20.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Zëri i Amerikës: BE, OSBE dhe gazetarët kundër qeverisë “Rama” për censurën

Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre dhe Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europe po kundërshtojnë me forcë projektin e qeverisë për shpifjen. Kritikat kryesore lidhen me atributet e reja të Autoritetit të mediave audiovizive, që merr rolin e gjykatës.
EMBED SHAREavailable
Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që mediat online në rast shkelje mund t’i drejtohen gjykatës, vetëm pasi të kenë paguar gjobën e vendosur nga Këshilli i ankesave në AMA.

Për portalet me burime të kufizuara financiare kjo do të thotë mbyllje e tyre pasi edhe ankimimi në gjykatë, për një vendim në favor të tyre, është një rrugë e gjatë, nisur nga mbingarkesa e Gjykatave administrative.
Autoritetet thonë se drafti për shpifjen synon të rregullojë hapësirën online, dhe se gjatë diskutimeve në komisione parlamentare në vjeshtë ai mund të përmirësohet.

Qeveria pas shumë debatesh ka dërguar në Kuvend draftin antishpifje që parashikon ndërhyrje në tre ligje dhe në një vendim të këshillit të ministrave. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar në bisedime janë përfshirë disa organizata mediatike, Autoriteti i mediave audiovizive, ai i komunikimeve elektronike, dhe përfaqësues të OSBE.

Qeveria është tërhequr disa herë nga draftet e saj duke i ripunuar, por edhe drafti final e ka lënë të pakënaqur përfaqësinë mediatike. Autoritetet thonë se kjo nisëm synon të vendosë rregull në hapësirën online dhe nuk ndërhyn në median tradicionale.

“Kjo vjen edhe si tendencë ndërkombëtare. Përgjithësisht hapësira online po konsumon shumë nga jeta e qytetarëve dhe është e rëndësishme që siç ata mbrohen në jetën e përditshme të mbrohen dhe nga hapësira online”- shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Drafti antishpfije krijon atë që unë e quaj AMA gjykatën, që do të thotë që ngre një institucion që të dënon pa gjyq”-thotë Elvin Luku, drejtues i Medialook.

“Një akt i tillë jo vetëm që e provokon të drejtën dhe parimet themelore të gazetarisë në pavarësinë e vet, por në një pikpamje ekskludon dhe të drejtën e çdo personi që penalizohet sipas këtij projektligji, për ta dërguar atë në gjykatë”- pohon Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptarë.

Zv.Ministrja e drejtësisë shpjegon rolin e AMA në draftligj, duke vecuar disa elementë që sipas ekspertëve të fushës janë atribute të gjyqësorit.

“Vetëm nëse portali refuzon ta heqë matërialin që bazohet në fakte të paqena, atëherë individi ka të drejtën të shkojë tek AMA. Dhe AMA sërish e fton portalin ose subjektin tjetër mediatik, që të paraqesë argumentat e kundërta duke i lënë 48 orë kohë. Është munduar ligji të krijojë atë që konsiderohet kontradiktoritet mbi faktet”-shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Qytetarët kanë të drejtë ta mbrojnë dinjitetin, por kjo duhet të shkojë përmes një proçesi gjyqësor. Një trupë administrative si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatën”- argumenton Besar Likmeta, gazetar i BIRN.

Qeveria ka hartuar disa variante të draftit antishpifje dhe në asnjë rast nuk ka marrë miratimin final të komunitetit të gazetarëve të BE, dhe OSBE. Edhe variant i ripunuar i saj që është dërguar në Kuvend ka ngjallur sërish shqetësime. OSBE shprehu rezerva që projektligji i jep rolin e gjykatave agjensive rregulluese AMA dhe AKEP.

“Përpara se OSBE të përgatiste raportin final, qeveria me një VKM, e injoroi opinionin e OSBE dhe e dërgoi draftin në Kuvend për shqyrtim dhe miratim”- thotë Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“Projektligji u jep shumë kompetenca agjenesive rregullese AMA dhe AKEP, që janë mbikqyrës të sistemit të transmetimeve. Ato nuk duhet të marrin rolin e gjykatësit për rastet e shpifjes përshembull, ose për raste të tjera që u takojnë gjykatave t’i zgjidhin”- u shpreh për Zërin e Amerikës Harlem Desir, përfaqësues i OSBE për lirinë e shtypit.

