19.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Anëtarja më e re e NATO-s forcon sigurinë dhe modernizon arsenalin ushtarak, blen 44 tanke gjermane Leopard

Për të forcuar sigurinë e saj, Suedia, anëtare e re e NATO-s, po përgatitet të investojë më shumë se 1.91 miliardë euro për blerjen e tankeve të reja dhe rinovimin e flotës ekzistuese.

 

Suedia do të blejë 44 tanke të reja luftarake gjermane Leopard 2 A8 për të modernizuar arsenalin e saj ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes Pal Jonson tha se Stokholmi planifikon të shpenzojë rreth 22 miliardë krona (1,91 miliardë euro) për të rritur aftësitë e tij mbrojtëse.

Agjencia suedeze e mbrojtjes FMV ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë gjermano-franceze të armatimit KNDS. Dorëzimi pritet të fillojë në vitin 2028 dhe të zgjasë deri në vitin 2031. Në Suedi Leopardët do të quhen Stridsvagn 123.

Ndër blerjet e reja, dhjetë do të zëvendësojnë tanket e dhuruara nga Suedia në Ukrainë. Përveç këtyre blerjeve të reja, do të rinovohen edhe 66 tanke të tjera Leopard 2. Ky është modernizimi më i shtrenjtë i flotës ushtarake që kur shumë tanke u blenë në fillim të viteve 2000.

Vendimi u motivua nga shqetësimet për sigurinë në BE
Jonson tha se Suedia, anëtare e re e NATO-s, po fillonte riarmatimin e saj më të madh ushtarak që nga vitet 1950 për shkak të “përkeqësimit të situatës së sigurisë”.

Suedia do të ketë 154 tanke moderne deri në fund të vitit 2031.

Gjithashtu, qeveria miratoi rinovimin e 90 mjeteve luftarake ekzistuese të forcave të armatosura.

Suedia, e cila kishte qenë ushtarakisht e paangazhuar për disa vite, aplikoi për anëtarësim në NATO, ashtu si Finlanda fqinje, pas sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022. Të dyja vendet iu bashkuan aleancës ushtarake perëndimore në mars të vitit të kaluar./DW

Dëshmia e rrallë e inxhinierit: Pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe…

Nga Fahri Musliu

“Kërpudha beton’, rreth 600 mijë, simbol i së kaluarës së tmerrshme. Nëse sot, në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti me një dhomë gjumi e, gjysmë”. Në asnjë vend të ish-Bllokut komunist të Lindjes, nuk ka gjurmë kaq mizore të së shkuarës dhe diktaturës, sa në Shqipëri. Këta janë bunkerë, ose siç i quajnë të tjerët – “Kërpudha betoni”, që simbolizojnë në mënyrë më të habitshme, një qeveri të çmendur dhe paranojake, që e mbajti vendin dhe qytetarët e tij në izolim të plotë dhe frikë, nga “armiqtë e të gjitha ngjyrave”.

Megjithëse Shqipëria mund të shkruhet për tema të ndryshme, historia e bunkerëve, më ka intriguar që nga viti 1990, kur vizitova për herë të parë vendin. Doja të dija më shumë, për ato ndërtesa të braktisura që mbulojnë të gjithë vendin dhe nuk shërbejnë, për asnjë qëllim!

Muajin e kaluar, ndërsa isha ulur në një nga kafenetë e shumta në qendër të Tiranës, duke biseduar me miqtë, në tavolinën ngjitur, ishte ulur një zotëri i vjetër, për të cilin një koleg më tha, se quhej Josif Zegali dhe se ai kishte projektuar bunkerët në vend, me urdhër te regjimit te atëhershëm enverist. Prandaj e quajnë “Kolonel Bunker” dhe sipas rrëfimit të tij, regjisori i njohur shqiptar, Kujtim Çashku, ka bërë një film me atë emër, një koleg më prezantoi me të dhe Josif Zegali, e pranoi me kënaqësi bisedën.

Pas disa minutash bisedë, për jetën e përditshme, në asnjë moment, nuk e kuptova njeriun, nuk ishte e lehtë për të, të kthente filmin, 35 vjet më parë dhe të evokonte gjithçka që përjetoi ai, familja e tij dhe i gjithë vendi…!

