28.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Kreu i FRPD: Rama mbushi politikën me kriminelë, po spastron Shqipërinë nga shqiptarët!

Kryeministri Edi Rama po spastron Shqipërinë nga shqiptarët. Kështu shprehet kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i të rinjve demokratë shprehet ndër të tjera se, “pasi e mbushi parlamentin, qeverinë, pushtetin lokal me plehrat e krimit, Edi Rama u la shqiptarëve si të vetmen mundësi emigrimin”.

Teksa i referohet të dhënave të publikuara nga Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit, Këlliçi thekson se, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur ndjeshëm me 29.3%.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Edi Rama po e spastron Shqiperine nga Shqiptaret!

Pasi e mbushi parlamentin, qeverine, pushtetin lokal me plehrat e krimit, Edi Rama u la shqiptareve si te vetmen mundesi emigrimin.

Te dhenat e fundit paraprake te publikuara nga AESO, Zyra Europiane e Mbeshtetjes se Azilit, dhe te perpunuara nga Monitor, bejne te ditur se ne 6 muajt e pare te vitit kishte 10,439 kerkesa per azil per here te pare nga shqiptaret ne nje nga vendet e Bashkimit Europian. Ne raport me te njejten periudhe te nje viti me pare, kerkesat per azil jane rritur ndjeshem me 29.3%.

Shqiptaret ikin sepse taksat jane rritur, pune s’ka dhe qeveria punon vetem per vete e nje grusht oligarkesh e kriminelesh.

Edi Rama po spastron Shqiperine nga njerezit e ndershem e punetore!

Edi Rama po e spastron Shqiperine nga intelektualet!

Edi Rama po e spastron Shqiperine nga te rinjte!

Edi Rames Shqiperia i duhet vetem per ta vjedhur e plackitur!

Une jam dakort qe ne kete vend ka plehra qe duhen pastruar, por pastrimi duhet te nise pikerisht nga kryeplehra e ketij vendi, Edi Rama. Pa pastruar vendin nga Rama, plehrat e tjera do te na marrin frymen cdo dite.

Se bashku ne do t’ia dalim. Shqiperia nuk mund dhe nuk do te mbetet peng i nje grushti plehrash, kriminelesh dhe hajdutesh.

Disfata e madhe e Urdhërit Teuton: Beteja e Tannenberg e vitit 1410

Beteja e Grunwald – Tannenberg (15 korrik 1410) është një prej evenimenteve më domethënës të epokës mesjetare për Europën Verilindore dhe moment kulmor i një serie të gjatë luftërash midis koalicionit polako – lituanez nga njëra anë dhe Urdhërit Teuton nga ana tjetër

Në fundin e ‘300 Urdhëri Teuton, që kishte krijuar tashmë një “mbretëri” në zonën balltike (me një territor që kishte kufij të mirëpërcaktuar, një administratë të zhvilluar dhe ku Mjeshtëri i Madh mishëron figurën e “sovranit”), është i detyruar që të përballojë aleancën e re, e lindur falë një martese, midis Polonisë e Lituanisë, dy realitetet territoriale kundër të cilëve luftonte prej kohës veçmas për kontrollin strategjik e disa zonave. Nëqoftëse bashkimi formal i dy mbretërive e vë në alarm Urdhërin Teuton, që bëhet gati për një ekspeditë të re të madhe ushtarake, është një kryengritje e samogicëve (Samogizia, rajon historik i Lituanisë, ishte pushtuar para pak kohësh nga teutonët) e ndodhur më 1409 ajo që ndez shkëndijën e luftës.

Të bindur se ata që e kishin nxitur kanë qenë lituanezët, teutonët kërcënojnë me pushtim; në mbrojtje të tyre ndërhyn Polonia, që kundërpërgjigjet me kërcënimin e pushtimit të Prusisë. Shkohet kështu në luftë. nëse nga njëra anë teutonët shpresojnë në du luftëra të veçanta, fillimisht kundër Polonisë dhe më pas kundër Lituanisë, këta të fundit jo vetëm që i bashkojnë forcat e tyre në një koalicion të përbashkët, por synojnë deri diçka më shumë se fushatë pushtimi dhe plaçkitjeje (modalitet i zakonshëm lufe në atë kohë dhe në atë vend, ku betejat e mëdha me kampe qenë gjë e rrallë), domethënë në pushtimin e Marienburgut, selia qendrore e Urdhërit, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë dominimit teuton në zonën balltike.

Tentativat për shmangien e luftës në atë zonë, të ndërmarra nga Mbreti Vjençeslav i Bohemisë nëpërmjet nënshkrimit të një armëpushimi midis palëve (që do të zgjaste deri më 24 qershor 1410), është e pamjaftueshme dhe termat e tij bëjnë të pakënaqur sidomos polakët. Përplasja është tashmë e pashmangshme.

Beteja

Mëngjesin e 15 korrikut në një fushë të blertë midis fshatrave Tannenberg (ose Stębark), Grünfelde (apo Grunwald) dhe Ludswigdorf (ose Łodwigowo), ndeshen dy ushtritë armike. Beteja e Tannenberg, e paraprirë orej disa ditësh nga shenja luftimesh dhe përleshjes, hapet me episodin e Shpatave të Grunwald: pak përpara fillimit të betejës, Mjeshtëri i Madh u dorëzon nëpërmjet lajmëtarëve dy shpata komandantëve armiq. Këto përfaqësojnë ftesën formale për betejë, por janë edhe një shenjë talljeje dhe përbuzjeje. Do të ruhen si trofe lufte dhe, me kalimin e kohës, do të bëhen shenja mbretërore dhe simbol i bashkimit midis të dy vendeve. Fronti i betejës zë rreth 2.5 kilometra.

Nga njëra anë është rreshtimi teuton, i komanduar nga Mjeshtëri i Madh Ulrich von Jungingen, që numëron midis 11000 dhe 27000 njerëzve. Vetëm 700 janë kalorësit teutonë dhe formojnë kalorësinë e rëndë, pjesa tjetër janë kalorës të lehtë dhe këmbësorë të rekrutuar nga Urdhëri në territoret e veta, mercenarë dhe kryqtarë të ardhur nga Europa Perëndimore. Në fushë, ushtria e është e vendosur në dy radhë të gjata, e para kalorësia dhe e dyta këmbësoria, dhe është e ndarë në dy krahë, atë të majtë të komanduar nga Marshalli i Prusisë Friederich von Wallenrode, atë të djathtë nga Komendatori i Madh Conrad von Lichtenstein. Është një ushtri më e pakët në numër, por ka në favorin e saj një organizim dhe përgatitje më të madhe ushtarake, si edhe armatime më të mira. Disponon për shembull edhe disa bombarda, pararendëse të topave, përdorimi i të cilave, për shkak të motit të keq, është pak më shumë se skenografik.

