25.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Ata që flenë më pak se 6 orë janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe mbipesha

Mungesa e gjumit mund të shpie në sëmundje të zemrës, shtim të peshës e madje mund ta ndryshojë edhe mënyrën se si sillet ADN-ja juaj – thonë ekspertët.

Profesori i “Sleep Medicine”, Paul Gringras, ka treguar se çfarë ndodh në trupin tonë pas një gjumi të dobët, ku shtypja e lartë e gjakut dhe kolesteroli janë në mesin e pasojave potenciale të mungesës së pushimit adekuat.

Gingras ka thënë se ata që flenë më pak se 6 orë janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, shtypja e tyre e gjakut është më e lartë dhe kolesteroli më i keq.

Përveç këtyre, gjumi i dobët ndërlidhet edhe me shumë probleme tjera serioze.
Vlen të ceket se nëse jeni dikush që vazhdimisht bëni gjumë të dobët, ju keni 60% më shumë rrezik të keni sulm në zemër, sulm në tru apo shtypje të lartë të gjakut.

Një tjetër gjë që Gringras e ka theksuar është se mungesa e gjumit mund të ndikojë edhe në mënyrë se si sillet ADN-ja jonë.

“Vetëm një natë me gjumë të keq mund t’i ndryshojë sinjalet epigjenetike në ADN-në tonë të cilat shkaktojnë shtim të peshës, humbje të masës muskulore dhe ndikojnë në mënyrën se si kujtimet ruhen në hipokampusin tonë – pjesë e trunit”, ka rrëfyer ai.

Shafrani i Indisë, ilaçi natyral që lufton Alzheimerin

Set of dry saffron spice and fresh saffron flowers

Pavarësisht nga miliardat e shpenzuara për kërkime, nuk është gjetur ende asnjë trajtim efektiv për të luftuar progresin e sëmundjes së Alzheimerit

Megjithatë, ekzistojnë ilaçe, si dhe një përbërës që gjendet në ushqimoret tona, që mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave. Edhe pse në formë jozyrtare, nga studimet e bëra me erëzën turmerik janë raportuar disa përfitime mbresëlënëse.

Të dhënat më të mira që kemi për ndikimin e erëzave në luftimin e Alzheimerit, lidhen me shafranin. Një erëz që vjen nga lulja crocus sativus, shafrani duket se ndikon në reduktimin e simptomave të sëmundjes.

Në një studim gjashtëmbëdhjetë javor te pacientët me Alzheimer, ata me çrregullime të lehta dhe të moderuara mendore që konsumuan kapsula shafrani, shfaqën funksione konjitive shumë më të mira se ata që pinin pilula.

Po sikur ta krahasojmë shafranin me ilaçin më të njohur në treg të Alzheimerit, donepezilin (i cili zakonisht tregtohet nën emrin e markës “Aricept”)?

Një studim i fshehtë (ku as studiuesit dhe as subjektet nuk e dinin se kush konsumonte pilulën dhe kush erëzën, deri në daljen e rezultateve përfundimtare), zbuloi se shafrani është po aq efektiv në kurimin e simptomave të Alzheimerit, sa edhe ilaçi kryesor që përdoret për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Fatkeqësisht, edhe pse funksionon njësoj si ilaçi, nuk e kuron dot këtë sëmundje, por të paktën personi nuk rrezikon të vuajë efektet anësore të ilaçit, si: përzierjet, të vjellat dhe diarrenë.

Edhe pse nuk është vërtetuar që shafrani ndikon në frenimin e progresit të Alzheimerit, nëse njihni dikë që vuan nga kjo sëmundje, mund ta ndihmoni duke i gatuar rregullisht me shafran.

Perimet nëse nuk i gatuani si duhet, nuk përfitoni asnjë vlerë

Cila është mënyra më e mirë për të gatuar perimet, duke ruajtur njëkohësisht edhe vlerat e tyre ushqyese?

Një ekip studimi spanjoll bëri më shumë se 300 eksperimente të veçanta me 20 perime dhe 6 mënyra gatimi, duke përllogaritur gjatë gjithë kohës, 3 mënyra të ndryshme matjeje të antioksiduesve.

