23.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Deklarata e fortë: Prokuroria dhe KQZ-ja duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për Valdrin Pjetrin

Ish-kryetari i KQZ dhe njohësi i mirë i Kushtetutës, Kristaq Kume, teksa komenton rastin e Valdrin Pjetrit, shprehet se,  Prokuroria dhe KQZ nuk kanë bërë detyrën.

Në një intervistë për Ora News, Kume deklaroi se, nga ana e këtyre dy institucioneve ka munguar vullneti. Sipas tij, partitë politike nuk bëjnë verifikime për të kaluarën e kandidatëve.

“Mundësitë për të bërë verifikime për të kaluarën e kandidatëve nuk janë të subjekteve zgjedhore. E kanë të pamundur partitë politike që të bëjnë verifikime të tilla. Partitë politike detyrohen të marrin dokumentacionin që lëshohet nga institucionet ligjzbatuese për pastërtinë e figurës, por jo të verifikojnë pas saj. Ka dy institucione të tjera që ligji i jep të drejtën dhe detyrën që të verifikojnë pastërtinë e figurës në kuptimin e kërkesave të ligjit për dekriminalizimin, që janë KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Në vlerësimin tim janë këto dy institucione që do të duhet ta kishin kryer detyrën dhe mund të mos ndodheshim para kësaj situate. Zoti Pjetri është deklaruar që unë nuk kam problem me të kaluarën time. Në deklaratën e dorëheqjes së tij, ai thotë ‘unë largohem jo pse nuk e ndjej vetën të aftë dhe të zotë për të kryer këtë detyrë, por unë dua të provoj se jam i pastër pa patur fuqinë e kryetarit’. Në këto kushte nuk ka pse ta gjykojmë tjetrin. Të presim cfarë do të thonë organet ligjzbatuese ato që kanë të drejtën dhe detyrën që duhet ta kishin bërë më përpara.

Në fund të fundit në këtë proces zgjedhor sa do kontrollonin gjithsej deklarata të vetëdeklarimit për pastërti? 100 ose 100 e ca persona. Pse nuk e kanë bërë? Për mendim tim ka munguar vullneti për ta bërë deri në fund këtë detyrë, nga këto dy institucione KQZ dhe prokuroria”, shprehet Kristaq Kume.

Voltana Ademi do të vijojë të drejtojë Bashkinë, Këshilli bashkiak nuk e shkarkon dot

Ish-kryetari i KQZ dhe konstitucionalisti, Kristaq Kume shprehet se, pavarësisht dorëheqjes së Vladrin Pjetrit nga mandati i kryetarit të bashkisë Shkodër, Këshilli i ri bashkiak mund të konstituohet.

Në një intervistë për Ora News, Kume sqaron nga ana ligjore, se detyrën e kryetarit të bashkisë do të vazhdojë të kryejë zonja Voltana Ademi. Për të cilën thotë se nuk mund ta shkarkojë këshilli bashkiak.

“Dorëheqja nga mandati i kryetarit të bashkisë të Valdrin Pjetrit, menjëherë hap pas saj nevojën e zhvillimit të zgjedhjeve të përsëritura në këtë bashki. Kjo për faktin se ky ka qenë kandidati i vetëm që ka kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit. Nëse do të kishte një kandidat tjetër mundet që KQZ përsa kohë që procesi nuk konsiderohet i përfunduar deri në betimin e tij të shpallte vakancën dhe ti kalonte mandatin garuesit tjetër. Është shumë e rëndësishme të theksojmë faktin tjetër se kjo dorëheqje nuk afekton fare rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e zgjedhjeve sa i përket këshillit bashkiak.

Këshilli bashkiak konstituohet dhe pas konstituimit të këshillit bashkiak kryetari i zgjedhur mund të ushtrojë detyrën si i tillë vetëm në rast se betohet përpara këshillit bashkiak. Këshilli Bashkiak i ka të gjitha mundësitë në Shkodër që të mblidhet të konstituohet dhe të fillojë punën. Ndër punët e para që bën ky organ i zgjedhur është zgjedhja e nënkryetarëve për bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë duke iu referuar ligjit të qeverisjes vendore detyrën e kryetarit të bashkië do të vazhdojë të kryejë zonja Voltana Ademi si një kryetare në detyrë dhe këtë ta ushtrojë derisa i zgjedhuri nga procesi zgjedhor i ardhshëm si kryetar bashkie në Shkodër do të betohet për të marrë këshillin bashkiak.

