20.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Balla: Organizata jonë ka kritere të forta, e verifikuam Pjetrin dhe…

Balla i Ramës ka reaguar menjëherë pas publikimit nga PD të dokumentave ku provohet se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali nga Gjykata e Firencës për trafikim droge. “Organizata jonë ka kryer verifikimet e dokumentacionit të Pjetrit dhe vendosëm ta kandidojmë”, thotë Balla duke pohuar kështu se ka qenë në dijeni të dënimit për trafik droge të të emëruarit të Ramës si Kryetar Bashkie në Shkodër.

Ashtu sikurse e pohon edhe vetë Balla vetëm një organizatë kriminale mund të vendosë të emërojë si Kryebashkiak një të dënuar për trafik droge në Itali, i cili sikurse pohon vetë Balla ja ka vënë në dispozicion dokumentacionin Ramës. Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj dhe se kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd.

Ai shprehet se ‘pavarësisht opinionit tonë mbi qasjen destruktive dhe gjuhën baltosëse, që karakterizojnë sjelljen publike të Partisë Demokratike, ky rast konkret është një nga ato raste, kur politika duhet t’i referohet vetëm ligjit’.

“E vërteta mbi këtë rast, s’mund të zgjidhet sipas preferencës apo interesit politik. Ajo duhet të zbardhet deri në fund përmes rrugës së përcaktuar qartësisht në ligj”, thekson Balla.

Ndërsa referuar dokumenteve dhe akuzave të tjera të PD ku përfshihen burime të ashtuquajtura “diplomatike” ai thekson se është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.

DEKLARATA E BALLËS
I kemi ndjekur në vazhdim prononcimet e Partisë Demokratike, mbi pretendimin se Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë Shkodër, është subjekt i Ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në raport me ligjin e me drejtësinë dhe pa diskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislacionit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë.

Për Partinë Socialiste të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk është mbi ligjin dhe ligji është mbi çdo individ dhe interes politik.

Pavarësisht opinionit tonë mbi qasjen destruktive dhe gjuhën baltosëse, që karakterizojnë sjelljen publike të Partisë Demokratike, ky rast konkret është një nga ato raste, kur politika duhet t’i referohet vetëm ligjit. E vërteta mbi këtë rast, s’mund të zgjidhet sipas preferencës apo interesit politik. Ajo duhet të zbardhet deri në fund përmes rrugës së përcaktuar qartësisht në ligj.

Ne e përshëndesim faktin se Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, janë vënë në lëvizje, duke kërkuar zyrtarisht informacionin përkatës pranë autoriteteve italiane, qysh në momentin e parë të shfaqjes së këtij pretendimi, lidhur me pastërtinë e figurës së Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë.

Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni, nga burime të ashtuquajtura “diplomatike” apo të çfarëdolloji tjetër, mbi pretendimin e Partisë Demokratike. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.

Dihet botërisht tanimë se në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat, përpara se sa institucionet të thonë fjalën e tyre.
Konkretisht, akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, me një pretendim të bazuar në dokumente joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar apriori, as për t’u rrëzuar apriori.

Përtej dëshirës sonë që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e nderuar të Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Thellohet skandali, dokumenti në Itali, si Valdrin Pjetri pranoi trafikimin e drogës dhe firmosi…

Thellohet edhe më tej skandali i dënimit nga Gjykata italiane e Firencës me burgim për trafikim droge tw Valdrin Pjetrit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi ka zbardhur edhe një tjetër document të ardhur nga drejtësia italiane sipas të cilit vetë Bardhi ka pranuar se ai është një trafikant droge, por edhe ka kërkuar përmes një marrëveshje, dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian.

Dokumentat e publikuara, si ai i dënimit për trafik droge dhe dokumenti tjetër për pranimin e fajësisë në Itali nga Valdrin Pjetri hedhin poshtë propagandën dhe avokatinë kriminale që Rama i ka bërë të emëruarit prej tij në krye të Bashkisë së Shkodrës.

Në të njëjtën kohë këto dokumenta dëshmojnë se koka e organizatës kriminale është Ramë, i cili megjithëse ka pasur informacion të plotë për dënimin në trafik droge të të emëruarit të tij nuk është tërhequr dhe vijon që të bëjë avokatinë e Pjetrit.

PD ka publikuar kartelën elektronike të të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences. [SHFAQEN DOKUMENTET E DËNIMIT SIPAS SISTEMIT TË KUESTURËS SË FIRENCES] Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se: Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence.

Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian. Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian. Të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për: a) “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e e narkotikëve”. b) Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar

Skandali/ PD zbardh vendimin e Gjykatës së Firencës për dënimin me burg të Valdrin Pjetrit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi publikoi para mediave vendimin e Gjykatës së Firencës në Itali për dënimin e të emëruarit të Ramës në krye të Bashkisë së Shkodrës. Pjetri rezulton i dënuar me 18 muaj burg për trafikim droge. Ajo që të surprizon është se Pjetri e ka pranuar vetë me dokumenta përfshirjen në trafikun e drogës të Pjetrit.

ikon kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit • Valdrin Pjetri i dënuar me burg në Itali për trafik droge.

• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri i dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë.

• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003. • Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali.

• Rama hesht dhe mbron Valdrin Pjetrin nga drejtësia.

• Edi Rama u njoftua nga partnerët ndërkombëtar për dënimin e Pjetrit

• Valdrin Pjetri ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik DEKLARATA E SEKRETARIT TË

PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI Edi Rama hesht prej 2 javësh që kur Partia Demokratike zbuloi për opinionin publik se kandidati i tij për Kryetar të Bashkisë Shkodër është një trafikant droge, i dënuar në Itali 16 vjet më parë. Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi edhe njëherë se bashkëqeverisja me krimin e organizuar është projekti i tij i vetëm që i siguron pushtetin.

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave. Edi Rama hesht për të mbrojtur Valdrin Pjetrin dhe karrigen e tij të kalbur nga bashkëpunimi me krimin.

Ai hesht megjithëse ka marrë zyrtarisht përgjigje që Valdrin Pjetri është i dënuar dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë. Me vetëdije, me informacion të plotë për të kaluarën kriminale si trafikant droge, Edi Rama e emëroi Valdrin Pjetrin në 24 Korrik 2019 si drejtues politik të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër.

Ndiqeni sesi në 30 Korrik, Edi Rama e vesh me mburojë të plotë politike Vakdrin Pjetrin në 30 Korrik. [VIDEO KU RAMA JUSTIFIKON VENDOSJEN E VALDRIN PJETRIT SI DREJTUES POLITIK] Kur bënte këtë pohim Edi Rama e dinte që Valdrin Pjetri ishte një trafikant droge i dënuar në Itali. Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike.

Në vend që të distancohej menjëherë nga drejtuesi i tij politik në qarkun Shkodër, Edi Rama heshti dhe urdhëroi Valdrin Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtësia. 5 ditë më parë Valdrin Pjetri u detyrua të mohonte të kaluarën e tij kriminale. [VIDEO KU VALDRIN PJETRI THOTË SE NUK JAM ARRESTUAR APO DËBUAR ASNJËHERË]

Kjo që sapo dëgjuat është një mashtrim. Mashtrim ishte edhe publikimi i disa ditëve më parë, ku drejtuesi politik i Edi Ramës në Qarkun Shkodër, njëlloj siç bëri disa vite më parë edhe Elvis Rroshi i Kavajës, nxori dëshminë e penalitetit për të mohuar dënimin. Çdo shqiptar e di se pas kalimit të 10 viteve nga momenti i dënimit, dëshmia e penalitetit del e pastër.

Aty nuk shfaqen dënimet e mëparshme. E vërteta është se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar. I dënuar për trafik droge. Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, Partia Demokratike po sjell prova autentike për dënimin në Itali, Firenze, të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër, pretendentin për Kryetar Bashkie.

Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences. [SHFAQEN DOKUMENTET E DËNIMIT SIPAS SISTEMIT TË KUESTURËS SË FIRENCES] Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se: Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence.

Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian. Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian. Të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për: a) “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e e narkotikëve”. b) Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar







Deklarata skandaloze, Rama: Komisioni Europian autorizoi shembjen e Teatrit me ligjin special

Kryeministri Rama ka deklaruar për Euronews se tenderi për prishjen e Teatrit Kombëtar është autorizuar nga Komisioni Evropian.
“Gjithçka është rishikuar nga Komisioni Evropian dhe është autorizuar me kushtin që të kishte një garë. Gara është hapur, kështu që pjesa tjetër është vetëm…”

Në kundërshtim me deklaratat e tij në gjuhë të huaja në mediat e huaja, vetëm pak ditë më parë Kryeministri Rama e rikonfimoi në gjuhën shqipe se rezultati i garës në tender është i parapërcaktuar: në tokën e teatrit do të zbatohet projekti i mikut të tij, Bjarke Ingels. Këtë projekt e ka porositur Fusha shpk.

Në fakt, Komisioni Evropian nuk ka aprovuar, aq më pak të ketë autorizuar shembjen e Teatrit, ligjin special Fusha apo tenderin me rezultatin e paracaktuar nga qeveria Rama.