“Unë besoj se qeveria nuk mund të vazhdojë me kokëfortësi të mbrojë draftet në gjendjen aktuale”- shprehu bindjen Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.
“A mund të përmirësohet ligji? Patjetër që në kuvend deputetet mund të ndërhyjnë nëse vënë re se ky propozim mund të përmirësohet diku. Është një ftesë për të gjithë gazetarët, dhe për të gjithë ata që mund të kontribuojnë për ta përmirësuar dhe për të patur një rregullim më të mirë të fushës”- sqaron Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Jo vetëm që do të këtë një asistencë dhe monitorim më të posaçëm për ndërhyrjet e mundshme në projektligjin aktual, por dhe interesim për rregullime specifike që janë propozuar nga grupet e interest”- thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

Një prej shqetësimeve të shoqatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, lidhet me aplikimin e gjobave të njëjta si për subjekte mediatike të mëdha ashtu dhe për portalet me burime financiare të kufizuara.

“Penalitetet që parashikohen që fillojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë të reja, janë penalitete që në shumicën e rasteve nuk mund të përballohen financiarisht nga gazetarët”- thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.

“Gjobat jo vetëm janë të larta, por dhe joproporcionale.Nuk mund të dënosh në të njëjtën formë si nje televizion që ka audiencë të lartë dhe buxhet të konsoliduar dhe një portal të ri që mund të ketë një ose dy vjet ekperiencë”- argumenton Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“Një nga aspektet ishte pikërisht diferencimi i sanksioneve në bazë të shkeljeve. Ne këtë e kemi pasqyruar dhe në ligj duke bërë një përshkallëzim të sanskioneve. Bllokimi bëhet vetëm për ato që konsiderohen raste të rënda, siç janë përhapja e materialave pornografike për të mitur ose publikimi i materialeve terroriste, apo nxitje të rasteve terroriste”- thotë Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

Përfaqësuesit e shoqatave të mediave vërejnë me shqetësim në draftin e qeverisë faktin se gjoba paguhet pas vendimit të këshillit të ankesave në AMA dhe më pas mund ta ankimosh atë në gjykatë. Për ta kjo do të thotë mbyllje e portalit, kur dihet tashmë se dhe rruga drejt vendimit final në gjykatë është e gjatë. E megjthatë autoritetet mendojnë se reforma në drejtësi do të shmangë zvarritjen e procesve në Gjykatën administrative.

Por AMA vihet në qendër të kritikave të gazetarëve edhe për pavarësinë e saj.
“Dhe kontenstimi bëhet pikërisht dhe për mënyrën se si është ndërtuar AMA dhe si zgjidhen anëtarët e bordit, ku 3 propozohen nga opozita 3 nga mazhoranca dhe kryetari zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra praktikisht mazhoranca ka shumicën dhe në bordin e AMA”- pohon Elvin Luku, drejtues i Qendrës Medialook.

“E njëjta gjë vlen dhe për median tradicionale aktualisht, e kontrollon po AMA. I njëjti merak mund të ishte ngritur shumë kohë më parë, për të bërë ndryshimet tek këshilli i ankesave”- thotë Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Nëse ne i japim të drejtën një trupë administrative të zëvendësojë gjykatën kjo do të ndikojë në lirinë e medias në Shqipëri, do detyrojë gazetarët të vetëçensurohen”-pohon Besar Likmeta, gazetar i BIRN. Në Shqipëri veprojnë mbi 800 portale online, dhe deri tani janë regjistruar mbi 270. Qeveria e sheh si domosdoshmëri formalizimin e ketij tregu për disa arsye.

