32.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Reagon Basha: Beteja e Shkodrës, betejë e çdo shqiptari, t’u vemë prangat…

Kryetari i opozitës, Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook mbi revoltën e Shkodrës sot. Basha thotë se beteja e Shkodrës është beteja e çdo shqiptari.

“Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit.

Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve”, shkruan Basha.

Ishte dënuar për grabitje me armë, Rama e emëron nënkryetar Bashkie, reagon Berisha

Dje grabiste me armë, sot drejton ‘Bashkinë që duam’! Berisha: Krimi, meritë për Edvin Mafinë!

Një tjetër zyrtar i shtetit, i sapongritur në post nga kreu i qeverisë Edi Rama, rezulton me precedencë penalë. Eronit Lame, nënkryetari i ri i bashkisë së Kamzës, dalë nga votimet e 30 Qershorit, është denoncuar publikisht nga qytetarët si një person i arrestuar nga Policia për grabitje me armë!

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur qytetarit me këto radhë plot ironi: “Krimi njihet si meritë në shtetin e mafies së drogës! Narko nënkryetari monist i Kamzës, Eronit Lame, akuzohet si ish-i arrestuar nga Policia për grabitje me armë! Krimi është meritë për ngritjen në përgjegjësi në narkoshtetin e Edvin Mafisë!”, shton ai dhe fton qytetarët të lexojnë mesazhin denoncues në vijim:

Përshëndetje Doktor!

Eronit Lama sot na emërohet nënkryetar bashkie në Kamëz, i cili është arrestuar nga Policia për grabitje me armë në Paskuqan para disa vitesh!

Kjo parti e ardhur nga kriminelë në pushtet dhe po emëron kriminelë në rangje më të larta të pushtetit.

Është shumë i thjeshtë verifikimi i këtij krimineli që është emëruar nga narko Edi Rama.

Deri dje mbante postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Kamzës.

Skandali/ Rama i beson drejtimin politik të Shkodrës të shpallurit ‘non grata’ nga SHBA

Rama është rikthyer tek Tom Doshi. Ky është njeriu që ka bërë emërimet e reja në strukturat e paligjshme të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ajo që vlen për tu kujtuar është fakti se Tom Doshi është shpallur një person i padëshërëruar nga Shtetet e Bashkuara dhe atij në mënyrë publike I ëhstë njoftuar refuzimi I vizës amerikane.

I gjendur në një izolim të plotë ndërkombëtar Rama po oi beson drejtimin e pushtetit lokal jo vetëm kriminelëve dhe trafikantëve, por edhe të personave të padëshëruar nga Shtetet e Bashkuara. Rasti i parë është ai i Lezhës, ku Pjerin Ndreu është shpallur person i padëshëruar nga amerikanët që në vitin 2003, ndërsa sot është shfaqur edhe një tjetër person I padëshëruar nga Shtetet e Bashkuara që merr drejtimin politik të PS në Shkodër.

Pse SHBA i ndaloi hyrjen në SHBA, Tom Doshit

Pasi i ndaloi hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi, ish-pjesë e grupit të PS-së, dhe familjes së tij, vjen reagimi i parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“The Ëall Street Journal”, teksa raporton se Doshi bëhet kështu zyrtari i dytë, pasi ish kryeprokurorit Llalla, thekson se DASH e argumenton ketë me procedurat kundër korrupsionit.

Uashingtoni ka thënë se i ka ndaluar Tom Doshit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA, në bazë të një ligji të vitit 2017 për zyrtarët për të cilët Departamenti i Shtetit “ka informacion të besueshëm” se ata ishin të përfshirë në korrupsion, ose në raste shkeljesh së të drejtave të njeriut.

Pretendimet për korrupsion lidhen me kohën që Doshi ka qenë pjesë e parlamentit, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit përmes një emaili. Ajo nuk pranoi të jepte të tjera detaje, duke thënë në përgjithësi se korrupsioni shkakton kosto të konsiderueshme në ekonomi, shoqëri dhe në siguri.

Duke sfiduar besimin në sundimin e ligjit, ajo dëmton interesat e SHBA-së për sigurinë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme, si dhe ato të vendeve partnere, tha ajo.

