33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

6 simptoma të sëmundjeve mendore që i konsiderojmë sjellje normale

I ngatërrojmë me humorin e keq
Shumica e njerëzve i kanë disa shprehi apo mënyra sjelljeje për të cilat mendojnë që janë plotësisht normale, mirëpo shkencëtarët thonë që këto gjashtë sjellje në të vërtetë janë sëmundje mendore.

1. Nuk mund të urinoni kur ndodhet dikush në afërsi
Nëse nuk mund të urinoni kur para tualetit dëgjoni zëra apo dikush me ju është në banjë, gjithsesi nuk jeni i vetmi, mirëpo me siguri nuk e dini që kjo gjendje ka emrin e vetë në mjekësi – parezë.

Praktikisht paraqet frikë nga urinimi dhe “paralizë” fshikëze në prani të njerëzve të tjerë.
Ekstremet e këtilla më së shpeshti përfundojnë me vendosjen e panevojshme të kateterit.

2. Grimcimi i thonjve
Ky çrregullim në rastet më të shumta nuk kalon me adoleshencën. Stresi dhe mërzia janë arsyet kryesore pse njerëzit hanë thonjtë e tyre. Frustrimi dhe vetmia janë gjithashtu shkaktarët emocionalë për kafshimin e thonjve.

Ky zakon mund të jetë dhe simptomë e një gjendjeje psikologjike, siç është çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD). Në rastet më të rënda, ndërgishtëzat dhe dhëmbët mund të shkatërrohen, por të mos harrojmë edhe bakteret të cilat qëndrojnë në thonj dhe në këtë mënyrë futen në trup.

3. Shpërthim i fuqishëm i emocioneve
Imagjinoni situatën: Shefi ju kritikon për shkak të një gabimi të madh, ndërkaq ju ndiheni që çdo çast do të shpërtheni në qeshje. Qetësojeni vetëm, përpiquni të fshihni qeshjen pas shprehjes “së fajtorit i cili nuk pendohet”, mirëpo në fund në fytyrë megjithatë shfaqet buzëqeshja. Pastaj ndodh qeshja e zëshme dhe histerike të cilën nuk mund ta kontrolloni.

Fjala është për sindromën e shpërthimit të emocioneve të fuqishme, e njohur si ndikim pseudobulbar. Në situatën e këtillë personi i stresuar përgjigjet plotësisht në kundërshtim me reaksionin seç është logjikisht, siç është qeshja në situata të pikëlluese apo serioze.

Nëse personi qesh me gëzim për dështimet e të tjerëve, fjala është për katagelasticizëm. Në mjekësi përshkruhet si çrregullim te i cili personi ndien kënaqësi derisa i përqesh të tjerët.

4. Pamundësia e identifikimit apo ndjenja e ndonjë emocioni
Me siguri keni dëgjuar shpesh nga mikja se partneri i saj nuk është mjaft i sinqertë, se kurrë nuk flet për përvojat e veta apo është plotësisht “i paqasshëm” dhe bën sikur nuk brengoset se si ndihet ajo. Në dy të tretat e këtyre situatave fjala është në të vërtetë për fenomenin e quajtur alekstimi!

5. Intoleranca ndaj tingujve
Çrregullimi mendor i quajtur mizofoni është gjendje te e cila tingujt normalë shkaktojnë irritim. Për shembull, tingujt e ushqimit derisa dikush është duke ngrënë, duke marrë frymë, apo duke u kollitur, klikimi i vazhdueshëm i stilolapsit.

Kur dëgjojnë “tingujt”, njerëzit që vuajnë nga mizofonia kanë simptoma të tilla si rrahje të përshpejtuar të zemrës dhe djersitje. Për njerëzit të cilët vuajnë nga mozifonia, mjafton vetëm një tingull i tillë, që t’i nxjerrë nga takti…

6. Çrregullimi opozitar i mosbindjes
Njerëzit të cilët vuajnë nga ky çrregullim gjithmonë janë të prirë armiqësisht ndaj dikujt apo diçkaje dhe vazhdim kundërshtojnë autoritetet në mënyrë shumë të zëshme dhe të pakëndshme.

Nuk është fjala për sjellje të keqe herë pas here, por për gjendje konstante, e cila zgjat së paku gjashtë muaj.
Nëse nuk shërohet, situata me kalimin e kohës përkeqësohet.

Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Kosovën nëse Serbia nuk përfiton asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se është i ndërgjegjshëm që nuk do të ndryshojë qëndrimin amerikan në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, por Beogradi kërkon një kompromis i cili nënkupton se shqiptarët nuk mund t’i fitojnë të gjitha e Serbia asgjë.

Ai u takua të martën me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe të mërkurën me zotin Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, të cilëve u ka shprehur gatishmërinë e tij për rifillimin e bisedimeve me Prishtinën pas heqjes së tarifave ndaj mallrave serbe.

Ai tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të shtojnë trysninë mbi Kosovën për këtë çështje, ndonëse nuk pret rifillim bisedimesh para dhjetorit, meqë Kosova pritet të mbaj zgjedhjet e parakohshme.

“Amerika në vitin 2008 e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Të gjitha vendet e fuqishme perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës më 2008 dhe 2009. A mendoni që vërtetë, ndonëse Serbia sot është në gjendje më të mirë ekonomike, në pikëpamje ushtarake e politike është më e fuqishme dhe ka më shumë respekt në botë sesa që kishte, vërtetë mendoni se jemi në gjendje të ndryshojmë vendimin e Shteteve të Bashkuara”?

Por, kjo tha ai, nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. “Mund të bisedojmë për çdo gjë nëse bëhet fjalë për kompromis. Por, për atë që shqiptarët të fitojnë gjithçka e Serbia asgjë – nuk mund ta keni nënshkrimin tim kurrë”, tha presidenti serb, duke theksuar se amerikanët sërish i kanë thënë hapur se duan “njohje të ndërsjellë”.
Ai tha se për këtë arsye ka propozuar zgjidhje kompromisi dhe për këtë ka diskutuar sërish me zyrtarët amerikanë duke përfshirë shumë “modalitete”.

“Por, duhet të kuptojmë që ëndrrat tona boshe nuk kanë lidhje me realitetin”, tha ai, duke nënvizuar se “çdo luftë, çdo konflikt, çdo përulje do të ishte katastrofë për Serbinë”.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat për t’u hapur rrugën bisedimeve. Por qeveria e Kosovës i ka rezistuar trysnisë ndërkombëtare.

Aktualisht Kosova ka një qeveri në dorëheqje, pasi që më 19 korrik kryeministri Ramush Haradinaj paraqiti dorëheqjen e pakthyeshme meqë u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë.

Të enjten pritet shpërndarja e parlamentit të Kosovës dhe pas atij vendimi edhe shpallja e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Brexit, Johnson nuk do ta ketë të lehtë me Merkelin

Në Berlin kryeministri britanik, Boris Johnson refuzohet. Kancelarja Merkel nuk do të ringeociojë Brexit-in. Ai këtë me sa duket e di, e përdor një fjali të famshme të Merkelit për të kaluar situatën.

Ky qenka burri për të cilin është folur kaq shumë këto ditë në Berlin. Boris Johnson. Gjërat e para zhvillohen si në çdo vizitë kryeministri të huaj. Nderimin ushtarak Johnson dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e ndjekin ulur. Kjo është duke ndodhur prej disa javësh në Berlin, që kur Merkeli pati kaluar dridhje të mëdha gjatë pritjeve zyrtare më këmbë. Johnson, bën çfarë i thotë kancelarja.

Protesta kundër kryeministrit britanik
Para gardhit të ndërtesës së kancelarisë ndodhen shumë vizitorë, të cilët thërrasin me zë të fortë “No Brexit” dhe “gënjeshtar”, që dëgjohen edhe në oborr. Pritja miqësore ka tjetër pamje. Pastaj Merkel dhe Johnson japin deklarata të përbashkëta. Një zakon që ka kohë që ndiqet në Berlin.

Shtypi informohet para zhvillimit të bisedimeve. Se si janë zhvilluar në fakt bisedimet nuk thuhet. Salla në katin e parë të zyrës së kancelares është e mbushur me gazetarë. Merkeli dhe Johnson mundohen të tregohen miqësorë.

Johnson thotë: “Ne do ia dalim mbanë” – në gjermanisht
Merkel shpjegon: “Ne si palë gjermane kemi thënë shpesh se na vjen keq për daljen nga BE, por ky është një fakt”. Gjermania preferon që dalja e Britanisë së madhe nga BE, “të bëhet me marrëveshje”, megjithatë është e përgatitur edhe për një Brexit pa marrëveshje. Johnson merr fjalën këtu duke numëruar se tek të drejtat e njeriut, ndryshimi i klimës, anëtarësia në NATO, vlerat janë të përbashkëta.