“Konkretisht një nga problemet jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë vendit me portalet, është që portale anonime mund të cënojnë dinjitetin, jetën dhe privacinë e personave të caktuar. Dhe nëse këto protale nuk janë të regjistruar është e pamundur që t’i drejtohesh gjykatës” – pohon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

“Projektligji në mënyrë të vecantë, nuk merr në konsideratë dhe injoron aspektet vetërregulluese dhe të drejtën për ekzekutime vetërregulluese nga vetë komuniteti I gazetarëve profesionistë”- thotë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve shqiptarë.
Pas 5 vitesh që kur propozoi rikthimin e kriminalizimit të shpifjes qeveria ja doli të dërgojë në kuvend mes kritikash të shumta një draft antishpifje për hapësirën online. E megjithëse ai përmban si penalizim vetëm gjobë dhe jo burg, kundërshtarët shohin mjaft probleme në këtë projektligj që nëse miratohet pa ndryshime sic thonë ata mund të kthehet në një rrezik për lirinë e shprehjes.

Vendimi sekret për memorialin e të rënëve në Turqi, vjen reagimi nga Gjermania

Qytetarë të Tiranës kërkojnë heqjen nga Parku Publik të Memorialit për të rënët turq në grushtin e shtetit 2016 në Turqi. Analistë të pavarur në Tiranë e shohin ngritjen e Memorialit si një veprim të nxituar, shkruan Deutsche Ëelle.

Memoriali qëndron që prej një muaji në Parkun e Madh të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Në një pllakë prej betoni, janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan.

Rrugës që të ҫon tek Memoriali i është dhënë emri “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe zona e parkut ku është ngritur Memoriali, me investimin financiar të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, (TIKA) është quajtur “Parku i Demokracisë së 15 Korrikut”.

Ky memorial nuk na përket neve
Të martën, (13.08.2019) qytetarë të Tiranës kërkuan heqjen e Memorialit dhe 2 emërtimeve të reja. Në një peticion online të shoqërisë civile, të inicuar nga organizata “Change” grushti i dështuar i shtetit në Turqi quhet ”një ngjarje që nuk ka asnjë domethënie apo rëndësi historike, kulturore dhe shpirtërore për qytetarët e Tiranës”.

Peticioni vjen pas përdhosjes ditët e fundit të Memorialit nga persona ende të paindentifikuar nga policia. Sipas burimeve zyrtare nga policia, ata kanë hedhur mbi Memorial letër higjienike dhe kanë shkruar,”Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky Memorial nuk na përket neve”.

Memoriali dhe emërtimet – një “Fait Accompli” – punë e mbyllur
Që Memoriali u inagurua në mes të muajit të kaluar u bë e ditur për opinionin publik ditët e fundit nga media lokale në sajë të njoftimit dhe fotove të publikuara nga ceremonia e rastit në ëebsite dhe median sociale të Ambasadës Turke në Tiranë.

Autoritetet e Tiranës kanë evituar dhënien e shpjegimeve lidhur me ngjarjen. PD dhe opozita jashtë parlamentare, në sulm të pandërprerë kundër qeverisë Rama, hesht. Një përfaqësues i saj mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Memorialit, organizuar nga Ambasada Turke në Tiranë.

Heshtja e autoriteteve për Memorialin dhe dy emërtimet e reja, një muaj më parë, pikërisht në 3 vjetorin e grushtit të shtetit kanë ngjallur debate dhe kundërshtim publik që kulmuan të martën me peticionin. Përfaqësues nga organizatorët e peticionit thanë të mërkurën (15.08.2019) për Deutsche Ëelle, se “ngritja e Memorialit përbën një “Fait Accompli” dhe është marrë me një vendim të fshehtë nga opinioni publik”.

“Vendimi sekret për të përjetësuar një ngjarje të brendshme turke është marrë në shkelje të ligjeve të Shqipërisë dhe të rregullave të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë pa asnjë dëgjesë apo konsultim publik, duke u mohuar qytetarëve të Tiranës të drejtën për t’u shprehur për të. Memoriali dhe dy emërtimet nuk kanë mbështetje apo pranim të gjerë shoqëror nga qytetarët e Tiranës. Memoriali nderon 251 qytetarë turq, që u vranë për mbrojtjen e presidentit Erdogan gjatë atij që u quajt grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi” theksohet në peticion.

