33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025

“Përgjimet e ‘SkyEcc’ përfshinë shtetin dhe politikën”, ish-kreu i Policisë, Ahmet Prençi: SPAK, i vetmi institucion kundër krimit në vend!

Kur grupet kriminale janë në marrëveshje dhe nuk ngacmohen nga organet ligjzbatuese, duket se situata është e qetë. Pra, nuk ndodh asgjë. Por në momentin kur këto marrëveshje prishen, atëherë nisin edhe betejat e përgjakshme. Ky është një konstatim që vjen nga një ekspert jo vetëm policimi, por edhe hetimi.

Është Ahmet Prençi, i cili tregon me detaje se çfarë ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht me situatën kriminale në vend. Duke qenë njohës i mirë i çdo mekanizmi që përdor krimi i organizuar, por edhe mbështetjet që këto grupe marrin nga njerëz me pushtet, ish-kreu i Policisë Shtetit, sot Komisioner pranë Avokatit të Popullit për çështjet e parandalimit të torturës, tregon detaje të fushave ku operojnë personat me prirje antiligj. Sipas tij, SPAK është i vetëm në këtë betejë dhe madje, ndaj edhe sulmohet nga segmente të politikës. Prençi shkon deri atje ku kritikon policinë për mënyrën se si i qaset një ngjarjeje e sidomos krimit të organizuar.

Përfshirja e efektivëve deri në role drejtuesish në aktivitete kriminale dhe në bashkëpunime me grupe dhe banda keqbërësish është mbase një prej dëmeve më të mëdha që i është bërë zbatimit të ligjit në vendin tonë. Për ish-kryepolicin e vendit, prokurorët e Posaçëm janë të vetmit që mund të çmontojnë krimin e organizuar, por sipas tij, është alarmante aleanca e krimit të organizuar me segmente të politikës, po aq sa edhe dalja në pah e shefave të policisë, që përdoren për të nxjerrë njerëz në pritë. Pavarësisht se ai vijon të mbetet një dashamirës i hetimit në themel të aktiviteteve të krimit të organizuar, sidomos kur bëhet fjalë për lidhje me politikën apo njerëzit me pushtet, Prençi nuk e humb shpresën se një ditë, policia do të jetë në nivele të larta që ia kërkon detyra, ashtu siç beson se në radhët e SPAK do të përvijohen konturet e një prokurori të vërtetë, që do t’i ngjajë me Martin Gurin e tij, personazhin e famshëm të romanit “Brenga e Prokurorit”, për të cilin thotë: “Uroj që askush të mos e ketë fatin e tij”!

Si ish-drejtor i Policisë së Shtetit, si e shihni gjendjen e rendit në vendin tonë?

Duhet thënë së pari që krimi, sidomos ai i organizuar, i ka përsosur metodat e funksionimit. Dhe kjo jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Gjithmonë ata janë në një proces të vazhdueshëm kamuflimi. Ata synojnë realizimin e objektivave të tyre, që është pasurimi dhe zgjerimi i hegjemonisë në territoret ku veprojnë. Situata dhe gjendja e sigurisë publike në Shqipëri duket në pamje të parë në parametra normalë, por sipas meje, është shumë delikate. Po të analizojmë disa nga operacionet e bëra publike nga SPAK, mund të them se gjendja është e brishtë dhe e rrezikshme.

Të dhënat që marrim nga zbërthimi i funksionimit të grupeve kriminale dhe komunikimit të eksponentëve të këtyre grupeve, gjendja paraqitet ulëritëse dhe alarmante. Një problem shumë të rëndë na paraqet aleanca që krimi i organizuar ka me segmente të politikës, sistemin e drejtësisë dhe struktura të caktuara të policisë. Këto lidhje janë tmerrësisht të rrezikshme dhe me pasoja të rënda. Në këto rrethana, mendoj se reagimi dhe metodat për t‘i luftuar këto fenomene kërkojnë shumë investim në para, trajnime, inteligjencë, teknologji e mbi të gjitha vendosmëri e përkushtim nga Policia e Shtetit, që është në frontin e parë e më pas i koordinuar me gjithë zinxhirin e institucioneve ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Kur grupet kriminale veprojnë të pashqetësuara nga organet ligjzbatuese dhe janë në një pakt ose marrëveshje me njëri-tjetrin, situate duket e qetë.

Në momentin që cenohen këto marrëdhënie, situata precipiton në përmasa të paparashikueshme. Nga komunikimet e bëra publike nga institucionet deri më tani, kemi mësuar se grupe të caktuara kanë shpallur luftë mes njëri-tjetrit dhe pasojat e para kemi filluar t’i shikojmë. Më vjen keq ta them që jemi duke përjetuar betejën mes tyre dhe nëse nga institucionet ligjzbatuese dhe të akuzës nuk dokumentohet veprimtaria e plotë e tyre, arrestimi i autorëve dhe sekuestrimi i aseteve dhe burimeve financiare të tyre, situata do të vijë duke u përkeqësuar.

Cilat janë kategoritë e krimit që duken më shqetësuese sot?

Shqetësuese për publikun janë dhe mbeten krimet e dukshme kundër jetës dhe pronës, si dhe krimet kundër korrupsionit. Mendoj që Policia e Shtetit duhet të bëjë një riorganizim dhe ristrukturim më efektiv për t’iu përgjigjur si duhet situatës aktuale të krimit. Punonjësi i policisë në çdo rast duhet të ketë një sjellje qytetare me njerëzit e zakonshëm. Duhet të kuptojnë punonjësit e policisë se institucioni që përfaqësojnë nuk është vetëm një institucion force, por së pari një shërbim ndaj qytetarëve. Ndërkohë me eksponentë të krimit, që sigurisht të gjithë janë të njohur prej tyre, duhet një sjellje profesionale dhe e pakompromis për të goditur me forcë paligjshmërinë e tyre. Në çdo qytet njihen “gangsterët” problematikë për qytetarët. Të gjithë i njohin dhe të gjithë i shikojnë sjelljen e policisë ndaj tyre.

Mendoj që me një trupë policore të paimplikuar dhe të përkushtuar, për pak kohë këta “gangsterë” hiqen nga qarkullimi. Shpresoj shumë që drejtuesit e rinj të policisë ta përmirësojnë këtë situatë. Punonjësi i policisë është figura ku qytetarët duhet të drejtohen për problematika të caktuara. Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, kjo kërkon një strukturë shumë të specializuar, kërkon aplikim të metodave më të përparuara për të pasur rezultat. Në këtë fushë kemi parë se është vetëm SPAK që ka dhënë produkt dhe rezultat si asnjëherë tjetër në këtë vend. Nga strukturat e policisë nuk kam informacion për rezultate të dukshme, që duhen përmendur në kuadrin e luftës kundër korrupsionit, ndonëse ka një strukturë të specializuar për krime të tilla.

