21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Njihuni me gomarin tjetër të Ramës: Ndryshova emrin tim, por jo emrin e babait…

Kryebashkiaku i PS në Vorë, i denoncuar kohët e fundit nga Partia Demokratike si pjesë e Ligjit të dekriminalizimit, e cila sot ka dërguar dhe një kërkesë në Prokurori për verifikimin e figurës së tij, ka pranuar se ka ndryshuar emrin në Greqi.

Në një postim të datës 6 gusht 2019 në faqen e tij në “Facebook”, Kajmaku ka sqaruar arsyet e ndryshimit të emrit, duke theksuar se e ka bërë për shkak të biznesit që administronte, për arsye dokumentare. Ndërkohë, PD në kërkesën drejtuar sot Prokurorisë thotë se Kajmaku është arrestuar në Greqi dhe është dëbuar nga vendi fqinj.

Mesazhi i Kajmakut:
Përshëndetje,
Unë ashtu si dhe shumë e shumë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi në vitet `90, më është dashur të ndryshoj emrin dhe mbiemrin për tu pajisur me dokumenta qëndrimi. Sepse fatkeqsisht ky ka qenë niveli i mbrojtjes për emigrantët nga shteti Shqiptar në ato kohë kur Sali Presidenti i futi dy gishtat në sy këtij vendi.

Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen.

Prej vitit 1996, bashkë me bashkëshorten time Rita, hapëm një biznes tregëti Lulesh Natyrale. E kam drejtuar vetë atë biznes deri në korrik të vitit 2019 kur u zgjodha Kryetar i Bashkisë Vorë. Biznesin e nisëm me furnizim nga shteti Grek dhe kemi punuar për rreth 8 vjet, deri në vitin 2004 me Greqinë.

Ndërkohë me vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 19, Datë 30.03.2004, kam “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku”. Kjo për shkak se jo vetëm mundësitë e biznesit ishin zgjeruar në vende të tjera të Evropës, por lindi nevoja të administroja pronat e familjes time.

Pavarësisht ndryshimit të emrit për arsye dokumentare, unë Agim Kajmaku gjithmonë kam mbajtur të njejtin emër të babait, nënës dhe të ditës time të lindjes edhe me emrin Jorgo Toto. Prandaj është shumë kollaj e verifikueshme a kam qëne i dënuar apo jo.

E dija që kur i hyra kësaj rruge për të drejtuar Bashkinë e Vorës, se Sali Baba me dyzet qentë e tij do të sulmonin për me kafshu! Prandaj kalova kufirin para se të dorëzoja kandidaturën time, që t’i kisha këto foto me të cilat përshëndes Sali Babën dhe dyzet qentë e vet dixhital.

Konkretisht më poshtë janë:
1. Certifikata Personale me shënimin përkatës për ndryshimet e ligjshme të emrit;
2. Dëshmi e Penalitet lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Shtetin Grek ku bazuar në Regjistrin Kombëtar Penal, personi Jorgo (Agim) Toto (Kajmaku) rezulton I PADENUAR;
3. Formulari i Vetë Deklarimit në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ku parashtrohen gjeneralitetet e mëparshme.

4. Foto e Vulave të Pikave të Kalimit Kufitar në Maj 2019.
Po, kam ndryshuar emrin! Po, kam zbatuar ligjin dhe e kam deklaruar kudo e kurdo! Jo! Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar.




Në Maqedoni arrestohet, në Shqipëri Arta Marku e kapur nga mafia, lexoni sqarimin e saj si zëdhënëse

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës.

Në deklaratën shpërndarë mediave thuhet se ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019.

“Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, pas kryerjes së veprimeve hetimore në tërësi dhe përfundimit të plotë të transkriptimit të përgjimeve, më datë 12.07.2019 është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë” , veprim ky që e ka bërë Prokurorinë për Krime të Rënda të mos ketë kompetencën lëndore për vazhdimin e hetimit të çështjes penale.

Ndryshimi i cilësimit juridik, si dhe çdo veprim tjetër që lidhet me një çështje konkrete është atribut i prokurorit të çështjes dhe çdo prokuror, në ushtrimin e funksioneve të tij është i pavarur (neni 25, pika 2 e K. Pr. Penale).” thuhet në deklaratë, ku ndër të tjera theksohet se Prokurori i Përgjithshëm, nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes (neni 148/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe neni 38, i ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”).

Deklarata e plotë:
Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me shpalljen e moskompetencës nga Prokuroria për Krime të Rënda, për procedimin penal nr.184/2016, regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 248, 328, 329 dhe 333/a të K. Penal, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se:

Me vendimin e datës 15.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, bazuar në nenet 28/1, 74, 75/a, 76 dhe 84 të Kodit të Procedurës Penale ka shpallur moskompetencën për këtë procedim penal, duke kaluar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019. Me këtë akt, në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Me aktin e datës 21.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencat për këtë procedim penal, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm caktimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, si prokurori kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale në procedimin penal nr. 184/2016.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e ka bazuar këtë kërkesë në disa arsye:
Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda.