Ndër shumë pika të tjera, Komisioni Evropian i ka kërkuar qeverisë shqiptare të respektojë parimet e konkurrencës së lirë, duke i dhënë mundësi çdo kompanie, dhe jo vetëm Fushës, për të konkurruar me projekte. Ndërkohë, tenderi i shpallur nga qeveria është sajuar për t’u fituar nga kompanitë pranë qeverisë Rama.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka mbajtur qëndrim mbështetës ndaj nismës së Ramës për të shembur Teatrin. Në një takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit vitin e shkuar, ai deklaroi se BE-ja nuk mund të ndërhynte për këtë çështje. Pas hapjes së tenderit fiktiv pak javë më parë, ai sërish e mbështeti qeverinë, duke deklaruar, si Rama, se kjo çështje është “politizuar”, se ka tashmë një tender, dhe se e rëndësishme është që procedurat të jenë në përputhje me kërkesat e BE-së dhe shtetin e së drejtës.

Është e qartë se ato nuk janë në përputhje me kërkesat e BE-së apo me shtetin e së drejtës, pasi paracaktojnë fituesin e tenderit, por Ambasadori Soreca ka preferuar të mos e cekë këtë pikë.

Nga ana tjetër, edhe vetë gazetari Jack Parrock, i ulur në stolat e teatrit, bën gjithashtu një koment që mund të çojë lehtësisht në keqkuptim. Ai shprehet se protestuesit thonë se ata nuk po mbrojnë vetëm godinën, por edhe historinë e teatrit. Menjëherë më pas shton se:

“Ky ishte vendi ku u zhvilluan gjyqet e para komuniste pas çlirimit të Shqipërisë nga nazistët”. Për një audiencë që nuk e njeh mirë këtë çështje, mund të krijohet lehtësisht përshtypja se artistët po mbrojnë ekskluzivisht historinë e komunizmit dhe të gjyqeve të tij.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar u ngrit në vitin 1939. Në të janë dhënë shfaqjet e para teatrale duke ruajtur kujtimet e interpretimeve të shumë artistëve të njohur të historisë së artit shqiptar.

Reportazhi shfaq pamje nga ndërhyrja me forcë e policisë për të larguar me forcë artistët dhe orenditë nga Teatri, nga shfaqjet tashmë të rregullta që protestuesit po mbajnë në teatër, si dhe deklarata nga disa prej artistëve. Taulanda Jupi, pedagoge e Universitetit të Arteve, thotë për Euronews se:

“Dhunës së tyre, po i përgjigjemi me artin tonë dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm që teatri mund t’i japë politikës.”
Regjisori Kastriot Çipi tregon se çështja në fjalë është më tepër sesa ndërtesa e teatrit:

“Nuk ka patur konsultime me publikun, askush nuk do t’ia dijë se çfarë mendojnë artistët dhe qytetarët. Kështu kjo është kthyer në një luftë për të mbrojtur dhe ruajtur demokracinë e këtij vendi dhe për t’i thënë ndal aleancës mes nismave private dhe politikanëve të korruptuar.”

Prej mëse tri javësh, Kryeministri Rama ka nisur një fushatë propagande me citime të disa artistëve pro prishjes së teatrit, në përpjekje për të krijuar ndarje mes artistëve dhe me pretendimin se kjo është një betejë mes një shumice dhe një pakice.

Siç Exit.al ka shpjeguar prej më tepër se një viti, projekti, që ka mbështetjen e qeverisë, synon që në këmbim të ndërtimit të një teatri të ri, pa garë, pa konsultime dhe në shkelje të ligjit, privatët të përfitojnë tokë publike dhe leje për të ndërtuar edhe 6 kulla shumëkatëshe.

Deklarata e Ramës se Komisioni Evropian ka “autorizuar” prishjen e Teatrit dhe tenderin e qeverisë, është në linjën e propagandës së tij për të përshirë institucionet e huaja në shkeljet ligjore apo dështimet e qeverisë. Më herët ai deklaroi se reforma e dështuar në drejtësi është “përgjegjësi e ndërkombëtarëve“, dhe se fajtor për moshapjen për të katërtën herë të negociatave me Shqipërinë do të jetë Bashkimi Evropian.

“Exit.al”

Përse kërkimi i lumturisë na bën të palumtur

Në përgjithësi njerëzit duan të ndihen të lumtur, por arritja e një gjendje të lumturisë merr kohë dhe përkushtim. Hulumtuesit tani kanë zbuluar se personat që e ‘ndjekin’ lumturinë shpeshherë ndihen sikurse nuk kanë shumë kohë brenda dite, dhe kjo, në mënyrë paradoksale, i bën ata të palumtur.