Rreshtimi polako – lituanez komandohet nga Mbreti i Polonisë Vladislavi i II Jagellon dhe nga kushëriri i tij, Princi Vytautas i Lituanisë. Numëron midis 16000 dhe 39000 njerëzve dhe përbëhet nga tri gruparmata: ajo polake (më e mirëorganizuara), ajo lituaneze (në fakt johomogjeve) dhe ajo e mercenarëve (kryesisht çekë, bohemianë, tartarë dhe rusë). Është e vendosur në tri radhë (e para “e majës”, e dyta “e betejës”, e treta “e rezervës”) dhe e ndarë në dy krahë, i majti – i përbërë nga polakë, bohemë e moldavë – komandohet nga Vladislavi, i djathti – i përbërë nga lituanezë , rusë e tartarë – komandohet nga Vytautas. Beteja përbëhet në thelb nga tri faza: sulmi lituanez dhe tërheqja falsë, pesha e kalorësisë së Vladislavit dhe sulmi i tij ndaj krahëve teutone.

Beteja hapet me sulmin e kalorësisë lehtë lituaneze, por që zmbrapset nga teutonët drejt këmbësorisë ruse e tartare, e cila shpërbëhet. Kjo bën që krahu i djathtë polako – lituanez të mbetet i zbuluar dhe është e detyruar që të ndërhyjë këmbësoria rezervë. Teutonët vendosin kështu që të spostojnë më shumë trupa nga ana e majtë e tyre, e bërë tani më e favorshme për ta. Ndërkohë kalorësia lituaneze tërhiqet strategjikisht në pyll, por tani teutonët nuk mund të sulmojnë me një forcë kalorësie armiqtë në këmbë; avancon këmbësoria ruse që i fut teutonët në një rrëmuje. Në këtë moment, Vladislavi lëshon forcën e të gjithë kalorësisë së tij. Teutonët i rezistojnë përplasjes dhe arrijnë deri që t’i zmbrapsin kalorësit polakë, duke u futur në një fazë avantazhi.

Megjithatë, në një moment të tretë, Mbreti polak vendos që t’i sulmojë krahët e rreshtimit armik: kalorësit polakë lëshohen kundër kalorësisë së rëndë teutone, e dalë nga rrëmuja e fazës së parë, ndërsa kalorësia e lehtë e Vytautas del nga pylli dhe lëshohet kundër anës së djathtë të kalorësisë teutone. Veç të tjerash, kjo manovër e pengon repartin e prapavijës të drejtuar nga Mjeshtëri i Madh që të arrijë të tijët. Për kalorësinë teutone është një masakër; avancimi i kalorësisë polake dhe i asaj ruse merret me asgjësimin e këmbësorëve të vetëm të mbijetuar.

Është një disfatë totale dhe pa mundësi apelimi për Urdhërin teuton, por ngjarjet nuk përfundojnë këtu: në vijim të fitores së tyre, polako – lituanezët vazhdojnë marshimin drejt Marienburg. Gjatë avancimit pushtohen kështjella të tjera të vogla (si për shembull Danzig, Thorn, Elbing) dhe vetëm më 26 korrik arrijnë në afërsitë e shtabit të përgjithshëm teuton. Ndërkohë Heinrich von Plauen, një prej kuadrove të paktë të mbijetuar, ka kohë që të organizojë mbrojtjen, ndërkohë që pas muajsh rrethimi polako – lituanezët detyrohen që ta lënë më 19 shtator. Nga këtu fillon dhe rimarrja e ndadaltë e kështjellave të humbura nga ana e kalorësve teutonë.

Kapitulli përmbyllës i kësaj lufte ndodh me Paqen e Thorn e shkurtit 1411, që në thelb parashikon një rikthim në situatën territoriale e para konfliktit.

Pasoja

Siç u tha në fillim, kjo betejë shënon fillimin e rënies së Urdhërit Teuton. Është e vërtetë se në sytë e bashkëkohësve kush ka dalë fitimtar, megjithëse fuqimisht i sprovuar, nga lufta është Urdhërit. Beteja e Tannenberg ka qenë me siguri episodi më i rëndësishëm i luftës së viteve 1409 – 1411 dhe një humbje fatale për Urdhëritn, që shikon t’i asgjësohen thuajse të gjithë vëllezërit dhe pjesën më të madhe e niveleve drejtuese të tij, megjithatë në fund të saj kush nxjerr fitimin më të madh është pikërisht ai, që shieh të paktën të rikonfirmohet situata përpara luftës. Megjithatë, ky episod ka kontribuar në shfaqjen pasuese e një koncepti themelor: konvertimit si akt lirie. Kjo ka vënë në dyshim veprën e teutonëve, për të cilët konvertimi është një akt force i imponuar nga jashtë, i ka minuar monopolin dhe, për pasojë, ka çuar në dobësimin e vetë arsyes së qenies të Urdhërit. Parabola rënëse që nis përfundon me shekullarizimin e Urdhërit në vitin 1525.

Së fundi, është për t’u nënvizuar impakti i fortë emotiv dhe imagjinar që ka pasur beteja në kujtesën kolektive e popujve të përfshirë. Në kujtesën historike të gjermanëve ajo ka mbetur për shekuj me radhë një episod i turpshëm i cili duhej shëruar (dhe kjo ndodhi me betejën e Tannenberg të vitit 1914, e interpretuar dhe e festuar si hakmarrja aq shumë e dëshiruar). Kurse në kujtesën historike polake është bërë një element kyç i historisë së tyre kombëtare, një prej momenteve të para të ndërtimit të kombit polak dhe i kundërvënies ndaj pushtimit të huaj.

(nga Storia Illustrata)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Junker dërgohet me urgjencë në spital për ndërhyrje, arsyeja…

Kreu në largim i komisionit evropian, Jean-Claude Juncker, është detyruar që të ndërpresë pushimet e tij për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent, ka deklaruar zyra e tij e shtypit.

“Jean-Claude Juncker u desh të ndërpresë pushimet në Austri për arsye mjekësore. Ai u dërgua përsëri në Luksemburg, ku do t’i nënshtrohet një kolecistektomie urgjente [heqjes kirurgjikale të fshikëzës së tëmthit],”tha zyra e tij, raporton “The Guardian”.
Juncker, 64 vjeç, ish-kryeministër i Luksemburgut, shëndeti i të cilit ka qenë subjekt i spekulimeve të përhapura për vite me radhë, do të tërhiqet si kryetar i komisionit më 31 tetor.

