32.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025

I përket Danimarkës prej 600 vitesh, përse interesohet Donald Trump për Groenlandën? Ishulli më i madh në botë, i pasur me lëndë të para dhe në pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.

 

Groenlanda është në pjesën më të madhe e mbuluar nga akulli, ishulli më i madh i botës ka vetëm, rreth 56.000 banorë. Ky territor është i pasur në lëndë të para dhe pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut. Ai i përket Danimarkës që prej 600 vjetësh, dhe gëzon autonomi të zgjeruar. Deri tani Groenlanda ka hequr dorë nga një pavarësi e plotë.

Çfarë kërkon Trump?

Pak para Krishtlindjes Trump sërish hapi diskutimin për Groenlandën. SHBA-ja është e mendimit, që “në interesin e sigurisë kombëtare dhe të lirisë në botë” është një “domosdoshmëri absolute”, ta posedosh dhe kontrollosh Groenlandën, deklaroi presidenti i ardhshëm. Me këtë republikani i referohet përpjekjes së dështuar të tij gjatë mandatit të parë duke propozuar më 2019 për ta blerë Groenalndën.

Djali i tij, Trump Jr. vizitoi (07.01.2025) ishullin, sikurse u komunikua gjatë një udhëtimi privat. Në të njëjtën ditë Trump Senior dha një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida. Në deklarimin e tij ai nuk përjashtoi as hapat ushtarakë apo imponimin ekonomikisht për të vendosur kontrollin ndaj Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë. “Ky është një deal, që duhet të realizohet”, tha Trump.

Mund ta blejë Trump Groenlandën?

Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar. Për propozimin e tij për blerjen e ishullit më 2019 Trump mori një refuzim të prerë nga Danimarka dhe Groenlanda. Ngjashëm ishin reagimet edhe aktualisht. “Groenlanda na përket neve. Ne nuk jemi në shitje dhe asnjëherë nuk do të dalim në shitje”, deklaroi kryeministri i ishullit, Mute Egede.Në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri megjithatë kryeministri i Groenlandës u shpreh për një pavarësi nga Danimakra.

Ç’mund të ndodhë me një pavarësi të Groenlandës?

Groenlanda që nga viti 1953 është koloni daneze dhe tani është një territor i vetëadministruar brenda mbretërisë. Që nga viti 2009 ishulli ka të drejtën të mbajë referendum për shpalljen e pavarësisë. Nëse ndodh kjo, Groenlanda mund të vendosë për një afrim me SHBA-në në formën e një marrëveshjeje asociimi ngjashëm si me ishujt Marshall, Mikronezinë dhe Palaun në Paqësor.

Shumica e banorëve të ishullit ndonëse duan pavarësinë në sfondin e varësisë ekonomike prej Danimarkës dhe BE-së janë skeptikë. Në pranverë në Groenlandë zhvillohen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Pavarësia nga Danimarka është një temë e rëndësishme në fushatën elektorale.

Çfarë u ofron Trump Groenlandës dhe banorëve të saj?

Trump i premton Groenlandës dhe 56.000 banorëve të saj mbrojtje, ndonëse deri tani ai asnjëherë nuk është shprehur për motivet e dëshirës së tij. Ekonoikisht dhe në aspektin gjeopolitik me këtë do të rritej influenca ndaj rajonit të pasur me lëndë të para. Pikërisht tani me shkrirjen e shtresave të akullit dhe daljen në pah të pasurive nëntokësore edhe Rusia dhe Kina gjithnjë e më shumë po përpiqen me ngulm të ngrenë pretendimet e tyre. SHBA-ja me shtetin federal të Alaskës pranë Árktikut që prej vitit 1951 ka një bazë aviacioni në veri-perëndim të Groenlandës.

Profesori i shkencave politike në Këln, Thomas Jäger në një intervistë për televizionin privat NTV, ka shprehur edhe një tjetër mendim të mundshëm që mund të ketë Trump: “Mund të përfytyrohet, se Trump dëshiron që ta vendosë veten në radhën e presidentëve me traditë, të cilët e kanë zgjeruar dukshëm territorin – në shekullin e 19, SHBA u shtrinë më tej në perëndim dhe pastaj blenë Alaskën. Kjo do ta bënte atë vërtetë një ndër presidentët e mëdhenj.”

Por pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siç ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Groenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Groenlanda e akullt mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

Groenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Groenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Groenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh Groenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Groenlandёs.