Aekyoung Kim nga Universiteti Rtugers dhe Sam Maglio nga Universiteti i Torontos e kanë analizuar këtë efekt përmes eksperimenteve të ndryshme dhe i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën ‘Psychonomic Bulletin & Review’.

Kim dhe Maglio gjithsej i kanë kryer katër studime për të parë se si kërkimi i lumturisë ndikon në perceptimin e kohës te njerëzit. Ky kërkim ka shkaktuar që personat ta mendojnë kohën si diçka të limituar.

Në studime, pjesëmarrësve iu është kërkuar t’i listojnë gjërat që i bëjnë të lumtur ose të përpiqen ta bëjnë veten të ndihen të lumtur gjatë kohës kur e kanë shikuar një film të mërzitshëm rreth ndërtimit të urave – rrjedhimisht e kanë demonstruar lumturinë si një qëllim që duhet ndjekur.

Pjesëmarrësve tjerë iu është kërkuar ta mendojnë lumturinë si një qëllim që veçse e kanë arritur, dhe në vend se të shikonin filma me ura, ata kanë shikuar filma komedi dhe i kanë listuar vetëm gjërat që veçse i kanë bërë ata të ndihen të lumtur.

Rezultatet e hulumtuesve kanë treguar se perceptimi i një personi për kohën si diçka e limituar ndikohet nga kërkimi i tyre i lumturisë (i cili shpeshherë është i pa arritshëm).
Por, ndjesia se koha është diçka e pamjaftueshme zbutej për pjesëmarrësit të cilët vazhdimisht mendonin se e kanë arritur qëllimin e tyre për të qenë të lumtur në ndonjë shkallë të caktuar.

“Narcotica”, ky është imazhi shkatërrues i shqiptarëve sot nga një i droguar në krye të qeverisë

Shqiptarët vuajnë sot pasojat shkatërrimtare të imazhit të tyre si pasojë e një psikopati që e ka kther vendin në një hambar të drogës prej nga ku furnizon të gjithë Europën jo vetëm me hashash, por edhe me drogat e forta si heroinë dhe kokainë.

Eshtë ky psikopat që e ka kthyer po kështu vendin në një parajsë të pastrimit të parave të mafias dhe kjo po sjellë tani një irritim të madh në të gjitha kancelaritë perëndimore që kanë nisur të demaskojnë regjimin kriminal në Shqipëri.

Nën titullin “Narkotika”, një dokumentar me 5 pjesë që rrëfen rrugën e trafikut të drogës nga Kolumbia e Meksika deri në Shqipëri, pritet të shfaqet së shpejti në televizionin italian RAI 3.

I realizuar nga korrespondenti i RAI, gazetari Valerio Cataldi, dokumentari nis me trafikun e kokainës dhe heroinës nga Guerrero, një shtet i vogël në Meksikë, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

Aty kultivohet lulëkuqja e opiumit, që më pas transfomohet në heroinë.
Nga Meksika, dokumentari zhvendoset në Kolumbi në Katatumbo, në laboratorët klandestine të përpunimit të drogës, për t’u mbyllur në Shqipëri.

“Narkotika” pritet të shfaqet gjatë muajit korrik në kanalin televiziv publik italian RAI 3.
“Narcotica, ka bërë një udhëtim me 5 pjesë që nis në Meksikë, vijon në Kolumbi dhe mbyllet në Shqipëri” – shkruan “La Repubblica”, citon lapsi.al. TG3 dhe RAI3 kanë zgjedhur një orë të vonë për ta transmetuar (23.20) ndoshta për shkak të pamjeve të rënda dhe mënyrës së drejtpërdrejtë të trajtimit të ngjarjeve.

Pjesa e parë është fokusuar në shtetin meksikan se si shteti është i pafuqishëm të luftojë kartelin e drogës “Cartel del Sur”. Aty tregohet se si një grusht burrash që tashmë të lënë në mëshirë të fatit nga shteti janë duke luftuar të vetëm me narkotrafikantët.

“Kjo nuk është hera e parë që banorët vendas vendosin të bashkohen dhe të vetëmbrohen nga masakrat e narkotrafikantëve. Ka ndodhur më herët në Michoacán dhe është pasuar edhe në shtete të tjera. Çështja është se ata bezdisin edhe vetë qeverinë pasi ajo duket e paaftë në sytë e botës.

Shteti i akuzon si bashkëpunëtorë, të rrezikshëm politikisht, të përndjekur nga drejtësia dhe në fund shumë prej liderëve të këtyre grupeve janë tërhequr zvarrë në rrugë” – thotë gazetari Valerio Cataldi, citon lapsi.al. Ai rrëfen edhe për fshatrat e Guerrero, të zgjedhura nga “Cartel del Sur” për të kultivuar opium i cili transformohet në heroinë.

