28.5 C
Tirana
E premte, 22 Gusht, 2025

Si mashtroi Pjetri në formularin e dekriminalizimit dhe heshtja kriminale e Prokurorisë të Ramës

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të emëruar të Ramës, por kjo as nuk e shfajëson dhe as nuk e amniston Pjetrin. Ligji i dekriminalizimit duhet të kishte vepruar. Ai ka gënjyer në të dhënat e këtij formulari duke mos e deklaruar dënimin për trafik droge në Itali

Por nuk është vetëm ligji i demokriminalzimit, i cili nuk vepron mbi Pjetrin. As ligji tjetër ai “Anrimafia” mbi pasuritë e vendosuyra nga trafiku I drogës nuk vepron. Prokuroria është inekzistente sepse nuk funksionon. Eshtë një heshtje kriminale e këtij institucioni për shkakun e vetëm atë të kapjes te Prokurorise nga kreu i organizatës kriminale në pushtet, Evin Rama.

Valdrin Pjetri, ka njoftuar vendimin për të mos pranuar marrjen e detyrës, pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ku tregon edhe arsyet që e kanë shtrënguar në marrjen e këtij vendimi, Pjetri shkruan se akuzat e ngritura nga PD-ja i referohen një ngjarjeje banale të ndodhur 17 vjet më parë mes miqve të tij bashkëstudentë në Firenze.

Kandidati socialist i dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, pavarësisht dorëheqjes, nuk pranon “asnjë faj e përgjegjësi”, pasi një ngjjrje e hershme, që daton në moshën e të njëzetave, është nxjerrë sipas tij nga konteksti dhe “rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor”.

Pjetri bën të ditur se do të angazhohet në zgjidhjen dhe në sqarimin ligjor të akuzës për trafik droge, që në arsyetimin e tij është thjesht një ngjarje që ka ndodhur kohë më parë.

Dy ditë më parë, pas nxjerrjes së materialeve nga PD-ja që faktojnë pretendimet e ngritura me herët nga kjo forcë politike, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili mesa duket i sprovuar nga precedentët në radhët e Partisë Socialiste, mohoi të kishte dijeni për të kaluarën kriminale të Pjetrit dhe iu shmang përgjegjësisë së drejtpërdrejtë duke shkruar në “Facebook” se “deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”.

Sipas selisë blu, Pjetri preket nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, ai nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinjt për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk rezulton të ketë shënuar dënimin e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Dënimi ndaj Pjetrit nuk është deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit. Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

Reagimi i Pjetrit:
Të dashur miq, bashkëqytetar, votues të Bashkisë Shkodër, anëtarë të PS, bashkëpunëtorë të mi….
Ditët e fundit jam gjendur në mes të një stuhie mediatike ku akuzat dhe thashethemet i zunë vendin fakteve dhe të vërtetës.

Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor.

Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të gjendesha përballë akuzave të tilla. Dhe sado i bindur të jem në pafajsinë ligjore dhe pastërtinë morale të personit tim, me keqardhje ju rrëfej se të tilla shpifje kanë shkaktuar dhimbje të mëdha te unë e familja ime dhe se unë kurrë nuk kam qënë pjesë e kësaj kategorie për të cilën sot akuzohem.

Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor t’a ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër. Ju jam mirënjohës të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen që më dhatë në fushatë!

Ishte një endërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai.

Së fundi, ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur apo dërguar mesazhe solidariteti në këto ditë të vështira për mua.
Ju uroj me gjithë shpirt më të mirën për Ju dhe familjen Tuaj !

Sfidat tona globale

“Shumë ekonomi nuk janë fleksibël sa duhet. Borxhi publik i lartë dhe përqindjet e interesit të ulëta kanë lënë një hapësirë të kufizuar për të vepruar kur do të vijë kriza e ardhshme”
Washington, 2 prill 2019

Mirëdita, do të doja të falenderoja mikun tim Tom Donohue dhe Qendrën për Konkurrencën e Tregjeve që më kanë ftuar në këtë event të rëndësishëm. Duke hyrë këtë mëngjes në këtë sallë të mrekullueshme, kam mbetue e goditur nga imazhi i fuqishëm i 12 flamurëve. Janë shenja e 12 eksploruesve të mëdhenj që kanë çelur rrugë të reja për tregëtinë dhe kanë hedhur farërat e rritjes industrial e tregtare të Botës së Re.

Ky shpirt është në zemër të Dhomës së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara, që punon fuqishëm prej më shumë se një shekulli për të promovuar ëndrrën amerikane. Dhoma e Tregtisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë shumë gjëra të përbashkëta. Të dyja përqafojnë një perspektive ndërkombëtare; të dyja mëshojnë për një bashkëpunim më të madh midis publikut e privatit dhe, mbi të gjithë, janë thellësisht të impenjuara në promovimin e rritjes, punës dhe mundësive më të mëdha për të gjithë. Ja pse ky është vendi më i përshtatshëm për të diskutuar sesi të bëhet rritja më e mbështetshme dhe më gjithëpërfshirëse; sesi të reduktojë tensionet tregtare dhe sesi të forcojë besimin tek ekonomia dhe tek institucionet. […]

Siç e tha dikur Presidenti Theodore Roosevelt: “Ekzistojnë të gjitha arsyet për të cilat duhet ta përballojmë seriozisht të ardhmen, duke mos ia fshehur vetvetes as rëndësinë e problemeve, as duke mos pasur frikën e përballimit të këtyre problemeve me qëllimin e palëkundur e të vendosur për t’i zgjidhur”. Do të doja të përqëndrohesha mbi atë sesi mund ta vëmë nën fre këtë “qëllim të palëkundur” në përfitim të të gjithëve.

Një moment delikat për ekonominë globale
Do ta fillojë me një vështrim ndaj kushteve meterologjike në ekonominë globale. Një vit më parë, thashë: “Shkëlqen dielli, duhet riparuar çatia”. Gjashtë muaj më parë kam treguar retë e rrezikut në horizont. Sot është moti gjithnjë e më shumë i “trazuar”. Çfarë dua të them me këtë? Në janar, FMN-ja ka parashikuar një rritje globale për vitet 2019 e 2020 me rreth 3.5% – më pak se në të kaluarën, por gjithsesi e arsyeshme.

Qysh atëhere e ka humbur më tej shtytjen, siç do ta shikoni në parashikimet tona e përditësuara javën tjetër. Vetëm 2 vite më parë, 75% e ekonomisë globale jetonte një lloj bumi. Për këtë vit shpresojmë që 70% e ekonomisë globale të pësojë një ngadalësim të rritjes. Por, për të qenë të qartë, nuk shohim ndonjë reçision në të ardhmen e afërt. Në fakt, presim ndonjë ringritje të rritjes në gjysmën e dytë të 2019 dhe në 2020. Ja se çfarë nënkuptoja me mot të “trazuar”. Sigurisht, është një moment delikat për ekonominë globale.

Rritja globale është ngadalësuar, kryesisht për shkak të tensioneve tregtare në rritje dhe të shtrëngesës financiare në gjysmën e dytë të 2018. Njëkohësisht, aktiviteti ekonomik global është i gatshëm të përfitojë nga ecuria tani e bërë më e lehtë e normalizimit monetar nga ana e bankave qendrore më të mëdha – në radhë të parë Federal Reserve – dhe stimujve më të mëdhenj, si në Kinë.

Këto përgjigje politike kanë mbështetur një zbutje të kushteve financiare dhe kanë rritur flukset e kapitalit drejt tregjeve emergjente, valutat e të cilave kanë forcuar raportin me dollarin. Megjithatë, për të qenë të qartë, rigjallërimi i pritur i rritjes globale në fund të këtij viti është i dobët. Të prekshëm ndaj rreziqeve me ulje – përfshi paqartësitë lidhur me një vend, si Brexit, dhe paqartësi më të gjera, si borxhi i lartë për sektorë të caktuar në vende të caktuara, tensionet rreth politikës tregtare dhe një ndjenjë ankthi në tregjet financiare. Për shembull, duhet të ketë një ulje të kushteve financiare më intensive nga sa pritet, një gjë e tillë mund të krijojë sfida të rëndësishme për shumë qeveri dhe biznese në termat e rifinancimit të borxhit, që mund të amplifikojë lëvizjen e përqindjeve të këmbimit dhe korrigjimet e tregut financiar.

Tri fusha veprimi
Domethënë ky është një moment delikat dhe “duhet ta menaxhojmë me kujdes”. Kjo do të thotë se duhe jo vetëm që të shmangim hapat fals, por edhe të jemi të sigurtë se po bëjmë hapat e duhur. Unë shoh tri fusha veprimi që mund të forcohen reciprokisht: ajo e politikave kombëtare, e politikave të zonës midis vendeve kufitare dhe të përpjekjeve të koordinuara për t’ju përgjigjur sfidave të mëdha globale që kemi përballë.