Këshilli Bashkiak nuk ka fuqi ligjore për të shkarkuar kryetaren e bashkisë Shkodër, cilado qoftë situata. Kryetari i bashkisë merr mandatin si një i zgjedhur direkt nga populli. Kryetari i bashkisë është ekzekutivi i pushtetit vendor. Kryetarit i bashkisë i ndërpritet mandati vetëm atëherë kur plotëson kushtet e përcaktuar në ligj. Ligji në asnjë rast nuk ka parashikuar që një ndër mundësitë e ndërprerjes së mandatit të kryetari të bashkisë të jetë një vendimmarrje e këshillit bashkiak”, deklaroi Kristaq Kume.

Paralajmërimi i fortë i Bashës nga Unaza e Re: Shtatori i protestave popullore, do japin llogari finale…

Kryetari i opozitës, Basha paraljmëroi sot nga protesta e banorëve të Unazës së re se shtatori do të jetë jetë muaji i protestave popullore dhe se po afron koha e atyre që do të japin llogari finale përpara popullit.

“Koha për të garantuar pronën tuaj, pa shenjtërinë e së cilës nuk ka shoqëri të lirë, nuk ka shoqëri të zhvilluar, dhe për të garantuar aty ku interesi publik kërkon zhvillimin, dëmshpërblimin sipas vlerës së tregut për çdo centimetër katror të pronës tuaj,

Koha për të dhënë llogarinë finale para popullit po afron, dhe para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të platformës kombëtare “Për Shqipërinë si e gjithë Evropa”, e nisim me nënshkrimin e Marrëveshjes dhe kontratës me banorët e Unazës së Re.

Unaza e Re, shkolla më e shkëlqyer në Ballkan e rezistencës qytetare kundër paligjshmërisë, kundër hajdutërisë dhe kundër korrupsionit qeveritar”, tha Basha.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT BASHA TEK UNAZA E RE

Ju përshëndes zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, të dashur fëmijë, banorë të Unazës së Re. I përshëndes po kështu të gjithë mbështetësit tuaj e në veçanti ata që kanë qenë përditë e përnatë pranë jush, bashkëqytetarët tuaj të kësaj zone, dhe po kështu të gjithë përfaqësuesit e komunitetit.

Sikundër e pata vendosur disa javë më parë, sot kemi finalizuar kontratën midis opozitës së bashkuar, Partisë Demokratike dhe banorëve të Unazës së Re. Ne, pjesë të kësaj kontrate, angazhohemi t’i përmbahemi të gjitha premtimeve dhe zotimeve që kemi bërë përpara jush, prej ditës së parë të zbulimit të kësaj afere dhe në netët e errëta dhe të ftohta të terrorit dhe dhunës kriminale kundër jush, dhe ditë për ditë, e natë për natë, së pari, për t’i dhënë fund poshtërimit, dhunimit dhe shkeljes së dinjitetit tuaj dhe të familjeve tuaja, për të dëmshpërblyer moralisht gjithësecilin prej jush, që ka vuajtur dëm të madh moral e psikologjik nën terrorin shtetëror, e në veçanti ata që përveç kësaj janë përndjekur politikisht me arrestime, burgime, apo kanë vuajtur trauma të mëdha shëndetësore, dhe po kështu vuajtjet që u janë shkaktuar fëmijëve tuaj, familjarëve tuaj, nga ky kalvar i patregueshëm vuajtjesh në zemër të Evropës, nga një regjim hajdutësh dhe kriminelësh.

Së dyti, për të garantuar pronën tuaj, pa shenjtërinë e së cilës nuk ka shoqëri të lirë, nuk ka shoqëri të zhvilluar, dhe për të garantuar aty ku interesi publik kërkon zhvillimin, dëmshpërblimin sipas vlerës së tregut për çdo centimetër katror të pronës tuaj, të zhvilluar me mund, me gjak dhe me djersë.

Dhe së treti, vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë hajdutëve, nga më i vogli, tek më i madhi.
Sot dua t’ju drejtohem nga kjo protestë e përnatshme e Unazës së Re të gjithë bashkëqytetarëe, e t’ju them, se ajo që ngjan këtë javë, zbulimi i një tjetër krimineli në radhët e “Rilindjes”, i cili ishte planifikuar të uzurponte me dhunën e pakicës së pakicës dhe me dhunën e krimit bashkinë e Shkodrës, është treguesi më i mirë, se vendi nuk qeveriset, por sundohet nga një bandë hajdutësh dhe kriminelësh, me në krye Edi Ramën.