Prokurorët e antimafias Nicola Grateri dhe Francesco Mandoi kanë rrëfyer mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe mafias shqiptare, duke treguar njëkohësisht forcën e grupeve kriminale, që po kontrollojnë madje edhe trafikun e drogave të forta, nga vendet e Amerikës Latine, drejt Europës.

Dy prokurorët janë të mendimit se grupet kriminale shqiptare janë forcuar tej mase, për shkak edhe të mbështetjes që kanë nga strukturat shtetërore. “Në Shqipëri janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, kryehnë krime, kanë mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë, nga ato më të ulëta e deri më të larta”, shprehet prokurori Nicola Grateri për ‘Narcotica’.

“Narcotica” e nis këtë reportazh me fshatin Lazarat, në jug të vendit, pranë Gjirokastrës.
“Një fshat i vogël që konsiderohet prej kohësh qendra e kultivimit të marijuanës, skena e operacioneve masive të policisë dhe përplasjeve të armatosura”, thuhet në reportazh.

Prokurori Gratteri tregoi për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.
Prokurori Gratteri dhe Koloneli D’Angelantonio del Ros tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpunimin me Prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet.

Ata rrëfejnë mbi hetimet e nisura nga anti-mafia italiane ndaj mafies shqiptare dhe bllokimin e tonelatave me kanabis, por edhe me kokainë. Në një rast janë kapur në Otranto 9 ton kanabis, por bashkë me këtë lloj droge, grupet kriminale transportojnë edhe kokainë, që e marrin vetë në vendet e Amerikës Latine, rrëfen prokurori Gratteri.

Gazetari italian shprehet se mafia shqiptare tani nuk merret vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe atë të drogave të forta, si kokainë, që e marrin në Kolumbi dhe e sjellin në Shqipëri.

Prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri me nëndetëse.

“Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine”, tregon për Narcotica, prokurori Francesco Mandoi.

Ndërsa një tjetër punonjës i Guardia di Fincanca italiane në Shqipëri, është shprehur për ‘Narcotica’ se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019 janë arrestuar dhjetëra shqiptarë që kanë bërë trafiqe droge në Itali.
“Ne nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafian tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm”, shprehet Gratteri.

Vëllai i deputetit të Ramës në Krujë shpallet në kërkim për drogë

Trazhgim Sokolaj, gazetar i njohur i kronikës dhe redaktor në Ora Neës, ka bërë një deklaratë të fortë nga ky televizion sonte në mbrëmje, ndërsa tha se vëllai i një deputeti është në kërkim për kultivim kanabisi.

Sipas Sokolaj, Kruja është zona me problematike për kultivim kanabisi.
‘Në Krujë pothuajse çdo ditë gjatë muajit qershor ka pasur sekuestrim të parcelave me droge, ka pasur referime të policisë. rezulton që aktualisht është një nga zonat më problematike për rikthimin e këtij fenomeni.
Në rastin e Krujës është një person i akuzuar për kultivim, kryetari i fshatit, kryetari i njësisë administrative që janë të shpallur në kërkim për një rast me 850 bime rrënjë kanabis.

Ka dhe persona me lidhje politike, po në Krujë është shpallur në kërkim vëllai i një deputeti për kultivim të parcelave me kanabis. Të dhënat jo zyrtare që më vijnë nga terreni janë që ka sekuestrime në sasi të vogla, por që janë sekuestrime të përditshme, që nga policia nuk raportohen.

Moskë, dhjetramijëra protestues kërkojnë zgjedhje të lira

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Moskës të shtunën për të protestuar ndaj përjashtimit të disa kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e ardhshme të këshillit bashkiak të qytetit.

Protesta e Moskës, një nga më të mëdhatë në Rusi që kur Presidenti Vladimir Putin u rizgjodh në 2012, ishte vetëm një nga protestat që u mbajtën në vend.

Një organizatë joqeveritare që ndjek pjesëmarrësit në protestë, tha se gati 50,000 vetë ishin të pranishëm në tubimin e Moskës, shumë e më e lartë se 20, 000, shifra që bëri publike policia në Moskë.

Grupi i monitorimit të protestave OVD-Info njoftoi për një mori arrestimesh në Moskë dhe në demonstrata të tjera të opozitës në Shën Petersburg dhe Roston-mbi-Don.

Policia arrestoi politikanen ruse të opozitës Lyubov Sobol të shtunën në Moskë në zyrën e saj në Moskë ndërsa po informonte përkrahësit e saj në mediat sociale para se të fillonte protesta.