Memoriali, kleriku Gülen dhe lëvizja e tij në Shqipëri
Si organizator për grushtin e shtetit, të 3 viteve më parë, Presidenti turk Erdogan ka fajësuar kundërshtarin e tij politik, klerikun Fetullah Gülen dhe lëvizjen e tij, të klasifikuar nga qeveria turke, pas grushtit të shtetit si “organizatë terroriste”, e njohur me inicialet FETO, që sipas autoriteteve turke ka veprimtari edhe në Shqipëri.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Yӧrük në fjalën e tij përshëndetëse për shfaqjen në Tiranë të filmit dokumentar „The Netëork”, me temë veprimtarinë e FETO, tha se “FETO vazhdon të ketë praninë e saj në Shqipëri kryesisht në arsim, ҫështje të fesë dhe në shëndetësi. Sa më shumë të thellohet prania e FETO në Shqipëri, aq më i madh do të jetë dëmi i saj për qytetarët e Shqipërisë.”

Filmi u shfaq në prag të inagurimit të Memorialit, në institutin “Yunus Emre”, sipas emrit të poetit turk të shek. 14, ithtar i islamit mistik. Lëvizja Gylen predikon në rrjetin e kolegjeve private turke te ngritura me fondet e klerikut Fetullah Gylen në Shqipëri një islam tolerant dhe reformator. Kolegjet janë të fokusuara në matematikë dhe shkenca e këto shkolla vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri, pavarësisht kërkesës që Erdogan u drejtoi autoriteteve të Tiranës për t’i mbyllur, kur vizitoi Shqipërinë pas grushtit të shtetit, në tetor 2015.

Një deklaratë e Ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu, që vizitoi Tiranën, pak ditë pas inagurimit të Memorialit, bëri me dije se në bisedimet me kryeministrin Rama vuri re „përkushtimin e Shqipërisë në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste përfshirë edhe FETO”, ngre pyetjen, nëse ky përkushtim do të ketë të bëjë ose jo me institucionet arsimore private të hapura nga Gulen në Shqipëri.

Investimet turke dhe orientimi perëndimor i Shqipërisë
Turqia vlerësohet si një partner strategjik i Shqipërisë. Investimet turke, sipas burimeve zyrtare të Ambasadës së Turqisë, në Tiranë, arrijnë në 3 miliardë dollarë. 435 kompani turke veprojnë në Shqipëri. Volumi tregtar vjetor mes dy vendeve është 500 milionë dollarë dhe Turqia synon ta dyfishojë, në 1 miliardë dollarë.

Në vizitën që bëri në Tiranë vitin e kaluar, ministri i jashtëm turk,Çavuşoğlu, tha se për të arritur këtë rritje “duhet që dy vendet të përditësojmë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë dhe intensifikojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, atë ekonomik, ushtarak si edhe investimet në ndërtimin e aeroporteve, bujqësi, shëndetësisë”.

Memoriali – veprim i pamatur
Në këtë kontekst intelektualë dhe analistë të pavarur të Tiranës e shohin ngritjen e Memorialit si një veprim të nxituar për çështje të brendshme politike të Turqisë, një veprim të pamatur pragmatist në këmbim të rritjes së investimeve turke në Shqipëri.
Akademiku i njohur në Tiranë, Artan Fuga, në një postim në median sociale për këtë ҫështje shkruan se “Shqipëria merr pozicion politik për një çështje politike të brendshme në shtetin mik turk”.

Nën këtë këndvështrim zotërues, Memoriali nuk konsiderohet një zhvillim që mund të cënojë procesin e pakthyeshëm të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ku 95% e qytetarëve janë pro hyrjes në BE dhe ku NATO ka filluar investimin prej 50 milionë dollarësh për të ngritur Bazën Ajrore të Kuҫovës, e para në Ballkanin Perëndimor. Por për BE dhe vendimin që do të marrë ajo në tetor për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë ky veprim është një sinjal për t’u patur në vëmendje.

Shkaktojnë kancer, SHBA-të kërkojnë heqjen nga tregu të implanteve të gjirit

Administrata Amerikane për Barnat dhe Ushqimet (FDA) i ka bërë thirrje prodhuesit të implanteve të gjirit Allergan të tërheqë nga tregu implantet me sipërfaqe poroze pasi janë lidhur me një lloj kanceri të rrallë.

Në të gjithë botën janë raportuar 573 raste dhe 33 vdekje nga kanceri, ku 481 prej këtyre rasteve të diagnostikuara me kancer i janë atribuuar drejtpërdrejtë implanteve Allergan Biocell, thotë FDA.