Ai do të zëvendësohet nga konservatorja gjermane Ursula von der Leyen, gruaja e parë që drejton institucionin që propozon ligje të BE-së, politikat e ekonomive të anëtarëve të bllokut dhe negocion marrëveshje tregtare në të gjithë botën.

Juncker njihet si miku i Ramës, ku deklaratat e tij të fundit ishin pro zgjedhjeve më 30 qershor. Ai njihet gjerësisht si një person që abuzonte me alkoolin, madje edhe takimet i zhvillonte i pirë.

Ditët e fundit e Vladimir Iliç Uljanovit, i mbiquajtur Lenin

Njeriu i konsideruar si “lideri politik më i rëndësishëm i shekullit të XX-të” mbylli sytë mbi 95 vite më parë pas një sëmundje të gjatë dhe të tmerrshme

Më 21 janar të vitit 1924 vdiq Vladimir Iliç Uljanovi, i njohur më mirë si Lenin, “politikani më i rëndësishëm i shekullit të XX” sipas Enciklopedia Britannica. Lenini qe lideri i revolucionit rus, kreu i parë i shtetit i Rusisë sovjetike dhe shpikësi i marksizëm – leninizmit, doktrinës që për më shumë se 70 vjet do të udhëhiqte Bashkimin Sovjetik dhe do të frymëzonte lëvizjet revolucionare e të gjithë botës. Kur vdiq, për shkak të një formë shumë të rëndë arterioskleroze, prej dy vitesh ishtë i paaftë që të lexonte, i bllokuar në shtrat apo në një karrige me rrota, i shoqëruar në çdo moment nga e shoqja, i shtrënguar si një fëmijë që mësonte sërish të shkruante e të fliste. Ishte vetëm 53 vjeç.

Treni i LeninitVladimir Iliç Uljanovi nuk do të ishte bërë kurrë Lenin sikur më 9 prill të 1917 të mos kishte hipur në një tren. Në atë kohë në Rusi Cari tashmë kishte rënë. “Revolucioni i shkurtit” e kishte përmbysur dhe e kishte zëvendësuar më një qeveri socialistësh të moderuar që e konsideronin Leninin dhe partinë e tij, bolshevikët, si ekstremistë të rrezikshëm. Lenini dhe krerët e tjerë bolshevikë që detyruar të jetonin në mërgim, ndërkohë që në Shën Petërsburg vendosej fati politik i vendit. Midis Leninit dhe Rusisë ishte e gjithë Europa e impenjuar në Luftën e Parë Botërore.

Qe qeveria gjermane, armike e Rusisë, ajo që vendosi ta hipë Leninin në një tren drejt Shën Petërsburgut. Në atë kohë Gjermania ishte në luftë me Rusinë në lindje dhe me Francën e Mbretërinë e Bashkuar në perëndim. Në ankth që të mbyllnin të paktën një prej dy fronteve, strategët gjermanët menduan që të dërgonin në Rusi kreun e revolucionarëve më ekstremistë dhe financimi i fushatës politike të tij ishte një mënyrë e mirë për ta rrëzuar përfundimisht vendin. I konsideruar si kokë e nxehtë revolucionare, Lenini do ta vinte më tej në bela qeverinë Kerensky dhe ka mundësi do ta shtrëngonte Rusinë të tërhiqeshin nga lufta. Plani i tyre pati një sukses të papritur dhe spektakolar. Lenini hipi në tren në Bernë më 9 prill 1917. Përshkoi Gjermaninë dhe nga aty arriti në Suedi, një vend në atë kohë neutral. Nga Stokholmi mori një tren të dytë dhe më 16 prill, pak përpara mesnatës, zbriti në stacionin e Shën Petërsburgut. Në harkun e 7 muajve, Lenini përmbysi qeverinë Kerensky gjatë revolucionit të famshëm të tetorit, vendosi regjimin e parë socialist në histori dhe firmosi paqen me Gjermaninë.

Volodja
Vladimir Iliç Uljanov ose, siç e quanin miqtë e tij më të ngushtë, Volodja, shkurtim i Vladimir, lindi nga një familje funksionarësh publikë më 22 prill 1870. Biografët e tij nuk bien dakor në përcaktimin e momentit se kur Volodja u bë revolucionar. Një prej episodeve më të rëndësishëm në këtë rrugëtim qe kur më 1887 vëllai i tij Aleksandër, anëtar i një grupi terroristësh të ekstremit të majtë, i dënua me vdekje pse kish kërkuar të vriste Car Aleksandrin e III. Një vit më parë i ati i kishte vdekur nga një hemoragji celebrale dhe Lenini hoqi dorë nga feja ortodokse. Pak vite më pas ishte bërë pjesë e disa rretehe revolucionare, më 1893 u arrestua për herë të parë dhe u dërgua në internim në Siberi për 3 vjet. Në atë kohë Volodja ndoshta ishte bërë Lenin. Një njeri, që siç shkroi më 1910 një kundërshtar i tij politik: “Për 24 orë në ditë ishte i impenjuar me revolucionin, nuk ka mendime të tjera përveç revolucionit dhe, kur fle, nuk ëndërron gjë tjeëtër përveç revolucionit”.

I kthyer në Rusi pas internimit, Lenini u bë një prej liderëve kryesorë të revolucionit të 1905 dhe u arratis sërish 2 vite më pas, kur forcat cariste arritën ta ndalojnë revoltën. Në periudhën e mëpasme konceptoi doktrinën e tij, atë që u bë e njohur si marksizëm – leninizmi: idenë se revolucioni socialist duhej të udhëhiqej nga një pararojë e kufizuar revolucionarësh profesionistë. 10 vite më pas e vuri në praktikë këtë doktrinë, kur bashkë me një grup të madh njerëzish të “pararojës revolucionare” të tij zbriti në stacionin e Shën Petërsburgut.

Iktusi i parë

Në mesin e 1921 revolucioni rus kishte fituar. Me habinë e madhe e të gjithë botës dhe ka mundësi të vetë liderëve bolshevikë, revolucionarët kishin arritur ta rrëzonin qeverinë Kerensky, të firmosnin një paqe të veçuar me Gjermaninë, të vendosnin një diktaturë dhe një regjim socialist. Ndërkohë i kishin mbijetuar një lufte civile, një ndërhyrjeje të fuqive të huaja, një pushtimi të dështuar të Polonisë, një serie revoltash fshatare dhe një zije buke, e nisur rastësisht, por më pas e përkeqësuar shumë, që vrau rreth 5 milion njerëz.

