32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

Rilindja Urbane, Musaj: Një make up pa plan të mirëfilltë dhe pa transparencë

Doriana Musaj, urbaniste, thotë se Rilindja Urbane më shumë ka dëmtuar sesa ka sjellë benefite në shumë prej zonave ku është aplikuar. Në studion e MCN, Musaj u shpreh se për projektet nuk ka pasur transparancë. Rilindja Urbane, sipas saj nuk ka arritur të krijojë lidhje të risive që ka sjellë me qytetin. Në raste të caktuara, sipas Musajt, projektet kanë dëmtuar edhe trashëgiminë kulturore dhe historike.

“Është një projekt ambicioz, që mund të konsiderohet rigjenerim urban. Targeton në mënyrë arbitrare zonën, është i centralizuar dhe i paanalizuar. Në momentin që bëhen këto ndërhyrje. Ka tepri parash të hedhura dhe pas disa vitesh nuk dimë akoma sa na është kthyer mbrapsht. Këto janë projekte make-up. Kanë pasur synim zhvillimin ekonomik, si p.sh. projekti i sheshit të Flamurit. Nisi me idenë që pallati që ishte aty të shembej. Nuk u shemb dhe tani do të rikonstruktohet. Më shumë është lënë në një rrjedhje të lirë sesa ka pasur një strategji të mirëfilltë.

Mungesa e një plani të përgjithshëm nuk jep garanci për asnjë projekt të vogël. Kjo strategji, në mungesë të një planifikimi me vizion, janë mbi 581 projekte nën kornizën e Rilindjes Urbane. Ka kategori si sheshe, rrugë, shkolla etj. të gjitha këto, po t’i lidhësh me njëra-tjetrën, kupton që nuk krijojnë lidhje. P.sh, marrim Elbasanin me 30 projekte të Rilindjes Urbane, ku ka sfazim të planifikimit me ndërhyrjen. Në rastin e Beratit, iu hoq qytetit një hapësirë buzë lumit, përdori një gur që e bën të pamundur të rrish gjatë verës. Sheshi u kthye sërish në kantier të dytë për gati dy vjet sepse ishte harruar parkimi.

Interesant është rasti i Përmetit, kur gati-gati qyteti e ka pranuar projektin. Në disa raste kemi refuzim të plotë të projektit nga qyteti. Një nga rastet më flagrante është rasti i ishullit të Osumit në Berat, për të cilin u shpall konkurs. E vetmja e dhënë teknike ishte sipërfaqja e ishullit që askush nuk e dinte. Edhe sot që flasim, ai projekt është ende në letër.”

Rama dhe Veliaj e mbushën qytetin me kulla/ Mërtiri: Pse nuk thotë qeveria kush e ka fajin për ndotjen e Tiranës?

Nga Ergys Mërtiri

Qeveria thotë se do kufizojë të drejtën e qytetarëve të Tiranës për të përdorur makinat në një ditë po, një ditë jo. Ajo pretendon se e bën këtë për të kufizuar ndotjen e mjedisit, ndërkohë që Tirana është qyteti me nivelin më të lartë të ndotjes në Europë. Por ajo që nuk na thotë është se kush e ka fajin për këtë.

Tirana është sot qyteti me dendësinë më të lartë në Europë. Ajo ka sot 20 mijë banorë për km katror nga rreth 5 mijë që është përgjithësisht në Europë. Pra Tirana ka një dendësi katërfish më të lartë se qytetet e BE-së. Kjo është njësoj sikur, në një apartament për një familje me 4 vetë, dy dhoma e një kuzhinë, të jetojnë 16 vetë. Kjo është vetëm si vlerë mesatare, pasi në zona të caktuara, si psh. në qendër, dendësia bëhet shumë herë më e lartë.

