30.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025

U ekstradua nga Stambolli, “mbreti i kokainës” Dritan Rexhepi paraqitet në GJKKO! Do të njihet me masën e sigurisë

Baroni i drogës, Dritan Rexhepi, është paraqitur sot në GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.

 

Burime për News 24 bëjnë me dije se GJKKO do t’i komunikojë sot masën e sigurisë “mbretit të kokainës” i cili dy ditë më parë u ekstradua nga Stambolli në Tiranë.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Dritan Rexhepi mbërriti në vendin tonë mesditën e 8 janarit, pasi u ekstradua nga Turqia, ku edhe u arrestua në një vilë luksoze ku ishte akomoduar në Stamboll.

Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi konsiderohet si shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndaj tij rëndojnë akuza të shumta si “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

45-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse:

-Në vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin G. D., ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit J. P., pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i shtetasit J. P., kishte vjedhur në Angli, një kontenier me lëndë narkotike në pronësi të 45-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij;

-Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;

-Në vitin 2013, është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 06.10.1999, në një lokal në Krujë, 45-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin D. K., si dhe ka plagosur pronarin e lokalit, shtetasin R. B., i cili ka humbur jetën më pas, në spital;

-Në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi, në Firence. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditë burgim.

Aksident i trefishtë në rrugën Lezhë-Milot, autobusi që transportonte nxënës përplaset me dy makina

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Milot.

 

Burime bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një autobus transporti nxënësish dhe dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës. Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar, dhe nxënësit kanë vijuar rrugën me mjete të tjera transporti.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

KLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione në skaner gjatë 2025-ës!

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka miratuar listën e institucioneve që do të auditohen gjatë vitit 2025.

Institucioni i drejtuar nga Arben Shehu duket se do të ketë një punë shumë intensive, pasi janë planifikuar afro 180 auditime dhe në listë janë shumë institucione të rëndësishme.

Ajo që bie në sy është se KLSH këtë vit do të hyjë në Kryeministri. Sipas planit, synohet të bëhet një auditim përputhshmërie dhe financiare, për të parë se si janë shpenzuar paratë e qytetarëve gjatë periudhës janar 2022-dhjetor 2024.

Duhet theksuar se qeveria ka bërë një luftë të madhe kundër KLSH. Ky është organi i vetëm që nuk e ka kapur dot ekzekutivi dhe institucioni bashkë me drejtuesin janë sulmuar fort, sidomos në Komisionin e Financave.

Eduard Shalsi është përdorur si “snajper”, por si duket KLSH nuk është trembur ndaj presioneve dhe shantazheve, madje dhe planeve për ta shkrirë si institucion. Të shohim se sa i larë do të dalë Rama në fund të auditimit.

Ndërkohë janë disa organe të tjera interesante që do të auditohen këtë vit nga ky institucion. Përmendim Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive. Ky organ prej disa vitesh e ka humbur rëndësinë. Edhe pse ka në dorë pasuritë e pushtetarëve, thjesht arkivon dosjet. Këtë vit do të shohim se si janë përdorur fondet.

Po ashtu KLSH do të shkojë te dy organe të kritikuara shumë, AHZBR dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. AZHBR u akuzua për abuzime me fondet e BE, ndërkohë që kreu i FSHZH është nën hetim nga SPAK.

Po ashtu do shkohet te disa ministri, si ajo e Arsimit, Shëndetësisë apo e Infrastrukturës. Po ashtu KLSH do të auditojë thuajse gjithë bashkitë në vend.

 KLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione në

KLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione në

“Veliaj po kërkon me bukë në trasje Nesti Angonin”/ Klodiana Lala: SPAK sekuestroi telefonat e personave të rëndësishëm të tij

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Lala tha se SPAK ka sekuestruar edhe telefonat e personave të tjerë të lidhur me Veliajn.