– “Kupolat e betonit, mund të shkatërrohen ose të zhvendosen në vende të tjera, të cilat do të lironin një sipërfaqe të madhe toke bujqësore dhe do të zbukuronin peizazhin”! Kështu e nis rrëfimin, inxhinier kolonel Josif Zegali, i cili mbushi 71 vjeç dhe shton se; duke folur për bunkerët sot, do të thotë të flasësh, për të gjithë historinë e vetme dhe për fatet dramatike e tragjike, të shumë njerëzve në vend.

-“Ideja e bunkerëve, lindi në fillim të viteve 1960, sepse atëherë Shqipëria, shpalli izolimin e saj nga vendet e tjera komuniste dhe mori pjesë në ‘Traktatin e Varshavës’ dhe Enver Hoxha e aparatçikët e tij, arritën në përfundimin, se vendi duhet të ngrihet plotësisht. Numri i tyre, ishte 18-20 herë më i madh, se nevoja e vendit për mbrojtje, dhe detyra për projektimin e bunkerëve, më ra mua, si inxhinier i diplomuar në Moskë dhe njeri me gradën kolonel, të ushtrisë shqiptare”.

-Por, – vazhdon zoti Zegali, – historia e bunkerëve shqiptarë, ka edhe një bilanc të tmerrshëm, për të dhe familjen e tij: tetë vjet burgim (1974-‘82) dhe vdekjen e vajzës së madhe, e cila vdiq nga vuajtjet dhe poshtërimet; shkurorëzimi dhe heqja dorë nga atësia e katër fëmijëve, në mënyrë “vullnetare”, me qëllim shpëtimin e tyre, nga më e keqja. Ai dënohet me tetë vjet burg për; “10 vjet vonesë, në ndërtimin e bunkerit” dhe akuzohet si “agjent i huaj”…!

Z. Zegali, i kujton ato kohë të vështira me dhimbje, që ndihet pas çdo fjale të thënë. Sepse siç thotë ai vetë, ndërtimi i bunkerit, mori me vete djersën dhe gjakun e qytetarëve shqiptarë: çdo vit humbnin jetën; 70-100 persona, në të gjithë vendin.

– “Detyra për projektimin e bunkerëve më ra mua dhe ekipit që unë drejtova, thotë zoti Zegali. – Sepse atëherë, 35 vjet më parë, kur u ktheva nga Moska, për inxhinier ushtarak, u emërova shef i Shtabit Inxhinierik, të Ushtrisë Shqiptare. Çështja e bunkerëve, u trajtua drejtpërdrejt nga Mehmet Sehu, personi i dytë në vend, pas Enver Hoxhës.

– E dini, fortifikimet në vend, filluan menjëherë pas çlirimit të vendit, në vitin 1945, siç bëhej në të gjithë botën në atë kohë dhe Shqipëria, ishte tërheqëse për shumë vende, për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. Lufta e Ftohtë, e bëri atë edhe më të domosdoshëm, por fatkeqësia është, se bunkerët u ndërtuan, jashtë të gjitha normave ushtarake dhe inxhinierike.

Sepse, ndërsa ne po punonim për hartimin e tyre, Byroja Politike (Partia e Punës së Shqipërisë), ishte ajo që vendosi numrin dhe vendin sipas sistemit; ‘sa më shumë, aq më mirë’. Enver Hoxha, kishte një qëllim të qartë; – të qëndronte në pushtet sa më gjatë”, thotë z. Zegali dhe shton:

– “Mundësia që NATO, apo vende të tjera Lindore, të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri, ishte e vogël, por mund të ndikonin, në përmbysjen e regjimit komunist në vend. Për këtë arsye, regjimi i Enver Hoxhës, vendosi të rrisë numrin e bunkerëve në të gjithë vendin, në fillim të viteve 1970 dhe bashkë me të, filloi ndërtimi i tuneleve, në të cilët në rast lufte, do të ishte jo vetëm industria ushtarake, të vendosura aty, por edhe të gjitha rezervat për menaxhimin e shtetit.