Ata testuan pjekjen në furrë, në tigan, zierjen, skuqjen, gatimin në mikrovalë dhe në tenxhere me presion. Le të fillojmë me metodën më të keqe për sa i përket humbjes së antioksiduesve: zierja në tenxhere me presion.

Kur ju përdorni këtë mënyrë, disa nga ushqyesit humbasin në ujin e gatimit. Për shembull, studiuesit zbuluan se zierja largon mesatarisht 14 për qind të kapacitetit antioksidues të perimeve. Pra, nëse ju pëlqen misri i zier, shtoni edhe gjysmë kalliri më shumë në tenxhere. (Një kalli e gjysmë i zier mund të ketë fuqinë e një kalliri të pjekur, të gatuar në mikrovalë ose të pagatuar.)

Nga të gjashta mënyrat e gatimit që u studiuan, pjekja në tigan pa vaj dhe ajo në mikrovalë ishin më të mirat. Gatimi i perimeve në mikrovalë duket se ruan më shumë se 95 për qind të kapacitetit të tyre antioksidues.

Megjithatë, këto janë mesataret e testuara në 20 perime. Disa perime janë më rezistente, kurse te disa të tjera fuqia antioksiduese rritet me anë të gatimit. Si mendoni, cila ishte perimja më delikate, ajo që do të ishte më mirë të konsumohej e pagatuar?

Nëse po mendonit për specat, keni të drejtë. Specat kanë treguar se humbasin rreth 70 për qind të aftësisë së tyre antioksiduese kur gatuhen në furrë. Nga ana tjetër, 3 perime nuk ndikoheshin fare nga gatimi: angjinarja, panxhari dhe qepa. Edhe nëse i zieni, ato e ruajnë 97.5 për qind të fuqisë së tyre antioksiduese.

Janë edhe dy perime të cilat janë akoma më të shëndetshme nëse gatuhen: karota dhe kërcelli i selinosë, shkruan Living. Pavarësisht nga mënyra se si i gatuani, edhe nëse i zieni, karotat dhe selinoja fitojnë fuqi antioksiduese.

Bishtajat ia vlen t’i përmendim, sepse fuqitë e tyre antioksiduese rriten kur gatuhen me metodat e tjera, përveç zierjes dhe gatimit në tenxhere me presion.

Bishtajat e pjekura në mikrovalë, për shembull, kanë më shumë antioksidues se ato të pagatuarat. Kështu që bëni një supë të shijshme me perime, dhe njëkohësisht rritni edhe përmbajtjen antioksiduese të përbërësve.

Deklarata e fortë: Prokuroria shtyn vendimmarrjet ndaj Pjetrit për t’i dhënë kohë Ramës të kalojë hallin…

Ndërkohë që Edi Rama ka vazhduar ditën e sotme me justifikime, se ‘nuk dinte gjë’ për të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, organet përgjegjëse për këtë skandal dhe infiltrim të një ish trafikanti droge si kryebashkiak i Shkodrës, ende nuk kanë lëvizur as gishtin në zbatim të ligjit.

Nënkryetari i LSi, Petrit Vasili, në një status të hedhur në faqen e tij në Facebook ka reaguar ashpër, ndaj rolit që po luan në këtë histori skandaloze prokuroria. Sipas Vasilit, kjo prokurori militante, po ja kalon edhe vetë vetë kryerilindasit Rama.

Postimi i plotë i Vasilit

Prokuroria me rilindase edhe se Edi Rama!!

Ne vend te vepronte ne menyre te rrufeshme per Valdrin Pjetrin, prokuroria vazhdon te zvarritet e vihet ne sherbim te rilindjes duke ja kaluar edhe vete asaj.

Valdrin Pjetri dha doreheqjen kurse prokuroria vazhdon dhe rri e shtyn vendimarrjet per t’i dhene kohe rilindjes dhe Edi Rames te kaloje hallin, qe nuk e kalon dot.

