23.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

“Në shtëpinë time ka rënë bomba”- Djemtë e tij vranë Ramazan Matajn për nderin e së motrës, Rustem Hasaj ngujohet së bashku me familjen nga frika hakmarrjes: Jemi në kushte mbijetese

Familja Hasaj është ngujuar në banesë nga frika e një hakmarrj nga fisi Mataj, pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin Dragoç të Shkodrës ku dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 33-vjeçarin Ramzan Mataj për nderin e së motrës.

 

Babai i dy të rinjve, Rustem Hasaj, deklaroi se i ka kërkuar ndjesë familjes së viktimës, duke u shprehur se nuk ka qenë në dijeni të konfliktit.

Ai theksoi se janë në kushtet e mbijetesës, pasi shtëpia e tyre është e rrënuar dhe nuk siguron dot ushqim për pjesëtarët e familjes. Rustem Hasaj deklaroi se në banesë jetojnë bashkëshortja e tij, nusja e Arjonit dhe 4 fëmijë e mitur të 29-vjeçarit.

“S’kam pas asnjë dijeni për konfliktin as mosmarrëveshje. Nuk kemi pasur mosmarrëveshje kurrë me të, as me fisin e tij, as me një në katund. Kjo më ka rënë bombë në shtëpinë time, ka ardhur e papritur.

Jam babai i dy djemve të arrestuar. Sot me këtë fatkeqësi na ka ndodh të dy palëve, e kam bërë deklaratën, i kam kërkuar ndjesë familjes së viktimës, fshatit, fisit.

Sot kam nevojë për shtetin, se më ka lënë 4 fëmijë. Jemi pa shtëpi mbi kokë, jam në gjendje ekonomike shumë të dobët.

Jemi 7 vetë në familje, kam gruan sëmurë, nusen e djalit dhe 4 fëmijët e djalit, që janë në kushte mbijetese. Nuk jam i zoti as t’i siguroj bukën dhe as ti marr ilaçet, as ti dërgoj në shkollë. Nuk kam të ardhura, as ndihmë prej shtetit, as pension, as rrogë. Unë jam në ngujim që pas ditën që kam marrë vesh, jam në gjendje të mjeruar nga ana e ekonomisë, i lutem shtetit dhe drejtësisë të vendosë dorën në zemër.

Mos i rëntë kujt, më ka rënë mua, por të mos i bjerë njeriu tjetër”, tha Rustem Hasaj.

Në banesën e Rustem Hasajt ishte kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dedë Shullani, ku takoi edhe familjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Në deklaratën e tij, Dedë Shullani ai u shpreh se ka marrë rolin e ndërmjetësit, ndërsa po punon me dy familjet për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

VRASJA

Arjon Hasaj është autori i dyshuar i ekzekutimit me breshëri plumbash të Ramzan Matajt, i cili u qëlluar me breshëri plumbash brenda automjetit të tij në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 Janarit.

29-vjeçari raportohet se i ngriti kurth 33-vjeçarit dhe e vrau pasi viktima kishte një lidhje dashurie me motrën e tij prej gjashtë vitesh.

Gjithashtu Arjon Hasaj, baba i 4 fëmijëve, në dëshminë e dhënë për grupin hetimor pas arresimit ( 7 Janar) ka pretenduar se Ramazan Mataj i ka prishur dy martesa motrës së tij, si edhe i ka shpërndarë video të tyre intime tek bashkëshorti i dytë, si edhe në fshat.

I arrestuar si bashkëpunëtor i ngjarjes së rëndë është edhe i vëllai Klisman Hasaj, i cili dyshohet se siguroi kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit, akuza të cilat 20-vjeçari i ka mohuar.

Ramazan Mataj
Ramazan Mataj

Dëshmia e Arjon Hasajt pas arrestimit

Arjon Hasaj, i cili akuzohet se ka ekzekutuar 33-vjeçarin Ramazan Mataj mbrëmjen e 4 Janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës, ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar edhe arsyet që e çuan drejt këtij akti.

Në dëshminë e dhënë, 29-vjeçari ka pranuar se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri Ramazan Matajn duke marrë përsipër autorësinë e krimit të rëndë.

Arjon Hasaj ka deklaruar se viktima ishte në një lidhje me motrën e tij prej 6 vitesh dhe i kishte prishur dy martesa. Madje, i riu ka pretenduar se Ramazan Mataj i kishte shpërndarë motrës së tij edhe video intime që kishin pasur së bashku.

29-vjeçari është shprehur se “ai është personi që divorcoi dy herë motrën tonë, madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën”, ndërsa tregoi se e motra nuk jeton prej kohësh në banesën e tyre, por në Shkodër.

Arjon Hasaj ka rrëfyer se i ngriti kurth viktimvs duke i shkruar në Instagram me llogari false me emrin e një vajze dhe i la takim, ku edhe e ekzekutoi me breshëri plumbash.

“Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës”, tha i riu, duke deklaruar se armën e ka pasur në shtëpi prej disa kohësh.

Arjon Hasaj: “Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë.

Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër.

Klisman Hasaj
Klisman Hasaj

Ndërsa i vëllai, Klisman Hasaj, i cili u arrestua si i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit, nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.

Pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj. Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

DEKLARATA E KRYEPOLICIT TË SHKODRËS

Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit Ledio Ibrahimi dhe me prokurorin e rrethit Albert Murçaj, për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes.

Shëbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit. Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës. Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Protesta e parë antikomuniste, çfarë ndodhi më 14 janar të vitit 1990 në Shkodër! Qytetarët u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit, por…

Data e 14 janarit të vitit 1990 në Shkodër shënon demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri dhe që u desh një vit për të rrëzuar regjimin komunist, i fundit regjim diktatorial në Evropën Lindore.

 

Mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit. Kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste. Po kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, me të drejtë u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u analizua dhe komentua nga mediat ndërkombëtare, sepse u hapi rrugën më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë, e frytet e saj demokratike nuk u vonuan. Ngjarja u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si “BBC”, “World Service”, “RAI”, “VOA” – “Zëri i Amerikës”. Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Iniciatorët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t’i bashkëngjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha. Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata “elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore”.