Kështu, Shqipëria me mijëra kilometra tunele, u bë vendi më i tunelizuar në botë, pas Koresë së Veriut. Klika në pushtet në atë kohë, kërkonte nga ne garanci, për cilësinë e çdo bunkeri individual, – thotë arkitekti i tyre dhe shton se; – Ato mund të shkatërroheshin, vetëm me 300 predha artilerie dhe gjuajtje të vazhdueshme. Kemi bërë teste të ndryshme, në to kemi përfshirë edhe kafshë të ndryshme dhe kemi qëlluar me armë të ndryshme, njerëz dhe bunkerë. Vetëm bërthamore, nuk është provuar”.

Partizan, inxhinier, i burgosur

Josif Zegali, e përjetoi kthesën e parë në jetën e tij në vitin 1943, kur la studimet në Itali dhe u kthye në vend, për t’iu bashkuar Lëvizjes Çlirimtare. Në moshën 17-vjeçare, u bë anëtar i një grupi të njohur partizan, të Pezës. Çlirimi i vendit, e gjeti komisar të një batalioni.

Në dhjetor 1945, Zegali shkoi në Bashkimin Sovjetik, për të studiuar në një shkollë të mesme inxhinierike ushtarake. Tre vjet më vonë, u kthye në Shqipëri, ku punoi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në vitin 1954, shkoi sërish në Moskë dhe regjistrohet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake. Kthehet në Tiranë në vitin 1960, me diplomë inxhinier ushtarak dhe gradën kolonel.

Ai kishte një karrierë të madhe përpara: ai u bë Shef i Shtabit të Ministrisë, së Inxhinierisë së Mbrojtjes, deri në vitin 1970. Në atë kohë ,ai kishte 14 dekorata në gjoks, ishte kandidat për Doktor i Shkencave Ushtarake dhe u nominua për çmimin “Hero i Popullit”. Por asnjë nga këto, nuk e ndihmoi të shmangte, kazamatët e Enver Hoxhzës. E pyesim bashkëbiseduesin, për numrin e bunkerëve dhe çmimin e gështenjave?

– “Në vitin 1974, kam nënshkruar një kontratë me Kinën, për blerjen e 3000 tonë armaturë dhe mijëra tonë çimento, pasi deri atëherë, ishin ndërtuar një numër i madh bunkerësh, më të vegjël. Nuk e di numrin e saktë, por shifra. është rreth 600.000 bunkerë, të profileve të ndryshme, nga ata për individë, deri tek ato për kolektivë, me përmasa togash dhe kompanish.

Nëse sot në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti, me një dhomë gjumi e gjysmë. Ose një shembull tjetër: 1 kilometër rrugë e asfaltuar, do të ndërtohej me 20 bunkerë më të vegjël”.

– Shumë oficerë të ushtrisë shqiptare, e kuptuan çmendurinë dhe euforinë e partisë, për bunkerizimin e vendit, por kishin frikë të thoshin diçka. Megjithatë, disa prej tyre rezistuan dhe u shpallën nga autoritetet, si: “armiq të vendit dhe popullit e puçistë”, dhe ai grup oficerësh të lartë, u likuidua në verën e vitit 1974 dhe grupi më i madh, u ndëshkua me ashpërsi, me burgim, internim, apo pushkatim.

Kolonel Zegali, nuk ka mundur t’i shmanget dënimit, që përjetuan kolegët e tij. Ai dënohet me tetë vjet burg, për akuzën e “sabotimit” dhe “agjent i huaj”. “Këtu fillon drama ime personale dhe familjare, – thotë me ton të shqetësuar, zoti Zegali. Tre nga katër vajzat, u internuan në Sarandë, Librazhd dhe Pukë, ndërsa gruan dhe vajzën e vogël, i dëbuan nga banesa dhe nga puna…! Unë dola nga burgu, në vitin 1982 dhe u befasova nga marrëzia e këtij sistemi, kur pashë shkallën në të cilën bunkerët, mbulonin vendin!