1) Politika kombëtare për të ndërtuar ekonomi më përfshirëse dhe të qëndrueshme
Parasëgjithash, politika duhet të ofrojë kushtet në mënyrë që njerëzit t’i realizojnë ambiciet e tyre në vendin e tyre. Do të më keni dëgjuar të them “duhet të riparojmë çatinë”, sidomos kur bëhet fjalë për reforma strukturore që mund ta nxisin produktivitetin dhe ndihmonë rritjen afatgjatë. Natyrisht, nuk ekziston një masë e mirë për të gjithë: politikat ekonomike duhet t’u përshtaten nevojave të vendeve të veçanta.

Megjithatë, politika ekonomike në përgjithësi duhet të synojë që të sigurojë rritjen dhe stabilitetin. Politika monetare duhet të mbesë akomoduese atje ku inflacioni është i ulët në nivel të ndjekur dhe duhet të bllokojë pritshmëritë. Fleksibiliteti i përqindjes së këmbimit, nëse është e nevojshme, duhet të përdoret për të ndihmuar që të absorbohen goditjet. Dhe sektori financiar duhet të forcohet dhe rreziqet të frenohen, duke e ruajtur shtytjen e një reforme normative. Në realitet, shumë ekonomi nuk janë rezistente sa duhet.

Borxhi publik i lartë dhe përqindjet e ulëta të interesit kanë lënë një hapësirë të kufizuar për të vepruar kur do të vijë kriza e ardhshme, që herët a vonë do të vijë. Për shumë vende kjo implikon një përdorim më të përmbajtur të politikës fiskale, që nga ana e saj do të thotë të godasësh ekuilibrin e duhur midis rritjes, mbështetshmërisë së borxhit dhe objektivave fiskale.

Si ish Ministre e Financave, e di se nuk është një ndërmarrje e lehtë. Kërkon krijimin e rezervave fiskale në momentet e mira dhe disponueshinë e hapësirave të mjaftueshme të manovrës fiskale në ato të këqija. Kërkon një punë të vazhdueshme e të rëndë për përditësimin e sistemeve fiskale dhe të destinacionit të të ardhurave, për një shpenzim të favorshëm ndaj rritjes dhe, po të jetë e nevojshme, një reduktim të borxhit publik.
Kërkon edhe faktin e përballimit të pabarazive të tepruara. Dhe këtu politika fiskale mund të luajë një rol kryesor, edhe nëpërmjet masave të taksimit progresiv, specifike për çdo vend të veçantë, dhe rrjeteve më të forta të sigurisë sociale që ndihmojnë të përballohen transformimet që i detyrohen teknologjisë e globalizimit. Në fund të fundit, politika fiskale mund të ndihmojë të krijohen mundësi më të mëdha duke favorizuar aksesin në arsimin me cilësi të lartë, në asistencën shëndetësore dhe në infrastruktura, sidomos për ata që kanë mbetur prapa apo janë përjashtuar. Në shumë vende, kjo do të thotë t’u kushtosh vëmendje të veçantë të rinjve dhe grave.

Kjo lloj politike mund të ndihmojë që t’i jepet besim dhe të tejkalohet perceptimi i një ndarjeje të padrejtë të benefiteve ekonomike. Një zonë ku ky perceptim po rritet është ajo e përqëndrimit në rritje e pushtetit në treg nga ana e disa gjigandëve. Analiza të fundit të FMN-së tregojnë se gjatë dy dekadave të fundit pushteti në rritje i tregut i disa kompanive në ekonomitë e përparuara ka pasur vetëm një efekt shumë të vogël mbi investimet, prodhimin dhe rrogat.

Por kemi hasur edhe se një numër i vogël biznesesh shumë dinamikë kontribuojnë që të shpjegohet rritja e çmimeve. Me fjalë të tjera, ka një “fitimtar që merr gjithçka”, veçanërisht në ekonominë dixhitale. Nuk them se kemi për momentin një “problem monopoli”, por duhet të merren masat e duhura për ta shmangur që të bëhet problem. Kjo do të thotë të reduktohen barrierat e hyrjes për biznese të reja dhe të reformohet struktura e konkurrencës për të siguruar të njëjtën fushë lojë në të gjithë sektorët, qofshin këta tradicionalë apo high-tech.

2) Politika transkufitare për të siguruar kushte barazitare midis shteteve
Vijmë kështu në prioritetin e dytë: politikat transkufitare. Ka shumë tema ekonomike për t’u përballuar: forcimi i rregullave financiare, përmirësimi i transparencës së borxhit, luftimi i fluksveve të paligjshme financiare, sa për të përmendur disa. Por kur bëhet fjalë për të harmonizuar rregullat midis shteteve të ndrsyshme, tema më e rëndësishme është tregtia. Kjo është një zonë ku Dhoma e Tregtisë dhe FMN-ja kanë shumë gjëra të përbashkëta.

E dimë se prej disa dekadash integrimi ekonomik ka kontribuar në rritjen e prosperitetit, përhapjen e teknologjisë dhe nxitjen e produktivitetit. Kjo ka bërë që të ulet kostoja e jetesës në të gjithë botën dhe ka krijuar miliona vende të reja pune me rroga më të larta. Njëkohësisht, dimë se jo të gjithë kanë përfituar, se ka deformime në sistemin tregtar dhe se duhet reformuar. Dimë edhe se barrierat tregtare nuk janë përgjigja.

Kërkime të reja të FMN-së – ende të pabotuara – tregojnë sesa është e rëndësishme të shmangen hapat false në këtë sferë. Nëpërmjet analizimit të përvojave të 180 vendeve në 70 vitet e fundit, kemi zbuluar se integrimi ekonomik nxit investimet – në fabrika, në pajisje dhe në shumë zona të tjera që krijojnë shumë vende pune. Në të kundërt, barrierat ndaj tregtisë dëmtojnë investimet dhe punësimin. Ky zbulim është me rëndësi themelore sot, në një epokë ku tensionet tregtare mund të dëmtojnë investimet – një epokë ku investimet janë tashmë të dobët.

Kështu, e përsëris akoma, është një moment delikat dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje. Në mënyrë të veçantë, kemi vërejtur se çfarë mund të ndodhë sikur të kishte një rritje prej 26% të tarifave midis Amerikës dhe Kinës. Kjo do të mjaftonte për ta ulur PBB-në vjetore të Shteteve të Bashkuara me 0.6 pikë dhe atë të Kinës me 1.5 pikë. Këto janë plagë të vetëshkaktuara që duhen shmangur. Megjithatë, diskutimet mbi deformimet tregtare dhe praktikat jokorrekte shpesh vërtiten mbi konceptin e sufiçitit dhe të deficitit tregtar bilateral. Historikisht, fakti është që bilanci tregtar bilateral varet kryesisht nga faktorë makroekonomikë, jo nga tarifat bilaterale.

Me fjalë të tjera, mënyra më efikase për reduktimin e deficitit tregtar është ai i shmangies së tarifave, pasi tarifat mbi produktet e një vendi e spostojnë fluksin e tregtisë drejt vendeve të tjera. Askush nuk e fiton luftën tregtare – më keni dëgjuar tashmë ta them këtë shprehje! Ky është motivi për të cilin duhet të punojmë bashkë për të reduktuar barrierat ndaj tregtisë dhe modernizuar tregtinë globale – kështu fitojmë të gjithë.

Kjo nënkupton të përballohen tema si subvencionet shtetërore, pronësia intelektuale dhe privatësia e të dhënave tona. Nënkupton të nënshkruhen edhe marrëveshje të reja për ta shfrytëzuar potencialin e plotë e shërbimeve për t’u eksportuar dhe të tregtisë dixhitale. Kjo nënkupton që të ekzistojnë rregulla të qarta që sigurojnë një konkurrencë të drejtë në kushte barazitare. Për ecjen përpara kemi nevojë për një përpjekje kolektive që të modernizojmë funksionet kyçe e Organizatës Botërore të Tregtisë: nga negociimi, tek transparenca, tek zgjidhja e konflikteve.

Kjo mund të krijojë një sistem më të fortë e më fleksibël. sigurisht, sigurimi i kushteve barazitare midis vendeve të ndryshme nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Kohët e fundit, siç ndoshta e keni parë, FMN-ja ka nënvizuar nevojën e përmirësimit të rregullave mbi taksimin ndërkombëtar e kompanive. Unë jam shtyrë të kem thënë se sistemi është demode. Jam e bindur se ndajmë edhe tezën e Dhomës, sipas së cilës është kundërprodhuese të ndiqet një qasje unilaterale. Kemi nevojë për një përpjekje transkufitare. Reformimi i taksimit ndërkombëtar për kompanitë është një pengesë për çdo vend, por ekonomitë në rrugën e zhvillimit mbështeten sidomos nga të ardhurat e taksave mbi kompanitë për të financuar investimet thelbësore në njerëz dhe në infrastruktura.

Analiza jonë tregon se vendet jashtë OCSE-së humbasin rretj 200 miliard dolarë në vit pse kompanitë transferojnë fitimet e tyre në vendet me taksa më të ulëta. Këto të ardhura të humbura e e bëjnë akoma edhe më të vështirë shtimin e rritjes dhe punësimin për vendet në rrugën e zhvillimit – komplikojnë arritjen e objektivave të Zhvillimit të Mbështetshëm brenda 2030.