Në vitin 1921 kishte akoma përplasje më të ashtuquajturët “gardistë të bardhë” – kundërrevolucionarët monarkistë – dhe revoltat e fshatarëve, por Lenini dhe pararoja e tij e revolucionarëve profesionistë kishin një rend tjetër problemesh. Edhe pse luftimet nuk kishin munguar, lufta ishte tashmë e fituar: mbetej të shtyhej përpara një shtet. Ka mundësi kjo qe periudha ku Lenini ju nënshtrua presioneve më të forta. Një shembull i mirë i llojit punës që duhej të përballonte jepet nga axhenda e tij e 21 qershorit 1921 – një ditë absolutisht e zakonshme.

Në orën 11 të mëngjesit arriti në Moskë, në banesën e tij në Gorki dhe mblodhi menjëherë Byronë Politike, organin më të rëndësishëm të Partisë Komuniste. Në rend të ditës të mbledhje kishte: vënia rregull në parti, zija e bukës, Kongresi i 3-të i Kominternit, disa probleme fiskale, vizita e një senatori amerikan, kongresi i partisë së Moskës, që do të mbahej brenda pak javësh, propozimi i qeverisë kineze për të dorëzuar disa “gardistë të bardhë”, konfirmimi i ambasadorëve në Berlin dhe shumë çështje të tjera. Byroja Politike kishte përgjithësisht midis 20 dhe 40 çështje të ngjashme për t’i diskutuar në çdo mbledhje. Gjatë një pauze, Lenini ju përkushtua kalimit të kohës më të preferuar të tij: diktimit të notave dhe letrave. Atë ditë diktoi një dyzinë që kishin të bënin me tema si furnizimi me ushqim i Kaukazit verior, ligje agrare dhe politika pune. Pasi ka përfunduar së diktuari, ju kushtua leximit të korrespondencës dhe firmosjes së dokumentave financiare, ligjeve dhe lejeve të llojeve të ndryshme.

Siç e kishte pranuar në të kaluarën vetë ai, Lenini nuk ishte i përshtatshëm për këtë lloj stresi. Qysh i ri, kishte qenë një njeri emotiv. Nevrikosej lehtësisht dhe po aq lehtë binte në një gjendje xhindosjeje të egër: zbehej, gjendja e tij shpirtërore ishte nervore dhe i irritueshëm, fliste me ngut dhe në mënyrë të eksituar. Në vitin 1917 i shkroi së motrës: «Mezi arrin të punoj, pasi nuk arrij të mbaj nën kontroll nervat e mia». Nuk duronte që dikush t’i fliste, çohej në këmbë ose bënte zhurmë teksa fliste dhe qenë të famshme shpërthimet e tij thuajse histerike gjatë mbledhjeve të Byrosë Politike sapo perceptonte një mungesë minimale vëmendjeje. Rrëfëhet se e bezdisnin shumë tingujt e violinës.

Pavarësisht tolerancës së tij të ulët ndaj stresit, Lenini këmbëngulte që të merrej me gjithçka. Vëzhgues bashkëkohorë shkruan se ai kishte një obsesion në kuptimin e vërtetë të fjalës për hollësitë, për të cilat shpesh pretendonte që të merrej personalisht. Në administratën e pafundme të shtetit, kishte krijuar komisione në kuptimin e vërtetë të fjalës për t’u marrë me punët e vogla (popullorçe quheshin “komisione krimba”). Në verën e 1921 ka mundësi që ishte tashmë i sëmurë, edhe pse nuk ishte akoma e qartë se cila ishte patologjia e tij. Disa kanë hipotezuar për një formë sifilizi. Ka mundësi që ishte i prekur nga një dobësi gjenetike e sistemit vaskular të trurit (familjarë të ndryshëm të tij vdiqën për shkak të iktuseve apo aneurizmave). Stresi që i shkaktonte sasia e madhe e pushtetit që kishte akumuluar dhe mania e tij për të kontrolluar çdo aspekt të politikës ruse, ka mundësi që ia përshpejtuan me shpejtësi sëmundjen.

Gjatë pranverës së vitit 1922 dhimbjet e kokës të Leninit u bënë më të rënda, më të gjata dhe më të dhimbshme. Më 26 maj 1922 Lenini pati një iktus që e la të paaftë të fliste e të lëvizte për shumë ditë. Lajmi nuk u botua dhe deri në rrethin më të lartë të partisë përhapej informalisht. Ato ditë Leon Trotsky, një prej liderëve më të rëndësishëm të partisë, i konsideruar nga shumë si trashëgimtari natyral i Leninit, shkroi në kujtimet e tij: «Si mund ta besonim që Lenini mund të sëmurej dhe të vdiste tamam si një njeri normal?».

12×7
Agonia e Leninit zgjati për 2 vjet e gjysmë. Për të paktën 1 vit, kur akoma arrinte të fliste e të lexonte, mbeti në qendër të jetës së partisë ose të paktën e provoi. Atë vit vendosi 2 objektiva: të spastrojë (domethënë të mërgojë apo të vrasë) klasën e intelektualëve rusë (atë që ai e quante “jashtëqitja” e vendit) dhe të përcaktonte suksesionin e tij, ka mundësi duke penguar Josif Stalinin, një tjetër prej liderëve më rë rëndësishëm të partisë, që të bëhej lider i vendit pas vdekjes së tij. Fatkeqësisht për Rusinë, ia arriti vetëm me objektivin e parë.

Gjatë gjithë vitit 1922 Lenini u konsiderua lideri i Bashkimit Sovjetik: kur shkonin ta takonin në vilën e tij në Gorkij, liderët komunistë i afroheshin akoma me frikën e me adhurimin që i rezervohej një shefi të ashpër e të paparashikueshëm. Këshillat e tij dëgjoheshin, linjat e tij politike ndiqeshin në mënyrë të saktë. Gjatë atyre ditëve Stalini ishte ndoshta një prej të paktëve që e kishte kuptuar se Lenini nuk do të shërohej më kurrë.

