22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Denocimi i fortë i Berishës: Prapa transferimit të dosjes 124 në Dibër qëndrojnë Rama dhe Agaçi

Një oficer gjyqësor i është drejtuar me një mkesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, prokurori që ka marrë vendimin për transferimin e dosjes 184 nga nga Krimet e Rënda në Dibër quhet Klodian Braho dhe ka punuar më parë prokuror në Vlorë! Njihet si prokuror tërësisht zemërlig dhe i korruptuar! Në shpërblim të këtij vendimi kaloi shkallën e parë të vetingut megjithëse kishte 15.000 euro të “marra hua”nga babai i tij dhe të pajustifikuara ndërkohë që të tjerë janë rrëzuar për borxhe shumë më të vogla!

Ish-kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, ‘Edvin Mafia dhe don Agaçio qëndrojne prapa vendimit për dosjen 184! Prokurori që firmosi kaloi më parë me gjithë mëkatet si shpërblim vetingun!’

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Mafia dhe don Agaçio qendrojne prapa vendimit per dosjen 184!

Prokurori qe firmosi kaloi me pare me gjithe mekatet si shperbilm vetingun!

Lexoni mesazhin e oficerit gjyqesor dixhital. sb

Pershendetje z Berisha jam oficer i policise gjyqesore,
Prokurori qe ka marre vendimin per transferimin e dosjes 184 quhet Klodian Braho dhe ka punuar me pare prokuror ne Vlore! Njihet si prokuror teresisht zemerlige dhe i korruptuar! Ne shperblim te ketij vendimi kaloi shkallen e pare te vetingut megjithese kishte 15.000 euro te “marra hua”nga babai i tij dhe te pajustifikuara nderkohe qe te tjere jane rrexuar per borxhe shume me te vogla! Me nderhyrjen e forte te Engjell Agaçes vendimi u mor 2 me 1! Te shohim cfare qendrimi do mbaje OMN dhe komisioneri publik por me kete vendim me urdher te prere nga vet kryeministri duket se kaloj lumin!

Mustafaj: Kalimi i dosjes 184 në Dibër, kapitullim i Krimeve të Rënda

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj në një intervistë për rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se, kalimi i dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te ajo e Dibrës, tregon kapitullimin e Krimeve të Rënda.

Mustafaj u shpreh se dosja 184 tregon përfshirjen në krim zgjedhor të funksionarëve të lartë të PS dhe të qeverisë, ndërsa shtoi se nuk beson se Prokuroria e Dibrës ka kapacitet që të hetojë atë dosje.

Unë mendoj se çështja nuk po gjykohet siç duhet. Dosja ka kaluar në Prokurorinë e Dibrës. Dërgimi në periferi i proceseve hetimore i kësaj dosje tregon kapitullim të Prokurorisë të Krimeve të Rënda përpara presionit qeveritar. Është shumë shqetësuese për drejtësinë vetë. Prokuroria e Dibrës s’ka kapacitet për hetim. Opozita ka fituar. Denoncimet e saj kanë bërë që Prokuroria të veprojë”, tha Mustafaj.

Në lidhje me ngjarjet në Shkodër, Mustafaj tha se, PD vazhdon të mendojë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, kurse ka shtuar se Rama vijon të bashkëpunojë me krimin e organizuar dhe promovon figura të inkriminuara.

“PD nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Rama vazhdon që të bëjë zgjedhje të paligjshme. Jo vetëm kaq, por ai vazhdon të promovojë figura që janë të kriminalizuara. Maxhoranca nuk do dialog me opozitën”, u shpreh ai.

Besnik Mustafaj nënvizoi se opozita e bashkuar do të rinisë protestat në shtator, si formë e vetme kundër së keqes së madhe të Shqipërisë, qeverisjes së vendit.

