19.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Basha: I tronditur nga ndarja e parakohshme e Fatos Baxhakut, ishte një ikonë e gazetarisë së re…

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit dhe publicistit të njohur, Fatos Baxhaku për ndarjen nga jeta. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se, “një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë, asaj që lindi si tribunë e fjalës së lirë, bashkë me demokracinë në vitin 1991, Fatos Baxhakut si shumë pionierëve të tjerë të fushës, iu desh të përshkonin të parët shtegun e pashkelur të profesionit dhe etikën e profesionit në të njëjtën kohë”.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Mësova i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit, publicistit dhe historianit Fatos Baxhaku.

Një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë, asaj që lindi si tribunë e fjalës së lirë, bashkë me demokracinë në vitin 1991, Fatos Baxhakut si shumë pionierëve të tjerë të fushës, iu desh të përshkonin të parët shtegun e pashkelur të profesionit dhe etikën e profesionit në të njëjtën kohë. Ai ishte për shumë vjet edhe gazetar, edhe profesor i gazetarisë, edhe polemist e replikues, edhe sindikalist i gazetarëve, edhe mbrojtësin e të drejtave të njeriut.

Fatos Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesave okulte. Në këtë fushë Baxhaku spikati në mësimdhënien e gazetarisë, por edhe si një shembull integriteti profesional dhe pavarësie.

Pionier i reportazhit e dokumentarit televiziv, gazetaria shqiptare është me fat që pati për thuajse 30 vjet shërbimet e Fatos Baxhakut. Fatkeqësisht ato nuk do t’i ketë më, por do të shfrytëzojë si thesar trashëgiminë e tij.

Në këto momente të vështira i gjendem pranë familjes, në humbjen e pangushëllueshme të njeriut të tyre më të dashur. U prehtë në paqe!

Njihuni me kafshën e Porto Palermos që dhunon turistët, dëshmia tjetër: Më hodhi nënën nga shezlongu…

Pas arrestimit të pronarit të Bar Restorant “Panorama” në Porto Palermo të Himarës për dhunimin e turistëve spanjollë, detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me mënyrën e dhunshme se ai i sillej me vizitorët.

Albeu.com ka siguruar dëshminë e një tjetër vizitori në restorant”Panorama” në Porto Palermo, i cili thekson se ishin dhunuar nga Mihal Kokëdhima tre ditë më parë vetëm se kishin shkuar për t’u parë në detin që ndodhet pak metra larg biznesit të tij, por që trajtohet si plazh privat.

Bruno tregon se ishin ulur në plazh dhe po prisnin që të vinte kamarieri që të jepnin porosinë ose pagesën, por aty u vjen pronari i restorantit dhe ia hedh nënën nga shezlongu duke i fyer me fjalët më të pista.

Në foton e mësipërme duket momenti kur pronari fyen pushuesit.

“U ulëm pranë një çadre duke pritur kamarierin për të paguar lekët dhe të jepnim porosinë, por na erdhi pronari i restorantit aty pranë dhe fillimisht hodhin nënën time nga shezlongu bashkë me peshqirin dhe sendet e saj pasta filloi të na bërtase dhe ulerasë. U trembëm shumë, megjithëse mund t’i përgjigjesha, por isha me familjen”, tregon Bruno për eksperiencën në këtë restorant.

Turistët theksojnë në platforma të ndryshme online në lidhje me turizmin agresivitetin e pronarit të restorant “Panorama” si edhe mungesën e çmimeve dhe faturat tepër të kripura për peshkun, i cili jepet pa peshë dhe çmim fillestar sipas tyre.

Mihal Kokëdhima u arrestua sot nga policia pasi rrahu pesë turistët spanjollë që kishin shkuar për të ngrënë në restorantin e tij. Pas vonimit të porosisë ata kishin tentuar të largohen edhe prej shërbimit të keq, por u përballen me dhunën e pronarit të restorantit, i cili u nxorri edhe thikën duke i kërcënuar. Njëra prej turisteve sipas policisë është dëmtuar më tepër duke marrë mjekim në spital.

Taksë e re biznesit për baxhanakun, 2500 euro

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për ndëshkimet që Rama po u bën biznesve. Berisha ka publikuar mesazhin e një eksperti tatimor i cili shkruan se, gjoba nga ligji Rama-Frangu do t’u kushtojë bizneseve fiks 240,000 lekë të reja apo më shumë se 2100 euro për instalimin e tij dhe 46,000 lekë mirëmbajtje çdo muaj.