A iu duket eficiente policia në luftën ndaj këtij krimi, sidomos kur bëhet fjalë për parandalimin…?

Parandalimi është problemi kryesor dhe parësor i policisë. Mendoj që territori i republikës sonë nuk mbulohet si duhet nga strukturat e policisë. Me aq sa e ndjek unë mënyrën e funksionimit të strukturave të policisë, më rezulton që në një komisariat policie ka më shumë shefa në zyra se sa personel policorë në terren që merr kontakt me qytetarët. Punonjësi i policisë duhet t’iu gjendet atyre pranë në momentet kur u duhet ndërhyrja e tyre, si dhe të marrin informacion të vazhdueshëm rreth kontingjentin që kanë në ndjekje.

Duhet theksuar që neglizhenca e policisë për të zgjidhur me seriozitet konfliktet e vogla, sipas meje, na prodhon patjetër ngjarje të rënda kriminale. Ndaj reagimi i menjëhershëm i policisë për çdo sinjal që merr për konflikte dhe vlerësimi e dokumentimi i çdo ngjarje që ndodh është një mënyrë efektive që i shërben parandalimit. Po ashtu, zbulimi i ngjarjeve të vjetra, rihetimi i dosjeve të pezulluara është dhe kjo një mënyrë që ndikon në parandalimin e veprave penale. Integriteti dhe performanca e punonjësve të policisë ndikon ndjeshëm në rritjen e besueshmërisë te punonjësit e rendit. Kur ky besim rritet, informacioni është më i madh dhe shumë i vlefshëm për të zbuluar ngjarjet kriminale. Nisur nga eksperiencat e viteve të mëparshme që lidhen me kanabizimin e vendit me heshtjen ose neglizhencën e policisë në rastin më të mirë, ose bashkëpunim i punonjësve të policisë me grupe të krimit të organizuar në rastin më ekstrem, e kanë goditur dhe dëmtuar rëndë reputacionin e Policisë së Shtetit. Publikimi i rasteve të arrestimit të drejtuesve të policisë si bashkëpunëtor të eksponentëve të krimit të organizuar e tregon se problemi është më i ndërlikuar dhe hetimi i këtyre rasteve është shumë i rëndësishëm për të pasur një polici efiçente dhe me reputacion të mirë publik. Në një organizatë të madhe siç është policia, sigurisht që ka dhe do ketë punonjës të inkriminuar, por mekanizmat për kontrollin dhe goditjen e tyre duhet të jenë prioritet absolut.

Hapja e platformave të komunikimeve të anëtarëve të bandave kriminale duket se i ka shërbyer më së shumti Prokurorisë së Posaçme të marrë stafetën e goditjes, a mendoni se më në fund do të pastrohet Shqipëria nga këto grupe kriminale?

grupe kriminale? Dua të theksoj se goditjet që ka bërë SPAK-u kundër grupeve të krimit të organizuar kanë qenë spektakolare. Unë di të them se puna që ato kanë bërë deri në finalizimin e këtyre operacioneve është e jashtëzakonshme. E pamë se sa i sofistikuar është bërë komunikimi dhe veprimtaria e anëtarëve të bandave kriminale. Na u ekspozuan dhe fuqitë e tyre financiare, lidhjet e fuqishme që kanë me segmente të caktuara të politikës, policinë dhe gjyqësorin. Prandaj them dhe gjej rastin të falënderoj prokurorët e SPAK dhe drejtuesin e tyre, Altin Dumanin, pasi ata me përkushtimin e tyre po i bëjnë shërbimin më të madh shtetit dhe vendit tonë. Unë mendoj që ata kanë dhe shumë punë për të bërë.

Po vazhduan me këto ritme dhe pak vite për t’ju shkuar në fund të gjitha hetimeve të nisura, mund të them që këto grupe ekzistuese do jenë shpartalluar tërësisht. Fuqizimi i SPAK dhe BKH me personel të kualifikuar dhe teknologji të përparuar do e rriste ndjeshëm efektivitetin e tyre. Do dëshiroja shumë që politika dhe media të rrinë larg SPAK-ut në këtë luftë të vështirë dhe heroike që po bëjnë krimit të organizuar. Njoh prokurorë që punojnë nga 18 orë në 24 për të hetuar këto grupe. Ndjehen dhe janë të kërcënuar seriozisht ata dhe familjet e tyre, ndaj duhet mbështetje e pakursyer për ta. Një problem i madh është hapësira mediatike që i jepet krimit dhe krimineleve. Ata heroizohen dhe me ndihmën e mediave po kthehen në modele për brezin e ri. Kjo është një problematikë shumë delikate dhe e rrezikshme.

Si e komentoni daljen e politikanëve, njerëzve të drejtësisë dhe të policisë në këto komunikime?

Kjo e ndërlikon situatën shumë. Çdo punonjës policie i ndershëm në këto rrethana është me kokën ulur, pasi është i tradhtuar dhe duarlidhur në çdo kohë. Këto komunikime e kanë kompromentuar shumë reputacionin e policisë dhe të shtetit. Të mësosh në media se një shef policie nxjerr në pritë njerëz për t’u vrarë dhe vihet në funksion të kriminelëve, është mjaft e rëndë. Si janë ndjerë vartësit e tij kur kanë mësuar këto të vërteta?! Po qytetarët që janë kontaktuar nga ai shef për të zgjidhur problemin e tyre?! Ndaj them që lufta kundër këtyre punonjësve duhet të jetë e vazhdueshme dhe e pamëshirshme në aspektin ligjor e penal. Ose një rast tjetër i bërë publik, një drejtues policie që duke shfrytëzuar detyrën e tij të lartë, hyn në biznesin e pistë me krimin e organizuar duke iu shërbyer dhe shndërrohet në një milioner! Një sfidë të vërtetë duhet të kenë ministri i ri i Brendshëm, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtori i AMP dhe gjithë drejtuesit e tjerë për të shpalosur një reagim shumë të ashpër ndaj atyre punonjësve që devijojnë nga misioni i tyre. Mendoj që deri më tani, përveç SPAK-ut, nuk është bërë asgjë për të hetuar dhe pastruar policinë nga shërbëtorë të shtetit të shndërruar në banditë të veshur me uniformë.

