32.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Shpërthen në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë, tentojnë të hyjnë ku po konstituohet këshilli i PS

Tension para hyrjes së Bibliotekës ku po konstituohet këshilli bashkiak në Shkodër. Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin të hyjnë brenda ambienteve të bibliotekës. Politia po përpiqet ti ndalojë.

Ndërkohë që PS konstituon këshillin bashkiak në Shkodër, mbështetës dhe simpatizantë të PD kanë dalë në një marshim protestë.

Me thirrjet “Rama ik” ata kundërshtojnë konstituimin e këshillit bashkiak, pasi sipas tyre është ilegjitim.

LIVE – Nga Shkodra

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 19. August 2019

Protesta në Shkodër, Berisha thirrje të fortë narkotrafikantëve të Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë në mbështetje të qytetarëve shkodranë sot, që po protestojnë kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga votimi i 30 Qershorit.

“Ndal provokacionit të narkos-ve të Edvin Drogës në Shkodër”, shkruan Berisha në rrjet, duke shpërndarë edhe pamjet e protestës së qytetarëve në Shkodër.

Kryebashkiaku i zgjedhur nga Rama në Shkodër, Valdrin Pjetri, u detyrua të lërë postin që nuk arriti as ta marrë, pasi Partia Demokratike zbuloi të kaluarën e tij me precedentë në trafikun e drogës.

Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak po mbahet në një nga sallat e bibliotekës, ndërsa godina është rrethuar me forca të shumta policore.

LIVE – Nga Shkodra

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 19. August 2019

Spahia: Protesta, përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse!

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ndodhet në krye të protestës së qytetarëve në Shkodër, të revoltuar ndaj vendimit të qeverisë për konstituimin e këshillit të ri bashkiak të zgjedhur më 30 Qershor.

Spahia tha se, protesta është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve.

LIVE – Nga Shkodra

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 19. August 2019

Revolta në Shkodër/ ‘Skenë krimi’, vendi i konstituimit të Këshillit rrethohet nga të rinjtë

Disa të rinj e të reja të Shkodrës shprehën kundërshtimin për uzurpimin e paligjshëm të Bashkisë së Shkodrës nga PS nëpërmjet një gjesti simbolik.

Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.

Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqësojnë pakicën e pakicës në Shkodër.

Të rinjtë janë shprehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

Ky skenar, i vënë në skenë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pa bërë të vlefshëm mandatin e tij, shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

‘Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës’, përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.

LIVE – Nga Shkodra

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 19. August 2019

Raporti i DASH: Shqipëria si Afganistani!

Gati në të gjitha raportet e fundit të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Shqipëria, është paralajmëruar për fshehje të situatës fiskale të vendit, për borxh publik të ‘maskuar’ nëpërmjet koncesioneve etj.

Të njëjtën situatë të rëndë ka konstatuar, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas  Raportit të Transparencës Fiskale të publikuar nga DASH rezulton, se Shqipëria plotëson minimumin më të ulët të transparencës fiskale. Kështu Shqipëria renditet bashkë me vendet të tilla si: Afganistan, Armeni dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ky raport përshkruan kërkesat minimale të transparencës fiskale të zhvilluara, azhurnuar dhe forcuar nga Departamenti në konsultim me agjencitë e tjera federale përkatëse. Ai rishikon qeveritë që u identifikuan fillimisht në Raportin e Transparencës Fiskale të 2014.

Raporti vlerëson ato që nuk plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe tregon nëse ato qeveri kanë bërë përparim drejt përmbushjes së kërkesave gjatë periudhës së rishikimit nga 1 Janari-31 Dhjetor 2018.

Duket se Shqipëria nuk ka bërë përparim në këtë fushë, pasi bën pjesë tek vendet të cilat kanë një minimum kriteri të transparencës fiskale. Shqipëria renditet tek vendet të cilave u kërkohet që të marrin me seriozitet procesin e transparencës fiskale duke informuar publikun për investimet e bëra.

Në këtë listë janë 74 vende të cilat kanë një minimum kriteri për transparencën fiskale. Kjo situatë nevojitet të ndryshohet më domosdoshmëri.

