34.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Shkodra sërish në protestë, rrethohet vendi i krimit në polici

Shkodra është ngritur përsëri në protestë pasditen e sotme. Qindra qytetarë kanë rrethuar komisariatin e policisë duke kërkuar lirimin e kreut të FRPD, Arvit Bushati.

Qytetarët e kanë nisur protestën në orën 19:30 dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta derisa të lirohet kreu i FRPD.

Protestatuesit pjesë e të cilës është edhe ish-deputeti, Bardh Spahia, kërkojnë lirimin e Bushatit, ndërkohë që ende nuk dihet se sa do të zgjasë.

Pas përfundimit të tubimit të mbështetsëve të opozitës kundër konstituimit të këshillit bashkiak të Shkodrës, policia ka nisur edhe shoqërimet e para të protestuesve.

Pas protestës u shoqërua nga policia Arvit Bushati, kryetari i FRPD-së në Shkodër.

“Ku e ke kërkesën, zbatoni ligjin dhe mos prek njeri me dorë”, dëgjohet të thotë ish-deputeti Bardh Spahia, teksa po konfrontohet me një oficer civil policie, për të cilin shprehet se nuk ka asnjë shenjë dalluese.

Mashtrimi tjetër i madh i Valdrin Pjetrit

Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i zgjedhur në votimert farsë të 30 qershorit dhe i dorëhequr i Shkodrës, nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara, dhe nuk ka qenë kurrë drejtues i kësaj agjencie.

Në jetëshkrimin e tij, Pjetri ka pohuar se në periudhën 2010- 2014 ai ka punuar si administrator i pasurive të konfiskuara. Fjala ‘administrator’ në jetëshkrim është keqkuptuar nga media, e cila e ka interpretuar këtë emërtim si drejtues të institucionit të pasurive të konfiskuara, pra të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Në fakt, Pjetri ka qenë pjesë e listës së ekspertëve te? regjistruar pranë sistemit gjyqësor, të citët mund të emërohen si administratorë publikë të pasurive që Gjykata sekuestron-kur gjykata vendos sekuestrimin e pasurive private ajo duhet të emërojë një administrator të pavarur për administrimin e këtyre pasurive.

Lista e ekspertëve nga e cila gjykata mund të zgjedhë administratorin për rastet specifike i propozohet sistemit gjyqësor nga Agjencia e Administrimit te? Pasurive te? Sekuestruara dhe te? Konfiskuara.

Ekspertët e pavarur administratorë janë pjesë e regjistrit elektronik të ekspertëve teknikë të licencuar pranë gjykatave, njësoj siç janë psikologët, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, kontabilistët, audituesit e certifikuar, etj. Përzgjedhja e tyre për çdo rast bëhet me anë të shortit elektronik nga gjykata.

Sipas ligjit nr. 34/2019 ‘Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’, (Neni 2/ç) Administrator i Pasurive të Paluajtshme mund të jetë:

‘Personi fizik a juridik, i specializuar në fushën e administrimit të pasurive, i cili është i autorizuar dhe/ose kontraktuar nga Agjencia për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’.

Neni 11 i këtij ligji, përcakton se:

‘Administratori i pasurisë së sekuestruar caktohet nga gjykata kompetente, nga lista e ekspertëve të caktuar nga Agjencia’.

Duke patur parasysh këto fakte, duket se akuzat e ndërsjella politike midis palëve në lidhje me punësimin e hamendësuar të Pjetrit nën qeverisjen demokrate janë sulme të painformuara dhe të pabaza politike.

/Exit.al

Për sa kohë jemi në duart e “Rilindjes”, Shqipëria shkon udhës së vetë shkatërrimit

Nga Kim Mehmeti

Dashakeqët e shqiptarisë kurrë nuk e kanë pasur më lehtë se sot, sepse planet e tyre për ta dëmtuar shqiptarinë, janë duke i realizuar vetë elitat politike shqiptare. Madje ata edhe nuk kanë nevojë, të bëjnë harxhime si dikur, duke investuar në projekte antishqiptare, por mjafton të lusin Zotin që shqiptarët sa më gjatë të mbetet nën sundimin e trinisë së fatkeqësisë së tyre: Shqipëria në duart e ‘Rilindjes’, Kosova në kthetrat e ‘Klanit Pronto’, e shqiptarët e Maqedonisë në baltën e injorancës politike dhe të hajdutërisë së BDI-së.