Lajmi i mirë është se përpjekjet për modernizimin e sistemit të taksimit ndërkombëtar janë tashmë në zhvillim, por mbetet shumë për të bërë. FMN-ja ka paraqitur propozime për të punuar bashkë dhe bërë systemin më të drejtë e më të përshtatshëm për të ardhmen. Deri më tani kam folur për dy zona prioritare mbi të cilat ligjërohet: përfshijnë tema të brendshme dhe transkufitare. Tani do të flas për zonën e trete dhe të fundit prioritare: sfidat globale.

3) Marrëveshje për të përballuar sfidat globale
Ka argumentime se asnjë vend nuk mund t’i zgjidhë i vetëm – lista është e gjatë: demografia, emigracioni, rreziqet në rrjet dhe, natyrisht, kërcënimi ekzistencial i ndryshimeve klimaterike. Mbi këtë temë, Dhoma e Tregtisë beson se marrëveshjet midis publikut dhe privtatit, novatorizimi dhe teknologjia kanë një potencial të madh për të reduktuar emetimet e gazit serë. Ne të FMN-së jemi shumë aktivë lidhur me këtë temër, natyrisht, me një perspektivë makroekonomike. Jemi impenjuar që të taksojmë emetimet e qymyrit dhe të reduktojmë subvencionimet energjitike, që shkojnë në 5.2 trilion dollar çdo vit, baraz me 6.5% të PBB-së botërore.

Të dy këto instrumenta mund t’i zbusin efektet e ndryshimeve klimaterike. Duke qenë se jam bërë gjyshe kohët e fundit, mund të them se sfida për ta bërë botën një vend më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë ka marrë një domethënie të veçantë për mua. Në bashkëbisedimet e mia me të rinjtë në të gjithë botën, kam mësuar se ndryshimet klimaterike janë një prej dy sfidave që ata i shohin si më të rëndësishme për të ardhmen e tyre. tjetra është korrupsioni. Edhe lidhur me këtë temër FMN-ja ka rritur pëprjekjet e veta për ta matur kosotn makroekonomike të korrupsionit në shtetet anëtare. Kostoja vjetore është e barabartë me 1.5 trilion dollarë – rreth 2% e PBB-së globale.

Riciklimi i parasë së pistë dhe financimi i terrorizmit përfaqësojnë dimensione të tjera serioze të problemit – FMN-ja ka punuar lidhur me këtë me mbi 100 vende. Kërkimet tona nënvizojnë koston fiskale të korrupsionit, që gjeneron një humbje të mëdha në të ardhurat e shtetit dhe një shpenzim publik me cilësi të ulët. Këto studime konfirmojnë atë që ne dyshonim prej kohësh: korrupsioni ngadalëson rritjen, rrit pabarazitë dhe mosbesimin.

A ka shpresa në luftimin e korrupsionit? Ne mendojmë se po dhe mendojmë se politikat e duhura mund të bëjnë një diferencë të madhe. Në një studim të ri, vlerësojmë se brenda një grupi ekonomishë të ngjashme midis tyre, një korrupsion i vogël është shoqërohet me një rritje të të ardhurave fiskale – në fakt kemi zbuluar një diferencë të konsiderueshme me 4 pikë përqindjeje të PBB-së midis vendeve të ndryshme. Një korrupsion i vogël shoqërohet me një performancë më të mirë të studentëve dhe një shpenzim më efikas lidhur me infrastrukturat jetike: nga rrugët tek shkollat dhe tek spitalet. Kjo tregon avantazhet e mëdha e luftës kundër korrupsionit: nuk burojnë vetëm përfitime fiskale, por edhe fitime potenciale për të gjithë shoqërinë.

Ky fenomen ka një dimension të qartë ndërkombëtar. “Transparency International” e ka përditësuar “Corruption Perception Index”, ku pikaverazhi me 100 tregon një vend “shumë të pastër”. Sipas këtij treguesi, 2/3 e shteteve kanë një pikaverazh më të ulët se 50, që tregon probleme serioze në parandalimin e korrupsionit. Sigurisht, vendet duhet të marrin përgjegjësinë për atë që ndodh brenda kufijve të tyre, por korrupsioni është një plagë ndërkombëtare. Për ta luftuar është i nevojshëm një bashkëpunim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe FMN-ja
E di se Dhoma e njeh vlerën e bashkëpunimit. Qysh nga Lufta e Parë Botërore, në çdo vend e në çdo krizë, të punarit bashkë ka qenë në interesin e të gjithë botës. FMN-ja ka qenë shpesh në qendër të këtyre përpjekjeve. Gjatë krizës financiare globale, ai ka ndarë mbi 500 miliard për të shmangur një Depresion të Madh të ri. Në dekadën e mëpasme, kemi mbështetur programe ekonomike në mbi 90 vende dhe puna jonë vazhdon.

Mendoni për këshillat e FMN-së për disa vende për t’i ndihmuar q ëtë hapin tregjet dhe stimuluar investimet. Pse mendoni për mbështetjen tonë të kohëve të fundit ndaj disa programeve kritike në Egjipt, Tunizi dhe Jordani. Mendoni për Ukrainën ose për Argjentinën. Për ta bërë punën tonë në mënyrë efikase duhet të kemi resurset e duhura për ta përballuar të ardhmen. Kjo është një temë tjetër që pres të diskutoj me ministrat dhe krerët e qeverive në takimet tona e pranverore javën tjetër. Jam besimplotë se mbështetja e anëtarëve tanë do të mbesë e fortë.

Në përfundim, do të doja të ndalesha sërish mbi këtë ndërtesë të mrekullueshme, që ka aftësinë të frymëzojë. Një citim i shtetarit të madh amerikan Daniel Webster është e gdhendur në muret e ndërtesës fillestare të Dhomës. Webster thoshte: “Le t’i zhvillojmë resurset e Tokës tonë, le t’i shfaqim fuqitë e saj, le t’i ndërtojmë institucionet e saj, le t’i promovojmë të gjitha interesat e saj dhe të shikojmë se edhe ne në gjeneratën tonë do të jemi në gjendje të bëjmë diçka që ia vlen barra qiranë të kujtohet”.
Faleminderit.
(Christine Lagarde, ish Drejtore e Përgjithshme e FMN-së, është zgjedhur Guvernatore e Bankës Qendrore Europiane)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kur krimi kap shtetin!

Ermal XHELILAJ

Gjatë dekadave të fundit, Shqipëria ka përjetuar problematika të natyrës ekonomike, sociale dhe politike. Deri në një masë të caktuar, këto cështje shqetësuese që kanë karakterizuar vendin gjatë këtij tranzicioni të tejzgjatur demokratik, janë konsideruar si “disi normale” për një shtet tipik ballkanik si Shqipëria, ku shprehja “this is Albania” është përdorur rëndom nëpër korridoret apo prapaskenat e institucioneve te BE-se gjatë bashkëbisedimeve informale të diplomatëve e politikanëve të rëndësishëm europian lidhur me statusin e Shqipërisë,.

Sigurisht, këto problematika me nuanca e tipologji ballkanike nuk e kanë penguar progresin e Shqipërisë, e cila me antarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidatë për në BE, e pozicionoi vendin më afër vlerave demokratike, shtetit të së drejtës, balancës së pushteteve dhe të drejtave e lirive themelore të një njeriut, duke e bërë rrugëtimin e saj për në BE një proces jo domozdoshmërisht të vështirë për Qeverinë e ardhshme, sikurse konsiderohej gjatë viteve 90.

Sigurisht, një nivel i caktuar kriminaliteti, korrupsioni dhe paligjshmërie kanë qënë prezent gjate periudhës konkrete, por nga ana tjetër lufta kundër këtyre fenomeneve shqetësuese gjithashtu ka qënë aktive e efikase, duke arritur rezultate të cilat janë karakterizuar si relativisht të pranueshme nga faktori ndërkombëtar e institucionet e BE-së. Mbi të gjitha, cfarë është esenciale të vihet në dukje është se para vitit 2013, ekzistonte një ndarje e qartë mes shtetit e Qeverise nga njëra anë (e cila ka qënë në konflikt të vazhdueshëm me krimin) dhe kriminalitetit e paligjshmërisë nga ana tjetër.

Parë në këtë optikë, pas zgjedhjeve të 2013, për Qeverinë Rama mbetej si objektiv rrënjësor vazhdimi i reformave e progresit të arritur nga Qeveria e mëparshme e drejtuar nga Partia Demokratike, me fokus të vecantë rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit, korrupsionit e paligjshmërisë. Kjo cështje konsiderohet një prej elementëve themelor në projekt-progresin e Shqipërisë dhe përfaqëson kriteret themelore lidhur me avancimin e saj drejt celjes se negociatave me qëllim aderimin e saj në Bashkimin Europian.