Një përcaktim i ‘përparimit të rëndësishëm’ tregon që gjatë periudhës së rishikimit një qeveri ka adresuar në mënyrë të kënaqshme një mangësi kryesore në përmbushjen e kërkesave minimale të transparencës fiskale. Një mangësi kryesore janë disa gjendje materiale ose fakt që bëjnë që një qeveri të mos përmbushë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

Departamenti ka shqyrtuar kërkesat minimale të transparencës fiskale në konsultim me agjencitë e tjera federale përkatëse dhe ka aktualizuar dhe forcuar ato kërkesa.

Departamenti vlerësoi transparencën fiskale të 140 qeverive të identifikuara në Raportin e Transparencës Fiskale 2014 plus Guinea Ekuatoriale, përcaktoi nëse kërkesat minimale ishin përmbushur, dhe identifikoi çdo masë që ato qeveri që nuk arritën të përmbushnin kërkesat minimale kishin zbatuar për të bërë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave, në kryerjen e rishikimit për vitin 2019, Departamenti vlerësoi transparencën fiskale të qeverive gjatë periudhës së rishikimit të 1 Janarit-31 Dhjetor 2018.

Departamenti konsideroi informacione nga ambasadat dhe konsullatat e ShBA-së, agjencitë e tjera qeveritare amerikane, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile. Misionet diplomatike të ShBA-së u konsultuan me zyrtarë të qeverisë së huaj, organizata ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile për të marrë informacione për këto vlerësime.

Gjatë kryerjes së vlerësimit të tij, Departamenti njeh rrethanat specifike dhe praktikat e transparencës fiskale ndryshojnë midis qeverive duke siguruar që kërkesat minimale të transparencës fiskale janë përmbushur në mënyrë që të mundësojnë pjesëmarrje të kuptueshme të publikut në proceset e buxhetimit.

Ndërsa mungesa e transparencës fiskale mund të jetë një faktor mundësues për korrupsionin, ky raport nuk ka marrë përsipër vlerësimin e korrupsionit në vendet që ka marrë në shqyrtim, pasi kjo është objekt i një raporti tjetër.

Sherr edhe në PS-në e Shkodrës, nuk pranohet kandidati i Ramës e Doshit, kërcënohen

Ka përolasje edhe në Partinë Socialistë të Shkodrës. Arsyeja ka qenë refuzimi i një pjese të keëshilltarëve të PS-së për të emëruar në krye të këshillit bashkiak kandidatin e Ramës dhe Doshit. Pas këtij refuzimi Senida Mesi i ka kërcënuar këshilltarët me mesazhin e Ramës, se kush nuk voton do përjashtohet nga PS.

Urdhëri i Ramës: “Kush nuk voton Brisejdën përjashtohet nga PS”

Nga mbledhja e djeshme e Partisë Socilaiste në Shkodër ka pasur jo pak ultimatume. Burimet bëjnë të ditur se anëtarëve u është kërkuar që të votojnë Brisejda Kadia për kryetare të këshillit.

Emri i Kadrisë është miratuar mes debateve, që kanë filluar nga ora 19 deri në orën 23:00.

Burime për RTV Ora bëjnë të ditur se Senida Mesi ka deklaruar se me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet të votohet vetëm emri i Brisejda Kadisë.

“Kush nuk voton Brisejdën do te përjashtohet nga PS”, mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar urdhërin e Ramës.

Ndryshon vendi i ceremonisë së konstituimit

Ndryshon vendi për konstituimin e këshillit bashkiak Shkodër. Organizatorët kanë menduar që ceremonia të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.

Tre pikat e rendit të ditës

Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen  e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

PD kundër konstituimit

Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim. Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.

