36.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Fluks në spitalin e Durrësit, më shumë se 400 persona në ditë paraqiten në urgjencë prej virozave

Mbi 400 persona, mes të cilëve të rritur dhe fëmijë, paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit dhe atë të pediatrisë së Durrësit për ndihmë mjekësore. Shumë prej tyre, me simptoma të infeksioneve virale.

Mjekja infeksioniste, Nensi Sulstarova thotë: “Jemi në pikun e sezonit gripal. Nga të dhënat e shërbimit të urgjencës nga 300 raste që paraqiten çdo ditë aty, 100 janë me sindromën gripal, që manifestohen me dhembje koke, temperaturë të lartë, ethe dhe mialgji. Në tamponët e marrë PCR për influencën 70 % rezultojnë pozitiv me grip”.

Në këtë periudhë, ngarkesa e stafit mjekësor është e plotë, por ndryshe nga sezonet e kaluara nuk ka pasur raste me komplikacione të rënda të gripit, ndërsa mungojnë rastet me COVID. Sipas mjekëve, vaksinimi kundër gripit në periudhën e vjeshtës ka ndikuar pozitivisht që dhe kategoritë më të rrezikuara ta kalojnë më lehtë gripin sezonal.

“Pak, 3-4 raste në ditë janë shtruar në spital, pjesa tjetër është ndjekur me terapi ambulatore. Këshilla ime mbetet padiskutim shmangia e vendeve të mbipopulluara, kryesisht për kategoritë e riskut: fëmijët e vegjël, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë”, shton ajo

Mjekët u bëjnë thirrje pacientëve me simptoma jo të rënda të drejtohen tek mjekët e familjes, duke shmangur mbingarkesën e urgjencës, por dhe duke ulur rrezikun për përhapjen e infeksioneve tek pacientët e tjerë, dhe kryesisht te të sëmurët kronikë.

Jo vetëm Rashford, Milani tenton edhe anglezin që ka marrë famë se tradhton vazhdimisht gruan

Milani do të bëjë ndërhyrje në merkaton e janarit dhe ato u paralajmëruann edhe nga drejtuesit kuqezinj, me Ibrahimoviç i cili praktikisht konfirmoi emrin e parë. Markus Rashford është kthyer në objektiv real për sulmin kuqezi dhe bisedimet me Mançester Junajtid kanë filluar prej disa ditësh për të mundësuar transferimin e sulmuesit në Serinë A.

 

Por kuqezinjtë po bëhen gati edhe për një tjetër lëvizje që në fakt nuk ishte e parashikuar. Mediat italiane kanë raportuar sot se Milani ka piketuar një futbollist edhe nga skuadra tjetër e Mançesterit, kapitenin e Sitit, Kajl Uoker.

Pep Guardiola deklaroi një ditë më parë se mbrojtësi i ka kërkuar klubit të largohet pas 7 vitesh, pasi dëshiron të provojë një tjetër aventurë jashtë në fundin e karrierës dhe bëhet e ditur se Milani është një nga opsionet që po shqyrton, përveç atyre në Arabinë Saudite.

Mbrojtësi ka qenë një nga elementët kyç të Mançester Sitit në këto vite, por famën më të madhe e ka fituar për bëmat e tij jashtë fushë. Ai njihet si një person i cili e ka shumë të vështirë t’i qëndrojë besnik gruas së tij, Eni Kilner, me të cilën ka katër fëmijë. Ai e ka tradhtuar atë vazhdimisht, me histori që janë bërë publike, ndërsa ka dy fëmijë me të dashurën sekrete, modelen Lourin Gudman.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje kritike për jetën, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Zoti t’i dhurojë shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spital në Greqi në gjendje kritike për jetën.

 

Me anë të një njoftimi, Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë thotë se po ndjekin me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas.

Bordi lutet që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar.

Sipas Bordit, kontributi dhe inspirimi i Janullatos për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar janë një mësim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.

Reagimi: 

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh po përballet me një gjendje të rënduar të shëndetit të tij.