Te njejten gje beri edhe kur Edi Rama i beri thirrje policise qe te hidhte uniformat e te bente fushate per PS ne 2017. Edi Rama kerkoi edhe falje per fajin e tij, ndersa prokuroria militante ja kaloi edhe Edi Rames vete dhe mbylli ceshtjen e tha se ai nuk kishte bere faj.

Sot po kjo prokurori qe kish nenshkruar marreveshje edhe me KQZ per verifikimin e kandidateve, jo vetem s’e beri detyren atehere por nuk e ben ne menyre skandaloze edhe sot.

Qesharake vertet!!

Prokuroria e linduar nga Fake reforma ne drejtesi e rilindjes eshte realisht me militante se rilindja vete.

Gjynah vertet per ata qe ‘ mahniten’ nga kjo Fake reforma ne drejtesi qe duke qene sipas ketyre edhe ‘perle’ duhet te jete edhe shembull mbareboteror.

Denoncimi: Rama-Lleshi po plaçkitin pasurinë historike të Mirditës, reagon Berisha

Mirdorët kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh për marrjen e një guri prehistorik, të zbuluar së fundmi në fshatin Xhuxhë, nga ekspertët e qeverisë, me dyshimin se ai gur do të zhduket ashtu si dhe qindra ikona të vjedhura nga kishat deri më sot, përderisa atyre nuk iu është treguar se ku do të dërgohet.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar shumë të drejtë shqetësimin e tyre për këtë gjetje me rëndësi historike dhe turistike për zonën dhe ka akuzuar qeverinë dhe kreun e saj Edi Ramën për plaçkitjen e kësaj pasurie me vlera të pallogaritshme të Mirditës. Ai i ka bërë thirrje Ramës, ministrit Lleshaj dhe kryebashkiakut të Rrëshenit, të heqin dorë menjëherë nga ky akt i papërgjegjshëm.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook

Banorët e fshatit të njohur Xhuxhë të Fanit, Mirditë, kanë bërë një gjetje arkeologjike e historike jashtëzakonisht të rëndësishme, jo vetëm për Xhuxhën, por për Mirditën dhe mbarë Shqipërinë.

Ata kanë gjetur një gur me shkrime dhe vizatime, që shkojnë në prehistori dhe që dëshmon lashtësinë dhe përjetësinë e tyre në trevën ku jetojnë.

Spiunë të narkoqeverisë kanë informuar këtë të fundit dhe nga narkoministria e Kulturës janë dërguar ekspertë, të cilët janë mrekulluar me gjetjen arkeologjike të banorëve të Xhuxhës.

Por banorët, të cilët vlerësojnë shumë pasurinë arkologjike historike të gjetur prej tyre kanë mësuar nga burime serioze se Edvin Mafia ka urdhëruar tërheqjen e gurit nga zona ku është gjetur.

Duke ditur historikun e vjedhjes së ikonave të kishave të tyre dhe shitjen e tyre në Paris nga Edvin Mafia, banorët druajnë shumë se guri i historisë së tyre mund të pësojë fatin e ikonave.

Ata kanë plotësisht të drejtë sepse Gjeneral Hashashi dhe narkomonisti i Rrëshenit në zbatim të urdhrit të kreut të meduzës kanë bërë planin e grabitjes fshehtas të gurit nga vendodhja e tij.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe projektin kriminal të narkoqeveritarëve për plaçkitjen e një pasurie me vlera historike të pallogaritshme, kërkoj të hiqet menjëherë dorë nga ky akt i papërgjegjshëm dhe të mos ndërmerret asnjë veprim pa miratimin e plotë të komunitetit që tashmë e kanë atë pasuri të çmuar të tyre.

Doktor, përshëndetje !
Shpresoj të jeni mirë familjarisht !
Po ju shqetësoj për një problem, që e konsideroj të mprehtë për zonën e Fanit, Mirditë, por që kërkon vëmendje mediatike të shtuar dhe natyrisht postimet tuaja kanë ndjeshmëri të lartë në opinionin publik .

Banoret e Xhuxhës, Fanit, Mirditë kanë zbuluar një gur prehistorik të lashtësisë, me petroglife, që tregojnë historinë e hershme të zonës.