Në një video postuar në llogarinë e saj në Tëitter, shfaqeshin forca policie me uniforma të ndërhyrjes së shpejtë duke kërkuar që gazetarët që ishin të pranishëm të mbështeteshin pas murit dhe të mos përdornin celularët.

Sobol, një aleate e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, e filmoi dhe publikoi ngjarjen teksa ndodhte. Ajo shprehej se do të kontaktonte avokatin e vet dhe do të vazhdonte aktivitetet e saj politike.

Arrestimi i saj ndodhi në prag të një proteste për të tretën fundjavë radhazi për këtë çështje. Mijëra njerëz u arrestuan në dy protestat e mëparshme që herë pas here u shoqëruan me dhunë.

Rrëfimi i Visar Zhitit: Varja e poetit pas mesnate, trupin ja dërguan tek lavazhet e policisë…

VISAR ZHITI
Poeti martir Havzi Nelaj erdhi sërish në qytetin e lindjes, tani në bronz, besnik i vetes dhe i të gjithëve ne. Me një rrëzëllim të mynxyrshëm si të fitimtarëve moralë, që kanë gjithçka, edhe jetën. Bustin e tij e realizoi skulptori Hilmi Hoxha, miku im kur isha mësues në Kukës, në një fshat të largët. Afër piedestalit me bustin e Havziut tonë, më arrestuan dhe mua dhe më dënuan 10 vjet burg për poezitë e mia.

Dhe do ta njihja Havziun në burgun e Spaçit, teksa shtynim vagonë në ferr. Më nëpërmendet heshtja e tij e mençur dhe ajo pak buzëqeshje, që kishte një si dritë të përtejme në terret e nëndheshme. Si një peng mall po sjell një pjesë nga burgologjia ime “Ferri i çarë” dhe fjalët e gruas së tij si një porosi e rrallë shpirti.

VARJA E FUNDIT
Kam lajm nga Havzi Nelaj. Ashtu, si është? Ka shkruar më poezi atje në Kukës(burg)? Pasi u lirua nga burgu e çuan në internim, në Arrën. Ç’emër, si arnat, si leckat e shpirtit. Ç’vështrim që kishe, të gjerë dhe ëndërrues. Heshtje. S’kisha ndeshur heshtje më rroposëse se tënden. Flisje pak. Pse kemi folur aq pak? Sa keq më vjen tani! Dhe në trup ishe i paktë, me kokën të anuar në njërin sup. Ah, si të varurit! Fytyrë e butë, me një ëmbëlsi trishtane. Ike pa leje nga internimi…

Po ti ishe arratisur një herë, kishin frikë prej teje. Kishe dhe një revole, s’dihej ku e gjete, që, në rast rrethimi, të vrisje veten… Dhe ashtu ndodhi, të rrethuan në shtëpinë e dajës, herët në mëngjes. Po flije, kur të zgjuan. Pe policët… qëllove me revole për të vrarë veten.

Ta kapën dorën dhe plagose njërin nga rrethuesit në gojë. Arma ngeci. Vjetërane. T’u hodhën përsipër. Dhe të çuan në gjyq për të të dënuar për herë të katërt, po në atë ngrehinë ku isha dënuar edhe unë, i njëjti prokuror egërshan dhe i kafshët. Për herë të parë ishe dënuar poshtë, në Kukësin e vjetër, të mbytur tashmë nga ujërat e Drinit, në sallën e shfaqjeve të shtëpisë së kulturës.

Dramë e vërtetë. Ti, mësuesi i urtë, sapo kishe mbaruar universitetin me mundime dhe guxove e dole kundër prishjeve të tempujve të fesë, ishe për veshjet e bukura popullore, nuk duhen hequr me zor, ç’janë këto kooperativa, the, nuk kolektivizohen shpirtrat.

Populli është i sëmurë, shtove. Dhe po të ndiqnin si kundërshtar. Bashkë më tët shoqe u arratisët. Në piramidën e kufirit le një letër “Lamtumirë, Atdhe i dashtun…”. Në Prizren të mbyllën në një hotel. Do të na shërbesh ne, të thanë, bëhu polic. Jam mësues, u the, dhe poet, e kam parim të jetës.

Por bëhesh dhe i vdekjes, të thanë. Dhe ju kthyen. Dhe ju dënuan. Ty 15 vjet burg, tët shoqe 10. Të dy 25 vjet. Dhe të ridënuan edhe me 8 vjet të tjerë, prapë si kundërshtar politik. I besoj Zotit, i the hetuesit, liri ka në Perëndim, i the prapë, në Amerikë, Francë, Suedi, Gjermani… Ku u njohëm ne, miku im, që avitesh midis qiellit dhe tokës, i ëndërrt, në Spaç apo në Qafë-Bar? Në errësirë, nën dhé. Shtynim vagonë si skllevër. Se ç’më the për poezinë.