Sipas mediave shqiptare, Doshi ka mohuar akuzat për korrupsion dhe konfirmoi që ka aplikuar për vizë në SHBA. Nga ana tjetër, Ambasada shqiptare në Uashington, D.C., nuk iu përgjigj një kërkesë për reagim.

Partia Socialiste e Shqipërisë e dëboi Doshin nga grupi i vet në vitin 2015. Ambasada e SHBA në Tiranë e mirëpriti këtë vendim në atë kohë, duke dhënë edhe një deklaratë ku thuhej se ai “dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale”.

Para Doshit, iu ndalua hyrja në SHBA edhe ish-prokurorit të përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, gruas së tij dhe dy fëmijëve, duke cituar të njëjtin ligj të vitit 2017. Llalla kishte thënë në përgjigje të pyetjeve me email se nuk kishte dijeni për provat kundër tij, por fajësoi për këtë çështje një mosmarrëveshje me ambasadorin e SHBA në Tiranë.

Qytetarët godasin Tom Doshin me shishe me ujë

Protestuesit goditën me shishe uji deputetin e Ramës, Tom Doshi ndërsa ai ka dalë nga mbledhja e Këshillit Bashkiak. Protestuesit janë irritur nga dalja e Doshit që u ka kaluar pranë tyre dhe e kanë konsideruar këtë si një provokim politik.

Truprojat e Doshit janë munduar që ta mbrojnë atë, ndërsa protestuesit e kanë gjëmuar nga pas.

Deputeti Tom Doshi ka mundur të largohet nga vala e protestuesve, që e kanë ndjekur nga pas për disa qindra metra.

Ndërkohë kjo lëvizje ka bërë që anëtarët e Këshillit Bashkiak të dalin lirisht nga mjediset ku u zhvillua mbledhja, Bblioteka e qytetit, e cila ishte e rrethuar me policë dhe protestues.

Protestuesit e acaruar kanë qëlluar në drejtim të pjestarëve me shishe uji dhe sende të tjera të forta.

Dy histori të miat me Genc Lekën e Vilson Blloshmin

Rudolf Marku

1.
Para disa ditësh u kujtua dita e vrasjes së dy poetëve, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, një ndër krimet më të shëmtuar të sistemit komunist shqiptar. Ju lutem, më lejoni t’ju sjellë dy  kujtime të miat personale, një i vitit 1994 dhe tjetri i vitit 2012…Janë kujtime thjesht personale, që nuk sjellin asgjë të re në dokumentacionin e jetës, e të ekzekutimit të dy poetëve fatkeqe, por që prapë lidhen me një rastësi të çuditshme, me fatin e tyre…

Poeti Sadik Bejko ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të zbuluar të vërteten e jetës dhe vrasjes së  tyre, duke botuar dy vëllime me dokumentacione arkivore, dhe duke sjellë shembullin se si një poet i gjallë përkujdeset për dy kolegë, të  ekzekutuar në mënyrën më barbare, jo në vitin 1941 – 1942 apo 1943, por në vitin 1977; dhe jo të ekzekutuar  nga pushtuesit fashist a nazistë a nga bandat fashisto-monarkiste greke a bandat jugosllave, por nga bashkatdhetarët e vet të nderuar, që sot e kësaj dite janë shëndosh e mirë, madje duke gjalluar nëpër kryesira të partive të lavdishme të demokracisë Perëndimore. Ironikisht, të asaj demokracie,  simpatia për të cilën shërbeu dhe si pretekst  për të  ekzekutuar  dy poetët e pafajshëm.

…Viti 1994, nëse nuk gaboj.  Së bashku me Pjetër Arbërorin, Sadik Bejkon, Uran  Butken dhe ca miq të tjerë u patëm ftuar në Librazhd për të marrë pjesë në varrosjen e eshtrave të Genc Lekes dhe Vilson Blloshmit. Pasi patëm parë vendin e ekzekutimit të dy poetëve fatkeqe, një prozhmë e vetmuar pylli, buzë një përroi të tharë, një yrt ndjellakeqes, dhe pas një ceremonie përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës së qytetit,  u drejtuam për në varreza, duke mbajtur mbi supe peshën e dy arkivoleve, me ato pak eshtra të mbetura.