Ata nuk kanë dhe nuk kanë pasur asnjë çast në mendje interesat e popullit, interesat e njerëzve. Dhe asgjë nuk e tregon këtë më mirë se Unaza. Gjithçka këtu nisi për grabitje, për vjedhje, për hajdutëri të përmasave më të mëdha dhe më kriminale: 40 milionë euro pa tvsh-në, 20 milionë prej të cilave do të shkonin, do të zhdukeshin, do të pastroheshin në kontot bankare jashtë Shqipërisë, me dokumente të falsifikuara, duke falsifikuar madje edhe dokumentet zyrtare të SHBA-ve.

Në këtë vend, ku më i pambrojturi, i varfri, njeriu i thjeshtë përballet çdo ditë me gjoba, me haraçe, me dhunë policore, me arrestime të padrejta, ndonëse ka 6 muaj që është zbuluar ky skandal, asnjë njeri i vetëm nuk ka shkuar para drejtësisë. Sepse drejtësia është kapur nga Edi Rama dhe është kthyer në një vegël shërbëtore të kësaj bande kriminale. Unaza e Re, skandali dhe afera e Unazës së re, nuk vjen sepse këtu duhet apo kërkohet zhvillim, ky nuk është një projekt zhvillimi, ky është një projekt vjedhjeje.

Ndërsa projekti i devijimit të lumit, i pari projekt në historinë e Europës ku devijohet lumi, bëhet për të pastruar 60 milionë eurot e projektit të Edmond Begos, mikut të Taulant Ballës, trafikantit të dënuar të drogës, për hir të të cilit duan të shkatërrojnë banesat e mbi 600 familjeve të tjera, për të ndërtuar aty kulla me vlerë 60 milionë euro. E njëjtë si afera me Teatrin Kombëtar, ku edhe aty do ndërtohen kulla me vlerë 200 milionë euro për të shpëlarë paratë e klaneve të drogës, të klaneve shqiptaro-kolumbiano-spanjolle.

Të gjitha këto afera i lidh një emër, të gjitha këto janë të mundura sepse shteti shqiptar nuk funksionon më si shtet por funksionon si bandë, si narkoshtet, dhe kjo sepse në krye të vendit është një njeri që ka kapur të gjitha pushtetet, ka sjellë kriminelët në institucione, ka shkatërruar zgjedhjet, ka kapur drejtësinë, me një dhe vetëm një qëllim, që t’i vjedhë e t’i grabisë shqiptarët deri në qindarkën e fundit, që të mbysë çdo zë kundërshtie dhe rezistence, dhe të sundojë vendin pa asnjë opozitë, pa asnjë kundërshti, pa asnjë kontroll, pa asnjë shans për të dhënë llogari para drejtësisë.

Ky është projekti i vetëm i Edi Ramës.

Ish-kreu i KQZ: Voltana Ademi do të vijojë të drejtojë Bashkinë, Këshilli bashkiak nuk e shkarkon dot

Ish-kryetari i KQZ dhe konstitucionalisti, Kristaq Kume shprehet se, pavarësisht dorëheqjes së Vladrin Pjetrit nga mandati i kryetarit të bashkisë Shkodër, Këshilli i ri bashkiak mund të konstituohet.

Në një intervistë për Ora News, Kume sqaron nga ana ligjore, se detyrën e kryetarit të bashkisë do të vazhdojë të kryejë zonja Voltana Ademi. Për të cilën thotë se nuk mund ta shkarkojë këshilli bashkiak.

“Dorëheqja nga mandati i kryetarit të bashkisë të Valdrin Pjetrit, menjëherë hap pas saj nevojën e zhvillimit të zgjedhjeve të përsëritura në këtë bashki. Kjo për faktin se ky ka qenë kandidati i vetëm që ka kandiduar në zgjedhjet e 30 qershorit. Nëse do të kishte një kandidat tjetër mundet që KQZ përsa kohë që procesi nuk konsiderohet i përfunduar deri në betimin e tij të shpallte vakancën dhe ti kalonte mandatin garuesit tjetër. Është shumë e rëndësishme të theksojmë faktin tjetër se kjo dorëheqje nuk afekton fare rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e zgjedhjeve sa i përket këshillit bashkiak.

Këshilli bashkiak konstituohet dhe pas konstituimit të këshillit bashkiak kryetari i zgjedhur mund të ushtrojë detyrën si i tillë vetëm në rast se betohet përpara këshillit bashkiak. Këshilli Bashkiak i ka të gjitha mundësitë në Shkodër që të mblidhet të konstituohet dhe të fillojë punën. Ndër punët e para që bën ky organ i zgjedhur është zgjedhja e nënkryetarëve për bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë duke iu referuar ligjit të qeverisjes vendore detyrën e kryetarit të bashkië do të vazhdojë të kryejë zonja Voltana Ademi si një kryetare në detyrë dhe këtë ta ushtrojë derisa i zgjedhuri nga procesi zgjedhor i ardhshëm si kryetar bashkie në Shkodër do të betohet për të marrë këshillin bashkiak.