Gjithesesi, Qeveria Rama, e kamufluar me siglën e Rilindjes, e strukturuar në formën e një organizate të dyshimtë që më shumë i përshtatet një grupimi të natyrës kriminale sesa një strukture shtetërore, jo vetëm që nuk vuri në lëvizje mekanizmat ligjor e agjensitë qeveritare në luftën kunder krimit të organizuar,trafikut të drogës dhe korrupsionit, por sikurse tregojnë ngjarjet, evidencat dhe faktet, tashmë ajo mund të konsiderohet një Qeveri e lidhur ngushtësisht me kriminin e organizuar, elementët kriminal dhe trafikun nderkombëtar të lëndëve narkotike. Dhe sigurisht, kjo është totalisht abnormale.

Që në fillim të mandatit të saj, Qeveria Rama promovoi politika të caktuara shtetërore, të cilat i lejuan bandave e elementëve kriminal të përdornin asete shtetërore dhe policinë e shtetit si mburoj për të mbushur një pjesë të mirë të territorit më lëndë narkotike, që më vonë transportohej me avionë privatë dhe mjete detare për t’u shpërndarë në të gjithë Europën.

Mjafton të përmendim raportet e agjensive italiane, britanike e gjermane të sigurisë, shteteve të rëndësishme europiane si Anglia, Franca, Belgjika e Hollanda, të Departamentit Amerikan të Shtetit, CIA Factbook, DEA dhe Interpolit, te cilat e vlerësojnë Shqipërinë si promotore e gjeneratore të drogave të buta e vend tranzit të kokainës e heroinës, për të kuptuar seriozitetin e kësaj problematike madhore.

Nga ana tjetër, media të mëdha prestigjoze ndërkombëtare si Zëri i Amerikës, VICE Media, Corriere della Sera, Bild, London Evening Standard, Daily Mail, Stern, Standard Online, Fox News etj, kanë denoncuar përmasat e frikshme që ka marrë trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike në Shqipëri.

Ndërkohë, ditët e fundit RAI 3, ka demaskuar me anë të autoriteteve italiane të sigurisë si asnjëherë më parë bashkëpunimin që kriminelët shqiptarë kanë me segmente të Qeverisë Rama lidhur me trafikun ndërkombëtar të lëndëvë narkotike. Zbulimi i bazave të mëdha të përpunimit të kokainës e heroinës në Xibrakë e Has nga agjensitë gjermane e amerikane të sigurisë, identifikimi e arrestimi i të ashtëquajturit Eskobar i Ballkanit, si një prej baronëve më të fuqishëm të drogës në rajon, shpallja në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike të oficerëve madhor të policisë shqiptare (rast unik në botë), përfshirja e një numri të konsiderushëm të eksponentëve të Partise Socialiste e Qeverisë Rama në trafikun e drogës, si dhe akuzat serioze kundër ish Ministrit të Brendshëm S. Tahiri dhe arrestimit të vellait të ish ministrit tjetër të Qeverise Rama F. Xhafaj për përfshirje në grup të strukturuar kriminal e trafik droge, janë gjthashtu indikacione domethënësë e të pakundërshtueshme se kjo Qeveri është bërë palë me krimin e organizuar e trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sigurisht, mëkatet e kësaj Qeverie duket se nuk kanë të mbaruar. Përcaktimi i Shqipërisë si një prej vendeve më të kriminalizuara në kontekstin e trafikut ndërkombëtar të drogës nga disa prej institucioneve më të rëndësishme të BE-së e botës, shpesh duke na etiketuar si Kolumbia e Europës, nuk ishte e mjaftueshme për Qeverinë Rama.

Që binjakëzimi i shtetit me krimin të konsiderohej i plotë, duhej që legjitimitetit qeveritar të trafikut të drogës për të pasuruar shtetarët rilindas e financuar blerjen e votave, ngritjen e bizneseve të ndërtimit e tjetërsuar pronat e shqiptarëve me parat e krimit, t’i bashkëngjitej edhe promovimi në poste politike e shtetërore të individëvë të lidhur më botën e krimit e shpesh herë edhe të personave që ishin protagonist të krimeve nga më të rëndat. Kështu, Qeveria Rama, si asnjë qeveri më parë, përzgjodhi si deputet në rradhët e saj kriminelë nga më ordinerët deri te personat që kishin kryer vepra penale si trafik qeniesh njerëzore, vrasje, përdhunim, grabitje.

Kriminalizimi i parlamentit arriti deri në atë nivel sa edhe per standartin e vendeve afrikane arrestimi i kaq shumë deputetëve rilindas për krime nga vrasje deri te trafiku i drogës do të konsiderohej absurditet. Kriminalizimit të të shtetit nuk mund t’i shpëtonte as qeverisja vendore.

Kryetarë bashkish që nga përdhunues në grup, hajdut ordiner e deri te transportues droge tashme mbanin shiritin emblem kuq e zi të kryebashkiakut, duke i katandisur bashkitë në celula militantesh injorant e njerëzish me precedent penal. Tashmë kontigjentit kriminal të E. Roshit etj do t’i bashkohet edhe V. Pjetri, si një standart politik e ligjor i “shkelqyer i vlerave e demokracise europiane’ që pasqyron Qeveria Rama dhe organizata Rilindja që ai drejton.

Ne fund, kapja e Qeverisë Rama nga krimi i organizuar nuk do të ishte efikase nëse nuk do të përmbushej edhe kriteri më kuptimplotë. Bashkëpunimi i deputetëve e eksponentëve rilindas me banda e kriminelë me qëllim vjedhjen e blerjen votave dhe shantazhimin e elektoratit.

Gjatë kësaj periudhe përgjimet e Bild dhe aksioni politik i Partise Demokratike nxorrën në pah masakrën elektorale që Rilindja me Ramën në krye na i serviri kohë më parë si një fitore spektakolare të Qeverisë Rama falë “punës së palodhur kriminale, vjedhjes së votave, mungesës së investimeve, kanabizimit kombëtar e trafikut të drogës, mungesës së sigurisë, kapjes së pushteteve, shkeljes të së drejtave të njeriut, propagandës rilindase e kapjes së mediave, mungesës totale të ndërtimit të infrastrukturës rrugore, braktisjes së vendit të më shumë se 400 mijë shqiptarëve, ikjes së intelektualëve, vjedhjes së pronës publike, korrupsionit galopant që ka mbërthyer vendin, inflacionit, mbylljes së mijëra bizneseve, etj”.

Duke marrë në konsideratë sa më sipër, është evidente që kjo Qeveri dhe Kryeminstri Rama jo vetëm që kanë dëmtuar rëndë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve duke penguar të ardhmen e vendit drejt një demokracie të konsoliduar që do të bënte të mundur aderimin në Bashkimin Europian, por fatkeqësisht regresi ekonomik, social e politik si dhe njehsimi i shtetit me krimin tashmë konsiderohet një realitet i hidhur e i pakundërshtueshëm shqiptar.

Tani është koha që qytetarët e ndershëm të këtij vendi t’i bashkohen nismës dhe aksionit politik të Partisë Demokratike, si e vetma alternative serioze e efikase për t’i rikthyer dinjitetin dhe shpresën shqiptareve drejt konsolidimit të demokracisë e vlerave që na bashkojnë me BE-në. Cdo përpjekje tjetër apo lëvizje e cila i përcon energjitë e saj kundër aksionit politik të opozitës apo Partisë Demokratike, qofshin këto të frymëzuara në spektrin ideologjik apo personal, dëmtojnë të ardhmen europiane dhe interesat e Shqipërisë e shqiptarëve.

Historia e vërtetë e Kodit Rebecca

Ken Follett ka shkruar librin “The Key To Rebecca”: një spiun nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga Egjipti i dërgonte Hitlerit informacione të çmuara lidhur me aksionet ushtarake angleze. Alex Wolff ka ekzistuar vërtet, por historia e tij aventureske është më pak e lavidshme se ajo e filmit dhe e romanit në të cilat ka qenë protagonist

Quhej Johannes Eppler (në librin e Follett emri i tij është Alex Wolff) dhe ishte njeriu ideal për Abwehr-in, shërbimin sekret e ushtrisë gjermane i drejtuar nga Admirali Wilhelm Canaris. E ëma e Eppler, një gjermane, ishte rimartuar me një magjistrat pasanik egjiptian: i lindur në Aleksandri të Egjiptit në vitin 1914 dhe i rritur në Kajro, Eppler fliste shkëlqyeshëm arabishten, përveç gjermanishtes, dhe dinte të lëvizte me shkathtësi në mjedisin borgjez egjiptian, ku kishte njohjet e dobishme për të marrë informacione lidhur me trupat angleze që i kundërviheshin avancimit të furishëm të Gjeneralit Rommel, Dhelprës së Shkretëtirës, i lëshuar drejt pushtimit të teatrit veriafrikan. Abwehr-i e kishte rekrutuar në vitin 1937, kur ishte vetëm 23 vjeç, dhe e kishte bërë agjentin sekret të Berlinit për Lindjen e Mesme, duke e dërguar në Turqi, në Iran dhe në Afganistan. Por operacioni më i rëndësishëm në të cilin u përdor qe në atdheun e tij, në Egjipt.

