Gjykata e Posaçme pranoi një kërkesë të SPAK dhe urdhëroi kontroll në një apartament në Tiranë, që besohet se përdorej nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tirnës, Erjon Veliaj. Vendimi për kontroll u firmos nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe mban datën 14 janar.
Bëhet fjalë për apartamentin nr.11/4 në Sky Tower, një kat sipër qendrës Harabel që zotërohet nga Ajola Xoxa. Burimet thanë për “News 24” se kontrolli ka përfunduar dhe prej andej janë marrë dokumenta dhe pajisje elektronike, të cilat do të vlerësohen nga prokurorët e Posaçëm nëse mund t’i shërbejnë hetimit të rastit.
Më herët, më 6 dhjetor 2024 SPAK ushtroi kontroll në kompanitë e Ajola Xoxës si dhe Arbër Veliajt, vëllait të Erjon Veliajt. Hetuesit sekuestruan edhe celularët e tyre, si dhe të disa personave të tjerë lidhje miqësore e çiftit Veliaj-Xoxa.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u mor në pyetje në fund të dhjetorit për më shumë se 5 orë. Më pas në një dalje publike i zgjedhuri vendor deklaroi se po hetohet mbi një denoncim të dorëzuar nga Nesti Angoni, një person që sipas tij nuk ekziston.
Kontroll në një apartament ne Tiranë që dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.
Apartamenti 11/ 4 në Sky Tower është kontrolluar nga hetuesit e BKH-së. Burimet thonë se janë sekuestruar dhjetra dokumenta. Erjon Veliaj po hetohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Nën hetim janë dhe familjarët e tij.
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë të pafajshëm. Në një postim në facebook, Basha e cilësoi këtë tragjedi si një moment vendimtar në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare kundër spastrimit etnik dhe gjenocidit të regjimit të Millosheviçit.
Basha thekson rëndësinë e drejtësisë për të shëruar plagët e së kaluarës dhe vlerësoi rolin e Ambasadorit William G. Walker, i cili me veprimet dhe librin e tij e bëri të pamundur që krimet e kryera në Kosovë të harrohen.
“I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut,” përfundoi Basha, duke nënvizuar se Reçaku mbetet një simbol i sakrificës dhe i përkushtimit për liri dhe dinjitet.
Postimi i plotë i Bashës:
Masakra e Reçakut 26 vite më parë, ku u martirizuan 45 burra, gra dhe të fëmijë të pafajshëm, mbetet një nga episodet më tronditëse dhe vendimtare në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë. Kjo tragjedi zgjoi ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke i hapur sytë për spastrimin etnik dhe aktet gjenocidale që regjimi i Millosheviçit po kryente ndaj popullsisë civile shqiptare.
Sot, Reçaku është dhe do të mbetet simboli i sakrificës së jashtëzakonshme të një populli që luftoi për dinjitet dhe vetëvendosje, si dhe një dëshmi e nevojës së vazhdueshme për drejtësi dhe ballafaqim me të vërtetën.
Drejtësia për Reçakun, ashtu si edhe për të gjitha krimet mizore kundër popullsisë civile në Kosovë, është thelbësore për të shëruar plagët e së shkuarës, që vijojnë të sëmbojnë për shkak të mohimit të tyre.
Mirënjohje e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Ambasadorit William G. Walker, i cili, si Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i tregoi botës mbarë, se ajo që po ndodhte nën regjimin e Millosheviçit në Kosovë ishte spastrim etnik, ndërsa me librin e tij “Reçak: Historia e një krimi lufte”, ia dorëzoi historisë aktet barbare ndaj civilëve shqiptarë, duke e bërë të pamundur që ato të harrohen dhe përsëriten.
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola.
Ai u shpall fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati.
Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshire në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonen malore të Ungrejt.
Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.
Kujtojmë se hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius zhvilloi një vizitë në Kiev të martën në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në luftën e saj kundër sulmit rus, që filloi para tre vitesh.
Zyrtarët gjermanë thanë se vizita kishte për qëllim të siguronte Ukrainën se do të vazhdojë të gëzojë përkrahje. Ministri Pistorius do të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas.
Ai viziton Ukrainën vetëm disa ditë para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe mes pikëpyetjeve se si mund të ndryshojë politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës nën administratën e re.
Zyrtarët nga disa rajone të Rusisë njoftuan të martën për sulme të shumta me dronë ukrainasë, përfshirë rajonin Saratov, ku sipas Guvernatorit Roman Busargin dy komplekse industriale në qytetet Saratov dhe Engels, pësuan dëmtime.
Në këtë zonë ndodhet baza e aeroplanëve bombardues rus. Javën e kaluar, Ukraina sulmoi një depo karburanti që furnizon këtë bazë.
