25.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

PD Shkodër paralajmëron Ramën dhe zagarët e tij: Larg duart nga Shkodra!

Partia Demokratike e Shkodrës paralajmëron Edi Ramën. Rama ka urdhëruar Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Cesk Millja për të thirrur mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak, pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e postit të kryebashkiakut.

Mbledhja synon ligjërimin e këtij këshilli të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe është parashikuar të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në orën 11:00.

PD, në një reagim, i bën thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, “të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste”.

Gjithashtu, PD Shkodër fton qytetarët të bashkohen në protesta.

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE DEGA SHKODER

Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës.

Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve.

I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste.

E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!

Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!

Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj!

Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëtia shkodrane ka promovuar në histori.

Çmenduria e radhës! Rama kërkon Shkodrën pa zgjedhje! Ja dokumenti

Edhe pse Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen, Prefekti i Qarkut të Shkodrës ka thirrur mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak. Sipas dokumentit të postuar, mbledhja synon ligjërimin e këtij këshilli të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Burime bejne me dije se mbledhja e thërritur nga prefekti Cesk Millja, do të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e hënë në orën 11:00.

Sipas dokumentit, me firmen e prefektit, ne piken tre te tij theksohet se ne mbledhje do te behet edhe “Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë Shkodër”.

Nderkohe qe ne kushtet e doreheqjes se Pjetrit, mesohet se ka nje skenar sipas te cilit PS-ja te marre bashkine e Shkodres pa e cuar me pare ate ne zgjedhje.

Konkretisht fjala eshte te behet emërimi nga këshilli i ri i një nënkryetari që do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të dorëhequr.

Nderkohe qe Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton rastet, se kur mund të komandohet një nënkryetar në pozitat e kryetarit te bashkise.

Sipas Nenit 61, “kur kryetarit të bashkisë i mbaron mandati përpara kohe, për çfarëdo lloj arsye, vendin e tij, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri, e zë një nga nënkryetarët:

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë.”

Ligjerisht, komandimi mund të bëhet vetëm kur mandati mbaron “para kohe”. Kjo do të thotë; vetëm kur kryetari i bashkisë ndërron jetë, dorëhiqet apo pushohet pa plotësuar mandatin 4 vjeçar të përcaktuar nga ligji. /Panorama/

 

Tragjedia me dy të vdekur dhe tre të plagosur, Arben Malaj: Të hetohet Veliaj!

Ish-ministri socialist i Finacave, Arben Malaj ka shpërthyer me kritika ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj pas tragjedisë së djeshme ku u shemb skela ku po riparohej fasada e një pallati dhe gjetën vdekjen dy punëtorë dhe tre të tjerë u plagosën.

Ai shkruan se asnjë leje për fillim punime nuk jepet nga investitori pa verifikuar certifikimet teknike të çdo punonjësi jo thjesht të administratorëve.

Malaj shprehet se duhet një hetim i shpejtë, efektiv dhe larg çdo deformimi ku pjesë e hetimeve të jetë dhe bashkia e Tiranës.

Reagimi i plotë

Kjo tragjedi ndodhi shume afer shtepise time. Me disa prej punonjesve pershendeteshim disa here gjate dites. Vdekja e dy prej tyre dhe plagosja e tre shokeve te tyre te dhemb ne shpirt. Bashkia bene mire qe stimulon investimet e perbashket me komunitetit, por kontrolli i pare per cdo punim eshte certifikimi i punonjesve sidomos ne ndertim kaq specifike deri ne 15 apo 20 kate.

Asnje leje per fillim punime nuk jepet nga investitori pa verifikuar certifikimet teknike te cdo punonjesi jo thjeshte te administratoreve.
Bashkia e Tiranes ka nje rregullore per keto punime dhe ngritjen e nje komisioni Mbikeqyres per keto punime.

Pas kesaj mbikeqyrja ne teren nga Bashkia eshte e qartesuar ne rregulloren perkates. Nje nga fitimet abuzive te kompanive ne Shqiperi eshte kostua e investimeve fizike dhe trajnuese e stafeve. Ata nuk paguajne per trajnimet dhe pajisjet teknike te dmd. Keto fitime abuzive shpesh perfundojne me vdekje dhe plagosje te punonjesve. Pra fitimet jane kriminale.