Në pranverën e 1942 trupat gjermane dhe italiane qenë në kulmin e fushatës së tyre pushtuese. Afrikakorps-i kishte pushtuar më së fundi qytetin – kështjellë të Tobrukut dhe, pasi ka penetruar në territorin egjiptian, kërcënonte drejtpërsëdrejti deltën e Lumit Nil dhe, nga aty, Kajron dhe Kanalin e Suezit, objektiv strategjik themelor i të gjithë fushatës.

Pasi kishte pësuar me Armatën e VIII-të një seri përmbysjesh që e kishin lënë me moralin copë copë, anglezët qenë tashmë dorëzuar ndaj fatit të humbjes së të gjithë Egjiptit. Prej muajsh, në Kajro ishte në fuqi gjendja e jashtëzakonshme dhe shumë shtetas europianë qenë strehuar tashmë në Palestinë. Megjithatë, për t’u dhënë goditjen finale forcave britanike, gjermanët duhet të njihnin në thellësi lëvizjet armike.

Në Egjipt kishin pak agjentë ku të mbështeteshin: për ta përmirësuar situatën, i dhanë jetë Operacionit “Salam”, me objektiv infiltrimin e dy spiunëve në Kajro. Njëri ishte Eppler, kurse tjetri operatori i radios Hans Gerd Sandstede, i domosdoshëm për të transmetuar informacionet e siguruara nga shoku.

Hija e kryqit të thyer mbi Lumin Nil
Futja fshehurazi e të dyve në Egjipt ishte një ndërmarrje aspak e thjeshtë: edhe pse Eppler do të mund të futej me pashaportën e tij egjiptiane, ishte e preferueshme që askush të mos e regjistronte ardhjen e tij, edhe pse lidhjet e tij me Gjermaninë qenë të njohura.

Për të penetruar në mënyrë klandestine në territorin egjiptian, të dy agjentët u desh të përballeshin me rrezikun e përplasjes me një patrullë gjermane, përveçse me faktin që në shkretëtirën sahariane mund të ngatërrohej rruga, pa mundur që të dilej i gjallë. Për t’ia dalë me sukses në ndërmarrje, Abwehr-i përdori një eksplorator, hungarezin László Almásy, një fisnik me shumë kontakte në rrethet e larta: në Egjipt kishte akses deri në oborrin e sovranit, Mbretit Faruk.

Almásy kishte një të kaluar prej një njeriu aventuresk. Pasi kishte milituar në Luftën e Madhe si aviator, në Itali, ku veç të tjerash edhe ishte rrëzuar më 1918, në vitet midis dy luftërave botërore kishte kryer disa ekspedita të guximshme në Sahara me avion dhe me makinë – si një kalim aventuresk nga Egjipti në Sudan përgjatë Nilit me mjete motorike – bashkë me europianë të tjerë që më pas kishin nisur të punonin për Komandën e Lartë Britanike të Lindjes së Mesme.

Pas hyrjes në luftë të Hungarisë në krah të Boshtit në vitin 1941, Almásy ishte rekrutuar nga Abwehr-i, që i kishte dhënë detyrën e kontribuimit në përshkrimin e territorit të shkretë dhe përgatitur hapat për operacionet e ardhshme luftarake. Si oficer rezervë, i lejohej që të vishte uniformën e Kapitenit të Luftwaffe, aviacionit ushtarak gjerman.

Në vijim, Almásy u caktua në komandën e Majorit Nikolaus Ritter në Libi. Një tentativë e parë për të infiltruar spiunë gjermanë në Egjipt kishte përfunduar me një dështim dhe plagosjen e vetë Ritter, pasi një prej dy mjeteve të përdorura në operacion ishte detyruar që të rrëzohej. Almásy kishte marrë komandën e njësisë dhe në vjeshtën e 1941 kishte filluar të planifikonte Operacionin “Salam”, ndoshta një homazh ndaj përshëndetjes arabishte: “salaam”.

Kështu, asnjë më shumë se ai nuk ishte më i përshtatshmi në shoqërimin e Eppler dhe Sandstede midis dunave më të largëta nga fronti. Për të shmangur linjat britanike, eksploruesi kishte studiuar një rrugëtim që fillonte nga oazi italian i Jalo-s në Libi dhe vazhdonte në jugun e oazit Siwa deri në prapatokën egjiptiane. Për të mashtruar patrullat eventuale, mjetet për t’u përdorur do të ishin kamionet me kryqet e thyera të fshehura nga mbulesat mimetike dhe automjetet e Policisë Ushtarake britanike të kapura armiqve.

Nisja ishte vonuar shumë herë, edhe për shkak të spostimit të vazhdueshëm të frontit nga lindja në perëndim dhe anasjelltas. Në fundin e prillit 1942 më së fundi gjithçka ishte fati: hungarezi egjiptiano – gjermani Eppler dhe radiotelegrafisti me një eskortë të vogël, të nisur nga Tripoli arritën oazin Jalo dhe vazhduan drejt lindjes, atje ku hartat italiane tregonin një terren të qëndrueshëm e të sheshtë me shkurre. Por në vërtetë u ndeshën me një terren plot me duna të ulëta rëre, që rezultuan të pakalueshme. Një prej makinave ju prish aksi dhe u braktis. Nuk mbeti gjë tjetër veç kthimit në Jalo. Përpara se të tentohej sërish kalimi i shkretëtirës, u krye një rikonjicion ajror i rrugëtimit; por edhe tentativa e dytë nuk pati sukses.

Më së fundi misioni niset
Atëhere Almásy i rishikoi planet e tij dhe vendosi që të rrezikojë gjithçka për gjithçka. Karvani, i reduktuar në mjete dhe personel të eskortës, duhej të sunonte drejt oazit të Kufra duke kaluar shumë më në jug në Ultësirën e Qattara, një basen gjigantesk kripe i zhuritur nga dielli, dhe për të kaluar më pas Rrafshnaltën e Gilf Kebir, në kufirin midis Egjiptit, Libisë dhe Sudanit; nga këtu do të devijonte drejt oazit Kharga, për t’i lënë në fund Eppler dhe Sandstede në afërsitë e shkretëtirës.

Bëhej fjalë për një itninerar që Almásy e kishte zbuluar gjatë eksplorimeve të tij të mëparshme. Për sa e rrezikshme, ideja rezultoi e gjetur: pas një udhëtimi epik prej 2700 kilometrash, i zgjatur 3 javë, grupi arriti në Assiut, qytet afër Nilit në qendër të Egjiptit, ku dy spiunët e Abwehr-it zbritën pa probleme. Ishte fundi i muajit maj. “Salam” kishte përfunduar me sukses, tani fillonte Operacioni “Condor”. Ajo që injoronin shërbimet gjermane ishte se anglezët dinin gjithçka që at apo bënin. Faktikisht, qysh nga viti 1941, kishin arritur që të deshifronin mesazhet e koduara të transmetuar me radio nga Abwehr-i.

Kur filloi Operacioni “Salam”, një analist i ri i inteligjencës britanike, me emrin Jean Alington (emri i koduar i të cilit ishte Riccio), u vu në dijeni të tentativës së infiltrimit të kryer nga shërbimet e Rajhut të Tretë, por nuk mundi ta njoftonte menjëherë selinë qendrore në Kajro, pasi për shkak të rëndesës së situatës në front, mesazhet mbi lëvizjet e Afrikakorps-it kishin përparësinë.

Kur më së fundi nisën kërkimet, kishin kaluar disa ditë: koha e mjaftueshme për Almásy, që e kishte realizuar misionin e shoqërimit, të kthehej i pashqetësuar në Libi, ndërsa Eppler dhe Sandstede po arrinin Kajron me tren. Këtu morën me qira një shtëpi lundruese në Nil. Më së fundi të sigurtë, të dy spiunët u organizuan për ta çuar në fund misionin e tyre: të siguronin informacion mbi manovrat ushtarake angleze, mjetet që dispononin e kështu me radhë.

Eppler mori identitetin fals Hussein Gaffar, ndërsa Sandstede, që përpara luftës kishte punuar në fushën e naftës për Shtetet e Bashkuara, prezantohej si Peter Monkaster, një shtetas amerikan me origjinë skandinave. Në bazën e tyre instaluan një radiotransmetuese të fshehur në një mobilje gramafoni, e vendosur në dhomën e ndenjes. Sandstede e kishte ndërtuar dispozitivin në mënyrë që të mund të dërgonte mesazhe radio në alfabetin Morse, ndërkohë disqet riprodhonin muzikë. Mesazhet qenë të shifruara në bazë të një kodi të paracaktuar (ka mundësi edhe ai i njohur për shërbimet sekrete aleate, që në këtë mënyrë mund të ndiqnin çdo lëvizje të dy agjentëve “inkonjito”).

Në kujtimet e tij, të shkruara pas luftës, Eppler thekson se ka grumbulluar informacione të shumta lidhur me lëvizjet e trupave britanike duke përdorur një rrjet informatorësh të quajtur me emrin e koduar “Piramida”. Ishte pjesë e tij një vallëtare e njohur që luante belin, Hekmet Fahmy, mikja e tij e fëmijërisë, që përkrahte kauzën nacionaliste (nacionalistët egjiptianë simpatizonin nazistët), përveç balerinave të tjera dhe entraîneuse të klubeve të natës së Kajros.