“E vetmja gjë që nuk ndryshon është protesta. Opozita proteston, sepse nuk ka fromë tjetër për të treguar se kjo qeveri ka humbur çdo lloj legjitimiteti. Për mua opozita duhet të çlirohet nga kompleksi i paqësores. Njerëzit janë të zemëruar. Ne shohim përditë protesta të fuqishme kudo në botë dhe këtu mund të jenë të njëjta protestat, të fuqishme, sepse e tillë është situata. Mendoj se protestat s’mund të jenë më si festë”, deklaroi ai.

Për zhvillimet e fundit në Kosovë, Mustafaj u shpreh se beson se ata janë pozitive dhe se shteti i Kosovë mund të bëjë hapa përpara.

Zëri i Amerikës: Kërkohet verifikimi i kryebashkiakut të Vorës, Kajmaku subjekt i ligjit për dekriminalizimin

Në Shqipëri, Partia Demokratike, ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime të arsyeshme se zoti Kajmaku mund të jetë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, pasi mund të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia.

Kryebashkiaku Kajmaku hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo dëbuar nga asnjë shtet i Bashkimit Europian.

Pasi prej kohësh e kishte përmendur emrin e tij mes kryebashkiakëve të rinj socialist me një të kaluar, sipas saj, kriminale, Partia Demokratike ju drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë së përgjithshme për nisjen e verifikimeve ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Në një letër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, theksohet se kërkesa vjen në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se zoti Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion public, pasi sipas PD-së “ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”, shkruhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Një fakt që nuk rezulton në formularin e plotësuar nga kryebashkiaku i Vorës, i cili megjithatë ka pranuar më herët se ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto, duke shpjeguar se këtë e ka bërë në mesin e viteve ’90 për të përfituar vizë udhëtimi në shtetin grek.

Sipas shkresës së Partisë Demokratike “në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 – 2016 ai nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”, theksohet në letrën e zoti Bardhi. Viti 2004 është deklaruar nga vetë kryebashkiaku si momenti kur ai vendosi që të rikthehet në Shqipëri me familjen e tij.

Pas kërkesës së PD-së, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh për mediat se “me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”.

Ai shton më tutje se gjithshka sipas tij është një shpifje për qëllime politike, duke paralajmëruar se “autorët dhe akuzuesit publik që shpifin ndaj personit tim do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduara. Të paqenën nuk mund ta pretendosh si të ndodhur”, shprehet kryebashkiaku i Vorës.

Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj.

Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentave të autoriteteve gjyqësore italianenga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar. /VOA

Dezertimi masiv i socialistëve dhe vetmia e madhe e Ramës

Nga Red VARAKU

Fakti që Rama ka kandiduar sërish të njëjtët njerëz me rekorde kriminale, edhe pse mund të duket pak cinike është një lajm i mirë. Kjo tregon se rrethi i njerëzve të besuar të kryeministrit sa vjen e po ngushtohet tek kamikazët e tij besnikë.

Për vëzhguesit mesatar të politikës, kur një kryeministër fillon të mbështetet vetëm tek kamikazët e tij besnikë, është një dëshmi, që ai jo vetëm është drejt fundit, por për shkak se gjërat i kanë dalë jashtë kontrollit, po shkon me vetëdije drejt një fundi të kontrolluar dhe të pashmangshëm.

Është lajm i mirë sepse dëshmon që brenda PS-së ka gjithnjë e më pak njerëz të gatshëm që mund të përdoren si kamikazë pa dinjitet. Është lajm i mirë, po ashtu dhe fakti që nuk ka në dispozicion më asnjë personazh me reputacion të shëndetshëm, përveç personazheve të portokallisë, trashëgimtarëve të regjimit, horrave dhe kriminelëve që t’i rihedhë në luftë për interesa të tij.

Lajm i keq është që, në mungesë të personazheve me një reputacion publik, këto personazhe pa asnjë identitet dhe pa asnjë kontribut shoqëror, kthehen kollaj në kamikazë të shkeljes kë ligjit, sepse kjo është edhe i vetmi kontribut që dinë t’i japin shoqërisë si shpërblim.