E gjithë kjo është ekskluzivisht për shkak të Edi Ramës dhe Erion Velisë, që e kanë mbushur këtë qytet me kulla, duke mos lënë park pa prishur e pëllëmbë truall pa hedhur beton për të ndërtuar kulla e pallate. Për rrjedhojë ky qytet është i degraduar nga aspekti urban: trafiku, mungesa e hapësirave për parkim, mungesa e hapësirave për parqe, çlodhje, lojëra për fëmijë, mungesa e hapësirave për shkolla, çerdhe, kopshte, etj. Për rrjedhojë Tirana është edhe qyteti më i ndotur në Europë, përveç se qyteti më i pajetueshëm e më shkatërrues psikologjikisht për qytetarët.
Ndotja që shkakton vetëm trafiku është e pallogaritshme. Nëse një rrugë normale mund të përshkohet me makinë për 10 minuta, në trafik shkon më shumë se një orë, çfarë natyrisht bën që të shpenzohet shumë më tepër karburant dhe sigurisht të prodhohet shumë më tepër ndotje. Pra, me të njëjtin numër makinash në qarkullim, nëse vala e ndërtimeve do kish qenë e rregulluar sipas një plani urbanistik, dhe qyteti do ishte zgjeruar në periferi, pa u ngjeshur në qendër, sot ndotja do kishte qenë disa fish më e ulët.

Zgjidhja pra nuk mund të jetë duke na penguar të drejtën për të përdorur makinën, por duke kufizuar ndërtimet kriminale, sidomos kullat e përbindshme në qendër, që kanë zënë çdo hapësirë duke shkatërruar qytetin.

Makina është mbi të gjitha një mjet pune. Për shumë njerëz ajo është e domosdoshme çdo ditë, pasi me të shkojnë në punë, çojnë fëmijët në shkolla, transportojnë sende që u duhen etj. Nuk mundet që njerëzit të shkatërrojnë gjithë organizimin e jetës së tyre të përditshme, thjesht për shkak se Kryeministrit i duhet të mbulojë zullumet e veta përballë detyrimeve të BE-së kundrejt mjedisit. Nuk janë përherë qytetarët ata që duhet të paguajnë për zullumet e qeverisë.

Nëse doni të ndaloni ndotjen, fillojeni nga ndalimi i ndërtimit të kullave ku pastrohen paratë e krimit dhe korrupsionit! Nuk ka kuptim që abuzimet e qeverisë dhe oligarkisë ti paguajnë gjithmonë qytetarët.

Diaspora ka 48 orë kohë për t’u regjistruar për zgjedhje/ Pampuri: Vota e emigrantëve vlen vetëm për të patronazhuarit e Ramës

Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, shprehet se Edi Rama po përpiqet të manipuluar votën e diasporës. Në një postim në facebook, Pampuri theksoi se Rama ka dhënë 48 orë kohë për shqiptarët të vendosin nëse do të votojnë në Shqipëri apo jashtë saj, duke përdorur metoda presioni dhe manipulimi.

Ajo theksoi se shumica e shqiptarëve që jetojnë në diasporë janë të angazhuar me punë dhe jetën e përditshme, duke mos pasur mundësi për t’u përgjigjur thirrjeve urgjente të Ramës. Sipas Pampurit, vota e diasporës është vetëm një mjet për të siguruar mbështetje për Ramën.

Postimi i plotë i Orjola Pampurit:

48 ore u ka lënë Edi Rama shqiptarëve të vendosin nëse do të votojnë në Shqipëri apo jashtë saj.
Qesharakë dhe të trashë në menyrën se si tashmë i janë sulur me çdo mjet për të manipuluar e ku nuk munden ta manipulojnë me joshje, presion e krim, ta pamundësuar votën e diasporës.
Shqiptarët jetojnë në Europë, Amerikë, Azi e Afrike, Australi ku edhe ora ndyshon.
Shumë prej tyre bejnë nga dy punë, kujdesen për femijët e angazhime të tjera. Nuk janë 24 orë para ekranit apo telefonit që ti përgjigjen me urgjencë Edi Ramës.
Kështu ata që do përgjigjen janë të patronazhuarit e Ramës.
Pra vota e diasporës vlen vetëm për ata që do votojnë Edi Ramën.

Kryeministri i Kanadasë jep dorëheqjen pas 10 vitesh në pushtet: Nuk mund të jem më zgjedhja më e mirë për kanadezët

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij dhe gjithashtu edhe si kryetari i partisë së tij.

Trudeau tha se vendimi i tij erdhi pas diskutimeve të gjata me familjen e tij.

Në një konferencë për shtyp ai tha se “Kanadaja meriton të ketë një zgjedhje të vërtetë” për zgjedhjet e ardhshme.