Guvernatori i rajonit Oryol, Andrei Klychkov shkroi në platformën Telegram se sistemet mbrojtëse ajrore ruse rrëzuan 17 drone ukrainase në rajonin e tij. Ai nuk tregoi për dëme apo viktima nga këto sulme.
Guvernatori i rajonit Rostov, Yury Slyusar tha se 14 drone ishin shkatërruar gjatë natës, ndërsa zyrtarët në Voronezh njoftuan se disa dronë ukrainasë ishin rrëzuar pa shkaktuar dëme.
Ministria ruse e mbrojtjes gjithashtu njoftoi se ka rrëzuar gjashtë raketa amerikane ATACMS dhe gjashtë raketa britanike ‘Storm Shadoë’ në rajonin e Bryanskut, si dhe dy të tjera në Detin e Zi. Sipas ministrisë, nuk pati viktima e as dëme.
Ushtria ukrainase njoftoi të martën se shkatërroi 58 nga 80 dronë që forcat ruse i përdorën për sulme ndaj 11 rajoneve të ndryshme.
Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan për dëmtime të ndërtesave të banimit, atyre afariste dhe veturave në Cherkasy, Kharkiv, Kiev, Sumy dhe Zhytomyr nga mbetjet e dronëve të rrëzuar.
Sistemet mbrojtëse ajrore ukrainase gjithashtu shkatërruan dronet ruse në Dnipropetrovsk, Kherson, Kirovohrad, Mykolaiv, Odesa dhe Poltava, sipas forcave ajrore të Ukrainës./VOA/
Policia e Kosovës ka nisur një aksion në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele serbe të mërkurën në mëngjes.
Sipas mediave në Prishtinë, aksioni po zhvillohet në disa rajone.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për çfarë po zhvillohet aksioni, por se ka thënë që pasi të përfundojë do të jepen informacionet.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”, ka njoftuar Policia.
Në disa raste vitin e shkuar Policia e Kosovës ka mbyllur organe të strukturave paralele të Serbisë. Janë mbyllur organe të përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt dhe ato në komunat në veri. Ndërkohë janë mbyllur edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç, e drejtori të tjera.
Të gjitha këto institucione funksiononin me sistem të Serbisë.
Kreu i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion.
Nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje me arsyet e pranisë së Erion Isait në SPAK, por kjo është hera e dytë për Isajn në Prokurorinë e Posaçme, pas thirrjes së tij në maj të vitit të kaluar.
Mirëpo burime bëjnë me dije se ai ndodhet në SPAK për shkak se duhet të pyetet për një tender rruge në Bashkinë Kolonjë.
Premtimet e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike nga makinat e braktisura i ka marrë era, ndërsa banorët vuajnë pasojat.
Kur Lavdrim Xira bleu një apartament 12 vite më parë në Tiranë, hapësirat për parkim ishin një nga arsyet kryesore që e shtynë të zgjidhte zonën e Freskut. Por një dekadë më pas, parkimi është kthyer në problemin e madh të lagjes së tij dhe makinat e braktisura e përkeqësojnë më tepër.
“U bë kohë që ka shumë makina të braktisura që zenë vendet e parkimit,” tha Xira përmes një bisede telefonike.
“Nuk di as ku të drejtohesh se të tallin, si Shqipëri hesapi, nuk ta merr njeri parasysh ankesën,” shtoi ai.
Braktisja e makinave anekënd rrugëve të Tiranës është shqetësim i mbartur për kryeqytetin. Edhe pse Bashkia në bashkëpunim me policitë rrugore dhe atë bashkiake kanë premtuar prej vitit 2018 heqjen e të gjitha makinave të braktisura prej hapësirave publike, asgjë nuk ka ndodhur dhe problemi është përkeqësuar.
Në vitin 2024, kryebashkiaku Erion Veliaj iu rikthye premtimit të vjetër duke deklaruar se makinat e braktisura do të hiqeshin nga rrugët dhe do të zhvendoseshin në Farkë.
“Bëhet fjalë për të hequr nga Tirana edhe ato makina që mund t’iu jetë bërë pluhuri nga 3 gisht dhe nuk i del njeri për zot, sepse o janë braktisur, ose mund të jenë në emigracion dhe rrinë poshtë pallateve,” tha Veliaj, duke e konsideruar çështjen e parkimit emergjencë.
Përtej premtimit të kryebashkiakut, Bashkia e Tiranës duket se nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e problemit, pasi nuk ka caktuar ende një hapësirë për vendosjen e këtyre makinave në territorin e vetë.
Foto: Makine e braktiasur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECRFoto: Makine e braktisur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECRFoto: Makine e braktisur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECRFoto: Makine e braktisur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECRFoto: Makine e braktisur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECR
“Policia Bashkiake nuk disponon hapësira publike apo vende të destinuara për të depozituar mjetet e braktisura në territorin e Bashkisë Tiranë,” tha Bashkia në një përgjigje me shkrim për Citizens.al.