Megjithatë, thotë Johnson, ekziston “një çështje vogël” e me Brexitin. Ai do që dalja e vendit të tij nga BE të bëhet me marrëveshje, thotë Johnson duke shtuar në gjermanisht: “Wir schaffen das!” (“Ne do ia dalim mbanë!”).

Këtë shprehje Merkeli e pati përdorur katër vjet më parë, pas ardhjes së rrymave të mëdha të refugjatëve. Sot, kjo fjali ka mbetur fjalia më e njohur e Merkelit gjatë kohës që ka qenë në pushtet. Të dy, Merkel dhe Johnson flasin për alternativa të mundshme për të dalë nga qorrsokaku. Po cilat janë këto alternativa nuk bëhet e qartë.

Të mërkurën në Berlin, të enjten në Paris
Vëzhgues në Londër patën shprehur shqetësimin, se qëllimi i udhëtimit të Johnsonit në Berlin dhe Paris është që t’ia lejë fajin europianëve për ndonjë Brexit, që mund të jetë pa marrëveshje. Nga burime të tjera thuhet se Johnson, beson se do jetë në gjendje më shumë të bindë kancelaren Merkel, por jo presidentin francez Emmanuel Macron.

Por edhe Merkeli pati bërë të ditur ditën e martë gjatë një vizite në Islandë se: “Ne sigurisht që do të vrasim mendjen për zgjidhje praktike. Por për këtë nuk do të hapim nga e para marrëveshjen e daljes.”

Johnsoni e ka hallin tek rregullat për kufirin irlandez
Johnson e ka hallin në këtë raund bisedimesh për të ashtuquajturën “Backstop”. Ky rregull, që është pjesë e marrëveshjes me BE, parashikon që pas daljes nga BE, Britania e Madhe të qëndrojë në një union doganor me Bashkimin Europian, deri sa të gjejë një zgjidhje për problemin kufitar me Irlandën, një vend anëtar i BE dhe Irlandës së Veriut, që është pjesë e Britanisë së Madhe. Johnson e quajti këtë rregull “jodemokratik”.

Por për shtetet e BE është shumë e rëndësishme mbrojtja e Irlandës. Frika është se nëse dalja e Britanisë bëhet pa marrëveshje, atëherë midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut do të ngrihen sërish barrikadat. Sidoqoftë Merkel thotë se aty ku është vullneti “mund të gjendet edhe një zgjidhje për Backstop-in, mbase në 30 ditët e ardhshme”, pra para datës së daljes nga BE më 31 tetor.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz: Kurrkush nuk duhet të presë ndryshime
Ministri gjerman i Financave dhe zëvendëskancelari Olaf Scholz nga socialdemokratët u dëgjua të fliste më ashpër të mërkurën: “Ne kemi përgatitur një marrëveshje dhe kurrkush nuk duhet të presë që tek rregullat e vendosura në të të bëhen ndryshime”.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier foli pa doreza për Brexitin. Zakonisht ai nuk përzihet në politikën e ditës. Steinmeier tha të mërkurën: “Të gjitha variantet që mund të propozohen tani kanë qenë objekt i bisedimeve të mëparshme”. Ai tha, se ka përshtypjen se tek Johnsoni çështja kryesore është “kush e ka fajin”.

Qytetarët e Berlinit nuk duan Brexit
Në sheshin “Pariser Platz” para Portave të Brandenburgut, që ndodhet afër zyrës së kancelares, bëhet e qartë çfarë mendohet për Boris Johnsonin dhe Brexitin: “Unë shpresoj që faktikisht të mbetemi siç jemi tani.

Unë mendoj se kjo është më mirë për Europën, thotë një burrë. Një grua e moshuar kujton, se Europa ka kaluar ditë më të mira dhe thotë: “Nuk mund të shpërbëhet sërish ajo çka na ka bërë bashkë në ditë të vështira”.

Një grua e zemëruar kërkon që europianët të mos dorëzohen: “Do ishte e kotë nëse do dorëzoheshim para Johsnonit. Unë nuk do shkoja më në votime.” Por në moment duket se 27 vendet e BE janë të përçara. Kështu që më 31 tetor pritet më shumë që Brexiti të bëhet pa marrëveshje.

Reagimi i fortë i ish-deputetes: Edi Rama u soll si një burracak, PS e Shkodrës iu dorëza krimit!

Ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku i është kundërpërgjigjur sot me fakte kryeministrit Rama dhe deputetes Senida Mesi sesi po i shmangen të vërtetës, qeverisjes së tyre me kriminelë prej 6 vjetësh.

Ulqinaku ka publikuar dhe procesverbalin e PS me gjithë ç’iu tha në fytyrë, Senida Mesit dhe kolegëve të saj nga vetë anëtarët e PS në Shkodër. “Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës”, shkruan Ulqinaku.

Reagimi i plotë

Edi Rama u soll sot si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës Pëllumb Gjoka. Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës. E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët.

Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës. Senida Mesi ka detyrimin të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:

Pse ka lejuar që Partia Socialiste e Shkodrës t’i dorëzohet krimit të organizuar?

Pse heshti, kur socialistëtve të ndershëm të Shkodrës iu imponua një kandidat i dënuar për trafik droge?

Pse e vuri veten në pozitat e shërbëtores së krimit të organizuar në Shkodër?

Qytetarët e Shkodrës, socialistë, demokratë dhe pa parti e kanë të qartë se, njësoj si Edi Rama, edhe Senida Mesi, është e gatshme që për pushtet, të bëjë pakt me djallin kundër interesit të shkodranëve.

Në Shkodër Edi Rama qeveris me Tom Doshin, që socialistët e Shkodrës e kanë shpallur non grata, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Velipojë qeveris me Pëllumb Gjokën, që ble vota për Edi Ramën dhe pastron paret e pista të drogës bashkë me Tom Doshin me lejen e Edi Ramës mu në mes të Tiranës.

Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është dështimi më i madh i PS në këto 30 vjet dhe, bashkë me PS, është dështimi më i madh i Shqipërisë!
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kohës kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, bosët e krimit të organziuar ishin prapa hekurave të burgut. U dëshët të vinit ju në pushtet që trafikantët, vrasësit dhe përdhunuesit nga burgu, të na i çonit në zyrat e shtetit dhe t’ia impononit qytetarëve si deputetë e kryetarë bashkie.

PD me Lulzim Bashën është e vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe ta drejtojë vendin drejt Bashkimit Europian.

 

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi

Një tjetër aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, që si pasojë ka pasur një bllokim të qarkullimit dhe më pas një trafik të rënduar, madje edhe në rrugën dytësore.

“Këtë që po i bëjnë Shkodrës, nuk ia ka bërë as pushtuesi”!

Gazezetari Aulon Kalaj gjatë një interviste në Fax News ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me ngjarjet në qytetin e Shkodrës. Ai tha se në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak, kishte një tentativë për të kapur këtë bashki duke kujtuar edhe një herë se ata të cilët hynë në Bibiliotekën e Shkodrës, në jetën e tyre nuk kanë lexuar asnjë libër e jo të më të konstituojnë këshillin ekzektuiv.

“Ata persona qe hyne ne Biblioteken e Shkodres, per te “konstituuar” keshillin e komiteteve ekzekutive, i zuri libri. Ndoshta nuk kane lexuar asnje liber ne jeten e tyre. Si te tille, ne kushte zgjedhjesh normale, jo qe nuk do te ishin keshilltare te atij qyteti “djep kulture”, por nuk do te mernin dot as voten e familjareve te tyre, per nje arsye shume te thjeshte, sepse nuk do te ishin kandidate ne ato lista. Kete qe po i bejne Shkodres, nuk ia ka bere as pushtuesi”, u shpreh Kalaja.

Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës…

Nga Izmira Ulqinaku

Edi Rama u soll sot si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës Pëllumb Gjoka.

Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës.

E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët.

Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës. Senida Mesi ka detyrimin të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:

  • Pse ka lejuar që Partia Socialiste e Shkodrës t’i dorëzohet krimit të organizuar?
  • Pse heshti, kur socialistëtve të ndershëm të Shkodrës iu imponua një kandidat i dënuar për trafik droge?
  • Pse e vuri veten në pozitat e shërbëtores së krimit të organizuar në Shkodër?

Qytetarët e Shkodrës, socialistë, demokratë dhe pa parti e kanë të qartë se, njësoj si Edi Rama, edhe Senida Mesi, është e gatshme që për pushtet, të bëjë pakt me djallin kundër interesit të shkodranëve.