Ne, anëtarët e Bordit të Presidencës, Kryetari i KNFSH-së Mons. Gjergj Meta, anëtarët e Bordit të Presidencës, H. Bujar Spahiu (Kryetar i KNFSH-së 2023), H. Dede Edmond Brahimaj (Kryetar i KNFSH-së 2021) dhe Pastor Ergest Biti, me nderim dhe lutje të thella, i drejtohemi Zotit për shërimin e shpejtë të Kryepiskopit Anastas, bashkëthemelues i KNFSH-së në vitin 2007, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në vitet 2018-2019 dhe 2024 dhe aktualisht anëtar i Bordit të Presidencës.

Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Kontributi dhe inspirimi i tij për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar janë një mësim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.

O Zot, ne të lutemi që ta mbështesësh me çdo bekim dhe t’i dhurosh atij shumë vite të tjera shërbimi të bekuar, plot paqe dhe forcë shpirtërore, duke udhëhequr kështu një shembull të paqes dhe unitetit në shoqërinë tonë. Amin!

Tragjedi në Çeki/ Gjashtë persona humbin jetën nga shpërthimi i propanit, 8 të tjerë mbetën të plagosur

Gjashtë persona u vranë kur një cilindër propani shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit, duke i vënë flakën ndërtesës, thanë shërbimet e urgjencës të dielën.

Shpërthimi gjithashtu plagosi tetë persona dhe evakuoi 30 persona nga restoranti dhe ndërtesat përreth, njoftoi shërbimi çek i shpëtimit nga zjarri në platformën e mediave sociale X.

Një dëshmitar okular raportoi se shpërthimi u shkaktua nga një zjarr që filloi kur një sobë u përmbys në zonën e restorantit.

Zjarrfikësit thanë se shpëtuan një të plagosur rëndë në restorant, i cili ishte bllokuar në një tualet.

Po ashtu mediat çeke raportuan se rreth 20 klientë ndodheshin në restorant në momentin e shpërthimit.

Situatë e përkeqësuar në Bulqizë, dëbora e dendur bllokon Bypass-in e Rrugës së Arbrit

Situatë e përkeqësuar në Bulqizë, dëbora e dendur

I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, të shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë duke vështirësuar qarkullimin në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato rurale.

Aktualisht kalimi në akset rrugore nacionale Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë, Ura e Çerenecit-Librazhd, Qafë e Buallit-Krastë behet me zinxhirë dhe vështirësi për shkak të erës së fortë.

Aktualisht trashësia e dëborës në qytet trashësia e dëborës ka shkuar 20 centimetra, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Zerqan, Fushë Bulqizë, Shupenzë trashësia e dëborës vijon nga 20 centimetra deri në 50 centimetra në zonat e thella ku dhe janë disa fshatra.

Probleme nga reshjet e dëborës ka edhe në Mat ku aktualisht Bypass-i i rrugës së Arbrit është i bllokuar.

“Situatë katastrofike”/ Ekspertët tregojnë arsyet: Ja pse ndodhi zjarri në Los Angelos

Kalifornia Jugore po përballet me një sfidë të madhe për të kapërcyer situatën e krijuar nga zjarret masive që kanë përfshirë zonën, duke shkaktuar dëme të mëdha me lagje të tëra të shkrumbuara.

Deri tani numri i viktimave ka arritur në 11. Sipas shërbimeve zjarrfikëse disa vatra zjarri javë vënën nën kontroll, por të tjera kanë shpërthyer gjetkë.

Mes kaosit të krijuar disa banorë të Los Anxhelosit kanë nisur të kthehen në lagjet e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar çka munden e mes kërcënimit që nuk është fashitur, nga vatrat e reja të zjarrit.

Ekspertët thonë për Zërin e Amerikës se ishin disa faktorë që bënë që situata të dalë jashtë kontrollit.

“Kjo është një situatë katastrofike dhe për këtë ndikuan disa faktorë. Ne patëm dimër jashtëzakonisht të lagësht në vitin 2023 që krijoi kushte të favorshme që bimësia në zonë të rritej shpejt. Nga maji i vitit të kaluar nuk kemi patur reshje kështu që kjo bimësi u tha dhe nuk u pastrua. Po ashtu era ishte shumë e fortë dhe ndihmoi në përhapjen e flakëve”, thotë Edith De Guzman nga Universiteti i Kalifornisë.

Zjarret, ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur ndonjëherë Kaliforninë, kanë djegur më shumë se 12000 ndërtesa. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun e tyre.