 

Modeli i dalë boje i kryeministrit të fundit të tranzicionit

Nga Red VARAKU

Edi Rama përfaqëson një model tashmë të vjetër, të lodhur dhe diskretituar. Një model që nuk i ka fituar asnjëherë zgjedhjet, por i ka ‘vjedhur’ gjithmonë ato, në kuptimin që nuk i ka fituar asnjëherë me votën e lirë të qytetarëve, por me anë të marrëveshjeve të errëta në dëm të qytetarëve, dhe vetëm në interes të pushtetit të tij personal. Në 2013 bëri pakt me djallin, shkeli mbi viktimat e Gërdecit dhe 21 Janarit për të ardhur në pushtet. Ndërsa në vitin 2017, përmes një batërdie elektorale, që të gjithë e dëgjuam nga përgjimet e ekspozuara nga Zëri i Amerikës dhe BILD. Madje edhe fitoret e tij në bashkinë e Tiranës, në fakt kanë qenë pasojë e kontekstit historik, mbështetjes jashtëzakonshme nga kryeministrat socialistë Ilir Meta dhe Fatos Nano dhe marrëveshjeve të fshehta të tij me botën e krimit në Tiranë.

Pra, ai nuk ka fituar kurrë me votën e qytetarëve shqiptarë, por ka fituar gjithmonë vetëm nëpërmjet servilizmit dhe aleancave të dyshimta me njerëz që pëfaqësonin klane dhe grupe të caktuara kriminale. Sigurisht, që aftësia për të bërë marrëveshje është bekim, por vetëm kur këto marrëveshje bëhen në interes të qytetarëve, sepse nëse bëhen në interes të pushtetit personal, këto marrëveshje kthehen në mallkim. Mjafton të kthehesh pas në kohë, të rendisim datat dhe ngjarjet për të kuptuar që të gjitha “fitoret” e tij i ka marrë në tavolinë, me marrëveshje në kurriz të interesit të qytetarëve.

Në vitin 2000, fitoi përballë Besnik Mustafajt, jo aq për nga merita e tij sesa nga konteksti politik, kur u zhvilluan këto zgjedhje. Partia Socialiste kishte gati të gjithë parlamentin dhe Partia Demokratike kishte vetëm 28 deputetë. Ishte një kohë ku bandat bënin ligjin. Ishte koha që edhe nëse një gomar të vendosje në Tiranë nën siglën e PS-së, sërish gomari do të fitonte, sepse gjëma e vitit të mbrapshtë 1997 ishte akoma e freskët për shqiptarët. Plus PS nuk ishte ndarë akoma. Edhe pas këtyre disavantazheve për kandidatin Mustafaj, përsëri fitorja e Ramës ishte me diference minimale.

Në vitin 2003 vodhi hapur zgjedhjet kundër kandidatit Spartak Ngjela, i cili bëri një nga fushatat më model në histori, të paharrueshme për nivelin intelektual, qytetarinë dhe kulturën që demonstroi. Në 2005, Fatos Nano e emëroi në krye të PS, pas një poshtërimi të paharrueshëm që një ditë më parë i bëri platformës së tij politike, të cilën ia rrëzoi me 99% të votave, pastaj e votoi kandidaturën e tij po me 99% të votave, si për t’i thënë se ishte ai që po ia ‘dhuronte’ partinë. Gojët e liga thonë që Nano ia ‘shiti’ Ramës partinë asokohe, por çfarë çmimi nuk e dimë akoma. E vetmja fitore e tij është përballë Sokol Olldashit, por edhe atëherë, në marrëveshje me LSI-në. Në fitoren kundër Olldashit ndikoi gjithashtu edhe fakti se ai ishte kryetar i opozitës, plus dhe tradhtia që iu bë Sokol Olldashit nga ana e Bamir Topit me shokë.

Pastaj, për nderin që i bëri LSI-ja për Tiranën, ai ia shpërbleu pikërisht me marrëveshje me Sali Berishën në 2008 për të eliminuar atë që asokohe i dha fitoren, LSI-në. Një marrëveshje e turpshme,sepse arkitekti i saj ishte pikërisht ai. Duke qenë opozitë, ishte ai që diktonte kushtet. Një marrëveshje që synonte në thelb shkatërrimin e LSI-së. Një marrëveshje ku praktikisht fituesi i merrte të gjitha. Një marrëveshje ku u sanksionua dhe ajo që më së shumti po vuajmë sot. Asgjësimi i fuqisë së votës dhe ndërrimi i pushtetit vetëm me marrëveshje, ama marrëveshje politike!