Së dyti, prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.
Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë.

Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje.
Prokurori i Përgjithshëm, pasi shqyrtoi aktet e procedimit penal nr.184/2016, si dhe pasi vlerësoi arsyet e paraqitura në kërkesën për parashtrim të mosmarrëveshjes për kompetencë lëndore, vlerësoi se:

Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, pas kryerjes së veprimeve hetimore në tërësi dhe përfundimit të plotë të transkriptimit të përgjimeve, më datë 12.07.2019 është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë” , veprim ky që e ka bërë Prokurorinë për Krime të Rënda të mos ketë kompetencën lëndore për vazhdimin e hetimit të çështjes penale.

Ndryshimi i cilësimit juridik, si dhe çdo veprim tjetër që lidhet me një çështje konkrete është atribut i prokurorit të çështjes dhe çdo prokuror, në ushtrimin e funksioneve të tij është i pavarur (neni 25, pika 2 e K. Pr. Penale).

Pavarësia e brendshme e prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale është e garantuar në nenin 148, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku parashikohet se “Prokuroria është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit”.

Prokurori i Përgjithshëm, pavarësisht se, sipas nenit 89, pika 2 të K. Pr. Penale, duke qenë prokurori më i lartë, ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjet në fazën e hetimit paraprak mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes (neni 148/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe neni 38, i ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”).

Por, duhet theksuar se çdo vendimmarrje e prokurorit, qoftë edhe ajo për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, kontrollohet nga gjykata, e cila përpara se të fillojë shqyrtimin e kërkesave të prokurorit, verifikon nëse e ka kompetencën lëndore apo tokësore për gjykimin e çështjes.

Pas këtij ndryshimi të cilësimit juridik nga prokurori i çështjes, disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 328, 329 e 25 të K. Penal.

Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, 328, 329 e 25 të K. Penal.

Të gjitha këto vepra penale janë në kompetencë lëndore dhe tokësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale, nga neni “333/a i Kodit Penal” në nenin 25 të Kodit Penal” është atribut i prokurorit të çështjes dhe mund të bëhet në bazë të nenit 287/2 të Kodit të Procedurës Penale. Arsyetimi i prokurorit që ka parashtruar mosmarrëveshjen për kompetencë se prokurori duhej që, në bazë të nenit 329/a të Kodit të Procedurës Penale t’i drejtohej gjykatës për pushimin e akuzës, si organi i vetëm kompetent për vlerësimin e ekzistencës ose jo të një krimi, për të cilin është regjistruar një procedim penal, është i gabuar.

Një procedurë e tillë është e detyrueshme në rastet kur duhet pushuar akuza ose çështja, për krime. Nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo.

Argumentet e tjera të paraqitura në parashtrimin e mosmarrëveshjes për kompetencë, nuk janë të tilla që të kenë ndikim në përcaktimin e kompetencës lëndore. Ato i përkasin një faze të mëvonshme, pas regjistrimit të çështjes dhe caktimit të prokurorit që do e hetojë atë. Vetëm në atë moment një prokuror mund ta gjejë vetën në kushtet e konfliktit të interesit apo të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Nëse të gjithë prokurorët që ushtrojnë funksionin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër do e gjejnë veten në kushtet e konfliktit të interesit dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës dhe këtë do e shprehin me dorëheqje, kjo është një situatë që i duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë.

Edhe argumenti tjetër se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër nuk ka kapacitetet njerëzore, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, për hetimin e mëtejshëm të këtij procedimi penal, kjo e konfirmuar edhe me kërkesat e vazhdueshme që i janë bërë KLP-së për prokurorë, nuk është i tillë që të ndikojë në përcaktimin e kompetencës lëndore.

Ky është një problem i burimeve njerëzore dhe mënyra se si ato menaxhohen dhe shpërndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund të jetë argument në favor të mosushtrimit të ndjekjes penale apo të mungesës së kompetencës lëndore.

Si përfundim, Prokurori i Përgjithshëm, referuar përcaktimeve për kompetencën lëndore dhe tokësore, me Vendimin e datës 31.07.2019, ka arritur në përfundimin se kompetenca lëndore dhe tokësore për ushtrimin e ndjekjes penale për procedimin penal nr.184/2016, nuk i përket Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ajo i ka dhënë faktit një cilësim të ndryshëm juridik, për vepra penale që nuk hyjnë në kompetencën e saj, por i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Kjo prokurori duhet të pranojë aktet dhe të regjistrojë procedimin penal.

