28.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Bosi me 313 milionë euro pasuri në Spanjë që ra pre e Mihalit në Porto Palermo

Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që u vonua shumë.
Por kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón?

Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe zotëron një pasuri prej 310 mln eurosh.

Ai është ish-shefi i kabinetit të presidencës, në kohën e Adolfo Suárez dhe ish drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.
Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar mazhoritar i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro.

Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139.

Rama sot i nxorri horrat fytyrëzbuluar në Shkodër, shumë shpejt do t’i shesë si legena…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dënuar konstituimin e sotëm të Këshillit Bashkiak në Shkodër, të cilin e quan fytyrën e maskarenjve që nuk mund të fshihen dot kurrë.

Vasili shkruan në një postim në Facebook se, “e zgjodhën fundin e tyre shumë të keq për hesap të një kryeministri, që do t’i shesë si legena, megjithatë ky është halli i tyre….fundi i tyre nuk ndryshon”.

Postimi i plotë i Vasilit

Mirenjohje per horrat ne Shkoder sot qe dolen fytyrezbuluar.

Qe te gjithe me kollare,me uniforme apo civile me canta te zeza me rrip ne qafe dolen sot me fytyre te zbuluar dhe shkelen cdo ligj dhe hyn ne nje armiqesi nga e cila nuk shpetojne dot kurre.

Mirenjohje celulareve dhe kamerave sepse tashme keto fytyra maskarenjsh nuk mund te fshihen dot kurre.

E zgjodhen fundin e tyre shume te keq per hesap te nje kryeministri, qe do t’i shese si legena, megjithate ky eshte halli i tyre….fundi i tyre nuk ndryshon.

KLSH konstaton skandalin e madh: Si AKU i pagoi 3.3 miliardë lekë kompanisë pa ndjekur gjyqin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka paguar në mënyrë të shpejtë rreth 3.3 mld lekë kompanisë Milky shpk, ish-Primalat, e cila sipas ekstraktit të QKB ka si administratorë, ortakët A.N dhe E.G.

Pagesa e AKU ndaj kompanisë në fjalë erdhi pasi ajo fitoi gjyqet lidhur me çështjen e vitit 2013 ndaj qumështit Primalat, për të cilin u tha se kishte përmbajtje të lartë aflatoksine dhe për rrjedhojë çoi në falimentimin e kompanisë.

Por referuar një raporti të KLSH-së, citon Alertneës.al, AKU nuk e ka ndjekur çështjen në gjykatë, duke mos pasur mundësi për t’u mbrojtur. Alertneës.al, shkruan se megjithëse AKU shleu detyrimet e saj dhe përfudoi auditimi i KLSH, Kontrolli i Lartë i Shtetit, e sheh si të dyshimtë mosmarrjen pjesë në seancat gjyqësore nga AKU.

Duket se kjo situatë e ka detyruar KLSH-në që të njoftojë Prokurorinë për këtë çështje. Megjithëse ende nuk dihet nëse ka nisur ndonjë hetim apo jo, KLSH ka vënë në dijeni Prokurorinë për dyshimet e saj, për një aferë të mundshme korruptive.

Shkrimi i fortë i Kim Mehmetit: Stabilokratët e lanë Shqipërinë në duart e leninistëve dhe mafias

Kim MEHMETI

Dashakeqët e shqiptarisë kurrë nuk e kanë pasur më lehtë se sot, sepse planet e tyre për ta dëmtuar shqiptarinë, janë duke i realizuar vetë elitat politike shqiptare. Madje ata edhe nuk kanë nevojë, të bëjnë harxhime si dikurë, duke investuar në projekte antishqiptare, por mjafton të lusin Zotin që shqiptarët sa më gjatë të mbetet nën sundimin e trinisë së fatkeqësisë së tyre: Shqipëria në duart e ‘Rilindjes’, Kosova në kthetrat e ‘Klanit Pronto’, e shqiptarët e Maqedonisë në baltën e injorancës politike dhe të hajdutërisë së BDI-së.

Armiqtë e shqiptarisë sot i ndihmon edhe mos larja jonë e borxhit ndaj ardhmërisë: mospastrimin e të sotmes sonë nga pisllëku politik, ku na zhytën partitë tona politike. Pra ata i ndihmon realizimi i njërit nga kushtet më të rëndësishëm për vetë shkatërrimin e një populli: asgjësimin e më të vlefshmen që ai ka – rininë e tij, e që më së lehti arrihet, o duke ia ndaluar shkollimin, me çka ajo do kriminalizohet, o duke ia degraduar sistemin arsimorë deri në ato përmasa ku ka arritur sot arsimimi shqiptarë – të prodhosh të shkolluar e të paditur, të cilët tërë jetën do e mbjellin farën e injorancës dhe do ndjehen inferior ndaj moshatarëve të vetë të etnive tjera.