Reformimi që po ndodh tani me drejtues të ri të të gjitha niveleve të drejtimit të policisë më duket një nisëm pozitive. Unë personalisht nuk i njoh drejtuesit e rinj dhe kam të drejtë të shpresoj që me formimin dhe energjinë e tyre do e ndryshojnë situatën për mirë. Gjithsesi, duhet pak kohë për të parë se çdo prodhojnë në të mirë të rendit e sigurisë publike. Dua të theksoj se proceset e përzgjedhjes së drejtuesve dhe shefave të policisë më janë dukur të panevojshëm, por ky është mendimin im, ndonëse është i detyrueshëm për t’u bërë, pasi e parashikon ligji i ri i policisë, i cili shpresoj të përmirësohet sa më parë duke e hequr këtë dispozitë krejt të panevojshme të funksionimit të policisë. Flitet në media që SPAK-u ka në shqyrtim komunikime të tjera të drejtuesve të policisë apo dhe politikanë me pjesëtarë në krimin e organizuar. Do të dëshiroja sa më parë që ata të zbardhin këto komunikime dhe çdo politikan, polic apo kushdo qoftë që ka shërbyer grupeve kriminale dhe ka konsumuar vepër penale të dalë para drejtësisë.

Përveç betejës me krimin e organizuar, SPAK ka betejë edhe me korrupsionin ku dëshmohen nivele të larta, pse ka kaq shumë zyrtarë të korruptuar në vendin tonë?

Po! Kjo është një betejë vendimtare që bëhet. Ka një bilanc mjaft pozitiv deri më tani. Kemi mësuar nga hetimet e SPAK-ut se drejtues të niveleve të larta të administratës kanë shpërdoruar besimin e publikut, duke përvetësuar shuma monetare marramendëse. Ndonëse duhet të presim dhe të shikojmë proceset gjyqësore deri në përfundim të tyre. Për mendimin tim, dosjet e këtyre hetimeve kanë dhënë efekt si asnjëherë në këtë vend. Të mos harrojmë se fluksi i denoncimeve në SPAK është mjaft i lartë në krahasim me kapacitetet që ata kanë në dispozicion.

E gjithë vëmendja është përqendruar në SPAK dhe nuk analizon askush se ka qindra prokuror të juridiksionit të përgjithshëm në të gjitha rrethet e vendit që nuk prodhojnë qoftë edhe një lajm të vetëm për goditjen e eksponentëve të krimit që ata hetojnë. Unë të paktën nuk kam dëgjuar ose kam parë në media raste shumë sporadike. Nëse dhe SPAK do të ishte pa rezultate kundër korrupsionit, nuk do përbënte lajm dhe ky institucion nuk do sulmohej nga askush.

Ju aktualisht drejtoni një sektor ku verifikoni punën e organeve ligjzbatuese me qytetarët, në optikën tuaj, si është sjellja me ta…?

Unë jam i mandatuar nga Parlamenti si Komisioner për parandalimin e torturës pranë Avokatit të Popullit. Në këtë institucion bëhet një punë e madhe përmes inspektimit dhe hetimit me iniciativë të ankesave apo njoftimeve mediatike. Nëpërmjet këtyre hetimeve evidentojmë gjetje dhe problematika që reflektohen në rekomandimet e shumta që iu adresojmë institucioneve të shtetit që t’i reflektojnë dhe zbatojnë në punën e tyre. Ne jemi një ekip modest, një institucion moral i shtetit, që japim kontributin tonë në përmirësimin e kushteve dhe respektimin e të drejtave që shkelen. Padyshim që administrata e shtetit është e ekspozuar në shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj ne jemi aty për të reaguar në çdo moment dhe për të qenë në krahun e të dëmtuarve që janë cenuar nga abuzimi dhe shkelja e të drejtave të tyre. Avokatja e Popullit, znj. Ballanca, ka prezantuar gjatë këtyre viteve një lidership mjaft të mirë duke ekspozuar dhe adresuar një ekspertizë tejet profesionale. Po ashtu, edhe komisionerët me ndihmësit e tyre gjithashtu. Sapo mbyllim këtë vit dhe rezultatet tona që do përmblidhen në raportin vjetorë janë mjaft të shumta e konkrete.

Në një libër tuajin, keni vënë në qendër figurën e një prokurori, a e sheh në prokurorinë tonë këtë ‘prokuror’ apo vijoni të prisni…?

Në romanin “Brenga e prokurorit” kam ndërtuar një personazh, që mendoj se i përshtatet realitetit të sotëm. Për ndërtimin e këtij personazhi, gjatë kohës që po e shkruaja në mendje romanin, kam takuar miq të mi prokuror për ta aktualizuar veprimtarinë e personazhit. Nga koha që kam punuar unë në prokurori e deri më sot ka kaluar shumë kohë dhe më duhej të gjeja element që unë nuk i kam aplikuar në kohën kur punoja. E them me siguri që ka prokurorë në sistem që janë si personazhi im, por janë pak. Do të dëshiroja që gradualisht ky numër të rritej e të përbënte shumicën e sistemit të akuzës në vendin tim. Njëkohësisht do të dëshiroja që asnjë polic ose prokuror të mos ketë fatin e personazheve të mi Artur Rrasa dhe Martin Guri…

VOA: Kongresi Amerikan mblidhet për të certifikuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit

Kongresi amerikan do të mblidhet të hënën për të certifikuar fitoren e zotit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, përballë zëvendëspresidentes aktuale, Kamala Harris.

Nënpresidentja është përgjegjëse për kryesimin e numërimit të rezultateve nga secili prej 50 shteteve të vendit, duke e vënë zonjën Harris në pozicionin e certifikimit të humbjes së saj.

Procedura ishte për një kohë të gjatë një formalitet në procesin zgjedhor, por katër vjet më parë u shndërrua në kaos pasi mbështetësit e zotit Trump hynë në Kapitol, duke plagosur rreth 140 oficerë policie, duke shkaktuar dëme në ndërtesë dhe duke detyruar ligjvënësit të strehoheshin për shkaqe sigurie.

Skena të ngjashme nuk priten të hënën, meqë zonja Harris e ka pranuar humbjen dhe presidenti Joe Biden ka theksuar nevojën për një proces paqësor të kalimit të pushtetit.

Autoritetet janë përgatitur për çdo rast, duke ngritur pengesa të larta metalike rreth kompleksit të Kapitolit.

Duke folur të dielën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden e quajti atë që ndodhi më 6 janar të vitit 2021 “një nga ditët më të vështira në historinë amerikane”.

Ne duhet të kthehemi në kalimin normal të pushtetit”, tha ai.

Ai shtoi se sjellja e zotit Trump katër vjet më parë, e cila përfshinte pretendime të përsëritura të rreme se ai fitoi zgjedhjet, “ishte një kërcënim i vërtetë për demokracinë”.

