32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Protesta e punonjësve të fasonerisë në Krujë/ Sabah Sheta: Shkak kushtet e vështira të punës. Institucionet shtetërore të zgjidhin kërkesat pa u përshkallëzuar situata

Kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë, Sabah Sheta, ka shprehur mbështetje për mbi 200 punonjësve të firmës fason “Altek shpk” në Krujë, të cilët kanë nisur protestat për shkak të kushteve të vështira të punës dhe mosrespektimit të të drejtave të tyre ligjore. Sipas tij, ata kërkojnë respektimin e kontratës së punës, njohjen e vjetërsisë në punë dhe dhënien e pagës së 13-të, duke denoncuar presionet dhe kërcënimet për largim nga puna.

Sheta më tej thotë se institucionet shtetërore, përfshirë Zyrën e Punës, në vend që të mbështesin punonjësit, po u bëjnë presion për të ndaluar protestën. Ai u bën thirrje drejtuesve të firmës dhe institucioneve të zgjidhin kërkesat e punonjësve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse situata nuk ndryshon.

“Koha është tani për zgjidhje,” theksoi Sheta, duke shprehur mbështetje të plotë për punonjësit.

Postimi i plotë i Sabah Sheta:

200 punonjës fasonë në Krujë në protestë/Zyra e Punës dhe Altek shpk në vend të zgjidhjes së kërkesave iu bën presion

Janari ka nisur me protesta në Krujë. Punonjësit e industrisë Fason të cilët janë më të keqpaguar dhe keqtrajtuar kanë ngritur krye ndaj punëdhënësit për të kërkuar të drejtat e tyre që burojnë dhe nga ligjet shqiptare e konkretisht Kodi i Punës. Prej së premtes mbi 200 punonjës janë në protestë dhe absurdi ose çudia është që institucionet shtetërore, ose konkretishtn Zyra e Punës në vend që të dëgjojë, respektojë dhe jetë me kërkesat e punonjësve iu bën atyre presion.
Ky është një skandal më vete, sepse qytetarët krutanë punonjës të firmës Altek shpk që gjenden sot në revoltën e tyre të drejtë, ndodhen në këtë pikë sepse askush, jo vetëm nuk iu ka dëgjuar kërkesat, por përkundrazi i ka trajtuar ata si skllevër.
Si krutan, si kreu i Demokratëve Euroatlantikë, dega Krujë iu bëj thirrje drejtuesve të firmës, institucioneve shtetërore që të ulen me punonjësit, t’i dëgjojnë ata, të shqyrojne kërkesat e tyre të drejta dhe gjejnë zgjidhjen e përbashkët. Presioni ndaj tyre nuk do të funksionojë. Ne do të iu gjendemi pranë për të iu ofruar çdo mbështetje të merituar që iu jep dhe ligji shqiptar. Kur themi mbështetje, kemi parasysh faktin se asgjë më shumë se çfarë realisht meritojnë. Mbi 200 punonjësit që sot janë në protestë janë të qartë në kërkesat e tyre të cilat janë; respektimi i Kontratës e Punës, sepse edhe pse me paga të ulta po shfrytëzoehn për të dhënë të njëjtin prodhim me fuqi punërore të përgjysmuar. E nëse kjo nuk ndodh dhe shfaqin pakënaqësi, punonjësit kërcënohen me largim nga puna. Tjetër kërkesë e punonjësve është dhe respektimi i vjetërsisë së punës duke qenë se kanë mbi 20 vite që punojnë dhe nuk iu shtohet paga edhe kjo detyrim që buron nga ligjet shqiptare edhe pse firma është italiane. Duke qënë se pagat e pumonjësve të industrisë Fasone e konkretisht në rastin konkret tek Altek janë të ulta punonjësit kërkojnë dhënien e pagës së 13-të duke qenë se bëjnë një punë relativisht të madhe përgjatë gjithë vitit fitimprurëse për firmën. Të gjitha këto janë kërkesa sociale të drejta sepse me këtë pagesë punonjësit mbajnë familjet e tyre, shkollojnë fëmijët etj.
Apeloj që Altek shpk dhe Zyra e Punës të vihen në lëvizje për zgjidhje të çështjes pwr 200 punonjësit dhe jo presion ndaj tyre sepse nuk do të iu funksonojë. Ky është fillimi i protestës, përshallëzimi do të vij dhe ne do të iu gjendemi. Koha është tani për zgjidhje, çdo ditë që kalon e vështirëson dhe e komplikon më tej situatën. Institucionet shtetërore kanë të drejtë e duhet të jenë krah qytetarëve.

