Detaje tronditëse nga dëmtimi i Armando Brojës. Duket se telashet nuk kanë fund për sulmuesin shqiptar. Edhe pse fillimisht u shpresua që gjithçka do të kalohej lehtë, pas ndeshjes së sotme të Evertonit, trajneri Mojes ka dhënë një lajm tronditës.
“Armando Broja do të mungojë diku te 10-12 javë, është dëmtim i kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ekzistojnë shumë gjasa që ai të rikthehet prapë te Çelsi dhe huazimi të mbyllet këtu”, tha Mojes, duke lënë të kuptohet që situata me sulmuesin shqiptar është më e komplikuar nga sa u mendua në fillim.
Boronicat, ai frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet e tij shëndetësore janë vërtet të mëdha.
Studimi i fundit nga Universiteti i Anglisë Lindore zbulon se konsumimi i përditshëm i boronicës së kuqe mund të ofrojë përfitime të konsiderueshme për kujtesën dhe shëndetin kognitiv.
Rezultatet tregojnë se boronicat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e demencës dhe uljen e niveleve të kolesterolit “të keq”.
Gjatë hulumtimit, shkencëtarët ndoqën një grup prej 60 pjesëmarrësish të shëndetshëm për një periudhë prej 12 javësh.
Gjysma e subjekteve gëlltitën pluhur boronicë, ndërsa gjysma tjetër morën një placebo. Në fund të studimit, ata që konsumuan boronicë çdo ditë treguan përmirësim të ndjeshëm në kujtesën për ngjarjet e përditshme, qarkullim më të mirë në tru dhe nivele më të ulëta të kolesterolit LDL, i njohur si kolesteroli “i keq”.
Studiuesi Dr. David Vauzour, i cili udhëhoqi këtë projekt, theksoi se rezultatet janë shumë premtuese dhe hapin derën për kërkime të mëtejshme se si boronicat dhe manaferrat e tjera mund të kontribuojnë në ruajtjen e funksioneve njohëse.
Ndërsa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, partitë e reja politike në vend i qëndrojnë bindjes së tyre për të mos bërë koalicione që mund të rrisin shanset e rotacionit.
Sipas analistit Fitim Zekthi, kjo gjë nuk ndodh për dy arsye; pafuqisë së krerëve të partive për të tejkaluar veten dhe mosbesimit te të tjerë.
Megjithatë, Zekthi thotë në studion e emisionit ‘Open’ në News24 se, duhet të gjendet një mënyrë për ta tejkaluar këtë sepse “Shqipëria është në ditën më të keqe të 34 viteve”.
Zekthi: E mira do të ishte që të gjitha partit e opozitës, të uleshin, të gjenin një kandidat për kryeministër, një që plotëson kriteret e duhura për të qenë kryeministër, të bëhej një listë e përbashkët. Kjo gjë nuk mund të ndodhë.
Nuk ndodh për shkak të pafuqisë për të tejkaluar veten, mosbesim te të tjerët. Janë njerëz që nuk janë të korruptuar dhe duhet ta tejkalojnë. Duhet të flasin me PD. Shqipëria është në ditën më të keqe të 34 viteve. Shqipëria është në një regjim politik dy partiak. Duhet të gjendet një mënyrë për ta tejkaluar.
Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së lidhur me dhëndrin e tij, Jared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit.
Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, KIS, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC dhe t’i japë asaj status të investitorit strategjik me procedurë të veçantë.
Sipas vendimit të KIS, në ishull parashikohet një investim prej 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit ose 45 hektarë.
“Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë Euro”, thuhet në vendimin e KIS.
Me miratimin e statusit, kompania e lidhur me Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, do duhet të negociojë një kontratë me kompaninë publike Korporata e Investimeve Strategjike, ndërsa një sërë institucionesh shtetërore, përfshi ministritë e Infrastrukturës, Mbrojtjes, Mjedisit, Ekonomisë vihen në dispozicion të kompanisë për të transferuar pronën dhe përgatitur dokumentacionin për lehtësim të punimeve.
Nga akti i publikuar në faqen e AIDA del se vendimmarrja ishte e pritshme në favor të kërkesës së kompanisë. Në fakt, në fillim të dhjetorit 2024, prona që ishte pjesë e planit të vendosjes së Forcave të Armatosura u hoq nga lista prej Presidentit të Republikës. Vendimi i KIS nuk bën me dije se çfarë përfiton Shqipëria nga transferimi i pronës publike në favor të kompanisë amerikane, por përmendet se do të negociohet një kontratë me kompaninë amerikane.
Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit që shkoi dhe kryeministri Edi Rama foli hapur në favor të tyre ndërsa i tha Nju Jork Times se interesimi i kompanisë së Kushner e bënte atë “krenar dhe të lumtur”. Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner Affinity Partners, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.
Planet dhe aprovimi apriori i qeverisë shqiptare u kritikuan nga opozita se po bëheshin për të përfituar favore politike në rast të rizgjedhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe mungesës së transparencës e garës.
Vendimi i KIS parashikon një sërë hapash që do ndërmerren kryesisht nga institucionet shtetërore në Shqipëri, për të ndihmuar kompaninë në sigurimin e pronës, dokumentacionin e nevojshëm dhe veprime të tjera që pritet të përmbyllen në tre muajt në vijim. Kompania nga ana tjetër do duhet të nënshkruaj një kontratë me Korporatën e Investimeve Strategjike dhe Albanian Seaports Development Company sh.a ndërsa do duhet të sigurojë me investimin e vet ujin, energjinë e të ngjashme.
“Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpëmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane”, thuhet në vendim.
Vendimi i KIS bën me dije se statusi jepet për një periudhë 10 vjeçare dhe se ndërtimi parashikohet të jetë i ndarë në tre faza./BIRN
GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilajn. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Balilaj është dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj shërbim prove.
Balilaj akuzohet për veprën penale “Shkeljae barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258-25 të Kodit Penal”.
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 6, datë 15.01.2025 vendosi:
periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim.
23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.
të parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
periudhë prej 2 (dy) vjet, me kusht që i pandehuri gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Pothuajse i gjithë spektri politik në Shqipëri ditët e fundit i ka përqëndruar bateritë te vota e diasporës shqiptare nëpër botë.
PS është shumë përpara në këtë aspekt, pasi ka gati një vit që organizon takime me diasporën shqiptare në botë.
Ditët e fundit ka filluar, si gjithmonë me vonesë, edhe PD dhe aleatët e saj.
Deklaratat e përfaqësuesve politikë për të maksimalizuar votën e emigrantëve janë prezente në shtyp dhe në diskursin politik të tyre.
Por, a do ta bëjë vota e diasporës ndryshimin e pritur në Shqipëri?
Fakti është që Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap në përfshirjen e diasporës në jetën politike e ekonomike të vendit, me përjashtim të thirrjeve të bukura për t’u përkëdhelur sedrën atyre, sikur janë pasaporta, fytyra më e mirë, më e bukur dhe më e aftë e Shqipërisë në botë.
Pak paradoksale kjo, pasi ata qytetarë shqiptarë u larguan nga Shqipëria për shkak të politikave, politikanëve të tranzicionit, vështirësive e padrejtësive të atyre personave, të cilët sot i ftojnë të votojnë për ta.
Normalisht, duke marrë edhe shembullin e SHBA, votimi jashtë vendit mund të ketë ndikim substancial në rezultatet e zgjedhjeve dhe si pasojë në jetën politike brenda shtetit.
Në rastin e Shqipërisë, e cila ka ka diasporë të madhe në proporcion me popullsinë brenda vendit, votimi i shtetasve shqiptarë me banim jashtë mund të jetë përcaktues.
Emigrantët shqiptare janë shtetas shqiptarë dhe shteti shqiptar duhet ta tregojë dhe demonstrojë këtë kujdes për shtetasit e vet kudo që ndodhen jashtë territorit shqiptar.
Por a duhet të votojnë?
A duhet të votojnë ndërkohë që nuk jetojnë në Shqipëri, nuk paguajnë taksat, nuk kontribuojnë realisht në jetën politike, sociale e ekonomike të vendit; në sistemin e pensioneve e sigurimeve?
A do të jetë reale vota e atyre, të cilët mahniten nga bukuritë e qyteteve të Shqipërisë kur vijnë me pushime në verë dhe çdo gjë është e bukur; jeta është e gjallë, ka njerëz e lëvizje?
Apo është reale vota e atyre që vijnë në dimër, kur ndoshta nuk ka drita, jetë e gjallëri e atmosfera është e zymtë?
Në të dyja rastet vota nuk do të jetë reale, por do të jetë me partiake, sipas interesit apo përshtypjes së momentit dhe lehtësisht e manipulueshme.