Nga 33 vdekjet, agjencia thotë se të dhënat e saj tregojnë se ky lloj implanti është përdorur në 13 prej rasteve, ndërkohë që në 12 prej tyre prodhuesi ka qenë Allergan.

Diana Zuckerman, studiuese që është marrë me sigurinë e implanteve të gjirit, e cilësoi heqjen e produkteve të Allergan si të pashmangshme. “Ose kompania do të vendosë rregullisht që t’i heqë, ose FDA do ta detyrojë Allergan ta bëjë.”

Sëmundja është limfoma anaplastike me qeliza të mëdha, një lloj i rrallë kanceri i sistemit imunitar. Nuk është kancer gjiri, por zhvillohet në indin përreth implantit.

Nëse hiqet implanti dhe indi i dëmtuar, mund të kurohet kanceri, por nëse nuk zbulohet herët, mund të përhapet dhe shkaktojë probleme më të rënda, deri në vdekje.

Zmadhimi i gjoksit është një nga ndërhyrjet kirurgjikale plastike më të përhapura në SHBA, ku më shumë se 300 mijë operacione janë kryer në vitin 2017, 3% më shumë se në vitin 2016.

Hurmat e Arabisë, ilaçi që forcon kockat

Hurmat e Arabisë janë një ushqim ideal për përmirësimin e energjisë dhe funksionin e trurit. Ato janë një burim i mirë i kompleksit të vitaminave A dhe B, gjithashtu janë të pasura me minerale të tilla si hekuri, kalçiumi, mangani, bakri dhe kaliumi.

Hurmat e Arabisë ndihmojnë në ndërtimin e kockave dhe rritjen e forcës muskulare, për këtë arsye janë përdorur për mijëra vjet nga atletët për të përmirësuar aftësitë fizike, mprehtësinë dhe qëndrueshmërinë.

Hurmat e Arabisë përmbajnë veti anti-inflamatore dhe anti-infektive të cilat i bëjnë ato një ushqim të shkëlqyeshëm për ata që vuajnë me infeksione kronike dhe çrregullime auto-imune.

Ato ndihmojnë gjithashtu në kontrollin e punës së zemrës dhe presionin e gjakut, gjithashtu ofrojnë mbrojtje kundër goditjeve dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

Hurmat e Arabisë përmbajnë një fibër lehtësisht të tretshme e cila ndihmon në parandalimin e acarimit të zorrës së trashë, kancerit të prostatës, kancerit të mushkërive, kancerit të endometriumit, kancerit të gjirit dhe kancerit të pankreasit.

Ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL (të keq), lehtësimin e kapsllëkut, përmirësimin e anemisë dhe parandalimin e degjenerimit makular.

Hurmat e Arabisë mund të konsumohen direkt si një ushqim i shpejtë dhe ndërkohë mund të kombinohen veçanërisht mirë me kërcell selinoje dhe feta kastraveci si një ushqim i ekuilibruar dhe me energji të lartë.

Ato mund të përzihen me pak ujë dhe të shndërrohen në një salcë të karamelizuar të cilën mund ta hedhësh mbi fetat e mollës, diçka që fëmijët e duan shumë!

Hurmat e Arabisë mund shtohen në smoothies dhe/ose sallata. Ato ofrojnë një nxitje të mrekullueshme të energjisë dhe ndihmojnë në rigjallërimin e trupit në çdo kohë të ditës.

Pija magjike që heq dhimbjet e shpinës, nyejve dhe këmbëve

Dhimbjet e nyejve, qafës, këmbëve, shpinës etj., janë të tmerrshme dhe shpeshherë janë rezultat i stresit, qëndrimit të dobët dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës.

Shpeshherë njerëzit kanë tendenca ta injorojnë këtë dhimbje derisa dhimbja fillon të shndërrohet në diçka më serioze.

Sidoqoftë, nëse veç jeni në mesin e personave që përjetojnë dhimbje të tilla, atëherë receta e mëposhtme do t’ju ndihmojë.

Vendosni pesë gramë xhelatinë në një të katërtën e gotës të mbushur me ujë të ftohët. Përzieni produktin dhe lëreni ashtu deri në mëngjes, por mos e futni në frigorifer sepse xhelatina do të ngrihet.