Ishte kortezhi më i zymtë që kam parë në jetën time…Arkivolet qenë të lehtë, ngaqë ishin pothuajse bosh, e prapë rëndonin aq shumë, sa pesha e krimit që kishte marrë jetën e dy poetëve të pafajshëm. Një krim bërtitës, barbar, i shëmtuar, hakërrimi i injorancës kundër kulturës, i shtazërisë kundër butësisë njerëzore të poezisë, i shëmtimit të përjetshëm kundër bukurisë së shpirtit…

Kur ja, tek po ecnim në një rrugë mes qytezës së shkretë e  të zymtë, qe quhet Librazhd, papritur dëgjojmë një zë  të shqiptuar me tërë forcën e gurmazit,  si sfidë, : Mirë ja u kemi bërë!…Kthejmë kokën, dhe shohim se këto fjalë janë shqiptuar nga një njeri me një pamje groteske, me një shprehje ligësish të provincave të thella, i tharë, i rrudhur keqas, me një kapele leniniste, një lloj shapkë bolshevike,  ulur në një parvaz vitrinash të një dyqani të boshatisur…

Menjëherë më shkoi ndërmend Ferri i Dantes, klithmat nga gropat tërë gjarpërinj dhe merimanga, klithmat e ligësisë njerëzore, që herë artikulohen si pasione politike, herë si artikuj gazetash,-aq të pranishme në jetën e përditshme shqiptare- herë si sulme kundërshtarësh dhe herë si dëshira shqyerjesh…Për Kolakowskin, barbaria totalitare, në përgjithësi ( mendojeni vetë se ç ‘mund të themi pastaj  për ligësinë totalitare të markës shqiptare), mbetet dhe shprehja e prezencës së Djallit në Histori. Çfarë kemi bërë për ta përzënë Djallin nga Historia jonë? – pyet ai, edhe për ne të gjithë.

Më duket se kemi bërë të kundërtën: kemi bërë çmosin për ta joshur që të qëndrojë mes nesh! Po të ishim vërtetë një shoqëri e qytetëruar, kur vjen puna tek dënimi i krimeve të së kaluarës, mendoj se të gjithë ne duhej të ishim përtej pikëpamjeve të majta a të djathta, përtej pozicionimeve partiake, sepse normalisht si qenie njerëzore duhej të kishim përqafuar atë ide të kahershme të Adam Miçnikut që thoshte, se, jeta më ka mësuar  po qe se dikush është duke u fishkëlluar nga një kamxhik dhe se dikush tjetër është duke fishkëlluar dikë me kamxhik, gjithmonë jam në anën e tij që është duke u fishkëlluar nga kamxhiku…Por jo në Shqipëri…

Më ka mbetur në kujtesë  ajo britmë e atij njeriu me kasketë- Mirë ua kemi bërë! –thënë si një sfidë triumfuese. Qënia që tha këto fjalë ishte një qenie e mjerë, e rrënuar, me rrudha që nuk vinin veç nga pleqëria-qenë rrudha ligësie, ca brazda ku ka pikuar ligësia e panevojshme njerëzore dekada me rradhe…Qenë fjalë të artikuluara nga një njeri me siguri i përbuzur nga e gruaja e vet dhe nga fëmjët e vet…Të urresh edhe në ceremoninë e varrimit, aq më tepër në ceremoninë e varrimit të dy poetëve të pafajshëm?. Mos është kjo skenë një simbol i  trishtë i Shqipërisë tonë?

Nuk dua ta besoj. Por ja që fytyra tërë rrudha me një kasketë groteske leniniste në kokë, më thotë se është më mirë që unë vetë duhet të besojë te simblolet. Sepse mençuria njerëzore qenka në proporcion të drejtë me aftësinë tonë që kemi (a nuk kemi) që të mund të dëshirojmë simbolet që na rrethojnë në çdo hap….E qe vetëm presin nga ne qe t’i nxjerrim nga kutia magjike ku janë vendosur.