Në fakt, shëndeti i Leninit ishte përfundimisht i kompromentuar – një gjë që sigurisht nuk mund të shprehej me zë të lartë nëqoftëse nuk donte të përfundonte në bodrumet e Lubjankës, selia qendrore e policisë sekrete e themeluar prej tij. Lenini e rifitoi përdorimin e fjalës pak javë pas iktusit, por humbi përgjithmonë aftësi të tjera. Në verën e 1922 mjekët e tij i kërkuan që të shumëzonte 12 me 7. Nuk qe në gjendje të jepte përgjigje. Gjëja e tronditi dhe kur mjekët e lanë vetëm kaloi 3 orët e mëpasme duke kërkuar zgjidhjen e shumëzimit. Në fund ia doli: e motra gjeti një copë letre ku Lenini kishte shkruar: 12+12 = 24, 24+12 = 36 e kështu me radhë.

Kur provonte të shkruante, nuk arrinte rezultate më të mira. Mjekët e tij thanë se një ditë Lenini kishte mbuluar 21 faqe më shkarravina fëminore dhe të pakuptueshme. Por në asnjë moment Lenini mendoi se këto probleme mund ta çonin tek dorëheqja nga postet dhe tërheqja në jetën private. Në ditët ku kishte harruar sesi shkruhej dhe si zgjidhej një problem i klasës së 3-të fillore, Lenini organizoi spastrimin e madh të intelektualëve, që çoi në deportimin e 200 midis artistëve e shkrimtarëve dhe në pushkatimin e shumë të tjerëve.

Telefonata

Gjatë verës dhe vjeshtës së 1922 Lenini vazhdoi të frekuentojë mbledhjet politike, edhe pse jo më me frekuencën dhe intensitetin e përpara sëmundjes. Në nëntor mbajti diskutimin e tij të fundit publik. Është interesante të nënvizohet sesi përmbledhjet e shkruara nga anëtarët e Byrosë Politike në ato ditë kërkojnë që ta evidentojnë në mënyrë obsesive se Lenini “fliste në mënyrë të qartë” apo se “dukej që kishte pushuar”. Një pjesë e mirë e lidershipit sovjetik e kishte kuptuar tashmë se Lenini nuk do të mund ta drejtonte më vendin. Por shumë nuk ia thonin një gjë të tillë as vetes. Lenini ishte më i sinqertëë dhe pas diskutimit të tij të fundit i rrëfeu së motrës se në një moment të caktuar e kishte harruar krejtësisht se çfarë kishte thënë deri një moment më parë dhe sesi do të duhej ta vazhdonte diskutimin.

Stalini ishte ka mundësi një ndër të paktit që e kishte pranuar situatën dhe po punonte intensivvisht për të siguruar suksesionin e Leninit, sipas disa historianëve, qysh nga 1920 i kishte rregulluar gjërat  në mënyrë që të eliminonte rivalin e tij kryesor Trotzky, sapo Lenini të mbyllte sytë. Sigurisht, gjatë 1922 Stalini e kishte siguruar suksesionin dhe e demonstroi mjaft qartë një gjë të tillë. Në verën e 1922, pas këshillës së mjekëve, Byroja Politike vendosi që ta mbante Leninin të izoluar nga politika: askush nuk duhej ta informonte më për atë që ndodhte në Moskë apo të kërkonte këshillat e tij. Stalini i ngarkua që ta mbante karantinën.

Midis 15 dhe 20 dhjetorit 1922 Lenini pati një iktus të dytë, që e la sërish të paralizuar dhe të paaftë që të fliste për shumë javë. Më 23 dhjetor Stalini mësoi se gruaja e Leninit, Nadezhda Krupskaya, nuk kishte respektuar urdhërat për ta mbajtur Leninin të izoluar nga jeta politike. Krupskaya mendonte se politika ishte gjëja e vetme që e mbante në jetë burrin e saj. Pavarësisht urdhërave të Stalinit, vazhdoi që ta ndihmojë të shkruajë letra dhe nota të drejtuara anëtarëve të ndryshëm të partisë, t’i lexoje gazetat dhe ta mbajë të informuar për çka ndodhte në Rusi. Kur e mësoi, Stalini i telefonoi Krupskaya. Sipas rrëfimeve, që një telefonatë jashtëzakonisht nervoze e dramatike dhe gruaja e Leninit në fund qe e dëshpëruar.

Nuk dihet se çfarë i thanë njëri tjetrit. Sipas disa rrëfimeve, Stalini e sulmoi me egërsi pse kishte shkelur karantinën e vendosur burrit të saj nga partia. «Ndarja e shtratit me të», duket se i ka thënë Stalini, «nuk të jep të drejtën që të vendosësh për të. [Lenini] i përket partisë shumë më tepër sesa ty». Sipas disave, Stalini kishte përdorur shprehjen “të ndash nevojtoren” në vend të “të ndash shtratin”, dhe e kishte quajtur “putanë” Krupskaya. Lenini nuk mësoi për këtë bisedë deri në marsin e 1923. Mjekët, që nuk kishin ide se çfarë kishte ndodhur, shkruan se atë ditë Lenini kishte pësuar “një përkeqësim të pashpjegueshëm të gjendjes së tij”.

Kongres – kongres 

Incidenti në telefon e bindi Leninin se Stalini nuk ishte njeriu i duhur të cilit t’i besonte suksesionin e vet. Në letrat e tij të fundit, të shkruara midis dhjetorit të 1922 dhe janarit të 1923, Lenini kishte lënë amanetet e tij: vija drejtuese për një reformë të partisë dhe opinione personale lidhur me liderë të ndryshë. Nuk qe i butë me askënd, por qe jashtëzakonisht i ashpër me Stalinin dhe la të kuptohej se Trotsky ishte pasuesi më i përshtatshëm. Testamenti i Leninit, siç u quajtën këto letra, u neutralizua lehtësisht nga Stalini, që tashmë e kontrollonte faktikisht të gjithë makinën e partisë (edhe Trotsky, për shkakt të kritikave i të cilave ishte objekt tek letrat, kontribuoi që të mos jepej shumë publicitet testamentiti, duke i dhënë kështu një ndihmë vendimtare Stalinit për t’u çliruar prej tij).

Gjithsesi, kur shkroi testamentin, Lenini nuk dinte akoma për telefonatën. Në marsin e 1923 e shoqja i tregoi episodin (ishte dita kur mjekët vërejtën një përkeqësim të “pashpjegueshëm” të gjendjes së tij). Në përgjigje, i shkroi Stalinit një letër shumë të ashpëër ku e kërcënonte se do të ndërpriste çdo marrëdhënie me të në rast se nuk i kërkonte falje së shoqes. Përgjigja e Stalinit qe po aq e ashpër. I shkroi se kishte bërë atë që duhej bërë dhe se po të ishte e nevojshme, do të kishte kërkuar falje, por mendonte se nuk kishte bërë asgjë të gabuar. Lenini nuk arriti t’i përgjigjej kurrë. Më 9 mars pati iktusin e fundit, u bë i paaftë që të fliste dhe me pjesën e djathtë të trupit komplet të paralizuar.