Kjo krizë, doli qartazi në sipërfaqje sidomos pas presionit që sapo ka nisur nga SHBA dhe BE. Pas momentit të përplasjes në fytyrë të negociatave që erdhi nga Bashkimi Europian dhe në momentin kur llava e Departamentit Amerikan të Shtetit u derdh mbi numrin dy të PS-së, pra kundër vetë Ramës dha asaj që ai përfaqëson. Ishte momenti kur ranë maskat dhe perdet dhe të gjithë panë rrumpallhanen që ka katranosur ky njeri.

Kriza e madhe u pa edhe në Shkodër, ku u vërtetua edhe ajo që shpesh përflitej nën zë si lufta e socialistëve me uzurpatorët që solli në parti rilindja. Gjithashtu, u zbulua që partinë e kontrollojnë rilindasit me kamzhik përjashtimi në dorë hapur.

Debati midis anëtarëve të PS, tregon, që nga kryengritje e heshtur, ajo ka filluar të artikulohet dhe po kalon në prag-kryengritje. Pëplasja në Shkodër, ishte pikërisht prova e ndarjes së madhe midis PS së vërtetë dhe rilindjes.

Ajo tregoi gjithashtu edhe hendekun e madh që egziston midis tyre. Ishte prova që rilindja tashmë është një pakicë që komandon me kamzhik në dorë. Aq e madhe ishte pakënaqësia e socialistëve në Shkodër, sa u detyrua vetë Rama të ndërhyjë dhe t’i kërcënonte me përjashtim kryengritësit.

Po ashtu, ngritja në detyrë e fëmijëve dhe ish-zyrtarëve të regjimit, prindërit e të cilëve kanë egzekutuar me mijëra shqiptarë të pafajshëm dhe kanë perskutuar me mijëra të tjerë tregon një degradim të qeverisjes. Tregon se në këtë periudhë të vështirë, Rama nuk ka nevojë për profesionistë, por ka nevojë vetëm për kamikazë besnikë, fanatikë të familjes kriminale që sundoi Shqipërinë gati gjysëm shekulli.

Rikthimi i PS-së 30 vite pas te të njëjtët njerëz dhe te të njëjtat familje , tek të njëjtat metoda kundër lirisë dhe kundërshtarëve, dëshmon më shumë se çdo gjë qëllimin e vërtetë që fshihet pas këtij veprimi.

Kjo është shenja më e madhe se PS ka hyrë në një krizë të rëndë. Martesa me krimin prodhoi një klimë helmuese brenda PS që erdhi duke u shtuar duke e paralizuar qeverisjen dhe vendin.

Për shkak të kësaj bashkëjetese me krimin, ritmi i qeverisjes pothuajse ka ndalur dhe dezertimet nga partia sapo kanë filluar. Me ç’duket të gjithë janë të sëmurë nga kjo klimë dhe mezi presin rastin të dezertojnë, për të shijuar në qetësi luksin e krijuar nga pasuritë e vjedhura të shqiptarëve.

Por, e gjitha kjo sigurisht nuk bëhet pa një qëllim. Të gjithë këta që ngrenë krye dhe kërcënojnë me dezertim, jo vetëm nuk e shqetësojnë Edi Ramën, por i bëjnë atij një nder të madh. Ai nuk do t’i ketë më nëpër këmbë pasi të kalojë në opozitë. Koha do të provojë nëse vlejnë më shumë ata që po ikin apo ata që erdhën me katapultim nga lart.

Atij i duhet qoftë edhe një parti e vogël, por solide me kamikazë besnikë dhe pa kundërshtarë, që ta kontrollojë lehtë. Me ç’duket ai do të vazhdojë të mbetet halli ynë më i madh edhe kur PS të kalojë në opozitë, sigurisht nëse nuk arrestohet menjëherë pasi të largohet.

“7 arsye pse biznesi thërret “Rama ik”

Nga Endri Hasa

Krahas dhunës policore e tatimore për bizneset që akoma nuk kanë falimentuar nga taksat e larta, gjobat dhe arbitrariteti shtetëror, propaganda e qeverisë po përpiqet të shesë sapunin për djathë, përsa i përket ligjit të ri që zhvat bizneset.