Pak njerёz, aspak rrugё

Sot nё Groenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Groenlandё.

Nё mbarё ishullin mungojnё rrugёt e hekurudhat, qё mund tё lidhin qytetet dhe fshatrat. Rrugё ka midis qyteteve, por ato pёrfundojnё nё periferi tё qytetit. Pёr tё shkuar nga njё qytet nё tjetrin banorёt e Groenlandёs pёrdorin avionё, anije, helikopterё, gomone ose slita me qen.

Me ndryshimin e klimёs edhe nё Groenlandё mund tё ndryshojё diçka.Mё pak akull nё kёtё ishull nёnkupton edhe mё shumё hapёsirё jetese pёr njerёzit. Shkrirja e akujve çliron lёndё tё para tё rёndёsishme, tё cilat janё tё mbrojtura: Ndёr tё tjera naftё, minerale tё rralla, gaz natyror dhe uran.

Sё shpejti do tё nisё gjuetia pёr elementё tё tillё. E presidenti i zgjedhur i SHBA-sё si biznesmen ka njё nuhatje tё fortё pёr tё tilla gjёra./DW

Donald Trump hyn në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara për herë të parë, pas ngjarjes së 6 janarit

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump mbërriti në Senatin amerikan të mërkurën me synimin për të bashkuar republikanët rreth një strategjie për uljen e taksave, për kontrollet kufitare dhe rritjen e prodhimit të karburanteve fosile, 12 ditë përpara se të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

 

Zoti Trump hyri në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara për herë të parë që kur mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën më 6 janar 2021, bazuar në pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ai bëri nderimet e tij me një vizitë tek arkivoli i ish-Presidentit Jimmy Carter në hollin e Kapitolit, përpara se të takohej me republikanët, që kanë një shumicë 53-47 në Senat. Presidenti i zgjedhur Trump do të marrë pjesë në funeralin e ish-Presidentit Carter të enjten në Uashington.

Screenshot_18

Me një shumicë të ngushtë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët ende nuk kanë rënë dakord nëse duhet të ndjekin një projektligj që përmban përparësitë e tij, ose dy projektligje, si dhe duket se kanë pikëpamje të ndryshme rreth asaj që legjislacioni duhet të përmbajë.

Disa senatorë republikanë kanë argumentuar se duhet ta ndajnë axhendën e zotit Trump në dy projektligje, duke i lejuar ata të arrijnë një sukses të shpejtë për politikën kufitare dhe energjitike, përpara se të merren me çështjen më të mprehtë, atë të taksave.

Screenshot_17

Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve paralajmërojnë se, duke patur parasysh shumicën e tyre të ngushtë, përqasja me dy hapa rrezikon të dështojë në miratimin e projektligjit të dytë, që zgjat uljen e taksave të miratuara gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.

“Po shqyrtojmë nëse do jetë një apo dy projektligje. Çfarëdo që të jetë, nuk ka rëndësi, ne do të marrim rezultatin”, u tha Presidenti i zgjedhur Trump gazetarëve, ndërsa po ecte në Kapitol.

Ata gjithashtu do të duhet të merren me mënyrën se si të kompensojnë efektet e uljeve të reja të taksave tek borxhi në rritje i vendit prej 36 trilionë dollarësh.

Në një shenjë të mundshme të zhvillimeve që do të vijojnë, zotit Trump iu desh të ndërhynte në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar, kur Kryetari Mike Johnson fillimisht nuk pati votat e nevojshme për rizgjedhjen në postin e tij të lartë. Pas gati dy orësh negociatash, një telefonatë nga Presidenti i zgjedhur Trump ndihmoi që dy kundërshtarë republikanë të linjës së ashpër, të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe të mbështesin zotin Johnson.

“Asgjë nga këto nuk ndodh pa udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë. Diferenca është thjesht shumë e vogël”, u tha gazetarëve senatori republikan Thom Tillis. “Presidenti Trump merr statusin e kapitenit për zgjidhjen e votimit për kryetarin. Dhe ne do të kemi nevojë që ai ta vazhdojë këtë rol, për t’i përfunduar këto projektligje. Është e logjikshme”.

Të premten, presidenti i zgjedhur do të fillojë takime treditore me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në rezidencën e tij Mar-a-Lago, në Florida.