Më shumë se 1500 persona janë akuzuar në lidhje me sulmin në Kapitol. Zoti Trump është zotuar se do të shpallë faljen e tyre pasi të marrë detyrën më 20 janar./VOA

Uniteti Rama-Veliaj përballë drejtësisë dhe një mandat i dytë për prokurorët e SPAK-ut

Nga Namir Lapardhaja

Deklaratat e fundit të Edi Rama në mbrojtje të Erion Veliajt përballë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, kanë nxjerrë zbuluar presionin e mazhorancës ndaj drejtësisë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në 5-vjetorin e krijimit të SPAK-ut jo vetëm që shprehu vlerësim maksimal të shtetit të tij për punën e deritashme, por, në mënyrë eksplicite, kërkoi një mandatë të dytë për këtë trupë prokurorësh.

Përgjigjja e Ramës se do të flasë për këtë çështje në kohën e duhur, duket açik se atij nuk i intereson një gjë e tillë. Për këtë do të sillja në vëmendje Ramën e vitit 2016, i cili deklaronte se për Reformë në Drejtësi është i gatshëm të votojë çdo propozim që vjen nga SHBA-të. Madje, ai atëherë shkonte edhe më tej, kur thoshte se jam gati të firmosë çdo letër të bardhë të shkruar prej tyre.

Prokuroria e Posaçme, veçanërisht në drejtimin e Altin Dumanit, ka dëshmuar se është një shtyllë e rëndësishëme e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndaj, nëse trupës aktuale të prokurorëve nuk u garantohet mundësia për një mandat të dytë, rrezikohet jo vetëm humbja e ekspertizës dhe e vazhdimësisë së çështjeve komplekse të trajtuara prej tyre, por edhe e pavarësisë, sigurisë dhe besimit të madh që publiku ka krijuar përgjatë kësaj kohe.

Dyshja Berisha-Rama përfaqësojnë kërcënime të kundërta, por po aq serioze, për pavarësinë e SPAK-ut. Nga njëra anë, ish-kryeministri Berisha ka premtuar shkrirje të këtij institucioni, ndërsa Rama, përmes mbrojtjes publike të Veliajt dhe përpjekjes për të ndikuar mbi institucionin, sinjalizon dëshirën për ta vënë atë nën kontroll, njëjtë sikurse u përpoq për të mbështetur të parapëlqyerin e tij përballë Dumanit.

Për këtë arsye, është e domosdoshme që mbështetja për SPAK-un të formalizohet si një premtim elektoral nga partitë politike që synojnë të përfaqësojnë një ndryshim të vërtetë në politikën shqiptare. Mundësia për rikandidim të prokurorëve dhe garantimi i pavarësisë së këtij institucioni duhet të jenë në qendër të çdo programi elektoral që synon të fitojë besimin e publikut.

Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur dhe për liderë që angazhohen për të garantuar këtë pavarësi. SPAK-u, me rezultatet konkrete që ka arritur, është një simbol i reformës që qytetarët kanë pritur prej kohësh. Shndërrimi i mbështetjes ndaj tij në një premtim elektoral do të dërgonte një mesazh të qartë: drejtësia është mbi politikën dhe mbi çdo interes të ngushtë partiak.

Vetëdije publike për kthimin në Identitet!

Aristoteli i lashtë na ka lënë një postulat:
“Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjtë.
Lumenjtë janë mjalti i qytetërimit”!
Malësia e Gjakovës shtrihet në prehër të Alpeve.
Kjo “Mesopotami” e vogël është djepi i rezistencës së qytetërimit iliro-dardano-arbëror.
Iliro-dardanët themeluan mbretërinë e tyre 4 shekuj para lindjes së Krishtit.
Në historinë shumë shekullore iliro-dardano-arbërorët u përballën me pushtues të shumtë, me perandoritë maqedone, romake, bizante, sllave, me pushtuesit sllavë, turq e malazez deri tek italianët, greket, gjermanët dhe serbët e Sllobodan Millosheviçit por qëndruan dhe ngadhënjen.
Shumë studiues të huaj e kanë vizituar këtë amfiteatër natyror të rrethuar nga malet shtatlarta dhe i kanë vlerësuar këto bukuri mahnitëse.
Po veçoj gjermanin KARL KAROHL i cili në vitin 1938 vizitoj atëkohë pikërisht vendin ku bashkohet Valbona me Drinin.
Me përshtypjet e udhëtimit në vitin 1939 botoi librin, “NË THELLËSITË SHQIPTARE”, ku mes tjerash shkruan:
“Një ditë vizitova derdhjen e Valbonës.
Ky lumë sjell me vete po aq ujë sa edhe Drini.
Janë ujrat që mblidhen në të gjithë këtë krahinë malore.
Në krahasim me ujërat e Drinit, ujërat e Valbonës janë krejt të kristalta dhe tepër të ftohta……
…….Është bukuria më e mahnitshme që mund të imagjinojë njeriu.
Shpesh herë njerëzit fetarë imagjinojnë më të bukurën nga gjithçka, Shtëpinë e Zotit.
Jemi pra në grykat e Shqipërisë, në vendin ku bashkohet Drini me Valbonën.
Pra unë e them me plot gojën :
Këtu e kanë shtëpinë dhe Perënditë…”
Malësia e Gjakovës (u quajt për më shumë se dy shekuj), dikur Dardania Alpine, Malësia Dardane dhe banorët quheshin dardanmalas.
Në vitin 1946 komunizmi e pagëzoi me emrin sllav Tropojë, emrin që i kishte vendosur Stefan Deçanski me kristobulën e tij në vitin 1330-të, një fshati që quhej Aste.
Stefan Deçanski, është babai i Stefan Dushanit, asfiksuesit, mbytësit, shfarosësit, autorit të kodit famëkeq që të drejtën zakonore që buronte nga Shteti i Arbërit e zëvendësoi me kodin e tij famëkeq me anë të cilit bëri konvertimin e dhunshëm fetar e racor në Kishën e Deçanit të kthyer në manastir.
Ashtu si “Hamurabi”, apo “Justiniani” ështe Lek Dukagjini që finalizoi Kanunin apo Kushtetutën e parë panshqiptare, panballkanike, paneuropiane që asfiksoi kodin famëkeq të Dushanit dhe na la si testament kanunin që deshmon kthimin në Identitet!
Kultura pellazgo-ilire, eposi i kreshnikëve, që përbën “tharmin” e kalimit nga identiteti ilro-dardan në identitetin arbëror, Kanuni i i Lek Dukagjinit, janë tre shtyllat e etnogjenezës tonë.
Është koha për hartimin e platformës kombëtare për kthimin në identitet!
Pas reformave të Tanzimatit në vitet 1832-1845-1862 dhe riorganizimit që beri perandoria otomane shqiptarët i ndau në katër vilajete!
Malësia e Gjakovës (Nahie) atëkohë u perfshi në Kaza- në e Gjakovës, pjesë e Sanxhakut të Pejës, Vilajetit të Kosovës.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit hartoi platformën e shtetit komb të shqiptarëve 1878-1881.
Hasan Prishtina në gusht të vitit 1912 në fjalimin e tij në Shkup kërkoj bashkimin e katër vilajete e nënjë Vilajet të vetëm.
Konferenca e ambasadorëve në Londër në vitin 1912- 1913-të i ndau shqiptarët në disa shtete.
Konti Leopold Berthold ish ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë shkruan në kujtimet e tij:
“Për të shpetuar Shkodrën nga synimet aneksioniste të Malit Zi u detyruam të bëjmë një kompromis të dhimbshëm, të ndajmë Gjakovën nga Malësia e saj”.
E përserisim edhe njeherë publikisht kërkesën tonë drejtuar Bashkisë së Tropojës për thirrjen e Këshillit Bashkiak për të shqyrtuar dosjen shkencore që e kemi hartuar dhe dorëzuar prej shumë kohësh pranë kësaj Bashkie për ndryshimin e emrit dhe kthimin në identitetin tonë Iliro-Arbëror!