Pas kqyrjes nga specialistët e Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë, kanë planifikuar marrjen e tij , nesër në fshehtësi të banorëve të zonës dhe pa asnjë konsultim me banorët e saj.

Në vend që Bashkia Mirditë dhe Ministria e Kulturës të mendonin ruajtjen, promovimin e tij si një aset të vlefshëm turistik për zonën e Fanit dhe Mirditës, ata turren pa u konsultuar me banorët e zonës për t’ua marrë atë pa treguar destinacionin e tij në muzeun historik apo në tregun e zi, ashtu siç kanë përfunduar ikonat e kishave mesjetare në të kaluarën nga “mjeshtrat” në krye të qeverisë.

Banorët e Fanit kanë shumë në dorë për të mos lejuar grabitjen e radhës nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Mirditë.

Bashkia Mirditë, pas një qeverisje katërvjeçare që i hapi rrugë grabitjes së pasurive potenciale të zonës, është bashkautor në grabitjen e gurit me petroglife të Xhuxhës, Fan duke iu hequr mundësinë banorëve të zonës për promovimin e tij dhe kthimin e këtij vendi në destinacion turistik për vizitorë vendas dhe të huaj, por dhe si një vend përbashkimi për banorët e fshatit Xhuxhë!

Më fal për kohën e papërshtatshme!
Uroj çdo të mirë për ju familjarisht!

Basha: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri është kriminel i rangut të tretë

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është kriminel i rangut të tretë. Kështu shkruan kreu i opozitës, Basha në një postim në rrjet, duke iu përgjigjur cicërimave të Edi Ramës në Tëitter, sipas të cilit Pjetri nuk është kriminel.

“Edi Rama është ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!”, shkruan Basha.

Reagimi i Bashës

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.iii

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”

#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk

Gruaja që po trondit Amerikën, unë një ish skllave seksi e Jeffrey Epstein

Dokumente sekrete për miliarderin Jeffrey Epstein, i cili besohet të ketë vrarë veten në burg të shtunën e kaluar, u lanë të lira një ditë para vdekjes së tij. Ndër faqet e dokumenteve që janë hequr nga sekreti janë emrat e disa prej burrave të pasur dhe të fuqishëm – politikanë, manjatë dhe të tjerë – të cilët akuzohen për shfrytëzim seksual të vajzave të mitura me Epsteinin.

Hetimi, tani pas vdekjes së tij, me siguri do të përqëndrohet tek ata që dyshohet se e kanë ndihmuar atë që të shfrytëzojë seksualisht vajzat e mitura, ose që kanë marrë pjesë vetë në të.

Ky hetim mund mendohet se mund të fajësojë disa nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur të Amerikës.
E para nga këto është 58-vjeçarja britanike Gislan Maxwell, vajza e manjatit të mediave Robert Maxwell, që ishte, sipas akuzave, bashkëpunëtorja e tij kryesore në rekrutimin dhe skllavërimin evajzave të mitura.

Një ish-shërbëtore në një rezidencë të Epsteinit në Florida, e përshkroi Gislan Maxwell si një “zonjë shtëpie”. Dokumentet gjyqësore në fjalë rrodhën nga një padi private e ngritur nga viktima e Epsteinit, Virginia Geoffrey Roberts kundër Mawwell.

Në një proces gjyqësor të paraqitur në vitin 2015, ajo pretendon se ishte një prej kontigjenteve të “skllaveve të seksi” të Epsteinit dhe se u dhunua nga Epstein dhe partnerët e tij në vilat e tij në New York, New Mexico, Florida, si dhe ishullin e tij privat në Karaibe, me nofkën “Pedofil Island” ose “Orgy Island”.

Dëshmia e Geoffrey përmend gjithashtu disa nga partnerët e Epsteinit në krim: Senatori George Mitchell, ish-guvernatori i New Mexico-s Bill Richardson, shkencëtari i ndjerë i MIT, Marvin Minsk, si dhe Princi britanik Andrew.