Video skandal, policët gangesterë të Lleshit rrahin shoferin e autobusit dhe lënë pasagjerët në rrugë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video, që tregon një sherr mes policisë dhe pasagjerëve të pasagjerëve të një autobusi, që udhëtonte nga Greqia në Korçë.

Duke publikuar mesazhin e një pasagjeri të këtij autobusi, Berisha shkruan se dënon me ashpërsi këtë akt banditesk të narkopolicisë së Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe badigardit të Eskobarit të Ballkanit.

Postimi i plotë i Berishës

Narkopolicë horra dhe gangesterë rrahin shoferin e autobuzit dhe lënë pasagjerët në rrugë! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e denoncimit të pasagjerit dixhital! Denoj me ashpersinë këto akte banditeske të narkopolicëve të Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe badiguardit të Eskobarit të Ballkanit! Turp! Krim! sb

Pershendetje Z. Zoti Sali Berisha

Jam nje posagjer i cili udhetoja nga athina ne korce. Ne hyrje te korces shoferin e ndalojne policia rugore .pasi i kane kerkuar dokumentat e mjetit shoferi ja u dha.shoferi ishte me shpejtesi minimale 50kmh tek unaza e qytetit.Por polici bazohej tek shpetesia qe kishte qene mjeti ne token greke 100kmh e cila eshte e lejuar.Pasi shoferi po mohonte se ishte me shpejtesi dhe se nuk eshte e drejte te me merni patenten nderkohe qe nuk dini te lexoni takografin e mjetit i kundershtoj se jam me 50 kmh dhe jo me 100.

Dhe mbas kundershtimit polici qellon shoferin dhe theret patrullen ne kete moment te gjithe posagjeret dalin nga mjeti duke kundershtuar policet te cilet kishin nje sjellje harbutesh dhe jo njerezore, Shoferin e nxoren ne komisjon dhe i hoqen patenten per 7 muaj. 1 muaj per shkeljen dhe 6 muaj per kundershtim te policit.

Qe e cila nuk eshte e vertete se i shkreti as i ofendovi as i shavi thjesht ju tha nuk eshte e drejte dhe se nuk eshte shpejtesi ne token shqiptare por ne token greke e cila eshte e lejuar. Pas shoqerimit te shoferit posagjeret mbetem ne mes te rugeve se shoferi ishte vet nuk kishte ndimes. Dhe policat talleshin me ne duke thene mir ishit ande nga erdhet cju duhet ju këtu.

Beni si te beni nje nate eshte do kaloje ishin te pire nga festa e birës. Ne fillim policat ishim te bute dhe pretenduan per ryshfet po kur e pane situaten e tensjonuar nga posagjeret atere e acaruan situatën. Te njejtet polic gjithmone kane mare ryshfet qat ndalesave.

Narkopolice horra dhe gangestere rrahin shoferin e autobuzit dhe lene pasagjeret ne rruge! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e denoncimit te pasagjerit dixhital! Denoj me ashpersine keto akte banditeske te narkopoliceve te Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe badiguardit te Eskobarit te Ballkanit! Turp! Krim! sbPershendetje Z. Zoti Sali BerishaJam nje posagjer i cili udhetoja nga athina ne korce Ne hyrje te korces shoferin e ndalojne policia rugore .pasi i kane kerkuar dokumentat e mjetit shoferi ja u dha.shoferi ishte me shpejtesi minimale 50kmh tek unaza e qytetit.Por polici bazohej tek shpetesia qe kishte qene mjeti ne token greke 100kmh e cila eshte e lejuar.Pasi shoferi po mohonte se ishte me shpejtesi dhe se nuk eshte e drejte te me merni patenten nderkohe qe nuk dini te lexoni takografin e mjetit i kundershtoj se jam me 50 kmh dhe jo me 100. Dhe mbas kundershtimit polici qellon shoferin dhe theret patrullen ne kete moment te gjithe posagjeret dalin nga mjeti duke kundershtuar policet te cilet kishin nje sjellje harbutesh dhe jo njerezore,Shoferin e nxoren ne komisjon dhe i hoqen patenten per 7 muaj 1 muaj per shkeljen dhe 6 muaj per kundershtim te policit Qe e cila nuk eshte e vertete se i shkreti as i ofendovi as i shavi thjesht ju tha nuk eshte e drejte dhe se nuk eshte shpejtesi ne token shqiptare por ne token greke e cila eshte e lejuar Pas shoqerimit te shoferit posagjeret mbetem ne mes te rugeve se shoferi ishte vet nuk kishte ndimes Dhe policat talleshin me ne duke thene mir ishit ande nga erdhet cju duhet ju ketu Beni si te beni nje nate eshte do kaloje ishin te pire nga festa e biresNe fillim policat ishim te bute dhe pretenduan per ryshfet po kur e pane situaten e tensjonuar nga posagjeret atere e acaruan situaten Te njejtet polic gjithmone kane mare ryshfet qat ndalesave

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 22. August 2019

Arta Marku e mbajti të fshehtë për 1 muaj transferimin e dosjes 184 në Dibër, tani “lan duart”…

Prokurorja e përgjithshme e ashtuquajtur e përkohshme, Arta Marku dhe Krimet e Rënda, kanë tentuar sërish që të “lajnë duart” nga “dosja 184” ku dalin të kapur në përgjime, gati e gjithë kupola e Rilindjes dhe qeverisë duke organizuar dhe festuar planin për vjedhjen e zgjedhjeve lokale në Dibër.