“Në datën 6 dhjetor, oficerët e BKH ushtruan kontroll në bizneset e Ajola Xoxa dhe Arbër Veliajt. Morën celularin personal të zonjës Xoxa dhe celularin e vëllait, Arbër Veliajt, celularin e Elman Abule dhe Marisa Nito. Nga 6 dhjetor deri sot SPAK ka bërë këto veprime. Ka marrë dëshminë e Xoxës, Veliajt. Ka zbuluar detaje që nuk i dinim, si ishte nisur hetimi, veprat penale, etj. Ka pyetur Marisa Niton, bashkëshorten e Elman Abule.

A mund të bëjë SPAK më tepër? Sigurisht. A duhet të veprojë me urgjencë? Veliaj është vënë me bukë në trajsë për të kërkuar Nesti Angonin, nuk e kërkon për të bukur, por për ta intimiduar. SPAK ta kritikojmë kur duhet dhe ta shtyjmë pozitivisht. Nëse e kërkojmë hetimin në studio, i bie të mbyllet prokuroria.

Historia e hetimit, për Metën dhe Kryemadhin hetimet ishin drejt finalizimit, nuk e di përfundimin, por mjaftoi një celular në shtëpinë e nënës së Kryemadhit, kaluan edhe 8 muaj për të ndërtuar një çështje krejt të re. 

Në informacionet që kam, janë sekuestruar edhe celularë të tjerë, të personazheve të rëndësishëm në raport me Veliajn. Nuk kam dokument dhe nuk nxjerr dot emra, por janë të rëndësishëm në mënyrën se si dyshohet se është kryer korrupsioni. 

Deri dje thuhej me të lartë, nuk e thërrasin ta pyesin, ja u thirr dhe iu kontrollua biznesi i bashkëshortes”, tha Lala.

Qeveria britanike njofton se ka deportuar mbi 16,000 emigrantë në 6 muaj, planifikon sanksione të reja kundër kryetrafikantëve

Qeveria laburiste njoftoi sot se ka deportuar 16,400 emigrantë të parregullt nga Britania në gjashtë muaj, shifra më e lartë që nga viti 2018.

Pas marrjes së detyrës, kryeministri Keir Starmer hoqi planin e qeverisë konservatore për të dëbuar emigrantët në Ruanda dhe njoftoi krijimin e Komandës së Sigurisë Kufitare (BSC) për të luftuar paligjshmërinë emigracionin.

Përpjekjet janë përqendruar në çmontimin e rrjeteve të kontrabandës që mbushin emigrantët në varkat që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Në të njëjtën kohë, ata po përpiqen të identifikojnë emigrantët e paligjshëm që jetojnë në Britani për t’i deportuar.

“Mesazhi ynë për ata që duan të vijnë këtu në mënyrë të paligjshme është i qartë: Ju po i shpërdoroni paratë tuaja duke u besuar këtyre bandave të neveritshme dhe do të ktheheni parapa”, tha kryeministri Starmer.

Qeveria britanike po planifikon gjithashtu një regjim të ri sanksionesh kundër kryetrafikantëve që shtyjnë dhjetëra mijëra emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.

Në vitin 2024, më shumë se 36,800 migrantë të parregullt mbërritën në Britani, një shifër që përfaqëson një rritje prej rreth 25% krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetëra njerëz vdiqën në Kanalin Anglez.

Dëmtimi e shqetëson, Xhaka në dyshim për supersfidën kundër Borusias

Granit Xhaka është shfaqur në dyshim për ndeshjen e Bajer Leverkusen në Bundesligë me Borusia Dortmund të premten. Shqiptari mori një goditje në stërvitje të martën, ku mesfushori u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Fatmirësisht për kampionët e Gjermanisë, ekzaminimet fillestare kanë zbuluar se nuk ka ndonjë lëndim serioz, sipas “Kicker”. Megjithatë, është e dyshimtë që 32-vjeçari do të jetë i aftë për ndeshjen e parë konkurruese të Leverkusenit të vitit 2025, kundër Dortmund të premten, me disponueshmërinë e tij të varur nga mënyra se si zhvillohen dhimbja dhe ënjtja gjatë ditëve të ardhshme.

Xhaka ka luajtur çdo minutë për “Aspirinat” deri më tani në ligë këtë sezon.

