21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Mediat në Spanjë jehonë shembjes së lokalit të Mihalit që dhunoi tursitët spanjollë

Këtë të hënë, autoritet shembën restorantin e Mihal Kokëdhimës, biznesmeni i cili u bë i njohur botërisht pas publikimit të videos së incidentit me turistët spanjollë. Biznesi në Porto Palermo u shemb mëngjesin e sotëm nga IKMT në bashkëpunim me IMT Vlorë, e mbështetur dhe nga Policia e Shtetit. Jehona, megjithatë, arriti deri në Spanjë…

Mediat spanjolle, përfshirë dhe ato më prestigjiozet kanë raportuar lidhur me shembjen e restorantit të Mihalit, i cili ndodhen nën masën e arrestit me burg.

“Shqipëria shkatërron restorantin e njeriut që sulmoi dhe përndoqi një familje turistësh spanjollë”, është titulli i një prej mediave më të ndjekura dhe më prestigjioze në Spanjë, ku raportohet për shembjen e restorantit të Kokëdhimës.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin ‘Panorama’ në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”, shkruhej në njoftimin e IKMT-së, që lajmëronte shembjen e biznesit të Mihalit.

Vjen nga Kosova të shesë makinën 30 mijë euro, ja merr djali i një pronari në Fushë-Krujë dhe nuk ia kthen më, policia nuk reagon

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë. Një shtetas nga Kosova, ka ardhur për ta shitur makinën e tij tip “Audi A6” me vlerë 30.0000 euro në vendin tonë.

Shtetasi i Kosovës, është takuar me pronarin e një lokali në Fushë-Krujë, ndërsa dhëndrri i pronarit ka marrë makinën për ta provuar në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pasi ai e ka marrë makinën, ai është zhdukur ndërsa ende nuk është kthyer.

Policia e Durrësit, e ka konfirmuar rastin, pa dhënë shumë detaje.

Shtetasi i Kosovës nga ana tjetër, ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa është lajmëruar edhe amabsada e Kosovës, dhe stafi i saj aktualisht ndodhen në Fushë-Krujë.

Berisha: INSTAT vetëdamkos Edvin Mashtrimin dhe e nxjerr ashtu siç është, gënjeshtar

Ish-Kryeministri Berisha shkruan një postim në Facebook se, INSTAT vetëdamkos Edvin Mashtrimin dhe e nxjerr ashtu siç është, gënjeshtar.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama do të deklaronte plot mburrje se vetëm, gjatë muajit gusht në Shqipëri janë futur1 milion turistë. Por sipas INSTAT, institucioni zyrtar për statistikat, në të njëjtën periudhë të vitit 2018, në vend kishin hyrë 1 449.952 persona.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Instat-i i vet damkos Edvin Mashtrimin per genjeshtren e tij klamoroze dhe e
-nxjerr ashtu siç eshte:
– Genjeshtar!

Te dashur miq, ketu me poshte keni deklaraten e njeriut qe ne çdo fjale nxjerr nje genjeshter pra Edvin Mashrimit, qe beri ne nje status te djeshem dhe qe une ne reagimin tim po ne FB e quajta dhe genjeshtren e 1 milionte te tij!

Ai dje, per te reklamuar nje sukses imagjinar ne postimin e tij ne fb deklaroi se:
“Ne 20 ditet e para te ketij gushti kane hyre ne Shqiperi polte 1 milion turiste te huaj ose 16,5% me shume se te gjithe gushtin e vitit te kaluar.”

Keshtu, sipas matematikes se rrencacakut profesionist i bie qe gjate gjithe gushtit te vitit te kaluar te kene hyre ne Shqiperi gjithsej 835 mije turiste apo 165 mije turiste me pak se sa ne 20 ditet e para te ketij gushti.

Mirepo INSTAT e nxjerr kete nje sukses kallp dhe Edvin Mashtrimin genjeshtar, i cili ne çdo fjale nxjerr nje rrene taze!

INSTAT ne faqen e tij zyrtare shkruan se:
Numeri i shtetasve te huaj qe hyne ne Shqiperi gjate gjithe gushtit te vitit 2018 ishte 1.449.952 pra ishte 779952 persona me shume se sa pretendon paturpesisht Edvini me genjeshtren e tij te nje milionte.