I shkrova Enver Hoxhës dhe i kërkova të ndalonte këto marrëzi. Por, tre javë më vonë, më arrestuan përsëri dhe më mbajtën në qeli, për 126 ditë. Vuajtja prek sërish familjen, e cila thuajse po shpërbëhet. Tamara, vajza e madhe, vdes në moshën 34-vjeçare, si nënë e tre fëmijëve. Është një fat i dhimbshëm dhe tragjik, jo vetëm për mua dhe familjen time, por edhe për mijëra e mijëra familje të tilla në Shqipëri, që përjetuan diktaturën e Enver Hoxhës”, thotë ai.

Edhe pse Josif Zegali, ka punuar si arkitekt, në diçka që nuk i ka ndihmuar vendit, ai nuk e pranon atë kritikë. – “Kam punuar inxhinier, për të mirën e vendit, por të tjerë kanë qenë ata, që e kanë dëmtuar. Kushdo që kishte bërë atë që bëra unë, me siguri do të kishte pasur të njëjtin fat”, thotë i dorëhequr zoti Zegali.

Zoti Zegali, edhe pse në vite të avancuara, duket se po kërkon atë ,që nuk e kërkonte njëzet vjet më parë. Ai beson, se bunkerët, janë ende vepra me vlerë. Sepse, 70 për qind e atyre bunkerëve, mund të hiqen ose të përdoren për qëllime të ndryshme. Për ndërtimin e digave, apo porteve të ndryshme, si bazë për autostrada. “Bunkerët, – thotë Zegali, – mund të riciklohen, edhe sepse në Gjermani dhe SHBA-ës, ka makineri të tilla, që thyejnë këto ndërtesa dhe ndajnë betonin nga armatura, e cila mund të përdoret, në ndërtim si material i lire”.

Historia e bunkerit, ka zënë vend edhe në një nga dorëshkrimet e tij, që është në pritje të botimit. Është një temë që flet për fatin e 300 ushtarakëve të ushtrisë shqiptare, të cilët përjetuan më të keqen, gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Filmi “Kolonel Bunker”

Sa herë që z. Josif Zegali, takon aktorin Agim Qirijaqi, në rrugët e Tiranës, i thotë; “Ku je, o kolonel bunker”, ndërsa aktori i përgjigjet: “Unë jam në film, por ti je një kolonel i vërtetë”. Josif Zegali, është aq real, sa historia e tij në fakt, frymëzoi regjisorin e njohur shqiptar, Kujtim Çashku, të realizonte një film, të quajtur; “Kolonel Bunker” (Kolonel Bunker), një nga bashkëprodhimet më të suksesshme, me francezët dhe polakët.

Totalitarizmi shqiptar, e inkurajoi Kujtim Çashkun, të shfaqi tragjedinë e lartpërmendur. Prania e Zegalit, në fillim dhe gjatë xhirimeve të filmit, e ndihmoi regjisorin, të gjente detaje dhe personazhe, për skenarin e tij. “Me ndihmën e simbolit të bunkerit, – thotë Çashku, – u përpoqa t’u transmetoja njerëzve, idenë, se paranoja kolektive, u krijua kundër një armiku imagjinar, që nuk u shfaq kurrë dhe nuk e dimë kurrë, kush është.

Le të mendojmë për një moment, ndjenjën e alarmit dhe një luftë të mundshme, që po krijonte një Shqipëri të traumatizuar”!

Dhe për ta paraqitur atë realitet, bunkeri shfaqet ashtu siç e shohim ne, në jetën reale: dikush bën dashuri në të, i siguruar nga një “mburojë socialiste”, ndërsa dikush tjetër, e kthen në tualet. Memorie.al

Arrestimi i Kreshnik Farrukut, SPAK jep detaje për grupin kriminal që drejtonte: Furnizues me shumicë i kokainës në tregjet italiane! Identifikohen edhe disa nga anëtarët e bandës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka identifikuar disa nga personat e përfshirë në grupin që trafikonte drogë, i cili u godit në nëntor të 2024, gjatë një operacioni të përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali.