“Ai duhet të dëgjojë se cilat janë përshtypjet tona për sa i përket mënyrës se si do të arrijmë atje ku të gjithë duam të shkojmë”, tha senatorja Shelley Moore Capito, që ishte organizatorja e takimit të së mërkurës.

Republikanët synojnë të mbështesin axhendën e zotit Trump duke përdorur një manovër komplekse legjislative, që do t’i lejojë ata të anashkalojnë opozitën demokrate në Senat. Shumica republikane, 53-47 në Senat, është shumë e ngushtë për të kapërcyer pragun prej 60 votash që duhen në këtë dhomë për pjesën më të madhe të ligjeve.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, një shumicë prej 219 vendesh pritet të zvogëlohet në 217-215 pasi Presidenti i zgjedhur Trump të marrë detyrën në më pak se dy javë. Dy ligjvënës republikanë janë të gatshëm të largohen nga Kongresi dhe t’i bashkohen administratës së tij./VOA/

“Jam dhunuar nga disa persona”- E reja mbyllet në banesë në katin e 8-të dhe nuk hap derën, detaje nga ngjarja në Tiranë

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

Papa kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në Gazë

Papa Françesku intensifikoi kritikat e tij ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë, duke e quajtur situatën humanitare në enklavën palestineze si “shumë serioze dhe të turpshme”.

Në adresimin vjetor para diplomatëve, që në emër të Papës e mbajti një nga këshilltarët, Françesku duket se iu referohej vdekjeve të shkaktuara nga i ftohti në Gazë, territor ku pothuajse nuk ka fare energji elektrike.

“Ne nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë bombardimin e civilëve”, u tha në fjalimin e Papës, që u lexua nga këshilltari i tij.

“Ne nuk mund të pranojmë që fëmijët të ngrijnë për vdekje sepse spitalet janë shkatërruar apo se është sulmuar rrjeti energjetik i vendit”.

Papa pritej që personalisht të mbante fjalimin, por i kërkoi një këshilltari të tij që ta bënte në emër të tij, pasi Ati i Shenjtë është duke u rikuperuar nga një ftohje.

Fjalimi ishte pjesë e adresimit para emisarëve të akredituar në Vatikan nga afër 184 shtete. Ambasadori izraelit në Selinë e Shenjtë ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Françesku zakonisht është i kujdesshëm që të mos mbajë anë në konflikte. Por, së fundi ai ka qenë më i zëshëm për fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë dhe ka sugjeruar që komuniteti global duhet të hetojë nëse ofensiva përbën gjenocid ndaj popullit palestinez.

Në dhjetor, një ministër izraelit publikisht e kishte kundërshtuar këtë sugjerim të Atit të Shenjtë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Fushata hakmarrëse ushtarake e Izraelit në Gazë ka lënë të vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor. Kjo ministri ka thënë se mbi gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Izraeli pretendon se ka vrarë më shumë se 17.000 militantë, por nuk ka dhënë prova për këtë pretendim.

Izraeli ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit dhe lufta ka detyruar afër 90 për qind të popullsisë, prej 2.3 milionë banorësh, që të zhvendosen, shpesh disa herë./REL

Si e sheh Shqipërinë, PD e Berishës!

Nga Ervis Iljazaj

Partia Demokratike ka hyrë prej kohësh në një debat absurd. Retorika e saj publike e vetme është debati mbi drejtësinë. Të gjitha energjitë politike dhe kapitali njerëzor i saj janë investuar për të sulmuar drejtësinë . I vetmi debat që i ofron shqiptarëve është se drejtësia është e kapur, se SPAK është organizatë kriminale etj. Madje, ky debat është transferuar edhe në studiot e mediave. Ka shumë kohë që i vetmi debat që zhvillohet në to është nëse drejtësia është e kapur nga pushteti, apo nëse opozita po përndiqet politikisht nëpërmjet drejtësinë.

Në fakt, shumë pak afër zgjedhjeve, kjo është një çështje që shumicës së shqiptarëve nuk u intereson aspak. E para sepse kjo çështje u duket larg halleve të tyre të përditshme. E dyta, sepse shumica e tyre, sipas sondazheve, nuk e besojnë se SPAK është një organizatë kriminale. Atëherë, përse Partia Demokratike e cila pretendon të marrë pushtetin e përdor të gjithë artilerinë e saj publike në sulmin kundër saj? Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse lideri i saj është në konflikt interesi me drejtësinë. Mirëpo, beteja e tij personale po kthehet në betejën e opozitës shqiptare. Madje, shumë pak afër zgjedhjeve, e vetmja ofertë politike serioze dhe e qartë që i ka paraqitur shqiptarëve, është çmontimi i SPAK. Deri më tani, Partia Demokratike ka vetëm këtë propozim për shqiptarët që është rrënjosur në mendjen e tyre.

Vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve, shqiptarët e kanë të vështirë të imagjinojnë se cila është Shqipëria e Partisë Demokratike. Nëse ajo vjen në pushtet në zgjedhjet e ardhshme, si do të jetë ekonomia, rendi, shëndetësia, arsimi, apo dhe gjeopolitika. Ndoshta e kanë dhe programin, por ai akoma nuk ka arritur të depërtojë në mendjen e shqiptarëve. Dhe një ofertë politike, përpara se ta refuzosh apo ta pranosh duhet ta imagjinosh. Nëse Shqipërinë e Edi Ramës e kanë të qartë në mendjen e tyre, shqiptarët e kanë të vështirë të imagjinojnë atë të Partisë Demokratike me Kryeministër Sali Berishën.

Të arrish të përcjellësh te qytetarët vizionin tënd për Shqipërinë, është një elementë kyç për mundësinë e fitores. E pikërisht këtë gjë, Partia Demokratike ende nuk po arrin ta bëjë. Sepse të gjitha energjitë e saj janë fokusuar të beteja me ligjin e liderit të saj. Sot Sali Berisha është një person që zhvillon aktivitetin e tij politik normalisht, edhe pse është në një proces. Ka shumë raste që politikanë nën hetim kanë vazhduar betejën e tyre politike dhe proceset nuk i kanë ndaluar aspak. Ata kanë vazhduar projektin e tyre, idetë e tyre për vendin dhe nuk kanë ngecur te beteja e tyre individuale me drejtësinë dhe nuk e kanë futu dhe partinë në këtë kurth.

Për shembull, në zgjedhjet për President në ShBA, amerikanët e kishin të qartë se çfarë Amerike do të kishin me Trump dhe çfarë Amerike me Harris. Në fund bënë zgjedhjen e tyre për Trump. Nuk kuptohet nëse Partia Demokratike e ka një vizon dhe nuk e përcjell dot te shqiptarët, apo e gjithë beteja e tyre është kundra drejtësisë dhe nuk kanë asnjë qëllim tjetër. Por përderisa nuk do të arrijmë dot ta imagjinojmë Shqipërinë në pushtetin e Partisë Demokratike, është e vështirë ta gjykojmë nëse është i duhuri apo jo.

Kujt i shërben kur mbizotëron mosbesimi ndaj liderëve politikë?

