar themeli i bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira, sepse gjithçka fillon tek zgjedhjet e lira.

Me zgjedhje do mundet edhe Edi Rama, por çështja është tu garantohet shqiptarëve liria e zgjedhjes. Beteja për tu garantuar shqiptarëve votën e lirë është betejë edhe për nesër, nuk është betejë të ikë tani Edi Rama e të vij unë apo një tjetër. Nëse nuk e bëjmë këtë betejë, dhe në parlamentin e ardhshëm vijnë prapë elementë kriminalë apo të lidhur me botën e krimit, edhe qeveria e ardhshme do t’u shërbejë kriminelevë dhe jo shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Pyetje: Zoti Basha, çfarë do bëni në shtator?

Basha: Shtatori po vjen, do të vazhdojmë betejën tonë, me të gjitha format dhe mënyrat.

Pyetje: Duke iu gëzuar 85 %?

Basha: Duke bindur çdo faktor se rruga përpara është ajo e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore, duke bashkuar të gjithë shqiptarët e ndershëm në një betejë që shkon përtej sinoreve politike të opozitës, por shkon drejtpërdrejt tek pragu i shtëpisë së çdo shqiptari.

Ndërkombëtarët janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale njëkohësisht

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, la të kuptohej në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se, faktori ndërkombëtar shikon si rrugën e mundshme për të zgjidhur krizën politike në vend, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën datë.

‘Unë nuk mund të kërkoj që çdo kush të ngrihet në nivelin e interesit publik, por nuk mund ti detyroj ti përmbahen këtij standardi. Shumica e deputetëve tanë i dorëzuan mandatet, dhe duke diskutuar çdo hap të mëtjshëm që mori më pas Edi Rama.

-Ju jeni anëtar i Partive Popullore. Si ka mundësi që pas kësaj situate Partitë Popullore nuk bënë një deklaratë për zgjedhjet moniste, as për blerjen e votave me krim dhe mafie etj. Nuk keni marrë një deklaratë në favorin tuaj.

Basha: CDU nuk është anëtër i Partive Popullore?

E para e punës padiskutim që hapi është ekstrem.

Nuk prisja përshëndetje nga askujt.

Në një vend normal të NATO-s ka një vend për opozitën. Hapësira shkoi në minus. Shpjegimi i këtij realiteti u bë edhe më i lehtë pas vendimit që mori opozita. Dhe që nuk ishte vendim personal që të prisnim kohën tonë. Ne zgjodhëm rrugën e duhur,  dhe pjesë e kësaj rruge ishte edhe shpjegimi i kësaj rruge. Në këtë kuadër nuk do nënvlerësonin as CDU-në.

As qëndrimin e Autoriteve Lokale të Këshillit të Evropës. Ne jemi në rrugën e duhur për të bindur komunitetin ndërkombëtar, jemi në një pikë kthese, i gjith faktori euroatlantin e konsideron këtë gjendje jo thjesht të papranueshme, por vlerëson se zgjedhjet e parakohshme bashkë me ato lokale janë e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën”.

Basha: Askush nuk i ka njohur votimet e Ramës, ndërkombëtarët pranë opozitës

Basha i ftuar ka folur edhe faktorin ndërkombëtar, të cilin e cilësoi si më afër se kurrë me shqetësimet e opozitës.

‘Në gjykimin tuaj ndërkombëtarët zgjodhën stabilitetin para demokracisë, njohën votimet…

Askush nuk i ka njohur këto zgjedhje, as do ti njohë.

Për SHBA sigurisht që kjo është një çështje e brendshme e insitucioneve shqiptare dhe do presin Gjykatën Kushtetutese.

Padyshim stabiliteti është në interes strategjik të të SHBA dhe kjo dihet si për Ballkanin dhe gjithë Evropën.

E reja qëndron dikur tjetër. Në faktin që para dhe pas 30 qersghoir kemi një realitet tjetër për faktorin ndërkombëtar. Që nuk është më misioni i OSBE që moniton zgjedhjet por i autoriteteve lokale të Europës. Kush i tërhoqi? Këto janë sinjale të qarta politike.