Prokuroria e Përgjithshme përmes një deklarate për mediat, argumenti kryesor që kjo dosje e nxehtë ka kaluar nga Krimet e Rënda në prokurorinë e rrethit Dibër ne muajin korrik, thotë mes rreshtave, se kapja në flagrancë e ministrit Damian Gjiknuri, kreut të Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia, atij të Ligjeve Ulsi Manja; ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri (të gjithë në një tavolinë me kryeministrin Rama duke folur me shefat e policisë dhe administratës për vota), janë vetëm një bashkëpunim i thjeshtë” dhe nuk përbëjnë organizatë kriminale!

Njoftimi i plotë

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me shpalljen e moskompetencës nga Prokuroria për Krime të Rënda, për procedimin penal nr.184/2016, regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuarnga nenet 248, 328, 329 dhe 333/a të K. Penal, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se:

Me vendimin e datës 15.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, bazuar në nenet 28/1, 74, 75/a, 76 dhe 84 të Kodit të Procedurës Penale ka shpallur moskompetencën për këtë procedim penal, duke kaluar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019. Me këtë akt,në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Me aktin e datës 21.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencat për këtë procedim penal, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm caktimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, si prokurori kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale në procedimin penal nr. 184/2016.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e ka bazuar këtë kërkesë në disa arsye:

Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda.

Së dyti, prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.

Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë.

Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje.

Prokurori i Përgjithshëm, pasi shqyrtoi aktet e procedimit penal nr.184/2016, si dhe pasi vlerësoi arsyet e paraqitura në kërkesën për parashtrim të mosmarrëveshjes për kompetencë lëndore, vlerësoi se:

Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, pas kryerjes së veprimeve hetimore në tërësi dhe përfundimit të plotë të transkriptimit të përgjimeve, më datë 12.07.2019 është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”, veprim ky që e ka bërë Prokurorinë për Krime të Rënda të mos ketë kompetencën lëndore për vazhdimin e hetimit të çështjes penale.

Ndryshimi i cilësimit juridik, si dhe çdo veprim tjetër që lidhet me një çështje konkrete është atribut i prokurorit të çështjes dhe çdo prokuror, në ushtrimin e funksioneve të tij është i pavarur (neni 25, pika 2 e K. Pr. Penale).

Pavarësia e brendshme e prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale është e garantuar në nenin 148, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku parashikohet se “Prokuroria është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit”.

Prokurori i Përgjithshëm, pavarësisht se, sipas nenit 89, pika 2 të K. Pr. Penale, duke qenë prokurori më i lartë, ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjet në fazën e hetimit paraprak mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes (neni 148/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe neni 38, i ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”). Por, duhet theksuar se çdo vendimmarrje e prokurorit, qoftë edhe ajo për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, kontrollohet nga gjykata, e cila përpara se të fillojë shqyrtimin e kërkesave të prokurorit, verifikon nëse e ka kompetencën lëndore apo tokësore për gjykimin e çështjes.

Pas këtij ndryshimi të cilësimit juridik nga prokurori i çështjes, disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 328, 329 e 25 të K. Penal.

Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, 328, 329 e 25 të K. Penal.

Të gjitha këto vepra penale janë në kompetencë lëndore dhe tokësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale, nga neni “333/a i Kodit Penal” në nenin 25 të Kodit Penal” është atribut i prokurorit të çështjes dhe mund të bëhet në bazë të nenit 287/2 të Kodit të Procedurës Penale. Arsyetimi i prokurorit që ka parashtruar mosmarrëveshjen për kompetencë se prokurori duhej që, në bazë të nenit 329/a të Kodit të Procedurës Penale t’i drejtohej gjykatës për pushimin e akuzës, si organi i vetëm kompetent për vlerësimin e ekzistencës ose jo të një krimi, për të cilin është regjistruar një procedim penal, është i gabuar. Një procedurë e tillë është e detyrueshme në rastet kur duhet pushuar akuza ose çështja, për krime. Nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo.