Tre ushqime që veprojnë si antidepresantë për shëndetin tonë

Një periudhë stresi intensiv mund ta çojë dikë drejt ngrënies së tepërt. Megjithatë, në realitet, ngrënia “emocionale” ofron vetëm një ndjenjë të përkohshme lehtësimi që mund të ketë një efekt negativ në ekuilibrin tonë mendor, si dhe në peshën tonë.

Disa ushqime funksionojnë vetë si antidepresantë dhe është mirë t’i konsumoni në kohë stresi.

Shikoni tre prej tyre…

1. Avokado

Ky frut përmban, ndër të tjera, luteinë, beta-karoten, vitaminë E dhe acid folik dhe mbron trupin tonë kundër stresit intensiv. Ai është gjithashtu i pasur me yndyrna, domethënë me yndyrna të dobishme të pangopura.

2. Arra

Arrat, përveçse janë një ushqim me vlera ushqyese që i sjellin dobi trurit tonë në mënyra të ndryshme, mund të na japin edhe një gjumë të qetë. Së pari, ato përmbajnë melatonin, e cila duket se rrit përqendrimin e këtij hormoni në gjak.

3. Çaji jeshil

Çaji jeshil është vërtetuar shkencërisht se ndikon në nivelet e serotoninës në tru, të cilat janë përgjegjëse për humorin tonë të mirë. Dy filxhanë çaj jeshil në ditë janë ideale!

Rama po e përdor energjinë si “karamele” elektorale, ja ç’ndodh me çmimin në Europë

Enti Rregullator i Energjisë dhe më pas Qeveria po shesin si suksesin më të madh të 34 viteve uljen e çmimit të energjisë me 1 lek.

Konsumatorët paguajnë 9.5 lekë për KWH pa përfshirë këtu TVSH 20%, ndërsa në total bashkë me taksën 1 KWH energji në Shqipëri për konsumatorin famil;jar është 11.4 lekë. Me uljen me 1 lek për KWH, tashmë çmimi i energjisë shkon në 10.4 lekë.

Vendimi vjen 4 muaj para zgjedhjeve dhe ngjan si një karamele që u ofrohet shqiptarëve nga Qeveria, e ngjashme me atë faljen e gjobave.

Qeveria pretendon se nga kjo masë, pra ulja me 1 lekë do të përfitojnë rreth 1 mln shqiptarë, që nuk harxhojnë më shumë se 700 KWH në muaj, pasi në të kundërt nuk do të përfitojnë uljen e çmimit. Qeveria pretendon se kursini është 100 euro në vit, edhe pse ekspertë të pavarur nga përllogaritjet e konsiderojnë masën e kursimit jo më shumë se 28 euro.

Nga gjithë ky operacion i Qeverisë nuk përfitojnë konsumatorët jofamiljarë, pra bizneset, edhe pse në shumë nga vendet e Europës, përfshi edhe ato të BE-së ka pasur një ulje të çmimit përsa i takon konsumatorëve jofamiljarë të energjisë.

Rama po e përdor energjinë si "karamele" elektorale, ja

Por çfarë ndodh me çmimin e energjisë në Europë, përfshi edhe vendet e Rajonit?

Referuar analizave zyrtare të Eurostat, përgjatë 2024 çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë u rritën në 10 dhe u ulën në 15 vende të BE-së, krahasuar me 2023. Rënia më e madhe është regjistruar në Holandë, ku çmimi u ul me 29%, ndërsa rritja më e madhe ishte në Irlandë me 37%.

Përgjatë 2024, Luksemburgu, Austria dhe Holanda dhanë më së shumti ndihma për konsumatorët familjarë, ndërsa çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët jofamiljarë në BE ranë me-13% krahasuar me 2023.

Çmimet e energjisë elektrike jo-familjare në BE ishin më të lartat në Irlandë (0,256 € për KWH) dhe më të ulëtat në Finlandë (0,0939 € për KWH).

Rama po e përdor energjinë si "karamele" elektorale, ja

Nëse i referohemi grafikëve të Eurostat, Shqipëria pothuajse ka të njëjtin nivel me Bullgarinë dhe Hungarisë, sa i takon çmimit të energjisë, ndërkohë që krahasuar me vendet e Rajonit, çmimet janë më të larta se në Bosnje, Kosovë, Serbia, është pothuajse në të njëjtën kuotë me Malin e Zi, po ka çmime më të larta se Turqia dhe Gjeorgjia.