Në zgjedhjet politike të vitit 2009, u dërrmua keqas. Mendoj, që marrëveshja e vitit 2008, dhe rezultati i zgjedhjeve e vitit 2009, ishin shkaqet kryesore që kanë prodhuar këtë situatë ku ndodhemi dhe sot. Asnjë votë nuk shtoi PS nga performanca e tij artistike dhe G99-çave të tij në tetë vjet opozitë. Ndërkohë, në skenë hyri LSI. Koalicioni PD-LSI vulosi përfundimisht fundin e Ramës, në kuptimin që ai nuk mund të vinte në pushtet kurrë vetëm, por vetëm nëpërmjet një koalicioni me LSI-në.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2011 , ai u bë politikani i dytë pas Arben Ahmetajt, i cili theu turinjtë përballë Lulzim Bashës. Ai humbi dhe kalanë e tij të fundit, bashkinë e Tiranës përballë ‘studentit’ hollandez, edhe pse konteksti kur u zhvilluan këto zgjedhje ishin në disfavor të madh për z. Basha, sepse zgjedhjet u zhvilluan në Maj, katër muaj pas ngjarjes ku mbetën të vrarë 4 njerëz në bulevard.

Pas, gjithë këtyre dështimeve të njëpasnjëshme, ai u bind që nuk mund ta mundte dot kurrë Sali Berishën dhe LSI-në. Kështu që, në mënyrë krejt të pamoralshme në 1 Prill, 2013, ai shkeli mbi gjakun e katër të vrarëve, preu në besë aleatët e tij, me të cilët kishte bërë opozitë, dhe u ul në gjunjë përballë LSI-së, duke shkelur mbi parimet në emër të pushtetit. Pas firmosjes, së koalicionit me LSI, ai filloi pabesisht edhe largimin e aleatëve opozitarë me të cilët kishte kuftuar përballë PD-LSI, Kreshnik Spahiun, Paskal Milon, Spartak Ngjelën etj.

Me pabesinë që e ka karakterizuar që herët, ai e bëri marrëveshjen me LSI-në vetëm dy javë para se të regjistroheshin koalicionet zgjedhore dhe 46 ditë para datës së zgjedhjeve.
Besoj se është e qartë pse e bëri këtë koalicion vetëm 46 ditë para zgjedhjeve lokale. E bëri me dinakëri, që të gjithë t’i kapte në befasi, në mënyrë që askush të mos kishte mundësi për të reaguar. Sepse, as PS nuk mund ta largonte dot kalin e betejës në fund të garës, dhe as aleatët nuk kishin se ku të shkonin. Ata ishin të deryruar t’i bënin fresk Ramës, sepse zgjedhjet ishin shumë afër.

Në zgjedhjet e 25 Qeshorit, 2013 ai ‘fitoi’ përballë Sali Berishës, por në fakt më shumë se sa fitore, ishte një ‘fitore’ me marrëveshje me gjysmën e qeverisjes së Sali Berishës, që e solli në pushtet duke hequr dorë kështu përfundimisht nga dy kauzat kryesore , kauzën e Gërdecit dhe atë të 21 Janarit. Asnjë votë nuk i shtoi ky njeri PS-së, as në opozitë, as në pushtet, me gjithë qelbësirat që nuk ishin pak, plot 19 deputetë.

Pas 2013, ai nisi dhe projektin e tij të uzurpimit të partisë dhe të bashkëqeverisjes me krimin. Duke emëruar kriminelë me damkë në poste shtetërore kyçe. Në vitin 2015, ai i fitoi pas një reforme territoriale shumë të dyshimtë , që e kishte bërë në favor të tij duke injoruar kërkesat e opozitës. Një reformë që u bë pa miratimin e opozitës, dhe që në fakt është ilegjitime për shkak, se reforma të tilla nuk bëhen pa njëbkonsensus gjithëpërfshirës.

Në 2017, ai i ‘fitoi’ zgjedhjet lokale me anë të një marrëveshje të pastër me krimin. Me kuti që mbusheshin plot e përplot, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Vlorë, e të tjerë. Me njerëz të kërcënuar nga bandat, nga militantët apo mbështetësit e tij. Të gjitha këto i dëgjuam me veshët tonë nga përgjimet e gazetës Gjermane BILD. Një katastrofë elektorale e padëgjuar. Dosjet 339 dhe 184 apo të tjera e kanë përmbysur fitoren e Ramës dhe e kanë bërë atë ilegjitim si kryeministër në sytë e gjithë shqiptarëve.