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” kujton se, qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të. Dhjetë prej tyre, të cilët u dënuan me disa vite burg me akuzën e agjitacion e propagandë, diversion apo moskallëzim krimi, ishin: Aldo Perrizi, Dedë Kasneci, Flamur Begu, Gjergj Livadhi, Klaudio Daka, Kolec Hublina, Nikolin Margjini, Nikolin Thana, Rin Monajka, Tonin Dema. Atë ditë pati qindra qytetarë të arrestuar, një pjesë e madhe pësoi tortura, dhjetë ndër kryesorët; Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Aldo Perizi u dënuan me shumë vite burg, gjashtë të tjerë; Gjovalin Rolba, Gjovalin Zefi, Ndoc Leqejza, Pjerin Veli, Paulin Shtjefni, Viktor Martini u shtruan në psikiatri dhe shumë familje u internuan. Një prej të burgosurve, i ndjeri Rin Monajka, me ardhjen e demokracisë, doli nga burgu në gjendje invaliditeti ekstrem. Mbrëmjen e 13 janarit, disa prej tyre u arrestuan, por plani i thurur në fshehtësi u vu në jetë të nesërmen pavarësisht se busti i Stalinit, në qendër të qytetit nuk u rrëzua.

Torturat shtazarake e kishin bërë efektin makaber! Pas torturave, të arrestuarit u akuzuan për vepra të renda penale dhe i priste dënimi me pushkatim, por kush i shpëtoi të rinjtë shkodranë? Disa prej tyre sot nuk jetojnë me si pasojë e torturave dhe keqtrajtimit, por protagonistet e tjerë të asaj ngjarje, janë shumë të zhgënjyer për Shqipërinë e këtyre 30 vjetëve. Pas afro 46 vitesh nën një tirani të paparë në histori, shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore, por edhe nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendi nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist të Ramiz Alisë. Gjendja politike ishte e vështirë për Partinë e Punës. Regjimet komuniste në të gjitha vendet e Europës Lindore kishin rënë. I fundit kishte qenë regjimi rumun që kishte mbaruar në mënyrë të përgjakshme. Komunistët shqiptarë nuk po reflektonin. Shqipëria ishte i fundit vend me një regjim komunist në Europë.

RRUGA DREJT DEMOKRACISË

Pas ngjarjes në Shkodër, me datën 6 shkurt 1990 në Tiranë gardistë të fshehur brenda kamionëve ushtarake pas Ministrisë së Mbrojtjes si edhe policia e fshehtë civile filluan të lëvizin nga paraditja e deri në orët e vona të natës në të gjithë zonën para sheshit “Skënderbej”. Ato kishin marrë informacione të sigurta se në kryeqytet do të bëhej një protestë e heshtur masive, e cila ishte organizuar më parë nga antikomunistët më të njohur të kohës. Nga të gjitha anët e qytetit vinin drejt qendrës grupe njerëzish pa e ditur se ishin marrë të gjitha masat për shtypjen e saj. Po atë natë e deri ditët e tjera në vazhdim u vunë re lëvizje të shumta automjetesh të tipit xhip “Aro”, të cilat kishin ardhur ca kohë më parë nga Rumania dhe ishin vënë në dispozicion të policisë. Ato ditë janë arrestuar ose marrë për pyetje një numër i madh të rinjsh, shumica e të cilëve më 2 korrik u detyruan të braktisnin vendlindjen, duke ju drejtuar ambasadave Perëndimore për t’i shpëtuar hakmarrjes së dhunshme komuniste.

Më 26 mars 1990 zhvillohet një demonstratë masive antikomuniste në Kavajë. Forca të shumta policore e shtypën me egërsi këtë demonstratë. Masivisht fyhet diktatori Hoxha. Më 2 korrik 1990: Antikomunistët informohen dhe marrin shembull nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore. Ata përhapin menjëherë idenë e largimit përmes ambasadave. Me mijëra të rinj shpërthejnë për t’u futur në ambasadat perëndimore, për të fituar më në fund lirinë dhe me shpresën e përfitimit të të drejtës së strehimit politik. Ambasadat në të cilën u futën më shumë persona është ajo gjermane me rreth 3100 qytetarë e pasuar nga ajo italiane. Ambasadat e vetme, të cilat nuk u prekën nga dyndja masive ishin ajo e kineze dhe ajo kubane. Radio Televizioni Shqiptar transmeton vetëm pamjet ku disa persona të pasigurtë kërkojnë të dalin, por gjoja nuk i lejojnë autoritetet e ambasadave. Më pas në të gjithë vendin fillojnë të zhvillohen demonstrata antikomuniste.

Në korrik-nëntor 1990 demonstrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin e veçanërisht në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa kryesore e demonstruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Mbi 20.000 shqiptarë largohen me mjete ujore. Policia kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt një jete më të mirë. Nis emigrimi masiv i shqiptarëve 1990-1991. Më 8 dhjetor 1990, studentët e Universitetit të Tiranës ngrihen në protestë. Më 11 dhjetor 1990, studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre… Më 12 dhjetor 1990: Studentët bashkë me intelektualë shqiptarë formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko etj. Partia e re bazohet mbi idealet e “Demokracisë, Lirisë, Pluralizmit dhe Tregut të Lirë”.

REVOLUCIONI ANTIKOMUNIST

Me datën 2 prill 1991: Pas një demonstrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demonstruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës. Gjatë muajit prill 1991: Zhvillohen greva dhe demonstrata të fuqishme. Qeveria komuniste merr goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët, të cilët hyjnë masivisht në greva. 4 qershor 1991: Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi. 10 qershor 1991: Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia Socialiste e Shqipërisë). Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë. qershor-nëntor 1991: Zhvillohen demonstrata antikomuniste. Thirrjet e demonstruesve janë “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!”, “Liri-Demokraci!”, “Enver-Hitler!”, “Poshtë komunizmi”! etj.

Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose datën e krijimit të PKSH. Ushtria demonstron forcën duke lëvizur tanket nëpër qytetet e vendit. Vazhdon emigrimi masiv. Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore. 6 dhjetor 1991: Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD. Në janar 1992 formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme. 22 mars 1992: Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90 %. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës z. Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni Antikomunist triumfon./

Lufta në Ukrainë, Kaja Kallas: Evropa duhet të rrisë presionin ndaj Moskës! Rezervat e tyre monetare janë shteruar

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, tha se Kievi dhe partnerët e tij duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Rusinë për ta përmirësuar pozitën e Ukrainës në çfarëdo negociate eventuale për t’i dhënë fund luftës.

 

Duke folur më 14 janar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhe disa gazeta evropiane, Kallas tha se rritja e presionit ekonomik ndaj Moskës dhe izolimi i saj ndërkombëtar janë mënyrat e vetme për të parandaluar mundësinë që Rusia të marrë epërsinë.

