20.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

SHBA, propozim për ulje të nivelit të nikotinës në cigare

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës.

 

Megjithatë, ky synim, që prej kohësh kërkohet nga aktivistët kundër duhanit, ka pak gjasa të hyjë në fuqi së shpejti.

Rregulli i propozuar nga agjencia qeveritare ‘Administrata e Ushqimit dhe Barnave’ (FDA) vjen në ditët e fundit të mandatit të Presidentit Joe Biden, gjë që zvogëlon në masë të madhe gjasat që vërtet të miratohet.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe të emëruarit e tij për shëndetësinë nuk e kanë komentuar propozimin.

Një përpjekje e ngjashme e komisionerit të kësaj agjencie qeveritare gjatë mandatit të parë të zotit Trump, Dr. Scott Gottlieb, u tërhoq pa u miratuar.

I emëruari i zotit Trump për postin e Sekretarit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka ofruar pak të dhëna se si do të rregullohet çështja e duhanit për të forcuar përpjekjet e qeverisë për të luftuar sëmundjet kronike.

Edhe nëse propozimi miratohet nga administrata e Presidentit të zgjedhur Trump, kompanitë e duhanit si ‘Reynolds American’ dhe ‘Altria’ është pothuajse e sigurtë se do ta kundërshtojnë atë në gjykatë, duke shtyrë zbatimin e tij.

FDA-ja e ka studiuar çështjen për disa vite. Agjencia njoftoi të mërkurën se ulja e nivelit të nikotinës do të ndihmonte gati 13 milionë duhanpirës aktualë që të linin duhanpirjen, brenda një viti. Afërsisht 48 milionë të rinj të tjerë nuk do ta merrnin kurrë këtë zakon, sepse cigaret nuk do të krijonin më varësi, sipas shërbimeve të agjencisë.

Ky veprim, nëse miratohet dhe zbatohet, mund të shpëtojë shumë njerëz dhe të zvogëlojë në mënyrë dramatike barrën e sëmundjeve të rënda, duke kursyer gjithashtu shuma të mëdha parash”, tha nëpërmjet një deklarate komisioneri i FDA-së, Robert Califf.

Sipas planit të agjencisë, nikotina në cigare do të kufizohej në nivele që “nuk do të mund të krijonin më varësi dhe as ta vazhdonin varësinë tek njerëzit që pijnë duhan”.

Kompanive do t’iu duhen vite për të riformuluar produktet e tyre pas publikimit të një rregulloreje përfundimtare. Agjencia publikoi propozimin e saj prej 334 faqesh në internet të mërkurën në mëngjes dhe tha se do të pranojë komente publike për nëntë muaj, përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm.

Aktivistët kundër duhanit e mbështesin propozimin dhe i kërkuan zotit Kennedy Jr. që të ndihmojë në zbatimin e tij, nëse emërimi i tij miratohet nga Senati.

“Rregullimi i çështjes së duhanit është një pjesë e rëndësishme e planeve që ai ka propozuar për reduktimin e sëmundjeve kronike dhe një pjesë vërtet e rëndësishme e diskutimeve që duhet të kemi në këtë vend”, tha Chrissie Juliano nga Koalicioni i Shëndetësisë së Qyteteve të Mëdha. Ky koalicion përfaqëson drejtuesit e mbi 30 departamenteve shëndetësore të qyteteve të mëdha.

Pirja e duhanit shkakton më shumë se 480,000 vdekje në vit në Shtetet e Bashkuara, për shkak të kancerit, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me duhanin. Këto kushte shpesh kërkojnë dekada për t’u zhvilluar dhe mbeten të larta edhe sot, pavarësisht rënies së vazhdueshme të pirjes së duhanit tek të rriturit dhe adoleshentët.

Propozimi për kufizimin e nivelit të nikotinës i ka rrënjët në fuqitë gjithëpërfshirëse që i janë dhënë FDA-së nga Kongresi në vitin 2009, për të vendosur rregullat për industrinë e duhanit.