Hetimi duhet te jete i shpejte dhe efektiv. Larg cdo nderhyrje deformuese. Bashkia e Tiranes duhet te jete pjese e hetimeve. Ndersa aksioni i lyerjeve te pallatave duhet te mos nxitohet, te behet vetem kur kompanite por edhe cdo punonjes I tyre, kane trajnimet dhe certifikimet e detyrueshme te sigurise ne pune. U prefshin ne paqe viktimat e pafajshme te kesaj tragjedie. Ngushellime familjareve, miqeve dhe shokeve te tyre! Arbeni

Voltana Ademi nuk lëviz nga zyra, banda në qeveri plan për ta pushtuar Bashkinë

Legjislacioni ynë është i qartë: kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër.

Dorëheqja e kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri, para se ai të betohej, ka sjellë një gjendje të pandeshur më parë në Shqipëri në lidhje me ushtrimin e pushtetit vendor.

Media pranë qeverisë kanë filluar të përgatisin opinionin publik se kryebashkiakja e tanishme Ademi duhet të largohet më datën 20 gusht, data e fundit kur duhej të merrte detyrën kryebashkiaku i ri, dhe funksionet e kryebashkiakut t’i komandohen përkohësisht njërit prej nënkryetarëve aktualë të Bashkisë Shkodër.

Sipas kësaj linje qeveritare, Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës, i cili do të konstituohet të hënën më datën 19 gusht, duhet të shpallë mbarimin e mandatit të zonjës Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

Por nëse qeveria do të zbatojë këtë skenar, ajo do të jetë shkelë në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

Së pari, Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton qartë rastet kur mund të komandohet një nënkryetar në krye të bashkisë. Pikërisht, Nenit 61 përcakton se kur kryetarit të bashkisë i mbaron mandati përpara kohe, për çfarëdo lloj arsye, vendin e tij, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri, e zë një nga nënkryetarët:

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë.”

Është e qartë se komandimi bëhet vetëm kur mandati mbaron “para kohe”, pra kur kryetari i bashkisë ndërron jetë, dorëhiqet apo pushohet pa plotësuar mandatin 4 vjeçar të përcaktuar nga ligji.

Ky nuk është rasti i Bashkisë së Shkodrës, pasi Zonja Ademi do ta përfundojë normalisht në kohë mandatin e saj.

Ligji për Qeverisjen Vendore përcakton qartë se kur mbaron mandati i një krebashkiaku. Neni 60 pika 4 përcakton:

“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”

Kjo do të thotë se, ndryshe nga pretendimi që po qarkullon qeveria, mandati i zonjës Ademi përfundon në momentin kur do të betohet kryebashkiaku i ri i dalë nga zgjedhjet lokale.

Kjo do të thotë se ajo duhet të qëndrojë në zyrë deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, kurdoqoftë ky moment.

Data 20 gusht që propagandojnë mediat qeveritare, do ishte data e mbarimit të mandatit të saj, nëse atë ditë do të betohej Valdrin Pjetri, por duke qenë se ai është dorëhequr dhe nuk do të betohet, bie data 20 si datë e mbarimit të mandatit të Zonjës Ademi.

Nëse Këshilli Bashkiak i ri i Shkodrës do të përpiqet ta zëvendësojë zonjën Ademi me ndonjë nga nënkryetarët apo çdo person tjetër të komanduar, ai do të shkelte si frymën edhe gërmën e ligjit.

Ligji nuk i jep asnjë komptencë Këshillit në një gjendje si e tanishmja. Në rastin më të mirë, ai duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për intepretim, por kjo Gjykatë nuk ekziston. /Exit.al

Video skanaloze si kafsha e Porto Palermos sulmon turistët

Dalin pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo nga pronari i një lokali, Mihal Kokëdhima. Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Dje, Policia e Sarandës i ka vënë prangat pronarit të një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokëdhimës, 51 vjeç, i cili pushtoi mediat ditën e djeshme. Kokëdhima akuzohet tani për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

Kokëdhima, me një agresivitet të parë, sulmoi një grup turistësh spanjollë që kishin shkuar në lokalin e tij dhe në fund fare, u shkatërroi edhe furgonin me të cilin ata udhëtonin. Ai hipi mbi kofano dhe u godiste me grushta xhamin e përparmë për gati 3 km, skenë kjo që u filmua nga turistët e tmerruar. Videoja tani është në duart e Policisë dhe skena paraqitet sa qesharake, e pabesueshme, aq dhe tronditëse.

Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi në lokalin e tij, ndaj Kokëdhima që s’e ka duruar t’i kthenin shpinën, u është vërsulur atyre në një akt të paprecedentë.

Policia e Sarandës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera mbi konfliktin e djeshëm në një lokal në Himarë, e kanë arrestuar 51-vjeçarin.

Kokëdhima, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre. Ai është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

Ironia e ministrit Klosi…

Këta janë turistët spanjollë, që përjetuan  momente tmerri dje në një lokal në Porto Palermo, ku nuk u shërbyen si duhet. Midis tyre, edhe fëmijë. Pronari i lokalit, tepër agresiv, iu vërsul atyre me fyerje dhe duke i sulmuar e si të mos mjaftonte, hipi deri edhe mbi kofanon e furgonit të tyre, në lëvizje, duke goditur xhamin e përparmë derisa e theu.

Mëngjesin e sotëm, tek ata ka trokitur Blendi Klodi, ministri i Turizmit, me një tufë lule në dorë për t’u kërkuar ndjesë për atë sjellje që shokoi mbarë shqiptarët më shumë se të huajt.

Klosi, krahas fotove të publikuara sot, ka lënë mesazh në Fb: “Në mëngjes, me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë”.

Banda i sulmon makinën qytetarit nën hundën e policit, reagimi i fortë i Berishës

Një pushues në Ksamil është larguar prej andej i hidhëruar dhe indinjuar pas një ditë që supozohej të ishte çlodhëse. Makinën e gjeti të dëmtuar rëndë, por ajo që e bënte më irrituese situatën ishte indiferenca dhe karshillëku i patrullës së Policisë që ishte në vendin e ngjarjes.

“Hajnat dhe shteti janë një”, ky qe konkluzioni në të cilin doli, qytetari në fjalë. Mesazhin e tij me fotot denoncuese i ka publikuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka mbështetur plotësisht.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha

Hajnat dhe shteti janë një! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Z. Berisha, së pari ju uroj të jeni me shëndet të plotë.

Jam A.V.me nr tel ….

Po ju përshkruaj një ngjarje që më ndodhi sot në Ksamil, te Tre Ishujt. Parkoj 30 m larg resortit “Bianko” te Tre ishujt në Ksamil.

Nga ora 18.30 shkoj të marr makinën, e cila ishte e rrjepur. Përballë – patrulla e Policisë.

Ajo që më bën përshtypje, sa u drejtohem që të shohin makinën, më thonë se sa kishin marrë turnin.

Në mes të ditës dhe kamerave ndodh gjithçka. Nuk flas për vlerën e dëmit, por familjarisht jemi të indinjuar sepse hajnat dhe shteti janë një.

Në foto është numri i saktë i policit, që ruante hajdutët dhe për këtë jam i bindur! Me respekt!

Basha përkujton 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit: Edhe sot mundohen të mbajnë gjallë aparteidin ndaj kësaj zone

Kreu i opozitës, Lulzim Basha përkujton 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit. “U varën e u pushkatuan 14 mirditorë, si pjesë e strategjisë së terrorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës. Edhe sot shohim se si mundohen të mbajnë gjallë aparteidin ndaj kësaj zone, me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të saj zyrtarë gjakshprishur e përfaqësues të krimit”, shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i poltë i kryetarit Basha

70 vjet më parë diktatura komuniste e angazhuar në një betejë të egër për të thyer rezistencën e Mirditës, në një shfaqje publike të terrorit, vari në litar dhe pushkatoi 14 nga bijtë më të shquar të krahinës, në Masakrën e Qafës së Valmirit.