“Është e qartë se nëse mua më duhet të luftoj beteja të brendshme, nuk mund të jem zgjedhja më e mirë për kanadezët”, u shpreh Trudeau.

Më tej, Justin Trudeau tha se Kanadaja është një vend më i mirë sot nga sa ishte kur ai u bë kryeministër në vitin 2015:

“Qeveria jonë bëri që ekonomia të rritej për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Ulëm varfërinë dhe përfshimë më shumë njerëz në forcën punëtore të vendit”.

Në mes të muajit dhjetor, Chrystia Freeland, aleatja e vjetër e kryeministrit, dha dorëheqjen papritur duke rritur presionin mbi lidershipin e Trudeau.

Në mes të muajit dhjetor, Chrystia Freeland, aleatja e vjetër e kryeministrit, dha dorëheqjen papritur duke rritur presionin mbi lidershipin e Trudeau.

“Shpresoja shumë që të vazhdonte në detyrën e si si ministre e Financave dhe zëvendëskryeministre, por vendosi që të largohej”, tha Trudeau.

Ndërtuesi i banesës së Veliajt 3 orë në SPAK, biznesmeni Gentian Sula dëshmi si person që ka dijeni për hetime

Për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme ka dëshmuar këtë të hënë biznesmeni i ndërtimit në Tiranë Gentian Sula.

Ai është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se marrja e tij në pyetje ka qenë për banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Ky i fundit ka deklaruar se prej vitesh jeton në rezidencën “Kodra e Diellit”, që është pronë e Gentian Sulës.

Po ashtu, në këtë ambient jetojnë edhe disa politikanë të rëndësishëm që janë nën mbikëqyrjen e SPAK-ut lidhur me hetimet e veçanta për pasuritë e tyre.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë në banesën e Veliajt do të zbarkonin agjentët e BKH-së, të cilët edhe pse u tentuan të ndaloheshin nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, ata bënë kontrolle të imtësishme, ndërsa po ashtu kontrolle u zhvilluan edhe tek banesa e vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, si dhe tek “Harabel”, e Ajola Xoxës.

Këto kontrolle janë cilësuar nga familja Veliaj në shkelje të ligjit, por këto pretendime janë rrëzuar nga gjykatat.

Fatkeqësitë që e përndoqën që në vogëli Kadri Roshin! Nga puna si hamall porti, te studimet në Pragë dhe aktrimi, jeta e trazuar e artistit të madh

Aktori Kadri Roshi ishte ndër të parët që hodhi themelet e artit të aktrimit pas viteve 30 në Shqipëri.

 

Për vlerat e tij të veçanta dhe unikale të interpretimit Kadri Roshi u vlerësua që në kohën e diktaturës me titullin e madh “Artist i Popullit”. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përkujtoi në 101- vjetorin e lindjes aktorin e madh Kadri Roshi, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se emri i Kadri Roshit nuk shuhet kurrë.

“Sot kujtojmë me nderim të thellë një nga ikonat më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar, Kadri Roshin, aktorin që me talentin dhe përkushtimin e tij, la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe artin tonë kombëtar. Le të kujtojmë sot jo vetëm aktorin, por edhe njeriun që përmes artit frymëzoi breza të tërë artistësh dhe dashamirës të kulturës”,-theksoi Gonxhja.

Roshi lindi më 4 janar të 1924-ës, në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar pasi humbi të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur i vdiq edhe i ati. Kadri Roshi vjen nga një familje e arsimuar, por vetë e pati të vështirë shkollimin, për arsye se fatkeqësitë e njëpasnjëshme familjare do ta përballin me sfidat më të vështira që në fëmijëri. Mbeti përfundimisht jetim në moshën 12-vjeçare.

Për të mposhtur mjerimin shkon në Kavajë dhe Durrës ku punon si hamall porti. Çlirimi i vendit në vitin 1944 e gjen në Tiranë ku disa miq e ndihmojnë të gjejë punë si biletaprerës në kinema. Aty lindi ëndrra për t’u bërë aktor. Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21- vjeçare në skenën e Teatrit Popullor.