Pa dyshim se të gjithë qendrat antishqiptare sot i kënaq e vërteta se në Shqipëri, e keqja nuk krahasohet me të mirën, por me më të keqen e jetuar në të djeshmen, se ‘hajdutokratët’ e Kosovës më lehtë merren vesh me politikanët serb, se me njëri tjetri dhe se shqiptarët e Maqedonisë, ka vite që kalben në gropën septike të pisllëkut politik, që e prodhuan qarqet politike e policore maqedonase, por kapaku i së cilës grope janë politikanët shqiptarë.

Dhe me çka del se shqiptarisë së sotme nuk ia marrin frymën armiqtë e huaj, por atë e ngulfasin duart e kriminelëve dhe të hajdutëve tanë, se atë sot është duke e mbytur ligësia shqiptarë

Në të mirën e dashakeqëve të shqiptarisë, punuan edhe disa qarqe Perëndimore, që kurrë nuk kërkuan nga udhëheqësit tanë që ata të ndërtonin shtete ligjore dhe institucione demokratike, por shoqëri ‘stabilokrate’, me çka shqiptarët i lanë në duart e leninistëve dhe hajdutëve që kishin ‘muskuj’ por e jo edhe ‘kokë’, që nuk dinin gjë tjetër përpos partinë ta barazonin me popullin dhe shtetin, pra shqiptarinë e dëmtuan edhe disa qarqe perëndimore, të cilave u duheshin partner që me gënjeshtra dhe dhunë, do e mbanin nën kontroll pakënaqësinë e shqiptarëve, gjë që në Shqipëri më së miri mund ta bënte ‘Rilindja’, e cila krimin dhe veprimtarinë mafioze i ngriti në rrafshin e vlerave politike, si dhe injorantët partiak të Kosovës e të Maqedonisë, që e plaçkitën popullin, por duke e mbuluar fytyrën e vet të hajnit, me emblemën e shenjtë të UÇK-së.

Kundërshtarët tanë sot janë më të kënaqur se kurdoqoftë më parë, sepse e kanë kuptuar se shumica e politikanëve shqiptarë të kudondodhur, vlerë dhe dëshmi të vetmen se janë demokratë e properëndimorë, i kanë fotografitë me burrështetasit dhe diplomatët e huaj, të cilat fotografi i mbajnë nëpër zyre krahas atyre të familjarëve të vet, mbase ngaqë e dinë se vetëm ato foto, sadopak mund ta mbulojnë të vërtetën se janë pjesëtarë të familjes së madhe hajdutokrate, pjesëtarë të nëntokës politike, nëntokë e cila ‘Shqipëritë’ tona i bëri të pabanueshme për rininë dhe i zbrazi ato, nëntokë politike që trojet shqiptare i bëri vende pleqsh, ku ka kush të vdesë, por jo edhe kush të lindë fëmijë.

Sot i fërkojnë duart ata që nuk ia duan të mirën shqiptarisë, sepse e shohin se ne ndërtuam shoqëri të ‘tallava’ vlerave, shoqëri në të cilat diplomon e doktoron xhepi e jo koka, ku ‘këndon’ trupi e jo zëri, ku lajmës më i vlerësuar është ‘tellalli’ partiak, shoqëri të cilat është duke i mbuluar ‘tallava’ arsimimi, ‘tallava’ gazetaria, ‘tallava’ politika…, me çka kanoset rreziku të bëhemi ‘tallava’ popull.

Dhe siç janë katandisur punët, duket se nuk është e largët dita kur ne do na përfshijë malli për ‘baballarët’ e socializmit, kur do nisë ata të na duken si ‘heronj kombëtarë’, në krahasim me hajdutët dhe banditët e sotëm që i drejtojnë ‘Shqipëritë’ tona, pra duket se nuk është e largët dita kur do na duken më të mirë ‘Xhaxhallarët’ e dikurshëm stalinistë, që nuk e tradhtuan shqiptarinë pse ishin të joshur nga përfitimet personale, por ose shkaku i verbërisë ideologjike dhe karrierizmit, ose pse ishin të shantazhuar për çështje që kishin të bëjnë me amoralitetin e tyre, për dallim nga ‘hajdutokratët’ tanë të sotëm, të cilët të veshur me petkun properëndimorë dhe të atdhetarisë, e shitën të sotmen dhe të ardhmen e popullit që përfaqësonin, vetëm për interesa personale.