Megjithatë, përpjekjet e FDA-së për nikotinën dhe një mori masash të tjera mbi duhanin si shtimi i etiketave paralajmëruese me pamje të rënda në paketat e cigareve, janë penguar për vite me radhë nga paditë e industrisë së duhanit.

Sipas ligjit, agjencia mund të vendosë kufizime për nikotinën, por nuk mund ta heqë atë plotësisht. Kufijtë e nikotinës të propozuara të mërkurën do të zbatohen për cigaret, purot dhe duhanin që konsumohet me çibuk, por jo për cigaret elektronike dhe produkte të tjera me rrezikshmëri më të ulët.

Ndërsa shumë cigare elektronike nuk i janë nënshtruar verifikimeve të thella, FDA-ja ka vlerësuar se disa produkte, përfshirë ‘NJOY’ dhe ‘Vuse’, janë alternativa më pak të dëmshme për duhanpirësit.

Aktualisht, nuk ka kufizime në Shtetet e Bashkuara për nikotinën, e cila gjendet natyrshëm në bimët e duhanit. Ka disa teknika për heqjen e tij, përfshirë nxjerrjen me metoda kimike dhe kryqëzimin e bimëve.

Njoftimi i fundit i FDA-së vjen pasi konsumi i duhanit në Shtetet e Bashkuara vazhdon të bjerë. Vitin e kaluar, shkalla e pirjes së duhanit arriti një tjetër nivel më të ulët historik – vetëm 1 në 9 të rritur thonë se aktualisht pijnë duhan.

Cigaret me pak nikotinë nuk janë një ide e re. Disa kompani, përfshirë ‘Philip Morris’, eksperimentuan me shitjen e produkteve gjatë viteve 1980 dhe 1990, pa shumë sukses. Në vitin 2019, FDA-ja autorizoi një cigare që përmban 95% më pak nikotinë se cigaret standarde.

FDA-ja ka sponsorizuar studime që tregojnë se kur duhanpirësit kalojnë tek cigaret me sasi të ulët të nikotinës, ata konsumojnë më pak dhe kanë më shumë gjasa të përpiqen ta lënë duhanin.

Ky hulumtim konsiderohet thelbësor për të vërtetuar se duhanpirësit, nëse konsumojnë cigare me më pak nikotinë, nuk do të pijnë më shumë cigare. Kështu ndodhte me cigaret që shiteshin si “të lehta” dhe me nivel më të ulët të katranit që janë shitur në dekadat e kaluara. Këto produkte më pas u ndaluan, si mashtrim për konsumatorët./VOA/

Pas Sazanit për familjen Trump, edhe Kalaja e Lëkurësit/ Rama i jep investitorëve strategjikë zonën arkeologjike

Mjaftoi miratimi i projektligjit për investimet strategjike, që qeveria ta copëtonte Shqipërinë dhe t’ua falte miqve e oligarkëve të saj, teksa së fundmi një copë Shqipërie e mori edhe dhëndri i Donald Trump.

Pasi fillimisht fali bregdetin për të ndërtuar resorte luksoze oligarkët, qeveria ka në plan të falë edhe malet, ndërkohë që për festat e fundvitit i bëri dhuratë Jared Kushner ishullin e Sazanit. Por, bukuritë e vendit tonë janë të shumta, ashtu siç janë edhe miqtë e qeveritarëve, që kërkojnë çdo ditë t’u falet nga një sipërfaqe toke.

Qeveria Rama miratoi pak kohë më parë edhe projektligjin që lejon ndërtimin e hoteleve dhe resorteve luksoze në Zonat e Mbrojtura, ndaj edhe nuk ka humbur shumë kohë për ta vënë në zbatim.

Në Nëntor të vitit që lamë pas, Këshilli i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për të dhënë si investim strategjik zonën poshtë Kalasë së Lëkursit, zonë arkeologjike, por që për qeverinë nuk ka asnjë vlerë, pasi milionat vlejnë më shumë se zbulimi i historisë së vendit tonë.