Ky ligj nuk ka asgjë të mirë për biznesin. Ky ligj është i mirë vetëm për Edi Ramën dhe këshilltarin e tij kroat, Zoran Milanoviç, që janë përfituesit direkt të monopolit të ri miliona euro në kurriz të 150 mijë bizneseve në vend.

1. Ligji i ri i fiskalizimit dixhital, që propagandon Edi Rama, nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale dhe të gjitha pajisjet fiskale, që biznesi ka në përdorim dhe ku ka investuar prej vitesh, për të futur në përdorim një sistem të ri, që do t’i kushtojë shumë.

2. Sistemi i ri detyron mbi 150 mijë biznese të blejnë pajisje fiskale dhe programe të reja kompjuterike.

3. Ligji i ri i Edi Ramës detryon bizneset të paguajnë edhe lidhjen funksionale të internetit, me të cilën do të raportojnë në qendër për çdo veprim në kohë reale.

4. Ligji “Rama” i zhvatjes së bizneseve me fiskalizimin dixhital, që nga janari 2020, detyron bizneset të paguajnë deri në 500 Euro brenda këtij viti. Ky është vetëm fillimi.

5. Çdo biznes, nga Vermoshi në Konispol, detyrohet me ligj të blejë firmën dixhitale, që është një gjobëvënie e ligjit “Rama” ndaj bizneseve të vendit më të varfër në Evropë. Firma dixhitale do t’i kushtojë çdo biznesi nga 50 deri në 110 Euro.

6. Firma dixhitale fsheh koncesionin e radhës për shpërndarjen e saj bashkë me pajisjet e reja fiskale, të cilat miqtë kroatë të Edi Ramës po i prodhojne në Kinë.

7. Ligji “Rama” e vendos çdo biznes përpara procedurash teknike dhe fiskale të komplikuara, duke rritur mundësinë për represionin, arbitraritetin dhe korrupsionin e tatimeve.

Kostoja mbi biznesin është e tmerrshme. Përvec 15 milionë eurove të tenderit të fryrë dhe fiktiv për ngritjen e sistemit, që i paguajmë të gjithë, ligji “Rama” i faturave dhe monitorimit online vetëm në 6 muajt e parë të zbatimti të tij pritet të kushtojë 50 milion Euro.

Ky ligj, që ka qëllim vetëm zhvatjen e biznesit, nuk duhet të miratohet! Për ta penguar këtë fatkeqësi të re mbi biznesin dhe ekonominë, duhet të largojmë sa më parë shkaktarin e tij, hajdutin psiqik Edi Rama dhe bandën e tij!
#HajdutiPsiqik #Ramaik #ShqipëriaSiEuropa

Pjerin Ndreu, kush e vrau Ilir Reçin?

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, Pjerin Ndreu është i lidhur me botën e krimit në veri të vendit. Qytetari shkruan se Ndreu është I përfshirë në një vrasje.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Akuze tjeter e rende per Pjerin Ndreun si organizator vrasje!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr pashe lajmin tend per Pirin Ndreun aj qytetari qe kish ber nje denocim per te. Po ta them dhe un nje kujozitet ne Rreshen ka qen nje eksponet i rrezikshem per qytetin Ilir Reci dhe Pirin Ndreu urdheron 3 oficer policie me ne krye Vlash Kacorrin dhe i lujne nje loje me Bardhajt e Nderfushzit ku i ngatrrojn ne nje konflikt me pasoj vdekjen e Ilir Recit per saksine i informacionit me paft zoti nga shpia ne qoft se jam tu te rrejt.

Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dëshmon: Ata që mbledhin vota për Ramën në Shkodër kanë qenë të gjithë të arrestuar dhe të dënuar për vepra të rënda penale

Ahmet Premçi

E ndjej për detyrë ne emer te atyre punonjesve te policise qe i veshtrojne te pafuqishem nga rruga ku i keni hedhur, dhe te atyre qe i mbani ne detyre e qe po aq te pafuqishem nuk mund te reagojne… të bëj një sqarim: Personi që sot mbledh vota ne Velipojë e kudo për qeverinë, në kohën e qeverisjes së PD ka qenë i arrestuar nga Policia e Shtetit.

Personat që grumbulluan vota në Shkoder e rrethina në 2013-ën e në vazhdim për qeverinë, gjithashtu kanë qenë të arrestuar e dënuar për vepra të rënda penale. Nëse duhet rifreskuar kujtesa i rendisim që nga Behar Bajri, Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri, Pëllumb Gjoka etj…

Keni të dhënat zyrtare, mund t’i shfrytezoje kush ka akses.Të gjithë kanë qenë të arrestuar ne kohen e PD. Po reagoj këtu se e ndjej si detyrim si ish  Drejtor Policie në atë kohë në Shkodër!

Nuk mbaj mend kush ishte Minister i Brendshem; Sokol Olldashi, Bujar Nishani apo Lulzim Basha por une isha drejtues policie dhe PD ishte në pushtet. Edhe sot Policia i njeh, i di kush jane, njesoj si dje! Dallimi i vetem mes dy koheve eshte: ne ate kohe nuk ecnin krah per krah me zv.kryeministrat per te shpjeguar…integrimin!!

Basha: Arta Marku dhe Donika Prela dy Katicat e Edi Ramës

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se vendi ka nevojë për shkëputjen e plotë të politikës nga krimi, me të cilin e ka përfshirë Edi Rama dhe kjo mund të arrihet vetëm me një proces të rregullt zgjedhor të mbikqyrur nga një qeveri tranzitore.

Sipas kreut të opozitës Prokuroria po mbron politikanët e korruptuar. Ai ju referua dosjes 184 duke lëshuar akuza ndaj deputetëve të rilindjes si të përfshirë në korrupsion dhe manipulim zgjdhjesh. Ai kërkoi një proces zgjedhor te mbikqyrur nga një qeveri që nuk mund të jetë e lidhur me krimin.

Pyetja e parë që iu drejtua ishte lidhur me dosjen 184 që u refuzua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Basha theksoi se ky ishte veprim i dy “katicave” të Prokurorisë të cilat natyrisht duhet të ndiqen për “shpërdorim detyre”.

Basha theksoi se janë përpjekur ta mbyllin dosjen 184 para se të krijohet SPAK-u, qëllimisht. Po ashtu Rama dhe personat e tjerë përgjegjës në PS po mbyllin dosjen e Agim Kajmakut, person me precedentë penalë me drejtësinë greke. Rama është në dijeni të këtij fakti dhe ka vazhduar ta kandidojnë këtë person në shkelje të ligjt të dekriminalizimit.

Pyetja është: sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedencë penalë?

Kriza politike dhe kushtetuese në Shqipëri ka një burim: kriminalizimin e plotë të politikës nga Edi Rama me trafikantë dhe lordë droge dhe kriminelë të tjerë. Ndaj kërkohet një proces i rregullt zgjedhor i mbikqyruar nga një qeveri transitore.  Kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Basha u shpreh se, gjatë javëve në vijim do të shpalosim një platformë për një Shqipëri si gjithë Europa, si një plan kombëtar për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuara duke mbyllur përsori derën e Europës për Shqipërinë e duke futur ekonominë në një krizë më të thellë. Kjo për të nxjerrë kriminletë nga parlamenti, bashkitë dhe ekonomia.

Dhe për t’ja kthejme institucionet rrugët dhe sheshet e shqipërisë, shqiptarëve.

Koha nuk pret, Shkodra, Vora dhe kthimi i Prokurorisë në një shtojcë të Organizatës kriminale të Rilindjes tregon se duhet të dalim nga kjo situatë një orë e më parë.