“Nuk duhet t’i nënvlerësojmë aftësitë tona dhe t’i mbivlerësojmë ato të rusëve”, tha Kallas. “Rusia nganjëherë duket si një fuqi misterioze që nuk mund të mposhtet. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi më të fortë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë ekonomik. Duhet t’u qasemi gjërave nga një pozicion force”.

Ekonomia ruse ka pësuar disa goditje, si rritjen e normave të interesit mbi 20 për qind, Gazprom-i është detyruar të largojë nga puna 40 për qind të stafit menaxhues të saj, tregu i punës është “në gjendje shumë të keqe” dhe ushtria ruse është detyruar të rekrutojë ushtarëve koreano-veriorë për të luftuar në anën e Moskës, tha ajo.

“E gjithë kjo tregon se ata nuk janë në një pozicion të mirë”, shtoi ajo.

Rusia është e bindur se koha është në anën e saj, por Kallas tha se beson se ky pretendim është i gabuar dhe se aleatët perëndimorë të Kievit duhet të rrisin më tej presionin ekonomik.

“Shohim që rezervat e tyre monetare janë shteruar plotësisht. Ata kanë shumë më pak të ardhura sesa më parë nga shitja e naftës dhe gazit”, tha ajo.

Bashkimi Evropian do të diskutojë për sanksionet ndërsa përpiqet të vendosë për një pako të 16-të që do të përkojë me përvjetorin e luftës më 24 shkurt, tha një zyrtar i BE-së për Radion Evropa e Lirë. Pakoja do të jetë përmbajtësore, pavarësisht vështirësisë për të gjetur fusha të reja për sanksione, tha zyrtari.

Fokusi i pakos pritet të jenë masat teknike dhe ato kundër shmangies së sanksioneve. Gjithashtu, diskutimet do të shqyrtojnë kufizimet e importit të aluminit si lëndë e parë, tarifat për produktet bujqësore, përfshirë kimikatet e përdorura në plehra, dhe masa të tjera për të kufizuar atë që quhet flota e errët e cisternave të naftës të Rusisë, sipas zyrtarit.

Kallas shprehu besimin se Bashkimi Evropian do të mund të ruajë unitetin në politikën për dërgimin e armëve dhe ndihmave të tjera në Ukrainë, pavarësisht rezistencës nga disa qeveri evropiane që janë simpatizuese ndaj Rusisë.

Ish-kryeministrja e Estonisë tha se Bashkimi Evropian ka ruajtur unitetin pavarësisht “negociatave të vështira” me ato qeveri.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, pranoi ajo. “Megjithatë, ende besoj se mund të përfaqësojmë një pozicion të bashkuar, sepse vetëm kështu mund të mbetemi të fortë”.

Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më e fortë do të jetë edhe në tryezën e negociatave, tha ajo.

Kallas gjithashtu komentoi mbi deklaratën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, se ai do ta përfundojë luftën shpejt, duke thënë se bota pret planin e Trumpit.

Nëse Trump, i cili pritet të inaugurohet më 20 janar, përdor vërtet fuqinë e SHBA-së për të ushtruar presion mbi presidentin rus, Vladimir Putin, që të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të ndalojë bombardimin e civilëve dhe infrastrukturës civile, lufta mund të përfundojë në kohë, tha ajo.

Por, ajo përsëriti qëndrimin e BE-së se nuk duhet të ketë asnjë vendim për Ukrainën pa pëlqimin e Ukrainës, dhe kjo vlen edhe për Evropën.

“Është e qartë që cilado marrëveshje të arrihet, Evropa duhet të jetë pjesë e saj. Është detyrë e ukrainasve të vendosin se çfarë lloj marrëveshjeje është e pranueshme për ta”, tha ajo.

Se a dëshiron me të vërtetë Putini paqe është temë tjetër, tha ajo, duke paralajmëruar se një armëpushim do të përdorej nga rusët vetëm për të rigrupuar dhe rimbushur forcat e tyre.

“Rusët nuk i kanë respektuar kurrë armëpushimet. Prandaj është e rëndësishme për Evropën që paqja të jetë e qëndrueshme dhe e përhershme”, tha ajo.

Kallas gjithashtu foli për sulmet e fundit ndaj kabllove nënujore në Detin Baltik, duke theksuar se do të ishte një gabim t’i trajtojmë ato ndaras nga sulmet ndaj infrastrukturës kritike evropiane. Incidentet duhet të konsiderohen kolektivisht dhe gjithashtu në kontekstin e sulmeve të ngjashme që ajo tha se Kina ka kryer kundër Tajvanit dhe Koresë së Jugut.

Kjo tregon nevojën për të zhvilluar më tej ligjin ndërkombëtar detar dhe për të forcuar më tej sanksionet kundër flotës së errët të Rusisë, që ajo përdor për të shmangur sanksionet ndaj eksporteve të saj të naftës, tha Kallas./REL

TikTok-u, nga platforma e mundësive tek problemi i dhunës në shoqëri, BIRN: Një urë lidhëse mes punës dhe audiencës

Në fundin e muajit dhjetor, kryeministri Rama lajmëroi mbylljen e platformës TikTok në territorin e Shqipërisë për një vit, duke i atribuar kësaj platforme aktet ekstreme të dhunës që kanë prekur rininë shqiptare, si dhe duke e lidhur këtë platformë me përmbajtjet e dëmshme që qarkullojnë në rrjet.

 

Gjatë fjalimit të tij, Rama deklaroi se platforma sociale ishte dëmshme për të rinjtë.

“TikTok është ‘rrugaçi i lagjes’ që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia,” tha Rama gjatë fjalës së tij, teksa shtoi se kanë bërë të gjitha hulumtimet në aspektin teknologjik para marrjes së vendimit të mbylljes së platformës.

TikTok është një platformë sociale që ofron mundësi të shumta për kreativitet dhe argëtim, duke e bërë atë veçanërisht tërheqëse për brezin e ri. Ajo kritikohet shpesh për ekspozimin e të rinjve ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, duke forcuar një kulturë të krahasimit social dhe presionit për të përmbushur standarde të caktuara estetike ose shoqërore.

Gjithsesi, artistë, gazetarë dhe aktivistë të intervistuar nga BIRN, të cilët e përdorin platformën e TikTok për të ndarë ide dhe për të promovuar talentin e tyre, si dhe mundësinë për të mësuar përmes përmbajtjeve edukative dhe argëtuese, nuk bien dakord me vendimin e kreut të qeverisë.

Sipas tyre, mbyllja e TikTok nuk do ta përmirësonte sigurinë në vend dhe as do ta ulte dhunën mes të rinjve. Nga ana tjetër, ata theksojnë se do t’u kushtonte shumë përdoruesve humbja e audiencës së ngritur prej vitesh.