E shikoni raportin e një zonjë që nuk është as afër opozitës. Raporti i plotë nuk ka si të jetë më i mirë, do jetë edhe më zi.

Dhe kjo lidhet me pasigurinë juridike, në dhunim të Kushtetutës. Dhunimi i Kodit Zgjedhor që i mohoi opozitës për të pasur numërues. Krijimi i mekanizmave false për garën. Përgjigjen më të fuqishme e dhanë shqiptarët. Pjesa tjetër dërrmuese e refuzoi. Ky ishte refuzim i regjimit. Kjo është e vërteta”, tha Basha. /Syri.net

Basha: Ndërkombëtarët po japin sinjale të qarta, ku njoftojnë rënien në pikiatë të demokracisë në Shqipëri

“Padyshim që stabiliteti është në interesin kryesor strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë, për Ballkanin dhe për të gjithë Evropën. Këtu ska asgjë të re për njohësit e çështjeve ndërkombëtare. E reja qëndron në faktin se për shkak edhe të zhvillimeve, para, gjatë dhe pas 30 qershorit, qartësisht kemi një realitet të ri politik,edhe përsa i përket faktorit ndërkombëtar.

Këtë e shikoj në shumë hapa, e shikoj sa i përket procesit të 30 qershorit dhe legjitimitetit të munguar të 30 qershorit, në akte të tilla si tërheqja e misionit më të rëndësishëm që vëzhgon zgjedhjet vendore, që nuk është misioni i OSBE/ODIHR-it, por është misioni i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës.

Si rregull OSBE ndjek zgjedhjet politike, por kur ka probleme, siç është Shqipëria, ndjek edhe zgjedhjet vendore, por është Këshilli i Evropës që i monitoron, i cili i tërhoqi vëzhguesit. Kush i tërhoqi, unë i tërhoqa? Natyrisht këto janë vendime, janë sinjale të qarta që jepen, sa i përket rënies në pikiatë të demokracisë në Shqipëri dhe sinjaleve që duhet të jepen në këtë drejtim.

Djegia e mandateve absolutisht ka rezultuar vendimi i duhur. Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në një fasadë, në një garniturë të pushtetit. Dy qëllime arriti djegia e mandateve: së pari na distancoi nga një pushtet i korruptuar në palcë që e kishte kthyer parlamentin në një institucion vjedhjeje me ligj.

Qëllimi i dytë që u arrit ishte që një masë ekstreme, që i përgjigjet një realiteti ekstrem rezultoi e nevojshme për të vetëdijësuar të gjithë, edhe partnerët tanë strategjikë, se kështu nuk shtyhet më. Dhe unë ju them me përgjegjësi të plotë se ky vetëdijësim sot ka mbërritur”, u shpreh Basha.

Deklarata e fortë e Bashës: Evituam skenarin e Ramës për gjakderdhje më 30 Qershor

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar në Syri TV, në emisionin Çim Peka Live, është shprehur se, votimet e 30 qershorit nuk mund të konsiderohen zgjedhje.

“Në 30 qershor nuk ka patur zgjedhje as në kuptimin politik, as në kuptimin kushtetues dhe as për qytetarët që e bojkotuan 85%”, deklaroi Basha.

Sipas tij, mazhoranca ka patur një skenar për ditën e votimeve: të shkaktonte viktima mes qytetarëve.

“Shumë qytetarë e kanë parë. Dislokoi në ditën e zgjedhjeve një skenar krimi për të shkaktuar viktima. U bënë pjesë kriminelë, oficerë policie për të kthyer çdo protestë qytetare në qendrat e votimit në përplasje civile”, deklaroi kreu i PD-së.

Pjesë nga deklarata e kryetarit Basha

Nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij.