Ndoshta edhe në kundërshtim me dëshirën apo vullnetin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri.
Por përse diaspora duhet të votojë?
Diaspora përbën gati gjysmën e numrit total të zgjedhësve shqiptarë;
Diaspora ka më shumë kapacitete se në Shqipëri për shkak të mundësive dhe jo aftësive;
Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit tonë, tani duhet të vendosë edhe për të ardhmen politike të Shqipërisë;
Diaspora është më e hapur si mentalitet përballë izolimit në Shqipëri;
Diaspora nuk e shet votën, pavarësisht se mund të mos jetë reale;
Diaspora mund të krijojë një mentalitet apo lëvizje të re politike dhe të largojë xhaketat e vjetra të tranzicionit tonë të tejzgjatur, largon krimin nga politika dhe na afron më shumë me perëndimin, pasi voton dhe përfaqësohet kudo në botë;
Mundëson qytetarëve që jetojnë jashtë shtetit pjesëmarrjen në zhvillimet politike në vendlindje;
rrit interesimin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendlindjes dhe mund të ketë ndikim pozitiv përmes investimeve dhe remitancave dhe siguron që qytetarët të mbajnë lidhje me prejardhjen e tyre.
Por a mund ta bëjë ndryshimin apo rotacionin vota e emigrantëve?
Kam besimin se jo, pasi në rast se kjo votë do të bënte rotacionin politik në Shqipëri, atëherë qeveria nuk do ta lejonte, sepse kjo qeveri i ka bërë me kohë kalkulimet se si fiton dhe sa fiton.
Kam frikë se vota e diasporës do të manipulohet ashtu siç është manipuluar historikisht vota e shqiptarëve dhe do të thellojë diferencën në favor të qeverisë aktuale. Pasi votat e diasporës, të cilat nuk dihet ende se ku e si do të numërohen, mund të shfrytëzohen nga mazhoranca aktuale për të plotësuar ato kuti në ato qarqe ku ata janë defiçit.
Kjo edhe për shkak të opozitës shqiptare, e cila është e fragmentarizuar, e përçarë, armiqësore brenda llojit dhe, në rast se do të vazhdojë me të njëjtën qasje politike, atëherë diferenca do të jetë shumë e madhe dhe humbja katastrofike.
Ishte dimër dhe në mbrëmje isha i ftuar për një darkë nga një grup i madh bashkatdhetarësh.
Rrugët dhe trotuaret e Frankfurtit zbardhnin nga bora dhe kisha vështirësi të parkoja makinën.
Në restorant ishte ndezur atmosfera me muzikë patriotike dhe kishte mbi 300 të ftuar.
Pas dy orësh me muzikë, me birra dhe verë, fjalën e mori organizatori i cili me një fletë votimi në dorë filloi të mbante fjalim dhe bënte thirrje të gjithëve të votonin partinë XX për zgjedhjet në Kosovë.
“Hajredini” nga Gjakova ka një firmë ndërtimi në Gjermani me 250 punëtorë. Të gjithë të punësuarit i ka nga Kosova se i paguan lirë për shkak të “dokumenteve.”
Gjatë darkës “Hajredini” dhe stafi i tij mbushën afro 500 vota, të punëtorëve dhe të familjarëve të tyre. Ishte skenë komike kur shikoje 500 pasaporta dhe 500 dokumente zgjedhore…..
Mu kujtua kjo histori tek dëgjoja tek panelet e mediave shqiptare dhjetëra analistë dhe politikanë që nuk ja kishin idenë fare se çfarë do ndodh me votën e diasporës.
Ata nuk e kuptonin që vota me postë nuk respekton parimin bazë të Kushtetutës që është “fshehtësia e votës.”
Vota me postë nuk është individuale sepse emigrantët nuk do votojnë me kuti votimi por:
– emigrantët do votojnë në kafe apo restorant,
– emigrantët do votojnë në shtëpi,
– emigrantët do votojnë në sytë e shokëve, familjarëve apo sipërmarrësit,
– emigrantët do votojnë familjarisht,
– emigrantët do votojnë kolektivisht,
A e dini ju që në datë 11 mars, dy muaj para zgjedhjeve, do dalë rezultati i votës së diasporës?
Dy muaj para zgjedhjeve të gjithë do kuptojmë si do votojnë emigrantët sepse do dalë lista e regjistrimit të tyre dhe Partia Socialiste apo disa parti të tjera i njohin me emra votuesit e tyre.