Projekti “LËKURSI” është paraqitur nga subjektet TDT & PARTNERS dhe TECHNO-ALB dhe është pranuar nga KIS, ku vlera e investimit të plotë do të jetë 447 milionë euro, ndërsa parashikohet që të punësohen 150 punonjës.

Në fazën e parë do të ndërtohen dy hotele me 5 yje, një zonë rezidenciale dhe një zonë komerciale me sipërfaqe 15.1ha, ndërsa e gjithë sipërfaqja që do të shfrytëzojë investitori strategjik është 67.9 ha.

“Në fillim të aplikimit, subjekti dorëzoi pranë AIDA-s dokumentacionin e projektit, i cili përfshinte realizimin e një kompleksi të madh turistik, i cili shtrihej ZK 8642, në një gjurmë me sipërfaqe prej 67,9 ha në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë. Projekti parashikonte realizimin e zonave të hotelerisë, zonave rezidenciale dhe shërbimeve të ndryshme. Subjektet kanë ndarë projektin me faza dhe për fazën e parë projekti është pajisur me Leje Zhvillimi nga KKT për resort multifunksional, banim hotel dhe shërbime” thuhet në vendimin e Këshillit të Investimeve Strategjike.

Pas Sazanit për familjen Trump, edhe Kalaja e Lëkurësit/ Rama i

Ka gola dhe ide, por Milanit i mungon loja. Kuqezinjtë nuk bindin akoma

Nëse ka një gjë që kemi mësuar për Serxho Konseisaon në këto javët e para, është se atij nuk i pëlqen të flasë shumë, por kur e bën, nuk fshihet kurrë dhe e pranon me qetësi se Milani i tij ka ende shumë probleme për të zgjidhur.

Fitorja me përmbysje ndaj Komos do ta ndihmojë në këtë aspekt, sepse gjetja e korrigjimeve të duhura pas një suksesi është më e mirë se pas një disfate, por nuk ka dyshim që kjo skuadër është shumë larg asaj që ka në kokë ish-trajneri i Portos.

ASPEKTE POZITIVE – Përveç rezultatit dhe karakterit (fitorja e tretë me përmbysje nga katër sfida), ka pak gjëra pozitive e ndër to është pa dyshim performanca e Rafael Leaos. Nuk është rastësi që nga dy shpërthime të portugezit, krahas golave u lindën edhe dy aksionet më të rrezikshme: në pjesën e parë, fillimisht Reijnders dhe më pas Morata nuk arritën t’i shfrytëzonin, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ishte Himenez i cili shpërdoroi gjithçka kur u gjend një kundër një me portierin rival Butez.

Goli 2-1 është, përkundrazi, një përzierje e teknikës dhe shpejtësisë, një numër që e kemi parë shumë herë në të kaluarën nga numri 10 i “Djallit”. Shenja rikuperimi edhe nga Abrahami, i cili kundër Juves do të drejtojë sulmin kuqezi që do të jetë ndoshta edhe pa Pulisiçin duke qenë se Morata nuk do të luajë për shkak skualifikimi. Pozitive është edhe hyrja e Gabias, që është kandidat për fanellë titullari në vend të të dëmtuarit Çau.

NEVOJAT – Pikat e dobta, megjithatë, janë të ndryshme, duke filluar nga loja e shprehur. Konseisao është ende në kërkim të soliditetit, sepse skuadra vuan kur sulmohet dhe i lejon kundërshtarët të dalin shumë lehtë. Pastaj ende nuk shohim presionin e lartë, i cili do të mundësonte një ekip që ndoshta vrapon më pak, por e bën në mënyrën më efikase. Benaser dhe Fofana i shkelën territoret njëri-tjetrit dhe francezi sigurisht që performon më mirë me Musahun në krah, siç u dëshmua në pjesën e dytë. Teo po rritet në sulm, por në mbrojtje ka ende disa amnezi (shih golin e Diaos të cilit i la shumë hapësirë). Gjithsesi, renditja po bëhet më interesante, zona e Champions është në 5 pikë (potencialisht 2 në rast të fitores në ndeshjen rikuperuese ndaj Bolonjës), por duhet një hov në cilësi dhe vazhdimësi e rezultateve.