Ku ta dish, mbase e vetmja gjë që sadopak ua prish gjumin dashakeqësve të shqiptarisë, janë miqtë tanë të huaj, që shpeshherë të lënë përshtypjen se populli ynë u dhimbset më shumë se sa burrështetasve që vetë ne i kemi zgjedhur. E me çka del se ne jemi duke e plotësuar edhe kushtin e fundit të vetë shkatërrimit, kushtin që e ngërthen në vetvete thënia e njohur se një populli që voton mashtruesin, të korruptuarin, hajdutin dhe tradhtarin, ai popull nuk është viktimë por bashkëpunëtorë i tyre.
Andaj lirisht mund të thuhet se përderisa shqiptaria është në duart e ‘Rilindjes’, të ‘Klanit pronto’ dhe në ato të hajnave leninistë të BDI-së, ajo nuk është e rrezikuar nga qarqet e huaja antishqiptare, por nga vetvetja.

Zbythet Rama, policia liron kreun e FRPD Shkodër

Pas protestës para Komisariatit të Shkodrës, policia ka liruar nga arresti kreun e të FRPD, Arvit Bushati. Qindra qytetarë rrethuan komisariatin e policisë duke kërkuar lirimin e kreut të FRPD të Shkodrës.

Qytetarët e kanë nisur protestën në orën 19:30 duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta derisa të lirohet kreu i FRPD. Pas protestës, policia është detyruar të lirojë kreun e FRPD, Bushati.

Bushati u ndalua nga agjentë civilë pa shenja identifikuese menjëherë pas protestës që qytetarët shkodranë mbajtën para Bibliotekës së qytetit, ku po mbahej konstituimi i Këshillit të paligjshëm Bashkiak, të dalë nga votimet farsë të 30 qershorit.

Policia ka nisur arrestimet në Shkodër pas protestës së zhvilluar sot kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak.

Njoftimi është bërë nga Partia Demokratike e Shkodrës, sipas të cilës, policia ka kryer disa arrestime pas përplasjes që pati sot me qytetarët që mbështesnin PD.

“Mes të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Shkodër Arvit Bushati”, thuhet në njoftim.

Arvit Bushati serish mes nesh. Qendresa do jete edhe me e forte. Shkodraneve dhe rinise demokrate nuk ja ul dot koken askush 💪🏻✌🏻
FRPD”, shkruan në një postim në Facebook kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

Pas Valdrin Pjetrit, paralajmërohen skandale të reja të kriminelëve të Ramës, kush qëndron në krye të listës

Sekretari për Marrëdhëniet më Jashtë në PD, Gerti Bogdani paralajmëroi se ka emra të tjerë të futur nga Rama në listën e personave me të shkuar kriminale ku në krye të saj sipas tij, është kryebashkiakuiI ri i Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Një parti e vetme në zgjedhje mund të bëjë ç’të dojë. Kemi një kryeministër që po e orienton vendin drejt një regjimi të ngjashëm me komunizmin. Është një turp dhe skandal i radhës i kësaj qeveria mashtrimi që bëri kandidati i Shkodrës në formularin e dekreminalizimit”, u shpreh Sekretari për Marrëdhëniet më Jashtë në PD, Gerti Bogdani në studion e lajmve të Fax News.

“Ka dhe të tjerë në listën e personave me të shkruar kriminale, natyrisht në krye të saj është Pjerin Ndreu por ka edhe të tjerë. Shtatori, me zullumet e kësaj qeverie do të jetë vijim I frontit kundër tij dhe qeverisjes së tij. Ka shumë persona që protestojnë edhe në heshtje kundër kësaj keqqeverisjeje.

Ndërsa për dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 13 Tetorit, zyrtari i PD-së tha:

“Nuk është çështje dekreti. Çështja është tek ajo që e kemi thënë që në fillim, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky kryeministër nuk mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo ka nisur dhe është bërë e qartë që në 2013 me zgjedhjet në Korçë ku në vend të Niko Peleshit u zgjodh Sotiraq Filo. 13 tetorit varet nëse Rama do të jetë kryeministër apo jo. Nëse ai vijon të jetë, nuk kanë asnjë lloj vlere, por nëse jo, natyrisht që do të ketë zgjedhje”.

Bogdani foli edhe për tragjedinë e ndodhur para pak ditësh në Tiranë ku humbën jetën 2 punëtorë, kur tha se po rikonstruktohet një pallat i ri dhe jo një që mund të jetë edhe më i amortizuar vetëm se jeton në të zv.kryeministri. Ai shtoi se kjo bëhet nga kryebashkiaku për të fituar palët si dhe firmat që kanë marrë përsipër rikonstruksioin.

Ish-deputeti demokrat foli edhe për punën e Prokurorisë së Përgjithshme ku tha se kemi një prokurore të përkohshme që është bërë Prokurore e Përhershme e Përgjithshme.