2024 si ripërtëritje e 1990, por 2025 mund të jetë 1992 i dytë!

Nga Sidi Hasanaj

Në Dhjetor të 1990 u mbyll një cikël politik për Shqipërinë, Partia Komuniste lëshoi armën kryesore të pushtetit të saj të çimentuar për gjysëm shekulli:

Sistemin politik monist, me vetëm një parti në jetën politike të Shqipërisë, partinë-shtet që kishte brendësuar gjithë pushtetin dhe atributet e shtetit.

Viti 2024 ka një ngjashmëri të madhe me vitin 1990, partitë dhe liderët e tyre që për 33 vjet kishin kalçifikuar pushtetin përgjatë këtyre viteve, humbën armën kryesore të qëndresës së të tyre në zenithinin e pushtetit 33vjeçar:

Humbën supremacinë dhe kontrollin absolut që kishin mbi sistemin e Drejtësisë.
Kjo ishte arma e cila e mbajti për 34 vite klasën politike të Shqipërisë, monopol të 3- 4 personave dhe partive të tyre.

Një pushtet drejtësie, enklave ose thjesht aneks i pushtetit të tyre politiko-ekonomik ishte mekanizmi që çimentonte mbretërimin e tyre si të të paprekshëm mbi Shqipërinë.

Sot Partia Socialiste është më shumë se kurrë e perceptuar si një çerdhe korrupsioni të pahasur më parë. Edi Rama është tashmë një figurë politike që ka humbur çdo element “joshjeje politike” ndaj qytetarëve, ka humbur freskinë e lidershipit të tij, karizmën, ka humbur narrativën politike… sot e vetmja narritive e tij politike është :
“me vjen keq për bashkëpunëtorët e mij të afërt që kanë abuzuar me besimin tim dhe pushtetin që ju është dhënë nga PS” ose edhe më keq në justifikime infantile si “kanë ngrenë kumbulla e dardhë pas shpinës time”.

Tashmë ai është thjesht një lider i korruptuar që mban pushtetin falë korrupsionit të tij, falë lidhjeve ekonomike që ka krijuar me qeverisjen e tij dhe faktorëve elektoralë.
Është thjesht “hajduti më i fortë” nga 2 hajdutët e tjerë që e kanë shoqëruar prej 33vitesh në politikë, Berishën dhe Metën.

Berisha është edhe më i rrënuar, ai ka humbur thuajse gjithçka nga trashgmia e tij politike.
Figura e tij tashmë jo vetëm është mishërimi i korrupsionit, i skandaleve të keqeverisjes por ka shkuar dhe shumë përtej… është kthyher në një politikan grotesk, ku verbi i tij është shpesh qesharak, absurd larg çdo racionalteti, shumë i vjetëruar… një kufomë politike i cili bën veprime të dëshpëruara për ti shpëtuar drejtësisë, veprime edhe në kufijtë e marrëzisë.

Bëri 330 ditë arest shëpie, përse nuk u paraqit para prokurorëve të SPAK, ndërkohë sot u paraqit dhe rrugën ligjore ( ankimimin në Gj.Kushtetuese dhe Strasburg) që para 1 viti e refuzoi, tha se do e ndjekë sot… kur mund ta ndiqte që në fillim dhe të shmangte 330ditë burg shtëpie.

Një lider politik i marrë, që tenton marrëzisht herë të bëhet “martir” e herë të thërrasë “revolucione dhe mosbindje civile”… hapa të cilat ngelin në 30-40 pjesmarrës poshtë shtëpisë së tij apo në kryqëzimet e Tiranës. E vetmja gjë që arrin tashmë aksioni i partisë së Berishës, është vetëm bllokimi i trafikut për disa orë në Tiranë… asgjë më shumë.

Partia e tij, e mbushur me figura qesharake, të konsumuara deri në diskretitim, është një trup amorfe e cila shpenzon milionat e korrupsionit të Berishës, duke blerë kohë televizive ku shkrepin “djarrenë psiqike” të tyre me sulme ndaj Drejtësisë…

Alternativa e tyre është thjeshtë “hajduti i djeshëm, ka më pak korrupsion se hajduti i sotëm”, por që çdo lëvizje politike e tyre është thjeshtë një akt dëshpërimi ndaj Drejtësisë.
Ata nuk bëjnë më politik, por akte qesharake dhe antagonizëm ndaj drejtësisë.

Ilir Meta… nuk meriton asnjë sekond kohë, i burgosur, i turpëruar, i çmëndur.

Mirëpo, në 1991 Partia e Punës, përsëri arriti të fitoi zgjedhjet politike edhe pse çedoi armën e pushteit të saj në 1990.
Forca e pushtetit të saj, bëri që përsëri për forcë inercie dhe frike, përsëri të fitonte zgjedhjet e 1991.

Por më pas dorëzoi pushtetin pas një viti dhe humbi zgjedhjet e 2022.

Në aspektin strukturor, fundi i dominimit të PS dhe PD mund të sjellë një situatë të ngjashme me atë të 1991-1992, në zgjedhjet e 11Majit.
Mbase njësoj si PPSH post 1990, PS do fitojë përsëri zgjedhjet e 2025, por a do të rrënohet nga pushteti në 2026?

Akti i Lulzim Bashës në 9 Shtator të 2021, ishte një akt i vërtetë subversiv, më shumë ndaj sistemit 33vjeçar sesa drejt Berishës.