Pra, më të vërtetë siç thanë partnerët tanë 10 qershori ndryshoi çdo skenar. Tashmë ishte opozita jo thjesht në mbrojtje të një kauze të drejtë morale, zgjedhje pa krimin, zgjedhje të lira, përfshi zgjedhje parlamentare por ishte opozita në anën e Kushtetutës dhe të ligjit dhe qeveriabandë, bandaqeveri në anën e shkeljes së Kushtetutës dhe shkeljes së ligjit.

Ndryshoi në disa aspekte, patëm një vetëdijësim të komunitetit ndërkombëtar që në Shqipëri ka nevojë për zgjidhjen e krizës politike ku për të përdorur fjalët e përfaqësuesve të Bundestagut, CDU/CSU-së asgjë nuk do të përjashtohet nga kjo zgjidhje; përfshi kushtet tona, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Dhe se me dekretin e Presidentit zgjedhjet lokale si një skenar monist dhe i paligjshëm kishin marrë fund edhe nga ana Kushtetuese.

E rëndësishme është që edhe më 9 qershor, para dekretit të Presidentit pati një vetëdijësim në më pak se tre muaj e gjysëm të nisjes së protestave opozitare, që në Shqipëri ka një krizë politike që duhet zgjidhur, të cilët iu përgjigj pozitivisht opozita e bashkuar, dhe siç ju thash ju përgjigj negativisht një njeri i cili në atë momente ndodhej nën terrorin personal dhe politike të zbulimit të skemës së “184” dhe “339”-ës nga Bild-i. Çfarë vendosi?!

Vendosi të ecë me kokëfortësi drejt një skenari antikushtetues, ta angazhojë krimin dhe ajo që shumë qytetarë e kanë parë dhe shumë të tjerë akoma nuk e dinë, dislokoi për ditën e zgjedhjeve një skenar kriminal me qëllim për të shkaktuar viktima.

Në këtë skenar kriminal u bënë bashkë grupe kriminale, oficerë policie, punonjës të administratës shtetërore, në veçanti të OSHE-së dhe të ndërmarrjeve të tjera shtetërore, më një qëllim të vetëm: që të kthenin çdo lloj proteste të qytetarëve pranë qendrave të votimit, në një skenar përleshje me një bilanc viktimash të cilat do ti shërbenin Edi Ramës për të hequr tërësisht vëmendjen nga fakti që sot Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar që ka kapur të gjitha pushtetet në bashkëpunim me krimin nga fakti që ka ndodhur një përplasje civile si rezultat i së cilës në mënyrë të padiskutueshme ishte në prag.

Pra, në këtë situatë politike dy mundësi kishte opozita; të vazhdonte deri në fund edhe në prani të një paligjshmërie të tillë që iu mohoi edhe të drejtën e vëzhgimit edhe kur kishte fituar një betejë edhe në planin kushtetues, edhe në planin ndërkombëtar të shkonte drejt një skenari të sigurt gjakderdhje, të cilën e shmangëm me vetëdije të plotë, dhe që rezultoi të ishte ashtu siç prisnim, ashtu siç iu kërkuam qytetarëve shqiptarë. Sepse vendimit të duhur i thirrjes tonë për ta braktisur këtë farsë ju përgjigjen masivisht qytetarët shqiptarë.

Ja si kopuku Taulant Balla po shfaros pyjet e Rrajcës, Malltezi publikon videon

Jamarbër Malltezi, Shefi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, përmes një postimi në Facebook akuzon deputetin e PS, Taulant Balla për shfaosjen e pyjeve në zonën e Rrajcës.

“Na rroftë moratoriumi dhe zonat e mbrojtura në letër. Kopuku i Librazhdit i shfarrosi pyjet e Rrajcës”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

Zona në fjalë është  e mbrojtur. Ajo ka varietete të mrekullueshme për tu vizituar dhe ndodhet në brezin e gjelbërt të Evropës dhe është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike .

Zona dallohet për florën e pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të tyre të shumta gjeologjike e gjeografike. Ndër llojet e bimësisë mund të përmendim: ahun, lajthin, çajin e malit etj.

Na rrofte moratoriumi dhe zonat e mbrojtura ne leter. Kopuku i Librazhdit i shfarrosi pyjet e Rrajces.