Alarmante në Vlorë! Zogjtë e ngordhur “pushtuan” plazhin, analizat e konfirmojnë se është grip shpendësh

Tre ditë më parë, plazhi i Vlorës u mbush me shpendë të ngordhura.

Sakaq mësohet se ka dalë rezultati i analizave të marra nga shpendët e ngordhura, të cilat kanë rezultuar pozitive për grip i shpendësh.

Bëhet me dije se këto shpendë nuk kanë pasur kontakt me shpendët shtëpiake të cilat rrezikohen nëse preken nga ky virus.

Ky virus mund të transmetohet edhe tek njerëzit.

Ilir Meta do të merret në pyetje nga Prokurorët e SPAK!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të lërë për pak orë qelinë ditën e sotme, pasi do të paraqitet në SPAK ku do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Në godinën e Prokurorës së Posaçme ka mbërritur rreth orës 10:00 përfaqësuesi i tij ligjor Genc Gjokutaj.

Raportohet se ai do të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta.

Ilir Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.

SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes “Berisha 2”.

 

Bashkitë pritet të rrisin taksat për vitin 2025, ja si kategorizohen

Gjatë vitit 2025 pritet që të ndryshojë formula për taksat e bashkive, si dhe të kryhet kategorizimi i taksave vendore për zënien e hapësirës publike dhe të fasadave për përdorimin e reklamave/tabelave.

Ndryshimet në Ligjin “Për financat e qeverisjes vendore” projektohen në tremujorin e tretë të këtij viti, pas përfundimit të zgjedh jeve të përgjithshme.

Qeveria parashikon që gjatë vitit 2025 të ndryshojë formulën për transfertën e pakushtëzuar financiare të pushtetit vendor.

Këto ndryshime që pritet të kryhen kanë si synim të rregullojnë skemën e financimit të bashkive; përshtatjen e parimit të ekualizimit të lidhur me numrin e popullsisë sipas Censit 2023.

Gjithashtu, synohet stabilitet financiar për bashkitë me të ardhura të ulëta, si dhe ndryshimi i tabelës që ndan bashkitë sipas kategorisë.

Këto ndryshime pritet të sjellin më shumë të ardhura për bashkitë dhe një ndarje më të saktë të fondeve në proporcion me numrin e popullsisë që kanë.

Të ardhurat e pushtetit vendor për periudhën janar-nëntor 2024 arritën në nivelin e 36,6 miliardë lekëve, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë apo 27.9% dhe një kapërcim prej 2 miliardë lekësh në raport me planifikimin e bërë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Zëri i taksave lokale vendore zë peshën më të madhe, ku të ardhurat në 11-mujor arritën në 29,5 miliardë lekë, me një rritje prej 6.4 miliardë lekë në raport me një vit më parë si dhe në nivel rekord në të gjithë dekadën.

Por sërish disa bashki kanë detyrime të prapambetura si dhe gjenden në vështirësi financiare, duke mos ofruar kështu, shërbimet e duhura për qytetarët.

Bashkitë morën nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2024 në formën e transfertës së pakushtëzuar afro 360 milionë dollarë, me një shtesë prej 49 milionë dollarësh krahasuar me këtë vit. Në total, për vitin 2024, transferta e pakushtëzuar ishte 36,583 miliardë lekë.

Formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar përcaktohet në ligjin “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore, sipas së cilës identifikon nevojat për shpenzime të bashkive duke u bazuar tek popullsia relative, dendësia e popullsisë (që reflekton diferencat në koston e ushtrimit të funksioneve ndërmjet bashkive) dhe tek numri faktik i fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki.

Përveç ekualizimit të kostove të shërbimeve që bëhet nëpërmjet komponentit të dendësisë, formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar sjell edhe ekualizimin e kapacitetit fiskal, i cili bazohet në të ardhurat faktike nga tatimi mbi të ardhurat personale, nga taksa vjetore e automjeteve të përdorura dhe taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.