“Sapo të përcaktohet nga Bashkia Tiranë vendi i qëndrimit të mjeteve të braktisura në territorin e Bashkisë do të merren masa konkrete për zhvendosjen e këtyre mjeteve drejt pikës së bllokimit të mjeteve,” shtoi ajo.
Në mungesë të veprimit nga Bashkia, qytetarët vuajnë pasojat.
Përmes një pyetësori të publikuar online, dhjetëra banorë të kryeqytetit e konsideruan çështjen e makinave të braktisura problem që zgjat me vite, pa marrë asnjë zgjidhje nga Bashkia. Një pjesë ankohen se nuk janë në dijeni të një mekanizmi raportimi, ndërsa të tjerë pohojnë se nuk kanë parë zgjidhje nga institucionet edhe pas ankesave.
Nga 165 qytetarë që e plotësuan pyetësorin, 77 thanë se nuk kishin raportuar, ndërsa 55 të tjerë se nuk e dinin se ku mund të ankoheshin. Një pakicë prej 34 qytetarësh thanë se kishin kërkuar ndihmën e Bashkisë, policisë apo zjarrfikëseve për zhvendosjen e tyre, por në 80% të rasteve nuk kishin marrë asnjë reagim.
Në zonën e Freskut, një qytetar tha se sheshi poshtë pallatit të tij është zaptuar nga makinat që qëndrojnë me muaj ose vite.
“Nuk ka vende parkimi, lënë dhe këto [makina], disa kanë me vite, po të tjera rrinë disa muaj dhe i heqin. Janë dhe zhul, s’e di ku të ankohem, po duhen hequr sa më parë,” tha ai.
Në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, gjetja e një vendi parkimi është luftë e përditshme për banorët e saj. Ndaj çdo hapësirë e zaptuar konsiderohet mundësi e humbur.
“Pa ardhur 1 orë vërdallë nëpër lagje harroje të gjesh vend parkimi,” tha një banor i rrugës “Myslym Shyri” për Citizens.al. “Dhe ato dy-tre që janë, i kanë zënë këto makinat, llogarite vet ti tani,” theksoi ai.
Çdo vit në Tiranë, Policia Bashkiake vendos dhjetramijëra gjoba për parkim të gabuar ndaj drejtuesve të automjeteve, por sipas qytetarëve, shmang përgjegjësinë për t’i dhënë zgjidhje problemit të makinave të braktisura.
“Policia Bashkiake bën kontrolle dhe vendos gjoba çdo ditë. Megjthatë, ata pretendojnë moskompetencë në lirimin e posteve të parkimit publik dhe besoj se ndodh e njëjta situatë edhe për mjetet e braktisura,” thotë Ela, një banore që iu përgjigj pyetësorit.
Foto: Makine e braktisur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECRFoto: Makine e braktisur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECRFoto: Makine e braktisur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECRFoto: Makine e braktisur ne Tirane, raportuar nga qytetaret permes platformes ECR
“Policia Bashkiake, që aty afër i vendos gjoba të moshuarve që shesin qepë, duhet shumë mirë të marrë shërbimet për të dërguar në varreza këto makina që gjenden aty prej vitesh,” shtoi një tjetër qytetar.
Mes të anketuarve ka nga ata që janë bërë pjesë e një pingpongu institucional.
“Kur e kam raportuar te Policia Bashkiake, thonë që e ka kompetencë Policia e Shtetit. Kur e kam raportuar te Policia e Shtetit thonë e ka Policia Bashkiake,” tha njëri prej banorëve.
Një eksperiencë të ngjashme ndan edhe një tjetër banore, pasi ankesa e saj për një makinë të braktisur mori si përgjigje pretendimin se mjeti nuk u arrit të konstatohej.
“Mjeti ka një vit aty, vetëm bashkia nuk e sheh”, përfundoi ajo.
Ku mund të raportoni!
Për të raportuar një makinë të braktisur, qytetarët mund t’i drejtohen Bashkisë Tiranë përmes aplikacionit “Tirana ime” në rubrikën “Raporto”!
Një tjetër formë është Policia Bashkiake, ku qytetarët mund të denoncojnë përmes numrit të telefonit 042419465.
Po ashtu, Policia Rrugore është përgjegjëse për lëvizjet e këtyre mjeteve. Qytetarët mund t’i drejtohen Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë në numrin e telefonit 0688048488./citizens.al
Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone (që llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave, për një banesë 90 metra).
Për të blerë një apartament në Tiranë sipas të dhënave Numbeo-s për 2024 nevojiteshin 15.3 vite, e nënta më e shtrenjtë në Europë, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës Lisbonën një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 19.5 vite.
