17.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Shkodra nuk bën pakt me djallin, proteston kundër trafikantit të Ramës në Bashki

Shkodra nuk ben pakt me djallin, por proteston kunder se keqes dhe kunder pushtimit te Bashkise nga trafikante droge. Partia Demokratike nisi protestën e saj të paralajmëruar një ditë më parë në orën 19:30 të mbrëmjes së sotme.

Protesta ka nisur nga pendonalja për të përfunduar përballë prefekturës. Opozita kërkon largimin e kandidatit të PS-së, Valdrin Pjetri nga Bashkia e Shkodrës, pasi eshte e provuar për përfshirje në trafik droge dhe për probleme me drejtësinë italiane.

Një ditë më parë Partia Demokratike publikoi dokumentet ku vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Mijera qytetare i jane bashkuar protestes se thirrur nga PD. Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane, nderkohe qe Prokuroria ende nuk ka marre shenjat e gishterinjve per te vertetuar denimin e Pjetrit.

 

Sa herë Ramës i del ndonjë kriminel, shkund Jozefinën, e kujton si gomone shpëtimi

U shfaq sërish Jozefina. Ajo që nuk flet asnjëherë për hallet e shqiptarëve, por kujtohet sa herë ka hall Rama. Sa herë i del ndonjë kriminel, ajo shfaqet me telekomandën e Kryeministrisë dhe si një robot përcjell në facebook statuset që i shkruajnë oborrtarët në qeveri.

Një shpërfytyrim i asaj që ka pasur të gjitha privilegjet e pushtetit të PD dhe tani mundohet të kapë çfarë të mundet nga regjimi kriminal duke u kthyer në një pastruese të njollave të kreut të organizatës kriminale. Përpiqet të hiqet si mbrojtëse e të djathtës shkodrane, në një kohë që kur ishte atje ku ishte në pushtet, shkonte në Shkodër dhe kërkonte të majtët, se të djathtët mendonte se i kishte në xhep. E mbushi administratën e Kuvendit me të majtë nga Shkodra dhe në krye të institucioneve kryesore të Shkodrës vendoste ata pak të majtë që ti kërkoje me qirinj nuk i gjeje në Shkodër.

Rama e tundi sërish sot Jozefinën nga gjumi letargjik për të hequr sado pak vëmendjen nga kriza e rëndë në të cilën ndodhet dhe bomba që i ka shpërthyer me trafikantin e rradhës të drogës, që e emëroi në krye të Bashkisë së Shkodrës. Jozefina, që mundohet të bëjë opozitën e opozitës pa kuptuar se përtej luksit të saj të siguruar nga privilegjet e pushtetit të djeshëm dhe regjimit të sotëm, ka një popull që nuk jeton si ajo dhe që të vetmin shpëtim e shikon tek largimi i së keqes.

Jozefina e ka kuptuar se tani është një kartë e djegur, se askush nuk i shkon më pas dhe se koha e saj ka perënduar një herë e mirë ndaj ka venosur ti ngjitet nëpër këmbë kreut të qeverisë për të kapur çfarë të mundet. Mirë e bën. Kap çfarë mund të kapësh, por vetëm shpejt se nuk i dihet, dhe ndoshta nga Tetori nuk do të kesh më çfarë të kapësh.

Postimi i plotë i Ramës me profilin e Jozefinës

Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam perseritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre.

Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve.
Po te kishte nje kandidat te djathte , Valdrini as ne enderr nuk shihte karrigen e Kryetarit te Bashkise. Ti e fyeve Shkodren njelloj si Rama.

Per me teper je teper i vonuar ne luften kunder krimit. Ne Shkoder, qytetaret prej disa muajsh, tregojne per dyshimet e thella te se kaluares te komprometuar te Valdrinit. Por ti per muaj nuk fole. Ashtu sic nuk fole per vite per Mark Frrokun e kompanine e tij.
Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin qe i bere PD me vendimet tuaja personale anti demokratike , qe i more vetem per te mbrojtur karrigen tende.

Po te mos ishte Lulzim Basha , sot Shkodra e shume bashki te tjera nuk do binin ne duart e PS e krimit.
Po te mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeminister , por do ishte rrezuar 100 here dhe vendi do kishte nje tjeter qeverisje;

Po te mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte te gjithe pushtetin vendor; lista e deputeteve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim pare te zevendesohen beteja politike me lufte vezesh pulash dhe sot nuk do shikonim te uleshin ne karrigen e Kuvendit figura komike dhe te padenja per ate qe duhej te ishte altari i demokracise.

Po te mos ishte Lulzimi, Deputetet e PD mund te ishin dinjitoz, do ishin ne parlament duke perfaqesuar votuesit e tyre e duke mbrojtur interesin publik te shqiptareve, duke bere beteja politike per nje ekonomi me te mire dhe nje jete me te sigurte.
Po te mos ishte pazari si forme komunikimi mes krereve te opozites dhe qeverise, sot skena politike shqiptare nuk do ishte e deformuar sic eshte tani, sot shqiptaret nuk do jetonin ne deshperim per shkak te vrasjes se perspektives dhe mbytjes se shpreses qe nje opozite normale sjell per vendin e saj.

Pas 3 dekadash ngjitjesh e uljesh, perpjekjesh e sakrificash , demokracia brenda forcave politike eshte ne agoni.
Dhe kjo sepse kreret e partive kane vrare voten brenda vehtes. Ne 6 vitet qe drejton opoziten LB jo vetem ka habit me humbjet e tij te pandalshme e katastrofike , por ai ka vrare voten brenda saj, ka vjedhur votat ne shtepine e tij ( dhe kjo me video , me ze e figure).