2.

Është viti 2014. Jam në Tiranë, në Panairin e Librit, kur një vajzë më thërret që nga Stendat e Librit – Dikush ka lënë një libër për ty. Ka pritur të paktën nja 4 orë të mira që të takoheshit.

Më dha librin. Më erdhi aq keq që isha bërë shkaktar që një njeri kishte pritur gjatë në një ambient të rrëmujshëm e tërë zhurmë, si ai i një Panairi.  Me siguri libri qe shkruar nga personi i panjohur që kishte dashur të takoheshim. E mora atë libër me kujdes dhe lexova titullin dhe emrin e autorit: “Ngadhënjimi i Shpirtit- Poetët martirë”. Autori-Nazmi Seitaj. Shtëpia Botuese-Globus R.

Eshtë një libër kujtimesh kushtuar poetëve martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Shkruar nga një mik intim i tyre.  Fillova të shfletojë librin, kur shoh një pusullë letre të shkruar me shkrim dore dhe të lënë mes faqeve të librit: “ …Dëshiroj që t’iu dhurojë këtë libër. Arsyen do ta gjeni në faqen 102. Përshëndetje Nazmi Seitaj”.
Përnjëherë shkove te faqja 102 të cilën po e riprodhojë këtu:

“…Genci erdhi nga Qukësi me një gazetë në dorë dhe  na gjeti aty te shkëmbi në rrafshinë. Nuk më kujtohet nëse ajo ishte gazeta ‘’Drita’’ apo ‘’Zëri i  Rinisë,, por mbaj mënd se Genci  ishte befasuar nga një tregim i Rudolf Markut, që rrëfente për dashurinë fatkeqe të poetit arbëresh, Zef Serembe.

Tregimin e lexoi Genci. Ne herëpashere e ndërprisnim dhe komentonim ato fragmente të tregimit që na linin mbresa.

Nuk më harrohen se si i përsëriste Genci fjalët e Serembes, kur dikush i thotë atij në çastin që kishte qëndruar mbi varrin e vajzës në dheun e largët të Brazilit: ‘’Sa shumë që ju ka dashur’’.

“nuk më ka dashur kurrë”,- ia ktheu Serembe i pikëlluar-ajo s’më ka dashur kurrë!’’…..
Lexuesi i këtyre kujtimeve nuk e merr me mend se sa dashamirës ishin këta poetë për ata krijues që shkruanin me aq dashamirësi,  e lirizëm për jetën dhe njeriun. Ata nuk kanë qene kurrë ziliqarë. Ndienin kënaqësi kur lexonin krijime, të cilat qëndronin larg skematizmit vulgar dhe politik; Rudolf Marku, ky moshatar i Vilson Bloshmit, e ky krijues nga Lezha e largët, i mrekulloi këta poetë, paçka se atyre nuk u lejohej të botonin. Le të botonin të tjerët, për ato çka ndjenin ata në zemrat e tyre…”.

3.
Tregimin e sipër përmendur e kam shkruar dhe botuar në moshën 20 vjeçare. Në librin e Sadik Bejkos për dy poetët e vrarë lexojë se, ca ditë më vonë nga ajo ditë që rrëfen Nazmi Seitaj, Genci i ka shkruar një letër Vilsonit rreth tregimit për Zef Seremben, me entuziazmin dhe dashamirësinë karakteristike të një poeti të talentuar e të kulturuar. Letra ndodhet në dosjet e dy poetëve (shih librin për Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin- përgaditur me parathënie të I.Kadaresë  dhe pasthënie nga Sadik Bejko).

Nuk e kisha ditur më parë se kisha qenë, qoftë dhe për një ditë të vetme, në kujtesën e këtyre dy poetëve. Nuk e kam ditur as atë ditë kur shkova në Librazhd në ceremoninë e varrimit të eshtrave të tyre të gjetura në një rrëpirë mali, buzë një përroi. Nuk e kisha ditur për vite me radhë.