Dinamikat që ndodhën, kanë krijuar një opozitë tjetër… ende jo e strukturuar, ende jo solide, ende në ndërtim e sipër, por që ka të ardhmen me vete.
Janë krijuar parti të reja, aktorë politik të rinj që kanë verb dhe karizëm, por rruga drejt fitores është shumë më e gjatë… disa sharlatanë do demaskohen, disa duhet të bëjnë kompromise të vogla për synime të mëdha, kërkohet përgjegjshmëri dhe seriozitet. Është ende akt në zhvillim.

Por fundi i klasës së vjetër politike sot është më i qartë se kurrë, është një rrugë pakthim më pas.

“Konsumin më të lartë e ka pasur familja Hoxha, me rreth 2 tonë mish“- Nga vilat e ‘Bllokut’ e shtëpitë e pushimit, te ushqimet, pijet dhe pakot e ardhura nga jashtë, zbulohet dokumenti për abuzimet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së

– “Në vitin 1989-‘90, konsumin më të lartë, e ka pasur familja Hoxha, me rreth 2 tonë mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv. gjalpë, 326 litra raki, pije e verë, 250 litra birrë, 5.8 tonë fruta dhe agrume, 1.5 kv lajthi, kikirikë e arra, 1.8 kv. kafe etj.”

Niveli i lartë i korrupsionit është një ndër problematikat kryesore të qeverisjes në këto 34 vite të tranzicionit shqiptar, por rrënjët e këtij fenomeni, janë më herët. Elita drejtuese në komunizëm, Byroja Politike, Komiteti Qendror e të tjerë më poshtë në nivel drejtimi, janë akuzuar vazhdimisht për krimet e tmerrshme që kryen gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia. Për këto krime nuk ka paguar askush, nuk ka madje as një kërkim ndjese, për mijëra viktima të pafajshme të regjimit diktatorial. Krahas krimeve kundër njerëzimit, në Shqipëri ka pasur korrupsion në nivel të lartë, nga Byroja Politike e PPSH-së, të ardhura dhe shpenzime, dhjetëra ose qindra herë më të mëdha, se sa qytetari mesatar në Shqipëri.

Një raport i kontrollit shtetëror, rezultat i punës së një komisioni parlamentar, i ngritur në sesionin e parë të parlamentit pluralist, pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, do të bëhej publik në seancën parlamentare të 29 korrikut të atij viti. I ngarkuar nga komisioni, deputeti i opozitës Genc Ruli, lexoi para deputetëve rezultatet e këtij hetimi parlamentar. Kontrolli ishte kryer nga Ministria e Financave dhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit dhe kishte si subjekt privilegjet, abuzimet dhe shpërdorimet e organizuara nga ish-kasta e lartë e udhëheqësve të Partisë së Punës, Byroja Politike dhe të shtetit komunist.

Kërkimi ishte kryer për vetëm 2-3 vitet e fundit, pra periudha 1987-1990. Kontrolli ishte kryer në ish-Drejtorinë e Pritjes, si dhe në disa institucione dhe organizma të tjerë. Drejtoria e Pritjes u krijua në vitin 1956, në shërbim të jetesës dhe veprimtarisë së funksionarëve të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë të vendosur edhe në vendet drejtuese të Kuvendit Popullor dhe të Qeverisë.

Kjo drejtori u shërbente kryesisht familjeve të tyre, në përbërje të të cilave bënin pjesë edhe prindërit, fëmijët e martuar dhe familjet e tyre. Sipas të dhënave në raport, u konstatua se veprimtaria e Drejtorisë së Pritjes, nuk ishte krijuar mbi bazën e një ligji të caktuar, por bazohej tek një vendim i Byrosë Politike, me numër 39, datë 23.7.1976; “Mbi trajtimin e kuadrove udhëheqës të Partisë e të shtetit”, shoqëruar edhe me ndonjë letër të Këshillit të Ministrave.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve, ka qenë tepër sekrete. Ato i fshiheshin popullit, aq sa edhe punonjësit e administratës të Drejtorisë së Pritjes, duhet të dinin vetëm pjesën që ua kërkonte detyra. Komisioni hetimor i vitit 1991, kishte arritur në përfundimin se; veprimtaria ekonomike e financiare e Drejtorisë së Pritjes, thithte financime të mëdha shtetërore, që vetëm për vitet e fundit, arrinin në shifrën prej 200 milionë lekë (të reja), një pjesë e madhe e të cilave ishin në valutë.

Sipas të dhënave të komisionit, drejtoria dispononte një potencial prej 183 milionë lekë, mjete themelore dhe një personel prej 646 punonjësish, për të cilët harxhohet 6.2 milionë lekë paga. Komisioni konstatonte ndër të tjera se; për 26 familje të elitës komuniste, sigurohej e konsumohej ajka e produkteve ushqimore të prodhuara në vend e, në disa raste edhe të importuara nga jashtë.

Referuar shifrave që paraqiten në konkluzionet e raportit të mëposhtëm, deputetët e opozitës thanë në kuvend, se; shuma e shpenzuar nga Byroja Politike dhe familja e tyre, ishte e barasvlershme me shumën që konsumonin disa qytete të Shqipërisë. Kjo për shkak se në Shqipërinë komuniste, shumica e popullsisë jetonte në zonat rurale, ku paga mesatare nuk arrinte as deri në 1000 lekë të vjetra, në muaj.

Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së

Të 26 familjet e trajtuara, janë furnizuar pa kufizim me shumëllojshmëri artikujsh ushqimorë të cilësisë së lartë. Për periudhën shtator 1989 – shtator 1990, kur u vu në zbatim sistemi i racionimit të produkteve ushqimore për tërë popullatën, të 26 familjet, konsumonin mesatarisht çdo ditë produkte të ndryshme si: 62 kg mish e nënproduktet e tij, 13 litra vaj, 86 litra qumësht, 20 litra pije, verë e birrë, 56 kg. fruta e perime, etj. Me këto sasi ushqimesh, në kushtet e tallonit në Tiranë, do të garantohej furnizimi me mish i 450 familjeve, me vaj, i 110 familjeve, me djathë, i 190 familjeve dhe me vezë, i 134 familjeve.

Konsumin më të lartë gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e ka pasur familja Hoxha, e cila është furnizuar me rreth 2 tonë mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv gjalpë, 326 litra raki, pije e verë, 250 litra birrë, 5.8 tonë fruta dhe agrume, 1.5 kv. lajthi, kikirikë e arra, 1.8 kv. Kafe, etj., etj.

Në vitin 1989, familjet janë furnizuar me artikuj ushqimorë, me vleftën prej 1.8 milionë lekë. Nga këto, sipas rregullit të parashikuar në vendimin e Byrosë Politike, është zbritur vlefta e ushqimeve të caktuara për personelin shërbyes të këtyre familjeve, si dhe për tri familjet kryesore: Hoxha, Alia e Çarçani, zbriteshin edhe shpenzimet e pritjeve, përcjelljeve e të darkave, që organizoheshin në shtëpitë e tyre, të cilat mbuloheshin nga shteti; të gjitha këto me një shumë prej 582 mijë lekësh.