Eshte i vetmi kryetar partie qe pas numrimit te votave per forumet e partise i dalin me shume vota se votues.( me
dokumenta) Ai do mbahet mend si njeriu qe nuk mblodhi per 4 vite rresht asnje forum te saj per asnje vendimarrje.
Do mbahet mend per emerimet me pas ne forume te disa personave qe nuk thojne asgje per askend.

Do filloje te mbledh forumet vetem pas fsheses e spastrimeve te medha ne parti, pas gjuetise se shtrigave ndaj demokrateve , pas percarjes e shkretimit qe i beri PD, per te noterizu vendimet e tij te Cmendura, si ajo e djegies se mandateve e dhe te mos hyrjea ne zgjedhje.

Megjithe pakenaqesine ne rritje ndaj qeverise , LB nuk i shkoi kush pas, sepse sic koha e ka vertetuar ai eshte i rreme.
Kauzat nga goja e tij jane fallso e te rreme. Jo sepse njerezit e Edi Rames nuk kane blere vota. Kane blere sa kane dashte sepse e dinin qe lb-se kjo nuk i interesonte sa kohe ishte ne qeveri dhe kishte bere pazarin per bashkeqeverisje me Ramen ne vazhdim.
Ishte kjo arsyeja, qe Lulzimi urdheroi anetaret e PD-se ne KQZ, qe te votonin 7;0 rezultatin e zgjedhjeve te 2017;urdheroi qe te mos behej asnje shenim kundershtues ne procesverbale dhe te mos ankimohej asnje qender votimi, duke legjitimuar mandatin e dyte te Rames.

Dhe per 2 vite rresht nuk pat asnje fjale per ceshtjen.
U kujtua vetem kur erdhi koha e fushates, kur me shpresen e presionit te djegies se mandateve kerkonte rezultatin ne tavoline.( njelloj si me Cadren)
Kur ai thoshte se vota e zgjedhjet i lira jane qellimi yne genjente.. Genjente sepse se pari ai nuk ka bere kurre zgjedhje te lira ne partine qe ai drejtoi.

Genjen sepse ka fallsifiku votat per vehten e tij si kryetar, dhe ka fallsifiku listen finale te emrave te KK dhe Kryesise.
Do mbahet mend per papergjegjesine e frikshme qe ka tregu sidomos ne opozite;
Ky te len pa fjale ne menyre konstante.

Djegia e mandateve nga LB ishte nje kembane e forte per ata qe kane minimumin e pergjegjesise mbi rrezikun qe sjell papergjegjesia e nje njeriu , qe nuk e vret ndergjegja per asgje.
Ne 1946 i pushkatuan deputet e opozites , por mandatet nuk i tradhetuan.
Mos futja ne zgjedhje ishte nje tjeter alarm i madh per rrezikun qe mbart me vehte njeriu qe merr vendime kaq te papergjegjshme .
Lulzim Basha te len pa fjale kur humbjet e 2015 i quante rritje dhe rimekembje; kur pas humbjes katastrofike te 2017 nuk lejoi as kohe per analize dhe me buze ne gaz shpalli vetengrirjen dhe vete-kurorezimin( pa gare).
Te habit kur i dhuron Rames edhe ata pak bashki qe i kane mbetur dhe thote se fituam me 85%.

Te habit me akuzat qe i drejton kundershtarit per gjerat qe ka bere vete apo ka nder mend t’i beje vete.
Nuk i leviz qerpiku, kur thote se une bera dekriminalizimin, nderkohe qe kur grupi i ish deputeteve qe e filuan kete beteje dhe u kercenuan nga krimi, i hodhi, qe t’ i shqyente krimi, nderkohe qe vete merrej me katin shtese tek pallatit te tij dhe si kryatar, per vite rresht nuk permendi nje emer te dyshuar per rekorde kriminale.

Eshte i vetmi rast ne bote ne bote,qe kur pakenaqesia ndaj qeverise rritet ne kulm,
kryetari i opozites zbret ne kulm ( 13%). Une nuk kam lexu as degju qe te gjendet sot nje njeri qe nxjerr vete forcen e tij politike nga sistemi, ia heq karriget e parlamentit, e hedh jashte cdo bashkie e Keshilli Bashkiak e per vehte te vazhdoje te mbaje karrigen e tij.

Une nuk besoj se PD-se i eshte mpire nervi politik; Nuk besoj se demokratet jane te lumtur dhe aq me pak qe te konformohen me tradhetine qe i beri njeriu qe vetem i genjeu. Nuk besoj se te rinjte kane model, njeriun qe beri gjithe perendimin kundra, qe i dha mandatin e dyte Rames per 14 milion euro te pallatit te tij, qe dogji cdo perfaqesim te PD ne nivel qendror e lokal me premtimin e rreme per qeveri tranzitore e largimin e Rames; qe duke qene ne opozite e coi partine ne humnere, shqiptaret i coi ne deshperim dhe te rinjve i dha rruget e botes.

Luli nuk ekziston me per demokratet. Per Shqiperine, Luli bashke me Ramen jane bere nje kosto e patolerueshme.
Shqiptaret kane nje problem per te zgjidhur. Ata nuk mund te tolerojne me, qe 4 vete te mbajne peng jeten e tyre e te bijve te tyre.

Nga Pjetri tek Artur Bushi e Pjerin Ndreu, kush janë 17 kriminelët dhe trafikantët e emëruar nga Rama në Bashki

Në listë edhe Olsi Rama për lidhjet me trafikun e drogës. Tani Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart. Në të vërtetë Pjetri dhe rasti i tij do të ishte i parëndësishëm, nëse e vërteta do të ishte siç thonë mercenarët e Edi Ramës. Por e vërteta është ndryshe. E para, rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur.