Postimi iplotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ligji i ri i fiskalizimit apo ligji Rama-Frangu, apo ligji i familjes (pasi gjerësisht mendohet se përfitues direkt në tender janë Olsi Rama me Ortak Ramën dhe baxhanak Frangu) sipas ekspertit dixhital të Tatimeve do t’u kushtojë bizneseve fiks 240,000 lekë të reja apo më shumë se 2100 euro për instalimin e tij dhe 46,000 lekë mirëmbajtje çdo muaj.

Ky është një krim i rëndë që sipas mediave kaloi nëpër një proces mafioz “të larjes së procedurës të prokurimit”, që implikon këshilltar të Edvinit, ortak të Olsit, kunat të familjes etj etj.! Lexoni këtu mesazhin e ekspertit tatimor dixhital.

Përshëndetje zoti Berisha.

Në vijim po ju dërgoj një analizë të thjeshtë të kostove shtesë që mund të hasë biznesi nga implementimi i ligjit të ri.

Së pari, kasat fiskale.

Sipas zv. ministrit Luci, kasat vetëm do të përditësohen. Mirëpo çdo biznesmen, i cili operon në treg e di që kasat tona fiskale kanë memorje të kufizuar me një kolaudim deri në 2 ose 4 vjet. Zbrazja e kësaj memorje dhe riprogramimi i kasës aktuale kushton diku tek 60,000 lekë të reja (sipas shitësit të autorizuar), ndërsa blerja e një kase të re me hapësirën e nevojshme për të implementuar programin e ri është diku tek 50,000 lekë.

Printerat fiskalë (komponent i ri në këtë ligj), nuk kemi të dhëna nga tregu ynë. Megjithatë, të dhënat tregojnë se kostot e printerave fiskalë variojnë nga 200 deri në 400 euro. Le të themi, një printer fiskal do të kushtojë mesatarisht 35,000 lekë.

Kompjuteri që të operojë në mënyrë të rregullt në biznes duhet i një cilësie të mirë. Ata kanë një çmim mesatar rreth 40,000 me të gjitha komponentët.

Zgjidhja softuerike kushton diku tek 50,000 – 60,000 lekë, por ka dhe mirëmbajtje vjetore 10,000 lekë. Gjithashtu shumë biznese nuk janë në gjendje të operojnë vetë këto sisteme për shkak të kompleksitetit që ato kanë dhe duhet të punësojnë individë shtesë, ku paga e tyre minimale është 40,000 lekë në muaj.

Sistemi online do të operojë me një sistem “cloud” i cili kërkon shpejtësi të lartë interneti (me upload të lartë), kështu minimumi i shpenzimeve për internet do të ishte 2,000 lekë në muaj.

Së fundmi, detyrimi për të derdhur paratë e arkës në bankë çdo ditë.

Komisionet bankare kanë një minimum prej 100 lekë për veprim bankar (Megjithatë mund të jetë dhe më i lartë për bizneset në varësi të bankës), çdo ditë të muajit kjo përkthehet minimalisht në 3,000 lekë kosto mujore vetëm për komisione bankare. Gjithashtu kjo kërkon persona të dedikuar për të pritur rradhat e bankës për biznesin, biznese me 1 person të vetëpunësuar, qoftë dhe me 2, do të kenë shumë vështirësi në këtë pjesë.

Pra mund të themi se kostot fillestare në muajin e parë të implementimit janë rreth 240,000 lekë të reja (duke u treguar optimist) si dhe rreth 46,000 lekë do të jenë shtesë çdo muaj. Mund të ketë gjithashtu kosto të tjera të fshehura.

Ju lutem, bëjeni publike këtë gjobë të rëndë dhe të motivuar kryesisht nga dëshira të shfrenuara të pasurimit familjar të Ramës!

Ju falenderoj për kohën tuaj.

Gjithë të mirat!

Qeveritarët dhe deputetet e PS, sauna dhe orgji në hotelin luksoz të Valdin Pjetrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, disa qeveritarë dhe deputetë të PS, veçanërisht zonja, më shumë rrinë në saunat dhe hamamet e sallat e masazhit të hotelit luksoz të Valdin Pjetrit se në zyrat e tyre. Ai shkruan se, përveç kësaj ata Hotelin e përdornin edhe për darka orgji në rrethe të ngushta.