Për shkak të rritjes së lartë të çmimeve të apartamenteve në Europë disa shtete po shkojnë drejt masave të reja fiskale me qëllim zbutjen e krizës së strehimit për vendasit.
Së fundmi në Spanjë, qeveria po mobilizohet për të ndërmarrë masa të reja fiskale. Propozimi për vendosjen e një taksë 100% për blerësit e pasurive të paluajtshme të vendeve jo anëtare të BE-së, është një ndër masat që synohet të ndërmerret për zgjidhjen e krizës së strehimit dhe rritjen e çmimeve në nivele të papërballueshme për qytetarët e vendit.
Nëse bëhet krahasimi çmimet e shitjes së pronave ne qendër dhe jashtë saj në Tiranë pothuajse kanë arritur sa në Madrid.
Sipas të dhënave të Numbeo, çmimet për metër katror në Madrid, në zonën afër qendrës për 2024 kanë arritur 6,416 euro për metër katror. Në zonat jashtë qendrës çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.
Në Tiranë çmimet në kullat variojnë nga 5,000- 5,500 euro për metër katror sipas të dhënave të marra nga zyrat e shitjes.
Në zonat jashtë qendrës në Madrid çmimet e shitjes kanë arritur 3,779 euro për metër katror.
Në hyrje të Komunës së Parisit në zonat e reja rezidenciale që po zhvillohen çmimi maksimal në dhjetor 2024 arritën 3,500 euro për metër katror. Krahasuar me çmimet e 2023 (çmimet makinale varionin nga 2,600 deri 2,800 euro për metër katror) rritja është 25 deri 35%.
Brenda Unazës së Tiranës çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro për metër katror. Ndërsa në zonën e ish Bllokut çmimet janë mbi 3,500 euro për metër katror.
Periferia gjithashtu po njeh trend të lartë rritës së çmimeve. Zona e Freskut për shkak të përfundimit të disa veprave infrastrukture, ka rritur ndjeshëm çmimet. Për apartamentet 1+1, ku kërkesa është tepër e lartë çmimet janë 1,200 euro për metër katror.
Në Astir çmimet kanë arritur 1,300-1,400 euro për metër katror dhe në Paskuqan 1,100 euro për metër katror. Në ndërtimet e reja pranë Bulevardit të Ri (në vijën e dytë të ndërtimit) çmimet sivjet arritën 2,000 euro nga 1,700 euro për metër katror që ishin vjet. Rritja 15%.
Nga agjentët imobiliarë është ngritur shqetësimi se për shkak të çmimeve të larta kërkesa e familjeve për blerje për strehim është në rënie.
Të dhënat mbi nivelin e pagës mesatare gjithashtu bëjnë të ditur papërballueshmerinë e familjeve shqiptare për blerjen e apartamenteve për shkak të çmimeve të larta.
Deri në tremujorin e dytë të 2024-s, paga mesatare mujore bruto në vend arriti në nivelin e 75,114 lekëve sipas të dhënave të INSTAT.
Gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj.
Në Spanjë të ardhurat mesatare bruto për 2024 llogariten në nivelin e 2,225 euro në muaj, sipas Eurostat.
Si rrjedhojë, sipas Numbeo, Madridi renditet i 53-ti në Europë për përballueshmërinë e banesave (Tirana ishte e nënta), ku duhen 11.7 vite për blerje apartamenti./Monitor
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është bërë presidenti i parë në detyrë i vendit që është arrestuar, duke i dhënë fund një përplasjeje disajavore mes hetuesve dhe sigurimit të tij personal.
Yoon, përpjekja e dështuar e të cilit për të vendosur ligjin ushtarak e zhyti vendin në trazira dhe e pa atë të fajësohet nga parlamenti, po hetohet me akuzat për kryengritje.
Megjithatë, teknikisht ai është ende presidenti, pasi një gjykatë kushtetuese duhet të vendosë nëse shkarkimi i tij është i vlefshëm.
Personeli i Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) kishin ngritur barrikada në një përpjekje për të penguar arrestimin e tij, por sërish ai u vu në pranga.
Avokatët e Yoon ishin përpjekur të bindnin hetuesit që të mos ekzekutonin urdhrin e arrestit, duke thënë se presidenti do të paraqitej vullnetarisht për t’u marrë në pyetje, por agjencia nuk pranoi.
Policia ishte përpjekur të hynte në zyrën zyrtare të presidentit për ta ndaluar atë, por ishte përfshirë në një përplasje me shërbimin e sigurisë së Yoon.
Disa orë më vonë qindra oficerë arritën në terrenin e pronës duke përdorur shkallët për t’u ngjitur mbi barriera.
Më herët policia tha se kishte vendosur 3200 oficerë për të ekzekutuar urdhrin e arrestit.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...