Armiqtë e shqiptarisë sot i ndihmon edhe mos larja jonë e borxhit ndaj ardhmërisë: mospastrimin e të sotmes sonë nga pisllëku politik, ku na zhytën partitë tona politike. Pra ata i ndihmon realizimi i njërit nga kushtet më të rëndësishëm për vetë shkatërrimin e një populli: asgjësimin e më të vlefshmen që ai ka – rininë e tij, e që më së lehti arrihet, o duke ia ndaluar shkollimin, me çka ajo do kriminalizohet, o duke ia degraduar sistemin arsimor deri në ato përmasa ku ka arritur sot arsimimi shqiptarë – të prodhosh të shkolluar e të paditur, të cilët tërë jetën do e mbjellin farën e injorancës dhe do ndjehen inferior ndaj moshatarëve të vetë të etnive tjera.

Pa dyshim se të gjithë qendrat antishqiptare sot i kënaq e vërteta se në Shqipëri, e keqja nuk krahasohet me të mirën, por me më të keqen e jetuar në të djeshmen, se ‘hajdutokratët’ e Kosovës më lehtë merren vesh me politikanët serb, se me njëri tjetri dhe se shqiptarët e Maqedonisë, ka vite që kalben në gropën septike të pisllëkut politik, që e prodhuan qarqet politike e policore maqedonase, por kapaku i së cilës grope janë politikanët shqiptarë.

Dhe me çka del se shqiptarisë së sotme nuk ia marrin frymën armiqtë e huaj, por atë e ngulfasin duart e kriminelëve dhe të hajdutëve tanë, se atë sot është duke e mbytur ligësia shqiptare.

Në të mirën e dashakeqëve të shqiptarisë, punuan edhe disa qarqe Perëndimore, që kurrë nuk kërkuan nga udhëheqësit tanë që ata të ndërtonin shtete ligjore dhe institucione demokratike, por shoqëri ‘stabilokrate’, me çka shqiptarët i lanë në duart e leninistëve dhe hajdutëve që kishin ‘muskuj’ por e jo edhe ‘kokë’, që nuk dinin gjë tjetër përpos partinë ta barazonin me popullin dhe shtetin, pra shqiptarinë e dëmtuan edhe disa qarqe perëndimore, të cilave u duheshin partner që me gënjeshtra dhe dhunë, do e mbanin nën kontroll pakënaqësinë e shqiptarëve, gjë që në Shqipëri më së miri mund ta bënte ‘Rilindja’, e cila krimin dhe veprimtarinë mafioze i ngriti në rrafshin e vlerave politike, si dhe injorantët partiak të Kosovës e të Maqedonisë, që e plaçkitën popullin, por duke e mbuluar fytyrën e vet të hajnit, me emblemën e shenjtë të UÇK-së.

Kundërshtarët tanë sot janë më të kënaqur se kurdoqoftë më parë, sepse e kanë kuptuar se shumica e politikanëve shqiptarë të kudondodhur, vlerë dhe dëshmi të vetmen se janë demokratë e properëndimorë, i kanë fotografitë me burrështetasit dhe diplomatët e huaj, të cilat fotografi i mbajnë nëpër zyre krahas atyre të familjarëve të vet, mbase ngaqë e dinë se vetëm ato foto, sadopak mund ta mbulojnë të vërtetën se janë pjesëtarë të familjes së madhe hajdutokrate, pjesëtarë të nëntokës politike, nëntokë e cila “Shqipëritë” tona i bëri të pabanueshme për rininë dhe i zbrazi ato, nëntokë politike që trojet shqiptare i bëri vende pleqsh, ku ka kush të vdesë, por jo edhe kush të lindë fëmijë.

Sot i fërkojnë duart ata që nuk ia duan të mirën shqiptarisë, sepse e shohin se ne ndërtuam shoqëri të ‘tallava’ vlerave, shoqëri në të cilat diplomon e doktoron xhepi e jo koka, ku ‘këndon’ trupi e jo zëri, ku lajmës më i vlerësuar është ‘tellalli’ partiak, shoqëri të cilat është duke i mbuluar ‘tallava’ arsimimi, ‘tallava’ gazetaria, ‘tallava’ politika…, me çka kanoset rreziku të bëhemi ‘tallava’ popull.