Postimi i Berishës

Hoteli nuk ishte i Valdrinit por i narkoqeverise! sb

Pershendetje dr nuk e di a je i informuar mire per Hotelin e Preveligje te Valdrin Pjetrit Ai hotel vertet nuk eshte i madhe ne dhoma te shumta e kopshte perrrethe por ne brendi ai eshte hotel spa me luksoze e Tiranes.

Disa qeveritare dhe deputet te PS veçanrisht zonja me shume rrine ne saunat dhe hamamet e sallat e masazhit te atij hoteli se ne zyrat e tyre.

Perveç kesaj ata Hotelin e perdornin edhe per darka orgji ne rrethe te ngushta. Per kete mjafton te merrni kamerat e sigurise perte konstatuar se ai hotel ishte me shume i qeverise se sa i Valdrinit.

Kumbari që mbron krimin!

Nga Bardh SPAHIA

Po si nuk arrin kampioni i krimit kryeminister te kerkoje ndjese nje here te vetme a te marre pergjegjesi te pakten morale qe po fut persona te inkriminuar ne politike! Gërmon e nxjerr justifikime qesharake se partite nuk verifikokan dot njerezit qe perzgjedhin e “engjellin” Edi Rama prej 6 vitesh e gënjekan te gjithe!!!!

Po si ia bejne partite e tjera qe nuk fusin kriminele ne politike? Pse te gjithe personat e inkriminuar kerkojne strehe tek Edi Rama? A ka turp ky kryeminister qe nje ligj enkas per dekriminalizimin u be vetem per te? Jo Edvin Rama, jo!

Askush nuk i beson brockullat qe thua sepse kriminelet i ke futur vec ti ne politike e njollen e ke vec ti, pavaresisht justifikimeve qesharake se njerezit e tu paskan “genjyer ne mirebesim”!

Ti duhet te largohesh sa me pare, se nuk njeh model tjeter pasi krimi eshte bashkeudhetari yt politik, nje zgjedhje qe e ke bere me ndergjegje prej dites se pare kur synove karrigen e kryeministrit.

Me mungesen e reflektimit, qofte edhe formal, ti po mbron zgjedhjet e tua, qe dolen jashte loje se te doli boja e nuk kishe rruge tjeter.

#KryeministerKampionKrimi#RamaShporru

Mbrojtja mafioze e Ramës për të kapurit e tij me presh në dorë

Nga Basir Çollaku

Kur Elvis Rroshi u preshkap në vepra penale të përdhunimit dhe trafiqeve, Rama vrapoi ta mbrojë. Rroshi se mbante mend, pastaj shkresat e zbythën kujtesën e tij të bardhë. Belbëzoi se ishin gabime rinie, e djallosi dreqas dhe u mënjanua, por jo dënua.

Kur Geron Agron Xhafa u preshkap si i dënuar për trafik ndërkombëtar heroine, vëllai i tij ministër, Fatmir Xhafa e mbrojti me çdo marifet, duke thënë se ishte gabim rinie, ndodhej në kohën e gabuar në vendin e gabuar…

Kur Valdrin Pjetri u preshkap si i dënuar për trafik droge, përpjekja për të sajuar justifikime i doli hoq pas shitjes publike nga Taulant Balla dhe Edi Rama, pastaj mërmëriti se ishte një gabim rinie…

Në preshkapjen e Ramës është një numër i frikshëm të inkriminuarish të zgjedhurish prej tij dorazi pa e ruajtur ligjin kurrkund.

Arben Ndoka, Mark dhe Arben Frroku, Armand Prenga. Artur Bushi është tjetër i akuzuar rëndë nga opozita. Tërmet Peçi gjithashtu. Janë ende 17 bashkiakë rioshë dhe deputetë me rekorde kriminale.