Vilsoni dhe Genci me siguri kanë përmendur me dashuri sa e sa shkrimtarë të tjerë bashkëkohor shqiptar, moshatarë të tyret apo dhe më të mëdhenj nga mosha. Përmendja e emrit tim është thjesht një koincidence fatlume, nga ato koincidencat që vijnë nga shkëndijat hyjnore. Por ajo që më prek në gjithë këtë histori, është dashamirësia e jashtëzakonshme e këtyre dy poetëve që jetonin në një provincë të humbur e të izoluar, të vëzhguar e të kërcënuar në çdo hap të jetës së tyre.

E prapë të përshkuar me një dritë të brendshme kulture. Me dritën e shpirtit njerëzor! Në kontrast me agresivitetin e shumë njerëzve sot- me atë  agresivitetin e njeriut dhe shpesh herë me agresivitetin e krijuesve mediokër që jetojnë atë liri që u jep atyre të drejtën të shpifin, të shajnë, të përdhosin, të përgojojnë kolegët e tyre me përjargie zilish vrastare, apo dhe me atë vrasjen me armës me silenciator-vrasjen me ane te heshtjes. Ja, kjo më shtyu t’i shkruajë këto rreshta jo aq mikluese për lexuesin delikat të sotëm…/Gazeta Liberale

 

“Të vraftë buka e Ergysit, o Edi Rama!”

Një foto e trishtë po qarkullon sot në rrjetet sociale. Është një nga postimet e fundit të Ergys Brahimit, njëri nga viktimat e tragjedisë që ndodhi 2 ditë më parë në Tiranë, ku 2 punëtorë humbën jetën pasi ranë nga skela.

Siç shihet edhe në foton e postuar nga vetë viktima, ai ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, ushqimin që merrte me vete për në punë.

Siç shihet edhe në foton e postuar nga vetë viktima, ai ka shpërndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, ushqimin që merrte me vete për në punë. Bukë, djathë, domate ishin menuja ditore e 31-vjeçarit që humbi jetën në një aksident në punë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike, për jo më shumë se 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë dy ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy teknikët e kompanive dhe është shpallur në kërkim Petrit Syla, pronari i skela “Syla.

Inxhinieri mbetet në burg, pronari i firmës lihet i lirë

Xhimi Tarushin, pronari i firmës së kontraktuar nga bashkia e Tiranës për të rikonstruktuar fasadën e pallatit, ku pak ditë më parë humbën jetën dy puunëtorë, pas shembjes së skelave, është liruar nga Gjykata e Tiranës.

Ndërkaq gjykata vendosi të lerë në burg inxhinierin e firmës ‘Skela Syla’, Ilir Bendo. Ky i fundit është shprehur para gjykatës se nuk i kontrollon çmontimet e skelave.

‘Nuk e kam në kontratë që të ndjek procesin e çmontimit të skelave’, është shprehur Bendo.

Tarushi është pronari i subjektit që kishte marrë përsipër rikonstruksionin e fasadës së pallatit.

Ergys Brahimaj, 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën të premten, 16 gusht, pasi skelat u shembën. Në të njëjtin incident u plagosën edhe 3 punëtorë të tjerë.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe pronari i firmës ‘Skela Syla’, Petrit Syla i cili nuk është arrestuar ende.

Zbulohet antibiotiku që vret super bakterin

Dy lloje të kërpudhave kundër të cilave super bakteret kanë asnjë shans janë zbuluar në një minierë toksike në shtetin federal amerikan Montana, dhe në mesin e baktereve që mund të shkatërrohen janë dhe katër variacione të Staphylococcus të artë (MRSA).

Antibiotiku i ri është në fakt i ngjashëm me klasën e mirënjohur të antibiotikëve, por ajo vret bakteret në mënyrë të paparë. Efikasiteti i tij është, ndër të tjera, është konfirmuar në streptokoke, shkaktarët e dhimbjes së fytit dhe në bakteret e antraksit.

Kërpudhat në fjalë janë gjetur në një minierë të braktisur të bakrit, Berkeley Pit, i cili ka një thellësi prej mbi 540 metra. Tipar i minierës është uji plot me arsenik dhe aciditet 2.5 pH. Miniera është vdekjeprurëse, pasi aty kishin ngordhur patat, të cilat ishin strehuar gjatë një stuhie dëbore.