Dhe siç janë katandisur punët, duket se nuk është e largët dita kur ne do na përfshijë malli për ‘baballarët’ e socializmit, kur do nisë ata të na duken si ‘heronj kombëtarë’, në krahasim me hajdutët dhe banditët e sotëm që i drejtojnë ‘Shqipëritë’ tona, pra duket se nuk është e largët dita kur do na duken më të mirë ‘Xhaxhallarët’ e dikurshëm stalinistë, që nuk e tradhtuan shqiptarinë pse ishin të joshur nga përfitimet personale, por ose shkaku i verbërisë ideologjike dhe karrierizmit, ose pse ishin të shantazhuar për çështje që kishin të bëjnë me amoralitetin e tyre, për dallim nga ‘hajdutokratët’ tanë të sotëm, të cilët të veshur me petkun properëndimorë dhe të atdhetarisë, e shitën të sotmen dhe të ardhmen e popullit që përfaqësonin, vetëm për interesa personale.

Ku ta dish, mbase e vetmja gjë që sadopak ua prish gjumin dashakeqësve të shqiptarisë, janë miqtë tanë të huaj, që shpeshherë të lënë përshtypjen se populli ynë u dhimbset më shumë se sa burrështetasve që vetë ne i kemi zgjedhur. E me çka del se ne jemi duke e plotësuar edhe kushtin e fundit të vetë shkatërrimit, kushtin që e ngërthen në vetvete thënia e njohur se një populli që voton mashtruesin, të korruptuarin, hajdutin dhe tradhtarin, ai popull nuk është viktimë por bashkëpunëtorë i tyre.

Andaj lirisht mund të thuhet se përderisa shqiptaria është në duart e ‘Rilindjes’, të ‘Klanit pronto’ dhe në ato të hajnave leninistë të BDI-së, ajo nuk është e rrezikuar nga qarqet e huaja antishqiptare, por nga vetvetja.

Berisha publikon pamjet, ja si u arrestua nga banditët e Ramës në polici kreu i FRPD

Pamje të reja zbulohen nga arrestimi i sotëm i Arvid Bushatit, kreut të FRPD-së në Shkodër, menjëherë pas kostituimit të paligjshëm të Këshillit Bashkiak në këtë qytet.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, Bushati është arrestuar nga persona civilë, të cilët nuk mbajnë shenja identifikuese të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që pranë tij në momentin e ndalimit ka qenë edhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.

Ndalimi i Bushatit është denoncuar edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan

‘Ky është momenti kur kriminelë dhe narkopolicë banditë arrestojne me motive të mirëfillta politike kryetarin e FRPD Shkodër, Arvid Bushati dhe debatojnë si horra me ish-deputetin Bardh Spahia!Rama ik! Fitore! sb’,shkruan Berisha.

Ky eshte momenti kur kriminele dhe narkopolice bandite arrestojne me motive te mirefillta politike kryetarin e FRPD Shkoder, Arvid Bushati dhe debatojne si horra me ishdeputetin Bardh Spahia!Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 19. August 2019

Rama, 8 miliardë lekë firmave të Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut për ruajtjen e HEC-eve

Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në Partinë Demokratike ka publikuar një tjetër aferë korruptive ku të përshirë janë firmat e ruajtjes së sigurisë në pronësi të Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut, të cilave KESH u ka dhënë në ruajtje HEC-in Fierzë, HEC-in Koman dhe HEC-in e Vaut të Dejës.

‘Në mars të vitit 2016, KESH sh.a zhvilloi procedurën për ruajtje në tre lote (1. HEC Fierzë, 2. HEC Vau i Dejës dhe Hec Koman dhe 3. KESH sh.a dhe SL Durrës) për tre vjet.

Lotin e parë, “Ruajta e objektit në HEC Fierzë me 10 vendroje” me fond limit 1.11 mld lekë, e fitoi bashkimi i operatorëve Eurogjici & Ndreu (N.S.S), si oferta më e lartë me 260 mln lekë diferencë me ofertën më të ulët.

Lotin e dytë, “Ruajta e objektit në HEC Vau Dejes dhe HEC Koman me 26 vendroje”, me fond limit 2.89 mld lekë, e fitoi po prapë i njëjti bashkim operatorësh, kësaj herë me diferencë 690 mln lekë më ofertën më të ulët.

Ndërkohë KESH sh.a, ndodhet në proces gjyqësor për lotin e parë, pasi, pavërësisht se Komisoni i Prokurimit Publik, me vendim nr. 2155 prot, datë 12.10.2016 e shpalli të pavlefshme kontratën, ky institucion, në shkelje flagrante të ligjit, vazhdoi me ekzekutimin e saj.