Duke ndjekur porositë e vetë diktatorit gjakatar, “kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët, këto bëjnë përshtypje në popull”, veglat e verbra të Sigurimit Komunist varën 4 mirditorë dhe pushkatuan 10 të tjerë 17 gushtin e 1949-s, si një akt raprezalje pas vrasjes së Bardhok Bibës, ku rezultoi se nuk ishte i përfshirë asnjëri prej tyre, dhe si pjesë e strategjisë së terrorit ndaj një zone që nuk i ishte nënshtruar asnjëherë diktaturës.

Masakra u krye në prani të mijëra banorëve, të cilët u detyruan përdhunshëm ta ndiqnin këtë makabritet. Në raportimet e Sigurimit të Shtetit, thuhet se bashkë me varurit dhe të pushkatuarit, ishte vënë në zbatim një valë e gjatë arrestimesh e internimesh, që do të përfshinin banorë të 24 fshatrave të Mirditës, nga rreth 32 që kishte zona në atë kohë.

Kështu Masakra e Qafës së Valmirit sëmboi drejtpërdrejt në familjet e rreth 90 % të fshatrave të zonës, dhe jehona e masakrës u përhap në të gjithë vendin. Me sjellje të pastra racizmi krahinor e fetar, vetë hierarkët komunistë e kishin deklaruar me dhjetëra herë se “të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës sonë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut, edhe pse asnjë s’meritonte të vritej”.

Masakra e Qafës së Valmirit është një prej akteve më makabre terroriste që diktatura komuniste kreu ndaj Mirditës. Ata ju turrën asaj si bisha të tërbuara për ta gjunjëzuar, copëtuar, shpërbërë, e për t’ia thyer krenarinë që i buronte nga historia e saj e lavdishme.

Mirdita, kjo trevë vitale, kompakte, katolike e antikomuniste nuk nënshtrohej kollaj, prandaj edhe kjo zonë ka përqindjen më të lartë të të vrarëve, të burgosurve dhe të të internuarve nga diktatura. I gjithë vendi, por edhe vetë demokracia shqiptare i është borxh Mirditës për çmimin e lartë të sakrificës që ajo pagoi për 50 vjet që të mbahej gjallë ideali i lirisë dhe dinjitetit të njeriut.

Në këtë zonë duhet të kishte patur për 30 vjet me radhë politika të diskriminimit pozitiv, jo vetëm për të rehabilituar numrin e lartë të të persekutuarve nga diktatura, por edhe për investime që do të rrisnin numrin e të arsimuarve, një mollë e ndaluar për shumicën e popullsisë së zonës gjatë 50 viteve diktaturë, do të rrisnin numrin e bizneseve të reja, do të ndihmonin fshatrat të rimëkëmbeshin dhe zonën të rigjallëronte traditat e veta të shkëlqyera, por në fakt këto politika kanë munguar.

Masakra e Qafës së Valmirit ka 70 vjet që dëshmon për këtë aparteid që është një mëkat i shtetit shqiptar. Për ushtrimin e këtij aparteidi s’kemi dëgjuar asnjë ndjesë, përkundrazi, kemi parë se si mundohet të mbahet gjallë me mënyra të ndryshme, duke vënë në krye e si përfaqësues të zonave zyrtarë gjakshprishur e përfaqësues të krimit.

Megjithëkëto, Mirdita ka vijuar me stoicizëm të japë dëshmitë e saj se beteja me të keqen më në fund do të fitohet, se do të mposhten dishepujt e sotëm të tezave raciste e të aparteidit shtetëror ndaj pjesëve të ndryshme të vendit e ndaj Mirditës posaçërisht.

Nderim përjetë martirëve të Mirditës!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Basha publikon emrat e kriminelëve e hajdutëve me të cilët Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë

Lideri i opozitës, Basha ka publikuar një video në faqen e tij Facebook me emrat e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.

“Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha

Në video ështē një kartelë e shkurtër kriminale për kryebashkiakët e rinj e të vjetër, të promovuar nga Edi Rama dhe të mbrojtur prej tij. Është kartela krininale e disa deputetëve të tij, që, gjithashtu, janë vegla të përdorura prej Edi Ramës për pushtetin e tij kriminal. Në tërësi, në video përmenden 27 politikanë të PS, bashkëpunëotrë të Edi Ramës, qe janë përfaqësues të krimit ose kanë lidhje me krimin.

MESAZHI NË VIDEO

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar për trafik droge, pastrues parash me hotele, dyqane dhe aktivitete të tjera. Edi Rama e mbron atë nga zbatimi i ligjit antimafia!
Njësoj si Elvis Roshin,
Vangjush Dakon
Qazim Sejdinin!

Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës, trafikant droge në Itali, Edi Rama e rikandidoi për herë të dytë si kryebashkiak.

Dionis Imeraj i bandës së Ymer Lalës në Dibër dhe Valbona Sako e bandës Dako-Avdylaj në Durrës, të dy të kapur në përgjimet e dosjes 184 të vjedhjes së votave të Dibrës, mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Elton Arbana i bandës së Avdylajve, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në vend të ndjekjes penale, mbrohet dhe kandidohet nga Edi Rama për kryebashkiak në Shijak.

Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Klement Ndoni i Këlcyrës, trafikantë droge. Në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen nga Edi Rama.

Agim Kajmaku, i dënuar në Greqi. Edi Rama e kandidon si kryebashkiak në Vorë.

Rakip Suli i Kamzës, deputeti i kapur në vjedhje flagrante me kontrata shtetërore, në vend të ndjekjes penale dhe sekuestros financiare mbrohet dhe promovohet nga Edi Rama.

Liman Morina i Hasit, ish prefekt në Kukës, i kapur me video duke blere vota, në vend që ta çojë në burg, Edi Rama e çon në bashki.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, garantues i pastrimit të parave të krimit shqiptar në Belgjikë, bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës për pastrimin e parave dhe marrjen e tenderave prej tyre, përfaqësues politik i bandave të Elbasanit.

Jurgis Çyrbja, deputet i Durrësit, PS, përfaqësues politik i bandës së Emiljano Shullazit, mbrohet nga Edi Rama.

Rrahman Rraja, deputet i Fushë Krujës, bos i krimit në zonën e Krujës, koka e një klani të trafikut të drogës, vjedhës zgjedhjesh.

Ulsi Manja, kreu i komisionit të ligjeve, i kapur në përgjimet e dosjes 184 dhe i përfshirë në dosjen e pastrimt të parave të drogës me Toyota Yaris.

Damian Gjiknuri, ish ministër, deputet i Vlorës, koka e operacionit për vjedhjen e votave në Dibër, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në skandalin 40 milion euro të Unazës së Re, në vjedhje të mëdha dhe tentativë për pastrim parash në SHBA, nuk është në burg, por krahu i djathtë i Edi Ramës për zgjedhjet.

Alket Hysenaj, deputet i Sarandës, vjedhës i pronave në bregdet, pastrues parash i korrupsionit.

Paulin Sterkaj, deputet i Malësisë së Madhe, PS, në dokumentat e SHISH rezulton i përfshirë në trafikun e drogës dhe të prostitucionit në kohën kur ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.

Tom Doshi, deputet i Shkodrës, i shpallur non grata nga SHBA, financuesi kryesor i Edi Ramës në opozitë, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës

Reme Lala, deputete e Dibrës, e bija e Ymer Lalës kokë e krimit të organizuar dhe mik i Edi Ramës, me rol kyç në dosjen 184 në vjedhjen e votave në Dibër.

Ilir Ndrazhi, deputet i Shijakut, PS, përfaqësues politik i bandës së Avdylajve, trafkantë ndërkombëtarë droge, pjesë e dosjes 339 për vjedhjen e votave në Durrës me Vangjush Dakon.

Luan Harusha – deputet i Shkodrës, i lidhur me bandën kriminale të Bajrave, që blejnë vota për Edi Ramën.

Edi Rama po i mbron dhe promovon njësoj siç mbrojti dhe promovoi:

Arben Ndokën
Mark Frrokun
Armando Prengën
Saimir Tahirin
Fatmir dhe Geron/Agron Xhafaj

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm.
Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!