Dalja e listës së regjistrimit në 11 mars do e kompromentojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do na heqë çdo kuriozitet se kush fiton në 11 maj.
Vota e emigrantëve me postë është vota më e manipuluar në historinë botërore sepse lejon që të votojnë të tjerët për ty, pa monitorim.
– Pronari i restorantit nga Vlora në Selanik do marrë pasaportat e kamarierëve dhe kuzhinierëve dhe do mbushë fletët e votimit.
– Babai emigrant nga Berati do mbushë votat e familjes dhe do i postojë nga Bostoni fletët e votimit.
– Pronari i firmës nga Shkodra në Londër do mbushë fletët e votimit të punëtorëve duke i qeras me dy birra ose me një ditë pushimi nga puna.
Vota e emigrantëve me postë do jetë autogoli më i madh i opozitës shqiptare, e cila kërkoi votim me postë dhe refuzoi votimet në Ambasada apo Konsullata me kuti votimi.
Votimi ne Konsullata me komisionerë do ishte 100 herë më i sigurtë.
1.7 milion turq votuan në Gjermani për zgjedhjet në Turqi duke pritur 3 orë në radhë të gjata pranë dhjetëra qendrave të votimit në Berlin, Mynih, Stutgard, Dyseldorf dhe çdo qytet tjetër gjerman apo europian.
Nëse doni të respektoni votën e emigrantëve keni 3 forma të sakta:
– vota elektronike me shenje gishtash
– vota në Konsullata me kuti
– vota me qendra votimi dhe komisioner në çdo qytet europian apo amerikan.
Vota me postë është varianti më i keq që do hedhë në erë zgjedhjet e 11 maj.
Duroni edhe dy muaj, se në 11 mars të gjithë do e kuptoni për kë do votojë diaspora, madje do parashikohet rezultati i saktë me përqindje dhjetore.
Vitin e kaluar, prokurorët e posaçëm në Shqipëri hetuan tetë kryebashkiakë dhe dërguan pesë në gjykatë, një reflektim, thonë ekspertët, i lidhjeve midis strukturave të pushtetit vendor dhe grupeve kriminale.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK-u, u krijua si pjesë e një reforme të gjerë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri nën Partinë Socialiste në pushtet.
Hetimet e SPAK-ut për dy ish-presidentë dhe disa ministra kabineti kanë tërhequr vëmendjen e shumicës së publikut, por ekspertët thonë se puna e tij për të ekspozuar korrupsionin në nivel bashkiak është po aq e rëndësishme.
“Pushteti vendor ka një nivel të lartë korrupsioni, por edhe kriminalizimi, për shkak të një sërë faktorësh që përfshijnë decentralizimin, i cili krijon kushtet për krijimin e rrjeteve të pavarura të ndikimit që sfidojnë ligjet dhe institucionet shtetërore”, tha sociologu nga Tirana Ergys Mërtiri.
“Në një sërë bashkish si Elbasani, Shkodra, Durrësi etj., grupet kriminale janë faktori dominues në përcaktimin se kush do të fitojë pushtetin vendor dhe në këmbim të kësaj mbështetjeje ata marrin pjesën e tyre të pushtetit nga bashkitë, e përkthyer në tendera, koncesione, leje ndërtimi apo edhe poste në administratë, që i vënë ata në shërbim të interesave të tyre korruptive e kriminale.”
Afrim Krasniqi, kreu i Institutit për Studime Politike në Tiranë, tha se Shqipëria kishte vendosur një rekord në vitet e fundit për sa i përket numrit të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të pushtetit vendor të vënë nën hetim, të arrestuar ose dënuar për korrupsion dhe krime të tjera.
“Arsyeja pse ata nuk marrin vëmendjen e publikut dhe medias është se në Tiranë janë kryer hetime në nivelet më të larta, duke përfshirë dy ish-presidentë që kanë qenë edhe kryeministra, zv/kryeministrin e qeverisë aktuale dhe ministra të tjerë”, tha Krasniqi për BIRN. “Pra, nuk është lajm kur zyrtarët komunalë vihen nën hetime apo arrestohen.”
Analizë financiare më e thellë
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inspekton punën në rrjetin e ujësjellësit në vitin 2017. Foto: Bashkia Tiranë.