Qysh nga ajo ditë asnjë prej liderëve komunistë nuk shkoi më ta takojë. Nganjëherë liderët e partisë shkonin në vilën e tij në Gorkij dhe nga larg e shikonin teksa shëtitej në park në karrige me rrota. Shpesh ndodhte që në ato momente të shikonin gruan e tij të kërkonte që ta mësonte sërish të fliste. Lenini nuk e fitoi më aftësinë e të folurit, por për disa muaj arriti të shprehej me një lloj gjuhe me shenja dhe ndonjë njërrokësh. Në librin e tij “Koba The Dread”, shkrimtari Martin Amis vëren se në atë situatë lideri revolucionar mund të mbështetej mbi një ngushëllim të vogël. Ato pak njërrokëshe që arrinte të shqiptonte qenë megjithatë njërrokësha politikë”fshatar, proletar, popull, revolucion dhe, sidomos, sezd-sezd, “kongres – kongres”.

Fundi

Pas iktusit të tretë, Lenini jetoi për rreth 1 vit. Shumë udhëheqës sovjetikë në kujtimet dhe në diskutimet e tyre kanë tregyar për biseda intensive dhe të iluminuara me Lenin gjatë këtyre muajve. Gjithsesi, bëhet fjalë për shpikje propagandistike: tentativa për t’u akredituar si leninistë deri në fund pas vdekjes së liderit të madh. Një prej këtyre shembujve të propagandës së pasvdekjes është rrëfimi që bëri një prej truprojave të tij. “Në vjeshtën e 1923”, rrëfeu ai, “në Gorki u soll një kolltuk si dhuratë nga ana e Partisë Komuniste Angleze”.

Sipas rrëfimit, Lenini e vërejti paksa kolltukun dhe përmendi emrin e një shoku të vjetër që kishte humbur këmbët gjatë luftës civile: «Le t’ia dërgojmë kolltukun! Ai nuk mund të ecë, kurse unë nuk kam nevojë akoma për kolltukun». Në realitet, ato ditë vështirë se Lenini mund të kujtonte ndonjë gjë që kishte ndodhur po atë mëngjes dhe tashmë ishte i paaftë që të shprehte ndonjë koncept të çfarëdoshëm koherent. Një përshkrim më i besueshëm për atë periudhë vjen nga një piktor që u dërgua në Gorki për të bërë një portret të tij. “[…] I ulur në kolltuk, i mbuluar me një kuvertë dhe duke shikuar drejt nesh me një buzëqeshje të shtrembër, i pafuqishëm dhe fëminor si një njeri në fëmijërinë e tij të dytë, Lenini mund të shërbente vetëm si ilustrim i sëmundjes së tij dhe sigurisht që jo si një model për portret”.

Në dhjetorin e 1923 Lenini dukej sikur kishte bërë përparime. Me ndihmën e një bastuni dhe të një shoqëruesi ishte bërë në gjendje të ecte pak hapa. Por nëse gjendja e tij fizike dukej se po përmirësohej, nuk kishte shenja të një përmirësimi në aftësitë e tij mendore. Në tetor Lenini la të kuptohej me gjuhën e tij të shenjave dhe të fjalëve njërrokëshe se dëshironte të bënte një vizitë në Moskë. Duke parë kushtet e tij, të paktën ato fizike, mjekët ia plotësuan dëshirë. Askush nuk i doli në Moskë që ta priste. Lenini u dërgua që të bëjë një vizitë ne sallat e mbledhjeve të boshatisura, u dërgua në studion e tij të braktisur ku zgjodhi disa libra për t’i marrë me vete (ka mundësi që i zgjodhi në mënyrë krejtësisht të rastësishme, duke qenë se prej muajsh ishte i paaftë që të lexonte). I bënë një shëtitje nëpër qytet dhe më pas në panairin e bujqësisë e të punëve të krahut, por duke qenë se po binte shi, mjekët vendosën që ta shëtisnin me makinë. Në mbrëmje, pasi ka njoftuar Kremlinin dhe e ka lajmëruar për librat e marrë nga Lenini, grupi u kthye në Gorki.

Pak muaj më pas, natën e 20 janarit 1924, Lenini pati krizën e fundit. Bashkëshortja e tij e përshkroi kështu atë mbrëmje: “[Pasi i ka dhënë për të pirë lëng supe dhe kafe] Filluam të dëgjojmë një gurgullimë të dalë nga gjoksi. Sytë i dukeshin gjithnjë e më pak me jetë. [Infermierët e tij] po e mbanin fizikisht të ulur, ai ankohej herëpashere, trupi i dridhej. Në fillim i kam mbajtur dorën e ngrihtë e të djersitur, por më pas kam parë peshqirin që bëhej i kuq dhe shenjat e vdekjes në fytyrën e tij të zbehtë. Profesori Foerster dhe Doktori Yelistratov provuan t’i bëjnë frymëmarrje artificiale, por më kot. Nuk qe e mundur të shpëtohej”.

Lenini vdiq në orën 18 e 50 minuta të 21 janarit 1924, 3 muaj përpara përvjetorit të tij të 54-ët, dy vite e gjysmë nga iktusi i parë. Mjekët që i bënë autopsinë u habitën sesi kishte jetuar aq gjatë dhe për faktin që kishte arritur të ruante një aftësi minimale komunikuese. Raporti i autopsisë është jashtëzakonisht eksplicit.

Skleroza e sistemit qarkullues të trurit të tij kishte arritur në pikën që disa enë gjaku i qenë kalcifikuar krejtësisht. Kur goditeshin nga instrumentat e kirurgut, lëshonin një tingëllimë sikur i bihej gurit. Paretet e shumë enëve qenë aq të bllokuara sa që as një qime floku nuk mund të kalonte ndër to. Për këtë motiv, pjesë të tëra të trurit të Leninin nuk merrnin gjak të freskët.