Tik Tok, platforma e mundësive

TikTok është një platformë sociale për ndarjen e videove të shkurtra, e krijuar nga kompania kineze ByteDance në vitin 2016. Përdoruesit mund të krijojnë dhe shpërndajnë video me muzikë, efekte dhe filtra të ndryshëm, duke e bërë aplikacionin veçanërisht tërheqës për grupmoshat e reja.

Në Shqipëri, TikTok ka fituar popullaritet të madh, me mbi 1.5 milionë përdorues. Sipas një raporti nga Kepios, 35% e këtyre përdoruesve janë mes moshës 12 – 25 vjeç, duke e bërë këtë grupmoshë dominues në përdorimin e platformës.

Kjo rritje e shpejtë e përdoruesve ka sjellë diskutime mbi ndikimin e platformës në shoqëri, veçanërisht në lidhje me përmbajtjet që promovohen dhe efektet e mundshme në të rinjtë shqiptarë.

Brenton Bënja, gazetar teknologjie dhe themelues i medias ‘GeekRoom Albania‘, tha se rrjetet sociale janë jetike për punën e medias së tyre digjitale të themeluar në vitin 2018.

“Ne përdorim TikTok, Instagram, YouTube për të arritur audiencën tonë,” tha ai. “Duke qenë se aty janë përdoruesit më aktivë, TikTok është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse na mundëson të arrijmë një audiencë më të re dhe më dinamike, me përmbajtje edukative por edhe me formatet kreative që mundëson kjo platformë,” tha Bënja.

Postimet dhe lajmet teknologjike të GeekRoom kanë arritur një audiencë prej 120 mijë ndjekësish, por themeluesi Bënja shprehet se 60% të tyre janë në platformën TikTok.

“Postimet tona në TikTok kanë arritur me miliona shikime dhe janë bërë pjesë e bisedave të ndryshme të teknologjisë,” tha Brenton. “Kemi njerëz që e mbështesin çdo ditë punën tonë dhe informohen nga videot që ne publikojmë,” shtoi ai.
Ngjashëm, edhe Marin Hoxha, aktor dhe komediani 23-vjeçar nga Tirana, shprehet se audienca që ka në TikTok nuk mund të krahasohet me atë të rrjeteve të tjera sociale.

“TikTok ka qenë rrjeti që më ka bërë më të njohur, ndërsa Instagramin e kam përdorur si diçka formale më shumë për t’u kontaktuar,” tha Marini .

Ai shtoi se suksesin më të madh ia ka dhënë platforma TikTok, duke e ndihmuar të marrë edhe projekte të tjera jashtë spektrit të platformës, çka është edhe synimi i tij afatgjatë.

“Nuk e kam monetizuar TikTok-un, e bëj për pasion dhe më pëlqen që vala e admirimit dhe dashurisë sa vjen e po shtohet,” Marini . “Kjo më ka bërë të mos ndaloj,” shtoi ai.

Edhe Matias Ndini, regjizor dhe themelues i studios multimediale “MBN Pictures”, pranon se i është dashur një punë disavjeçare për të ndërtuar audiencën e përkushtuar që tanimë ka në rrjetet sociale.

“Me futjen e marketingut të fuqishëm dhe me ikjen e televizionit si reklamim për bizneset e ndryshme, media sociale është kryesuese në çdo lloj gjëje të jetës sonë,” tha Matias.

Ai shprehet se studioja e tij ka prezencë në të tëra rrjetet sociale, por TikTok i ka mundësuar të arrijë një gamë më të gjerë njerëzish.

“Na u desh të futeshim në TikTok në fillim si studio dhe patëm një vrull shumë të madh si fillim me editimet që kryenim, filluam të bëjmë video jo vetëm për biznes, por edhe video ‘funny’ që mund të arrinin target grupe të ndryshme,” kujton Matiasi mbi fillimet e biznesit të tij.

“Filluam duke treguar pjesët tona më të mira, por në një mënyrë që e kërkonte media sociale, sigurisht brenda limiteve tona, pa tejkaluar në ofendime, sharje apo bullizëm,” tha Ndini, ndërsa theksoi se mund të tërheqësh audiencë edhe pa i shkelur limitet e etikës.

Problemi i dhunës tek shoqëria

Gjatë viteve të fundit ka shumë krijues të përmbajtjes digjitale në gjuhën shqipe që vazhdimisht po zhvillohen dhe po rriten në popullaritet. Krijuesit e përmbajtjes në YouTube, Instagram, TikTok dhe platforma të tjera sociale ofrojnë përmbajtje të ndryshme si vlogje, tutoriale, komedi, muzikë, dhe shumë të tjera.

Këta profesionistë të rinj, të cilët mundohen të ngrenë një urë lidhëse midis artit, punës dhe ndjekësve të tyre, ndryshe nga qeveria, nuk e shohin problemin e dhunës apo materialeve të dëmshme tek TikTok, por tek shoqëria shqiptare dhe edukimi familjar.

Regjizori Matias Ndini tha se të mbyllësh TikTok është një lloj censure, e kamufluar prapa arsyeve të përmbajtjeve të dhunshme.

“Teksa në platformën META mund të bësh censurë më thjesht nëpërmjet Bots-ave, këtë nuk e bën dot në TikTok, ndaj dhe kjo mund të jetë arsyeja pse duan ta mbyllin, por maskuar me problemet që kanë ndodhur në Shqipëri kohët e fundit,” tha ai.

“Qeveria po e mbyll për arsyet e gabuara, nuk mund të mbyllësh një aplikacion ku bizneset janë të ndikuara 100%, ku artistë dhe profesionistë të ndryshëm po njihen në TikTok për profesionin e vet të pastër duke reklamuar atë që bëjnë,” shtoi Ndini.

Edhe aktori Marin Hoxha pranon gjithashtu se me mbylljen e TikTok ai do të humbiste tërë audiencën e tij dhe punën e 1 viti e gjysmë, pa patur mundësi rikthimi të ndjekësve.

“Mua më rezulton pak vendim absurd dhe radikal, si do ua shpjegosh njerëzve që po përpiqen me mish e me shpirt të bëjnë diçka të mirë, edhe t’i zhdukësh bashkë me elementet negative,” tha Marini .

Ai e konsideron TikTok një mjet komunikimi si të tjerët, dhe sipas tij mjetet e komunikimit në vetvete nuk janë asnjëherë të këqija.

“Nuk mund t’ja vendosësh fajin mjetit më shumë se ç’mund t’ja vendosësh njerëzve dhe mentalitetit të njerëzve që janë në atë platformë,” tha Marin Hoxha.