Në nëntor, SPAK e shpalli Vangjush Dakon, ish-kryetarin e bashkisë së qytetit të dytë më të madh të Shqipërisë, Durrësit, fajtor për shpërdorim detyre në dy raste dhe e dënoi atë me dy vjet e tetë muaj burg.
Kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, në korrik 2019 Dako u shpall persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e akuzoi atë për përfshirje në “korrupsion madhor”.
Së fundmi, më 6 dhjetor, SPAK tha se po hetonte kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, gjithashtu anëtar i socialistëve në pushtet. Prokurorët saktësuan se po hetonin për origjinën e pasurive të Veliajt dhe të të afërmve të tij.
Rigels Xhemollari, kreu i OJQ-së Qëndresa Qytetare me qendër në Tiranë, tha se kishte më shumë raste që përfshinin zyrtarë bashkiakë sepse KLSH-së tani i kërkohet të kryejë auditime financiare të institucioneve bashkiake; kur konstaton parregullsi, ai duhet t’i dërgojë ato në prokurorinë publike.
“Para së gjithash, kryetarët e bashkive i nënshtrohen hetimeve të SPAK-ut dhe duke pasur parasysh numrin e çështjeve të depozituara në prokurori, për shkak të besimit të lartë të qytetarëve në këtë strukturë, kjo ka rritur numrin e kryebashkiakëve nën hetim”, tha Xhemollari për BIRN.
“Së dyti, në dy vitet e fundit KLSH-ja ka audituar financat e 61 bashkive; disa gjetën shkelje të barazisë në tenderët publik dhe kështu referimi i tyre te prokurori i posaçëm e bën përgjegjës drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë.”
Akuzat shtohen
Pamje e Tiranës. Foto: LSA.
Lista e kryebashkiakëve nën vëzhgimin e SPAK është rritur muajt e fundit.
Në shtator, Rexhë Byberi, kryebashkiaku i Tropojës në Shqipërinë veriore, dhe zëvendësi i tij, Abedin Kraja, u akuzuan për shpërdorim detyre për dy projekte për ndërtim rrugësh.
Në dhjetor, prokurorët dërguan në gjyq një çështje kundër Eduard Duros, kryebashkiak i Devollit në juglindje, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për licencimin e një pike karburanti.
Në vitin 2023, Edison Memolla, kryebashkiak i Rrogozhinës, pjesë e qarkut të Tiranës, doli në gjyq me akuzën e korrupsionit gjatë zgjedhjeve vendore të 2022.
Nën hetim nga SPAK është edhe ish-kryebashkiaku i qytetit bregdetar jugor të Himarës, Jorgo Goro.
Xhemollari tha se mungesa e vëmendjes mediatike për raste të tilla reflekton një preokupim me zhvillimet në kryeqytet.
“Mendoj se raportimi dhe diskursi mediatik fokusohet te ministrat dhe deputetët, duke shmangur organet vendore, të cilat kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe marrëdhënie me shërbimet civile”, tha ai për BIRN.
“Shpesh, lajmet që ndodhin në Tiranë dhe jo aty ku qytetarët kanë nevojë, marrin më shumë vëmendje nga media.”
Qeveria e ka premtuar disa herë hekurudhën Tiranë-Durrës, por deri në vitin 2026 qytetarët nuk do të kenë tren. Edhe ky afat mbetet i pasigurt, pasi përfundimi i projektit mund të shtyhet përtej 2026-ës.
Afatet e përcaktuara nga Hekurudha Shqiptare (HSH) për përfundimin e punimeve janë shkelur disa herë.
Vjet, Citizens raportoi se sipas HSH-së, afati i përfundimit të punimeve ishte shtyrë për tremujorin e parë të 2025-ës. Një vit më vonë “Rehabilitimi i Hekurudhës Durrës-Tiranë dhe ndërtimi i linjës drejt Rinasit” është 80% i përfunduar.
Pavarësisht vonesave, shteti shqiptar ka marrë tjetër kredi për punimet shtesë. Kostoja e projektit është rritur nga 69.6 milionë euro, (oferta fituese e kompanisë italiane INC S.P.A.), në 91.7 milionë euro.
Projekti financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian (€35.5 milionë) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (€36.87 milionë hua).
Ai parashikon rehabilitimin e 34.7 km të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e 5.4 km të reja deri në aeroport. Përveç trasesë për në Rinas, pjesa tjetër shfrytëzon kryesisht trasenë e linjës së vjetër hekurudhore.