“Ursula von der Leyen, një zë i fortë i Europës në botë”/ DW: E mban të bashkuar kontinetin në kohë të vështira

Ursula von der Leyen është një “zë i fortë i Europës në botë” dhe e mban të bashkuar kontinetin në kohë të vështira – argumenton drejtoria e Çmimit Karli i Madh. Ky forum njëkohësisht vë në dukje rreziqet për Europën.

 

Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian kërcënohet nga jashtë prej luftës agresore të Rusisë dhe nga brenda prej racistëve dhe demagogëve, Ursula von der Leyen mbron fuqishëm interesat e Europës, argumenton vendimin për të nderuar sivjet presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, me Çmimin presitgjoz ndërkombëtar Karli i Madh. Ky vlerësim duhet ta mbështesë atim që “ta drejtojë BE-në si një fuqi paqenxitëse, demokratizuese dhe partneriteti”.

Impulse për “Green Deal”, paraqitja kundrejt Rusisë
Drejtoria e Çmimit Karl i Madh në Aachen vlerëson si arritje të veçantë të von der Leyen-it angazhimin e saj për kufizimin e pandemisë Corona, qëndrimin e vendosur dhe të prerë kundër Rusisë dhe impulset për “Green Deal”, me të cilin BE deri në vitin 2050 synon të jetë neutrale ndaj klimës.

66 vjeçarja von der Leyen është që nga viti 2019 presidente e Komisionit Europian në Bruksel.Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor 2024, ku aleanca e qendrës së djathtë Partia Popullore Europiane (EVP) mori shumicën e votave, politikania gjermane u rizgjodh në mandatin e dytë në këtë post. Përpara se të merrte detyrën në Bruksel politikania kristiandemokrate për gjashtë vjet ka qenë ministre ndër të tjera edhe e Mbrojtjes në Gjermani.

Drejtoria e Çmimit Karli i Madh e shqetësuar për rreziqet ndaj Europës
19 anëtarët e drejtorisë në Aachen në tekstin e formuluar për akordimin e çmimit von der Leyenit tërheqin njëkohësisht vëmendjen se: “Modeli europian i jetesës në liri, paqe, demokraci dhe mirëqenie është i rrezikuar”. Rendi botëror është në ndryshim, dhe Europa duhet të veprojë. Ursula von der Leyen është personaliteti, që e ka këtë detyrë strategjike për Bashkimin Europian dhe që “ajo e përballon këtë.” Ajo ka një kontribut të veçantë, që BE krizave epokale po “u bën ballë me vendosmëri e sukses”. Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor ajo ia doli, që të bashkojë pjesë të qendrës politike dhe të krijojë një shumicë të qartë paneuropiane, thuhet më tej.

Presidentja e Komisionit të BE-së u shpreh e “prekur thellë” për këtë vlerësim. Ajo falenderoi në emër të “të gjithëve, që besojnë tek Europa”, deklaroi von der Leyen në platformën X./DW

“Menduam se po flinte”- U gjet i pajetë nga shokët e dhomës në konviktin e shkollës private, detaje nga vdekja e 23-vjeçarit (Emri)

Detaje të reja dalin nga vdekja e 23-vjeçarit Simon Sholla, i cili është gjetur i pajetë pajetë në ambientet e konviktit të një shkolle private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit” në Gjirokastër.

 

Raportohet se i riu është gjetur pa shenja jete nga shokët e tij të dhomës, të cilët fillimisht menduan se ai po flinte.

Sipas burimeve, pranë trupit të Simon Shollës janë gjetur ilaçe, çka ngre dyshimet për vetëvrasje si pasojë e konsumimit të dozave të tepërta. Ndërkohe ende nuk ka informacion zyrtar nga policia.

Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro paraqitet në SPAK, në hetim për ‘shpërdorim detyre’

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre.

 

Bëhet fjalë për pikë e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta.

Prokuroria e Posaçme informon se nga dhënia e lejes në vitin 2015 dhe në vijim, janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, me autorizimin, datë 23.06.2020 “Për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës dhe vajrave lubrifikante, në stacionin rruga nacionale Bilisht-Kapshticë, kilometri 10, në afërsi të Doganës, Kapshticë”.

Subjekti “Genci Petrol”, sh.p.k. në kohën e dhënies së saj nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar; a. aktin e kontrollit, b. lejen e shfrytëzimit për stacionin e karburantit dhe c.autorizimin për hyrje-daljet në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, si rrugë interurbane dytësore.

I dënuar më parë për shitje droge, Prokuroria sekuestron pasuritë e një shtetasi që ka ndërruar jetë 3 vite më parë: Rrjedhin nga veprimtaria kriminale

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

 

Sokrat Cari rezulton i dënuar për disa vepra penale si “Moskallzim të krimit”, “Falsifikimi të dokumențave” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas dhe familjarët e tij, nuk kanë pasur burime financiare për krijimin e pasurive që zotëronin deri në vitin 2005 dhe kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, çka vërteton se kjo pasuri është vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale.

 

Organi i akuzës vlerësoi se kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga Sokrat Cari si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në vitin 2007, i ndjeri është shpallur fajtor për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ ndërsa në 2011, u deklarua fajtor nga gjykata e Tiranës për Veprat Penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Moskallëzim krimi’ për të cilin ka marrë edhe dënimin përkatës.

Pasuritë e sekuestruara:

  1. Pasuria e Paluajtshme Godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo, zk 8250, sipërfaqje ndërtimi 156.2 m2, sipërfaqje totatale 388.6 m2, numri i kateve 4, Rruga “Besim Imami”, vila nr.34;
  1. Pasuria e Paluajtshme e llojit “Njësi”, Nr.5/605/ND-N15, vol 21, fq 159, ZK 8250, Sip 95.1m2, Rruga “Zhan D’Ark”, godina 10, kati përdhe, Tiranë; dhe
  1. Automjeti Kamionçinë, blerë sipas Deklaratës Doganore 21.03.2005.

 

Njoftimi i Prokurorisë:

Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë Tiranë pasuritë e shetasit S.C. i dënuar për disa  vepra penale si shitja e lëndëve narkotike e falsifikimi i dokumenteve

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u sekuestruan pasuritë e shtetasit S.C., i dënuar më parë për veprat penale: “Moskallzim të krimit”, “Falsifikimi të dokumențave” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Në kuadër të hetimeve të procedimit pasuror nr.16, viti 2011 rezultoi se shtetasi S.C (i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022) dhe familjarët e tij, nuk kanë pasur burime financiare për krijimin e pasurive që zotëronin deri në vitin 2005 dhe kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, çka vërteton se kjo pasuri është vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Prokuroria vlerësoi se kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga personi i dënuar S. C., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh. Shtetasi në fjalë në vitin 2007 është shpallur fajtor për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ ndërsa në 2011, u deklarua fajtor nga gjykata e Tiranës për Veprat Penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Moskallëzim krimi’ për të cilin ka marrë edhe dënimin përkatës.

Sa më lart, duke patur parasysh fushën e zbatimit të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për pasuritë e mëposhtme:

  1. Pasuria e Paluajtshme Godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo, zk 8250, sipërfaqje ndërtimi 156.2 m2, sipërfaqje totatale 388.6 m2, numri i kateve 4, Rruga “Besim Imami”, vila nr.34;
  1. Pasuria e Paluajtshme e llojit “Njësi”, Nr.5/605/ND-N15, vol 21, fq 159, ZK 8250, Sip 95.1m2, Rruga “Zhan D’Ark”, godina 10, kati përdhe, Tiranë; dhe
  1. Automjeti Kamionçinë, blerë sipas Deklaratës Doganore 21.03.2005.