Këshilli Bashkiak nuk ka fuqi ligjore për të shkarkuar kryetaren e bashkisë Shkodër, cilado qoftë situata. Kryetari i bashkisë merr mandatin si një i zgjedhur direkt nga populli. Kryetari i bashkisë është ekzekutivi i pushtetit vendor. Kryetarit i bashkisë i ndërpritet mandati vetëm atëherë kur plotëson kushtet e përcaktuar në ligj. Ligji në asnjë rast nuk ka parashikuar që një ndër mundësitë e ndërprerjes së mandatit të kryetari të bashkisë të jetë një vendimmarrje e këshillit bashkiak”, deklaroi Kristaq Kume.

Tragjedia në Tiranë me dy viktima dhe tre të plagosur rëndë, punimet po kryheshin nga Bashkia

Shembja e skelës në një pallat në rikonstruksion në kryeqytet, që solli 2 viktima dhe 3 të plagosur, hedh drite mbi shkeljet e kompanive të angazhuara në punime.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën me dije se punimet po kryheshin nga Xhimi Tarushi (Person Fizik) një subjekt që nuk ka deklaruar adresën e ushtrimit të aktivitetit, në vendin ku po kryheshin punimet.

Ndërsa kompania që kishte ngritur skelën, “Skela Syla”, e kontraktuar nga “Xhimi Tarushi”, është vlerësuar me rsik të lartë nga inspektimet e mëparshme të Inspektoratit të Punës.

Një nga viktimat dhe tre punëtorët e plagosur ishin punonjës së “Skela Syla”, ndërsa punëtori tjetër që humbi jetën punonte për subjektin “Xhimi Tarushi”.

Dinamika e ngjarjes – Sipas Inspektoratit Shtetëror, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15 të ditës së sotme në rrugën “Faik Konica”, në një pallat të ndërtuar kohë më parë ku po kryheshin punime për veshjen e tij me sistemin kapotë. Ky është investim i përbashkët Komunitet Bashki. Subjekti që kishte ngritur skelën është subjekti “SKELA SYLA” me administrator Petrit Syla.

Nga hetimet paraprake dhe informacioni i marrë pranë vendit të ngjarjes, punëmarrësit kanë qenë duke çmontuar skelën në krahun nga mbrapa pallatit me orientim Jug-Lindje. Gjatë çmontimit të saj ka lëvizur skela në formën e valës së detit dhe më pas është shembur, duke sjellë si pasojë plagosjen e 3 punëmarrësve dhe 1 punëmarrësi me pasojë vdekjen.

Të gjithë të kompanisë “Skela Syla” (1- Behar Sadrija dërguar në spital me urgjencë; 2- Eugidius Lika dërguar në spital me urgjencë; 3- Altin Marku dërguar në spital me urgjencë; 4- Orjan Kodra, punëmarrësi që ka ndërruar jetë). Sipas informacioneve të marra në vendin e ngjarjes, raporton Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezulton dhe një punëmarrës i subjektit “Xhimi Tarushi”, i cili është aksidentuar me pasojë vdekjen. Ai është Ergys Brahimaj.

Shkeljet e dy kompanive – Sipas Inspektoratit Shtetëror, subjekti “SKELA SYLA” është inspektuar 13 herë nga Inspektoriati i Punës ku 7 herë është kontrolluar gjatë periudhës 2018-2019. Në vendimet e inspektimit janë lënë detyra në lidhje me respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke qenë se subjekti është me risk të lartë.

Subjekti që po kryente punimet për veshjen e pallatit me sistemin kapotë është subjekti Person Fizik Xhimi Tarushi me NIPT L077026020Q me adresë Elbasan Përrenjas Lagjja nr 1, Rruga Blerimi, 50 m, Pranë Bashkisë. Administratori i këtij subjekti është ndaluar nga policia dhe shoqëruar në Rajonin Nr1. Në sistem nuk ka histori inspektimesh. Ky subjekt nuk ka deklaruar adresën e ushtrimit të aktivitetit në vendin ku po kryheshin punimet.