Brenton Bënja, themeluesi i GeekRoom mendon ngjashëm, ndërsa thekson se ajo çfarë ndodh në TikTok në fakt reflekton atë çfarë ndodh në shoqëri.

“Mbyllja e TikTok nuk është zgjidhja e duhur sepse problemet e dhunës dhe përmbajtjes së papërshtatshme për mendimin tim janë probleme shoqërore dhe jo të platformës,” pohoi ai.

Sipas themeluesit të ‘GeekRoom Albania’ dhuna dhe sjelljet problematike kanë rrënjë më të thella dhe nuk mund të zgjidhen duke mbyllur një rrjet social.

“TikTok reflekton se çfarë ndodh në shoqëri, prandaj zgjidhja duhet të fillojë nga familja, nga shkolla, dhe pastaj edukimi mbi përdorimin e teknologjisë,” shtoi ai.

Aktori Marin Hoxha tha se me mbylljen e TikTok jo vetëm që do humbiste fansat dhe audiencën e tij, por kjo nuk do ndryshonte as situatën e dhunës në vend.

“Nuk mendoj se lajmet që ne shohim përditë do ndryshojnë pas ditës që do mbyllet TikTok,” tha ai, ndërsa shtoi se nuk është aplikacioni që e bën dhunën, është masa e njerëzve që e përdorin.

“Është njëlloj si një shoqëri që ka edhe të mirën dhe të keqen, ti të vendosësh që t’i shuash ekzistencën me qëllimin që të zhdukësh elementet e këqij, ndërkohë që bashkë me ta po zhduk edhe të gjitha vlerat që po vijnë në këtë shoqëri. Kjo nuk bën sens,” përfundoi Hoxha./BIRN

Ndiheni të varur nga rrjetet sociale? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Rrjetet sociale kanë pushtuar jetën tonë. Nga njëra anë kënaqemi me argëtimin dhe komunikimin që na ofrojnë dhe nga ana tjetër në përdorimin e tepërt të tyre krijojnë efekte negative në trup, tru dhe shëndet mendor.

 

Në veçanti, një i rritur mesatar amerikan regjistron më shumë se dy orë në ditë në mediat sociale , ndërsa adoleshentët regjistrojnë dy herë më shumë orë në platforma si TikTok dhe Instagram. Përveç kësaj, një shqetësim në rritje u theksua nga Oxford University Press duke zgjedhur “kalbjen e trurit” si fjalën e vitit për vitin 2024. Nga ana pozitive, njerëzit kanë filluar të shqetësohen për përdorimin e mediave sociale. Nuk është rastësi që muajt e fundit ka pasur një rritje prej 60% të kërkimeve në Google për “detox mediat sociale” .

Me këtë thënë, e vetmja gjë e mirë që mund të bëni për veten dhe trurin tuaj është të detoksifikoni. Studiuesit janë të qartë për përfitimet e mirëqenies së largimit nga rryma e mediave sociale.

Efektet e mediave sociale në tru
Është shumë e lehtë që njerëzit të bëhen të varur nga mediat sociale dhe e vështirë të reduktojnë përdorimin e tyre, pasi varësia bazohet në sistemin e shpërblimit të trurit. Nxitimi i dopaminës që vjen pas një pëlqimi dhe një komenti është vendimtar.

Lundrimi i pafund krijon një çekuilibër në dopaminë, duke na bërë që vazhdimisht ta dëshirojmë atë kur ajo mungon. Sigurisht, përdorimi i tepërt i mediave sociale mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Është e rëndësishme të vendosni synime realiste rreth reduktimit të përdorimit të mediave sociale. Në fakt, duhen të paktën katër javë abstenim që truri të ribalancojë veten.

Megjithatë, nga asgjëja, edhe pushimet e shkurtra janë efektive në drejtim të përmirësimit të shëndetit mendor. Një studim i 65 vajzave midis moshës 10 dhe 19 vjeç zbuloi se një pushim tre-ditor nga mediat sociale përmirësoi vetëvlerësimin dhe ndjenjat e dhembshurisë, ndërsa raportoi ndjenja më të ulëta të turpit.

Menaxhimi i detoksifikimit
Fillimi i largimit nga rrjetet sociale është gjithmonë i vështirë . Mund të ndiheni të shqetësuar dhe të keni dëshirë për komente dhe pëlqime… Kjo ndodh sepse truri nuk është përshtatur me çekuilibrin e dopaminës. Megjithatë, brenda pak ditësh kjo do të kalojë dhe do të qetësoheni. Deri në fund të detoksifikimit dy-javor, në të cilin konsumi i mediave sociale ishte i kufizuar në 30 minuta në ditë, shumica e pjesëmarrësve raportuan përfitime të shëndetit mendor si kënaqësi më e madhe e jetës, ulje të nivelit të stresit dhe përmirësim të gjumit në krahasim me më parë nga studimi.

Ruajtja e ekuilibrit
E rëndësishme është që pas detoksifikimit të mos ktheheni në gjendjen e mëparshme, por të krijoni kufij për të shmangur mbikonsumimin. Mund të filloni duke e vendosur telefonin larg dhomës së gjumit. Mund të provoni burime të tjera që do të ushqehen me dopaminën tuaj në një mënyrë më kuptimplote, të tilla si muzika ose gatimi. Mos harroni se periudhat e detoksifikimit gjatë gjithë vitit janë shumë të rëndësishme për të ruajtur ekuilibrin tuaj. Ju nuk keni pse të hiqni rrjetet sociale nga jeta juaj, thjesht jepini më pak hapësirë ​​dhe kohë në jetën tuaj.

“Unë ja dhashë Mehmet Shehut pistoletën ‘Makarov’, që vrau veten”- Zbulohet dëshmia e bujshme e ish-oficerit të shoqërimit, para hetuesit, që u bë deputet: Ai kishte vendosur që ta kryente…

Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës.

 

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, (pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë.

Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DËSHMITARIT BEKTASH MUHARREM HANXHARI, NGA ANA E HETUESIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, BASHKIM CAKA

                                                             P R O Ç E S – V E R B A L

(I pyetjes së dëshmitarit)

Sot më datën 10.6.1983, në Tiranë.