Sot, një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve, që Edi Rama u imponoi me dhunë shqiptarëve janë me të shkuar kriminale ose me lidhje të tanishme kriminale. Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë a ambasdës ameriane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës. Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak.

Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi. Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflit interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.

Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në falgarncë bga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanais. Në krye të pushtetit lokal Rama po mundohet të imponojë sot përfaqësues të krimit dhe të pakicës kudo në Shqipëri Edi Rama dhe mercenarët e tij në media dhe kudo, që sot po përpiqen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit duke larë duart, nuk patën asnjë fjalë për të thënë për Vangjush Dakon.

E ndaluan edhe SHBA-të të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk thanë asnjë fjalë dhe nuk shkruan asnjë rresht. Për Damian Gjiknurin e kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen e 184 si koka e operacionit për shoitblerjen e voitave me bandën e Ymer Lalës, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht.

Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. As për bandën e Xibrakës, bandën e fabrikës së kokainës, ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë. Pse kanë dalë?

Kush nuk e mban mend më Estref Halili nga Kolonja e Lushnëjës u shty drejt vetëvrasjes në paraburgimin e stërzgjatur për një cigare hashash, ndërkohë që kreëtr e bandës së kokainës u shoqëruan nga policia drejt arratisë dhe ata që u kapën tashmë janë liruar. E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi rama, se kështu mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë E vërteta është se lidhja e Edi Ramës me krimin është një lidhje e përhershme.

Rama përmes Pjetrit do kontrollonte rrugën e drogës në Ballkan që kalon nga Shkodra

Kryetari i opozitës, Basha ka treguar edhe arsyen se përse Rama ka emëruar në krye të Bashkisë së Shkodrës trafikantin e drogës, Valdrin Pjetri. E gjitha ka qenë një skemë e mirëmenduar në funksion të trafikut të drogës. Basha deklaroi se përmes emërimit të Pjetrit në krye të Bashkisë, Rama synonte të kontrollonte rrugën e drogës në Ballkan që kalon përmes Shkodrës.

Kryetari i opozitës, Basha denoncoi sot një tjetër skandal të lidhjeve të forta të Ramës me klanin e drogës së Valdrin Pjetrit. Basha deklaroi se ishte pikërisht Rama që inaugroi hotelin e drogës së vëllait të Valdrin Pjetrit në Tiranë. Basha tha se përcatimi i Valdrin Pjetrit si kryebashkiak në Shkodër ka pasur si qëllim kontrollin e të gjithë rrugëve të drpogës që kalojnë nga qyteti i Shkodrës.

Pjesë nga deklarata e Bashës
Zgjidhja që kishte Edi Rama për Shkodrën ishte tTë bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit. T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës. Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin.

Rama i pari e shiti menjëherë dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkdorës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.

E gjithë propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që desha t’ia hidhte Ramës dhe popullit. Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama. Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush isht edhe vëllai i tij, duke inaugurar hotelin e drogës.

Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit e cila kalon përmes Shkodrës për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkdorën në përplasje civile për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë. Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkise dhe si drejtues politik në Shkodër.

Denoncimi i fortë i Bashës: Rama inauguroi hotelin e drogës të vëllait të Valdrin Pjetrit

Kryetari i opozitës, Basha denoncoi sot një tjetër skandal të lidhjeve të forta të Ramës me klanin e drogës së Valdrin Pjetrit. Basha deklaroi se ishte pikërisht Rama që inaugroi hotelin e drogës së vëllait të Valdrin Pjetrit në Tiranë. Basha tha se përcatimi i Valdrin Pjetrit si kryebashkiak në Shkodër ka pasur si qëllim kontrollin e të gjithë rrugëve të drogës në Ballkan që kalojnë nga qyteti i Shkodrës.

Pjesë nga deklarata e Bashës
Zgjidhja që kishte Edi Rama për Shkodrën ishte tTë bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit. T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës. Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin.

Rama i pari e shiti menjëherë dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkdorës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.

E gjithë propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që desha t’ia hidhte Ramës dhe popullit. Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama. Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush isht edhe vëllai i tij, duke inaugurar hotelin e drogës.

Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit e cila kalon përmes Shkodrës për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkdorën në përplasje civile Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë. Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkise dhe si drejtues politik në Shkodër.

Edi Rama duhet të ikë. Mbijetesa e tij politike lidhet me krimin. Unë e di që problemi kryesor që ndjejnë shqiptarët është ekonomia, varfëria, papunësia, të cilat godasin direkt jetët e shqiptarëve. Shqipëria ka shumë mundësi për të gjithë. Shqipëria ka mundësi të mos ketë papunësi, të mos ketë varfëri, por kjo gjë kërkon që qeveria të punojë për njerëzit, që ekonomia të ofrojë mundësi për të gjithë.

Kjo nuk mund të arrihet me një politikë të kapur nga krimi dhe nga një grusht oligarkësh. o Një qeveri e pakicës punon për pasurimin e pakicës. Një qeveri që vjen në pushtet nga krimi dhe mbahet në pushtet nga krimi do t’i shërbejë krimit. o Një qeveri që vjen në pushtet me paratë dhe mbështetjen e oligarkëve, do t’u shërbejë oligarkëve

Shikoni bumin e ndërtimit në Tiranë. Shikoni kocnesionet kriminale me kosto të fryra në mënyrë marramëndëse. Janë të gjitha shërbimi dhe favoret që Edi Rama u bën krimit dhe oligarkëve. Ato janë varfërim i shqiptarëve të thjeshtë. Edi Rama nuk i ka shërbyer kurrë popullit dhe nuk do t’i shërbejë kurrë popullit.