Por, edhe pas këtij skandali, edhe kur të gjithë prisnin dorëheqjen e tij, ai i qëndori besnik natyrës së tij të pabesë dhe pa dinjitet. Në vend që të dorëhiqej dhe të mos kthehej më kurrë në politikë, ndërmori hapin fatal të një skenari makabër, atë të futjes në zgjedhje pa opozitën, me qëllimin e ulët të mbulimit të skandalit të përgjimeve.
Vetëm një njeri me një trashëgimi të tillë politike mund të ndërmerrte një hap të tillë. Gjithsesi. votimet u quajtën nul, të pavlera menjëherë pas 30 Qershorit nga OSBE/ ODHIR dhe të tilla do të mbeten jo vetëm në sytë e shqiptarëve, por edhe ligjërisht më vonë.

Pra, ky është një bilanc i “fitoreve” të Edi Ramës me disa ngjarje specifike, apo më kryesoret e gjashtë viteve të fundit. Që fillojnë që nga vjedhja e votave në bashkinë e Tiranës, më pas vazhdojnë me marrëveshjen me LSI-në për zgjedhjet e 2013-ës, asgjësimin Reformës Administrative, veshjen e krimit me pushtet, martesën me krimin e organizuar në zgjedhjet e 2017-ës, përgjimet e Zërit të Amerikës dhe BILD, realizimin e votimeve moniste të 30 qershorit, që u shpallën një fitore e madhe, në një fushë pa kundërshtarë.

Ajo që vërehet qartë është fakti se ‘fitoret’ e tij kanë qenë gjithmonë , fitore ‘me taktikë’, nëpërmjet të bërit aleancë me cilindo, qofshin këta vrasës dhe kriminelë të dënuar për përdhunim në grup, hajdutë, trafikantë apo tutorë prostitutash, por kurrë në një aleancë me qytetarët shqiptarë. Ndaj, edhe programi i tij politik, është një projekt që synon zhvatjen e pasurisë së qytetarëve dhe shpërblimin e ‘aleatëve’ të tij dhe asnjëherë përmirësimin e e jetës së qytetarëve.

Por kësaj here, ai është kapur në çark. Pikërisht atëherë kur mendonte se i kishte kapur të gjitha pushtetet dhe ishte më i fuqishëm se kurrë , mori dy goditje në mënyrë të sinkronizuar nga Zëri i Amerikës dhe gjermanët e BILD. Këto përgjime zbuluan fytyrë e vërtetë të këtij njeriu. Rrëzuan makiazhin , dhe zbuluan shëmtinë dhe deformimin e një njeriu të shndërruar në përbindësh. Ata e kanë të qartë pabesinë e këtij njeriu në dëm të interesit të tyre dhe fëmijëve të tyre. Prej Janarit, i ka hasur vërtet sharra në gozhdë. As propaganda miliona dollarëshe nuk pi më ujë. Çfarë nuk ka bërë për të nënshtruar opozitën! Dhunë , para , burg, kërcënime , një represion i paparë mbi përfaqësuesit e Opozitës! Sulm i padëgjuar kundër liderit të Opozitës së Bashkuar , z. Basha.