nuk janë mbaruar

Saimir Tahiri ishte preshkapja e platformës kriminale të hashashit, me regji qëndrore Edi Ramën. Kishte nisur ndarja e parcelave, territoreve, parave, pasurive, drogës. Paratë bashkë, pushtetin bashkë, krimin bashkë. Kokaina dhe heroina shtuan ndjeshëm import-eksportet. Hakmarrja për drejtësi u shpall e pafajshme. Klement Balili, Met Kanani, Arbër Çekaj, Avdylajt, Bajrët, u arrestuan. Lul Berisha u lirua. Emiljano Shullazi u arrestua. Dritan Dajtit iu hoq dënimi i përjetshëm, Gert Gjenerali u lirua. Lul Caka gjithashtu. Arben Grori e Jaho Mulosmani shpresojne njëlloj.Të gjithë me lidhje të forta politike. Edi Rama me shumë prej tyre shkëmben qoka, ndere, në forma drithëruesë. Bashkëpërdoren, japin e marrin sipas takatit profesional zyrtar. Prokuroria nuk ka prekur asnjë tabulat nga frika e përmbajtjes.

Nuk janë mbaruar

Vangjush Dako, ortakëri çudie me Avdylajt, Arben Ndoka në Lezhë, vijonte laboratori heroinës në Has, lirohet po ate ditë Naser Gashi dënuar trafik heroine, drogë, pushtet, zgjedhje, vota kriminale për të mbajtur në punë Edi Ramën.

Nuk janë mbaruar

Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri, Ulsi Mania, Sadri Abazi, Arben Çuko, Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Sajmir Tahiri, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Olsi Rama, dhe drejtorë të pafund administrate, të gjithë perfolur nëpër përgjime të Krimeve të Rënda. Shumica dosje konkrete.

nuk janë mbaruar

Gent Caka, Besa Shahini, Belinda Balluku Anila Denaj, Lleshi, e mjaft të tjerë yesman të emëruar janë aty për të katranosur gjithçkanë e mbetur.

Nuk janë mbaruar

Shkëlqim Fusha, Samir Mane, Mond Bego, Ramë Geci, Bashkim Mulaj, Shefqet Kastrati, Rrok Gjoka, Gjikuria, Sandër Frangaj dhe Klan, Vjollca Hoxha dhe Top channel, Dulaku dhe Vizion plus, Besnik Sula, Vilma Nushi, Tomë Doshi, Dako beton, Ilir Beqja me Intech plus, Armand Frangu baxhanaku i Ramës me kompanitë tij, janë biznesmenët kryesorë të përfillur, privilegjuar, disi dhe në hall të pasikjes së Ramës. Përse?? Ka disa punë të bëra me ngut për ca milione dollarë më tepër, e nëse pasardbësi nuk është hatërli nderesh, ligji do i mërzisë fort.

Nuk janë mbaruar

Erion Veliaj tashmë ëehtë magazina ku kryhen një pafundësi punësh investimesh pa e çarë kokën për ligj. I lenë disi mënjanë dhe ndoshta tangent nga përballja nga opozita në raport me dallaveret e bëra, ka çmendur propogandën dhe ka tejngopur rezervatin e vet. Ia doli të ndikojë në masakrimin e dosjes për vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj në Sharrë, pasi u hargalis kafeneve me kolegët prokurorë duke gjetur shtigje manipulimi kriminale. Kafshon çdo meter të gjelbër në Tiranë i dhe e betonizon në pallate dhe interesa oligarkësh. Është berë që tani me rrezikshmëri konkuruese me shefin e tij politik dhe promovues..Ka kudo zgjatimet e tij njerëzore nëpër institucione nuk janë mbaruar

Xhorxh Soros, Arta Marku, Sandër Lleshi, Sokol Sadushi, Donika Prela, Gent Ibrahimi, Ardian Dvorani, 10 spakistë qokash, Teo Jacobs, Calavero, Eksperte Euralius, janë ngjyruesit e drejtësisë me oreks vetvetën dhe kryeoreks Edi Ramën. Ia kanë marrë dorën. Fasoneria në drejtësi është bërë superbiznes.

Romana Vlahutin, Luigi Soreca, Bern Boschard, Leyla Moes dhe ish shefi saj Lu, Hahn, Flankenshtein, Mogherini, Junker, dhe diplomatë të tjerë solistë koresh, u kujdesën të bëhen punë fort të pakujdesshme në ekonomi, drejtësi dhe shumëkund në Shqiperi.

nuk janë mbaruar…

Hashim Thaçi, atletet e Macron, Rexhep Taip Erdogan, ortakët e Putin në biznes të angazhuar në biznes naftë në Shqiperi, Abi Bank ku ishte Linda Rama në bord, Air Albania ku dyshohet Edi Rama në bord, janë ngjarje të rënda të cilat do të pjellin të tjera histori.