Pijen konsumojeni çdo mëngjes në stomak të zbrazët dhe rezultatet do t’i vëreni qysh në javën e parë. Nëse nuk ju pëlqen shija e pijes, atëherë mund t’i shtoni pak mjaltë apo jogurt.

Përse është kjo efektive?
Kjo pije është efektive sepse xhelatina i përmban dy forma të amino acideve: hidrospirolinën dhe prolinën, të cilat ndihmojnë në rikuperimin e indeve lidhëse.

Xhelatina jo vetëm që është e mirë për nyejt, por edhe e përmirëson sistemin e imunitetit, metabolizmin dhe aftësinë mendore.

Batoni me Gent Cakajn, pushime sëbashku në Turqi, kapen në lokalin e turkut të famshëm

Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar një video që ia kanë përcjellë në median sociale, ku duket gazetari Baton Haxhiu si dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj.

Berisha i referohet “qytetarit dixhital” i cili deklaron se pamjet janë bërë këtë të mërkurë në lokalin e kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gökçe në Stamboll.

Ja çfarë shkruan Berisha:
Baton Stanishiqi dhe çiraku i tij, sugari bis i Edvinit, Cakaj sot ne Stamboll tek Nusreti!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb

Pershendetje doktor! Shpresoj t’ia keni kaluar mire. Me sollen 2 video te shkurtra, ku jane Baton Haxhiu me Gent Caken ne Stamboll. Vendndodhjen ma shpjeguan si lokali i Nusretit te famshem, ku vjen fatura 1000 euro. Videot jane bere sot.

Agjenti i “BIA” serbe dhe këshilltari i Thaçit u ofronin para serbëve për të dëshmuar në Hagë kundër UÇK-së

Insajderi e ka siguruar listën e pagave të 21 punëtorëve, të spitalit të Shtërpcës në mesin e të cilëve është edhe Igor Jocinac. Ka pagë 406 euro bruto. Ai ishte arrestuar në vitin 2009, bashkë me ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, për kinse ofrim parash për serbët në këmbim të dëshmive kundër UÇK-së.

Një agjent i pretenduar i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), paguhet nga shteti i Kosovës, pa bërë kurrfarë pune.

Igor Joçinac, i arrestuar në vitin 2009 kinse për ofrim parash për serbët në këmbim të dëshmive kundër UÇK-së, merr pagë mujore në vlerë prej 406 eurosh si punëtor i Spitalit të Shtërpcës, “spital”, ky që nuk ofron kurrfarë shërbimesh mjekësore.
Objekti është ndërtuar para disa vjetësh, por kurrë nuk është funksionalizuar.

Insajderi e ka siguruar listën e pagave të 21 punëtorëve, të spitalit në mesin e të cilëve është edhe Igor Jocinac. Ai ka pagë 406 euro bruto. Komuna e Shtërpcës, çdo vit paguan për pagat e stafit mbi 121 mijë euro, shkruan Insajderi.

Igor Juçinac, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe kishte punuar në stacionin policor në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit deri në vitin 2007. Është larguar nga Policia e Kosovës, për shkak të shkeljeve të parimeve dhe procedurave të policisë.

Ishte arrestuar në vitin 2009, së bashku edhe me dy agjentë tjerë të pretenduar BIA-s, Milutin Radanoviç (1957) nga Beogradi dhe Predrag Zheljkoviç (1976) po ashtu shtetas i Republikës së Serbisë nga Novi-Sadi, dhe Branislav Nikoliq, nën dyshimin se u kishin ofruar familjarëve të serbëve të zhdukur nga 20 mijë deri në njëqind mijë euro për të bërë dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së.

Por, një kohë të gjatë Branislav Nikoliq, që është vëllai i kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka shërbyer si këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi. Ai u shkarkua nga detyra pas raportimit të televizionit T7.

Nikoliq, sikurse Igor Juçinac, gëzojnë privilegje, ndonëse për ta shteti i drejtuar nga Thaçi, pretendonte se janë agjentë të BIA-s.
Insajderi, kishte zbuluar se miku i ngushtë i Hashim Thaçit, Bratislav Nikoliq që është kryetar i Komunës së Shtërpcës, kishte ndikuar tek presidenti që vëllai i tij të emërohet këshilltar.