 

Gjithashtu SPAK ka dhënë detaje për grupin, duke bërë me dije se shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, thotë SPAK,  është bërë identifikimi i shtetasit, Kreshnik Faruku Budlla, anëtar i grupit të strukturuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

“Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; M.N dhe J.K, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë të mundur identifikimin e personave të tjetër të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera nga grupi kriminal, i goditur më datë 05.11.2024*, në operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Firencës, Itali.

Grupi i strukturuar kriminal shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.

Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, është bërë identifikimi i shtetasit, K.B, anëtar i grupit të struktuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; M.N dhe J.K, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon për bashkëpunimin Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për profesionalizimin e treguar gjatë kryerjes së hetimeve dhe fazës së ekzekutimit të masës së sigurimit

Procedimi penal është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe për shkak të parimit të pafajësisë, përgjegjësia e personave nën hetim do të konstatohet përfundimisht vetëm në rast të një dënimi të formës së prerë.

Ibrahimoviçi shqiptar drejt Lacios, menaxheri konfirmon: Ai është entuziast për këtë mundësi

Lacio ka nisur bisedimet me Bajern Mynih për të mundësuar transferimin e Arijon Ibrahimoviç në radhët e skuadrës bardhekaltër gjatë merkatos së janarit. Trajneri Marko Baroni e sheh si një lojtar që mund të përshtatet me skemën e tij me 3 futbollistë pas qendërsulmuesit dhe diskutimet janë në fazë të avancuar për huazimin me të drejtë blerje.

 

Këtë e ka theksuar edhe menaxheri i lojtarit, Riçard Verner, i cili ka pranuar për mediat italiane se sulmuesi shqiptar është shumë i lumtur për këtë mundësi të dytë në Serinë A, pas asaj në vitin e kaluar te Frozinone.

“Mund të konfirmoj se dy klubet kanë raporte shumë të mira për të mundësuar huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, por akordi nuk është finalizuar ende, meqë negociatat mes Lacios dhe Bajern Mynihut nuk janë mbyllur. Vetë Arijoni është entuziast për këtë mundësi dhe në veçanti për Lacion, meqë ka kaluar edhe më parë një eksperiencë në Serinë A”, tha menaxheri i lojtarit duke konfirmuar marrëveshjen që pritet të finalizohet mes klubeve.

Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani është momenti të vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka bërë thirrje për përfshirjen aktive të diasporës në procesin historik të votimit më 11 maj. Në një postim në rrjetet sociale, Basha vë në dukje rëndësinë e votës së diasporës, duke e cilësuar atë si një mundësi për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen politike të Shqipërisë.

Ai fton qytetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në portalin zyrtar diaspora.kqz.gov.al, të shpërndajnë informacionin dhe të motivojnë të tjerët të bëhen pjesë e këtij procesi.

Postimi i plotë i Bashës:

Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit tonë, tani është momenti të vendosni vetë edhe për të ardhmen politike të Shqipërisë.

Më 11 maj , diaspora do të ketë mundësinë historike të votojë e të bëjë ndryshimin. Së bashku, mund të ndërtojmë një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të drejtë – ashtu siç e keni parë e përjetuar në vendet ku jetoni.

Regjistrohuni, shpërndajeni këtë video dhe ftojini edhe miqtë tuaj të bëhen pjesë ndryshimit✅

Shqipëria meriton më shumë

Klikoni këtu për të nisur: diaspora.kqz.gov.al

Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 metër i gjatë shfaqet në bregdetin e Orikumit

Një peshkaqen i llojit “dhelpër”, me gjatësi prej 3.5 metrash, ka dalë në breg në zonën e Orikumit.

Kjo ka shkaktuar habi dhe kuriozitet tek banorët që ndodheshin në zonë.

Peshkaqeni, i njohur për pamjen e tij të veçantë dhe madhësinë e konsiderueshme, është një ndër llojet e rrallë në ujërat e Shqipërisë.

Lacio nuk u ndahet shqiptarëve, gati firma me sulmuesin që spikati në sezonin e kaluar në Serinë A

Klubi i Lacios vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me futbollistët shqiptarë, të cilët i afron vazhdimisht, edhe pse tani nuk ka më në rolin  drejtuesit Igli Taren. Mediat italiane kanë mësuar se emri i ri që do ui bashkohet lacialëve në ditët në vijim është Arijon ibrahimoviç.