Roli i bashkisë – Larg përgjegjësisë nuk qëndron as bashkia e Tiranës, që në lejen e dhënë duket se i ka anashkaluar kontrollet për seriozitetin e firmës që ka fituar të drejtën e kryerjes së punimeve. Në të njëjtën kohë, nga ana e bashkisë nuk ka asnjë reagim për ngjarjen në fjalë.

Pse Rama përzgjedh vetëm hajdutë dhe kriminelë, dhe një apel për socialistët

Deputeti i PS Kastriot Islami, duke folur per gazetaret gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, ku pritet te votohet programi i ri politik, i permbledhur ne nje broshure prej 92 faqesh me titullin Rilindja Shqiptare.

Kastriot ISLAMI

Qëllimi i këtij shkrimi është të ndriçojë shqiptarët, por veçanërisht ndërkombëtarët, lidhur me mashtrimin e radhës së Ramës për ‘distancim’ nga të korruptuarit, kriminelët, trafikantët, të cilët personalisht i kishte përzgjedhur, promovuar dhe mbrojtur fuqimisht para strukturave dhe forumeve të PSSH duke i shpërfillur të gjitha dhe më tej i kishte paraqitur në publik si të talentuar e të përkryer, duke u tallur e bërë gallatë me qytetarët apo akuzuar kundërshtarët.

Të gjithë pa përjashtim duhet më së fundmi të ndërgjegjësohen se krimi i lidhur fuqimisht me qeverisjen e vendit dhe i promovuar drejtpërdrejtë nga Rama do të mund të shkatërrohen përfundimisht dhe kapja e shtetit nga Rama e sekti i tij do të goditen deri në eliminim, vetëm pas largimit të Ramës nga pushteti dhe ndëshkimit të tij e të gjithë anëtarëve të kupolës së sektit të tij.

Natyrisht heqja, goditja apo ndëshkimi i disa individëve të përzgjedhur apo promovuar prej tij është sukses dhe duhet konsideruar sukses por do të ishte naivitet që ky sukses i pjesshëm të konsiderohej si suksesi përfundimtar i betejës për shkatërrimin e lidhjes së qeverisjes me krimin, korrupsionin dhe trafiqet apo i luftës për shkatërrimin e kapjes së shtetit nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet. Ku duhet të jetë vetëm ‘fillimi i fundit të tmerrshëm’ për Ramën dhe sektin e tij.

1.
Rama ‘urren’ tre kategori individësh:
Individët e aftë dhe inteligjentë, sidomos ato që kanë nivel më të lartë sesa ai, numri i të cilëve është shumë i madh për shkak të nivelit të ulët të aftësive dhe kapacitetit intelektual të Ramës;

Individët me karakter të fortë dhe integritet të spikatur sepse e ka shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur për ti vendosur ata nën kontroll dhe ti keqpërdorë;

Individët me kontribute të mëdha dhe ndikim të fuqishëm në publik për shkak të vlerave e kontributeve te tyre sepse i duket se të tillë individë i bëjnë hije dhe mundet që opinionet e tyre të sfidojnë e shkatërrojnë mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij.

Prandaj Rama asnjëherë nuk ‘gabon’ dhe nuk është në kushtet e rastësisë kur përzgjedh për ekipin e tij individë ‘hajdutë’ e ‘kriminelë’; ai e adhuron këtë grup individësh dhe bën me ndërgjegje e vetëdije të plotë përzgjedhjen dhe emërimin e tyre; asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është përzgjedhja e tyre nga Rama.
2.
Rama ka aplikuar për marrjen e pushtetit dhe ndërtimin e klientelës së tij, gjithnjë, por veçanërisht në vitin 2013, filozofinë e ‘veshjes me pushtet’ të individëve me rekorde kriminale, individëve të korruptuar e me histori përfitimesh pasurish të paligjshme, të paaftë dhe mediokër, individëve pa karakter, pa kontribute e vlera.

Këtë filozofi Rama e ka aplikuar në shkallë të gjerë në zonat e veriut të vendit apo zonat bastion të PD ndërsa në zonat e jugut të vendit ku PS ka pasur shanse më të larta të mëdha fitoresh elektorale ai ka preferuar dhe ka promovuar individë të paaftë, servile dhe manekinë.