Si rezultat, janë paguar nga familjet 1.2 milionë lekë, që për familje të veçanta përbëjnë shuma tepër të mëdha, tej mundësive, nga të ardhurat e ligjshme të tyre, po të kemi parasysh edhe shpenzimet e tjera të jetesës, si për qiranë, ujin, energjinë elektrike, veshjen, e të tjera me radhë.

Familja Hoxha, nga 367 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 72 mijë lekë.

Familja Alia, nga 133 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 25 mijë lekë.

Familja Çarçani, nga 91 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 57 mijë lekë.

Vilat luksoze të Byrosë Politike të PPSH-së

Jetohej në vila luksoze dhe të pajisura tej normativave të parashikuara në vetë vendimin e Byrosë Politike. Në përdorim të familjeve, të 82 vilat e banimit dhe të pushimit, i kanë kushtuar shtetit, 88 milionë lekë dhe pajisjet e brendshme, 28 milionë lekë. Vetëm familja Hoxha, ka pasur në dispozicion 2 vila banimi dhe 4 vila pushimi, me vleftë 26 milionë lekë dhe me pajisje me vleftë 10 milionë lekë.

Ndërsa të tjerët, nga një vilë për banim dhe nga një vilë për pushim, megjithëse vendimi nuk përcakton, që të ketë vila pushimi personale. Vilat personale të Haki Toskës, Spiro Kolekës, Vito Kapos, Manush Myftiu, Lenka Çukos, Rita Markos, Hekuran Isait, Pali Miskës, Simon Stefanit, Hajredin Çelikut, Besnik Bekteshit etj., kushtojnë 1.2 milionë lekë, me sipërfaqe banimi të bollshme e, që në kushtet tona në secilën prej tyre, mund të strehoheshin 7 deri 8 familje.

Kështu për banesën e Foto Çamit, megjithëse kishte nevojë vetëm për rikonstruksion çatie, në vitin 1988, u shpenzuan 657 mijë lekë, pasi iu shtuan 3 dhoma e 3 banjo, duke e çuar numrin e tyre, në 11 dhoma dhe 5 banjo, kur përbërja familjare, ishte vetëm 4 veta.

Për banesën e Manush Myftiut, (anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së dhe zv/kryeministër), megjithëse kishte nevojë vetëm për rikonstruksionin e çatisë dhe veshjen e disa mjediseve dhe anekseve, në vitin 1988, u shpenzuan 400 mijë lekë, pasi u shtuan 4 dhoma dhe 3 banjo, duke e çuar numrin e tyre, në 12 dhoma e 6 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 6 veta.

Në banesën e Lenka Çukos, (anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së) në vitin 1986, kur filluan punimet për riparimin e çatisë, me kërkesën e saj u ndërhy edhe në strukturat e tjera ekzistuese të ndërtesës, si dhe u shtuan 4 dhoma e 2 banjo, duke e çuar numrin e tyre në 15 dhoma e 5 banjo.

Në banesën e Besnik Bekteshit, (anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së dhe ministër i Energjetikë), megjithëse kishte 10 dhoma, në vitin 1986 shpenzohen 312 mijë lekë, duke shtuar edhe 3 dhoma të tjera dhe 3 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 6 veta.

Në banesën e Simon Stefanit, (anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe ministër i Punëve të Brendshme), në vitin 1988 shpenzohen 626 mijë lekë për të shtuar 4 dhoma, megjithëse kishte 8 dhoma dhe përbërja familjare ishte vetëm 8 veta.

Edhe në vilat e plazhit të Durrësit, që shërbenin për pushime, janë bërë shtesa të pamotivuara për nevojat e familjes. Kështu vilës së Pali Miskës, me 4 dhoma, në vitin 1986, i shtohen 5 dhoma dhe 4 banjo, duke shpenzuar 400 mijë lekë. Vilës së Hekuran Isait, me 7 dhoma, në vitin 1987, i shtohen 3 dhoma e 2 banjo. Vilës së Qirjako Mihalit, me 5 dhoma, në vitin 1988, i shtohen 2 dhoma dhe 4 banjo të tjera.

Vetëm në mjediset e banimit të familjes Hoxha, në pallatin kryesor të saj, ka 7.2 milionë lekë pajisje, ndër të cilat 262 kolltukë, kanape e divane, me një vleftë prej 430 mijë lekësh, 47 dollapë, me një vlerë prej 71 mijë lekësh, 556 abazhurë, llambadarë e ndriçues, me vleftë 314 lekë, 28 frigoriferë me vleftë 133 mijë lekë, 29 televizorë e videokaseta, me vleftë 178 mijë lekë, 19 magnetofon e radio-magnetofon, me vleftë 73 mijë lekë, 65 biblioteka, dollapë e dhoma gjumi, me vleftë 448 mijë lekë, 200 qilima leshi, me vleftë 233 mijë lekë, 3.747 metra katrorë sixhade e tapet, me vleftë 900 mijë lekë e, me radhë aparatura ngrohjeje, ftohjeje, pastrimi, kondicionerë, aparate fotografike dhe aparate të tjera, me vlefta të konsiderueshme.

Nga 25 milionë lekë, që është vlefta e pajisjeve në vilat personale të banimit e të pushimit, sipas vendimit të mësipërm, u takojnë familjeve vetëm 6.5 milionë lekë, ose vetëm një e katërta e asaj që është shpenzuar, pjesa tjetër prej 18.5 milionë lekësh, janë shpenzime të tepërta për luks dhe të shpërdoruara për privilegje të tyre.

Edhe po ta marrim si të mirëqenë këtë vendim të Byrosë Politike, amortizimi i pajisjeve mbi normat e lejuara për to, përbën një dëm ekonomik dhe shpërdorim. Nga amortizimi i tyre, i llogaritur për 3 vjetët e fundit, që zë shumën për 2.7 milionë lekë, në ngarkim të familjes Hoxha, janë 1.4 milionë lekë, të familjes Alia, 372 mijë lekë, të familjes Çarçani, 105 mijë lekë, të familjes Isai, 102 mijë lekë, e kështu me radhë.

“Pako nga jashtë shtetit”!