Pakti i Tretë: Kleçka e negociatave Berisha-Rama për votën e diasporës

Siç e deklaroi publikisht Sali Berisha, ka ditë që po zhvillohen negociatat midis njerëzve të tij dhe atyre të mazhorancës për të bërë ndryshime në ligjin e votës së diasporës.

Megjithatë, as Berisha e as partia socialiste nuk po e thonë se ku konsiston ideja e tyre për të ndryshuar ligjin. Gjithçka po e mbajnë hermetike. E gjithë kjo duket se ka një synim të qartë, për të parë se si po ecën regjistrimi spontan i emigrantëve. Një regjistrim spontan që kontrollohet në mënyrë të qartë nga regjistrat e PS-së dhe PD-së për militantët e tyre jashtë shtetit.

Deri më tani, ka të dhëna se situata po del jashtë kontrollit, ndaj sistemi “rastësisht” ka krijuar “probleme teknike”. Ku janë regjistruar pjesë të diasporës jashtë regjistrit të patronazhistëve.

Pas ortekut të 72 orëve të para, kanë nisur “problemet teknike” ku emigrantët e lirë të palidhur me partitë nuk regjistrohen dot.

Ndërkaq, nëse emigrantë që janë drejtuar në zyrat e PS-së dhe PD-së, nuk e kanë pasur fatin e keq por janë regjistruar lehtësisht.

Ndaj për ta kontrolluar më shumë situatën, negociatat po synojnë që të rrisin afatin kohor deri në mesin e muajit shkurt, ndofta edhe më vonë.

Po i gjithë synimi është që të bllokojnë valvulat që nuk i kontrollon Berisha e Rama. Sidomos në ato vende ku partitë e reja po gjejnë një hapësirë më të madhe në radhët e diasporës.

Ekipet në Parlament nga PS e PD pritet të miratojnë një normë ligjore, që ta kanalizojë regjistrimin e të mos e lërë spontan. Me pak fjalë, po synohet që zgjatja e kohës të krijojë kushte për regjistrim në qendrat e KQZ-së që Berisha kërkon t’i ketë njësoj si KZAZ-të, për të gjithë ata emigrantë që nuk arrijnë dot të vetëregjistrohen. Një skemë që në çdo mënyrë kontrollon apo regjistron live të gjitha ata njerëz që duan të votojnë më 11 maj.

Që është një akt politik i njëjtë më atë që ndodh këtu në terren brenda vendit, ku PS e PD kanë një regjistër të saktë të elektoratit të tyre, atij gri dhe të partive të tjera. Pra që e kontrollojnë dhe me makinacionet e Grupeve Të Numërimit të Votave i lëviz, duke i nxjerrë të pavlefshme, që përbën një asgjësim politik të vullnetit të popullit.

Edhe me diasporën po synohet e njëjta gjë, pra të ndalojnë spontanitetin, por ta kanalizojnë gjithçka nëpërmjet qendrave që PS e PD kanë ngritur në shtete e zona të mëdha të përqëndrimit të diasporës.

Ky është një skandal i madh, pasi diaspora ka mundësinë e shansin që të jetë e lirë jashtë zyrave patronazhiste, edhe pse Rama e Berisha duan kontrollin. E për ktë, partitë, e mediat duhet t’i kërkojnë SHBA e BE që të ndalojnë këtë pakt të turpshëm, të tretë, ndërmjet Sali Berishës dhe Edi Ramës. Që kërkojnë të patronazhojnë edhe votat e diasporës./Pamfleti

Raporti global/ Nga emigrimi i detyruar te krimi ekonomik, 5 rreziqet kryesore për Shqipërinë

Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, sipas Raportit të Rreziqeve Globale, të përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF).