#ShqipëriaSiEuropa
RamaIk

Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 17. August 2019

SHBA dhe Gjermania, krisje të fortë me partinë e Thaçit, amerikanët tërhiqen nga institucioni…

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar pas largimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pasi SHBA’ja shfaqi hapur kundërshtimin e saj që Naser Shala të udhëheqë me këtë agjenci.

Heldt, në një postim të bërë në profilin e tij në Tëitter, ka thënë se në Kosovë nuk është që nuk ka njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar për pozita të larta, përkundrazi, “por për sa kohë që pozicionet publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë nga ata që përpiqen të ndihmojnë dhe mbështesin”.

Ndërkohë, në njoftimin e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet se SHBA’ja nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve.

“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i AKKVP-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve. Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Naser Shala, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, ka reaguar ndaj lajmeve se ambasada amerikane dhe britanike janë larguar nga bordi i AKKVP’së. E arsyeja kryesore e largimit të tyre është fakti se Shala është zgjedhur para disa muajve si drejtor ekzekutiv.

Ai për Express ka thënë se në pozitën e drejtorit të AKKVP’së është zgjedhur nga deputetët e Kosovës.
“Në pozitën e drejtorit të sekretarisë ekzekutive të AKKVP -së jam emëruar me votën e deputetëve të Kosovës” ka shkruar ai.

E për këtë, ai përveç që i ka falënderuar deputetët, ka falënderuar edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, i cili edhe pse e kishte përkrahur më parë për këtë pozitë në fakt tani ka reaguar kundër tij duke e cilësuar se nepotizmi po i detyron të rinjtë të largohen nga Kosova.

“Për këtë ,jam falënderues të gjithë deputetëve përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës , z. Kadri Veseli” tha në reagimin e tij, Naser Shala.

Shala shtoi se veprimet e tij do të jenë në bazë të besimit që i është dhënë nga parlamenti i Kosovës. “Të gjitha veprimet e mija do të jenë konform besimit që më është dhënë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës” tha ai. Shala ishte zgjedhur në këtë pozitë me 50 vota të koalicionit PAN.

Trump diskuton për blerjen e Groenlandës, baza e rëndësishme dhe takimi në Danimarkë

Groenlanda hodhi poshtë idenë se mund të jetë në treg për shitje pas njoftimeve se Presidenti amerikan Donald Trump kishte diskutuar privatisht me këshilltarët e tij rreth idesë për të blerë ishullin më të madh në botë.
“Ne jemi të hapur për biznes, por nuk jemi për shitje”, tha ministrja e Jashtme e Groenlandës Ane Lone Bagger për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në muajin shtator zoti Trump do të vizitojë Kopenhagën dhe Arktiku do të jetë në rendin e ditës të bisedimeve gjatë takimeve me kryeministrat e Danimarkës dhe Groennlandës, një territor autonom danez. Biseda për blerjen e ishullit u njoftua për herë të parë nga gazeta “Ëall Street Journal”.

Dy burime në dijeni të çështjes i thanë agjencisë Reuters se disa këshilltarë kishin qeshur me idenë duke kujtuar se ishte një shaka, por ajo ishte marrë me shumë seriozitet nga të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.
Të premten politikanët danezë u tallën me idenë. “Duhet të jetë një shaka për 1 prillin. Është plotësisht jashtë sezoni”, shkruante ish-kryeministri Lars Lokke Rasmussen në Tëitter.

Groenlanda po merr vëmendjen nga superfuqitë botërore duke përfshirë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të vendndodhjes strategjike dhe burimeve të saj minerale.

Në maj, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Rusia po sillej në mënyrë agresive në Arktik dhe se veprimet e Kinës atje duhej të shiheshin nga afër gjithashtu.

Një traktat në fushën e mbrojtjes mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara që daton nga viti 1951 u jep të drejta amerikanëve mbi bazën ajrore Thule në veri të Groenlandës. Nuk ka asnjë të dhënë se çështja e blerjes së Groenlandës do të jetë në rendin e ditës në bisedimet e presidentit Trump me zyrtarët danezë.