Argumentet e tjera të paraqitura në parashtrimin e mosmarrëveshjes për kompetencë, nuk janë të tilla që të kenë ndikim në përcaktimin e kompetencës lëndore. Ato i përkasin një faze të mëvonshme, pas regjistrimit të çështjes dhe caktimit të prokurorit që do e hetojë atë. Vetëm në atë moment një prokuror mund ta gjejë vetën në kushtet e konfliktit të interesit apo të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Nëse të gjithë prokurorët që ushtrojnë funksionin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër do e gjejnë veten në kushtet e konfliktit të interesit dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës dhe këtë do e shprehin me dorëheqje, kjo është një situatë që i duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë.

Edhe argumenti tjetër se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër nuk ka kapacitetet njerëzore, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, për hetimin e mëtejshëm të këtij procedimi penal, kjo e konfirmuar edhe me kërkesat e vazhdueshme që i janë bërë KLP-së për prokurorë, nuk është i tillë që të ndikojë në përcaktimin e kompetencës lëndore. Ky është një problem i burimeve njerëzore dhe mënyra se si ato menaxhohen dhe shpërndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund të jetë argument në favor të mosushtrimit të ndjekjes penale apo të mungesës së kompetencës lëndore.

Si përfundim, Prokurori i Përgjithshëm, referuar përcaktimeve për kompetencën lëndore dhe tokësore, me Vendimin e datës 31.07.2019, ka arritur në përfundimin se kompetenca lëndore dhe tokësore për ushtrimin e ndjekjes penale për procedimin penal nr.184/2016, nuk i përket Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ajo i ka dhënë faktit një cilësim të ndryshëm juridik, për vepra penale që nuk hyjnë në kompetencën e saj, por i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Kjo prokurori duhet të pranojë aktet dhe të regjistrojë procedimin penal.

Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, askush nuk kërkon koalicion me partinë e Thaçit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së vetvetes. Ky moment i ka hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradianj më 19 korrik. Tashmë pritet vetëm dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Hashim Thaçi.

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka marr fund. Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kjo ka ardhur pas dorëheqjes se kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili mori ftesë që të intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Tashmë pritet vetëm dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti jo me vonë se dhjetë (10) ditë pas shpërndarjes”, thuhet në Ligjin për Zgjedhje. “Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe me vonë se dyzetë e pesë (45) ditë pas shpërndarjes”.

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit, e cila u karakterizua për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstituua më 3 gusht 2017. Që nga dorëheqja e Haradinajt, partitë politike kanë nisur një lloj fushate ende të pashpallur zgjedhore. Ndërkohë që janë arritur edhe koalicionet e para parazgjedhore, si dhe kanë nisur bisedimet ndërmjet partive politike për koalicione eventuale para apo pas zgjedhjeve.

Përfundimi i mandatit të qeverive dhe legjislaturave të Kosovës para skadimit të mandatit kushtetues, katër vjeçar, tashmë është bërë “praktikë”, ngase që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, asnjë qeveri nuk arriti ta përmbyllë mandatin kushtetues, çka sjell si rezultat mbajtjen e vazhdueshme të zgjedhjeve të parakohshme.

Para se të marrin vendimin për vetëshkarkim, deputetët votuar edhe vendimin e fundit gjatë këtij mandati të shkurtuar. Fillimisht, ata miratuan Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 (Instrumenti i Paraanëtarësimit) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Me këtë rast Kosova ka përfituar mbi 90 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Nuk ka fund babëzia, tjetër taksë në Rinas për të rrjepur shqiptarët

Deri sot veshët e qytetarëve shqiptarë kishin dëgjuar fjalën koncesion të përsëritej papushim thuajse për çdo shërbim publik. Por koncesion brenda koncesionit është ndoshta hera e parë.

Është fjala për shërbimin e transportit të brendshëm në aeroportin e Rinasit që çon pasagjerët nga avioni në terminal dhe anasjelltas. Deri më sot siç e dimë, ky shërbim është falas dhe mendohet se përfshihet në kontratën e menaxhimit të aeroportit, por tashmë kjo do t’u faturohet klientëve dhe pasagjerëve që hyjnë apo dalin në Shqipëri përmes Rinasit.

Sipas burimeve për redaksinë e “Të Kripura” tarifa do të vilet përmes biletave në formën e një komisioni fiks që do t’u kërkohet agjencive dhe operatorëve që veprojnë në Rinas për t’ia kaluar mandej shoqërisë që do të menaxhojë autobuzët dhe stafin. Më çudi se kaq nuk mund të ketë.

Është padyshim një ndër raste unikë në botë që lëvizja e pasagjerëve nga terminali në avion dhe anasjelltas të paguhet nga pasagjerët.

Prokurorja Speciale Antikorrupsion në Maqedoni përfundon në pranga për zhvatje

Policia arrestoi dje prokuroren speciale në Maqedoni Katica Janeva, e dyshuar për ‘shpërdorim detyre’, në skandalin ‘Zhvatja’.