Nga Agim Baçi

Kujt i shërben kur mbizotëron mosbesimi ndaj liderëve politikë? Kë bën më të fortë, më të pushtetshëm, kjo situatë mosbesuese? Çfarë realiteti prodhojnë sondazhet që tregojnë një mospëlqim të fortë ndaj tyre?
Sipas politologut Ivan Krastev, që drejton prej kohësh Qendrën për Strategjitë Liberale, çdo qëndrim që i vendos politikanët në nivelin e kontestimit apo refuzimit publik, favorizon vetëm atë që është në pushtet, pasi në thelb, një politikë e tillë mbjell vetëm dekurajim mes qytetarëve, duke krijuar idenë se vota e tyre është e parëndësishme, se qëndrimet dhe opinionet e tyre nuk vlejnë për të ndryshuar realitetin.
Por, a mund të mbijetojë demokracia nëse ne nuk u besojmë liderëve tanë? Si mund të shkojë fati i zgjedhjeve kur shumica e sondazheve televizive tregojnë mospëlqimin dhe refuzimin e publikut për të gjithë liderët politikë? Madje, çfarë ndodh kur në mënyrë paradoksale sondazhet nxjerrin se në Shqipëri ka mospëlqim edhe për liderët opozitarë, ndërkohë që mazhoranca vijon të shohë se si ministra, ish-ministra, deputetë, kryetarë apo ish kryetar bashkie, janë nën hetim për korrupsion apo për lidhje të forta me krimin.
Praktikisht, në Shqipëri ka një paradoks edhe lidhur me ndërtimin e perceptimit mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kryeministri Rama ka zgjedhur që nga vitit 2019 të mos dalë në asnjë debat me kundërshtarët e tij politik, duke lejuar kështu që në debatet politike të nxirret në pah ajo që nuk shkon me opozitën, por jo ajo që nuk shkon me qeverinë. Edhe në ligjërimin e tij politik dhe mediatik Kryeministri investohet që ndaj kundërshtarve politikë të ketë më shumë mosbesim, më shumë kontestim, duke bërë gjithçka që qeveria të vijojë të konsiderohet nën perceptimin e “së keqes më të vogël”.
Nën këtë komunikim duken edhe rezultatet më të fundit të disa sondazheve në televizione. Por ajo që vihet re është fakti se në sondazhet e sotme mungojnë disa pyetje të tilla si: Sa mendojnë qytetarët se është e korruptuar qeveria? Sa nga ne besojnë se parlamenti, si pushteti më i lartë i një republike parlamentare, arrin t’i kërkojë llogari kryeministrit dhe ta kontrollojë atë? Përse vijohet të mbështetet kryeministri kur shkel në mënyrë arrogante Kushtetutën, duke deklaruar se ai nuk dëshiron të aprovojë komisionet hetimore?. Nëse do kishim këto pyetje- edhe për faktin se është qeveria që merr vendime për qytetarëtdhe jo opozita- atëherë fare lehtë do kishim një panoramë krejt ndryshe të situatës së qeverisë së sotme përballë publikut.
Gjithkush e merr fare lehtë me mend se qeveria do ishte më në siklet përballë qytetarëve nëse do kishim shumë emisione politike apo sondazhe ku do të flitej më shumë për punën e qeverisë, e sidomos nëse do pyeteshin qytetarët se sa e angazhuar është mazhoranca në zbatimin e ligjit. Emisione apo sondazhe të tilla mund të sillnin një ndryshim të opinionit publik, ndaj qeveria prej kohësh ka shmangur praninë në debate televizive, duke lënë në qendër të debatit krahasime vetëm me opozitën, a thua se në këto 11-12 vite të qeverisjes së Ramës ka pasur po aq pushtet në vendime edhe mazhoranca edhe opozita.
Padyshim që opozita është një element i rëndësishëm për funksionimin e demokracisë, dhe si e tillë duhet gjykuar në atë që shfaq, në mënyrën sesi ia kërkon besimin publikut për të ardhur në pushtet, në aftësinë e saj për t’u kthyer në instrument në duart e qytetarëve për të përmirtësuar qeverisjen dhe jo jetën e një grupi. Është po kaq e rëndësishme që opozita të pyesë vetveten se ku përfundon ajo pjesë e shoqërisë që nuk mbështet qeverinë, por që nuk arrin të jetë as në krah të tyre, siç treguan zgjedhjet e Majit 2023. Gjithsesi mbetet absurde që të kërkosh të njëjtën përgjegjësi publike tek opozita sesa te mazhoranca, pasi është kjo e fundit që merr vendime për fatin e qytetarëve.
“Aty ku njerëzit kanë humbur shpresën se zëri i tyre demokratik mund të sjellë ndryshime dhe t’i shërbejë synimit të tyre kolektiv, aty është një demokraci në krizë” shkruan Krastev, duke vënë theksin se në një shoqëri demokratike nuk mjafton vetëm ekzistenca e institucioneve, por besimi se këto institucione funksionojnë dhe se mund të vetërregullohen. Pikërisht këtu qeveria duket se është e interesuar ta zhdukë këtë shpresë, ndaj dhe investon gjithçka në politikën e mosbesimit. Ndaj gjuha e Kryeministrit është tallëse, kontestuese, bullizuese, pasi në interesin e tij është që qytetarët të mos besojnë se kanë fuqi të ndryshojnë. Ndaj dhe që pas ardhjes në pushtet Rama është përpjekur të bindë publikun se ai është fati ynë. Qoftë edhe duke lozur në sondazhe ku ai rezulton ende “e keqja më e vogël”. Strategjia dekurajuese dhe kontestimi ndaj kundërshtarit ka qenë jetik për Ramën, edhe pse, fatkeqësisht, opozita ja ka dhënë këtë shans duke punuar pak ose aspak në korrigjimin e vetvetes dhe në kthimin e saj në instrument besimi për qytetarët, që te opozita të shohin instrumentin e ndryshimit, e një qeverisje më të mirë.
Padyshim që rrotacionet politike janë të shëndetshme, sidomos në një shoqëri ku qytetarët humbin besimin se zëri i tyre dëgjohet apo se vota e tyre ka vlerë. Por rrotacioni ka nevojë që liderët e partive që këkrojnë ndryshim të lënë mënjanë egot e tyre dhe t’i hapin rrugën një ndryshimi të fortë, më së pari brenda vetë opozitës. Politika është arti i arritjes së të pamundshmes, ndaj dhe shumë gjëra janë ende në dorën e atyre që duhet të krijojnë një realitet të ri politik. Varet gjithçka nga fuqia për të sakrifikuar nga vetja…