Në Shkodër Edi Rama qeveris me Tom Doshin, që socialistët e Shkodrës e kanë shpallur non grata, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Velipojë qeveris me Pëllumb Gjokën, që ble vota për Edi Ramën dhe pastron paret e pista të drogës bashkë me Tom Doshin me lejen e Edi Ramës mu në mes të Tiranës.

Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është dështimi më i madh i PS në këto 30 vjet dhe, bashkë me PS, është dështimi më i madh i Shqipërisë!

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kohës kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, bosët e krimit të organziuar ishin prapa hekurave të burgut. U dëshët të vinit ju në pushtet që trafikantët, vrasësit dhe përdhunuesit nga burgu, të na i çonit në zyrat e shtetit dhe t’ia impononit qytetarëve si deputetë e kryetarë bashkie.

PD me Lulzim Bashen është e vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe ta drejtojë vendin drejt Bashkimit Europian.

 

Ronaldo: Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Messin, ai më bën…

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se të dy, ai dhe Lionel Messi, kanë përfituar nga rivaliteti i tyre shumë i gjatë.

Ronaldo dhe Messi kanë më shumë se një dekadë në krye të sportit të futbollit, duke i fituar 10 Topa të Artë mes vete, para se ecuria e tyre mbresëlënëse të ndalej nga Luka Modrici, i cili e fitoi këtë çmim prestigjioz individual më 2018.

Dyshja po ashtu i pushtoi ballinat e La Ligës për gati një dekadë, me Ronaldon që shkëlqeu për Real Madridin nga viti 2009 deri më 2018, para se t’i bashkohet Juventusit.

Gjatë kësaj kohe, Barcelona e Messit i fitoi gjashtë tituj në La Liga krahasuar me dy të Madridit, por Ronaldo me shokë e mbanë primatin në Evropë, duke i fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve krahasuar me dy nga skuadra e Messit.

E gjithë kjo krijoi një rivalitet të nxehtë, por Ronaldo thotë se ka shumë admirim mes atyre dyve dhe beson se të dy lojtarët e kuptojnë se ata i kanë ndihmuar njëri-tjetrit t’i arrijnë majat rekordthyese.

“Unë vërtet e admiroj karrierën që ai e ka pasur deri tani, nga ana e tij, ai tashmë e ka thënë se ka pasur probleme kur unë e braktisa ligën spanjolle sepse kemi një realitet që ai vlerëson”, tha Ronaldo.

“Ky është një rivalitet i mirë që ekziston në futboll, por nuk bën përjashtim. Messi më bën mua lojtar më të mirë dhe anasjelltas”, shtoi Ronaldo.

“Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera profesionale me Messin sepse ne kemi plot 15 vjet që i ndajmë momentet e njëjta”, theksoi ai.

BB jep alarmin: Shqipëria me borxhin më të lartë publik në Rajon

Shqipërisë dhe Malit të Zi do t’i duhet më shumë angazhim për zbatimin e rregullave fiskale që vendosin dhe që kanë në objekt uljen e borxhit apo mbajtjen nën kontroll të deficitit.

Në shumë raste rregullat që vendet vendosin hasin në devijme ndërkohë që mungesa e informimit të përgjithshëm të publik ul presionin politik për zbatimin e tyre. Një dokument i departamentit Makroekonomik dhe atij për Praktikat Globale në Investime dhe Tregti pranë Bankës Botërore trajton në veçanti rregullat fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu referuar këtij dokumenti thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndryshëm në shumë aspekte ndaj secili sipas raportit duhet që të aplikoje rregulla të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim. Shqipëria dhe Mali i Zi janë kampionet e “borxhit të lartë publik”.

Shqipëria ka rregullin kryesor që të ulë borxhin publik në nivelin 45 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky rregull plotësohet nga të tjera rregulla siç është ai për nivelin e deficitit që në rast të një rritje 5 për qind të ekonomisë ai nuk duhet të kalojë 2 për qind të PBB-së si dhe një tjetër rregull për shpenzimet korrente apo 0.7 për qindëshi që buxhetohet në kontigjenca. Ashtu siç ka një rregull për shpenzimet që nënvizon se deficiti për 3 mujorin e parë të vitit nuk mund të tejkalojë 30 për qind të defiçitit të planifikuar për gjithë vitin.