Katica Janeva u arrestua në kërkesë të prokurorisë për krimin e organizuar, i cili po heton skandalin që shpërtheu në korrik. Ky skandal ka tronditur qeverinë e Zaev dhe ka minuar besueshmërinë e prokurorisë anti-korrupsion në vend.

Vetë Janeva nuk i ka pranuar këto akuza, ndërsa Kryeprokurori Ljubomir Joveski deklaroi se prokurorët kishin mbledhur “prova të pakundërshtueshme” kundër saj.

Të martën, Jaenva dëshmoi në prokurori për rastin ‘Raketi”, i njohur ndryshe dhe si rasti i zhvatjes së 1,5 milionë eurove nga një sipërmarrës në shkëmbim të lehtësimit të akuzave.
Videot e skandalit u bënë publike nga gazeta italiane “La Verita”.

Në video duken Bojan Jovanovski dhe Zoran Kiçeec, të cilët i marrin një çantë që mendohet se ka brenda rreth 1,5 milionë euro biznesmenit Orce Kamçev. Ata i premtojnë Kamçevit se në bashkëpunim me prokuroren Janeva do ta lironin ose do t’i zbusnin dënimin, në procesin gjyqësor për një aferë tjetër korruptive.

Hetimet për këtë rast kanë më shumë se një muaj që kanë nisur, ndërsa sistemi i drejtësisë dhe vetë politika verio-maqedone duket se nuk do ta kalojë lehtë këtë moment, pasi Prokuroria Speciale ishte produkt i një marrëveshjeje të mbështetur fort nga përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini për zgjidhjen e krizës politike të viteve të shkuara.

Berisha publikon vendimin e Gjykatës: Ja si e shpëtoi Rama Mihalin nga burgu

Një ditë më parë, IKMT shembi lokalin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, ndërsa vetë pronari ndodhet në burg, pas incidentit me disa turistë spanjollë.

Aksioni për shembjen e lokalit, me një sipërfaqe 2 mijë m2 u trajtua si një shoë, ndërsa pronari Kokëdhima ishte në pritje të legalizimit të ndërtesës, pas aplikimeve që kishte bërë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot vendimin e gjykatës së Vlorës të 11 korrikut 2019, duke vënë në dukje se arsyeja pse Kokëdhima ishte i lirë, qe pikërisht miqësia që e deklaroi edhe në gjyq: miqësia ndër vite me kreun e qeverisë, Edi Ramën.

“Miku i Edvin Mafisë, Mihali,ishte dënuar një muaj më parë me një vit burg! Ky vendim është i formës së prerë! Por ai kishte imunitet miqësinë me Ramën! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha, duke postuar në rrjet edhe mesazhin e mëposhtëm.

Përshëndetje z. Sali Berisha!

Rezulton se jo më shumë se 1 muaj më parë, Mihal Kokëdhima është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për dënimin e tij. Ju lutem anonim! Ju faleminderit dhe punë të mbarë!

Çështja: 71106-01488-60-2017

Palët: Emri – Mbiemri – Lloji i palës
MIHAL KOKEDHIMA I pandehur
PROKURORIA VLORE Prokuror

Numri i vendimit: 60-2019-1694 Data e vendimit: 11/07/2019

Tipi: Lënien në Fuqi të Vendimit
Gjyqtari: Nazmi Troka

Përmbledhje:xxx

Konkluzioni:
Vëren:

Se, vendimi nr. 556 datë 29.09.2017 i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është rrjedhojë e interpretimit të drejtë të ligjit penal dhe provave të shqyrtuara, pretendimet e parashtruara në ankim nga i pandehuri, nuk janë të tilla që e bëjnë të cënueshëm këtë vendim për pasojë vendimi i ankimuar për këtë të pandehur do të lihet në fuqi.

Ka rezultuar e provuar se Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedimin penal nr.1128/2017 për vepren penale “Ndërtim i paligjshëm” të parashikuar nga neni 199/a/2 i Kodit Penal ne ngarkim të të pandehurit {xxx}.

Nga aktet e hetimit paraprak ka rezultuar se i pandehuri {xxx} është administrator i lokalit{xxx}” që ndodhet në vendin e quajtur{xxx}.