Për dekada të tëra këto detaje mbi fundin e liderit të Bashkimit Sovjetik ju fshehën opinionit publik. Trupi i Leninit u ekspozua për 5 ditë dhe i vizitua nga rreth 1 milion njerëz. Menjëherë më pas nisi procesi shumë i vështirë e balsamosjes së trupit të tij, që akoma sot ruhet në mauzoleum në Sheshin e Kuq të Moskës (ironikisht, qe pikërisht Lenini ai që pak vite më parë kishte urdhëruar të hapeshin sarkofagët dhe varret e shenjtorëve për t’u treguar rusëve se ruajtja e mrekullueshme e trupave ishte vetëm një legjendë).

Përpjakja e fundit e Leninit, për ta penguar Stalinin që ta pasonte, dështoi krejtësisht. Pak pas vdekjes së tij, Stalini mori drejtimin e partisë dhe brenda pak vitesh u bë padroni absolut i Rusisë, duke nisur një epokë terrori, zishë buke, deportimesh dhe ekzekutimesh në një shkallë shumë më të madhe se ajo e imagjinuar ndonjëherë nga Lenini. Kryeministri britanik Winston Churchill, që bile ishte shumë kritik ndaj tij, shkroi se vetëm Lenini mund ta ndalonte Rusinë nga marrja e kësaj rruge tragjike: «Fatkeqësia e parë më e madhe e Rusisë ka qenë lindja e Leninit. E dyta në radhë ka qenë vdekja e tij».

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Të hënën protestë e fuqishme: Shkodra në këmbë kundër kapjes së qeverisjes vendore nga kryekrimineli Edi Rama

Shkodra dhe qytetarët e saj nuk mund të bien kurrësesi dakord me një kryebashkiak të dënuar për trafik droge.

Ndaj dhe ditën e hënë kryeqendra e Veriut të vendit do të ngrihet sërish në protestë për t’i dërguar edhe një herë mesazhin krimit të veshur me politikë se, Shkodra dhe shkodranët nuk kanë lidhje me botën e saj të errët.

Protesta e rradhës është parashikuar për ditën e hënë, ora 10:00, para Prefekturës së Shkodrës.

Postimi i plotë i Xhevdet Amulit

Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga qytetarët e Shkodrës.

Por mesazhi i tyre qytetar dhe i kulturuar po përdhoset nga Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij në Shkodër.

I bëjmë thirrje qytetareve të Shkodrës pa asnjë ndasi politike, që ditën e hënë, ora 10.00, të bëhemi të gjithë bashkë, që zëri dhe vullneti jonë të mos përdhosen nga vullneti i vetëm një njeriu. Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo lodër në dorën e Edi Ramës.

Takohemi të hënën, ora 10.00, përpara Prefekturës së Shkodrës, për të vijuar paqësisht protestën tonë, në mbrojtje të demokracisë dhe për të shprehur refuzimin për kapjen e qeverisjes vendore nga krimi e korrupsioni.

#partiademokratikeShkodër #pd #XhevdetAmuli

Basha-Ramës: Arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze

Kreu i PD, Lulzim Basha reagon sërish lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur ditën e djeshme, e cila i kushtoi jetën 2 punëtorëve, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur nga rrëzimi i një skele.

Lideri i opozitës akuzon kryeministrin Edi Rama, i cili edhe sot, 24 orë pas ngjarjes së rëndë me 2 viktima dhe 3 të plagosur, nuk ka bërë asnjë deklaratë.

“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”, shkruan Basha në reagimin e tij në Tëitter.

Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra janë punëtorët që mbetën të pajetë nga shembja e një skele në një pallat 13 katësh në lagjen “Faik Konica” në Tiranë. Brahimaj, 31 vjeç dhe Kodra 36 vjeç u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës e cila u shemb nga gjithë lartësia e pallatit duke i zënë ata poshtë. Tre punëtorë të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë.

Genti Bardhi , 29 vjeç Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç janë të plagosurit të cilët kanë shembje dhe plagë thuajse në gjithë trupin.

Spahia thirrje socialistëve: Të bëhemi bashkë për Shkodrën!

Nga Bardh SPAHIA

Thirrja ime qytetare u drejtohet së pari ju socialistëve, antidemokratë, apo quajeni veten si të dëshironi.

Mos u bëni palë me krimin kundër qytetit tonë të përbashkët!

Mos u bëni palë me të keqen kundër të tashmes e të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë!
Mos u bëni mbështetje për kë është marrosur, e nuk di c’bën!

Unë njoh shumë nga socialistët apo “antidemokratët” e ndershëm të qytetit tonë të përbashkët. Të gjithë ne i kemi shpesh komshij, në lagjet e rrugicat tona, e gjithmonë mbaj mend, se njëlloj reagonim bashkë kundër hajdutëve, krimit e kriminelëve, kundër të keqes në cdo formë të saj, sa herë ka tentuar të prekë “shtëpitë” tona.

E pra ky qytet dhe ky vend është yni, i njerëzve të ndershëm e punëtorë, me bindje pro njërit apo kundër tjetrit, por s’mund t’ia lemë në dorë krimit, as të qytetit tonë, e as atyre, që përmes krimit, në qytetin tonë e në mbarë Shqipërinë, duan me cdo kusht, të zgjasin pushtetin e të shtojnë pasurinë e tyre.

Prandaj, të dashur bashkëqytetarë, të qytetit tonë të mrekullueshëm, le të bëhemi bashkë, për t’i dalë zot vendit ku jemi rritur, e ku kemi kujtimet më të bukura! Le të bëhemi të gjithë bashkë kundër të keqes, që sot s’ka më asnjë ngjyrë politike.

Nuk është më as rozë, as mavi, por thjesht e zezë, që i vërtitet vendit tonë për t’i marrë frymën, për t’i thithur gjakun, e cdo të mirë e burim jetësor. Sot nuk bëhet më fjalë për politikë, për shkëmbim a përplasje idesh. Sot është dita e koha, t’i dalim zot qytetit dhe vendit tonë, e të mos ia lemë të ardhmen e fëmijëve tanë, në dorë të krimit.

Socialistët e ndershëm nuk kanë lidhje me krimin dhe nuk duhet të pranojnë të bëhen fasada e tij. Duhet të ulërasin me forcë për dinjitetin e nëpërkëmbur, e të mos pranojnë t’u mbyllet goja nga përfaqesuesit politikë të krimit. Krimi është minorancë shumë e vogël. Ata janë pak, shumë pak.

Bashkëqytetarët tanë e thanë fjalën e tyre, duke u distancuar, e duke e braktisur modelin e krimit, në më pak se 5% edhe pse të kërcënuar e të detyruar, respektoni vullnetin e tyre, nëse doni të keni vlerësimin e tyre. Kush nuk e kupton këtë raport bazik, vec sa e thellon hendekun, me një shoqëri e një qytet të tërë.