Ai është kryeminsitri i krimit, kyeministri i oligarkëve dhe do jetë i tillë deri në ditën e fundit që do të jetë në pushtet. Vetëm një qeveri qe vjen me votën e lirë të njerëzve, të popullit, punon për popullin Ndaj përpjekjet tona për ekonominë, për punësimin, për përparimin do të japin rezultat vetëm kur të zgjidhim problemin e madh politik: Çlirimin e politikës nga krimi dhe oligarkët Ata që mendojnë se Edi Rama mund të kufizohet, mund të reformohet apo mund të korrigjohet, janë, në rastin më të mirë, naivë të rrezikshëm.

Edi Rama është i zhytur në krim dhe mbijetesa e tij politike është e lidhur me krimin. Edi Rama duhet të ikë. Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen përpjekje titanike për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit. Por rrugë tjetër nuk ka. Pastrimi i sistemit tonë politik, largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj.

Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hongkong

Matthias Böllinger

Pekini kërcënon gjithnjë e më hapur me ndërhyrjen e trupave ushtarake. Vendimi duket se ende nuk është marrë, sepse çmimi për një ndërhyrje të tillë do të ishte mjaft i lartë, mendon Mathias Bölinger.

Kolona të gjata automjetesh të blinduara qarkullojnë drejt jugut duke i bllokuar rrugët e qytetit kufitar Shenzhen – që nga fillimi i javës në internetin kinez përhapen video, që të lenë tëkuptosh, se Kina po vendos në kufirin me Hongkongun policinë e armatosur popullore, trupa paraushtarake për ndërhyrje të armatosura rëndë. Kjo është një komponente e re e një dekori kërcënues, që po ndërton Pekini prej disa javësh.

Mesazhi nga Pekini është: Ne jemi të gatshëm t’i mposhtim me dhunë protestat në Hongkong.
Frika është biznesi i diktaturës. Të pushteshmit kanë frikë nga populli dhe i kundërvihen atij që populli të ketë frikë prej tyre. Kina e ka perfeksionuar këtë sistem të demonstrimit të forcës. Shteti ka shumë mundësi për t’ua sjellë në vëmendje qytetarëve gatishmërinë e tij për dhunë – duke nisur nga telefonatat e sigurimit të shtetit tek punëdhënësi, e deri tek ndalimi i udhëtimeve e arrestimet arbitrate e torturat.

Humbet efekti i kërcënimeve
Në Hongkong udhëheqja kineze po përjeton, se kërcënimet nuk funksionojnë. Dhjetë javë në radhë hongkongasit protestojnë nëpër rrugë, por as dhuna e policisë dhe as arrestimet masive apo kërcënimet me dënime drakonike – deri në dhjetë vjet parashikohet dënimi në Hongkong për ata që marrin pjesë në “trazira” (riot) – nuk i kanë stepur demonstruesit. Madje as kërcënimi gjithnjë e më i hapur për një ndërhyrje ushtarake nuk i tremb demonstruesit kryesisht të rinj. Aktualisht mund ta përfytyrosh disi të paaftë për veprim udhëheqjen kineze.

Vërtetë kërcënimet nga Pekini nuk janë bosh. Udhëheqja komuniste para 30 vjetësh në sheshin e paqes qiellore e dëshmoi, se është e gatshme të qëllojë ndaj popullit të vet, nëse sheh t’i kërcënohen interesat e saj. Pekini nuk njeh skrupull.

Këtë e dinë edhe demonstruesit. Nëse i pyet ata, se a kanë vërtetë një shans, që protesta e tyre të jetë e sukseshme, përgjigja është një “jo” e prerë. Vitete e kaluara Pekini është përpjekur hapur që të zgjerojë influencën ndaj qytetit. Politikanë të padëshiruar të opozitës janë përjashtuar nga parlamenti, mungesa e respektit ndaj flamurit shtetëror është shoqëruar me dënime me burg, përkrahësit e lëvizjes së demokracisë më 2014 u zhdukën nëpër burgje.

Shumë demonstrues nuk kanë iluzione, se ata do të mund ta ndryshojnë këtë tendencë, por protesta në rrugë është për ta një ndjenjë, se ndoshta për herë të fundit kanë shansin ta thonë hapur mendimin e tyre. Ndërsa kryeministrja e Hongkongut paralajmëron, se qyteti “po përfundon në greminë”, demonstruesit kanë ndjenjën se ata gjithsesi ndodhen prej kohësh drejt greminës. Eshtë ndjesia e përhapur, se ata nuk kanë çfarë të humbasin më dhe ajo që bën të zbehet efekti i kërcënimeve nga Pekini.

“Perëndimorët do ta harrojnë atë”
Por në fakt Hongkongu mund të humbasë shumë. Një ndërhyrje do të thoshte fundi i qytetit si një treg ndërkombëtar i financave. Liritë, që ka gëzuar deri tani Hongkongu do tëmerrnin fund përgjithmonë. Por edhe Pekini nuk do të dilte lehtë prej një aksioni të tillë.

Hongkongu është porta më e rëndësishme drejt botës ndërkombëtare të financave për sipërmarrjet kineze. Imazhet e një gjakderdhjeje në rrugët e tij do ta dëmtonin për vite besueshmërinë e Kinës me pretendimin si fuqi botërore, sanksionet e mundshme do ta preknin ekonominë e Kinës në një fazë të vështirë të saj. Në grindjen tregtare me SHBA-në, Kina do të dobësohej masivisht.