Por, asgjë nuk mund ta ndalojë rrokullisjen e tij nga pushteti, jo më shumë për shkak të dështimeve të tij spektakolare, sesa si shkërmoqje përballë një modeli të ri politikani, i cili përfaqëson kohën e re që po vjen dhe vlera të pastra perëndimore. Një model tjetër politikani, që ndryshe nga Rama, nuk do të pranonte të bënte asgjë në interes të pushtetit të tij, asnjë kompromis të shëmtuar, asnjë aleancë me kriminelët dhe hajdutët për të ardhur në pushtet, dhe këtë na e ka provuar në të dy fushatat e drejtuara prej tij të cilat kanë qenë ndër më qytetaret dhe civilet e organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Një kundërshtar që hedh poshtë me neveri pikërisht modelin e një politikani si Rama. Një model, që mbase edhe për shkak të formimit të tij si jurist, ka një përbuzje gati patologjike për kriminelët dhe ‘të fortët’ dhe ka një nderim të madh për qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Një model, i cili nuk ka ceduar në asnjë moment përballë luftës së tij me krimin dhe kriminelët duke thënë të vërteta të mëdha, duke denoncuar me emra dhunuesit e këtij vendi, veprime që kanë ngjallur shpresë se ky vend mund të bëhet. Një model tjetër , që në asnjë rast, në asnjë mënyrë, nuk do të bënte gabimin e një aleance me krimin, sado i fortë qoftë ky i fundit, dhe sado humbje personale t’i sjellë, sepse i ka të qarta pasojat helmuese të një aleance të tillë sepse beson se kriminelët janë dhunues më të mëdhenj të shoqërisë edhe se vetë diktatorët. Një model që beson tek liria dhe tek forca qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, që beson se vendi i kriminelëve është në qeli me pranga në duar, dhe jo në krye të bashkive ose në parlament.

Një njeri, që ka vendosur të largojë prej fronit, horrat dhe kriminelët , të cilët Rama i ktheu në polet më të rëndësishme shoqërisë duke i dhuruar një pushtet të jashtëzakonshëm. Një model që ka vendosur të mos bëjë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve, dhe asnjë hap pas nga parimet e moralit dhe të drejtës. Një model, që ka vendosur të risjellë në fron qytetarët e ndershëm të këtij vendi, duke i dhënë kështu fund një herë e përgjithmonë përpëlitjeve të fundit të tranzicionit shqiptar.

Mijëra qytetarë rrethojnë bandën kriminale në Shkodër

Mijëra qytetarë kanë rrethuar Prefekturën në Shkodër duke protestuar kundër bandës kriminale në pushtet.

Ish-deputi Romeo Gurakuqi ka thekuar në nisje të protestës se, gjithçka po ndodh është e jashtëligjshme. Duke njohur kështu si legjitime vetëm datën e zgjedhjeve të dekretuar nga ana e Presidentit të Republikës.

“Komunteti i Shkodrës njeh vetëm zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, madje dhe unë kam bërë thirrje sistematike për këtë gjë. E gjithë kjo është e pandershme dhe e pa tolerueshme sidomos pas skandalit që ndodhi me kryetarin e Partisë Socialiste”, tha Gurakuqi për FaxNews.

Ndërkaq i pyetur nëse ka mundësi të përsëritet një 2 prill i mundshëm, Gurakuqi ka theksuar se PD mbështetet vetëm në vlerat e vërteta të demokracisë.

“PD është një parti e cila ka për qëllim të ndjek gjithë rregullat e deemokracisë. Ne jemi në pritje të zhvilimeve, patjetër që komuniteti shkodran do të jetë i lirë në zgjedhjen e kryetarit të ri. Ne e pamë shumë mirë që të gjithë shkodranët e braktisën gjithë këtë farsë”.

Si fillim protestuesit janë mbledhur përpara Prefekturës aty ku mendohej se do të bëhej konstituimi i këshillit bashkiak, por sipas tyre protestuesit do të lëvizin.

Në orën 11:00 pritet që të konstituohet këshilli bashkiak i Shkodrës. Sot duhet të merrte detyrën edhe kryebashkiaku i ri, por për shkak të denoncimeve nga PD, Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen nga mandati i kryetarit të bashkisë.

Ora 10:25- PD protestë kundër konstituimit 

Nga ana tjetër mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara prefekturës, nga ku do të nisë edhe një marshim proteste drejt vendit ku pritet të bëhet konstituimi.

Ora 9:45 Në hyrje të Bibliotekës ka prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Ora 9:00 Ndryshon vendi i ceremonisë së konstituimit

Ndryshon vendi për konstituimin e këshillit bashkiak Shkodër. Organizatorët kanë menduar që ceremonia të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.

Tre pikat e rendit të ditës-Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen  e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

PD kundër konstituimit-Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim. Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.

Përplasje verbale mes Guardiolës dhe Aguerros, reagimet

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes Manchester City-Tottenham Hotspur.
Pep Guardiola ka vendosur të zëvendësojë Sergio Agueron me Gabriel Jesusin në takimin ndaj Tottenhamit.
Megjithatë, ky zëvendësim nuk u prit aspak mirë nga sulmuesi argjentinas.