Në datë 13 gusht 2019 është shpallur procedura me të njëjtin objekt, por kësaj herë jo më i ndarë në lote: Ruajtja me polici private e HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau Dejës”, me fond limit 4,15 mld lekë dhe kohëzgjatje 3-vjeçare.

Teorikisht, ndarja në lote garanton konkurrueshmëri më të lartë dhe mirëmenaxhim më të mirë të fondeve publike. Por KESH sh.a, çuditërisht, me të mbaruar kontrata e lidhur me zaptuesit e tregut të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike, Gjici e Ndreu, e rishpall procedurën duke i bashkuar të tre objektet në një. E qartë që sa më i lartë fondi limit, aq më e lartë vlera e xhiros vjetore, e kontratave të ngjashme, etj, si kritere kualifikuese. Rrjedhimisht kufizohet në nisje numri i pjesëmarrësve.

Se cili operator i përmbush këto kritere, duke pasur parasysh vlerat e kontratave në 6 vite rilindje, nuk është e vështirë të bësh një prognozë.

Gjithsesi, pa e paragjykuar dhe duke e trajtuar procedurën në fjalë objektivisht, mbetet i paqartë dhe i pajustifikuar bashkimi i tre objekteve në një të vetëm nga KESH sh.a.

Lealba Pelinku

 

 

Nuk e tremb Shkodrën me arrestime, bastard!

E ke të kotë. Shkodrën nuk e tremb me arrestime, bastard!. Shkodra të mund të me qytetarinë dhe vendosmërinë e saj. Ky qytet është kthyer në varrin e etërve të ty dhe do të kthehet edhe në varrin tënbd politik.

Policia ka nisur arrestimet në Shkodër pas protestës së zhvilluar sot kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak.
Njoftimi është bërë nga Partia Demokratike e Shkodrës, sipas të cilës policia ka kryer disa arrestime pas përplasjes që pati sot me qytetarët që mbështesnin PD.

“Mes të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati”, thuhet në njoftim.
Reagimi i plotë
Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës !

Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.

Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.
Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !

Mënxyrat e “Rilindjes” nuk kanë të sosur! Drejtori i Kadastrës bën divorc fals që qytetarët ‘të falen’ tek gruaja e tij notere!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, drejtori i Kadastrës së Fierit ka bërë divorc fals që qytetarët ‘të falen’ tek gruaja e tij notere!

Ervin Bushi, për t’i shpëtuar akuzave nga qytetarët e deri edhe denoncimeve se noterinë e së shoqes e ka kthyer në një pikë takimi me ta për përfitime vetiake, ka bërë një divorc fals për të dalë “i pastër”. Por, duket, se të vërtetën e dinë të gjithë qytetarë e Fierit, si në mesazhin në vijim:

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Akuza te renda per korrrupsion per narkodrejtorin e Kadastsres se Fierit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor. Dua te bej nje denoncim per ervin bushi drejtor i Aluiznit dhe i kadastres se qytetit te Fierit. Menxyrat e ketij njeriu nuk kane te sosur ndaj qytetareve Fierak. Si fillim po e nis me nje vendim gjykate qe flet per ndarjen e tij nga gruaja qe e ka notere. gjasme ndarje. vendim e gjykates po e nis edhe ketu, por eshte e kollajt per ta gjet ne faqen gjykata civile fier.

Ky mostruozi me kollare, fodull fshatar i poshter, bushi ka bo nje ndarje fiktive nga gruaja e tij duke qene se ajo eshte notere dhe ka konflikt interesi, duke qene se te gjitha deklaratat noteriale,skuthat dhe spiunat e tij i detyrojne qytetaret e shkrete per te shkuar te gjithe te gruaja notere ; merr nje hap per te hedhur hi syve njerzve se eshte ndar me vendim gjykate me gruan dhe nuk ka pun me Noterin.

Tashme ai i detyron te gjithe te shkojn te bojn dhe kontratat e e ndryshme duke qene se u rrit ne pozicion dhe u bo pseudo ddrejtor i Kadastres se Fierit. Ky po i pi gjakun njerzve. Te lutem publikoheni. se ne fier e di i madh dhe i vogel se cfar njeriu eshte.