AKTRIMI

Kur u hap Teatri Popullor Kadri Roshi hyri në konkurs. Prova e parë u mbyll me keqardhjen e dështimit. Ishte pothuajse gagaç, nuk fliste dot rrjedhshëm. Për hir të pasionit iu gjet një punë si sufler në Teatrin Popullor. Shumë shpejt Kadri Roshi shihte dritën e skenës, sepse kishte vlera. Në vitin 1946 iu ofrua një rol te “Revizori” i Gogolit. Me këtë rol triumfoi. Më 1947-n, u nis me bursë të plotë nga shteti shqiptar për në Zagreb të Kroacisë për të studiuar.

Ndërsa ishte vetëm me 4 klasë shkollë fillore, ai u regjistrua si studenti i parë shqiptar në një shkollë të lartë për aktor! Pasi u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë në 1948- n, i vijoi studimet në Pragë bashkë me kolegun Lazer Filipi. Pas studimeve universitare kthehet në Tiranë i diplomuar si aktor. Roli i parë debutues si profesionist është Osipi i “Revizorit” të Gogolit. Pas këtij roli do të vijonin shumë të tjerë, që i krijoi deri në ditët e fundit të jetës. Megjithatë jeta e Kadri Roshit në profesion nuk ka qenë e lehtë. Në vitet ’70 Kadri Roshin e hoqën nga skena për të punuar në një ofiçinë të automjeteve të ndërtimit si xhenerik.

Në ditët e vështira të riedukimit, pasioni i jashtëzakonshëm për teatrin e mbajti gjallë. Kadri Roshi themeloi grupin teatror të ndërmarrjes me aktorë amatorë, duke realizuar disa shfaqje të suksesshme drame dhe estrade, me të cilat fitoi disa çmime. Me këtë trupë ai u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, duke shënuar një ngjarje të rrallë për nga pjesëmarrja e spektatorëve dhe emocionet që përcolli. U kthye me veprën “Koha e komisarëve”, dramatizim i romanit “Komisari Memo” të Dritëro Agollit. Spektatorët shpërthyen në duartrokitje për rikthimin e Kadri Roshit.

ROLET

Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin “Dhelpra dhe rrushtë”, tek kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”; nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin “Liri a vdekje”, deri tek plaku Mere në filmin “Njeriu me top”.

Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste, janë: “Vdekja e burrit” (1991), “Apasionata” (1983), “Partizani i vogël Velo” (1980), “Ballë për ballë” (1979), “Gjeneral gramafoni” (1978), “Njeriu me top” (1977), “Fije që priten” (1976), “Përballimi” (1976), “Malet me blerim mbuluar” (1971) dhe “I teti në bronz” (1970). Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999. U nda nga jeta më 6 shkurt 2007.

U kapën mbi 800 kg drogë, SPAK shpall moskompetencën për 93 gra dhe dërgon dosjen për gjykim për 17 të pandehurit: Ja dy organizatorët dhe financuesit e grupit kriminal! Tokat ishin marrë me qira nga…

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për serën e kanabisit të zbuluar në Berat, ku u zbulua një sasi prej 870 kilogramë kanabis. SPAK ka shpallur moskompetencën për 93 gra duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës, ndërsa kaloi për gjykim dosjen për 17 të pandehur, mes tyre gra.

 

 

Të pandehurit janë:

  • Blerim Xheka
  • Sadetin Hasaj
  • Sidrit Bisha
  • Endriol Xheka
  • Jurgen Ujkaj
  • Suad Smakaj
  • Samoel Lushaj
  • Mirvaldo Disha
  • Hamdi Dyli
  • Arben Vrapi
  • Adiol Çifliku
  • Lulzim Bushataj
  • Mustaf Manej
  • Bashkim Mema
  • Edison Mema
  • Drita Mema
  • Izmire Mema

Sipas SPAK, organizimi i aktivitetit kishte nisur në Dhjetor 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se nga ky aktivitet rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.

“Më datë 10.11.2022 u gjet dhe sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa”, informon SPAK.