nuk janë mbaruar

Zëri Amerikës, Bild, Rai, Fox News, Der Standard, Ëashington Post, ARD, Britakët, francezët, DË, Rojter, AFP, e plot media botërore, janë mundësia e madhe ndihnëse e Shqipërisë, për të mos përfunduar në duart e MAFIA-s. Per të mos u orivatizuar vendi në duart e një njeriu si Edi Rama. Ata meritojnë mirënjohje.

nuk janë mbaruar

Duke komentuar ngjarjet në Shqipëri kujtoj në këto muaj të pritshëm atë çfarë më kanë thënë dy miq amerikan dhe gjerman, unë i quaj SHBA dhe BE..I pari më tha se në harkun e tre muajve do të ndodhin në Shqipëri ngjarje të cilat sot nuk mendohen. Ndërsa miku gjerman më tha se Berlini do të kollitet politikisht shumë shpejt dhe Tirana nuk do të ketë vetëm temperaturë, por shumë më tepër…

nuk janë mbaruar akoma…

Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Rruli, Bamir Topi, Astrit Patozi, Arben Imami, Majlinda Bregu, Mero Baze, njërëzit e pakufi pushtetshëm në PD, u shndërruan në qortues radikal ndaj PD, hera herës më shumë se Rama dhe mazhoranca, duke trazuar opozitën edhe me veprime të financuara dyshueshëm…Kanë marrëdhënie të shkëlqyera me shefin e mazhorancës, i cili i ka futur në axhendën e tij duke punuar me to sa herë gjendet në zgrip. Kundrejt respektit dhe interesave të plotësuara sipas intensitetit të opozitës së pakërkuar ndaj opozitës…

Nuk jane mbaruar ende….

Sepse siç thotë Abraham Linkoln… “Mund t’ua hedhësh shumicës së njerëzve për disa kohë dhe një pjese të njerëzve gjatë gjithë kohës, por nuk mund t’ua hedhësh të gjithë njerëzve gjatë gjithë kohës…

Nuk janë mbaruar ende….

Kafshëria ndaj turistëve spanjollë, i dhunoi pronari i lokalit pse nuk pëlqyen peshkun

Nga ana e policisë ende nuk ka asnjë reagim për ngjarjen e shëmtuar të ndodhur dje në Qeparo të Himarës ku pesë turistë spanjollë raportohet se janë dhunuar barbarisht nga pronari i lokalit dhe të afërm të tij.

Shkak dyshohet se është bërë pakënaqësia e turistëve me ushqimin në restorant, çka ka sjellë edhe reagimin e ashpër të pronarit.
Ata janë dhunuar dhe kërcënuar, si dhe u është thyer xhami i mjetit.

Fatmirësisht turistët kanë mundur të largohen disa kilometra deri sa kanë parë një patrullë të policisë, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Raportohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e restorantit dhe kanë porositur peshk të freskët.
Më pas ata kanë kërkuar që të shohin peshkun paraprakisht për t’u siguruar për cilësinë e tij.

Pasi u është treguar peshku nga personeli, turistët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë kërkuar të anulojnë porositë dhe të largohen.Por kjo ka sjellë acarimin e pronarëve të restorantit, që kanë ndjekur nga pas furgonin me të cilin po largoheshin miqtë nga Spanja.

Pasi u kanë zënë rrugën, ata kanë nisur ta godasin mjetin me sende të forta dhe kanë tentuar që të dhunojnë fizikisht shoferin dhe turistët spanjollë. Në konflikt e sipër, pronarët e lokalit kanë nxjerrë edhe armët e ftohta për të goditur turistët.

Madje, ata kanë thyer edhe xhamin e furgonit, i cili po i shoqëronte ata. Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve, që janë shqiptarë. Pas kësaj, turistët kanë njoftuar Policinë e Sarandës.

Konflikti mund të ishte përshkallëzuar edhe më tej nëse në vendin e quajtur Volloder, furgoni i turistëve me xhamin e përparmë të thyer nuk do të ishte pikasur nga një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, që gjatë sezonit veror është stacionuar në Sarandë dhe Vlorë, shkruan Panorama.

Efektivët e FNSH-së u kanë dhënë ndihmën e parë turistëve, ndërkohë që forca të shumta të Policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH-së u vunë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë në Sarandë, ku janë marrë në pyetje të dyja palët, turistët dhe pronarët e lokalit.