Andrea A. Stierle dhe Donald B. Stierle janë kimistë në Universitetin e Montanës, të cilët për dy dekada kanë studiuar komponentë e pazakonta nga miniera Berkeley Pit. Deri më tani ata kanë arritur të zbulojnë kërpudhat Taxomyces andreanae që mund të vrasin tumore të caktuara dhe gjithashtu organizma që prodhojnë molekulat anti-inflamatore.

Në studimin e ri, ekipi shkencor ka studiuar se çfarë ndodh kur rriten kërpudhat Penicillium së bashku. Në më pak se një javë, ata gjetën se kërpudhat nga liqenet toksike kanë bashkëpunuar në një mënyrë që ka krijuar komponentët e veçanta.

Vetë struktura molekulare e komponentëve të lartpërmendur është e njëjta klasë e antibiotikëve e njohur më parë si macrolides. Për dallim prej tyre, komponentët e ri (tani quhet berkeleylactone A) nuk bllokojnë ribozomet, dhe as sintezën e proteinave, duke çuar në veprimin e ri të tyre.

Ajo që u zbulua me këtë rast është se në kimikale nuk ka as sheqer dhe as lidhje të dyfishta. Kjo paraqet një tjetër gjë që tregon për mënyrën e tyre të re të aktivitetit antibiotik.

Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se si komponentët ia dolën të shkatërrojnë super bakterin, por ekziston mundësia se mekanizmi i ri mund të jetë gur themel për krijimin e klasave të reja të antibiotikëve efektivë.

Hulumtimi është publikuar në revistën Journal of Natural Products.

Shkencëtarët: Jemi afër kurës së kancerti të gjirit

Një grup studiuesish nga Universiteti i Baselit në Zvicër kanë ngjallur shpresat për një kurë ndaj kancerit të gjirit Ata kanë treguar se kanë mundur të shndërrojnë qelizat kancerogjene në yndyrë duke i bërë ato të padëmshme dhe duke e ndaluar përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.

Skuadra e shkencëtarëve eksperimentuan te minjtë, të cilët u implantuan në një formë shumë agresive të kancerit të gjirit.

Kërkimi i tyre arriti në përfundimin se duke e trajtuar këtë eksperiment me një ilaç për diabetin (rosiglitazone) dhe një që përdoret për trajtimin e kancerit (trametinib) mund të bëhej ndryshimi i mahnitshëm i qelizës.

Ky kombinim pengon në mënyrë efikase pushtimin e qelizave kancerogjene, shpërndarjen e tyre dhe përhapjen e metastazave. Procesi, që u quajt adipogenesis, shkaktoi dështimin e metastazës së qelizave kancerogjene vdekjeprurëse.

Shkencëtarët, besojnë se ky ndryshim është një përfitim i përhershëm për pacientët e tyre.
Ndonëse ekipi theksoi se jo çdo qelizë arriti të transformohej në trupin e minjve, ndryshimi në masë i tumorit në yndyrna i bën të gjithë shumë më optimist.

“Me sa mund të themi duke u nisur nga eksperimentet e tjera, qelizat kancerogjene të shndërruara në yndyrë nuk shndërrohen sërish në qelizat kancerogjene”, – është shprehur Prof. Gerhard Christofori, shkencëtari që udhëhoqi këtë studim.

Skuadra shtoi se jo çdo qelizë u transformua në yndyrë, por qelizat e mbetura do të jenë shumë të lehta për t’u kuruar me trajtime si kimioterapia.

Ankthi pas pushimeve, si riktheheni lehtë në punë

Ekziston një armik i fshehtë që i pret pushuesit me t’u kthyer në qytet: ankthi. Një ndjesi që bashkë me shqetësimin, pushton 7 në 10 qytetarë, sipas një studimi italian.

Relaksi veror bëhet një kujtim i largët dhe shqetësimet e lëna në zyrë bëhen papritur të gjalla përpara se të kesh nxjerrë rrobat nga valixhja, si ankthi i ziles që çdo mëngjes do u japë jetë telasheve të përditshme.