“Valdrin Pjetri nuk është thirrur ende nga Pokuroria, gjithashtu nuk është bërë sekuestrimi i pasurisë së tij dhe argumentimin se si është vënë ajo. Ne e kemi mbështeture procersin e vettingut, por nëse ai vijon të praktikohet me korrektesë. Por deri më sot ky proces është bërë keq, pasi janë përjashtuar gjyqtarë nga sistemi por nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre, por shpresoj që shqiptarët të vijë dita dhe të marrin një proces të mirë të drejtësisë. Duhet patjetër vetting edhe për politikanët”, tha Bogdani.

Vendimin për djegien e mandateve dhe mospjesmarrjen në zgjedhjet të opozitës e quan shumë të drejtë, duke argumentuar se nuk bëhet fjalë për pushtet, por për një klasë politike që të drejtojë saktë, dhe kjo bëhet sipas tij përmes një klase politike që del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Bogdani komentoi edhe për qëndrimin e faktorit ndërkombëtar për situatën në vend, ku tha se raportet kanë qenë mjaft kritike, duke paralajmëruar se e shohin Shqipërinë si një dele të zezë të Europës që eksporton azilkërkues dhe drogë. “Fjalët dhe komentet e tyre janë negative, por shpresoj se qytetarët shqiptarë të dalin në mbështetje të opozitës. Besoj se në Tetor do të ketë një përgjigje negative me gjithë zullumin ku e ka zhytur vendin kjo qeveri. Pavarësisht se flet shpesh gjuhën e Europës, nuk vepron me standartet e Europës se po të ishte kështu, nuk do të kishte vrasjen e dy punëtorëve për ti bërë qokë zv.kryeministrit, nuk do të kishte vjedhje galopante në rrugën Milot-Balldrë, nuk do të kishte vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës”.

Shullazi shkarkon Drejtorin e Burgut 313

Drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj është pezulluar nga detyra. Burime të besueshme të burgjeve, sqarojnë për Fax News se shkak i pezullimit të këtij drejtori është bërë i dënuari Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës.

Ky është drejtori i dytë i këtij institucioni që shkarkohet në pak muaj. Më herët ka qenë ministrja Gjonaj e cila gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli.

Rama dërgon vrasës dhe trafikantë në mbledhjen e Këshillit narkomonist të Shkodrës!

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër rast të gradimeve nga Rama të kriminelëve. Berisha ka pubnlikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, në Këshillin e paligjshëm Bashkiak të Shkodrës, Martin Cubi i cili ka vrarë një person në vitin 2009 ka vendosur të bijën si këshilltare.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vrases dhe trafikante ne mbledhjen e Keshillit narkomonist te Shkodres!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha sot ne mbledhjen e keshillit bashkiak ne Shkoder ishte i pranishem ish kryekomunari vrases i partise socialiste. Martin Cubi qe e ka ndryshuar emrin ne Sokol ka vrare nje person ne vitin 2009 dhe ju e keni denoncuar per trafikant droge.Ai ka kandiduat te bijen per keshilltare.

Moda e re e rilindasve eshte qe bijt e vrasesve dhe trafikanteve te marrin postet. Gjithashtu si ç’e keni denoncuar ju dhe te tjere Martin Cubi eshte trafikant dhe me Bardhok Planen kontrollon parcelat e Dukagjinit te cilat ruhen,korren nga ata nga ai dhe shperndahen po nga ata.

“Shkodra e ka neveri pjellën e komunizmit”, mesazhi i fortë i klerikut: Mjerë po nuk i dëgjoi…

Famulltari i Shkodrës, Vlash Palaj ka dhënë një mesazh të fortë ndaj klasës politike në vend, e me sa duket e ka me ata që kanë tentuar të marrin drejtimin e këtij qyteti përmes manovrave elektorale, duke iu dhënë mundësi personave me të shkuar të dyshimtë të drejtojnë institucione të rëndësishme.

Palaj shprehet se Shkodra e ka neveri komunizmin dhe pjellën e tij ndërsa shton se, “Lum Shqipnia që e ka, e mjerë po nuk i dëgjoi këshillat e Saj!”,

“Shkodra krenare, me sharm e me shumë kapriço që din shumë, sepse i ka provue tana e tana i ka kalu…! Shkodra nuse që pranon jo vetëm atë që lirshëm dhe pa interes e don! Shkodra, nana xheloze për bijtë e Saj që aq fort i don, i mbron e kurrë s’i harron. Sa të marrë ata që mendojnë se mund ta “duen” e urdhnojnë me zori këtë Zojë të randë! Oh! Sa neveri e ka komunizmin e pjellën e tij! Lum Shqipnia që e ka, e mjerë po nuk i dëgjoi këshillat e Saj!”, shkruan Palaj.