Kjo filozofi për marrjen e pushtetit është aplikuar edhe për mbajtjen e tij. Konkretisht të gjithë këta individë me këto cilësi negative dhe të veshur me pushtet (si kandidatë për deputetë, për kryetar të bashkive, e tjerë, para marrjes së pushtetit) janë promovuar me firmën apo miratimin e drejtpërdrejtë të Ramës në postet më të larta të qeverisjes së vendit apo të administratës publike, duke krijuar Sektin e drejtuar prej tij, që cilin për arsye demagogjike e ka quajtur Rilindja.
3.
Sekti i Rilindjes është ndërtuar, ndër të tjera, në afrimin dhe përzgjedhjen e ndërgjegjshme nga vetë Rama (një pjesë e tyre kanë qenë pjesë e këtij sekti të fshehtë kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës) të:

Individëve me rekorde të tmerrshme kriminale dhe me lidhje të forta me bandat dhe klanet e krimit e të trafiqeve të kontaktuar drejtpërdrejtë nga vetë Rama dhe të njohur mirë prej tij për bëmat e tyre; madje Rama me ndërgjegje të plotë i ka përzgjedhur të gjithë këta individë, i bindur për aftësitë e tyre për të grumbulluar vota përmes kërcënimeve të zgjedhësve;

Individëve të paaftë, me arsimim të dyshimtë apo të cunguar përmes diplomave false dhe atyre me karakter të dobët, të seleksionuar nga vetë Rama për aftësitë e tyre për tu shndërruar në kukulla dhe manekinë të përdorshëm për mbrojtjen e neveritshme të zullumeve të tij dhe për të kryer sulme të ‘egra’ kundër kundërshtarëve të Ramës;

Individëve me pasuri të dyshimta të afruar apo të përdorur drejtpërdrejtë nga Rama që nga periudha që drejtonte bashkinë e Tiranës dhe të gatshëm të (ri)përdoren për të vjedhur pasurinë, pronat, buxhetin publik e vënë këto pasuri të vjedhura në dispozicion të pasurimit të Ramës dhe për blerjen e votave.

Ky Sekt zotëron drejtimin e PS dhe të gjithë pushtetin. Socialistët e shpërfillur apo të mashtruar, në shumicë, janë (keq)përdorur apo edhe vetëpërdorur për të siguruar pushtetin personal të Ramës e të sektit të tij.
4.
Askush nuk mundet dhe nuk duhet të besojë në asnjë rast ‘distancimin’ e Ramës nga këta individë të cilët ai është i gatshëm ti hedhë në çdo rast në koshin e plehrave, me miratimin apo pa miratimin e tyre, sa herë që i rrezikohet pushtetit. Këto janë levizje makiavelike, ose thënë më qartë, mashtrime të radhës të Ramës, veçanërisht për ti hedhur sy ndërkombëtarëve dhe/ose për të qetësuar një pjesë të socialistëve me tezën makiavelike se ai është gati të largojë cilindo që ‘nuk paska treguar të vërtetën’ për të kaluarën e tij dhe që kështu do të dëmtonte imazhin e PS.

Ndërkohë që nuk shpjegon dot përse këta individë i ka përzgjedhur vetëm vetë ky duke shpërfillur të gjithë forumet e strukturat e PS? Përse të gjithë të përzgjedhurit e Ramës rezultojnë pa përjashtim me rekorde të tmerrshme kriminale dhe të lidhur me korrupsionin, krimin e trafiqet a thua se në PSSH nuk ka pasur dhe nuk ka individë të ndershëm, të pastër, dhe te kualifikuar?

Dhe përse Rama i ka mbrojtur këtë lloj individësh duke vënë në dyshim imazhin e PS dhe duke i mbyllur gojën kundërshtarëve të tilla prurjeve derisa zullumi është trashur sa është këputur?

Si përfundim, kjo betejë, po ashtu si ato për dekriminalizmin e kuvendit apo dekanabizimit e vendit, ku duhet të përfshihen jo vetëm opozita e demokratët, por edhe të gjithë pa përjashtim, socialistët e vërtetë e të ndershëm, dhe qytetarët e paangazhuar në partitë kryesore politike, do të përfundojë vetëm kur të largohet nga drejtimi i vendit Edi Rama Sekti i tij që ka lëshuar rrënjë të thella në PS dhe në qeverisjen e vendit duke kapur kështu çdo qelizë të shtetit dhe vrarë shpresën e nxitur boshatisjen e vendit.

Fermerët i hedhin prodhimet në kanal, Berisha: Në shtetin e Ramës bujqësi është vetëm hashashi

Produktet e fermerëve hidhen në kanal. Ky është denoncimi i një qytetari nga Fieri, i cili, përmes Facebook-ut të ish kryeministrit Sali Berisha, tregon gjendjen e mjeruershme të bujqësiqësisë në vend.

Por sipas Berishës, në shtetin e Edi Ramës, bujqësi është vetëm hashashi!