 

Lojtari i datëlindjes 2005, është në pronësi të Bajern Mynih, por kërkon hapësira që të luajë rregullisht. Nndaj ashtu si një vit më parë kur u transferua te Frozinone dhe dha prova të talentit të tij në Serinë A, ai do të huazohet këtë radhë te bardhekaltrit të cilët kanë nevojë për një lojtar me fantazi në repartin e avancuar.

Bëhet e ditur se është arritur një akord me Bajern Mynih dhe Lacio do të huazojë me të drejtë blerje përfundimtare për rreth 10 milionë euro sulmuesin shqiptar. Bavarezët nuk kanë hequr plotësisht dorë nga futbollisti, ndaj kanë vendosur një klauzolë riblerje të tij për një shifër që nuk kalon 25 milionë euro.

Diaspora interes për të votuar/ Në më shumë se 24 orë mbi 5100 aplikime, ja sa kërkesa janë pranuar nga KQZ

Që nga hapja e procesit të regjistrimit të emigrantëve për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit diaspora ka shprehur një interes të madh.

 

Në 24 orët e para të hapjes së procesit janë mbi 5100 aplikime, kryesisht nga Italia, Greqia e Gjermania.

Nga këto aplikime janë pranuar 253 kërkesa.

I pari që aplikoi për të votuar nga jashtë vendit ishte një shqiptar me banim në Gjermani

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.

Kush emigrant që dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU.

Seuli konfirmon: Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut

Koreja e Jugut ka konfirmuar të dielën se Ukraina ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se autoritetet ukrainase të sigurisë janë duke i marrë në pyetje dy luftëtarët e zënë në rajonin Kursk të Rusisë.

 

“Përmes bashkëpunimit në kohë reale me agjencinë e inteligjencës së Ukrainës… [Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës së Koresë së Jugut] ka konfirmuar se ushtria ukrainase zuri dy ushtarë koreanoveriorë më 9 janar në fushëbetejën e Kurskut në Rusi”, tha Seuli në një komunikatë.

Të shtunën, Zelensky tha se hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.

Zelensky postoi në Telegram gjithashtu edhe fotografi të ushtarëve për të cilët thotë se janë kapur. Ai nuk dha dëshmi që ata ishin koreanoveriorë, por deklarata e Koresë së Jugut i jep më shumë besueshmëri pretendimit.

Shërbimi i Inteligjencës i Ukrainës (SBU) publikoi të shtunën një video që tregon dy burra në shtretër spitali, njëri me duar të lidhura me fashë dhe tjetri me nofull të mbështjellë me fashë.

Zyrtarët ukrainas thanë se të burgosurit po flisnin përmes përkthyesve që punojnë me Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës të Koresë së Jugut (NIS).

SBU-ja tha se njëri prej të burgosurve, i cili tha se ishte lindur në vitin 2005, pretendoi se besonte se “po shkonte për trajnim, jo për të luftuar në luftë kundër Ukrainës”.

Burri tjetër u detyrua t’i shkruante përgjigjet e tij për shkak të dëmtimit në nofull, tha SBU-ja. Ky ushtar tha se ishte lindur në vitin 1999 dhe se është snajper në Ushtrinë e Koresë së Veriut.

NIS-i tha gjithashtu se një nga ushtarët e kapur tha se ishte stërvitur nga ushtria ruse pasi arriti në vend në nëntor.

“Ai fillimisht besonte se po dërgohej për stërvitje, por e kuptoi pasi mbërriti në Rusi se ishte dërguar në luftë”, tha agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut.

Ajo shtoi se njëri prej të burgosurve “qëndroi pa ushqim apo ujë për rreth katër-pesë ditë, para se të kapej” nga forcat ukrainase.