Pavarësisht gjetjeve në rang global, duket se vendi ynë do të përballet me të tjera rreziqe gjatë këtij viti. Sipas raportit pesë rreziqet kryesore janë:

1.Emigrimi i detyruar

2.Mungesa e punës dhe/ose talentit

3 Krimi dhe veprimtaria ekonomike e paligjshme

4.Shërbime publike dhe mbrojtje sociale të pamjaftueshme

5.Pabarazia (pasuria, të ardhurat).

Emigrimi i detyruar “hall i përbashkët” i rajonit

Emigrimi i pavullnetshëm ( i detyruar) dhe mungesa e fuqisë punëtore apo e talenteve janë dy nga 5 risqet kryesore që mbizotërojnë edhe në Serbi, Maqedoninë e Veriut, dhe Kosovë (Mali i Zi nuk përfshihet në raport).

Rreziqet më të mëdha me të cilat përballet bota tani dhe në 10 vitet e ardhshme

Gati një e katërta (23%) e të anketuarve në “Raportin e Rreziqeve Globale” renditën konfliktin e armatosur me bazë shtetërore si shqetësimin më urgjent për vitin 2025.

Keqinformimi dhe dezinformimi u përmendën si rreziqet kryesore gjatë një horizonti kohor dy-vjeçar për të dytin vit radhazi, ndërsa shqetësimet mjedisore si ngjarjet ekstreme të motit, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit dominuan në renditjen e rrezikut 10-vjeçar.

Ngjarjet ekstreme të motit, të cilat përfshijnë valë të nxehti, tornado dhe përmbytje, u shfaqën dukshëm midis rreziqeve afatshkurtra dhe afatgjata. Kriza klimatike po e bën motin ekstrem më të shpeshtë dhe më intensiv.

Raporti vjen pasi afro 3000 liderë nga më shumë se 130 vende përgatiten të marrin pjesë në takimin vjetor të WEF. Veprimtaria katër-ditore nis të hënën (20 janar) në fshatin malor zviceran të Davos.

“Rritja e tensioneve gjeopolitike, një thyerje e besimit global dhe kriza klimatike po e tensionojnë sistemin global si kurrë më parë.

Në një botë të karakterizuar nga thellimi i ndarjeve dhe rreziqeve të shumta, liderët globalë kanë një zgjedhje: të nxisin bashkëpunimin dhe qëndrueshmërinë, ose të përballen me paqëndrueshmëri të shtuar. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta”, tha në një deklaratë Mirek Dušek, drejtor menaxhues në WEF.

Sondazhi merr në konsideratë rreziqet në periudhën afatshkurtër deri në vitin 2025, afatshkurtër dhe afatmesëm deri në vitin 2027 dhe afatgjatë deri në vitin 2035. Më shumë se 900 ekspertë globalë të rreziqeve, politikëbërës dhe udhëheqës të industrisë u anketuan në shtator dhe tetor të vitit të kaluar për të informuar raportin.

“Bota është në një gjendje të rëndë”

WEF tha se konflikti i armatosur u anashkalua si një rrezik kryesor afatshkurtër dy vjet më parë, një zhvillim që reflekton tensionet gjeopolitike në rritje dhe një peizazh global gjithnjë e më të përçarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka paralajmëruar më parë se bota po përballet me numrin më të madh të konflikteve që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përmendur pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, si dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Disa nga rreziqet e tjera afatshkurtra të identifikuara në raportin e fundit të WEF përfshijnë polarizimin shoqëror, spiunazhin kibernetik, ndotjen dhe pabarazinë./ Monitor

Kryeministri britanik: Pas shumë muajsh gjakderdhje, armëpushimi në Gaza lajm i vonuar për izraelitët dhe palestinezët

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se marrëveshja e armëpushimit në Gaza është një “lajm që izraelitët dhe palestinezët e kanë pritur me dëshpërim prej kohësh”, dhe se arritja e marrëveshjes sot është shumë vonë.

“Pas muajsh gjakderdhjeje shkatërruese dhe jetë të humbura të panumërta, ky është lajmi i vonuar prej kohësh që populli izraelit dhe palestinez e ka pritur me dëshpërim prej kohësh”, tha Starmer në një deklaratë të dërguar me email, shkruan Reuters.