“Drama e fermerit shqiptar në narkoshtetin e Edvin Mafisë, në të cilin bujqësi është vetëm hashashi!

ps: Narkoministri i Bujqësisë është tashti narkoministri i familjes, merret me narkopolicinë, skafet, shezllonget dhe çadrat etj etj! Bujqesia e narkoshtetit përveç hashashit nuk ka vlerë!”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij, ndërsa publikon edhe foto-mesazhin e fermerit.

Dekriminalizimi alla Rama

Nga Oerd BYLYKBASHI

Te gjithe akuzojne Ramen se ka kriminalizuar politiken dhe administraten. Kur hartoja ligjin e Dekriminalizimit ekzakt kater vite te shkuara dhe kuptoja qe do te ishte nje nga ligjet me te ashpra te ketij lloji, ashtu mendoja edhe une per Ramen, se kishte bere pakt me krimin. Me kujtohet kur Rama, e pas tij Taulanti, etj, bertisnin ne Parlament se si ligji i Dekriminalizimit ishte antikushtetues.

Ama nuk me kishte shkuar mendja se Rama kishte futur kaq shume kriminele ne ‎shtetin qe qeveris shqiptaret. Merita: kishin eksperience ne krim. Rasti Pjetri eshte me i fundit i nje vargu ku mbi 350 deputete, kryebashkiake, keshilltare bashkiake, drejtore, punojes administrate e police jane denuar me burg per krime ne te shkuaren dhe ishin promovuar ne institucione nga Rama.

Denimet ne CV-te e tyre variojne nga krime si vjedhjet e thjeshta deri tek ato te rendat e te rrezikshmet per krim te organizuar, trafiqe droge, vrasje, perdhunime ne grup e rrembim personash.

Por mos ndoshta po gabohemi? Mos valle Rama ka patur si qellim pikerisht goditjen e krimineleve? Mos ai e kundershtoi ligjin qe opozita ta kerkonte me fort dhe me pas ai t’u thoshte krimineleve me te cilet erdhi ne pushtet ne 2013, se s’kishte c’te bente se e detyronin nderkombetaret? Mos valle ai e mbushi parlamentin, bashkite, administraten dhe policine me kriminele pikerisht per t’i dekriminalizuar ato, duke u dhene poste qe keta kriminele me damke me pas t’i kapte ligji i Dekriminalizimit dhe t’i qeronte? Ore mos i biem ne qafe ketij vizionari te te ardhmes qe ndoshta po e dekriminalizon shtetin duke e kriminalizuar me pare, qe shqiptaret te ndergjegjesohen se kriminelet jane te rrezikshem? A nuk e “luftoi” ai kanabisin me metoda te tregut kapitalist, duke e mbjelle ne gjithe vendin aq sa ra cmimi nga sasite gjigande ne treg dhe fshtareve nuk u leverdiste me mbjellja e tij?

Para pak ditesh takova nje te ri te diplomuar ne inxhinieri informatike qe punonte kamarier per 25.000 leke ne muaj‎. Me pas takova nje usta duarflori. Te dy do te iknin brenda vitit ne Gjermani. Nuk e shtynin me dot me “te gjatin”.

Nderkohe nje mik biznesmen mendon te shese cdo gje e te ike nga ky vend se po e mbysin inspektoret e tatimeve, te AKU, te inspektoriatit te punes, te ambientit dhe lista vazhdon. Ata nuk arrinin te kuptonin se si kriminelet kishin me shume peshe e vend ne Shqiperi se ata, njerez te ndershem.

Tashme, pas rastit Pjetri, e kam te qarte qe keta refuzojne ta kuptojne “vizionin dhe strategjine” e Rames per te ”dekriminalizuar” vendin duke e kriminalizuar me pare koke e kembe. Nuk duan, refuzojne te kuptojne qe Rama e ktheu shtetin ne nje grope septike te krimit, ndoshta me qellimin qe te drenonte kriminelet tek ajo grope, ti hiqte nga shoqeria dhe ne kete menye te na pastronte e te na shpetonte nga kjo e keqe. Ata qe takova nuk kishin me kohe per ta kuptuar “te gjatin” dhe te berin “shtet” te tij dhe deri ne fund te vitit do te kene ikur nga syte kembet.

“Legalizim ose dëmshpërblim” për banorët, “përgjegjësi penale” për zyrtarët e aferës korruptive tek Unaza e Re

Dy pika të reja të kontratës së PD me banorët. Kontrata e PD me banorët e Unazës së Re, e firmosur në emër të opozitës, nga kreu i saj Lulzim Basha, zbulohen edhe dy angazhime të tjera të rëndësishme.