Deng Xiaoping, njeriu i masakrës në sheshin e paqes qiellore i pati hedhur poshtë asokohe rezervat lidhur me reagimet ndërkombëtare ndaj ndërhyrjes kundër demonstruesve me një fjali: “Perëndimorët do ta harrojnë këtë. “Nëse udhëheqja kineze vërtetë vendos t’i marrë parasysh të gjitha pasojat, as kësaj radhe atë nuk mund ta ndalojë askush. Ajo që mund të bëjnë tani demokratët perëndimorë është, që t’ia bëjnë të qartë Pekinit, se çmimi i dhunës do të ishte vërtetë mjaft i lartë.

Pse njerëzit e lumtur votojnë partitë populiste?

Rritja e populizmit vjen në një kohë kur njerëzit thonë se po ndihen mirë

“Si ndiheni, a jeni i lumtur?!”, ishte një prej pyetjeve që iu bë një votuesi në moshë të mesme, përpara një qendre votimi, në lidhje me ndjesinë që i lanë zgjedhjet e fundit europiane. Ai shfryu dhe u përgjigj se i lumtur do të ishte vetëm nëse do t’i krijohej mundësia që t’i largonte, duke i shkelmuar të gjithë politikanët e poshtër nga qeveria, shkruan The Economist.

Në vitin 1972, mbreti i Butanit vendosi se vendi i tij duhet të kishte një nivel shumë të lartë të lumturisë kombëtare, madje ky do të ishte një nga objektivat kryesore që duhej të realizohej me patjetër. Në atë kohë, kjo gjë u duk shumë e çuditshme. Por gjatë dekadës së fundit, politikanët kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje më të madhe idesë se ata duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e qytetarëve. Sipas Thomas Jefferson “lumturia e çdo individi (tani) është pranuar të jetë … e vetmja gjë e ligjshme e qeverisë”. Në ditët e sotme, kjo pikëpamje është më se e zakonshme.

Në vitin 2008, qeveria franceze ngriti komisionin Stiglitz-Sen-Fitoussi për të krijuar llogari të reja kombëtare, të cilat shkonin përtej PBB-së dhe reflektonin gjëra si cilësia e jetës dhe e mjedisit. Dy vjet më vonë, Kryeministri britanik, David Cameron, krijoi një “indeks të mirëqenies” për të matur lumturinë dhe progresin social të Britanisë.

Ndërsa gjatë këtij viti, Zelanda e Re krijoi “buxhetin e parë të mirëqenies” në botë, në të cilin shëndeti mendor dhe niveli i lumturisë së qytetarëve ishin më të rëndësishëm se pasuria apo rritja ekonomike dhe do të ndikonin padyshim në disa zgjedhje të shpenzimeve publike. Në praktikë, kjo do të thotë më shumë para për të luftuar varfërinë e fëmijëve, abuzimin në familje dhe problemet e shëndetit mendor.

Lumturia e qytetarëve është edhe një prej elementeve më të rëndësishme dhe me ndikim më të madh në zgjedhjen e politikanëve. Në vitin 2017, sipas një studimi të Federica Liberini nga Universiteti ETH në Zyrih, votuesit në Britani të cilët thanë se ishin të kënaqur me jetën e tyre, kishin 1.6% më shumë gjasa që do të mbështesnin partinë në pushtet.

Edhe pse kjo përqindje nuk është e lartë, znj. Liberini, zbuloi se rritja prej 10% në të ardhurat e familjes u shoqërua me një rritje prej vetëm 0.18% mbështetje ndaj atyre që ishin në pushtet. Me fjalë të tjera, mirëqenia (ose lumturia) është më e rëndësishme për rezultatin e zgjedhjeve, madje më shumë edhe se paratë.

Në një studim të fundit të kryer, George Ëard, nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, pohoi rëndësinë politike të lumturisë. Ai zbuloi se çfarë kishte ndikuar më shumë në pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje gjatë periudhës 1973-2014, në 15 shtete europiane.

Niveli i lartë i lumturisë që njerëzit kishin ishte më i rëndësishëm sesa niveli i papunësisë dhe se rritja e PBB-së. Z. Ëard zbuloi se në zgjedhjet e zhvilluara në këto 15 shtete europiane, pothuajse gjysma e atyre që ishin shumë të kënaqur me jetën e tyre, u shprehën se do të votonin për ata që ishin në pushtet. Edhe kërkimet dhe studimet e ndryshme të zhvilluara në Amerikë tregojnë se lumturia ka një ndikim të madh te politikanët që ata zgjedhin për të votuar.

“Duartrokisni, nëse e ndieni ta bëni”
E gjithë sa shpjeguam më sipër tregon se lumturia është përcaktuesi kryesor në rizgjedhjen e një partie, madje edhe më e rëndësishme se niveli i punësimit apo pagat. Nëse votuesit tuaj do të jenë të lumtur, ju do të zgjidheni prej tyre dhe do të ktheheni sërish në pushtet. Por, nëse dështoni në këtë drejtim, jini të sigurt se ju nuk do të zgjidhni për t’i qeverisur ata sërish.

Pikërisht këtu lind një pyetje e rëndësishme, si mund të shpjegohet e gjithë situata që është duke u zhvilluar në Europë? Në pothuajse çdo shtet europian, partitë e zemëruara me status quo aktuale, kanë marrë një numër më të lartë votash në dekadën e fundit. E drejta populiste ka ardhur në pushtet (zakonisht nëpërmjet koalicioneve) në shtete si Italia, Polonia, Hungaria, Austria, Sllovenia, Finlanda dhe Estonia.

Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian dhe, në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Europian, partia populiste mbështetëse e Brexit, “e dalë nga hiçi” u renditet në krye të sondazheve. Në Francë, Partia Fronti Kombëtar e Marine Le Pen mori shumicën e votave ndërsa në Itali, Liga e Veriut pothuajse mori dyfishin e votave në krahasim me ato që mori në zgjedhjet e përgjithshme të 2018.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe rezultatet pozitive të disa partive të qendrës. Një prej fitoreve më të fundit, ishte ajo e një partie të qendrës së djathtë, që fitoi zgjedhjet në Greqi, ndërsa një parti e qendrës së majtë kryesoi sondazhet në Spanjë në prill të këtij viti. Në zgjedhjet e fundit europiane, partitë të cilat kanë drejtuar prej vitesh politikën europiane kanë qenë humbëset më të mëdha.

Ndoshta kjo shpjegohet me faktin se votuesit duken të lodhur nga qeverisja aktuale dhe kanë nevojë të shohin ndryshime. Por nëse do t’u referoheshim të dhënave të nivelit të lumturisë, do të vërenim absolutisht një mesazh të kundërt. Votuesit janë të kënaqur. Sipas Eurobarometrit, organizata që merret me sondazhe në Bashkimin Europian, ka zbuluar se përqindja e gjermanëve që e konsiderojnë veten shumë të kënaqur ose të kënaqur me jetën e tyre është rritur nga 73% në 2003 në 93% në vitin 2017.

Në Britani, kjo përqindje është rritur nga 88% në 93%, dhe përqindja e atyre që e deklaronin veten si shumë të kënaqur me jetën e tyre ka shënuar rritje prej 31% në 45%, në periudhën 2003-2017. Ndërsa po t’i referohemi Bashkimit Europian si një i vetëm, përqindja e atyre që thonë se e konsiderojnë veten të kënaqur apo shumë të kënaqur me jetën e tyre është rritur nga 77% në 1997 në 82% dy dekada më pas.

Lumturia është e vërteta
Këto nivele të larta të lumturisë mbështeten edhe nga tregues të tjerë, gjë që tregon se ato janë të vërteta. Shumica e europianëve, sipas Eurobarometrit, mendojnë se financat e familjeve të tyre janë “mjaft të mira”. Pjesa më e madhe thonë se i besojnë ushtrisë, policisë, gjykatave, madje edhe informacionit që transmetohet nëpërmjet kanaleve televizive.

Megjithatë votat e tyre duket se nuk reflektojnë të njëjtën lumturi që tregojnë sondazhet e ndryshme. Ata po sjellin në pushtet parti populiste, qoftë të reja apo edhe ato që kanë pas ekzistuar dikur dhe nuk po rizgjedhin partitë qeverisëse. Për më tepër, këto parti shpesh po marrin një të tretën e votave, një përqindje më e lartë sesa pjesa e popullsisë që thotë se është e palumtur dhe e pakënaqur. Kjo shpjegohet me faktin se votuesit e lumtur po e japin votën pikërisht për këto parti populiste.

Por përse po prishet lidhja ndërmjet votuesve të lumtur dhe partive qeverisëse? Një prej përgjigjeve të mundshme lidhet me faktin se mbështetja për populizmin dhe lumturinë po rritet sepse njerëzit po plaken. Njerëzit e vjetër sigurisht që mund të votojnë për partitë reaksionare, por ata kanë tendencë të jenë më të lumtur. Në Britani, sipas YouGov, një organizatë që merret me sondazhe të ndryshme, 64% e votuesve mbi 65 vjeç votuan pro largimit nga BE-ja, krahasuar me vetëm 29% të grupmoshës 18-24 vjeç.

Pavarësisht se Brexit ka edhe mbështetjen e personave të moshuar, në Europë, mbështetja për partitë populiste si Fronti Kombëtar, Liga e Veriut, Alternativa për Gjermaninë, etj., fillon të bjerë me rritjen e moshës. Këto janë partitë që mbështeten kryesisht nga punonjësit e rinj ose ata në moshë të mesme, nuk janë partitë e pensionistëve të gëzuar.

Një mundësi e dytë është se lumturia po ndikon politikën, por jo atë lloj që zakonisht studiohet. Psikologët bëjnë dallimin mes dy llojeve “vlerësuese” dhe “hedonike”. Masat vlerësuese i përgjigjen pyetjes: Se si e vlerësoni jetën tuaj momentalisht? Ndërsa hedonikët i përgjigjen pyetjes: A ishit të zemëruar, të lumtur apo të shqetësuar dje? Politikanët priren të supozojnë se lumturia vlerësuese ka më shumë rëndësi në përcaktimin e mënyrës se si njerëzit votojnë.

Por kjo mund të jetë edhe e gabuar. Sipas Raportit të Lumturisë në Botë, mesatarisht treguesit e nivelit të shqetësimit, trishtimit dhe zemërimit gjatë një dite më parë shënuan rritje në Europën Perëndimore në periudhën 2010-‘18, edhe pse niveli i kënaqësisë së përgjithshme të jetës ishte në rritje. Ndoshta rënia në lumturinë hedonike qëndron prapa rritjes së mbështetjes ndaj populistëve, duke tejkaluar rritjen e lumturisë vlerësuese.

Këto të dhëna tregojnë se votuesit vazhdojnë të mbeten skllevër të emocioneve dhe jo njerëz të cilët të arrijnë të bëjnë gjykime racionale në lidhje me zgjedhjen e partive politike që do të kishin më shumë mundësi për të kontribuar në rritjen e lumturisë në të ardhmen e afërt.