Largimet nga vendi/ Statistikat: 28% duan të emigrojnë

Shqipëria po rrezikon të zbrazet akoma më shumë nga shqiptarët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Sipas një anketimi të kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, 28% e shqiptarëve u përgjigjen se kanë zhvilluar një plan për largimin nga Shqipëria.

Askush nuk po merr masa që shqiptarët të mos ikin. Po bëhen dekada që ne e dimë si ikin shqiptarët. E para ikin për mungesën e shtetit të së drejtës, këtu nuk ka barazi para ligjit. Shoku, miku i pushtetit është i pabarabartë krahasuar me ne të tjerët. Janë dhe arsyet kryesore që është arsimi dhe shëndetësia. Shëndetësia merr 2.9 të prodhimit të brendshëm bruto dhe po kaq merr arsimi. Kjo do të thotë që vëmendja është larg pritshmërisë që kanë shqiptarët për arsimin dhe shëndetësinë“-shprehet Pano Soko, ekspert për ekonominë.

Si e shpjegoni faktin që përqindja e shqiptarëve që duan të largohen, është dy herë më e lartë se shifra në Ballkan?

“Shifrat e fundit e 1/3 që kanë plan të largohen, është shumë shqetësuese. Besoj se vetmja formë sesi zgjidhet është ndryshimi politik, është në konceptin e mendësisë. Çiftet e reja të lidhin jetën dhe të bëjnë fëmijë këtu në Shqipëri. Sa kohë do të kemi të njëjtën sjellje politike, do të vazhdojmë të kemi të njëjtin trend largimesh”-shton eksperti.

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, mes tyre Llalla, Doshi, Dako dhe Berisha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur të padëshiruar afro 600 persona që prej vitit 2018 e deri në fund të 2024. Pra në 7 vite (në 2018 nisi për herë të parë sanksionimi sipas ligjit 7031 C), administrata e Trump dhe më pas ajo e Biden, janë treguar të ashpra ndaj personazheve të korruptuar dhe që përbëjnë kërcënim për demokracinë.

Nga viti 2018 dhe deri në vitin 2023, janë shpallur të padëshiruar në kuadër të ligjit 7031 C plot 583 individë. Gjatë vitit 2024 numri ka qenë më i ulët se herët e tjera, por kanë vijuar sanksionimet, ku vetëm në Ditën e Luftës Kundër Korrupsionit, kur dhe u dekorua Altin Dumani, u shpallën të padëshiruar 14 individë, mes të cilëve dhe ish-zv/kryeministri maqedonas Artan Grubi.

Por interesant është fakti se individi i parë i shpallur në botë i padëshiruar është Adriatik Llalla. Në listën me individët e padëshiruar në SHBA, Llalla është ai që udhëheq. (Lista përmban të dhëna nga viti 2018 deri në shtator 2023, ndërkohë që vetë DASH te faqja zyrtare ka publikuar listat me emra e sanksionuar më pas).

Ish-kryeprokurori Llalla u shpall i padëshiruar në vitin 2018 bashkë me gruan dhe fëmijët për shkak se akuzohet se është përfshirë në korrupsion madhor. Llalla u dënua me dy vite burg nga gjykata e posaçme, por ai është arratisur.

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe Doshi

Të dhënat e DASH

Emri i dytë që prin listën është kreu i PSD, Tom Doshi. Edhe ai u shpall “non grata” në vitin 2018 për korrupsion masiv. Doshi më pas u largua nga Parlamentit dhe drejton në hije partinë e tij.

Lista vijon me emra si Nikola Spiric, deputet në Bosnje dhe Hercegovinë; Jahja Jammeh, President i Gambisë; Roberto Jose Rivas Reyes, Kryetar i Parlamentit në Nikaragua; Blanca Aida Stalling Davila, ish-gjyqtare e lartë e Guatemalës; 16 zyrtarë të lartë sauditë të përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e Jamal Khashoggi; Kryeministri i Çeçenisë, Muslim Magomedovich Kchuchiev, etj.

Më pas kemi emra si Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe Sali Berisha-ish-kryeministër.

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe Doshi

Lista ku ndodhet Berisha

Pak ditë më parë presidenti Biden ndryshoi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin dhe flitet se mund të ketë emra të tjerë non grata këto ditë, para se ai të largohet nga Zyra Ovale.