Nga një informacion konfidencial paraprak mësohet se “spanjollët kanë porositur peshk për drekë dhe ndërkohë që po përgatitej për skuqje, kanë shprehur rezerva për cilësinë e peshkut dhe janë larguar. Pas kësaj, pronarët kanë ndjekur furgonin nga pas, duke i sulmuar me mjete të ftohta”.

Real Madridi ndryshon mendje për James Rodriguez

Real Madridi nuk është më i interesuar ta shesë kolumbianin James Rodriguez gjatë këtij afati kalimtar të verës.

James Rodriguez nuk e ka luajtur asnjë ndeshje me karakter garues për “Los Blancos” që nga sezoni 2016/17, pasi i kaloi dy sezonet e fundit i huazuar te kampioni gjerman, Bayern Munich.

28-vjeçari ka qenë njëri ndër futbollistët që pritej të largoheshin nga “Santiago Bernabeu” këtë verë. Napoli ishte njëri ndër klubet që shprehu interesim për mesfushorin kolumbian.

Mediat spanjolle raportonin se – ngjashëm me Gareth Bale – trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dëshironte t’i ndante rrugët me Rodriguezin në mënyrë që t’i financojë transferimet e disa lojtarëve të tjerë.

Në fakt, së fundi u raportua se Real Madridi ia kishte ofruar mesfushorin Paris Saint-Germainit si pjesë të një marrëveshjeje për Neymarin. Megjithatë, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga kampioni francez.

Ndërsa, tani e përditshmja angleze, Mirror, raporton se Rodriguez do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, ndërsa edhe COPE Deportes raporton se situatë e futbollistit në Real Madrid ka ndryshuar.

Rodriguezi i ka bërë 111 paraqitje për Real Madridin që kur iu bashkua madrilenëve nga Monaco në vitin 2014. Ai i ndihmoi klubit t’i fitojë dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe një të La Ligës.

Megjithatë, ai nuk gjeti hapësirë në “Santiago Bernabeu” dhe për këtë arsye iu bashkua Bayern Munichut në formë të huazimit për dy sezone, para fillimit të sezonit 2017/18.

Ai i shënoi 15 gola dhe i bëri 20 asiste gjatë dy sezoneve të tij me gjigantin gjerman, mirëpo këtë verë u kthye në Madrid.

Pasi e përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Amerikës këtë verë, Rodriguez iu ribashkua skuadrës së Zidanit në fund të korrikut. Mbetet të shihet nëse ai do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Celta Vigos, që të jetë e para për Real Madridin në sezonin e ri të La Ligës.

Situatë e tensionuar tek Real Madridi!

Situata në skuadrën e Real Madridit është e tensionuar, përderisa klubi është duke u përgatitur për ndeshjen hapëse të sezonit të ri të La Ligës, kundër Celta Vigos si mysafir.

Skuadra e Zinedine Zidane ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë gjatë kohës së fundi, pasi që vera nuk u shkoi ashtu siç ishte pritur. Problemet e sezonit të kaluar, përkundër transferimeve të reja, ishin të qarta edhe gjatë turneut parasezonal, shkruan Marca.

Çfarëdo rezultati përveç fitores në Balaidos do të sjellë dyshime sërish rreth klub, duke filluar nga lojtarët e deri te stafi teknik.

Zinedine Zidane e di se ai është nën vëzhgim pas rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta gjatë turneut parasezonal. Skuadra mund ta gjejë veten nën presion të madh nëse nuk e nis me këmbë të mbarë këtë sezon.

Zidanit i është kërkuar ta rindërtojë skuadrën, e cila sezonin e kaluar e zuri vetëm vendin e tretë në La Liga. Lojtari i ri, Eden Hazard, i shfaqi disa momente brilante gjatë parasezonit dhe kjo u dha “Los Blancos” pak shpresë.

Megjithatë, në skuadrën e Real Madridit pritet të bëhej një revolucion gjatë këtij afati kalimtar të verës, por skuadra nuk duket shumë më ndryshe sesa ajo e sezonit të kaluar.

Real Madridi nuk ishte mbresëlënës në ndeshjet e fundit dhe kjo e ka shtuar edhe më shumë presionin për ta ndryshuar gjendjen.