Ketu me poshte keni te dhenat e INSTAT per levizjet e shtetasve ne Shqiperi ne gushtin e vitit 2018. sb

INSTAT
Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Gusht 2018.
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2018, është 2.120.822, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues rezulton me rritje 21,1 %.
Në Gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur me 26,9 %.

 

Lubonja: Rama shumë herë më i rrezikshëm se Mihali, po bën gjithçka që Shkodra të bjerë në duart e “të fortëve”

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në “News 24”, dy çështjet më të “nxehta” të ditëve të fundit në vend, atë të Bashkisë së Shkodrës dhe incidentin në Porto Palermo. Për të dyja këto çështje, Lubonja ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai është më i rrezikshëm se Mihal Kokëdhima dhe se çdo njeri tjetër, dhe se shteti i së drejtës nuk i shkon as në ëndërr.

“Nëse ti qenke kaq i ndjeshëm ndaj njerëzve të dhunës, padrejtësive, siç ishte ai që hipi mbi makinë, se ishte i sëmurë psiqik, pse nuk tregohesh i tillë ndaj atij që ke vënë në Shkodër për kryetar bashkie. Është njëlloj siç fliste për Tom Doshin, me të cilin po qeveris, edhe pse është një ndër ata që është ndaluar nga SHBA. Edhe me këtë ai tregon standarde të dyfishta, që është skandal. Kjo tregon se shteti i së drejtës as nëpër ëndërr nuk i shkon këtij”, tha analisti, duke shtuar se prishja e restorantit të Kokëdhimës në Porto Palermo u bë për interes të Ramës dhe jo të shqiptarëve.

Sai takon situatës së krijuar në Shkodër me bllokimin e fondeve pas mbarimit të mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi, Lubonja tha se gjithçka po bëhet që qyteti verior të bjerë në duart e “të fortëve”, siç është Tom Doshi.

“Parashikimi im është që duke lexuar veprimtarinë e qeverisë me Ramën në krye do të ketë një rritje të formave autoritare të paligjshme, jashtë institucionale, për të kontrolluar dhe mbajtur pushtetin. Që do të thotë s’ka rëndësi në kemi apo jo kryetarë bashkie, ç’rëndësi ka, ne jemi, vendosim nënkryetarin që kontrollon. Të tjerët ca me trembje, ca me para do nënshtrohen dhe do vazhdojnë të kontrollojnë dhe Shkodrën me njerëzit e Tom Doshit, si Valdrini, që u vu nga Rama më herët, në kohën kur ishte në konkurrencë me Keti Bazhdarin, si njeri që siguronte votën. Dihet, Toma është i forti i Shkodrës. Dikur e luanin këtë rol sekretarët e partisë, jemi kthyer në një sistem ku demokraci nuk ka”, ka theksuar Lubonja.

Si lidhen zhvillimet, shembja e restorantit me Shkodrën…?

Të dyja rastet kanë të përbashkët atë që tregojnë se çfarë respekti kanë për shtetin e së drejtës këta që kemi në pushtet dhe që thonë do bëjmë dhe Reformë në Drejtësi. Duket sikur Kokëdhima shkeli ligjin. Sot pamë një matrapik që i shkatërron pronën. Këtu vetëm shtet nuk ka. Nuk prishet ky në momentin që të duhet ta prishësh për interesin tënd, përtej interesit publik. Është njëlloj si te Astiri, që një pjese ua prish dhe një pjese jo. Këtu duhet të prishet me ligj, jo me urdhër.

Problem për imazhin e Shqipërisë?

Nëse bën problem duhet të shohësh mediat. Nuk e kam parë të hyjë në mediat italiane si lajm. Një i sëmurë psiqik nuk përbën lajm, nëse nuk, vret. Ky përbën lajm sa i përket imazhit për turizmin. Raste të tilla ka dhe në Itali. Imazhi në Shqipëri lidhet me trafikantët e shumë që ka vendi ynë në Itali, që kapen përditë dhe rritja e një lloj autoritarizmi, arbitraritetit të shtetit. Protestat e opozitës kanë dalë, një qeveri që udhëhiqet nga droga. Këto janë të rëndësishme, jo Kokëdhima.