Veç kësaj, Eppler tregon se ka arritur të infiltrojë në shërbimet sekrete britanike dhe se ka arritur deri të futet në selinë qendrore të Armatës së VIII-të në Kajro, duke u maskuar si oficer i Brigadës së Pushkatarëve. Në këtë mënyrë ka grumbulluar një sasi informacionesh të çmuara, që ia transmetoi një stacioni gjerman radioje në afërsitë e El Alamein, pika më e afërt me Kajron e arritur nga forcat e Boshtit. Për shkak të disa problemeve teknike me aparatin transmetues, i ashtuquajturi Hussein Gaffar i kërkoi ndihmë lëvizjes nacionaliste të oficerëve të lirë egjiptianë, në favor të Gjermanisë, me bindjen se do ta çlironte Egjiptin nga dominimi anglez. Ndihma do t’i jepej nga një oficer i ri me emrin Anwar El Sadat, që shumë vite më pas do të bëhet President i vendit dhe do të vritet nga ekstremistët islamikë.

Kondori përfundon në kafaz
Në realitet, gjërat për dy agjentët sekretë shkuan në mënyrë shumë të ndryshme dhe shumë më pak të lavdishme. Eppler dhe Sandstede nuk grumbulluan asnjë informacion të rëndësishëm; nuk arritën as edhe të viheshin në kontakt me stacionet e radiove gjermane, nga momenti që operatorët qenë burgosur në ditët e ardhjes së tyre në Egjipt, kur shtabi qendror i avancuar i Rommel ran ë duart e anglezëve në afërsi të Bir Hakeim.

Frika se mos përballeshin me një ndëshkim për dështimin e tyre, në rastin ku Rommel dhe trupat e tij do të kishin pushtuar Kajron, e shtyu Eppler që të hartojë ditare false që theksonin mbledhjen e informacioneve nëpërmjet burimeve të ndryshme. Ajo që Eppler bëri në të vërtetë, bashkë me Sandstede, qe harxhimi në femra dhe kënaqësi të tjera i shumave të konsiderueshme të parave që i qenë dhënë për misionin. Vetë Sadat i kritikoi ashpër të dy dhe arriti që t’i akuzojë edhe se kishin sabotuar radion e tyre në mënyrë që ta kalonin gjithë kohën në dëfrime, duke jetuar me dy prostitute hebreje.

Sjellja e të dy spiunëve, shtuar faktit që, pa dijeninë e tyre, stërlinat angleze që shpenzonin me shumë bujari qenë false, tërhoqi mbi ta vëmendjen e intleigjencës britanike. Nga arkivat e DSO-së (Defense Security Officers) – shërbimi i spinazhit i krijuar nga Londra në Egjipt, në të cilat Eppler është i regjistruar në Dosjen MI5 KV 2/1467 – ka dalë se një agjent anglez mësoi se një farë Victor Hauer, një punonjës austriak pranë ambasadës suedeze që merrej me gjermanët e internuar, kishte marrë kërkesën për të “ndihmuar dy gjermane” të kërkuar.

Më 2 korrik, Hauer u ndalua dhe rrëfimi i tij çoi në arrestimin e të dyve, që tjetër nuk qenë përveçse Eppler dhe Sandstede, përveç kontakteve të tyre të shumtë në radhët e ushtrisë egjiptiane. Më kot, kur pa agjentët anglezë që po i afroheshin në bazën e tyre sekrete afër lumit, Sandstede tentoi që ta mbytë dhe të vetëvritet. Operacioni “Condor” kishte dështuar keq, më pak se 2 muaj pas ardhjes së tyre aventureske në Kajro.

Të marrë në pyetje, të dy vendosën që të bashkëpunojnë dhe i shpëtuan kështu ekzekutimit, që zakonisht priste spiunët. Për rolin e saj si bashkëpunëtore apo ndoshta edhe vetëm si shoqe batakçinjsh, vallëtarja Fahmy ia hodhi vetëm me një dënim me kusht. I vetmi të cilit gjërat i shkuan për mrekulli qe hungarezi Almásy, që pas rikthimit të tij në Libi ju dha Kryqi i Hekurt i Klasit të I-rë dhe u promovua me gradën e Majorit nga vetë Rommel.

Por pas Operacionit “Salam” prania e tij në Afrikën Veriore rezultoi e kotë dhe u ridërgua në Hungari, ku do të qëndronte në kontakt me Abwehr-in deri në fundin e 1943. Pas luftës, u persekutua në atdhe nga pushtuesit rusë për raportet e tij të kaluara me gjermanët dhe e la Hungarinë për t’u kthyer prap në Egjipt, ka mundësi me ndihmën e inteligjencës britanike (një koleg nga ana tjetër e barrikadës mund të sjellë informacione të dobishme), ku u mbajt me punëra të shëndetshme deri në vdekjen e tij, e ndodhur më 1951 për shkak të një sëmundjeje të ngjitur gjatë një udhëtimi në Mozambik. Për sa i përket Eppler, edhe ai i mbijetoi luftës dhe më 1977 botoi kujtimet e tij, të titulluara “Operacioni Condor”, me sukses më të madh se ai që pati në jetën e tij si spiun. Agjent sekret mediokër dhe mburravec i madh, u ndihmua gjithmonë nga fati.
(nga Storica)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Shifra tronditëse. 10 mijë shqiptarë aplikuan për azil në vendet e BE nga Janari në Qershor

Vazhdon braktisja e madhe e vendit. Qindramijëra të larguar dhe mijëra të tjerë që vazhdojnë të ikin për çdo ditë. Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Mbështetjes së Azilit, EASO, 10,439 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil nga janari deri në qershor të këtij viti.

Krahasuar me vitin e shkuar, ka një rritje me 20.2 për qind, duke ndryshuar edhe trendin në rënie që kishte dy vitet e fundit kjo statistikë. Nga janari deri në qershor të vitit 2018 azilkërkuesit e parë ishin 8,060. Pra në 6 muajt e 2019-ës ka patur 2,379 kërkesa më shumë.

Për sa i përket azilkërkuesve që e përsërisin kërkesën, numri ka qenë afërsisht i njëjtë: 1,478 shqiptarë e përsëritën kërkesën në 6 muajt e parë të vitit 2019 ndërsa në 6 muajt e parë të vitit 2018 ky numër ka qenë 1,440.

Numri i kërkesave për azil gjatë 6 muajve të parë të vitit 2018 dhe 2019 sipas EASO. Prej vitit 2013 numri i azilkërkuesve nga Shqipëria ka qenë mbi 11,000 në vit. Viti 2015 kishte dhe numrin më të lartë 68,945 aplikime, pjesa më e madhe e të cilëve pati përgjigjie negative.

Gjatë kësaj periudhe, shqiptarët janë renditur pas sirianëve dhe irakenëve për numrin e kërkesave për azil. Në Siri dhe Irak arsyet e largimit nga vendi kanë qenë konfiltet, ndërsa për Shqipërinë nuk ndodh kështu. Shqiptarët largohen nga vendi me arsye kryesore mungesën e sigurisë, punës dhe shpresës.

Meta i kërkon qeverisë të ndalë sulmin ndaj mediave: Pa liri të mediave nuk ka BE

Presidenti i Republikës Ilir Meta në mbështetje të gazetarëve e mediave. Presidenti Meta ka reaguar sot në lidhje me debatin e hapur pas paketës ligjore antishpifje të ndërmarrë nga maxhoranca.

Ai numëron disa nga raportet dhe statistikat për median në vend dhe thotë se janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Kreu i Shtetit thekson se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

DEKLARATA E PLOTË
Presidenti i Republikës Ilir Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë, lidhur me nismën ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria.

Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”;
Përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën”;

Janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Presidenti Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Radarët, armët dhe tjetërsimi i pronave, ish-ministri i Brendshëm denoncon aferat e “Talentit” Valdrin me Mimin

Nga Dritan Demiraj
Zgjedhjet janë një barometër se sa mirë funksionon një demokraci, nëse pretendohet se Shqipëria ka demokraci, por realiteti tregon se nuk ekziston një gjë e tillë dhe vendi po shkon drejt një diktature të re të kamufluar. Kjo diktaturë e re apo autokraci është ndërtuar rreth një individi biologjikisht me simtoma psikonarkomani dhe i shoqëruar me “sektin Pink “ e hanëmet e “Harremit” të Ripjelljes!

Ky konglomerat politik, ka lënë me dhjetra raste “shtatëzënë” ish-Partinë Socialiste, duke bërë “aborte” të njëpasnjëshme të detyruara nga skandale të pafundme, ku “Poturaxhiut” po i grisen poturet si brekët e Shukriut!

Rama mban fantazitë e pushtetit të pakufizuar, duke ecur me logjikën e mbijetesës politike duke paguar mercenar elektoral (banda kriminale dhe propagandistike), mercenar politik në sistemin e drejtësisë, policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë. Secili prej këtyre mercenarëve elektoral, kërkon shumë më tepër para dhe ofiqe të pamerituara sesa kërkon një votues në një demokraci.