Por cilat janë bashkitë që përfituan më shumë fonde nga transferta e pakushtëzuar dhe ato që përfituan më pak? Tirana, si bashkia me numrin më të lartë të popullsisë ka marrë dhe fondin më të lartë prej rreth 5.2 miliardë lekësh për vitin 2024, ndjekur nga Bashka Durrës me afro 2 miliardë lekë, më pas renditet Bashkia Elbasan, e cila përfitoi 1.5 miliardë lekë, Bashkia Shkodër 1.4 miliardë lekë, rreth 1.3 miliardë lekë shkuan për Bashkinë Vlorë, 1.1 miliardë lekë për Kamzën dhe 1 miliardë lekë për Bashkinë Korçë./Gazeta Panorama

Zogaj: SPAK është fëmija i BE dhe SHBA, Rama vetëm ka ngritur dorën

Preç Zogaj u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Sali Berisha e ka shndërruar çështjen ndaj tij “në një kriter të qëndrimit të opozitës për SPAK-un”.

Kjo për analistin është “anti-elektorale” dhe “anti-perëndimore”. Sipas Zogajt, SPAK është fëmija i SHBA-së e BE-së dhe ka mbështetje të madhe në publik.

“SPAK-u, i mirë i keq si e paraqesin këta është në rrugë të drejtë dhe e kam argumentuar. SPAK-u sot ka mbështetje të madhe në publik, rreth 70%. Është fëmija i Bashkimit Europian dhe i SHBA. Deputetët e Shqipërisë, Edi Rama, kanë ngritur dorën, kot i dalin zot se e kemi krijuar ne. Ata dorën e kanë ngritur se nuk mund të ngrihej pa e ngritur dorën këta”
, tha Zogaj.

Nga një fanar shprese tek akuzat për mosmbajtje të premtimeve, ngritja dhe rënia e Justin Trudeau! Presionet në rritje që sollën dorëheqjen e tij

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem alternativa më e mirë për t’u zgjedhur, nëse më duhet të përballem me beteja të brendshme,” tha Justin Trudeau në një konferencë shtypi në kryeqytetin Otava.

Trudeau është në krye të Partisë Liberale për rreth njëmbëdhjetë vjet dhe është kryeministër i Kanadasë që nga fundi i vitit 2015. Për shkak të premtimeve elektorale ai konsiderohej nga shumë vetë si fanar shprese.

Kritika në rritje ndaj kryeministrit
Megjithatë kohët e fundit kritikat ndaj Justin Trudeau ishin rritur ndjeshëm. Ndër të tjera shumë vetë e akuzojnë atë se nuk i ka përmbushur premtimet e shumta elektorale, se çmimet janë rritur shumë dhe se në vend ka shumë pak banesa dhe sipërfaqe banimi. Kohët e fundit presioni ndaj kryeministrit është bërë gjithnjë e më intensiv: vlerat e tij në anketa kanë rënë dhe thirrjet për dorëheqjen e tij janë bërë më të forta – madje edhe brenda radhëve të partisë së tij.

Partia e Re Demokratike, me të cilën Liberalët bashkëpunonin, nuk kishte më besim tek ai dhe kishte kërcënuar me mocion mosbesimi. Së fundmi dha dorëheqjen edhe zëvendësja e kryeministrit Trudeau dhe ministrja e financave Chrystia Freeland. Freeland, për të cilën thuhet se ka pretendime për të udhëhequr liberalët, u largua nga qeveria duke e kritikuar kryetarin Trudeau. “Gjatë javëve të fundit, ne nuk kemi rënë dakord për rrugën më të mirë që duhet të ndjekë Kanadaja,” shkruante ajo në letrën e dorëheqjes. Pas dorëheqjes së saj në dhjetor Trudeau zëvendësoi tetë ministra në ekipin e tij qeveritar prej 35 anëtarësh.anderen Ressorts.