Gepostet von Abi Malltezi am Donnerstag, 22. August 2019

Dëshmia trondëtëse e shoqëruesit të turistëve spanjollë: Mihali thirri kamerierët dhe na sulmuan me thika për dy peshq zgare

Gjithçka ndodhi për dy peshq zgare më shumë, pa e ditur se ai sherr gati banal do të merrte përmasa të pakontrolluara që do shkonin deri te shembja nga shteti e restorantit ‘Panorma’ disa ditë më pas

Mihal Kokëdhima ndodhet sot në qelinë e paraburgimit në pritje të gjykimit, por dëshmia e guidës shqiptare që shoqëronte grupin e turistëve spanjollë, ka zbardhur një pjesë të rëndësishme të asaj se çfarë ndodhi fillimisht në lokal.

Mihal Kokëdhima, pas një konflikti fizik me guidën Olgent Saraçi, e ka kapur këtë të fundit për fyti dhe e ka qëlluar me grusht. Por Kokëdhima nuk është ndalur këtu. Ai ka goditur edhe djalin e biznesmenit spanjoll.

Sipas dëshmisë së shoferit të furgonit, Kokëdhima ka thërritur djalin e tij dhe kamarierët që të shkonin dhe të merrnin thikat në kuzhinë.

Në këto kushte të ndodhur në një situatë të paprecedent shoferi, djali i guidës dhe turistët spanjollë janë gjendur të rrethuar nga njerëzit e Kokëdhimës me thika.

Shumë shpejt ata kanë hipur në furgon dhe kanë menduar të largohen.

Por Kokëdhima dhe personat me thikë kanë nisur të ndjekin furgonin dhe ta qëllojnë atë me sende të forta.

Deklarata në polici

Në cilësinë e dëshmitarit, shoferi Erjon Dike është shprehur se, Kokëdhima, djali i tij dhe kamerierët na rrethuan me thika kuzhine në dorë.

‘Nga përmbajtja e materialit hetimor rezulton se më datë 15 gusht 2019 është marrë njoftim nga salla operative, se në Bar-Restorant “Panorma” në “Porto Palermo” ka pasur një konflikt fizik ndërmjet disa turistëve spanjollë dhe pronarit të lokalit, Mihal Kokëdhima. Është shkuar në vendngjarje, ku është konstatuar se Mihal Kokëdhima, pas përplasjes fizike me guidën e turistëve spanjoll që kanë qenë në mjet, ishte shoqëruar në Spitalin Sarandës, ku po merrte mjekim. Në kuadër të zbardhjes se rrethanave të kësaj ngjarje, policia dhe prokuroria e Vlorës kanë administruar kallëzimin e shoferit të furgonit ku udhëtonin turistët spanjollë.

Erjon Dike, para oficerëve dhe prokurorit të Vlorës ka deklaruar se:

“…Ditën e ngjarjes jam caktuar nga kompania ku punoj të transportoja një familje spanjolle, ku unë isha pjesë e këtij shërbimi si shofer ndërsa së bashku me ne ishte dhe një djalë tjetër, që bënte guidën, bisedonte në anglisht me familjen spanjolle. …shkojmë të gjithë për drekë në një restorant peshku të quajtur Panorma… Ulemi për të porositur… Pronari i lokalit na ftoi për të zgjedhur peshkun dhe shkoi guida me kryefamiljarin spanjoll… Pasi erdhën nga kuzhina, zgjodhën peshkun dhe u ulën në tavolinë. Në atë kohë vjen kamarieri për të marrë porosinë tjetër dhe duke porositur i thamë atij se kishim porositur 7 peshq dhe ai na sugjeroi se janë shumë dhe mirë do ishte të merrnit një për dy veta …Ne ramë dakord. Në atë moment, kamarieri shkoi dhe i tha pronarit të lokalit që nga shtatë peshq do t’u çojmë pesë. Në atë moment pronari vjen duke bërtitur dhe duke goditur tavolinën me grusht dhe thotë se unë ju kam vënë peshkun në zgarë…