Ajo që vihet re nga analizat e Eurostat është fakti se në Shqipëri çmimi i energjisë elektrike nuk lëviz, pra pavarësisht se çfarë ndodh në tregun ndërkombëtar, uljeve apo ngritjeve, këtu nuk ka asnjë lloj ndikimi.

Rama po e përdor energjinë si "karamele" elektorale, ja

Kështu nga 35 vende ku kemi lëvizjeve të çmimit të energjisë (14 me rritje dhe 21 me ulje), Shqipëria qëndron statike, të paktën deri në momentin kur hyn në fuqi hyrja e trumpetuar nga Qeveria.

Rama po e përdor energjinë si "karamele" elektorale, ja

Nëse do të ishte një vendim i përcaktuar nga kushtet e tregut natyrisht një vendim i tillë mund të ishte marrë që në 6 mujorin e dytë të 2024-ës, sikundër vepruan shumë nga vendet e BE-së dhe jashtë saj. Ndaj dhe një vendimmarrje në prag të zgjedhjeve, më shumë ngjan si një vendim elektoral, aq më tepër që pasohet nga një tjetër vendim ai i bosnusit për pensionistët në pranverë.

Rama po e përdor energjinë si "karamele" elektorale, ja

 

Andoni: Urdhri i SHBA kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, problem serioz për Berishën

Analisti Ben Andoni ka komentuar situatën politike në vend, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 Majit. Në një intervistë për RTSH24, Andoni theksoi se problemi kryesor që ka sot PD-ja dhe opozita është identifikimi me Sali Berishën dhe statusit të tij të non gratës.

Sipas tij, kjo ka për të qenë dhe më e vështirë në zgjedhjet e 11 Majit, po të kemi parasysh që vetëm një ditë më parë, administrata në ikje e Presidentit të SHBA-ve ka nxjerr urdhrin e tretë ekzekutiv kundra njerëzve me rekorde negative në Ballkan.

“Gjeja që nuk më pëlqen është identifikimi I PD-së me vetveten që bënë z. Berisha. Kjo qasje e pengon jashtëzakonisht opozitën sepse z. Berisha ka statusin non grata , dhe nuk është kaq e thjesht sa e komentojnë vete eksponentët e PD-së. Këtë mund ta lidh dhe që së fundmi administrate në ikje e Presidentit Joe Biden, ka nxjerr urdhrin e tretë ekzekutiv kundra njerëzve me rekorde negative në Ballkan”-nënvizon ai.

Sipas tij, Berisha është nga të parët e listuar, ish-zv Kryeministri i Maqedonisë së Veriut po ashtu, Artan Grubi apo dhe individ të tjerë.

Opozita duhet ta mendoj me kujdes jo vetëm ofertën e saj për zgjedhjet e 11-Majit por dhe të ardhmen e saj. PD-ja duhet të mendoj një ofertë për publikun i cili në vetvete po kërkon një të djathtë të re.  Me sa shohim sot, në këtë parti më shumë improvizohet dhe sajohet sesa ka një plan realisht për të ardhmen. Në bazë të informacioneve që kam, PD-ja do të prezantoj planin e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë por ende nuk ka një shtab që merret me planin por vetëm znj. Tabaku”, tha ai.

Sipas Andonit, PD-ja nuk po bënë mosbindje civile sepse nëse do të ishte kështu, Berisha nuk do të ishte paraqitur para Gjykatës ditën e hënë.

Këto katër muaj që kanë mbetur opozita duhet të prezantoj shtyllat e saj sesi do të qeverisi  vendin në rast fitore”, deklaroi ai.

Ndërsa duke analizuar mazhorancën, Andoni tha që ajo po prezantohet në opinion publik me projektet që kanë bërë këto vite, sesa me një retorik kundërshtuese me opozitën.