Pas arrestimit nga policia e Kosovës, Gjykata e Qarkut e Prishtinës, aso kohe, atyre ua kishte caktuar nga një muaj paraburgim.
Pak ditë pas kësaj, Misioni Evropian i sundimit të ligjit, EULEX-i ua kishte marrë rastin, duke përdorur kompetencat e garantuara me ligj dhe i kishte liruar që të mbroheshin në liri. Ata ishin arratisur nga Kosova dhe kurrë nuk ishin kthyer më.

Ndaj tyre nuk kishin vazhduar hetimet. Këtë e kishte zbuluar ish-prokurorja Maria Bamieh. 500 mijë euro shpenzime vjetore për spitalin që nuk punon Punimet për ndërtimin e objektit të Spitalit të Shtërpcës dhe disa objekteve përcjellëse të tij, kanë përfunduar para më shumë se 5 vjetësh.

Ndërtimi i këtij spitali kishte nisur në bazë të detyrimeve të pakos së Marti Ahtisaarit, për komunat me shumicë serbe. Ligji për Vetëqeverisje Lokale përcakton kompetencat e zgjeruara vetanake në fushën e shëndetësisë, edukimit dhe të drejtës për të marrë pjesë në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore.

Neni 20 i këtij ligji përcakton kompetencat për përkujdesin dytësor shëndetësor.
Komunat Mitrovicë e Veriut, Graçanicë dhe Shtërpcë kanë kompetenca për ofrimin e përkujdesit dytësor shëndetësor, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e personelit dhe administratorëve të kujdesit shëndetësor.

Por pavarësisht kësaj, spitali ende nuk e ka nisur së funksionuari, ani pse aty ka të punësuar që marrin paga çdo muaj.
Për çdo vit shpenzohen gjysmë milioni euro për paga të mjekëve, infermierëve, punëtorëve teknikë dhe stafi menaxhues, pa punuar fare.

Një praktikë e tillë është përcjellë që nga viti 2011, kur ende pa u finalizuar objekti i spitalit ishte zgjedhur drejtori i këtij institucioni shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë ka thënë në një përgjigje për Insajderin se nuk menaxhon me këtë spital.

Ndërsa komuna e Shtërpcës nuk është përgjigjur në pyetjet e Insajderit edhe pse gazeta ka pritur disa javë për përgjigje.
Pagesat e punëtorëve pa punuar theksohen si shkelje ligjore edhe nga Zyra Kombëtare e Auditorit. Në vazhdimësi ka gjetur se përveç pagave, Komuna e Shtërpcës ka shpenzuar para edhe për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe materialeve tjera shpenzuese për këtë spital. Komuna e Shtërpcës, vazhdimisht ka marrë vërejtje nga auditori për keqmenaxhim të parasë publike.
Gjetjet e Auditorit – paga e shpenzime për spitalin jofunksional

Qysh nga viti 2015, në raportet e Auditorit raportohen gjetje lidhur me shpenzimet për spitalin e Shtërpcës i cili as tash në vitin 2019 nuk ka nisur punën. Komuna e Shtërpcës, sipas auditorit ka blerë për këtë spital pajisje të cilat nuk janë përdorur asnjëherë, vetëm janë blerë e vendosur në depo.
Blerja e këtyre pajisjeve sipas auditorit i kanë kushtuar komunës së Shtërpcës rreth 117 mijë euro.

“Furnizimi me pajisje mjekësore ishte në vlerë 117,920€. Këto pajisje janë vendosur në depo, pasi që spitali ende nuk është në funksion. Shpenzimi i mjeteve për blerjen e pajisjeve të cilat nuk mund të futen në funksion mund të rrezikoj që kjo pasuri shumë e kushtueshme t’i ekspozohet ndryshimeve teknologjike dhe amortizimit”, thuhet në raportin e ZAP të vitit 2015.
E gjetur tjetër e ZAP-it është edhe pagat e mbi 20 punëtorëve që paguhen nga buxheti i shtetit edhe pse Spitalit nuk është në funksion.