Me kryet mënjanë, dhembshurisht, si të varurit. Dhe unë të thashë se ç’është një që ka mbiemrin tënd, ai e pati librin tim dhe… nga i njëjti fshat jemi, fis… S’e dija që ti kishe shkruar poezi për të drejtat e njeriut, për Helsinkin, ishe i pari që e përmendje, kur nuk lejohej, në të gjithë poezinë shqipe.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era,
na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera…
Kishe shkruar dhe në burgun e Burrelit, madje një roman “Bota e bardhë”, po ku është, s’gjendet? Në birucat e Rrëshenit ke bërë poezi me mend, po edhe unë. Dhe për Kanunin se ç’thamë një ditë, se mos ishte ditë, makth, tmerr, të dhashë një libër, më duket. Ja që edhe prilli thyhet, buzëqeshe hidhur. Po pse kemi folur aq pak bashkë? Pse? Dhe u liruam në të njëjtin dimër, ti në dhjetor, unë mbas pak, në janar. Po ajo borë e ftohtë, po ajo diktaturë.

Ti u ktheve në Kukësin tënd, nise të ndërtoje një shtëpi, por të internuan, të çuan andej ku nuk duhej të rrije as me bishat, kështu the, kurse unë shkova prapë në Lushnjë, mbartja tulla si i dënuar, pa asnjë të drejtë tjetër. Dhe të çuan në bankën e të akuzuarve për herë të katërt e të fundit.

Ku ishte jot shoqe? Të erdhi nga pas kudo. Të ulën atje ku kam qenë ulur dhe unë. E pe Kukësin e Ri? A ishte shpirti i qytetit apo qe mbytur me të vjetrin? Ndoshta po ato pranga kam pasur edhe unë ndër duar, se si shtrëngohen, ka një vidhë të trashë, i vënë dhe një dry të madh si dyerve të birucave. Në cilën ishe ti, në birucat andej, te 9-a isha unë në fillim.

Dhe të dënuan shpejt e shpejt. Me vdekje. Me varje. Te agjencia e autobusëve ngritën trekëmbëshin, gati afër qendrës së qytetit, ku isha arrestuar edhe unë. Sa herë kisha pritur aty për të ikur larg, në fshatin ku më kishin caktuar mësues. Ja dhe fusha me drurë molle anash dhe më tej mali me emrin Pikëllim. Mjegull si andej. Fantazma ime avitet që të shikojë. Fantazma jote… zhduket.

Gjithçka u krye natën. Pas mesnate. Gusht, zagushi mbytëse. Ca yj të mëdhenj binin mbi qytet si kokrra misri, dora e Zotit i hidhte mbi rrugët dhe tarracat.

Të sollën te vendi, heshturazi. Si hajdutë. Ah, sa i varfër ishe, me rroba të vjetra. Si të hipën në trekëmbësh? Kush ta vuri litarin në fyt? Çfarë the? Asnjë dëshmi. Një lëkundje e fortë lart-poshtë. Terratisje. Ra mali mbi agjencinë e autobusëve, i theu drurët e mollëve anash, dritaret, u shtrembëruan, gulçe, qyteti përpëlitej në litarin e varur në qiell, u këput qielli, njëra këpucë preku

Gjykatën dhe tjetra Komitetin e Partisë, po lëkundej nata, i mbylli sytë përgjithmonë, kokëmënjanë, ashtu si ti, po shuhej… Zbardhi fytyra e të varurit në të gjitha rrugët. Dhe u thirrën njerëzit për ta parë. Ishin shpërndarë ftesa.

O Zot! Si në gjyqin tim. Midis tokës dhe qiellit ai, i varuri. Lëkundej lehtë, pikëllueshëm. Me kokën mënjanë. Symbyllur. Me qerpikët e zinj si zi e përjetshme. Herë shkonte paksa në të ardhmen, pastaj në të shkuarën, shpatë e drejtë e ngulur tej e tej mbi këdo, nga kryet te këmbët, e pamundur ta shoh, hiqeni. Ora 11 e paradites digjte si pishtar. Një thikë e ashpër preu litarin.