Sipas SPAK, Blerim Xheka dhe Sadetin Hasaj, akuzohet se bënin organizimin, drejtimin dhe financimin e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”,  organizimi, drejtimi dhe financimi i “Kultivimit të bimëve narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer më shumë se një herë.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të aktivitetit hetimor në kuadër të procedimit penal Nr. 5, viti 2023, dhe pas një hetimi dyvjeçar ndaj 113 (njëqind e trembëdhjetë) personave, përfshirë 95 gra dhe vajza, Prokuroria e Posaçme ka ndarë aktet hetimore. Për 93 prej këtyre grave dhe vajzave është shpallur moskompetenca lëndore për hetim dhe gjykim, duke dërguar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku janë kryer veprat penale. Po ashtu, janë ndarë aktet hetimore edhe për 3 (tre) nga të hetuarit aktualisht, ndërkohë që hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar saktësisht.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur më 30.12.2024, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj 17 të pandehurve të akuzuar, duke bashkëlidhur aktet e procedimit penal nr. 5/1, viti 2023.

Të pandehurit janë:

  • Blerim Xheka
  • Sadetin Hasaj
  • Sidrit Bisha
  • Endriol Xheka
  • Jurgen Ujkaj
  • Suad Smakaj
  • Samoel Lushaj
  • Mirvaldo Disha
  • Hamdi Dyli
  • Arben Vrapi
  • Adiol Çifliku
  • Lulzim Bushataj
  • Mustaf Manej
  • Bashkim Mema
  • Edison Mema
  • Drita Mema
  • Izmire Mema

Akuzat

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”,  të parashikuara nga nenet 283 paragrafi 2, 284 paragrafi 2, 28/4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, veprime që janë kryer në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), në një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, ku janë gjetur katër sera të mbyllura me plastmasë dhe të instaluara linja elektrike dhe furnizimi me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.

Tipologjia e aktivitetit kriminal

Organizimi i aktivitetit kishte nisur në Dhjetor të vitit 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022 dhe më datë 10.11.2022 u gjet dhe sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.

Organizimi, drejtimi dhe financimi i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”,  organizimi, drejtimi dhe financimi i “Kultivimit të bimëve narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer më shumë se një herë, bëhej nga të pandehurit Blerim Xheka e Sadetin Hasaj.

Aktiviteti i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe i “Kultivimit të bimëve narkotike” ushtrohej dhe mbikqyrej njëherazi nga të pandehurit; Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj e Mirvaldo Disha.

Të pandehurit; Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Hamdi Dyli dhe Samoel Lushaj mbanin dhe armë pa leje në mbrojtje të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm.

Aktiviteti i “Kultivimit të bimëve narkotikëve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” ushtrohej kryesisht nga të pandehurit; Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Sipërfaqet e tokave ishin marrë më parë me qera, nga të pandehurit; Hamdi Dyli e Arben Vrapi dhe familjarët e tyre (përmes kontratave). Pasi janë siguruar farat e kanabisit dhe fidanët dhe janë marrë dhe banesa me qera në Berat, për të qenë më afër aktivitetit ditor, është ngritur infrastruktura për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, me qëllim shitjen e mëtejshme- e kryer nga Korriku 2022; të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të akuzuarat femra, janë marrë me “rekrutimin” e krahut të punës/fuqisë punëtore nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt joshjeve për pagesa të mira ditore për të  punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera, ku ishin krijuar edhe fjetore.

Të pandehurit janë angazhuar aktivisht në kujdesin ndaj bimëve narkotike, mbarëvajtjes së aktivitetit kultivues, prerjes, tharjes e pastrimit të boçeve të kanabisit, shitjes së mëtejshme, shpenzimeve për mjete të domosdoshme pune, ushqime e medikamente për bimët, medikamente mjekësore si dhe pagesat e punëtoreve në sera.

Hetimet nxjerrin përfshirjen edhe të personave të tjerë, josaktësisht të identifikuar në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm në Grup të Strukturuar Kriminal, dhe ndaj të cilëve vijon të kryhen hetime të mëtejshme.

SPAK do të marrë në pyetje Ilir Metën, ja kur do paraqitet para prokurorëve!

Nesër (7 janar 2025)  SPAK pritet të marrë në pyetje ish-presidentin Ilir Meta.

 

Burime bëjnë me dije se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00.