Në këtë moment çdo shqiptar, pavarësisht kush është Kokëdhima, duhet të ndihet i rrezikuar, sepse sa herë i prish qejfin qeverisë, ai të sjell matrapikun. Edhe në shtëpi mund të ta sjellin këta njerëz, nëse nuk ju thuhet “ndal”. E patë çfarë bëri me Bechettin ky. Meqë akoma kishte një drejtësi ndërkombëtare, duhet të paguajë 140 milionë euro. Ky është shumë herë më i rrezikshëm se Kokëdhima.

A e dini ç’bën qeni kur i vjen mortja?

Nga Kreshnik Çollaku

Ju kujtohet? Ne qershor te ketij viti, perfaqesuesi i Departamentit te Shtetit Palmer duke folur per Dosjen 184 (Dibra) theksoi: “keto jane akuza serioze dhe duhet te kete hetime serioze. Ne (amerikanet) do ta ndjekim me vemendje kete hetim”.

Me trasferimin e dosjes 184 nga Krimet e Renda te Prokuroria e Dibres te cilen e drejton nje nga familjaret e te akuzuarve… qeveria Rama ne perpjekje per te shkaterruar e deshtuar perfundimisht hetimin,i ka dhene nje pergjigje “sfiduese” amerikaneve.

Mbani mend! Historia qe do te vijoje eshte e gjitha per tu ndjekur, por sic thone, qenit kur i vjen mortja shkon e kryen te ligat ne dere te xhamise.

“Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze”, do të shprehej Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ish-deputetja: Pushimet nga puna në Selenicë, me urdhër të Ramës, u lanë pa bukë 66 familje!

“Nuk më vjen mirë që në Bashkinë e Selenicës e cila është drejtuar nga zoti Binaj u bënë shkarkimet masive të 66 punonjësve duke lënë pa bukë 66 familje. Nuk më vjen mirë gjithashtu që Rama i nis pastrimet nga Vlora, zona edhe ku është zgjedhur deputet”. Kështu u shpreh ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj lidhur me shkarkimet masive në bashkinë e Selenicës menjëherë pas marrjes së detyrës të kryebashkiaktu të ri, Pëllumb Bimaj.

“Rilindja ka dhënë pak ose aspak fonde për bashkitë e drejtuara nga e djathta dhe kjo ka qenë e qëllimshme. Çuditërisht kjo fshesë prek vetëm të djathtët dhe çuditërisht prek banorët e Selenicës dhe nisi pikërisht ndaj tyre”, tha Meçorapaj në studion e lajmeve të Fax News.

Ndërsa për zgjedhjet e 30 Qershorit, Meçorapaj tha se, përveç patericës sipas saj të kandidatit për bashkinë e Selenicës të ardhur nga Bindja Demokratike, në këtë qytet u zhvilluan zgjedhje të njëanshme.

Pretendimin e kryebashkiakut, Pëllumb Binaj kur tha se 66 punonjësit e shkarkuar, janë të pastrim gjelbërimit, të cilët kanë qenë të punësuar me kontrata të përkohshme dhe u ka përfunduar afati i kontratave, ish-deputetja tha se është një reagim politik që e ka bërë duke zbatuar urdhërat politike.

“Në krye të qeverisjes është një kupolë totalisht kundër interesave të vendit. Për sa kohë vazhdon të drejtojë vendin Edi Rama, natyrisht Partia Demokratike mund të qëndronte vetëm për të ngrohur karriget aty. Nuk funksionon asnjë hallkë përfshirë edhe bashkitë nën drejtimin e Edi Ramës. Mendoj se njerëzit kanë reflektuar dhe kanë reaguar më tepër.

Kjo krizë politike do të ndikojë absolutisht në dhënien e një përgjigje pozitive për negociatat nga Bashkimi Europian”.

A ka pasur mbështetje nga persona në pushtet Mihal Kokëdhima pasi ishte denoncuar disa herë për shkelje të ligjit?