Unë hetuesi i MPB, Bashkim Caka, marr në pyetje si dëshmitar:

  1. Emri, emri i babës, mbiemri: Bektash Muharrem Hanxhari.
  1. Datëlindja, (dita muaji, viti), 1949, Tragjas.
  1. Arsimi: Të lartë, MPB.
  1. Vendbanimi: Sarandë, Lagjja Nr 4.
  1. Detyra: Oficer, në D.P.B. Sarandë.
  1. Anëtarësia në Parti: APPSH.
  1. A është i dënuar: I padënuar.
  1. Numri i letërnjoftimit….
  1. Marrëdhëniet me të pandehurin….

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të rreme.

                          FIRMA E DËSHMITARIT

                               Bektash Hanxhari

Në vitin 1970, unë kam filluar punë si oficer në grupin e shoqërimit të armikut Mehmet Shehu. Në vitin 1973, në këtë grup shoqërimi ka ardhur si oficer, edhe Ali Çeno, i cili u bë komandant grupi. Lidhur me veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut, Fiqret Shehut, Kadri Hazbiut, e tjerëve, unë nuk di që të kem ndonjë fakt konkret në këtë drejtim.

Po unë po shpjegoj disa momente që më kanë rënë në sy. Nga grupi armiqve të Mehmet dhe Fiqret Shehut, gjatë kohës që kam shërbyer pranë tyre, jam trajtuar shumë keq, ata na shanin dhe bërtisnin neve, vend e pavend, sikur të ishim hyzmeqarë.

Sidomos, këto kohët e fundit, dukej qartë se familjet po shkonin drejt degjenerimit të përgjithshëm, në shtëpi vinin shpesh në orët e vona të natës dhe hera herës dhe të dehur. Nga fundi i muajit shtator, Ali Çeno ka shkuar në Suedi me Skënder Shehun dhe Gani Kodrën dhe gjatë kësaj kohe, me shoqërimin e armikut Mehmet Shehu, kam qenë unë. Në një mbas dite më thirri Mehmet Shehu mua dhe më pyeti nëse e dija apo jo, se ku e kishte lënë Ali Çeno, një pistoletë të tipit “Makarov”?

Unë i thashë se mua Ali Çeno, nuk më ka lanë gjë, por do të shikoj se mos e ka lanë në kasafortë. Mbasi kërkova dhe e gjeta pistoletën në kasafortën e Ali Çenos, shkova dhe i thashë Mehmet Shehut, se pistoletën e kisha gjetur. Mehmet Shehu më tha mua; pastroje dhe vaisje, pistoletën, ndërroj fishekët, që t’i ketë që të gjitha të rinj, dhe ma sill pistoletën mua. Dhe unë kështu veprova, caktova një oficer që e pastroj, dhe me fishekë të rinj, ja shpura Mehmet Shehut.

Siç e mora vesh më vonë, pikërisht me këtë pistoletë, Mehmet Shehu kishte vrarë veten. Menjëherë mbas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, unë e kam ngritur këtë problem në rrugë partie, duke theksuar se, fakti që armiku Mehmet Shehu e kishte kërkuar këtë pistoletë, shumë ditë më parë, se të vriste veten, do të thotë se ai, që në këtë moment, diçka kishte vendosur, për të kryer ndonjë akt kriminal armiqësor.

Gjatë kohës që kam qenë këtu me punë, kam konstatuar se Mehmet Shehu, e mbante afër Ali Çenon, me të bisedonte shumë gjëra, madje dhe probleme pune. Së bashku dilnin xhiro në lulishten e shtëpisë dhe bisedonin me orë të tëra. Bile, edhe prishja e fejesës së Skënder Shehut me Silva Turdiun, u bë në shtëpinë e Ali Çenos.

Para se të fejohej me Silva Turdiun, Skënder Shehu ka pasur marrëdhënie me një vajzë të quajtur (…..)! Sipas bisedës që unë kam pasur me Ali Çenon për këtë problem, kur kemi qenë me pushime në Durrës, Ali Çeno më ka thënë që më shumë Mehmet Shehu, lidhur me (…..), unë i thashë se ajo është vajzë imorale dhe me biografi të keqe.

Por, më tha Ali, se Mehmet Shehu ka ngarkuar për të sqaruar këtë gjë, Feçor Shehun, i cili i ka thanë Mehmet Shehut, se ajo është vajzë e mirë. Nëse këto që më ka thënë mua Ali Çeno që në atë kohë, janë të vërteta, unë nuk e di, por biseda që më ka bërë Ali Çeno, është pikërisht ashtu siç e shpjegova unë.

Më datën 1 dhjetor 1981, unë kam filluar lejen për dhënien e provimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut, e kam marrë vesh në shkollë, mbasi që nga 1 dhjetori 1981, nuk kam vajtur më në punë në grupin e shoqërimit, në shtëpinë e armikut Mehmet Shehu.

Në një bisedë që kam bërë me Ali Çenon, më ka thanë se ai ishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga Feçor Shehu, dhe ai i ka thënë; “ti Ali, pse nuk më ke thënë mua, se Mehmet Shehu përdor si çuesa ushtarët e Gardës, për gjuetinë e derrit”?!

Aliu në këtë bisedë ku kanë qenë edhe persona të tjerë, që nuk më kujtohen emrat, na tregoj neve se; “i thashë Feçor Shehut, se ti e di këtë gjë, se ke qenë dhe vetë për gjah, kur janë përdorur ushtarët si çuesa, për gjuetinë e derrit”.

Mesa më kujtohet, kjo ka ndodhur disa kohë pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu. Edhe unë e di shumë mirë, se Feçor Shehu ka qenë së bashku me Mehmet Shehun, më shumë se njëherë për gjuetinë e derrit, ku e ka parë vetë se si përdoreshin ushtarët për gjueti. Me kujtohet fare mirë, që Feçor Shehu ka ardhur me Mehmet Shehun, për gjuetinë e derrit, në Velipojë.

Proces-verbali, mbasi m’u lexua, dhe thëniet e mija janë shënuar drejt, e firmos pa vërejtje. Memorie.al

Dëshmitari                                                                                                Hetuesi

Bektash Hanxhari                                                                               Bashkim Caka

ZYRTARE/ Portieri i Kombëtares vesh fanellën e 4 herë kampionëve të Gjermanisë, zbulohen të gjitha detajet

Simon Simoni është zyrtarisht i huazuar te Kajserslautern në Gjermani. Katër herë kampionët e vendit siguruan shërbimet e portierit të Kombëtares shqiptare, deri në verën e vitit 2026.

 

“Panorama Sport” ka mësuar detajet e plota të marrëveshjes mes Frankfurt, që zotëron kartonin, dhe Kajserslautern. Para kësaj lëvizje, Simoni rinovoi kontratën me Frankfurtin deri në vitin 2029.