“Kjo është një qasje për të krijuar idenë se nuk ekziston opozita por problemi më i madh i mazhorancës është vetë përballja e tyre me publikun.  Ka vërtetë një rritje ekonomike në Shqipëri por kjo rritje nuk është e materializuar në rritjen e mirëqenies së publikut. Me gjithë turizmin e madh në vend, me investimet në procesin e integrimit apo dhe ndërtimet e shumta nuk kanë përmirësuar jetën e shqiptarëve.

Një tjetër çështje që komentoi në studion e RTH-së Ben Andoni ishte dhe ajo e kreut të Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj që po hetohet nga SPAK.

“Problemi më i madh që ka sot PS-ja është problemi që ka sot z. Veliaj. Por vetë mazhoranca ka bërë një zgjidhje interesante që pothuajse e kanë zhveshur nga shumë element dhe angazhime brenda partisë.  z. Veliaj e presin sfida të mëdha ku nga pretendente kryesor pas z. Rama tashmë është alternativa për të shpikur një Veliaj të ri për të bërë karrierë brenda partisë, gjë që është shumë e vështirë”, tha Andoni.

Në përfundim, Andoni tha se Rama po bënë fushatë me individë që nuk janë të përfolur nga drejtësia.

Rama  narracionin e tij të ri politik për ofertën e 11 majit po e bënë me individë që nuk kanë indicie nga drejtësia.  Ndaj unë mendoj që oferta e mazhorancës mund të vonojë por do të jetë një ofertë që do të përmblidhi më shumë një zhvillim modernë të Shqipërisë dhe brenda besoj se do të ketë dhe Mea Culpa të mëdha me atë që ka ndodhur në mandatin e tij të tretë”, përfundoi ai.

Artan Hoxha paralajmëron përgjime për Ramën! Ja ç’ndodh me Veliajn brenda janarit

Gazetari Artan Hoxha shprehet se konferenca e fundvitit e kryeministrit Edi Rama me gazetarët, prodhoi mesazhe të qarta, mbi atë se çfarë pritet të dalë për të në ditët në vijim.

Hoxha tha se mbrojtjen që Rama i bëri kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk e ka bërë për asnjërin nga socialistët e tjerë të partisë.

Sipas Hoxhës, përgjimet ec janë e dhëna më e fortë për SPAK, lidhur me hetimin e korrupsionit zgjedhor. Për gazetarin Hoxha, askush nuk po merret me thelbin e çështjes dhe shqetësimin e qytetarëve, sa i përket incineratorit të Tiranës, që sipas tij po helmon jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit në Sharrë.

“Pjesa dërrmuese e konferencës së Ramës ishte në apologji për Veliajn, gjë që nuk e bëri për Ahmetajn, Beqajn e të tjerë.

Atë ditë kishte 3 mesazhe, së pari kush e kontrollon lojën e së dyti për mbështtjen për Veliajn, së 3, çoi këtë gjënë tjetër për të minimuzuar gjërat që do të dalin. Është shumë interesante, për ato që do të dalin për Ramën.

Hetimet që kanë të bëjmë me krimet e kriptuara janë historike, ato janë para zgjedhjeve të 2021. Ajo që ulërin, është se si është zhvilluar fushata dhe si kanë lëvizuar forcat e nëndheshme që çuan në këto rezultate.

Nuk shoh asnjë çështje për krimet zgjedhore, ndërsa aty i kanë pasur. Krimi dhe organizatat kriminale, ndanin pushtetin me njëri-tjetrin. Aty s’del asnjë e dhënë, deri tani s’ka agjsë. Vijnë dëhsmitarë një nga një, në paradë, në tapet… Në vend të merremi me thelbin e shqetësimit të publikut, ne merremi me këto faturat. Këto janë teknikalitete.

Isha në një rast, në një vaki në Sharrë. Sa kaluam Kombinatin, ishin bërë male, tre male të mëdha dhe vetëm shtohej, rritej më shumë në Sharrë. Nuk qëndroje dot. Ne nuk merremi me diçka që helmon. Po helmojnë dhe të vdekurit.

Interesi i qytetarëve është kjo gjëja e madhe që po i dëmton çdo ditë. Te incineratori Veliaj s’është, te 5D jo…s’ka shkuar me avokat, emri i tij s’është i regjistruar”, tha Hoxha.