“Padiskutim që po. Imazhi që u la për turizmin shqiptar dhe jo vetëm është mjaft I dëmshëm. Pse dita e sotme duhej të niste me një aksion mediatik kur prej 20 vitesh vepronte në atë vend Mihal Kokëdhima. Është bërë për propagandë se sa për zbatimet ligjore, ndoshta për të treguar se sulmojmë edhe ata që janë pranë nesh. Natyrisht që ka pasur një mbështetje nga njerëzit në pushtet”, tha ndër të tjera Meçorapaj.

Zbulohet pse u dërgua në Dibër dosja 184, ju la në dorë prokurores që është kushërirë e kryehajdutit të votave Arben Keshi

Në kulmin e pushimeve verore, në mesin e muajit korrik, Prokuroria e Krimeve të Rënda përcolli pa zhurmë drejt Dibrës njërën prej dosjeve të bujshme të manipulimit të dyshuar të votave, e njohur gjerësisht si dosja 184.

Sipas drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, shkak është bërë shpallja e moskompetencës nga prokurori i çështjes, Klodian Braho.

“Argumenti i prokurorit në shpalljen e moskompetencës është se nuk ka grup të strukturuar kriminal, por krime të dyshuara në fushën zgjedhore, të cilat nuk janë në kompetencën e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, tha Prela në një bisedë telefonik.

Sipas asaj që raporton BIRN, transferimi i dosjes voluminoze drejt Dibrës nuk shkoi fjollë. Prokuroria e Dibrës refuzoi fillimisht hetimin e çështjes dhe pasi shpalli konflikt kompetence, e ktheu atë pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pingpongu mes dy institucioneve u mbyll me ndërhyrjen e prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, e cila vendosi që pavarësisht pretendimeve, çështja duhet të hetohej nga Prokuroria e Dibrës.

Ndërhyrjen e kryeprokurores Marku për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës mes dy prokurorive e konfirmuan për BIRN si drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ashtu edhe këshilltarja e Prokurorit të Përgjithshëm, Matilda Terpollari.

“Në këto rrethana, Prokurori i Përgjithshëm vendosi në bazë të ligjit që hetimi i mëtejshëm i çështjes të kryhej nga Prokuroria e Rrethit Dibër,” tha Terpollari për BIRN.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskompetencën thuajse tre vjet pas regjistrimit të procedimit me nr. 184/2016 me objekt manipulimin e dyshuar të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore të 11 shtatorit 2016 në bashkinë e Dibrës.

Së bashku me dosjen tjetër me nr.339, dosja e Dibrës u bë shkak për bojkotin e zgjedhjeve lokale nga opozita dhe një nga krizat më të thella politike që po kalon vendi.

Përgjatë tre viteve, dosja ndërroi disa duar prokurorësh dhe Krimet e Rënda u përballën me kritika publike për zvarritje hetimesh për shkak ‘të zyrtarëve të lartë të shtetit të kapur në përgjime’. Transferimi i çështjes në prokurorinë periferike të Dibrës i zbeh edhe më tej shpresat për drejtësi, ndërkohë që fati i hetimeve mbetet gjithashtu i paqartë.

Prokuroria e Dibrës ka mbetur aktualisht me tre prokurorë për shkak të vetingut dhe transferimeve.  Drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi Cami ka deklaruar tashmë konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të akuzuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin.

Edhe prokurorët e tjerë mësohet se kanë bërë rezistencë për shkak të njohjeve me personat e akuzuar, por pas vendimit të kryeprokurores Marku, çështja pritet të ndahet mes zv.drejtuesit të prokurorisë, Rifat Kojku ose prokurores Belina Zeneli.

BIRN pyeti drejtuesen e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi Cami për arsyet e konfliktit të kompetencës por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Partia Demokratike, e cila e ka kallëzuar çështjen tre vjet më parë, deklaroi të mërkurën përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi se prokuroria po e varroste hetimin e manipulimit të votave në Dibër.

“Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë,” tha Bardhi për mediat.

“Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama,” shtoi ai.