Kjo është tabloja e gjetur nga një studim i Observatorit të Sanpelegrinos që ka mbledhur opinionet e mijërave qytetarëve përmes një monitorimi online mbi rrjetet kryesore sociale dhe forumeve dhe komuniteteve digjitale.

Nga studimi del se pjesa më e madhe e individëve me kthimin në qytet, bien në humor të keq. Qasja me rikthimin në qytet vjen e shoqëruar me ankthin (43%) dhe shqetësimin (33%). 27% rezultojnë të depresionuar dhe vetëm 21% janë të qetë.

Gjatë arratisjeve të pushimeve 6 në 10 qytetarë deklarojnë se nuk duan të mendojnë për rutinën që i pret. 47% e të anketuarve eviton të mendojë mbi ankthet në vendin e punës, 32% refuzon idenë e kthimit të jetës në qytet, të mendojë se nis një vit i ri dhe që duhet të bëjnë llogaritë sërish me zilen e mëngjesit.

Kështu mes shqetësimeve të shkaktuara nga rikthimi, zbulohet se nuk jemi gati psikologjikisht, që vjen e pasqyruar me plogështi dhe mungesë përqendrimi.

Përshtatja me një ndryshim çon në sforcim – shpjegon Francesca Chiricozzi, psikoterapiste dhe neuropsikologe e Universitetit La Sapienza në Romë – kur kjo kërkohet në nivele shumë të larta dhe në kohë të shpejta, organizmi ynë i lexon këto kërkesa si sinjale që e shtyjnë në gjendje alarmi.

Nga këtu gjendja e stresit, aktivizimi i përgjigjeve të nevojshme për t’u mbrojtur nga situata e sikletit psikologjik. Ka nga ata pastaj që ndihen të rënduar pas pushimeve verore.

“Rikthimi e përkthen ankthin të lidhur me rimarrjen e aktivitetit shkollor apo të punës”, – pohon Luca Piretta, mjek nutricionist dhe gastroeterolog, specialist në Shkencat e Ushqyerjes Njerëzore.

Sa më drastik të jetë kalimi mes pushimeve dhe punës, aq më shumë është e dukshme ajo që mund të përkufizojmë si “sindroma e rikthimit”.

Kjo është e karakterizuar nga sëmundje të përgjithshme, lodhje, këputje, acarim dhe shqetësime gjumi. Disa nga këto simptoma janë me burim psikologjie, të tjerat nga deficite ushqimore dhe dehidratimi.

Por çfarë tremb më shumë?
Sipas studimit në majë të mendimeve është puna, shqetësimet më të mëdha janë ideja e rikthimit dhe të mbyllurit në një vend fizik për të punuar, keqkuptimet me kolegët dhe punëdhënësit, ankthi i rezultateve dhe stresi i zhvendosjeve.

Për sa i përket ndryshimit të stilit të jetës, rikthimi në qytet shqetëson sepse risjell pakënaqësinë kronike ndaj asaj që bëhet, luhatjet e humorit që të bëjnë irritues dhe nervoz, koha e paktë në dispozicion për të parë fëmijët, prindërit apo partnerin.

Për rikuperimin e kushteve optimale duhet nisur fillimisht nga mëngjesi. Shumë botime shkencore tregojnë sesi të mos konsumosh vaktin e parë të ditës ul performancën e përqendrimit dhe rendimentin e aktiviteteve fizike.

Edhe një raport i duhur i kripërave me ujin ndihmon mbajtjen e ekuilibrin si në tonin e humorit, ashtu edhe kapacitetit intelektuale.

Tension në Shkodër, forcat speciale përplasen fizikisht me protestuesit (VIDEO)

Protestuesit e shumtë janë përplasur me policinë në Shkodër. Protestuaesit tentuan të çajnë kordonin e policisë për t’u futur brenda ambienteve të universitetit, aty ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit dhe konstituimi i këtij këshilli.

Ata duan të hyjnë brenda, ndërkohë që në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të mos lejuar çarjen e kordonit.

LIVE – Nga Shkodra

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 19. August 2019