Kajserslautern e ka huazuar me të drejtë blerje për shifrën 1.8 milionë euro. Frankfurt ndërkohë ruan të drejtën për ta rikthyer, ndërsa shifra e vendosur në kontratë është 4.8 milionë euro.

Te Kajserlautern, 20-vjeçari do të rivalizojë për vendin e titullarit me Julian Krahl. Këtij të fundit i përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni. Kështu mundësitë e Simonit për të luajtur në Bundesliga 2, janë të mëdha.

Pesë ditë nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, analiza e DW: Çfarë do të presë bota nga Donald Trump si president i SHBA

Më shumë tarifa, ngadalësimi i emigracionit përgjatë kufirit meksikan, largimi nga Marrëveshja e Parisit dhe një mori faljesh. A është kjo ajo që SHBA dhe bota mund të presin në ditët e para të Donald Trump 2.0?

Ditët e para të Donald Trump në detyrën e presidentit do të jenë simbolikisht të rëndësishme, ndërsa veprimet e tij ka të ngjarë të jenë një thes i përzier i politikave të brendshme dhe ndërkombëtare. Ai do të dëshirojë t’u tregojë votuesve se po demonstron fuqinë e Amerikës jashtë vendit.

Vënia në përdorim e urdhrave ekzekutivë të presidentit

Për t’i bërë gjërat të lëvizin shpejt, Trumpdo të varet nga urdhrat ekzekutivë presidencialë, të cilat janë direktiva të lëshuara drejtpërdrejt nga presidenti. Këto urdhra anashkalojnë Kongresin dhe mund të mbulojnë një sërë çështjesh si siguria kombëtare, politika e jashtme dhe çështje të tjera. Një numër i konsideruar i tyre pritet të jetë gati për firmosje më 20 Janar.

Në një intervistë televizive në “Meet the Press” më 8 dhjetor, Trump konfirmoi se do të nënshkruajë “shumë” urdhra ekzekutivë në Ditën 1 – në lidhje me ekonominë, energjinë dhe më e rëndësishmja kufirin me Meksikën. Megjithatë, urdhrat ekzekutivë nuk kanë një fuqi gjithëpërfshirëse dhe mund të përdoren vetëm për të drejtuar veprimet e degës ekzekutive, thotë Dan Mallinson, një profesor i asociuar i politikave publike dhe administratës në Penn State Harrisburg në Pensilvani.

Këto kompetenca mund të jenë të gjera, duke përfshirë premtimin e tij për mbylljen e kufirit, i tha ai DW-së. “Por urdhra të tjerë thjesht nisin procesin e ngadalshëm të krijimit të rregullave federale, i cili mund të marrë vite”.

Emigracioni dhe dëbimet masive

Që kur mbërriti në skenën politike në vend, Trump është fiksuar në kufirin me Meksikën dhe njerëzit që e kalojnë atë për të hyrë në SHBA. Në mandatin e tij të parë, ai donte të përfundonte një mur midis dy vendeve.

Katër vjet më vonë,ndalimi i migracionit të parregulltduke siguruar kufijtë e vendit ishte një nga çështjet kryesore që bëri që Trump të zgjedhet prapë në këtë post. Ai ka të ngjarë t’i rikthehet politikës “qëndroni në Meksikë”, që kërkon që azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa kërkesat e tyre të përpunohen. Për ata që tashmë janë në vend në mënyrë të paligjshme, Trump ka bërë thirrje për dëbimin masiv më të madh në historinë e vendit, duke u fokusuar së pari te kriminelët përpara se t’i drejtohet emigrantëve të tjerë pa dokumente.

Tarifat për importet

Tregtia është një tjetër fushë që merr shumë vëmendje nga Trump. Së fundmi, ai sugjeroi një tarifë totale prej 10% për çdo mall që hyn në SHBA. Meksika, Kanadaja dhe Kina, partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, do të goditeshin me tarifa edhe më të larta.

“Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të ndodhë kjo ose nëse kërcënimi i tarifave po përdoret për të shtyrë disa vende drejt negociatave tregtare”, tha Mallinson. Megjithatë, bazuar në të dhënat e tij, ai mendon se Trump do të prezantojë të paktën disa tarifa të reja.

Ndërsa presidenti ka autoritetin të vendosë tarifa për kategori të veçanta importesh, vendosja e tarifave të përgjithshme për të gjitha mallrat është më komplekse. Një veprim i tillë do të shkaktonte kaos dhe do të kundërshtohej në gjykatë.

Për më tepër, tarifat mund të shtojnë problemet e brendshme. “Zemërimi për inflacionin e ndihmoi Trumpin të fitonte prapë, por ai mund të humbasë shpejt mbështetjen, nëse politika e tij ekonomike rrit çmimet ose pengon ekonominë”, tha Mallinson.

Marrëveshja e Parisit për Klimën

Mjedisi është më pak i rëndësishëm për votuesit amerikanë sesa ekonomia apo migrimi. Megjithatë Trump e ka në rend dite edhe këtë çështje. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit, e cila synon të reduktojë emetimet e gazrave serë për të luftuar ndryshimet klimatike. Joe Biden e anuloi vendimin e Trumpit dhe iu bashkua traktatit në ditën e tij të parë në detyrë.

Ndërsa tani Trump ka premtuar të zgjerojë prodhimin e naftës së papërpunuar. Ndërsa ai fokusohet në fracking dhe lëndë djegëse fosile, nuk duhet të jetë befasi nëse ai përsëri tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën si një nga aktet e tij të para zyrtare. Trump ka treguar shpërfillje ndaj prodhimit të energjisë së rinovueshme të erës dhe automjeteve elektrike. Ky skepticizëm mund të çojë në urdhra të tjerë ekzekutivë që të zhbëjnë mbrojtjen mjedisore dhe të ngadalësojnë ritmin e projekteve të energjisë së rinovueshme.

Pavarësisht këtij plani – dhe çdo urdhri ekzekutiv për të përshpejtuar dëbimet – realizimi i kësaj do të kërkonte kohë dhe mbështetjen e agjencive lokale e shtetërore. Do të përballej edhe me sfida ligjore. Përveç luftimit të migracionit të parregullt, Trump ka të ngjarë të ngadalësojë përsëri migrimin legal, duke përfshirë bërjen e lejeve të punës, kartave jeshile dhe vështirësimin e marrjes së vizave, si dhe shtrenjtimin e tyre. Kjo mund të ndikojë tek punëtorët e aftë dhe studentët e ardhshëm të universitetit.