Ne qytetarët e Shkodrës së traditës, demokracisë e qendresës, artit dhe kulturës jemi shumë më shumë, e qytetin tonë, nuk do ia leshojmë kurrë krimit dhe përfaqësuesve politikë të tij! Eshtë një sprovë ku secili duhet të reflektojë mbi pozicionin e vet! Koha për të zgjedhur pozicionimin mes të drejtës a të keqes është tani! Nesër do jetë vonë!

“Sot ke mbi supe edhe dy viktima të tjera”, deklarata e fortë e ish-deputetes ndaj Veliajt

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, reagon lidhur me ngjarjen e djeshme në Tiranë, ku si pasojë e shembjes së një skele humbën jetën 2 punëtorë dhe u plagosën 3 të tjerë.

Sipas Pampurit, kjo ngjarje shton viktimat e pafajshme në listën e mëkateve të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Sot ke mbi supe edhe dy viktima të tjera, dy djem nënash, që iu ndërpre në mes, një jetë e pa jetuar”, i drejtohet ish deputetja demokrate Veliajt.

Postimi i plotë i Pampurit

Prape ti Erjon Veliaj…

U shtuan viktimat e pafajshme ne listen tende te mekateve. Ti qe je shnderruar ne zhurmues te ekraneve, sot ke mbi supe edhe dy viktima te tjera, dy djem nenash, qe iu nderpre ne mes, nje jete e pa jetuar.

Nje jete e veshtire, fale se ciles u detyran te punojne sipas standarteve te mashtruesve si puna jote. Po c’je ti mor cun, qe nuk ndalesh, qe nuk reflekton, qe nuk te vret ajo pak ndergjegje nese ke apo ke patur ndonjehere, si te ze gjumi me gjithe keto vjedhje e viktima, si del e u flet qytetareve te Tiranes, i sigurt se nuk te kane kuptuar.

Por mesa duket kur cdo turp e ke pertypur, e cdo norme e ke shkelur, nuk te ben me pershtypje asnje gje. U prehshin ne paqe shpirtrat e dy djemve te rinj, Zoti e ligji ndeshkofte ata qe mendojne nga mengjesi ne darke se si tu pijne gjakun e t’i hane kockat ketyre qytetareve.

Media franceze: Kandidati i Ramës në Shkodër mashtroi drejtësinë, ishte i dënuar për drogë

*Courrier des Balkans / E shtunë, 17 gusht 2019

Kryetari i zgjedhur i Shkodrës, qyteti me i madh i Shqipërisë së veriut, socialisti Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen në 14 gusht, pak para se të bënte betimin: opozita zbuloi se ai ishte dënuar në vitin 2003 në Itali për trafik droge.

Valdrin Pjetri, kandidati socialist për kryetarin e Shkodrës, i zgjedhur në zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit të bojkotuar nga opozita, u dënua nga një gjykatë italiane në 2003 me 18 muaj burg për trafik droge.

Partia Demokratike (PD) bëri publike dokumentet e drejtësisë italiane në 13 gusht, duke zbuluar arrestimin e tij në flagrance më 27 janar 2003. Valdrin Pjetri u debua më pas nga Italia, dhe u ndalua te hyje ne Itali për dhjetë vjete.

Sipas ligjit për dekriminalizimin, personat që janë dënuar nga gjykatat nuk mund të marrin  funksione publike dhe fshehja e dënimeve është vepër penale. Meqenëse ai duket se ka gënjyer për të kaluarën e tij, Valdrin Pjetri duhet të përgjigjet para drejtesise.

Nën qeverinë e Edi Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë, duke u bërë kreu i ZRPP, e me vone prefekt i Shkodrës.

Edi Rama më pas e emeroi si kandidat të Partisë Socialiste (PS) per kryetar të Bashkisë Shkodër, në kundërshtim me vullnetin e bazes ne Shkoder.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi akuzat e Valdrin Pjetrit filluan të dalin, kryeministri e emëroi atë drejtues politik të PS për rajonin e Shkodrës, duke zëvendësuar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Me daljen ne drite te dokumenteve italiane, Edi Rama shprehu habinë e tij, duke pretenduar se nuk di asgjë për të kaluarën e Pjetrit. Deri në ditën e fundit, Pjetri mohoi qe te kish qene i denuar ndonjehere. Por sipas te dhenave nga kufiri shqiptar, fel se Pjetri nuk u kthye kurrë në Itali gjatë 10 vjeteve te denimit.

Sipas opozitës, Kryeministri Rama ishte jo vetëm i vetëdijshëm për të kaluarën e  kandidatit te tij, por ai e kish  promovuar vetëm për shkak të lidhjes se tij me rrjetet kriminale.  Lulzim Basha, kreu i PD, tha: “çështja Pjetri nuk është rastësi.  Kjo është prova e fundit që Edi Rama ka konsoliduar pushtetin e tij duke u mbështetur në rrjetet kriminale, dhe se ai punon për këto rrjete”. Sipas tij, tetë kryetarë të tjerë jane te perfshire në raste të tilla.

Nderkohe kryeministri reagoi në Tëeeter ne lidhje me kete çeshtje: “Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”

Edi Rama theksoi gjithashtu se Valdrin Pjetri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për vetëdeklarimin e rremë.

“Eshtë koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.” tha Rama. /Syri.net

* Courrier des Balkans është një revistë franceze e specializuar që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar per Europën Juglindore.

https://www.courrierdesbalkans.fr/Albanie-Shkodra-Rama-Pjetri-demission?fbclid=IëAR2Ë-NSOAEMrX9-HQFil5tKëIVeLAQDAmlGëL_UspvbCT9l22nuTgUv_hY4

Pjerin Ndreu do të ikë me pranga në duar nga Bashkia e Lezhës

?????????????????????????????????????????????????????????

Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, i është kundërpërgjigjur sot, Pjerin Ndreut, kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Lezhë se ai do të dalë me pranga para drejtësisë, ashtu si çdo mbështetës tjetër i kryeministrit i kapur në përgjime, me prova dhe fakte, për vjedhjen e votave. Reagimi erdhi pas një mesazhi të Ndreut në Fb për kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

Ivi Kaso i ka sjellë në kujtesë Ndreut edhe përgjimet ku Pjetri dëgjohet duke i bërë presion drejtorit të një shkolle që të detyrojë njerëzit të votojnë për PS-në dhe ka theksuar në vijim: “Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.

Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm!

Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!

Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!”, ka përfunduar me ironi Kaso.