Trupi i Havzi Nelës ra përtokë në fund të trekëmbëshit. Pak fare trup i kishte mbetur, ndërsa shpirti i kishte ikur lart. Me përbuzje të shenjtë. Kufomën e çuan te lavazhet e Policisë. E flakën në një qoshe. Afër mesnatës e ngritën si një deng. Në një gropë çfarëdo e mbuluan me dhé, gati si më këmbë, ashtu si në varje. Qafa ishte rrjepur. Përsipër hodhën ca shkurre, që të mos kuptohej asgjë. S’duhet të ishte më as i vdekur. Një vit më vonë do të binte Muri i Berlinit.

FORCA E BUZËQESHJES
Po buzëqeshja jote e hidhur ku kishte mbetur? E gjeta, ishte te jot shoqe. Ajo buzëqeshte si ti, për ty prapë. Kaq shumë njëlloj, mallëngjyeshëm, si drita e syve. Do të desha të tregoja si u dashuruam, më tha ajo. Ashtu? Jo për vuajtjet dhe dënimet? Se të gjithë ne flasim si na burgosën, si na vranë, si na hodhën dhé përsipër, si endemi si fantazma, kurse ajo, grua e heshtur, e bukur ende, me hiret e moshës së vonë, dinjitoze, ka vendosur të tregojë se si u dashuruan. Atje në Veri, maleve. E pabesueshme. Vetëm kjo ka rëndësi, më shumë se sa burgjet dhe vdekja. Kur të fillojmë të flasim për dashurinë, atëherë kemi fituar…

Bardhi zbardh kartelën e burgut të Pjetrit të Ramës në vitin 2003

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi ka zbardhur kartelën e burgut të Valdrin Pjetrit, të emëruar nga Rama si Kryetar Bashkie në Shkodër. Për të parën herë PD ka deklaruar zyrtarisht se Pjetri është dënuar për trafik droge.

“Edi Rama është në dijeni se Valdrin Pjetri, kandidati për kryetar bashkie dhe drejtuesi politik i PS në Shkodër, ka qenë i dënuar për trafik droge në vitin 2003. Heshtja nuk e ndihmon dot Edi Ramën për të mbuluar të vërtetën. Ai duhet të ikë bashkë me trafikantin e tij të drogës. Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin në mënyrë që të shpëtojë karrigen e Kryeministrit, siç i thonë në Shkodër, janë të dala boje”, tha Bardhi

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama është sot promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. Që prej ardhjes së tij në pushtet, ai ka promovuar në politikë mbi 300 zyrtarë nga niveli më i ulët deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie.

Pushteti i tij i ka themelet tek krimi dhe kjo është arsyeja pse ai nuk heq dorë nga promovimi i trafikantëve të drogës në majat e pushtetit të tij.

Valdrin Pjetri është njëri prej tyre.

Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish, i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të veriut të vendit.

Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi Drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës.

Me një trafikant droge në krye të bashkisë, Edi Rama ka ndërmend t’ia dorëzojë Shkodrën edhe zyrtarisht, krimit të organizuar.

Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë përgjegjësi që i ka propozuar shkodranëve për kryebashkiak një trafikant droge, të dënuar në Itali në vitin 2003.

Dje, Edi Rama e detyroi Vladrin Pjetrin të gënjente qytetarët e Shkodrës dhe të pohonte se ai nuk ka qenë i arrestuar, i dënuar apo dëbuar për trafik droge.

Edi Rama kërkon ta kalojë në heshtje këtë fakt tjetër të rëndë të bashkëqeverisjes së tij me krimin.

Edi Rama i ka të gjitha mundësitë institucionale që të verifikojë brenda 24 orëve që akuza e Partisë Demokratike, se Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe një person i dënuar për trafik droge, është e vërtetë.

Heshtja e tij provon se ai e ka kryer këtë verifikim.

Prandaj Edi Ramës, si njeriu që në politikë ka promovuar vetëm trafikantë dhe vrasës, i mbetet vetëm një zgjidhje: të ikë bashkë me Valdrinin!

Të japë dorëheqjen dhe të largohet me turp si Kryeministri, i cili u imponon qytetarëve të Shkodrës, të qeverisen nga një i dënuar për trafik droge. Të njëjtën gjë bëri me Kavajën, me Krujën, me Laçin, me Lezhën, me Tepelenën, me Vorën. Të njëjtën gjë bëri me dhjetëra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët i detyroi të përfaqësohen në parlament me vrasës, trafikantë të qenieve njerëzore dhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm.

Partia Demokratike e siguron Edi Ramën se duke heshtur, nuk e shpëton dot as veten, as trafikantin e preferuar të drogës në Shkodër! E vërteta nuk ka për të vonuar. Makinacionet për të tërhequr Valdrin Pjetrin për të shpëtuar karrigen e Kryeministrit, siç i thonë në Shkodër, janë të dala boje.