Trump konfirmoi në “Meet the Press” se përfundimi i të drejtës së shtetësisë për fëmijët që lindin në këtë vend është një prioritet i ditës 1, nëse është e mundur, përmes veprimeve ekzekutive. “Ne do t’i japim fund kësaj sepse është qesharake,” tha ai. Kjo mund të jetë e vështirë, pasi parimi se kushdo i lindur në tokën amerikane është shtetas amerikan është i ankoruar edhe në Kushtetutë.

Tarifat për importet

Tregtia është një tjetër fushë që merr shumë vëmendje nga Trump. Së fundmi, ai sugjeroi një tarifë totale prej 10% për çdo mall që hyn në SHBA. Meksika, Kanadaja dhe Kina, partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, do të goditeshin me tarifa edhe më të larta.

“Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të ndodhë kjo ose nëse kërcënimi i tarifave po përdoret për të shtyrë disa vende drejt negociatave tregtare”, tha Mallinson. Megjithatë, bazuar në të dhënat e tij, ai mendon se Trump do të prezantojë të paktën disa tarifa të reja.

Ndërsa presidenti ka autoritetin të vendosë tarifa për kategori të veçanta importesh, vendosja e tarifave të përgjithshme për të gjitha mallrat është më komplekse. Një veprim i tillë do të shkaktonte kaos dhe do të kundërshtohej në gjykatë.

Për më tepër, tarifat mund të shtojnë problemet e brendshme. “Zemërimi për inflacionin e ndihmoi Trumpin të fitonte prapë, por ai mund të humbasë shpejt mbështetjen, nëse politika e tij ekonomike rrit çmimet ose pengon ekonominë”, tha Mallinson.

Marrëveshja e Parisit për Klimën

Mjedisi është më pak i rëndësishëm për votuesit amerikanë sesa ekonomia apo migrimi. Megjithatë Trump e ka në rend dite edhe këtë çështje. Gjatë mandatit të tij të parë si president, ai tërhoqi SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit, e cila synon të reduktojë emetimet e gazrave serë për të luftuar ndryshimet klimatike. Joe Bidene anuloi vendimin e Trumpit dhe iu bashkua traktatit në ditën e tij të parë në detyrë.

Ndërsa tani Trump ka premtuar të zgjerojë prodhimin e naftës së papërpunuar. Ndërsa ai fokusohet në fracking dhe lëndë djegëse fosile, nuk duhet të jetë befasi nëse ai përsëri tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën si një nga aktet e tij të para zyrtare. Trump ka treguar shpërfillje ndaj prodhimit të energjisë së rinovueshme të erës dhe automjeteve elektrike. Ky skepticizëm mund të çojë në urdhra të tjerë ekzekutivë që të zhbëjnë mbrojtjen mjedisore dhe të ngadalësojnë ritmin e projekteve të energjisë së rinovueshme.

Falja e dënimeve 

Falja presidenciale, një mjet që i jep presidentit autoritetin për të falur njerëzit e dënuar për krime në nivel federal ose për t’i dhënë fund një dënimi me burg, gjithashtu mund të hyjë në përdorim në ditën e parë. Trump e ka bërë të qartë se mund të falë shumicën e qindra njerëzve të dënuar për sulmin në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021.

“Me shumë mundësi, do ta bëj shumë shpejt,” konfirmoi ai në “Meet the Press”, duke thënë se do të ishte një prioritet i ditës së parë. Por nëse Trump do të përpiqet të falë veten për ndonjë krim federal është një pyetje e hapur.

Në fund të fundit, vetëm ekipi i Trump e di se çfarë është planifikuar për ditët e tij të para në detyrë. Por ai do të duhet të veprojë shpejt pasi zgjedhjet afatmesme në dy vjet mund t’i japin fund shumicës republikane në Senat ose Dhomën e Përfaqësuesve.

“Presidentët vijnë në detyrë me një ndjenjë mandati dhe kapitali politik që zvogëlohet me shpejtësi,” përfundoi Mallinson. “Ai nuk mund të kandidojë përsëri në 2028, kështu që çdo gjë që ai dëshiron të arrijë duhet të ndodhë në një mandat.”/DW

Më shumë se 300 vëzhgues/ Zgjedhjet e përgjithshme në vend, OSBE rekomandon monitorim në shkallë të gjerë

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ndërmori një Mision të Vlerësimit të Nevojave (NAM) në Shqipëri nga 3 deri më 6 dhjetor 2024.

Qëllimi i misionit ishte vlerësimi i mjedisit parazgjedhor dhe përgatitjeve për zgjedhje. Bazuar në këtë vlerësim, NAM rekomandon vëzhgimin e zgjedhjeve me një ekipi prej 26 vëzhguesish me mandat afatgjatë dhe 300 me mandat afatshkurtër.

Shumë prej palëve të interesuara nënvizuan rëndësinë e vëzhgimit të periudhës para ditës së zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket përdorimit të resurseve shtetërore dhe ndikimit të mundshëm në një fushë loje të barabartë. Ata identifikuan aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë administratën zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja, fushatën dhe mbulimin mediatik, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Bazuar në këto konsiderata, ODIHR rekomandon dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi të specializuar ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin e 26 vëzhguesve afatgjatë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve. Sipas metodologjisë standarde të ODIHR, misioni do të përfshijë gjithashtu një element të monitorimit të mediave”, thuhet në raport.

Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis shpalli vendimin e tij për të pasur Konstantinos Tasoulas si kandidat për President të Republikës të propozuar nga qeveria.

 

Votimi i parë do të mbahet në Parlament më 25 janar.

Duke arsyetuar vendimin e tij, Kryeministri shpjegoi se ” Vendosa që në periudhën e ardhshme dhe në një mjedis ndërkombëtar të trazuar, vendi ka nevojë për një President të Republikës me një histori të gjatë publike”.

“Presidenti i Republikës duhet të ketë prestigj të lartë, pranim më të gjerë dhe natyrisht përvojë, njohuri dhe respekt praktik për institucionet. Pranimi më i gjerë, megjithatë, nuk do të thotë domosdoshmërisht ndonjë propozim përtej shumicës aktuale të qeverisë. Përkundrazi, sinjalizon një person që do të ngjall besim në shoqëri, i cili do të ketë aftësinë për bashkuar”, tha kryeministri grek.

Ai u shpreh se kreu i shtetit mund të ketë kompetenca të kufizuara ekzekutive, por ai është simboli i kombit.

“Kushtetuta jonë i jep të gjitha garancitë, ndërsa historia tregon gjithashtu se individët janë ata që në fund i japin vlerë institucioneve”, u shpreh Mitsotakis.