Njëri ka të bëjë me legalizimin e ndërtesave që ndodhen ne zonën e projektit të Unazës së re. Afati që vendos PD është legalizim brenda 6 muajsh nga momenti i ardhjes në pushtet dhe pezullim për legalizimin të pronave që preken nga projektet publike, duke i dëmshpërblyer me vlerën e tregut.

Ndërsa pika tjetër, që është edhe pika e gjashtë dhe e fundit e kontratës, ka të bëjë me angazhimin e PD për të ndëshkuar çdo akt korruptiv me Unazën e Re.

“Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar”, thuhet në kontratën mes PD dhe Grupimit të banorëve të Unazës së Re, ku bëjnë pjesë edhe banorë të prekur nga devijimi i Lumit të Lanës.

Marrëveshja me banorët e Unazës së Re, PD angazhohet për rishikim të projektit dhe dëmshpërblim me çmimin e tregut

Partia Demokratike firmosi me banorët e Unazës së Re një kontratë, ku shprehet mbështetja e opozitës për protestën e këtyre banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre, ndërsa banorët shpresin vendosmërinë për të vijuar pandërprerje betejën për mbrojtjen e banesave dhe pronës së tyre nga rreziku i prishjes pa dëmshpërblim.

Duke e konsideruar kriminale prishjen e tyre për shkak të projektit korruptiv dhe pa u siguruar një shpërblim të drejtë, PD angazhohet për dy masa emergjente, rishikimin e projektit, dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut.

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar”, thuhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet.

Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD angazhohet që në momentin kur do të jetë shumicë qeverisëse, do t’i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

PD, i vetmi institucion qëndrese ndaj kapjes së shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan në një postim në Facebook se, “dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se Partia Demokratike është sot i vetmi institucion që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi”.

Bardhi shkruan më tej se, largimi i Pjetrit dhe eksponentëve të tjerë të PS, është meritë vetëm e Ligjit të Dekriminalizimit dhe betejës së Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Është meritë e qendresës së palëkundur të Partisë Demokratike, opozitës dhe opinionit publik, që disa kriminelë janë sot jashtë politikës.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Përballë presionit të opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, pasi konfrimoi edhe njëherë, në mënyrë të përsëritur, se pushteti i tij mbijeton vetëm për shkak të lidhjeve me krimin, Edi Rama udhëroi drejtuesin e tij politik në Shkodër të tërhiqej.

Dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është një provë tjetër se Partia Demokratike është sot i vetmi institucion që po i bën qendresë kapjes totale të shtetit dhe ekonomisë nga krimi.

Çdo shqiptar e di se, njësoj si Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku, Armando Prenga e shumë të tjerë, edhe përfaqësuesi i Edi Ramës në Shkodër, përdori paratë e trafikut të drogës për të hyrë në politikë nëpërmjet Edi Ramës.

Largimi i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik droge në Itali, nuk është një reflektim, as personal dhe as politik i tij apo i Edi Ramës. Nuk është as pendim dhe as kujtesë për krimin e kryer në të shkuarën.

Largimi i tij vjen me të njëjtën formë mashtrimi si ajo e kriminelëve të tjerë që ranë në rrjetën e dekriminalizimit, Elvis Roshi, Arben Ndoka, etj. Largimi i tyre është meritë vetëm e Ligjit të Dekriminalizimit dhe betejës së Partisë Demokratike për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Është meritë e qendresës së palëkundur të Partisë Demokratike, opozitës dhe opinionit publik, që disa kriminelë janë sot jashtë politikës.

Por, fatkeqësisht, fenomeni i kriminalizimit të shtetit vazhdon të qëndrojë, sa kohë arkitekti i lidhjes krim-politikë është Kryeministër. Asgjë nuk do të ndryshojë, as për Shkodrën dhe as për Shqipërinë, deri kur koka e krimit në politikë dhe ekonomi të jetë prerë, duke larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes së vendit.

Rasti i Shkodrës provoi edhe njëherë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, pa përfshirjen e krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit e korrupsionit, është e duhura dhe rruga e vetme për një qeverisje të mirë në sherbim të qytetarëve dhe jo bandave.

Pa shkëputjen totale të lidhjes së politikës me krimin dhe pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për shqiptarët nuk do të ketë mirëqenie, ndërsa vendi do të mbetet i izoluar, jashtë Bashkimit Europian.

Beteja jonë vazhdon derisa ëndrra për Shqipërinë si gjithë Europa të jetë realitet për çdo shqiptar.