Por edhe me largimin e tij, pritet që të vijojë kjo skemë. Duhet theksuar se ishte Trump ai që e futi i pari shpalljen “non grata” sipas ligjit 7031 C, duke sanksionuar të parin Adriatik Llallën.

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe DoshiSHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe DoshiSHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe Doshi

SHBA mbi 600 persona “non grata” në 7 vite, Llalla dhe Doshi

“Përçmimi”, aty ku vdes dashuria

(Shënime për romanin “Përçmimi” të shkrimtrit Alberto Moravia)

Nga Namir LAPARDHAJA

Kur nis e lexon romanin “Përçmimi” të Moravisë e ke të vështirë ta heqësh nga dora pa përfunduar faqen e fundit. Vepra të ka përfshirë të gjithin, sepse je futur në një oqean të pafundm leximesh dhe interpretimesh për letërsinë e madhe, njëkohësisht nëpërmjet një “grepi” të padukshëm autori të ka bërë pa e kuptuar pjesëmarrës në fabulën e tij.
“Penelopa e përçmon Uliksin, sepse nuk ka vepruar si burrë, si bashkëshort dhe si mbret kundër pafytyrësisë së mëtuesve… Ky përçmim shkakton nisjen e Uliksit për në luftën e Trojës… Uliksi, duke e ditur se në shtëpi e pret një grua që e përçmon, në mënyrë të pavetëdijshme e vonon sa mundet kthimin aty… Për të rifituar respektin dhe dashurinë e Penelopës, Uliksi vret mëtuesit…” Reingoldi, regjisori që është thirrur nga producenti Batista, për të bërë një film për Odisenë, e interpreton kështu personazhin homerik që është larguar nga Itaka për në luftën e Trojës, ndërkohë që në shtëpi e pret bashkëshortja, Penelopa, e cila end në avlëmend, në pritje të vendosur për të mos rënë pre e ngacmimeve dhe joshësve. Fragmenti i shkëputur është një bisedë mes tij dhe skenaristit të filmit, Rikardo Moltenit, rrëfimtar dhe personazh kryesor. Diskutimi mes tij dhe regjisorit, që përfshin një pjesë të konsiderueshme të romanit, në thelb, ka të bëjë me atë nëse “Odiseja” është një rrëfim për aventurat e Odisesë, një poemë për ndershmërinë bashkëshortore, apo një pritje e gjatë e gruas si ndëshkim ndaj burrit që vonon të kthehet në shtëpi edhe pas përfundimit të luftës. Regjisori dëshiron të nxjerr një film psikologjik, që gjen shpjegimin vetëm ndëpërmjet teorive frojdiste, ndërkohë producenti kërkon një film ku të mbizotërojë aventura. Nëpërmjet diskutimeve dhe ideve të personazheve, Moravia nuk bën gjë tjetër vetëm se përcjell mendimet e veta për letërsinë, artin, filmin, neorealizmin, jetën, moralin etj.
Përfshirja në subjekt dhe diskutimet për “Odisenë” e Homerit jepen në sfondin e ngjarjes për të cilën flet romani. Molteni dhe Emilia janë burrë e grua. I pari dramaturg në profesion, në ëndrrat e tij dëshiron të bëjë punë të vlefshme, mirëpo, për shkak të vështirësive ekonomike (sapo ka blerë një shtëpi), i duhet të punojë si skenarist i rëndomtë filmash, kurse e shoqja, ish-daktilografiste, me pak kulturë dhe nga një familje modeste, e dashuruar pas të shoqit dhe shtëpisë së re. Kjo dashuri zgjat vetëm dy vjet. Në krye të tyre, burri zbulon se gruaja nuk e dashuron më. Këtu fillon rrëfimi i ngjarjes në vepër. Sikurse Odiseja që endet Mesdheut, rrëfimtari rreket me vendosmëri të habitshme të zbulojë se pse bashkëshortja e tij nuk e dashuron. Madje, më shumë se kaq: ajo e urren, e përçmon. Kemi një roman që fillon me pasojën (në faqen e parë tregohet dyshimi dhe mungesa e dashurisë) dhe nëpërmjet retrospektivës, personazhi kryesor, që rrëfen në vetën e parë, rikthehet pas në kohë dhe tregon të gjithë historinë se si është arritur deri në momentin kulmor, kur bashkëshortja i ka thënë: “…Unë të përçmoj…ja çfarë ndiej për ty, ja pse s’të dua më…Të përçmoj dhe më vjen ndot sa herë që më prek…Ja, kjo është e vërteta…të përçmoj dhe më kall krupën.” Fjalët e saj kanë ardhur pas një insistimi të gjatë nga Molteni. Ndërkohë, në vend që pas tyre të mbarojë gjithçka, ai nuk i jep fund lidhjes, duke vijuar në kërkimin e arsyeve të këtij përçmimi.
Subjekti i romanit komplikohet me interpretimet psikologjike dhe psikanalitike të personazheve, që lexojnë vetveten tek ngjarjet mitologjike. Vepra duket sikur tregon historinë e një burrit që e do të shoqen, por kjo dashuri nuk i kthehet me të njëjtën monedhë. Në fakt, ai është më shumë se kaq. Përveçse një lexim i ri për artin e madh, është një himn për dashurinë dhe familjen, një kambanë alarmi e bjerrjes së vlerave në shoqërinë moderne. Është një thirrje për ruajtjen e kësaj marrëdhënieje delikate në mënyrë të kujdesshme dhe të dyanshme.
Tek historia e Penelopës dhe e Uliksit përsonazhet shohin të mishëruar veten. Sipas interpretimit në roman, Penelopa e përçmon Uliksin, sepse nuk ka vepruar si burrë, si bashkëshort, si mbret, ndaj atyre që e joshin dhe ngulmojnë për ta shtënë në dorë, ashtu sikurse Emilia e përçmon Moltenin, sepse ai nuk është treguar burrë, bashkëshort i vërtetë dhe i kujdesshëm, në momentin që asaj i është vardisur Batista, pikërisht në sytë e të shoqit, ndërsa ai nuk ka bërë kurrfarë përpjekjeje për ta penguar.
Nëpërmjet një rrëfimi të thjeshtë, që ngërthen një shumësi ngjarjesh dhe leximesh; fraze të zhveshur, por me një tension konstant dhe të vazhdueshëm; Alberto Moravia tek “Përçmimi” ka ndërtuar një narrativë mjeshtërore, që të bën për vete si bashkëpjesëmarrës, njëkohësisht të tregon për psikologjinë dhe jetën e zbrazët të shoqërisë së konsumit.