Partia Konservatore kryeson në sondazhe
Zgjedhjet e ardhshme në Kanada duhet të zhvillohen në vjeshtë, por një votë mosbesimi ndaj kryeministrit mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Në sondazhe kryeson tani Partia Konservatore e udhëhequr nga Pierre Poilievre, e cila mund të fitojë rreth 40 për qind të votave, ndërsa liberalët e Trudeau mund të fitojnë vetëm rreth 20 për qind. Poilievre, i cili shpesh vepron në mënyrë populiste, ka njoftuar ndër të tjera se nëse fiton zgjedhjet dëshiron të ndërtojë më shumë shtëpi./DW

Triumfi i Milanit në Superkupën e Italisë, shikoni momentin kur Kalabria dhe Menja ngrenë lartë trofeun

Milani triumfoi 3-2 ndaj Interit, në një finale dramatike, duke rrëmbyer trofeun e Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan me përmbysje, pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Lautaro Martinez zhbllokoi derbin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Taremi dyfishoi shifrat.

Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të, Teo Hernandez ngushtoi diferencat, para se Pulisiç të barazonte shifrat në minutën e 80-të. Golin e fitores e shënoi Tami Abraham në minutën e 93-të, pas një asisti të marrë nga Leao.

Nisje fantastike për trajnerin Sergio Konsesao, i cili në dy ndeshjet e para, regjistroi dy fitore me përmbysje dhe një trofe të fituar, i cili u ngrit lartë në qiellin e Riadit nga Kalabrai dhe portieri Menja.

Çaj frutash që lehtëson shpejt dhimbjet e kokës, ja si ta përgatisni

Shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve të forta të kokës janë stresi, ankthi, problemet me sinuset, por edhe mungesa e gjumit, si dhe dehidrimi.

Disa lloje dhimbje koke mund të zgjasin për disa ditë, gjë që pengon funksionimin normal në jetën e përditshme dhe krijon nervozizëm.

Me ndihmën e këtij çaji popullor do të lehtësoni shpejt dhimbjen në kokë. Pijeni çajin çdo ditë për dy javë dhe do të harroni se keni pasur ndonjëherë dhimbje koke, ndaj pohojnë ata që e kanë pirë, thonë se dhimbjet e kokës ndodhin më rrallë më pas dhe se çaji ndihmon edhe në migrenë. Për këtë çaj sipas recetës popullore ju duhet një mollë dhe dafina.

Përbërësit:

1 mollë

3 gjethe dafine

1 litër ujë

Përgatitja:

Pastroni mollën dhe e prisni në copa më të vogla. Zieni ujin, shtoni gjethen e dafinës dhe gatuajeni për 5 minuta. Shtoni mollët dhe hiqeni nga zjarri. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Kullojeni lëngun dhe sipas dëshirës mund të shtoni pak mjaltë. Pini këtë çaj në mëngjes me stomakun bosh ose në mbrëmje para se të shkoni në shtrat. Pijeni çdo ditë për dy javë dhe dhimbja e kokës do të shfaqet më rrallë.

100 fëmijë mbeten pa shkollë në Pogradec, prindërit: S’kemi transport

Nisja e vitit të ri për fëmijët e fshatit Gështenjas në Pogradec duket më e vështirë se viti që lanë pas. Kjo pasi nga kjo javë e parë e janarit, të gjithë duhet të ecin në këmbë për gati 2 km çdo ditë që të ndjekin procesin mësimor.

Shkak është bërë rikonstruksioni i shkollës së fshatit, e për këtë arsye, mësimin duhet ta ndjekin në fshatin Rëmenj.

Prindërit theksojnë se nëse nuk vendoset transport nga zyra arsimore për fëmijët, ata janë të detyruar të mos i çojnë më në shkollë, pasi edhe mësimi përgjatë dimrit do të zhvillohet pasdite.

Prindërit thonë se deri më tani nuk u është dhënë asnjë zgjidhje nga autoritetet.

Janë rreth 100 nxënës të arsimit 9 vjeçar të cilët zhvendosen nga shkolla e Gështenjasit drejt Rremenjit, ku rrugën duhet ta përshkojnë në këmbë.

Të kontaktuar, drejtuesit e Zyrës Vendore Arsimore lidhur me këtë problematikë janë shprehur se ligji kërkon që se paku largësia të jetë 2 km për të vendosur në dispozicion mjet transporti për fëmijët, pavarësisht se kjo rrugë është e amortizuar me gropa dhe baltë.