Procedura/ Zgjedhjet në Kosovë, sot nis votimi nga diaspora

Nga sot e deri më 8 shkurt, mbi 100 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt.

Ndërsa më 8 shkurt, ata do të mund të votojnë fizikisht në përfaqësi diplomatike të Kosovës në 22 vende të botës.

Mënyra e votimit të tyre varet nga ajo se si ata kanë zgjedhur të votojnë kur janë regjistruar si votues.

Nga 104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pra, 67.421 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Mërgimtarët kosovarë kanë mundësi të votojnë fizikisht më 8 shkurt në përfaqësi diplomatike dhe konsullore në vendet ku jetojnë.

Vendvotimet në përfaqësi diplomatike dhe konsullore do të jenë të hapur prej orës 07:00 deri në ora 19:00, sipas kohës lokale në vendet përkatëse.

Të drejtë vote kanë të gjitha ata që posedojnë dokumentet identifikues të lëshuara nga Kosova, si letërnjoftim, pasaportë ose lejen e vozitjes dhe që është regjistruar paraprakisht për votim.

Në rast se dokumenti identifikues i lëshuar nga shteti i Kosovës është me afat të skaduar, atyre u kërkohet ta paraqesin edhe një dokument identifikues të vlefshëm të shtetit ku jetojnë, sipas KQZ-së.

Ku do të mund të votojë mërgata e Kosovës?

Qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë në këto shtete:

Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Mbretëri të Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Zvicër.

A mundet një mërgimtar të votojë në Kosovë ditën e zgjedhjeve?

Po. Një mërgimtar mund të vijë dhe të votojë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Ai mund ta bëjë këtë në vendvotimin e komunës së tij përkatëse.

Por, për ta bërë këtë, ai nuk duhet të jetë i regjistruar paraprakisht si votues jashtë vendit.

Votuesit e regjistruar jashtë vendit, nuk e kanë emrin në listën e votuesve në Kosovë.

Më shumë rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ-ja ka bërë të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Në fletëvotim, votuesit do të mund të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Ky është një ndryshim pas miratimit të Ligjit të ri për zgjedhjet. Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësinë të zgjedhin deri në pesë kandidatë.

Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore.

Këtu mund të lexoni se cila është renditja e partive në fletëvotime.

Nga këto lista do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Fushata zgjedhore do të nisë të shtunën, më 11 janar dhe për një muaj, partitë dhe kandidatët do të tentojnë t’i bindin votuesit që t’i zgjedhin ata.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008./REL

2025, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon, nga ushqimet

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”, një databazë globale që mat kostot së jetesës kudo në botë.

Sipas indeksit që i takon janarit 2025, Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, duke lënë pas Serbinë, Shkupin, Sarajevën, Podgoricën, madje edhe Sofjen, Bukureshtin, Budapestin etj.

Indeksi i kostove të jetesës llogaritet si përqindje e kostos së Nju Jorkut.

P.sh. kostot e jetesës në Tiranë janë sa 41.9% e NY. Në Beograd kostot e jetesës janë sa 39.4% e Nju Jorkut, në Podgoricë sa 35%, në Sarajevë 33.5%, në Shkup 31.7% dhe Prishtinë sa 25.3%.

Indeksi i kostos së jetesës merr në konsideratë kostot e qirasë, shpenzimet e tjera mujore pa qiranë, indeksin e produkteve ushqimore, çmimet e restorantit dhe indeksin lokal të fuqisë blerëse.

Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore.

Sipas “Numbeo”, më 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, çka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork.

Kosto e ushqimeve ka një peshë të lartë në koston e jetesës në Tiranë, pasi ndryshe nga vendet e e tjera të Europës, shqiptarët çojnë më shumë se 43% të të ardhurave mujore për blerjen e ushqimeve.