Përgjimet e Dibrës

Një seri përgjimesh nga e ashtuquajtura Dosja e Dibrës u publikuan në qershor nga tabloidi gjerman BILD, duke ekspozuar një nivel të ri të asaj që është denoncuar si abuzim masiv me pushtetin, presion i paligjshëm mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore, duke përfshirë kësaj here, edhe nivelet më të larta të qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Përgjimet tregojnë angazhimin e zyrtarëve të ndryshëm të policisë së shtetit me synimin e pengimit të mbështetësve të Partisë Demokratike në opozitë për të udhëtuar nga Kamza për në Dibër për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016.

Përgjimet tregojnë gjithashtu se si ish-ministri Damian Gjiknuri thotë se ka dërguar në Dibër në dispozicion të një ish-drejtuesi policie në atë kohë të quajtur Arben Keshi, ata që Gjiknuri i quan “çuna problematikë”, për t’u përdorur në rast nevoje.

Përgjimet e publikuara përmbanin edhe një bisedë të kryeministrit Edi Rama me Arben Keshin, funksionar i PS dhe më vonë drejtues i Policisë. Në bisedën e përgjuar, Rama e pyeste Keshin nëse e kishte arritur objektivin, ndërsa Arben Keshi i përgjigjej se “ishin në pritshmëri të mëdha”.

Përgjimet e publikuara e identifikonin Arben Keshin si personazhin qendror të zgjedhjeve në Dibër, i cili fliste në telefon për raste të blerjes së votave si dhe instruktonte drejtuesit lokalë të arsimit që t’u bënin presion mësuesve që të votonin Partinë Socialiste ose në të kundërt do të pushoheshin nga puna.

“E konfirmoj këtë bisedë dhe do ta bëja prapë”, deklaroi Rama pas publikimit të përgjimeve.

Pak më vonë, në statuse në shqip dhe anglisht në Twitter, kryeministri deklaroi se kishte kontraktuar një avokat në Gjermani për të hedhur në gjyq gazetarin që publikoi përgjimet, Peter Tiede.

Kur gjeneral Hashashi bëhet ministër Rendi, kanabisi bëhet kalli misri!

Ish-Kryeministri Sali Berisha është treguar sot më sarkastik se asnjëherë tjetër ndaj të ashtuquajturit operacion kundër kanabisit në vend, në të cilin qeveria ka përfshirë mijëra policë.

“Kur gjeneral Hashashi bëhet ministër rendi, kanabisi bëhet kalli misri!” – Kësisoj e ka titulluar shënimin e tij ironik në Fb, Berisha, së pari ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që vijon si më poshtë:

“Përfundoi me sukses të madh narkofarsa e Policisë kundër kanabisit!

1600 forca të narkopolicisë zbulojnë vetëm 133 bimë kanabisi, miliona të tjera ishin kallinj misri!

Pas deklaratës së prokurorit të Antimafias, Gratieri, se një e treta e siperfaqes së Shqipërisë sipas filmimeve nga ajri të Guardia di Finanzia, kupola e narkoshtetit me në krye, kreun e meduzës dhe gjeneral Hashashin etj, u hodhën në sulm kundër, sipas tyre, mashtrimeve të autoriteteve italiane.

Për të hedhur poshtë nga terreni, deklaratat e Prokurorisë Antimafia, kreu i meduzës dhe gjeneral Hashashi urdhëruan badiguardin e Eskobarit të Ballkanit, fake operacionin gjigand kundër kanabisit me 1600 forca Policie të llojit të operacioneve të vitit 2016.

Rezultati ishte mahnitës. Pas disa ditë kërkimesh intensive në male, gërxhe, pyje, lugina, lumenj, prroje të vendit, u gjetën vetëm 188 rrënjë pothuaj të ngordhura hashashi.

Kishte ndodhur mrekullia shqiptare! Zoti e do Shqipërinë!

Miliona e miliona bimë kanabisi ishin shndërruar brenda nate në Kallinj Misri!
Por mbajeni mend, mrekulli të tilla mund të ndodhin vetëm në narkoshtetin e vetëm të Europës, çka tregon qartë o miq, se italianët e hanë sapunin për djathë!(Hahaha)”

Bylykbashi: Në shtator veprime më të ashpra për zgjedhje të ndershme, shpresoj të mos kapin edhe …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha nga studio e A2 se “SPAK-u do të jetë pika e thyerjes mbi mënyrën korruptive dhe kriminale të të menduarit të politikës dhe administratës”.