Me pritshmëritë që Real Madridi të rikuperohet, presioni tani është mbi shpatullar e lojtarëve për të siguruar rezultate të mira qysh në ndeshjen e parë.

Me rezultate pozitive, skuadra mund të përmirësohet. Mirëpo, një hap i gabuar në fillim të sezonit do t’i komplikojë edhe më shumë gjërat për “Los Blancos”, veçanërisht për shkak të situatës së tensionuar në “Santiago Bernabeu”.

Edi Rama është dëmi i madh kombëtar!

Nga Bujar NISHANI

Edi Rama sot ndoshta për të njëqindën herë u spërdrodh përsëri të tallet me shqiptarët përmes tiradave pa lidhje të llogjeve ‘është pak me barrë’.

Kërkon të gënjejë paturpësisht shqiptarët se kandidati i tij personal për të qeverisur Shkodrën ‘është përfshirë në krim vite më parë’, por ai e përzgjodhi si ‘burrë të zotin për fitore’ !

Valdrini duhet të mbahet përgjegjës para ligjit për çdo germë të dhunuar të ligjeve tona por autori i shkatërrimit të shtetit shqiptar, kriminalizimit të ambientit dhe çdo qelize të shoqërisë sonë, grabitësi i hapësirës së demokracisë të shqiptarëve ka vetëm një emër.

Dëmi i madh kombëtar është Edi Rama!

Aksident apo inplantim, të ketë qenë ai, sot emergjencë është dëmi kolosal që i shkaktoi këtij vendi !

Në çdo rast, çdo moment, çdo oportunitet, që ka patur në raportin e tij individul me shtetin, institucionet, shoqërinë i ka vënë në peshore me delikuentët e botës së krimit.

Natyrisht në interes të pushtetit të tij personal politik/financiar, por në produkt të një dëmi kolosal ndaj vendit e siç ka dalë kohët e fundit dhe të interesit kombëtar.

Nëse Valdrini paska qenë dikur punonjës në administratën publike, Edi Rama e qëmtoi atë atje ku ishte si ‘i përshtatshëm’ për kriteret dhe modelin ‘triumfator’ të Edi Ramës për të zhvatur me çdo formë e mjet pushtetin e pamerituar.

Edi Rama bëri atë që ka dhjetra vite që bën.

Thjesht, kjo është kultura e tij mbi politikën, morali i tij mbi shoqërinë, modeli i tij për shtetin.

Edi Rama trampoloi në nivelet më të larta të profesionit të politikës dhjetëra figura agresive të krimit të organizuar për të zaptuar vendet në Parlamentin Shqiptar, në interes të pushtetit të Edi Ramës !

Edi Rama aktivizoi një duzinë individësh nga bota e trafikut të drogës për të marrë drejtimin e bashkive të vendit ku nuk fitonte dot me votën e popullit, në interes të pushtetit të tij !

Edi Rama (si kurrë më parë) vuri në dispozicion të bandave të këtyre ‘bosëve’ policinë e shtetit, ti garantonte ata që të vepronin jo më natën e vrimave por në mes të ditës e ndër fytyrë të shqiptarëve të pa fuqishëm.

Edi Rama shpërndau çdo ditë paratë e spitaleve, shkollave, rrogave, pensioneve, ilaçeve, çerdheve e kopshteve të shqiptarëve, financimit të bizneseve private të njerëzve të kësaj bote të errët të krimit.

Natyrisht që e keqja e madhe nuk është një trafikant i veçuar i drogës apo një delinkuent kriminal e mashtrues që del garant të vjedhë procesin zgjedhor.

Atij i gjendet shumë lehtë ilaçi, kushdo qoftë!

Dëmi i madh është ideatori, autori, zbatuesi, përfituesi i sistemit të bërjes politikë përmes krimit të organizuar, të marrjes së pushtetit politik me gangsterët delinkuentë e vrasës, të pushtimit të institucioneve më të larta vendimmarrëse të shtetit me xhahilë injorantë që dinë vetëm trafikun e narkotikëve, të grabitjes së parave të shtetit me ligj e pa ligj, për xhepin e përbashkët të shpellës që na ka zënë çdo rreze të dritës.

Ky është Edi Rama !

Ai duhet të dorëhiqet sa më parë.

Fillimi i ndryshimit nis vetëm me dorëheqjen e tij!