Teksa Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Rajon mesatarisht (30% më të ulëta) me të dhëna zyrtare, nga ana tjetër ka çmime më të larta të produkteve ushqimore.

Në anën tjetër, Shqipëria ka më të lirë indeksin e qirasë.

Shpenzimet e një banori në Tiranë janë sa 13.6% e një qytetari në Nju Jork.

Kostot e larta të jetesës në Tiranë në njërën anë kanë si shkak çmimet e larta dhe nga ana tjetër, të ardhura të ulëta për të përballuar blerjen e mallrave e shërbimeve.

Tirana bashkë me qytetin e Ukrainës, Dnipro u renditën më dobët nga të gjitha qytetet e tjera të Europës për indeksin lokal të fuqisë blerëse.

Në Tiranë fuqia blerëse është sa 43.1% e mesatares së Nju Jorkut, ndërkohë që gjysma e qyteteve europiane kanë fuqi blerëse mbi mesataren e NY.

Ndërkohë në Sarajevë, fuqia blerëse është sa 63.1% e NY, në Podgoricë është sa 62.4%, në Shkup 59.8%, Beograd 57.7% dhe në Prishtinë 56.9%

Tirana gjithashtu është më e shtrenjta në Rajon pas Serbisë për çmimet në restorante.

Çmimet në Tiranë janë sa 39.6% e mesatares se NY, ndërsa në Beograd 40.9%, në Podgoricë 34.8%, në Sarajevë 25.1% dhe në Shkup 26.6%.

Prishtina është më e lira me restorante që kanë çmime sa 21.8% e mesatares së Nju Jork./MONITOR

Makina, truall dhe apartamente/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të grupit kriminal

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

SPAk kërkon sekuestrimin e pasurive të Eridan Veliu, Sokol Sokol C(Ç)amer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu dhe personave te lidhur, të cilët janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale: “Organizate kriminale me qëllimin trafikim ndërkombetar lëndësh narkotike në bashkëpunim si dhe pastrim të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga legjislacioni penal belg, si edhe nga nenet 283/a, 287, 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

Apartament, me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 25,01 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 15,54 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu,
Apartament me sipërfaqe 43,50 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 39,83 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Nësi me sipërfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m2, gjithsej 75 m2, në adresën rruga Bulevardi Blu, Lagjia nr. 3, Kamëz, porositur nga Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 23 m2, me adresë Pallat tek Diga e Liqenit, Tiranë në pronësi të Flora Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 56,56 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 444 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjia 24 Maji, Vlorë, në pronësi të shtetasve Eridan Rexhep Çamer/Nebiu dhe Deljana Vladimir Nebiu.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 499,8 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Maji, Vlorë në pronësi të shtetasve Sokol Rexhep Çamer dhe Sara Sheri Çamer.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe, nga e cila truall 499,6 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Vlorë, në pronësi të shtetasve Juljan Rexhep Veliu dhe Ledja Koço Veliu.
Apartament me sipërfaqe 78,22 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Apartament me sipërfaqe 39,84 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Garazh me sipërfaqe 23,39 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Depo me sipërfaqe 24,07 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Apartament, me sipërfaqe 97 m2 në Kamëz, Tiranë, në pronësi të shtetases Antonela Nebiu.
Automjeti e markes AUDI Tip 4H, Model A8, vit prodhimi 2014, me pronar aktual shtetasen Antonela Vladimir Nebiu.
Autoveturë në pronësi të shtetases Antonela Nebiu, e markës Mercedez Benz, vit prodhimi 2008.
Autoveturë në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, me vit prodhimi 2002.
Rimorkio e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer.
Llogari bankare në vlerën 3.128.443,19 lekë dhe 12,011.62 Euro.

Shkrumbohet kabina elektrike, banorët braktisin pallatin në Lezhë

Një kabinë elektrike, në një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të mërkurës. Siç duket edhe nga pamjet emësipërme, kabina është shkrumbuar plotësisht duke sjellë panik tek banorët.

Kabina ishte e vendosur në katin e parë të pallatit 6 katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin në Lezhë, teksa 22 abonentët e këtij pallati kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se pallati vijon të jetë i boshatisur, pasi banorët nuk kanë qëndruar brenda për shkak të erës së rëndë të shkaktuar nga tymi.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për zjarrin është bërë ngarkesa në rrjetin elektrik të këtij pallati. Gjithesi, pritet sqarimi i shkakut të zjarrit.