Duke dalë nga loja, Aguero i pakënaqur vendosi t’i kundërvihet trajnerit katalunas duke pasur një përplasje të ashpër verbale.
Kjo përplasje në mes të sulmuesit argjentinas dhe Guardiolas ndodhi në minutën e 66-të të ndeshjes.

Pep Guardiola, si gjithmonë, ka folur me modesti pas barazimit të Manchester Cityt kundër Tottenham Hotspur (2-2) në kryendeshjen e javës së dytë në Ligën Premier. Kampioni ishte dy herë në avantazh, mirëpo Spursat barazuan në të dyja rastet, derisa një gol i Cityt u anulua në minutat shtesë të ndeshjes.

“Zhvilluam lojë të mrekullueshme kundër ekipit të dytë më të mirë në Evropë, finalistit të Ligës së Kampionëve, prandaj jam shumë krenar”. “Numri i goditjeve që krijuam , ishte mahnitës. Mirëpo, gjithmonë ka rëndësi vetëm rezultati. Do të donim të kishim fituar, sepse djemtë e merituan, por i tillë është futbolli”, ka thënë Guardiola.

Duke e komentuar golin e anuluar të Gabriel Jesus, ai ka thënë: “Deja-vu. Ishte e njëjta! Aksioni i fundit, ne shënuam, ndërsa VAR-i e anuloi. Prandaj, çfarë të them? Herën e dytë, është vështirë, por kështu ndodh. Janë rregullat e reja”.

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, nuk e ka fshehur gëzimin pasa barazimit (2-2) ndaj Manchester Cityt në Etihad Stadium. Vendasit shënuan edhe një gol të vonshëm përmes Gabriel Jesus, por që u anulua pas konsultimit të VAR-it, sepse paraprakisht kishte pasur prekje të topit me dorë nga Aymeric Laporte.

“Jam dashuruar me VAR-in! Nganjëherë përfiton. Sot (e shtunë) dhe në Ligën e Kampionëve. Nuk mund ta ndalosh përparimin e teknologjisë”. “Duhet ta pranojmë se po jetojmë në një epokë ndryshe. Sot përfituam ne, por duhet ta pranojmë edhe kur është kundër nesh”. “Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, njësoj si ishte edhe në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Pochettino për Sky Sports.

Adnan Januzaj: Si mu shkatërrua karriera te Manchester

Anësori i Real Sociedadit, Adnan Januzaj nuk është penduar që e ka braktisur Manchester Unitedin.
Mesfushorit ka shkuar në klubi spanjoll dhe ky veprim i ka sjell edhe ftesë prej kombëtares belge.
Megjithëse ishte i lumtur te skuadra angleze, por me ardhjen e Louis Van Gaalit si trajner, ai humbi shkëlqimin dhe u detyrua të largohet prej Djajve të Kuq.

“Unë u rrita te United, isha vërtet i lumtur derisa një vit pata një luftë të madhe me menaxherin dhe kjo më ngadalësoi. Unë gjithmonë e dija se kisha cilësi. Problemi ishte se nuk luaja dhe sa herë që hyja nga banka rezervë, ishte e vështirë të ndryshoja lojën ose të bëja diçka. Kjo gjë e bën më të vështirë për ju”.

“Për shkak se ju jeni një lojtar i cili mund të bëjë ndryshime, të shënojë gola dhe mund ta imagjinoni nëse menaxheri nuk ju jep besimin, kjo bëhet edhe më e vështirë për ju sepse nuk e dini çfarë të bëni: të sulmosh apo të luash thjeshtë”.

“Morra shumë kritika, por, për mua, nuk është problem sepse kurrë nuk e shikoj atë. Unë vazhdoj të bëj gjërat e mia dhe tani jam në një kampionat tjetër, jam i lumtur”, pohoi futbollisti shqiptar, i cili nuk kishte pranuar të luante për përfaqësuesen e Kosovës.
Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani ka pasur 47 paraqitje për klubin spanjoll dhe ka realizuar katër gola në të gjitha garat.