Kjo qeverisje ka krijuar vetëm kaos institucional, politik dhe drama sociale që do të jenë shumë të vështira për tu harruar. Shqipëria me tërësinë e institucioneve që drejtohen nga banda kriminale e “rilindjes” vetëm shtet nuk mund të quhet!

Qeverisja e “ripjelljes” vazhdon të pjellë vetëm hajdut, narkotrafikant, mashtruesa, narçist, nihilist, injorant, komik, hipokrit, poturaxhi duke humbur dinjitetin njerëzor dhe kombëtar! Rasti i fundit i denoncuar si dhe dhjetra skandale të mëparshme nga
Opozita dhe Lideri i saj zoti Lulzim Basha, është rasti i Valdrin Pjetrit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike promovohet në detyrat më të larta të institucioneve të mbrojtjes, sigurisë si dhe së fundi të “vetë emërohej”, Kryetar i Bashkisë të Shkodrës si Kryeqëndra e Veriut të Shqipërisë.

Por, Kryetrafikanti “Poturaxhi” në momentet kur nuk ka asnjë alibi tjetër për të mbrojtur bashkëpuntorët e tij, të cilët kanë dalë “cullak” dhe rrezikojnë pushtetin e tij thekson: “Nuk kanë më punë me PS ata, ne jemi me ligjin, jemi me shtetin”, ato janë një “dru i shtrembër” si rasti i Tahirit, Roshit, Shukriut, Ndokës, Frrokun, Prenga, Bushin, Imerajn, Dakos e shumë të tjerëve dhe së fundi Valdrin Pjetrin dhe shumë të tjerë që do ti dalin në vazhdim!

Natyrshëm lind pyetja, po kush i promovoi këto “talente narko-kriminal”në politikë dhe drejtim të institucioneve të rëndësishme të vendit?!

Përgjigja është e thjesht në gjykimin tim, ato që kanë simpati, nevojë, shije dhe interes grabitje pushteti dhe pasurie të Shqipërisë dhe shqiptarëve si psh: Poturaxhiu, Mrika&Co. Rasti i Valdrin Pjetrit, është më sinjifikativi se si mund të bësh karrierë nga bota e narkotrafikut në nivelet më të larta të institucioneve të shtetit dhe aq më keq në ato të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kumbari për promovimin e këtij “talenti” është padyshim Mimi Kodhjeli, e cila sapo u ul në karrigen e Ministrisë së Mbrojtjes, emëroi në detyrat më të rëndësishme ku manipulohej, vidhej dhe grabiteshin pronat e Ushtrisë, “mjeshtrin” Valdrin! Madje duke i besuar postin e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave, më pas në vitin 2015-2018 e emëron Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes, një nga drejtoritë ku 70% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes Menaxhohej nga ky “talent”, ku kishte në vartësi Drejtori të rëndësishme atë të Prokurimeve, Pronave, Financës, shitjeve të Armatim dhe Municione etj…

Hipokrizia e Mimit duke u shpallur në mediat publike si “puritane”, por nuk mund të fsheh dot ligësinë e saj si bashkëpuntore e ngushtë e krimit dhe e trafikut (tashmë e vërtetuar dhe nga agjensitë e huaja). Ishte ky drejtor dhe jarani Arian Kraja, që menaxhuan të gjithë tenderat e denoncuar nga Unë dhe Opozita, sic ishte ai i Radarëve, blerja e mjeteve për Policinë Ushtarake, blerje dhe shitje të armatimit, tjetërsim i shumë pronave të Ministrisë së Mbrojtjes që ishin në vende mjaft të lakmueshme në bregdetin e Jugut, bashkëpunimin me element narkotrafikant për të mos vënë në funksionim ashtu sic duhet sistemin e radarëve, ku për cdo vonesë shpërbleheshin nga përfituesit “talenti” dhe promovuesit e tyre, marrja deri në 10000 Euro për nje gradë koloneli, 4000 Euro për të shkuar në mision në Afganistan (Arjan Kraja), tenderi i karburantit të helikopterëve të Farkës, etj!

Gjithashtu, është e pafalshme dhe Prokuroria duhet të bëjë hetime serioze për personat përgjegjës (që nga Ministria e Mbrojtjes që është Autoritet Ministri që kërkon pajisje për këtë dokument), për shkeljen e procedurave dhe pajisjen me certifikat të sigurisë “Për përdorimin e Informacionit të Klasifikuar ‘Sekret Shtetëror’”, ku një element narkotrafikant përdorë informacionin “sekret shtetëror dhe atë të NATO-s”, rast ky i pa precedent në asnje vend anëtar të NATO-s.

Për ty Lartgjatësi Poturaxhi, Mrika &Co, Drini është lumi më i madh dhe i rrëmbyeshëm që fshin, mbyt dhe dërgon çdo mbetje, pisllëk në det, ka ardhur momenti që “Val-Drini”, t’ju mbysë dhe largoj të gjithë shpurrën politike të “Rripjelljes” për ta humbur njëherë e mirë “farën politike” të këtij sekti kancerogjen!

Pse bllokohet ligji Antimafia, lidhjet e forta të Ramës me Pjetrin dhe pasuritë miliona dollarëshe nga droga

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Gjata deklaroi sot se Rama ka ndaluar Pjetrin që të japë dorëheqjen nga uzurpimi i Bashkisë së Shkodrës ndërkohë që nuk po lejon edhe zbatimin e oligjit Antimafia për bllokimin e pasurive të Pjetritv të vendosura nga trafiku i drogës.

“Rama ndalon Pjertin të japë dorëheqjen, pasuria miliona dollarëshe e trafikantit që nuk e kap ligji Antimafai
Edi Rama pengon zbatimin e ligjit Antimafia për verifikimin e pasurive të trafikantit të drogës Valdrin Pjetri. Për pushtetin kriminal të Ramës nuk zbatohet parimi themelor i barazisë para ligjit”, tha Gjata.
Uzurpimi i pushtetit në Shkodrës është arsyeja pse trafikanti i drogës ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA Edi Rama i mashtroi shqiptarët pak ditë më parë, kur, pasi Partia Demokratike publikoi dokumentat e dënimit për trafik droge të Valdrin Pjetrit, tha se nuk do ta toleronte atë. Edi Rama bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë.

Ai po kryen njëkohësisht tre veprime, në mënyrë që t’i shkojë deri në fund skenarit të tij kriminal për të uzurpuar Bashkinë e Shkodrës.

1. Po pengon Valdrin Pjetrin të japë dorëheqjen pas verifikimit se është dënuar për trafik droge në Itali.

2. Po pengon prokurorinë të konfirmojë gjetjet e Partisë Demokratike, të verifikuara në mënyrë të pavarur nga Zëri i Amerikës.

3. Po pengon zbatimin e Ligjit Antimafia për verifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive nga trafiku i drogës i Valdrin Pjetrit. Edi Rama, i cili vazhdon t’i japë mbrojtje të besuarit të tij për Shkodrën ka detyrimin ligjor dhe moral t’u thotë shqiptarëve: Pse nuk vepron Ligji Antimafia ndaj pasurive të drogës së Valdrin Pjetrit?

Pse i besuari i tij në Shkodër ka imunitet mbi ligjin? Pse nuk vepron prokuroria? Pse Operacioni “Forca e Ligjit”, që duhej të sekuestronte pasuritë e paligjshme është shndërruar në operacionin “Forca e krimit”?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve lidhen drejtpërsëdrejti me planin e Edi Ramës për të përdorur trafikantin e drogës derisa, në mënyrë të paligjshme, të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Është ky skenar pse trafikanti i drogës Valdrin Pjetri ndalohet të japë dorëheqjen para betimit, pse prokuroria po e zvarrit verifikimin, pse ligji antimafia nuk vepron.

Pamjet në video tregojnë se pasuria më e dukshme e Valdrin Pjetrit, është një hotel superluksoz në periferi të Tiranës, i inauguruar me praninë e ministres së Edi Ramës. Sipas Ligjit Antimafia, Valdrin Pjetri është subjekt i drejtpërdrejtë i tij, pasi siç shprehet ligji subjekt i ligjit është çdo person për të cilin ka indicie se: a) ka kryer krime që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Për rastin e Valdrin Pjetrit, jo vetëm që ka indicie për kryerjen e këtyre krimeve, por ky fakt është i provuar nga vendimet e drejtësisë italiane, të cilat janë publikuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike. Valdrin Pjetri është dënuar me burg për trafik droge, por as policia, as prokuroria nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të zbatuar ligjin.

E vetmja forcë që mund t’i ndalojë ata është ajo e kryeministrit të vendit, i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron, duke garantuar paprekshmëri për kriminelët dhe trafikantët e tij. Meqënëse prokuroria e kapur dhe kontrolluar nga Edi Rama bën sikur nuk dëgjon dhe nuk sheh, njëlloj siç nuk sheh e dëgjon korrupsionin galopant të Qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike do të informojë zyrtarisht nesër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka detyrimin të nisë menjëherë hetim pasuror ndaj Valdrin Pjetrit dhe familjes së tij, për shkak se ai është subjekt i ligjit Antimafia.