Asnjë prej tyre nuk është akuzuar zyrtarisht, të paktën jo ende, dhe të gjithë mohojnë pretendimet e bëra prej saj.
Ajo përmend se është përdhunuar nga “një princ” dhe një “president i huaj”, por që nuk jua kujton emrat e tyre.
“E gjithë jeta ime ka qenë për të kënaqur këta burra dhe për t’i bërë të lumtur Gislan dhe Jeffrey. E gjithë jeta e tyre është sjellë rreth seksit”, u tha ajo avokatëve në dëshminë e saj.

Ajo ishte e detyruar të merrte pjesë në një “orgji me shumë vajza të tjera të mitura”, sipas padisë. Ajo pretendon se përveç Epsteinit, ajo ishte “e detyruar të kishte marrëdhënie seksuale me Princin britanik Andrew kur ishte e mitur”.

Megjithëse përfshirja e tij është mohuar zyrtarisht, Princi Andrew dihet që shpesh ka qenë i ftuar në festat e Epstein, dhe ka një foto të tij me të miturën Geoffrey duke u përqafuar dhe duke buzëqeshur.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan William, duke komentuar mbi vetëvrasjen tronditëse të Epsteinit, tha: “Qëndroni të sigurt se kjo çështje do të vazhdojë kundër kujtdo që ishte bashkëpunëtori i tij. Asnjë bashkëpunëtor nuk duhet të flejë paqësisht. Viktimat meritojnë drejtësi dhe do ta marrin atë”.

Sherr që në ditën e parë të punës, banorët gati ta rrahin Sulin

Ka filluar me sherr punën në Bashki. Arsyeja ka qenë se ka shkuar tu zaptojë token disa pronarëve që e disponojnë me akte pronësie të rregullta. Kjo ka sjellë edhe irritimin mes banorëve dhe Sulit.

Një javë nga marrja e detyrës kreu i ri i bashkisë së Kamzës është përplasur me pronarët e tokës pranë liqenit të bashkisë. Shkak është bërë leja për ndërtimin e një objekti që sipas sulit është dhënë me shkelje prej Xhelal Mziut. Por investitorët janë shprehur se tokën e kanë me dokumente dhe se po punojnë për zhvillimin e zonës.

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, i votuar më 30 qershor i ka nisur ditët e para të punës me verifikimet e projekteve të paraardhësit të tij Xhelal Mziu. Si denoncim të parë ai zgjodhi një ndërtim pranë liqenit të Paskuqanit.

Suli: E gjitha kjo pjesë që shikoni këtu është planifikuar për park kombëtar. Nga ana tjetër është dhënë kjo leje ndërtimi brenda këtij territori duke shkelur të gjitha ligjet. Nëse nuk do ishte firmosur nga kryetari i bashkisë që tashmë është larguar sot nuk do kishim patur këtë ndërtim.

Por duket se takimi me mediat nuk vijoi sipas parashikimit të sulit. Pronarët e objektit kanë protestuar duke u shprehur se prona është e tyre madje edhe e trashëguar.

Pronar toke: Kjo tokë babe, dem baba dem edhe me 7501 e kemi marrë këtu.
Suli: Nuk e ve në dyshim këtë pjesë dhe nuk e ve në dyshim unë.
Pronar toke: Unë po shtroj rrugën do i jap zhvillim kësaj zone, do punësoj njerëz.
Megjithatë kryebashkiaku i ri ka premtuar se dosjen do ta referojë në prokurori.

“Asgjë nuk ndryshon deri sa të largohet Rama”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u dorëhequr nga posti i kryebashkiakut. Basha shkruan në “Twitter” se largimi i Pjetrit do të thotë “një kriminel më pak në politikë”.

Sipas kreut të opozitës, asgjë nuk ndryshon deri sa të largohet Edi Rama, që sipas tij, është koka e krimit politik.
“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha.

Valdrin Pjetri, ka njoftuar vendimin për të mos pranuar marrjen e detyrës, pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ku tregon edhe arsyet që e kanë shtrënguar në marrjen e këtij vendimi, Pjetri shkruan se akuzat e ngritura nga PD-ja i referohen një ngjarjeje banale të ndodhur 17 vjet më parë mes miqve të tij bashkëstudentë në Firenze.