“Objektivi i borxhit të Shqipërisë është i matur por rregulli për borxhin nuk siguron ndonjë shpejtësi të veçantë për të shkuar drejt këtij targeti. Që të bëhet progres i mirë do të duhet të bëhet më shumë sesa thjesht të zbatohet rregulli gjatë viteve. Nga ana tjetër rregulli mund të jetë shumë kërkues gjatë recesioneve që nuk janë aq të rënda sa për të anashkaluar klauzolat.

Analizat tregojnë se në disa vende përmbushja minimale me rregullin e deficitit nuk do ta ulë borxhin në nivele që konsiderohen të matura apo të kujdesshme. Shqipërisë do t’i duhet që të ketë një suficit prej 0.8 për qind të PBB-së çdo vit për të arritur objektivin e saj të borxhit prej 45 për qind deri në vitin 2025 çka është shumë më tepër sesa kërkohet nga rregulli i dificitit”, thuhet në dokument.

I njëjti, në përmbledhjen kryesore nënvizon se politikat drejt rregullave fiskale janë një çështje e rëndësishme në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Sipas një vlerësimi të përafërt vendet me rregulla (të gjitha përveç Maqedonisë së Veriut) kanë përmbushur pjesën për rregullin e borxhit publik dhe përgjithësisht për defiçitin në pak më shumë se gjysmën e kohës.

“Një anketë online e cila u zhvillua në kuadër të këtij studimi sugjeron së kuptueshmëria e publikut në këto rregulla është e kufizuar çka mund të ulë presionin politik për përmbushjen. Për të ulur borxhin në nivele të matura Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë nevojë për angazhim të fortë për të përmbushur rregullat e tyre fiskale dhe shpesh do tju duhet që të bëjnë më shumë sesa kërkojnë rregullat e tyre të deficitit, ndoshta më shumë angazhim sesa është demonstruar në vitet e fundit” thuhet në raport. /Monitor/ 

Dosja 184/ Arta shfajëson çunat problematikë të Ramës e Gjiknurit: “Hapni dyert e 313-ës se u keni hyrë në hak”…

Nga Basir ÇOLLAKU

Çunat problematike, (banditet e Edit dhe Damianit) jane grup kriminal qe bashkepunojne thjeshte. Se mos kane pasur rezistence nga shteti…

Prokurori vendimmarres per ndryshimin eklasifikimit te vepres penale Klodian Braho eshte kualifikuar per SPAK.

Pjese e njoftimit te Prokurorise se Pergjithshme per dosjen 184:
“Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019. Me këtë akt, në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Se sa i thjeshte ka qene bashkepunimi per te manipuluar blere dhe shitur mbi 4000 vota me trafikante droge qe kanosin votuesit, sigurisht Prokuroria e di me mire se qytetaret, ndsj ka tre vite qe nik e rruan asnje veprim procedurial hetimor.Sa te thjeshte jane çunat problematike te Damianit,(njerez me rekorde kriminale) qe jane garda elektorale e grupit??! Kete Prokuroria mbase e ka harruar, ose eshte bindur nga çunat ne udheheqje duke i konsideruar, ne çuna te thjeshte, te cilet bashkepunojne thjeshte.

Dibra si Prokuroria dhe Gjykata nuk jane ne nje mendje me qendren e akuzes dhe gjykates. Ata kerkojne serish interpretim.

“Me aktin e datës 21.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencat për këtë procedim penal, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm caktimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, si prokurori kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale në procedimin penal nr. 184/2016.”

Prokuroret nuk mendojne njelloj, sepse sikleti eshte shperndare dhe luhet kujt ti ngece dosja ne dore…

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e ka bazuar këtë kërkesë në disa arsye:

“Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda.

Së dyti, prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.

Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë.

Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje. ”

Prokuroria ne Diber thote se veprat jane kryer nga grup i strukturuar kriminal. E ne krye te ketij grupi nuk eshte askush tjeter vetem Edi Rames trkss kerkon llogari dhe jep udhezime. Sigurisht Arta Marku mendon ndryshe sepse pret bakshishin nga KLP ne garen per te mbajtur mandatin. Pas akullores se Gjushit ne Durres Prokuroria hap akulloren e Dibres.

Nese te marresh te gjithe pushtetet ne vend ne kete menyre te dhunshme kriminale qenka pune e thjeshte sipas prokurorise, perse u duhet rene ne qafe atyre qe vuajne denimin te 313-a dhe 302-shi, qe nuk kane bere as nje te milionten dem krahasuar me keta çunat problematike te grupit te strukturuar kriminal qe bashmepunon thjeshte…!!?
Tallava 184… dasma vazhdon…