Studimi i dr. Liberinit nuk zbuloi vetëm që njerëzit e lumtur mbështesin partitë në pushtet, por edhe se njerëzit e palumtur fajësonin qeverinë në pushtet për gjëra të cilat nuk kanë fare lidhje me të. Kështu, për shembull, te njerëzit që u ka ndodhur një fatkeqësi, si vdekja e bashkëshortit/es, është ulur me 10% mundësia që ata t’ia japin votën partisë në pushtet.

Një studim amerikan i vitit 2010 i titulluar “Ngjarjet jo të rëndësishme ndikojnë në vlerësimin që votuesit i bëjnë performancës së qeverisë”, arriti në një përfundim të ngjashëm me atë të mësipërm. Lojërat e futbollit dhe të basketbollit kishin një ndikim të madh në garat për zgjidhjen e Senatit dhe guvernatorëve, dhe zakonisht partitë qeverisëse merrnin vota më shumë vetëm në ato raste kur skuadrat vendase (qoftë futbolli apo basketbolli) fitonin ndaj atyre me të cilat po ndesheshin.

Së fundmi ka mundësi që populistët të pozicionohen mirë edhe në shtetet ku ka shumë njerëz të lumtur, edhe pse këta të fundit ka më pak gjasa që të votojnë për populistët. Sipas Cas Mudde nga Universiteti i Gjeorgjisë, kjo mund të shpjegohet me faktin se shtete të tilla priren të jenë më të pasura dhe kështu që shqetësimet ekonomike mund të zhvendosen në vend të dytë në krahasim me çështjet sociale dhe kulturore, si emigracioni, diskriminimi racor dhe ai fetar.

Sepse jam i lumtur
Vetëm kështu mund të shpjegohej se përse mbështetja për ekstremistët është rritur (në vend që të binte) teksa ekonomitë e përfshira nga kriza e viteve 2008-‘09 po rikuperoheshin. Shumë kohë më parë, Seymour Martin Lipset, një shkencëtar amerikan i çështjeve sociale, vuri në dukje nivelin më të lartë të anëtarësimit që partia Ku Klux Klan e arriti në vitet 1920, ndërsa McCarthyism lulëzoi në vitet e begata të 1950-s.

Matthijs Rooduijn nga Universiteti i Utrehtit dhe Brian Burgoon nga Universiteti i Amsterdamit, studiuan mbështetjen për partitë radikale në 21 vende europiane nga viti 2002 deri në vitin 2014. Ata zbuluan se njerëzit që mendonin se nuk po i kushtohej vëmendja e duhur nga qeveria, ishin më pak të gatshëm të votonin për të djathtën radikale kur ekonomia ishte e dobët (megjithëse mbështetja për të majtën radikale ishte më e fortë). Por, kur ekonomia e rimerrte veten, rritej mbështetja për të djathtën ekstreme. Ndoshta momenti më i rrezikshëm për një regjim jopopullor është ai kur gjërat fillojnë të përmirësohen. Një faktor i fundit që duhet marrë në konsideratë nuk ka të bëjë më me votuesit por me politikanët.

Kjo lidhet me faktin se populistët po i kushtojnë rëndësi më të madhe rrjeteve sociale sesa partive të tyre. Në tre muajt e parë të këtij viti, Fronti Kombëtar i Francës dhe Alternativa për Gjermaninë ishin ato që bënë më shumë postime përpara zhvillimit të zgjedhjeve europiane. Në Britani, postimet që lidheshin me Brexit shënuan numrin më të lartë. Në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë të 2018, postimet e Ligës së Veriut dhe Lëvizjes Pesë yjet pushtuan rrjetin social të Facebook.

Ndoshta numri i votuesve të pakënaqur nuk po rritet. Ndoshta është vetëm se në sajë të internetit, që populistët po i pikasin ata më lehtë. Gjithë sa u tha më sipër mund të shpjegohet nëpërmjet formulës së thjeshtë se politikanët i bëjnë votuesit më të lumtur dhe këta të fundit i kthejnë pastaj politikanët në pushtet, kaq e thjeshtë është.

10 transferimet e mëdha që pritet të ndodhin në orët e fundit të merkatos

Afati kalimtar mund të ketë mbyllur në Angli, por në të gjithë pjesën tjetër të Evropës është i hapur dhe ekipet po vazhdojnë të punojnë për përforcime.
Emrat më të nxehtë janë Neymar dhe Mauro Icardi që kërkojnë mjedis të ri.
Në anën tjetër Juventusi kërkon të largojë lojtarë dhe këtë e ka bërë të çart është trajneri i ri Maurizio Sarri.
Më poshtë i gjeni 10 transferimet që mund të ndodhin ende në këtë afat kalimtar.

Neymar (Barcelona, Real Madrid)
Historia e pafundme e verës është Neymar. Lojtari e do largimin nga Parc des Princes dhe destinacioni i ri është Spanja.
Real Madridit dhe Barcelona vazhdojnë të insistojnë për lojtari, dukë bërë ofera të ndryshme.

Mauro Icardi (Juventus)
Mauro Icardi dhe gruaja e tij/agjentja Ëanda Nara janë në kërëkim të një klubi të ri për argjentinasin.
Me ardhjes së Romelu Lukaku, Interi është në gjendje të negociojë një marrëveshje që ta lërë atë të shkojë, dhe Juventus është në krye të kërkuesve.

Donny van de Beek (Real Madrid)
Pas sezonit të mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, Ajax mund të mbetet edhe pa një lojtar.
Duke parë që Barcelona dhe Juventus kanë skuadra me shumë lojtarë cilësor, Real Madrid nuk dëshiron të mbetet prapa dhe e do Donny van de Beekun në kryeqytetin spanjoll.