Mësohet se Ilir Meta do të pyetet në cilësinë e personit nën hetim.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me nje bizmesmen, për marrjen përsipër të ndryshimit në favor të tij, të një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Ai u arrestua bazuar në rezultatet e këtyre hetimeve dhe gjendet në paraburgim. Meta i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë në gjykatë.
Akuza të ngjashme ka ngritur SPAK edhe ndaj deputetes Monika

Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte dhe bashkëpunëtore për dekada e Metës, të cilët ndodhen tashmë në një proces divorci. Kryemadhi po hetohet në gjendje të lirë.

Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho ndodhet detyrim paraqitje për akuzën e korrupsionit pasiv. Në të njëjtën masë sigurie po hetohet për pastrim parash edhe Ema Çoku, një financuese e LSI-së.

Ngjyra e ndryshimit: Revolucioni i Portokalltë i Ukrainës

Zyrtarisht kanë qenë 26 kandidatë në garë për pozitën e presidentit të Ukrainës, në fund të vitit 2004. Në realitet, gara është zhvilluar mes dy burrave.

Viktor Yushchenko ka lindur në rajonin Sumi të Ukrainës sovjetike, në një familje mësuesish.

Ai është zhvendosur në Kiev më 1985, ka doktoruar për ekonomi dhe ka nisur karrierë në sektorin bankar. Më vonë ai është ngjitur në pozitën e shefit të Bankës Qendrore të Ukrainës, në një periudhë trazirash që rezultoi me kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Yushchenko ka qenë figura kryesore mbrapa krijimit të valutës së re ukrainase, hrivnia. Nga viti 1999, ai ka shërbyer si kryeministër nën presidentin Leonid Kuchma.

Screenshot_1

Yushchenko ka çuar përpara platformë properëndimore, duke u premtuar ukrainasve afrimin e vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Screenshot_2

Viktor Yanukovych ka lindur në rajonin lindor ukrainas, Donjeck. Nëna e tij ka vdekur kur ai ka qenë dy vjeç. Kur ka folur për fëmijërinë e tij, ai ka thënë se ka lindur në një familje të varfër dhe që ëndrra e tij ka qenë “të thyejë zinxhirin e varfërisë”. Ai ka kryer plot punë në rininë e tij, përfshirë atë të mekanikut, dhe është burgosur dy herë për krime të dhunshme.

Dikur ia ka dalë që të udhëheqë një zinxhir të kompanive të transportit. Nga viti 1997 deri më 2002, Yanukovych ka qenë në krye të administratës së rajonit të Donjeckut, dhe në nëntor të vitit 2002 është emëruar kryeministër i Ukrainës.

Yanukovych ka qenë në favor të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe në fushatë zgjedhore e ka mbështetur hapur presidentin rus, Vladimir Putin, i cili e ka vizituar disa herë Ukrainën në vitin 2004.

Screenshot_3

Më 26 tetor, në 60-vjetorin e largimit të forcave naziste nga Ukraina, Putin ka qëndruar përkrah Yanukovychit, teksa para syve të tyre, në qendër të Kievit, është mbajtur një paradë ushtarake e stilit sovjetik.

Screenshot_4

Ceremonia preku kulmin kur Yanukovych nisi t’iu ofronte mysafirëve rusë disa sheqerka. Putin e pati refuzuar ofertën, ndërsa Dmitry Medvedev – atëherë shef i stafit i Kremlinit – ishte ëmbëlsuar me të.

Screenshot_5

Në shtator të vitit 2004, Yushchenko pati shkuar për darkë në shtëpinë e Volodymyr Satsyukut, zëvendësdrejtorit të agjencisë ukrainase të inteligjencës. Pas pak kohe, Yushchenko ishte sëmurë keq.

Më vonë është vërtetuar se ai ka thithur një lloj dioksine të pastër. Kur Yushchenko ka përfunduar në spital, ai ka qenë i shpërfytyruar nga helmi. Ai e ka konsideruar helmimin si sulm të sponsoruar nga shteti, dhe e ka akuzuar Rusinë për përpjekje të vazhdueshme për të hetuar rreth figurës së tij.

Screenshot_6

Satsyuk, përfshirja e të cilit në helmim nuk është vërtetuar kurrë, është shpërngulur në Rusi më 2007, dhe është ngjitur në pozitën e gjeneralit të lartë në Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).

Disa javë pas helmimit të Yushcenkos, Yanukovych është nisur të takojë me autobusë disa studentë në Ivano-Frankivsk.