Ata u kapën pak ditë pasi Ukraina e nisi një ofensivë të re në Kursk, për ta parandaluar Rusinë nga rimarrja e territoreve të humbura. Ushtria ukrainase e kreu një ofensivë të rrufeshme dhe befasuese në gusht të vitit 2024, duke kapur pjesë të mëdha të rajonit të Kurskut. Ky ishte inkursioni më i madh në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vjeshtën e kaluar, Koreja e Veriut i dërgoi rreth 11.000 trupa në rajonin e Kurskut për t’i mbështetur forcat ruse atje. Moska e ka rimarrë rreth 40 për qind të territorit, por trupat ukrainase ende kontrollojnë më shumë se 500 kilometra katrorë në Kursk, dhe trupat e Koresë së Veriut raportohet se po përjetojnë humbje të mëdha.

Zelensky tha më 23 dhjetor se më shumë se 3.000 trupa, ose rreth një çerek i forcave speciale të Koresë së Veriut të dërguara në Rusi, janë vrarë ose plagosur, megjithëse ai nuk dha prova për këtë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, më 27 dhjetor u tha gazetarëve se forcat e Koresë së Veriut po pësonin humbje të mëdha në vijën e frontit, duke shtuar se rreth 1.000 nga trupat e tyre ishin vrarë ose plagosur në rajonin e Kurskut gjatë një periudhe njëjavore./REL

Pas vetëdorëzimit në polici, arrestohet me urdhër të SPAK Kreshnik Farruku

Me urdhër të SPAK është arrestuar kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku, i cili ndodhet në arrest shtëpie pas vetëdorëzimit në polici.

 

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme (11 janar), ndërsa kujtojmë që ai u vetëdorëzuar më 7 janar.

Kreu i grupit kriminal, Kreshnik Farruku Budlla, kërkohet nga Italia me qëllim ekstradimin.

Ai kërkohet nga autoritetet e Italisë, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar GJKKO deklaroi  se konfiskoi 27 pasuri të dy personave, konkretisht Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, të cilat dyshohen se janë  vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Ndaj Kreshnik Budllës rezulton një urdhërarrest europian, i lëshuar nga Italia që nga viti 2018, për të njëjtën çështje që Policia spanjolle e kishte hetuar që nga viti 2007.

Ai konsiderohet si lider i  rrezikshëm i një klani për trafikimin ndërkombëtar të kokainës.

Në atë kohë, në Spanjë ai dyshohej edhe për grabitjen e vilës së biznesmenit Jose Luis Moreno, në Boadilla.

Farruku, i cili njihej edhe me mbiemrin Budlla, u arrestua vite më parë në një hotel që ndodhet në rrugën “Joan Maragall Chamartin”, pranë La Castellana, në Spanjë.

Mediat vendase shkruan aso kohe  se kur atij iu afrua një agjent Policie, Farruku u përpoq të vërtetonte identitetin e tij me dokumente spanjolle dhe shqiptare në emër të personave të tjerë. Më pas, Policia zbuloi se ai kishte përdorur deri në 10 identitete të ndryshme, për të shmangur zbulimin.

Ai dyshohet se është pjesë e klanit ‘Farruku’, një organizatë kriminale shqiptare që ishte e lidhur me vjedhje, trafikimin e kokainës dhe krime të tjera të lidhura me trafikun e drogës. Burime të grupit hetimor kanë shpjeguar se ai ishte hetuar fillimisht në vitin 2007, sepse dyshohej se ishte i lidhur me grupin e shqiptarëve që sulmuan në atë vit në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno, por nuk u arrestua për këtë.

Policia dyshonte, megjithëse nuk kishte prova, se Kreshnik Farruku fshihej edhe pas vrasjes së shefit të tij, më 21 janar 2010, në rrugën ‘Telemaco’ të Madridit, pas vdekjes së të cilës ai mori komandën e organizatës.

Hetimi pasues arriti në përfundimin se autori i të shtënave ishte shtetasi shqiptar Devi Kasmi dhe ata dyshonin se ai kishte vepruar sipas urdhrave të kreut të dytë të organizatës kriminale, që në atë kohë ishte Kreshnik Farruku. Devi Kasmi u largua  drejt Shqipërisë, ku u qëllua për vdekje në Tiranë (Shqipëri) në janar 2018.