Paulo Dybala (Paris Saint-Germain)
Pasi nuk pranoi të shkojë në Manchester United dhe Tottenham, Paulo Dybalas i mbetet vetëm një opsioni mundshme.
Paris Saint-Germain mund të jetë në gjendje të ofrojë shumë para, por e ardhmja e lojtarit është e ngjitur me atë të jashtë Neymar.

James Rodriguez (Atletico Madrid, Napoli)
James Rodriguez e mbylli huazimin dy-vjeçare me Bayern Munich dhe pritje të ribashkohej në ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti në Napoli.
Sidoqoftë, kjo pistë është zbehur dukshëm.
Në lojë mbetet Atletico Madridin si opsionin i vetëm i fuqishëm.

Ivan Rakitic (Inter)
Pas nënshkrimeve të profilit të lartë si Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann këtë verë, te Barcelona duhen edhe largime.
Malcom iku, ndërsa tani duket radha e Ivan Rakitic. Interi është klubi më i interesuar për kroatin.

Philippe Coutinho (Bayern Munich, Paris Saint-Germain)
Ai duhet të shkojë, problemi i vetëm është se ku. Philippe Coutinho nuk i ka arritur pritshmërinë që kishte kur ai u bashkua në janar 2018. Ardhja e Antoine Griezmann e bën atë edhe më pak të rëndësishëm për Barcelonën.

Christian Eriksen (Real Madrid, Atletico Madrid)
Kjo verë ka qenë pak më ndryshe për Eriksenin, i cili ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij.
Real dhe Atletico janë ende në garë.

Hirving Lozano (Napoli)
Ai ka qenë i lidhur me disa klube të mëdha verën e kaluar pas luajti mirë në Kupën Botërës në Rusi me Meksikën.
Hirving Lozano është rrugës për lëvizjen të madhe pas 12 muajsh më vonë.
Napoli duket afër një marrëveshjeje për 39 milionë euro.

Blaise Matuidi (Monaco, Lyon dhe PSG)
Kandidati numër një për t’u larguar nga Bianconerët është Blaise Matuidi, pasi kontrata e tij me klubin skadon verën e ardhshme.
Vazhdojnë pëlqimet e klubeve franceze për të. Lyon, Monaco dhe PSG janë të interesuar për shërbimet e tij dhe mund të bëjnë ofertë në ditët në vijim.

Çaji dhe kafja mund të shkaktojnë migrenë

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i tri kafeve apo çajave në ditë jua rritë rrezikun e migrenës.

Në studimin e kryer nga “The Migraine Trust”, ata të cilët i kishin konsumuar më shumë se dy pije me kafeinë përgjatë një periudhe 24-orëshe kishin pasur më shumë shanse të kenë dhimbje koke.

Ndërkohë, ata të cilët rrallëherë kishin konsumuar pije me kafeinë, kishte mjaftuar vetëm 1 gotë për t’ua rritë shanset e migrenës.

Migrena është sëmundja e tretë më e zakonshme në botë dhe çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë rreth 190,000 njerëz nga ajo.

Kafja, çaji, pijet me kafeinë dhe pijet energjike ishin analizuar për këtë studim.
Migrena i prek rreth 1 miliardë persona të rritur anë e botës.

Jo vetëm se është sëmundje që shkakton dhimbje të tmerrshme të kokës, por edhe rezulton në kosto direkte dhe indirekte, siç janë medikamentet apo humbja e produktivitetit.
Shkaktarët e migrenës përfshijnë konsumimin e alkoolit, stresi, medikamentet, ndryshimet hormonale dhe pijet e ushqimet e caktuara.

Shkencëtarët kanë thënë se duhet të kryhen hulumtime të mëtutjeshme për të formuluar udhëzime të sakta dhe për ta kuptuar ndikimin e plotë të kafeinës te pacientët me migrenë.

Sa ujë duhet të pini pas stërvitjes

Gjatë stërvitjes intensive me djersë do të shkrini midis një dhe katër për qind të peshës trupore brenda një ore, ndërkaq këtë lëng është e domosdoshme ta kompensoni

Disa studime shkencore kanë treguar që trupi ka aftësi të zvogëluar që të rregullojë rrahjet e zemrës pas aktivitetit intensiv, gjë që mund të çojë në aritmi, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kohë më parë një hulumtim i shkencëtarëve brazilianë ka treguar që pirja e disa gotave ujë pas stërvitjes ngadalëson pulsin.

Fjala e ekspertëve
“Për të zbuluar sa lëngje ju duhet t’i kompensoni pas ushtrimeve, matni peshën tuaj drejtpërdrejt para dhe menjëherë pas stërvitjes”, thotë William Adams, njëri ndër drejtorët e institutit “Korey Stringer”, i cili është ndër institucionet më të rëndësishme botërore kur është fjala për hulumtimin e shëndetit të sportistëve dhe aktivitetet të personave që merren me rekreacion.

Ideja është të pini ujë në sasi prej 150 për qind të peshës të cilën e keni humbur. Pra, nëse keni humbur 200 gramë, pini 300 mililitra ujë. Nuk jeni të detyruar t’i pini përnjëherë, mirëpo është me rëndësi të nguteni.

Bëjeni vetë pijen ideale
Uji me shije. Prisni gjysmë kastraveci, gjysmë limete (limon i ëmbël) dhe shtoni një lugë të vogël fletëza nenexhiku. Shtypni përbërësit, qitni një litër ujë dhe ftoheni pijen apo pini derisa është me temperaturë dhome.

Mund t’i shtoni pak kripë, sepse kështu ndihmoni që të kompensoni elektrolitet e humbura me djersë, këshillojnë ekspertët.