Sali, që të të besojnë shqiptarët, kërko ndjesë publike ndaj Lulzim Bashës për akuzat që ke bërë!

NGA BATO KOSOVA

Pak kohë më parë, akademiku Artan Fuga i rikujtoi Sali Berishës, atë që sot ia thotë gjithë Shqipëria: Halli personal e ka bërë Berishën inkoherent në qëndrimet e tij politike. Çfarë thotë sot, e mohon nesër. Ky fenomen, përveçse e ka lënë opozitën në kaos, ka shpërfaqur një problem më të thellë: Mungesën e një narrative të sinqertë dhe koherente.

Artan Fuga shtroi një pyetje të thjeshtë, por që zbulon kontradiktat e Berishës: “Ose votat vidhen, siç pretendon opozita, dhe atëherë Lulzim Basha ka pasur të drejtë kur thotë se kurrë nuk ka humbur, ose votat nuk vidhen dhe Basha është fajtori që nuk fitoi zgjedhjet”. Nëse është e para, atëherë përse e akuzojnë Bashën si të paaftë për të fituar?

Dhe nëse është e dyta, atëherë përse Berisha vazhdon të flasë për zgjedhje të manipuluara?

Berisha është i mbërthyer në një rreth logjik pa dalje. Në betejën për të rimarrë PD, Berisha e akuzoi Lulzim Bashën, se i kishte “shitur” zgjedhjet e 2021. Sot, në derën e SPAK tha se ato zgjedhje janë manipuluar, duke sjellë si “prova” komunikimet mes Taulant Ballës dhe Suel Çelës. Nëse i qëndrojmë këtij versioni të dytë, përse Berisha e akuzoi Bashën? Dhe, më ironikja, përse i gënjeu demokratët për të legjitimuar luftën e tij kundër Lulzim Bashës?

Në këtë udhëkryq kontradiktash, ka një e vërtetë të thjeshtë që Berisha nuk mund ta anashkalojë: Lulzim Basha kishte të drejtë kur denoncoi manipulimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin politik të qeverisë Rama. Por ndërkohë që Basha denonconte këto, Berisha mbyllte lejet e ndërtimit për kulla për familjarët e tij.
E kur PD duhet të ishte duke bërë betejën për zgjedhje të lira, ajo është mbërthyer në luftën kundër SPAK për hallin e Berishës!

Por jo vetëm kjo: Berisha e akuzoi Lulzim Bashën se Bashkëpunon me Taulant Ballën ndërsa sot na rikujtoj, se ka qënë Basha që denoncoi në Parlament lidhjet e Taulant Ballës me skandalin e Toyota Yaris.

Pra sistematikisht Berisha siç e pranon dhe vetë i ka mashtruar demokratët, me sulmet kundër Lulzim Bashës.

Dhe siç kishte deklaruar që në krye të herës Basha, Sali Berisha, nuk e do PD për ta sjellë në pushtet sepse s’ka asnjë shans, por i duhet për ta përdorur siç bëri sot përballë SPAK-ut, për të ti bërër presion për hallin e vet personal.

Sot, shqiptarët kërkojnë përgjegjësi dhe ndershmëri nga ata që pretendojnë të jenë udhëheqës. Për këtë arsye, Sali Berisha, duhet të kërkojë ndjesë publike ndaj Lulzim Bashës për të treguar se është i sinqertë dhe i vërtet në akuzat ndaj Edi Ramës.

Vetëm një hap i tillë mund t’i rikthejë sadopak seriozitetin opozitës shqiptare. Se është e pamundur të besosh dy të verteta, dhe që Rama i vodhi zgjedhjet me krimin dhe se Basha i shiti zgjedhjet.

Nëse Berisha e ka seriozisht luftën kundër Edi Ramës dhe atë ndaj manipulimeve zgjedhore, atëherë ai duhet të pranojë se ka bërë gabim në sulmet ndaj Bashës. Në të kundërt, çdo fjalë që thotë është thjesht një përpjekje për të mbrojtur veten dhe për të përdorur për hallin e tij një parti, e cila po bëhet gjithnjë e më e parëndësishme në sytë e shqiptarëve./Alfapress.al