Ngrënia në vetmi mund të jetë e dëmshme për shëndetin

Të dalit për darkë me miqtë është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, por hulumtimet e reja sugjerojnë se kjo gjithashtu mund të jetë e mirë për shëndetin tonë fizik, pasi që shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia në vetmi mund ta rrit rrezikun e individit për të zhvilluar sëmundje të zemrës apo diabet.

Shkencëtarët, pas hulumtimeve, kanë rënë në përfundim se meshkujt të cilët hanë në vetmi të paktën dy herë në ditë janë më të prirë të shfaqin simptoma si shtypja e lartë e gjakut, kolesterina e lartë dhe diabeti, krahasuar me ata të cilët gjithmonë hanë pranë dikujt tjetër.

Për këtë konkludim, shkencëtarët i kanë krahasuar të dhënat shëndetësore dhe përgjigjet e anketimeve nga 7725 të rritur, pasi i kanë pyetur ata se sa shpesh hanë në vetmi.

Për meshkujt, ngrënia në vetmi ishte ndërlidhur me një rrezik prej 45 për qind për të qenë obezë dhe kishte pasur një rrezik prej 64 për qind për të pasur sindromë metabolike.

Meshkujt e pamartuar të cilët ushqehen në vetmi janë më të rrezikuarit, ku shëndeti i tyre i përgjithshëm është trefish më i rrezikuar sesa i atyre të martuar. Ndërsa femrat të cilat hanë në vetmi të paktën dy herë në ditë janë vetëm 29 për qind më të prira të kenë sindromë metabolike.

Berisha publikon videon: Narko-qeveritarët me Taulant Begon vijojnë punimet e HEC-it në kanionin e Holtës

Ish-Kryeministri Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një denoncim që i ka ardhur në adresën e tij.

“Narko – qeveritarët me në krye kreun e meduzës Taulant Begon, Ndrikull Reformaton dhe Blendi Avdylin u betuan se nuk do ndërtohet HEC Olta!”
“Por aty vazhdon ndërtimi!”, Shkruan ish-Kryeministri në mesazhin e tij.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Mbyllet Kanioni i Holtës!

Narko – qeveritarët me në krye kreun e meduzës Taulant Begon, Ndrikull Reformaton dhe Blendi Avdylin u betuan se nuk do ndërtohet HEC Olta!
Por aty vazhdon ndërtimi!

Lexoni mesazhet dhe shikon videon e qytetarëve dixhital. Sb

Përshendetje doktor jam një djalë nga qyteti gramshit denoncoj një vjedhje të qeverisë së Edi Rames para disa muaj filloi të behesh një HEC në pasurinë natyrore që kemi ne kanioni i Holtës dhe dolem proteste dhe erdhi Taulanti me shok dhe than kanioni është i mbrojtur se ishin zgjdhjet shiko ca behet tani ju lutem postoheni

Pershendetje doktorr po ju shkruaj nga gramshi pikerisht nga kanioni holtës ku tau tau me klos hajdutin than që nuk do behet heci një shtarrim mjedisor per tre fshatra nje masker e vertet po ndodh.

Mbyllet Kanioni i Holtes!Narko-qeveritaret me ne krye kreun e meduzes Taulant Begon, Ndrikull Reformaton dhe Blendi Avdylin u betuan se nuk do ndertohet HEC Olta!Por aty vazhdon ndertimi!Lexoni mesazhet dhe shikon videon e qytetareve dixhital. sbpershendetje doktor jam nje djale nge qyteti gramshi denicoj nje vjedhje te qeveris se edi rames para disa muaj filloi te behesh nje hec ne pasurin natyrore qe kemi ne kanioni i holtes dhe dolem proteste dhe erdhi Taulanti me shok dhe than kanionin eshte i mbrojtur se ishin zgjdhjet shiko ca behet tani ju lutem postoheniPershendetje doktorr po ju shkruaj nga gramsh oikerisht nga kanioni holtes ku tau tau me klos hajdutin than qe nuk do behet heci nje shtarrim mjedisor per tre fshatra nje masker e vertet po ndodh.

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 22. August 2019