“Për palestinezët e pafajshëm, shtëpitë e të cilëve u kthyen në një zonë lufte brenda natës dhe shumë që humbën jetën, ky armëpushim duhet të lejojë një rritje masive të ndihmave humanitare, e cila është dëshpërimisht e nevojshme për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gaza ”, tha ai.

“Dhe më pas vëmendja jonë duhet të kthehet tek mënyra se si do të sigurojmë përfundimisht një të ardhme më të mirë për popullin izraelit dhe palestinez”, tha Starmer, duke iu referuar zgjidhjes me dy shtete.

Pas nëntorit 2023 dhe armëpushimit 7-ditor në enklavën palestineze, Izraeli dhe Hamasi ranë sot dakord për të dytën herë që të dorëzojnë armët dhe të pranojnë një marrëveshje që ka sërish një kornizë kohore specifik.

Janë me dhjetëra projektmarrëveshje që janë propozuar, diskutuar dhe refuzuar përfundimisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe për të pasur një marrëveshje mes dy palëve këtë herë, ka qenë e nevojshme, siç dëshmohet nga presioni amerikan i ushtruar nga administrata në largim Biden dhe nga ardhja e Donald Trump.

Të gjitha detajet e kësaj marrëveshjeje të veçantë nuk janë zbuluar ende, e cila në çdo rast pritet të zbulohet më vonë, por korniza bazë tashmë ka dalë në dritë.

Çfarë përfshin armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit?

Dhe kjo marrëveshje mes Tel Avivit dhe përfaqësuesve të Hamasit ka një horizont specifik kohor. Brenda gjashtë javësh, të dyja palët duhet të respektojnë kushtet e dakorduara, të cilat përfshijnë si kthimin e 33 pengjeve që kanë qenë në duart e Hamasit që nga 7 tetori, ashtu edhe lirimin e një numri të caktuar të burgosurish palestinezë nga burgjet izraelite.

Është përsëri e qartë se teksti specifik nuk është një bazë për një armëpushim përfundimtar në të ardhmen dhe vështirë se do të jetë bazë për një gjë të tillë, siç e pranoi edhe vetë Anthony Blinken në një nga intervistat e fundit që dha si Sekretar i Shtetit të SHBA-së.

Plani duket se ndahet në tre faza, që zgjasin dy javë secila, në të cilat, përveç lirimit të pengjeve dhe shkëmbimit të të burgosurve, ka një angazhim nga pala izraelite për një rritje të menjëhershme të ndihmës humanitare brenda enklavës palestineze. dhe një tërheqje graduale e ushtrisë izraelite nga pjesë të veçanta të Gazës .

Konkretisht, deri në fund të gjashtë javëve, Izraeli duhet të ishte larguar nga “Korridori i Filadelfias”, aksin rrugor midis Gazës dhe Egjiptit dhe kështu pikën më jugore të enklavës.

Nuk është ende e qartë nëse Izraeli e ka pranuar tërheqjen edhe nga Gaza qendrore, një pikë që ishte një kërkesë e vazhdueshme jo vetëm e Hamasit, por edhe e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, por që qeveria e Benjamin Netanyahu nuk mundi ta gjente në konvergjencat e brendshme. .

Drafti i armëpushimit gjithashtu nuk përfshin asnjë përmendje ose afat kohor për tërheqjen përfundimtare të të gjithë ushtrisë izraelite nga Gaza, një çështje që Donald Trump thuhet se ka vendosur ta diskutojë në mënyrë dypalëshe me Benjamin Netanyahun sapo ai të betohet si presidenti i 47-të i SHBA të hënën e ardhshme.

Vihet re se Izraeli nuk pranoi që trupin e Yahya Shinuar t’ia kthejë palës palestineze, pasi duket se nuk ka pranuar të “zbusë” kontrollet në kamionët që transportonin ndihma humanitare si nga vendkalimet veriore ashtu edhe ato jugore.