Pas goditjes me një objekt, Yanukovych ka rënë në tokë dhe është dërguar me shpejtësi në spital. Ekipi i politikanëve e ka përshkruar incidentin si sulm me “objekt të fortë” dhe e ka publikuar një video të kandidat presidencial, duke përjetuar dhimbje në një shtrat të spitalit, por duke folur disi dhe duke dënuar sulmin.

Incizimet tjera të incidentit kanë treguar më vonë se ai është sulmuar vetëm me një vezë të hedhur nga një student.

Screenshot_7

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë është mbajtur më 31 tetor 2004.

Yushchenko i ka fituar 39.9 për qind të votave, ndërsa Yanukovych i ka fituar 39.2 për qind të votave.

Asnjëri prej kandidatëve nuk i ka siguruar më shumë se 50 për qind të votave, prandaj është mbajtur rundi i dytë.

Screenshot_8

Më 21 nëntor është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve. Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës ka bërë të ditur se pas numërimit të 33 për qind të votave, Viktor Yanukovych ka qenë në epërsi me më shumë se 50 për qind të votave të siguruara. Ndërkaq, rezultatet e sondazheve të opinionit publik kanë treguar se fitorja ka qenë në duart e Yushchenkos.

Ndërkohë, vëzhguesit e huaj kanë raportuar për një mori shkeljesh në procesin e numërimit të votave.

Screenshot_9

Një ditë pas votimit, Komisioni Zgjedhor ka numëruar 97.67 për qind të votave, dhe më pas procesi është bllokuar. Për më shumë se një javë, vendi e ka përjetuar ankthin e pritjes së rezultateve zyrtare.

Udhëheqësi i komisionit, Serhiy Kivalov, ka bërë të ditur se vonesa është shkaktuar për arsye teknike, përfshirë problemet me serverë kompjuterikë. Mbështetës të Yushchenkos kanë besuar se vonesa është shpikur për t’i dhënë mundësi kampit të Yanukovychit që ta manipulojë procesin zgjedhor.

Screenshot_10

Në natën mes 21-22 nëntorit, Yushchenko është takuar me Kivalovin. Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, Yushchenko ka thënë se nuk beson në rezultatet e Komisionit Qendror Zgjedhor. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve “të nisen drejt Maidanit dhe të mbrojnë fitoren’, duke iu referuar Sheshit të Pavarësisë, që gjendet në qendër të Kievit – lokacion qendror për protesta në periudhat e trazirave politike në Ukrainë.

Screenshot_11

Në mëngjesin e 22 nëntorit, një numër i vogël protestuesve janë mbledhur në qendër të Kievit, me flamujt portokalli të fushatës së Yushchenkos. Me kalimin e ditëve është rritur numri i protestuesve.

Screenshot_12

Në mesditën e 22 nëntorit, Komisioni Zgjedhor pati dalë me njoftimin se pas numërimit të 99 për qind të votave, Yanukovych i ka fituar 49.4 për qind të votave, ndërsa Yushchenko, 46.7 për qind.

Urimet janë nisur menjëherë nga Bjellorusia dhe Rusia, ndërsa vetë Putin ka thënë se “populli ukrainas e ka bërë zgjedhjen e vet – zgjedhje në të mirë të stabilitetit dhe shtetësisë”.

Uashingtoni nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, dhe sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Colin Powell ka paralajmëruar për pasoja të paspecifikuara për zyrtarët ukrainas të përfshirë në mashtrimet zgjedhore.

Screenshot_13

Protestuesit me flamuj portokalli të fushatës së Yushchenkos kanë vazhduar të mblidhen nëpër Ukrainë dhe e kanë rrethuar ndërtesën presidenciale në Kiev. Me kalimin e kohës, rreth gjysmë milioni njerëz janë mbledhur në Sheshin e Pavarësisë, në një mot të acartë.

Ekipi i Yushchenos u ka dhënë jehonë rezultateve në rajonet Donjeck dhe Luhansk, ku as vëzhguesit, dhe as gazetarët nuk kanë pasur qasje në qendrat e votimit.