Miqtë e Ballës nisin punimet për ndërtimin e hidrocentralit në Kanionin e Holtës, si i mashtroi PS banorët

Taulanti i Ramës u premtoi banorëve të Gramshit se Kanioni i Holtës nuk do të prekej. Por kjo deklaratë kishte efekt vetëm para votimeve farsë të 30 qershorit sepse miqte e Ballës kanë nisur punën për ndërtimin e hidrocentralit në Kanionin e Holtës.

“Premtuan se askush nuk do e prekë Kanionin, gënjyen!
Premtuan dhe u shfajesuan duke kerkuar falje por kjo farse ishte sa per te kaluar 30 Qershori tani s’ka askush ta ndale kete masaker mjedisore!
Ka ardhur koha te ngrihemi te gjithe Bashke sepse çakenjt jane leshuar te vjedhin dhe te zaptojne gjithcka!
#MbroKanionin_e_Holtes
Mos lejojme miqte e Taulant Balles te na e marrin kete pasuri”, shkruan Erald Çarçiu në një postim në Facebook ku ka publikuaredhe videon e fillimit të punimeve.

https://www.facebook.com/1190194266/videos/10216867007966057/

Paralajmërimi i fortë i PD: Ata që me krimin grabitën pushtetin, nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar sot në Shkodër për të kundërshtuar konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Bardhi ishte i pranishëm në protestën që zgjati mbi dy orë, dhe u mbyll bashkë me përfundimin e mbledhjes konstituuese të Këshillit.

“Protesta është një protestë qytetare, nuk është një protestë politike. Ajo që patë atje ishte një cirk i paligjshëm i një qeverie të paligjshme, që ka grabitur me krimin pushtetin qendror, sot tentoi të grabiste, po me krimin, pushtetin vendor.

Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë”, tha Bardhi.

Voltana Ademi: Qytetarët e Shkodrës i dhanë përgjigjen Ramës, do të ç’bëhet çfarë kanë bërë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh gjatë një takimi me qytetarët në ambinetet e Bashkisë se, sot qytetarët e Shkodrës i dhanë përgjigjen e merituar Ramës.

Ademi tha se, beteja e qytetarëve do të vazhdojë. “Nuk lejojmë uzurpatorë në Bashkinë e Shkodrës, do të ç’bëhet çfarë kanë bërë”, deklaroi Voltana Ademi.

Ademi u shpreh se, do të qëndrojë në krye të Bashkisë derisa të bëhen zgjedhjet për kryetar Bashkie. “Kemi detyrën të gjithë të mbrojmë qytetin e Shkodrës”, tha Ademi.

Voltana Ademi nuk ka dalë për asnjë moment nga zyra e saj në Bashkinë Shkodër. Prej andej ajo ka ndjekur të gjitha zhvillimet, ku mësoi se është konstituar dhe Këshilli i ri Bashkiak.

Pas mbarimit të mbledhjes dhe përplasjeve në rrugë mes militantëve të PD dhe Policisë, në zyrën e ademit ka mbërritur Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, ka shkuar në zyrëne Ademit dhe ka zhvilluar një takim kokë më kokë me të.

Deklarata e Voltana Ademit

Dua ta filloj me një deklaratë për të gjithë qytetarët e Shkodrës, mbështetësit tanë, drejtuesit politikë, që edhe sot, në një ditë të vështirë mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë qytetin.

Bashkia e Shkodrës është e qytetarëve të Shkodrës dhe e askujt tjetër dhe të gjithë bashkë kemi detyrën ta mbrojmë dhe ta mbajmë vendin tonë.

Shkodra më shumë se gjithkush e meriton këtë.

Votimet e 30 Qershorit një farsë, do të zhbëhen. Këtë e thonë të gjithë qytetarët. edhe sot në të ashtuquajturën mbledhje politike farësë, celularë politike dhe madje kriminale, kurrkush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që ndodhi sot në Shkodër do të zhbëhet dhe nuk do të lejohet që një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë.

Falenderime kanë njerëzit që me vendosmërinë e tyre e kanë demostruar përditë. Ndaj unë nuk lodhem së falenderuari përditë.

Ne do të vazhdojmë të gjtihë bashkë ta duam qytetin, ta mbrojmë. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë nga ana tjetër, që të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës, deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne jo vetëm për Shkodrën, ku ne shqiptarët, ne shkodranët, të sgurojmë zgjehdje të vërteta të rregullta.