Megjithatë, rritja e kostove të materialeve dhe punimeve kërkoi fonde shtesë. Ato u siguruan nga një tjetër hua e BERZH-it. Kjo e çoi totalin e projektit në €140.8 milionë, – €77.5 milionë hua nga kjo bankë.
Këto vonesa kanë bërë që projekti të mos përfundojë brenda verës së vitit 2023, siç ishte planifikuar në fillim. As në vitin 2024 siç u tha më pas, e si duket as në vitin 2025 siç po thuhet tani.
Përfundimi i punimeve mund të arrihet në tremujorin e parë të 2025-ës. Por vendosja në punë e linjës së trenit pritet të kërkojë kohë shtesë, pasi aktualisht nuk janë ndërtuar ende stacionet.
HSH tha për Citizens.al se kontrata për ndërtimin e stacioneve do të nënshkruhet në tremujorin e parë të 2025-ës. Ndërsa për operimin e trenave pritet që paraprakisht të angazhohet një konsulent i huaj. Ky proces bën që nisja e udhëtimeve të parashikohet për t’u kryer brenda vitit të ardhshëm, pra vitit 2026.
Ndërkohë, mbetet pa punuar traseja 4 km nga Terminali (Kthesa e Kamzës) deri në qendër, parashikuar nga projekti i dytë. Njësoj dhe i ashtuquajturi stacion fundor parashikuar të ndërtohet “pranë ish-stacionit të vjetër në Bulevardin e Ri”. HSH tha se “pritet të finalizojë me BERZH-in çështjen e financimit brenda 6-mujorit 2025”.
Sipas projektit për hekurudhën Tiranë-Durrës, treni do të jetë elektrik me shpejtësi deri në 100 km/h. Kjo do ta bëjë kohën e udhëtimit drejt Durrësit për 22 minuta dhe drejt Rinasit, 12 minuta. Linja do të ketë 11 stacione. Duke nisur nga Durrësi vijojnë: Shkozet, Sukth, Vorë, Kashar, Laknas, Rinas dhe Terminali Tiranës.
Dy stacione të tjera janë planifikuar në segmentin shtesë deri te Bulevardi i Ri ku stacioni Nr.11 do jetë ai i stacionit fundor.
Është e qartë se SPAK e ka ‘rrethuar’ Erjon Veliajn dhe po ia kopsit dosjen. Shumë shpejt ndaj tij pritet të jepet edhe masa e sigurisë që, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë e lehtë. Sigurisht që meritën e vetme në këtë hetim dhe çështje e ka Prokuroria e Posaçme. Të gjithë ata që deri dje i kërkonin llogari SPAK-ut se pse nuk heton dhe nuk thërret kryebashkiakun e Tiranës, sot do përpiqen të gjejnë alibi të tjera, sepse është e qartë se halli i tyre nuk ishte Veliaj, por anatemimi dhe baltosja e Prokurorisë së Posaçme.
Nga ana tjetër, Erjon Veliaj është shembulli ekselent se si paratë e taksapaguesve evropianë kanë shkuar dëm, duke promovuar organizata apo drejtues organizatash, të cilët janë investuar për të luftuar korrupsionin apo modelin e keqqeverisjes, ndërkohë që pasi janë futur në politikë jo vetëm që janë korruptuar edhe më shumë se sa paraardhësit, por kanë ndërtuar skema të frikshme dhe të ndyra si kjo e burrit kryetar bashkie që i jep lekë gruas drejtuese organizate.
Po ashtu, Veliaj është shembulli më i mirë se si populizmi herët a vonë është i dështuar, sepse nuk bën gjë tjetër vetëm se mundohet të ndërtojë një realitet të paqenë dhe të krijojë figura në dukje punëtore dhe të pastra, por, në thelb, thellësisht të korruptuar.
Mos u bëni naiv të besoni marrëzitë e luftës brenda llojit, sepse, sado e madhe dhe e poshtër që të jetë ajo, duhet një forcë madhore që të fillojë një hetim dhe të bëjë nga këto kontrollet blic ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili menaxhon buxhetin e dytë më të madh në vend, pas qeverisë, rrjedhimisht ka të rreshtuar pas vetes interesa të mëdha ekonomike.
Ndaj në pyetje nuk është më Veliaj, por kush e ka radhën pas tij?/ Nga Namir Lapardhaja
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...