Më datë 26.06.2017 oficerë të policisë gjyqësore të Stacionit të Policisë Himarë janë njoftuar se në afërsi të këtij lokali po kryhej një ndërtim pa leje. Policia gjyqësore ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar në anën veriore të lokalit, ndërtimin e një muri me material guri me gjatësi 11 m, me gjerësi 50 cm dhe lartësi 70 cm. Në vendin ku po ndërtohej ky mur janë gjetur dy punëtorë, konkretisht shtetasit{xxx}

Të pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për veprën penale shtetasit {xxx} kanë deklaruar se disa ditë më parë janë punësuar nga nga shtetasi {xxx} për ndërtimin e murit. Në vijim ata kanë shpjeguar se e kanë pyetur “punëdhënësin” nëse ka marrë leje për kryerjen e një ndërtimi të tillë dhe shtetasi {xxx} i ka siguruar që të mos shqetësoheshin pasi kishte marrë leje. Ata kanë rënë dakord edhe në lidhje me pagesën që do të kryhej në fund të punës.

I pyetur rreth ndërtimit të kryer i pandehuri {xxx} ka deklaruar se nuk ka marrë leje për kryerjen e një ndërtimi të tillë dhe se këtë mur e ka ndërtuar që të pengonte kalimin e bagëtisë në pronën e tij. Në deklarimet e tij shtetasi {xxx} ka deklaruar se e pranon akuzën dhe ndihet i penduar në lidhje me faktin penal.

Bazuar në të dhënat që kanë rezultuar nga kqyrja e vendit të ngjarjes si dhe deklarimet e shtetasve{xxx} prokuroria ka akuzuar dhe dërguar për gjykim të pandehurin {xxx} për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” i kryer në pronë publike, e parashikuar nga neni 199/a/2 të K.Penal.

Pa filluar shqyrtimi gjyqësor i pandehuri ka kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila është vlerësuar e ligjshme nga prokuroria. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në nenin 403, 404 të K.Pr.Penale ka pranuar kërkesën e të pandehurit dhe ka proceduar me gjykim të shkurtuar, pasi ka vlerësuar se në gjendjen që ishin aktet mund t`i jepej fund gjykimit të çështjes pa u dëmtuar dhënia e drejtësisë. Fashikulli i prokurorit pasi u adminstrua shërbeu për konkluzionet përfundimtare të palëve dhe dhënien e vendimit përfundimtar të gjykatës.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, pasi ka dëgjuar palët, ka deklaruar fajtor të pandehurin për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe në bazë të nenit 199/a/2 të K.Penal e ka dënuar me 1 vit burgim, dënim i cili është ulur me 1/3 e tij për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri me tetë muaj burgim. Bazuar në nenin 59 të K.Penal, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke u vendosur në provë i pandehuri për një periudhë prej 16 muaj.

Kundër vendimit ka paraqitur ankim i pandehuri {xxx} i cili kërkon prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Gjykata e Apelit nga shqyrtimi në tërësi i shkaqeve të ngritura në ankim vlerëson se ato nuk gjejnë mbështetje në ligj dhe në prova dhe nuk e bëjnë të cënueshëm vendimin e ankimuar.

Nga aktet e hetimit paraprak, deklarimet e shtetasve{xxx}rezulton e vërtetuar që me marrëveshje me të pandehurin ata kanë kryer punime në ndërtimin e një muri, në afërsi të lokalit {xxx} që ndodhet në vendin e quajtur{xxx}

Ky mur ndërtohej në anën veriore të lokalit, ishte me material guri me gjatësi 11 m, me gjerësi 50 cm dhe lartësi 70 cm.

Nga deklarimet e të pandehurit rezulton që për kryerjen e këtyre punimeve ai nuk ka qënë i pajisur me leje ndërtimi. Sipas të pandehurit ndertimi i murit do të pengonte hyrjen e bagëtive në lokalin në pronësi të tij.

Gjykata e Apelit çmon se me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka arritur në konkluzionin se me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i kryer në pronë publike, e parashikuar nga neni 199/a/2 i K.Penal në të cilin parashikohet se: “Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”

Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton që figura e veprës penale konsumohet nga ana objektive nëpërmjet “ndërtimit të kryer pa leje”, ose “në shkelje të rëndë të lejes” ose “në kushtet e një lejeje të shfuqizuar”.

Në rastin në gjykim, rezulton që i pandehuri nëpërmjet veprimeve aktive, ka qenë duke ndërtuar një mur me material guri me gjatësi 11 m, me gjerësi 50 cm dhe lartësi 70 cm me qëllim rrethimin e lokalit në tokën e cila sikurse pranohet prej të pandehurit është tokë publike.

Për kryerjen e këtij ndërtimi, i pandehuri nuk ka pasur një leje ndërtimi. Në përcaktimin e “ndërtimit pa leje” me të drejtë gjykata e shkallës së parë i është referuar ligjit të posaçëm që disiplinon ndërtimet, duke qënë neni 199/a i Kodit Penal është një dispozitë blanket. Në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, neni 39 i tij, parashikohet se

“1. Leja e ndërtimit është e nevojshme për çdo ndërtim, riparim, restaurim apo prishje të objekteve ekzistuese, instalim apo ngritje të ndërtimeve të përkohshme, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 41 i këtij ligji…”, ndërsa në nenin 41 të këtij ligji është parashikuar: “1. Rregullorja e zhvillimit përcakton listën e ndërtimeve, instalimeve dhe punimeve që, për shkak të ndërhyrjeve jothelbësore në objekt, natyrës së përkohshme së instalimeve ose rregullimit të kontrollit të zhvillimit nga një leje apo autorizim tjetër apo nga legjislacion i posaçëm sektorial, nuk kërkojnë pajisjen me një leje ndërtimi dhe janë objekt i një deklarate paraprake për kryerje punimesh…”.