Por, sipas tij, kjo gjë mbetet për t’u parë.

“Reformën në Drejtësi po e shikojnë të gjithë se në çfarë katastrofe ka hyrë. Sot nuk kemi institucionet themelore, ndërsa procesi i reformës është i kapur. Shpresa mbetet që qeveria të mos kapë edhe SPAK-un. Reforma duhet të mbyllet sa më shpejt që SPAK-u të hetojë ministrat që hyjnë në afera korruptive. SPAK-u duhet ta nisë nga PPP-të korruptive dhe shitblerja e votës”, deklaroi Bylykbashi.

Në lidhje me situatën në Shkodër, ish-deputeti tha se kemi të bëjmë me “një veprim të kundërligjshëm të Ministrisë së Financave që ka bllokuar fondet që i duhen qeverisjes vendore për t’i dhënë qytetarëve shërbimet që u duhen”.

“Kemi një kryetare bashkie që gëzon mandatin e saj derisa të betohet kryetari i zgjedhur me zgjedhje kushtetuese. Kjo nuk ka ndodhur në Shkodër, ashtu siç nuk ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Kemi dekretin e Presidentit që qëndron në fuqi”, shtoi Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, kriza politike ku gjendet vendi është aq e thellë “saqë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet parlamentare”.

“Normalizimi fillon nga këtu. Ndërsa zgjedhjet lokale duhet të bëhen sipas Kushtetutës, gjë që nuk ka ndodhur ende. Manipulimi në votime është fantastik. Votat e pavlefshme janë përgjysmuar dhe kanë kaluar për PS-në. Ky është krim dhe turp”, theksoi Bylykbashi.

Kur u pyet mbi strategjinë që do të ndjekë Partia Demokratike, ish-deputeti tha: “Ne po bëjmë denoncime, provuam që ligji i dekriminalizimit funksionon dhe faktori ndërkombëtar e ka të qartë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Shtatori do të ketë veprim më të ashpër përsa i përket nevojës për të kthyer zgjedhjet e ndershme në Shqipëri”.

Rama i fali 60 milionë euro kompanisë që sot i bllokoi naftën, pse nuk guxon t’i publikojë emrin?

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar në një shënim në Facebook, aksionin e Ramës, i cili doli e tha se kishte bllokuar 550 tonë naftë, por pa përmendur emrin e kompanisë.

Tabaku e cilësoi këtë aksion si një show të radhës, pasi po kjo qeveri i ka falur kësaj kompanie 60 milion euro.

Postimi i Tabakut

Me kamerat e përgatitura siç duhet, me skaletën e shkruar qeveria edhe sot na informoi se po punon në sherbim të qytetarëve. Nga rafineria e Naftës Ballsh e dhënë me koncesion Tosk Energji, kjo e fundit e lidhur me Guvnor dhe kompaninë e falimentuar IRC, qeveria pompoi suksesin e radhës të bllokimit të 550 tonëve naftë, por nuk ka as guximin te permende emrin e kompanise!

Të njëjtës kompani që pak vite më parë i kanë falur 60 mln euro detyrime dhe që jo me larg se disa dite më parë e kanë rimbursuar me 114 mln lekë për akcizën. Një pagesë e kryer shpejt në shërbim të firmës edhe në ditët kur detyrimet e prapambetura po rriten dita ditës në kurriz të bizneseve të tjera. Në një moment kur bllokohen fondet e bashkive, pagat nuk paguhen gjenden para për të paguar me urgjencë rimbursimin e akcizës kësaj kompanie. Me sa duket qeveria do ketë investuar propagandën e saj në këmbim të një pjese të vogël nafte të sekuestruar.

Por megjithëse me një dorë bën propagandën dhe me një tjetër miklon oligarkët, qeveria vazhdon të thellojë gropën e të ardhurave. Sipas të dhënave fiskale edhe në muajin korrik të ardhurat vazhdojnë të jenë po aq të ulta sa muajt e tjerë.

Sa më shumë qeveria përpiqet të prodhojë realitetin e munguar aq më shumë ulëret e vërteta e zaptimit të pushtetit nga një grusht i vogël biznesesh.