Importi falimenton fermerët e Korçës/ Qepët e Maliqit përfundojnë në kanal, fermerët kërkojnë kompesim

Dhjetëra kuintal me qepë e patate te prodhuara në Maliq po hidhen ne kanal, ndërsa në treg dominojnë produktet e importuara nga Serbia dhe vendet e rajonit. Fermerët fajësojnë Ministren e Bujqësisë e cila nuk e mbajti premtimin për formalizimin e tregut dhe mbrojtjen e produktit vendas.

Fermerët e qepës dhe patates tregojnë se asnjë grumbullues nuk u afrua për te mbledhur prodhimin e tyre. Ndërsa, shkak duket se është bërë konkurenca e produkteve të importit.

“Kam prodhuar 1500 kuintal qepë dhe gjysmën e kam derdhur në kanal se s’ka treg. Vijnë qepët nga jashtë, nga Serbia e vende të tjera. Unë investova 15 mijë euro dhe kam marrë deri tani 4 mijë euro”, tha një fermer.

Fermerët thanë se stoku është më i madh se vitet e kaluara ndaj kërkojnë vlerësim dhe kompensim nga Ministria e Bujqësisë.

“Nuk shitet se vjen malli nga jashtë. Unë bëra 700 kuintal dhe s’kam shitur as 250 kuintal. Ku të shkoj, ku te mbytem! Me këtë punë jetojmë të gjithë si familje dhe me një pension 13 mijë lek në muaj”, tha një fermere e Maliqit.

“Shteti duhet të na dëmshpërblejë se ky dëm na erdhi nga shteti, jo nga natyra (moti). Ne duam dëmshpërblim se ministrja na premtoi se do na mbështesë, por asgjë nuk bëri. Të mblidhet Qeveria se fermeret kanë humbje të mëdha! Unë për vete kam 100 mije euro dëm nga prodhimi i mbetur në stok”, tha një kultivues.

Në bashkinë e Maliqit kultivohen rreth 850 hektarë qepë dhe 800 hektarë patate përkthyer në afro 60 mijë ton prodhim vjetor.

Shqiptarja