Për çdo shqiptar është e qartë dhe e kuptueshme se përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, Ligji Antimafia nuk ka për të vepruar. Një vit më parë, Edi Rama nuk lejoi që Ligji antimfia të veprojë kundër Agron Xhafës, tani nuk ka për të lejuar të veprojë kundër Valdrin Pjetrit.

Këta dhe çdo kriminel e trafikant tjetër do të vazhdojnë të jenë të paprekshëm, nëse Edi Ramës i cënohet sadopak pushteti I tij kriminal. Parimi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk ekziston më! Edi Rama e ka fshirë atë nga Kushtetuta dhe ligji, njësoj siç po përpiqet të fshijë zgjedhjet e lira e të ndershme.

SHBA, të shqetësuara për lëvizje trupash kineze pranë Hong Kongut

Shtetet e Bashkuara thonë se janë “thellësisht të shqetësuara” nga njoftimet për lëvizje trupash paraushtarake kineze përgjatë kufirit me Hong Kongun, territorin kinez që po përjeton 10 javë demonstrime pro-demokracisë.

“Ne inkurajojmë Kinën dhe të gjitha palët në Hong Kong që të kërkojnë një zgjidhje e cila respekton lirinë e hongkongasve dhe shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut, siç përcaktohet në Deklaratën e Përbashkët Kino-Britanike,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Është e rëndësishme që Qeveria e Hong Kongut të respektojë liritë e fjalës dhe të tubimit paqësor, siç përcaktohet në Deklaratën e Përbashkët.”

Ndërsa protestat janë shkallëzuar ditët e fundit, mediat shtetërore të Kinës kanë treguar video të forcave të sigurisë që grumbullohen përtej kufirit, në Kinën kontinentale.
Policia kineze është akuzuar gjithashtu për depërtim në protesta në përpjekje për të krijuar probleme.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye që autoritetet të dërgojnë policinë kineze ose policë të fshehtë të vijnë në aeroport për t’u përzier me demonstrimet,” i tha Zërit të Amerikës një protestues i cili ishte në një demonstratë të fundit në aeroportin e Hong Kongut.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën në Twitter, “Zbulimi ynë na ka informuar se Qeveria kineze po lëviz trupat në Kufi me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të sigurt!”

Në komentet për gazetarët të martën, zoti Trump, i cili javën e kaluar mori një qëndrim distancues nga protestat, tha se situata e Hong Kongut “është shumë e vështirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por jam i sigurt se do të zgjidhet.” Ai shprehu shpresën se askush nuk do të lëndohet si dhe shpresën “për liri”.

Në rrugët e Hong Kongut ka pasur përleshje të ashpra midis demonstruesve dhe policisë. Të martën vonë, në aeroportin ndërkombëtar shpërtheu dhuna, ndërsa policia u përlesh me demonstruesit pro-demokracisë që kishin marrë në kontroll aeroportin për dy ditë me radhë.

“Ne e dënojmë dhunën dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, por mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit paqësor në Hong Kong”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Banorët e Hong Kongut kanë protestuar kundër gërryerjes që sipas tyre po pësojnë liritë e tyre nën kontrollin kinez të territorit si dhe kundër mungesës së autonomisë. Protestat përbëjnë sfidën më të madhe për sundimin kinez të territorit gjysmë-autonom që nga dorëzimi i tij Britanisë në vitin 1997.

KINA: LËVIZJA, NGJAN ME TERRORIZËM
Të mërkurën autoritetet në Kinë thanë se protesta e Hong Kongut është shndërruar në një lëvizje “që ngjan me terrorizmin”, pas një nate përleshjesh të dhunshme në aeroportin e qytetit. Zyra për çështjet e Hong Kongut dhe Makaos në Pekin tha se akte të tilla duhet të ndëshkohen rëndë.

Pas dy ditë trazirash fluturimet në aeroport rifilluan. Demonstratat përfunduan të martën vonë pasi policia përdori shkopinj dhe spërkati me piper protestuesit, të cilët përdorën karrocat e bagazheve si barrikada për të penguar udhëtarët të hynin në terminale. Disa udhëtarë të zemëruar u përfshinë në debate me protestuesit ndërsa demonstrata po përshkallëzohej.

Situata u rëndua kur një grup protestuesish rrahën dy burra për të cilët dyshohej se ishin agjentë sekretë kinezë. Një prej tyre u identifikua më vonë nga gazeta e kontrolluar nga shteti kinez “Global Times” si një gazetar që punonte për tabloidin.

Gjatë trazirave të së martës pesë vetë u arrestuan në aeroport. Protestat e dy ditëve të fundit janë pjesë e 10 javëve demonstratash të banorëve të Hong Kongut kundër asaj që ata e cilësojnë si përkeqësim i lirisë dhe mungesë e autonomisë për shkak të kontrollit kinez të territorit.

Protestat filluan si një përpjekje për të penguar miratimin e një projektligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë për procese gjyqësore. Demonstruesit tashmë kërkojnë t’u garantohet e drejta për të votuar drejtpërdrejt për udhëheqësin e tyre të ardhshëm falë një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm si dhe një hetim të pavarur rreth dyshimeve për akteve brutale ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Dhjetë javë përleshje gjithnjë e më të dhunshme mes policisë dhe protestuesve e kanë zhytur qytetin në krizën e tij më të rëndë që nga koha kur Britania ua dorëzoi kinezëve territorin në vitin 1997.

SHBA, alarm për pastrimin e parave në Shqipëri, shifra e parë, mbi 700 milionë euro

Gjatë këtij muaji monedha BE-së Euro arriti në Shqipëri minimumin historik përballë lekut në 12 vitet e fundit, dhe ka humbur 13-15 % të vlerës së saj përballë monedhës shqiptare në 3 vitet e fundit.

Ekspertët mendojnë se ky zhvlerësim kaq i madh i euros përballë lekut nuk shpjegohet me forcën e ekonomisë shqiptare, por me faktorë jashtë ekonomisë formale.

“Shqetësimi është mjaft i madh sepse forcimi i pazakontë i monedhës kombëtare në radhë të parë godet eksportet e Shqipërisë, godet investimet e huaja dhe fuqinë konkurruese të Shqipërisë për të thithur investimet e huaja, dhe godet ashpër kursimet e një pjese dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që janë në euro, sepse vijnë nga emigracioni” – tha Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Alb-Konfindustria.

Studiuesit e shohin me shqetësim mosveprimin e Bankës së Shqipërisë, ose si thonë ata, politikat e gabuara të saj, si de-euroizimi i ekonomisë shqiptare në pikun e rënies së euros. Por drejtuesit e saj nuk duken të shqetësuar për dobësimin e ndjeshëm të euros me lekun.

“Ecuria e këmbimit të monedhave në treg është në normalitet, aktualisht po ndikojnë disa faktorë sezonalë, sa I takon zhvlerësimit të lekut” – tha Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Dobësimi i euros lidhet pjesërisht me luhatjet në tregjet botërore, por në Shqipëri sipas ekspertëve, dyshimet më të mëdha janë tek ndërhyrja e faktorëve të informalitetit, mes të cilëve edhe pastrimi i qindra miliona euro të drogave të forta, aq sa konkurrojnë edhe ekonominë reale, derisa leku ka 3 vjet që forcohet gradualisht përballë euros, ndonëse ekonomia shqiptare është në kuota të dobëta.

“Vendi vazhdon të ketë një deficit të llogarisë korrente prej 700 milionë eurosh, Vijon të ketë një deficit tregtar prej disa miliardë euro, dhe vazhdon të ketë një monedhë kombëtare që vazhdimisht forcohet e forcohet edhe pasi Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë të jashtëzakonshme duke blerë disa qindra milionë euro brenda pak muajve. Kjo tregon se në treg ka para të pista , nuk ka ndonjë shpjegim tjetër të logjikshëm” – tha Gjergj Erebara, analist i ekonomisë në agjencinë BIRN.

Ekspertët pohojnë se ekonomia shqiptare, me fuqinë e saj nuk e justifikon dot këtë forcim të lekut, pra kanë ndërhyrë flukse gri të eurove, flukse informale të parave të pista. Por Banka e Shqipërisë ende nuk ka të dhëna zyrtare për këtë.

“Volumi i eurove nuk paraqitet në ndonjë trend të pazakontë. Nuk kemi të dhëna zyrtare për ndonjë volum të jashtëzakonshëm të eurove në treg” – tha Guvernatori Sejko.

Përfituesit më të mëdhenj nga dobësimi i thellë I euros janë lobet e importuesve që sjellin mallra me cmime të ulëta dhe qeveria tek pagesat e borxhit të jashtëm. Ndërsa humbësit më të mëdhenj janë qytetarët shqiptarë, të cilëve u preken drejtpërdrejt kursimet e tyre, preken prodhuesit vendorë, preken eksportuesit e prodhimit vendor.

“VOA”