Familja spanjolle u tmerrua nga sjellja e pronarit, kërkoi që të iknim… Duke ngjitur shkallët për në parkim, vjen pronari me vrap dhe kap prej fyti djalin e guidës, dhe e goditi me grusht në fytyrë. Në atë moment futet djali i kryefamiljarit spanjoll për t’i ndarë nga sherri, por pronari goditi dhe djalin spanjoll. Në atë moment, futet edhe kryefamiljari duke u goditur me grusht në fytyrë nga pronari. Unë kapa prej mesi pronarin për të neutralizuar veprimet goditëse, si dhe duke u thënë njerëzve të futeshin në fugon. Në atë moment, pronari u thoshte kamarierëve të merrnin thikat në kuzhinë dhe të vinin tek ne që po konfliktoheshim. Pasi u futën njerëzit në furgon, unë lashë pronarin dhe hyra direkt në fugon, ku brenda kisha gjithë grupin e turistëve. Në atë moment u afruan të gjithë kamarierët bashkë me djalin e pronarit me thika nëpër duar duke na goditur makinën nga jashtë… Pronari u shtri para makinës… u çua dhe hipi në kofano duke goditur xhamin me mjete të forta dhe duke na kërcënuar me jetë. Unë i flisja që të largohej nga mjeti, por ai nuk largohej dhe qëndronte gjatë ecjes së makinës mbi kofano… Ne nuk ndalonim dot pasi na ndiqte djali i pronarit me makinën e tij nga pas dhe kishim frikë për jetën sepse ata ishin të gjithë me thika…Pas një distance rreth 2-3 km ne ndaluam që pronari të zbriste nga kofano e mjetit. Pasi ne ndaluam, ai zbriti nga mjeti dhe ne vazhduam rrugën për në Sarandë…”.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marrë kallëzim dhe deklarim i djaloshit që bënte guidën Olgent Saraçi, i cili po ashtu në kallëzimin e tij ka deklaruar të njëjtat fakte thelbësore sikurse shoferi Erjon Dike, duke theksuar shprehjet e pahijshme dhe kërcënuese sipas tij të thëna prej pronarit të lokalit Mihal Kokëdhima.

Për këtë ngjarje rëndë është pyetur dhe Mihal Kokëdhima i cili para grupit hetimor ka deklaruar se:“…në lokalin tim kanë ardhur tetë persona për të ngrënë drekë, u bashkova dy tavolina dhe i ula, shkova vetë dhe u solla menu dhe u them se ka peshk dhe duhet të shkoni në kuzhinë, erdhën dy persona nga tavolina e tyre dhe porositën 5 koce dhe 3 levrek, dy sallata…në syrin e tyre u përgatit peshku dhe u vendos në zgarë, në këtë kohë kamarierit i them të shkojë të marrë pijet, kaluan dhjetë minuta nga porosia, shikoj tavolinën nuk kishte njeri, lëviza për të parë se ku ishin dhe ata po iknin tek parkimi, u them se ku po ikni se keni dhënë porosinë, paguani porosinë dhe mund të ikni, ndërkohë shoferi më zuri në grykë dhe më mbante të mos lëvizja, gjithë pasagjerët u futën në furgon dhe ai më liroi dhe u fut në fugon në vendin e shoferit. Dola përballë makinës, i bëj foto targës dhe marr policinë në këtë moment dhe i them shoferit sa të vijë policia nuk do ikësh, ai i futi marshin makinës dhe më merr përpara dhe unë vendos duart tek kofano e makinës, më mori zvarrë, unë po rrija tek kofano dhe i thosha të ndalonte, ndërkohë pasagjeri në vend të parë i thoshte të ndalonte dhe ai ndërkohë po filmonte, unë godisja xhamin me grushte që të mbahesha, ai më liroi në Qeparo, aty kam rënë në tokë para një lokali dhe ai iku dhe ka ardhur djali me nusen dhe më kanë çuar në një spital në Himarë, atje më kanë mjekuar dhe më kanë çuar në spitalin e Sarandës…”.