Nga përmbajtja e këtyre dispozitave rezulton se, që një ndërtim të konsiderohet i ligjshëm, duhet patjetër të shoqërohet me lejen e organeve kompetente, që me ligjin në fuqi jepet nga kryetari i bashkisë ose komunës. Në të kundërt ai konsiderohet i paligjshëm.

Në lidhje me pretendimin e të pandehurit se veprimeve të tij u mungon karakteri shoqërisht i rrezikshëm, Gjykata e Apelit çmon se ky është një pretendim i të pandehurit, i cili nuk është i mbështetur në prova. Sipas neneve 19, 20 dhe 21 të Kodit Penal, veprimet e një subjekti, pavarësisht pasojës së ardhur, nuk passjellin përgjegjësi penale, për shkak të mungesës së rrezikshmërisë shoqërore të tyre, në rastet kur subjekti ka qënë në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, nevojës ekstreme, ose në ushtirmin e një të drejtë apo përmbushje të detyrës. Në këto raste veprimet e subjektit nuk kanë rrezikshmëri shoqërore, për shkak se ka qënë i detyruar nga rrethanat e jashtme në kryerjen e veprimeve që kanë sjellë pasojën. I pandehuri nuk ka qënë në asnjë nga rastet e parashikuara në nenet e sipërcituara.

Do të gjente zbatim neni 20 i Kodit Penal dhe i pandehuri do të përjashtohej nga përgjegjësia penale në rast se vepra penale do të ishte kryer për të përballuar një rrezik real dhe të çastit. Në rastin konkret rreziku që i pandehuri pretendon se ka shmangur nëpërmjet ndërtimit të murit nuk ka qënë i çastit. I pandehuri ka patur për qëllim shmangien e dëmtimit të mundshëm të pasurisë së tij, dhe kjo nuk përbën dëm të çastit, për pasojë i pandehuri nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale.

Sipas të pandehurit, me kryerjen e ndërtimit ai ka përmirësuar kushtet e qarkullimit rrugor, por ky pretendim nuk shoqërohet me prova. Rezulton që rruga ku është kryer ndërtimi është në adminstrim të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe nuk rezulton që i pandehuri të ketë paraqitur statistika, apo prova të tjera, raport të policisë, etj, nga të cilat të rezultojë që vendi ku është ndërtuar muri, për shkak të karakteristikave të rrugës ka qënë burim rreziku i shtuar dhe kishte nevojë për ndërhyrje në strukturë.

I pandehuri ka kryer punimet në tokë publike, për mbrojtjen e pronës së vet private nga hyrja në të i bagëtive, të cilat i shkaktonin dëme. I pandehuri nuk ka paraqitur prova në lidhje me pronësinë e ambientit lokal {xxx}të cilin ka pretenduar se e ka në pronësi si dhe në lidhje me rrezikun që ka shmangur nëpërmjet ndërtimit të murit, me qëllim që të verifikohet pretendimi i tij se ka qënë në kushtet e nevojës ekstreme për ndërtimin e murit.

Gjykata e Apelit Vlorë, nga shqyrtimi në tërësi i provave, çmon se ndryshe nga sa pretendon i pandehuri, provohet plotësisht se është autor i veprave penale për të cilat akuzohet. Shkaqet e ngritura në ankim nga i pandehuri janë të pabazuara në ligj dhe në prova dhe nuk e bëjnë të cënueshëm vendimin e ankimuar.

Arsyeja:
Baza Ligjore: Gjykata e Apelit Vlorë, bazuar në nenin 428/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale

Vendimi:
Vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr 556 date 29.09.2017 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore

Në tjetër kryebashkiak i Ramës i dënuar, PD i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik. “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke”, thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.

Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, per te cilin prokuroria nuk ka akoma një përgjigje, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.

“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve”, thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

 

PS me Ramën, çerdhe kriminelësh, PD i kërkon Prokurorisë verifikimin e një tjetër kryebashkiaku

Një tjetër kryebashkiak në rrjetën e dekriminalizimit. PD i kërkon Prokurorisë verifikimin e Agim Kajmakut të Vorës.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” – thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.

Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, per te cilin prokuroria nuk ka akoma një përgjigje, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh. “Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit.

Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.