Screenshot_14

Më 3 dhjetor, Gjykata Supreme e Ukrainës ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë të pavlefshme dhe e ka shpallur datën për garën e re mes dy kandidatëve. Rundi i radhës është mbajtur më 26 dhjetor 2004.

Screenshot_15

Më 10 janar 2005, Komisioni Qendror Zgjedhor i ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe Viktor Yushchenko është shpallur fitues.

Më 23 janar 2005, ai është inauguruar si presidenti i tretë i Ukrainës.

Megjithatë, një vit më vonë, në gusht të vitit 2006, Viktor Yanukovych është emëruar kryeministër dhe më 2010 është shpallur president.

Yushchenko ka dalë i pesti në ato zgjedhje, pasi shumica e ukrainasve kanë thënë se gjatë presidencës së tij, më 2005-2010, ai nuk ka arritur t’i përmbushë zotimet për reforma dhe për ta çuar vendin përpara drejt integrimeve në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Më 2014, Yanukovych është rrëzuar në protestat disamujore, të njohura si Euromaidan, të cilat kanë shpërthyer në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, për shkak të niveleve të larta të korrupsionit dhe vendimit të tij për t’i flakur tutje planet për një marrëveshje të rëndësishme tregtare me BE-në, dhe i ka bërë të ditura synimet për forcim lidhjesh me Rusinë./REL/

FOTO LAJM/ 2025 nisi me spektaklin e magjishëm qiellor të dritave polare

Në disa rajone në ditët e para të 2025 janë shfaqur dritat e magjishme polare, Aurora Borealis. Qielli në vendet veriore është ndriçuar me një spektakël dritash të mahnitshme natyrore.

 

Atmosferë mistike

Qielli mbi Alaskë, më saktë mbi liqenin Eklunta Lake u ndriçua në fillim të vitit në të gjelbër e të kuqërremtë. Kësisoj këtu natyra ndezi fishekzjarrët e saj me ndihmën e Diellit dhe fushës magnetike të atmosferës së Tokës.

Erërat diellore krijojnë dritat mahnitëse në atmosferë

d5

Në Anchorage të Alaskës dritat polare ndriçojnë mbi çatitë e shtëpive dhe pemëve përreth. Dritat polare krijohen kur grimcat diellore të ngarkuara me energji prekin atmosferën e Tokës. Këto grimca tërhiqen nga fusha magnetike e atmosferës në Tokë dhe nga kontakti me molekulat e gazit ato ndizen duke krijuar ndriçuar.

Një dukuri e rrallë në Europë

d2

Dritat polare shfaqen kryesisht në zonën e rrethit magnetik të poleve, në të ashtuquajturën unaza Aurora. Vendet ku ato mund të shihen më së shumti janë Norvegjia, Islanda, Suedia, Finlanda dhe Alaska. Por edhe në Angli e në Cumbria mund të shihet Aurora Borealis. Edhe në Gjermani mund të shfaqen ndonjëherë drita polare, por kjo ndodh shumë rrallë.

Ngjyrat dhe domethënia e tyre

d5

Drita polare ngjyrë vjollcë dhe jeshile mbi Anchorage. Ngjyrat e dritave polare varen nga lloji i gazrave në atmosferë që ato takojnë. Jeshila është ngjyra më e përhapur që krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë mbi 100km. Ndërsa drita e kuqe krijohet nga molekulat e oksigjenit në lartësinë 300km. E kaltra dhe ngjyra vjollcë krijohen prej molekulave të hidrogjenit.

Dritat siberiane

Edhe në Siberi viti i ri u prit me drita shumëngjyrëshe polare. Ky imazh është fiksuar mbi hapësirën e qytetit Krasnojarsk. Edhe planetët e tjerë si Jupiteri dhe Saturni me atmosferë dhe fushë magnetike shfaqin drita polare, por atje këto drita janë shumë më intensive se në Tokë.

Dritat polare dhe mitologjia

Shfaqja e dritave polare ka krijuar shumë mite në kulturën nordike. Ndërsa vikingët i festonin ato duke i konsideruar si një shenjë të zotërve të tyre, popuj të tjerë nordikë frikësoheshin. Si rrjedhojë ata krijonin mite duke hamëndësuar se prej dritave polare vjen rreziku dhe në shenjë mbrojtjeje bëheshin supersticiozë./DW/