“Në shëndetësinë sekondare, përkatësisht në spitalin e Shtërpcës, janë të punësuar 20 persona të cilët paguhen përmes listës së pagave me orar të plotë. Vlera e shpenzuar gjatë vitit për pagat e këtij stafi është 121,066€. Spitali i Shtërpcës ende nuk është ndërtuar dhe si i tillë nuk është në funksion. Të vetmen punë që kryejnë këta të punësuar është zëvendësimi i punëtorëve të shëndetësisë primare,” thuhet në të njëjtin raport.

Një vit më vonë ZAP, pagat e punëtorëve i përmendi si rekomandime të pa përmbushura.
Në vitin 2017, ZAP gjeti se në këtë spital u punësua edhe një person si shef i parkut të automjeteve.
“Në departamentin e shëndetësisë, nga drejtori ekzekutiv i spitalit në Shtërpcë, u shpall konkursi më 28/09/2017 për pozitën shef i parkut të automjeteve. Kontrata është nënshkruar më 23/11/2017, megjithëse spitali nuk është ende funksional”, thuhet në raport.

Karriera e trafikantit të drogës, Valdrin Pjetri kaloi nga duart e Jozefina Topallit, lidhjet me…

Një pyetje ka ngritur opinion në lidhje me kandidaturën e Valdrin Pjetrit. Kush ishte personi që gjatë pushtetit të PD promovoi në poste në administratës këtë perosnl të dënuar në Itali për trafikun e drogës. Përgjigjigja vjen nga PD e Shkodrës , e cila thekson se personi që promovoi Valdrin Pjetrin në pushtetin e PD ka qenë Jozefina Topalli për shkak të lidhjeve me të atij e tij.

Ajo që është e qartë edhe sot është fakti se Rama e ka katapultuar njeriun e Jozefina Topallit në postet më të larta të administartës socialiste deri në Drejtor të Hipotekës dhe më pas edhe Prefekt të qytetit të Shkodrës dhe së fundi edhe kandidat për Bashkinë e këtij qyteti.

Pa kaluar më shumë se një orë nga deklarata e ish-kryeparlmentares, Jozefina Topalli, e cila akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, se po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama, ka ardhur reagimi nga dega e demokratëve në Shkodër.

Në letrën e degës lokale të PD-së, shprehet habia që ish-deputetja nuk kushtoi asnjë fjalë për kryebashkiakun e zgjedhur, pasi “me gjasa është kujtuar, që duke injoruar kontributin e çdo demokrati të ndershëm, gjatë kohës që qeveriste PD, për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovoje Valdrinin në poste drejtuese, edhe pse pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike”.

REAGIMI I PLOTË

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!
Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise! Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge! Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!
Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

“Më mirë të vdesësh në këmbë se sa të jetosh në gjunjë”

Bardh SPAHIA

Qendresa, mospajtimi me te keqen e beteja pa u lodhur, edhe me sakrifica te forta, jane vlerat qe ndajne demokratet. Valdrin Pjetri ashtu si shume te ngjashem te tij u flaken nga politika pikerisht per shkak te denoncimeve te PD. Shqiperia sot ka enkas nje ligj per te frenuar Edi Ramen, qe kriminelet i fut nga te mundet si ne pushtet qendror ashtu edhe vendor.

Eshte nje beteje qe mban siglen e PD, qe do vazhdoje derisa zyrat e shtetit shqipetar, te dendura me Valdrina, te pastrohen. Kjo e jona eshte beteje qe nuk erresohet dot nga askush! Jane keto vlera, besimi ne shtetin e se drejtes dhe triumfi i demokracise fryma qe bashkon demokratet e jo emrat e pervecem.

Kjo eshte zgjedhja e demokrateve, e testuar shpesh ne Shkodren tone dhe se fundi edhe me rastin e Valdrin Pjetrit. Nuk eshte rruga me e thjeshte apo me e lehte, por eshte me e qendrueshmja, eshte rruga qe duan demokratet e ndershem dhe me e sigurta.
“Vlerat jane kuptimi qe zgjedhim t’i japim jetes”, thoshte Jean-Paul Sartre.
Lum kush e kupton e i jep kuptim dinjitoz jetes e kontributit te vet!