Koli apo pako të ardhura nga ambasadat e vendeve të ndryshme të botës, në adresë të Drejtorisë së Pritjes ose, edhe me iniciale të tjera. Vetëm nga pikat doganore të Rinasit, të Tiranës e të Durrësit, për vitet 1989-1990, në adresë të Drejtorisë së Pritjes, kanë ardhur 1 323 koli, me adresën marrëse; “Drejtoria e Pritjes”, 294 koli me adresë “x-31” dhe “Drejtoria e Shtypit”, ndërsa 335 të tjera, në adresë të familjeve të veçanta. Këto nuk kontrolloheshin nga Dogana, pasi i tillë ishte edhe udhëzimi sekret. Këtu nuk llogariten qindra apo mijëra pako, të ardhura e të dala nga drejtime e pika doganore të ndryshme, të paregjistruara e pa kontroll doganor.

Në këto rrethana, nuk gjendet se sa kanë qenë, çfarë është futur dhe çfarë ka dalë nëpërmjet këtyre kolive. Përveç atyre që kanë ardhur në adresë të Drejtorisë së Pritjes, nuk kanë munguar edhe pakot për familje të veçanta, sigurisht pa tagël dhe kontroll doganor.

Kështu, për vitet 1989-1990, familjes së Nexhmije Hoxhës, i kanë ardhur 294 koli, familjes së Lumturi Rexhës, 18 koli, Simon Stefanit 32 koli, Qirjako Mihalit 25, Haxhi Lleshit 101 koli, Lenka Çukos e Spiro Kolekës, nga 24 koli, Besnik Bekteshit 47, Shefqet Peçit 9 dhe të tjerëve nga 6, apo më tepër. Ndoshta këto koli kanë qenë taksat që këto familje mblidhnin nga rrjeti i të afërmve apo, i miqve të caktuar nëpër ambasada, apo kudo në botë prej tyre.

Grabitja e pajisjeve kur u përzunë nga vilat luksoze

Ka përfunduar inventarizimi fizik i pajisjeve të familjeve të përmendura. Me dorëzimin e vilave të banimit, disa persona i zhveshën e, i dëmtuan ato, duke marrë pjesët e instaluara. Kështu vlefta e dëmit nga familja Toska, është 11 mijë lekë, nga familja Myftiu, 5.300 lekë, nga familja Mihali, 4.300 lekë, nga familja Murra, 1.300 lekë.

Gjithashtu rezultuan edhe 90 mijë lekë mungesa, në pajisjet për përdorim në banesa, të cilat u zhdëmtuan ashtu si dhe dëmtimet e mësipërme. Krahas kësaj, me komision të posaçëm, u rivlerësuan pajisjet që u mbajtën nga vetë familjet dhe u arkëtuan prej tyre shumat përkatëse, për 750 mijë lekë. Pjesa tjetër u grumbullua.

Veshjet luksoze dhe kozmetika e grave të udhëheqjes

Janë bërë shpenzime të konsiderueshme në valutë, për veshje luksoze dhe kozmetikë. Edhe pse nuk ka ndonjë vendim të veçantë, për t’u trajtuar udhëheqja partiake dhe shtetërore, si dhe familjet e tyre, me veshje apo kozmetikë importi, si dhe me veshje speciale të porositur në vend, çdo vit janë vënë në dispozicion shuma të mëdha në valutë dhe në lekë.

Me urdhër të ish-titullarëve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit, nëpërmjet Industrial-Impeksit, për vitet 1988-1990, u janë dhënë ambasadave në Romë, në Vjenë dhe në Paris, 457 mijë dollar, për blerje, privatisht me dollarë në dorë në dyqanet speciale dhe të modës mallra, si; veshmbathje, kozmetikë, pajisje gjuetie, elektro shtëpiake apo ushqimore.

Theksojmë se fondet e dhëna nga Drejtoria e Pritjes dhe të përdorura nga Industrial-Impeksi, nëpërmjet edhe ambasadave, kanë qenë jashtë kontrollit. Në disa raste mallrat jashtë shtetit, janë blerë nga vetë përdoruesit dhe pagesa e vleftës së tyre, është bërë me vonesë, nga një deri në tre vjet.

Kështu familja Hoxha në vitin 1988, ka marrë 3.300 dollarë dhe pagesa e vleftës së mallrave të blera me to, është bërë në qershor të vitit 1991. Po kështu ka vepruar familja Çarçani, për 1.500 dollarë dhe e Qirjako Mihalit, për 1.000 dollarë. Në këto ambasada ,nuk justifikohen sot, 91 mijë dollarë. Kjo diferencë dhe të tjera, mund të argumentohen nëse janë shpërdorime, abuzime apo shpenzime të pa dokumentuara, vetëm pasi të kryhet kontrolli në vend.

Blerja e veshjeve dhe e artikujve të kozmetikës, është bërë me çmime të larta në valutë, ndërsa vlerësimi për pagesë nga ana e përfituesve, është bërë me lekë vendi dhe me çmime tepër të ulëta. Ka përfituar më shumë nga diferenca midis valutës së harxhuar dhe çmimit të paguar, familja Alia, për 174 mijë lekë, familja Hoxha, për 84 mijë lekë, Pirro Kondi, për 13.700 lekë, Adil Çarçani, për 25.200 lekë, Qirjako Mihali, për 5.500 lekë, Llambi Gegprifti, për 3.300 lekë. Memorie.al

Stuhia e dëborës në SHBA, disa shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme! Mijëra fluturime të anuluara, rrugë të bllokuara dhe shkolla të mbyllura

Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet që të regjistrohen reshje të mëdha dëbore dhe temperatura të ftohta që vendi nuk i ka parë në 10 vitet e fundit.

 

Më shumë se 60 milionë qytetarë amerikanë janë ekspozuar ndaj stuhisë dimërore, raporton BBC.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur deri më tani në shtatë shtete – Kansas, një nga zonat më të goditura, Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansas dhe pjesë të Nju Xhersit.

Mijëra fluturime janë vonuar ose anuluar, me shumë rrugë të bllokuara dhe shkolla të mbyllura si pasojë e stuhisë.

Stuhia pritet të përfshijë edhe kryeqytetin Uashington dhe rrethinat e tij. Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi nga 20 deri në 30 centimetra dëborë për zonën e Anapolisit, Maryland, me temperatura të mbetura nën zero gjatë gjithë fundjavës.

Në një deklaratë në rrjetin X, guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten në mbrëmje përpara stuhisë dhe i inkurajoi banorët të votojnë përpara zgjedhjeve speciale që mbahen për këtë shtet të martën.

Deklarata të ngjashme për gjendjen e emergjencës u bënë në Kansas, Kentaki, Mariland dhe në qytetet qendrore të Illinoisit.

“Është vërtet serioze”, tha meteorologu John Gordon në një konferencë shtypi në Louisville, Kentucky

“Arsimi po mbytet nga mungesa e financimit dhe keqmenaxhimi”, Basha: Programi ynë përfshin ndërhyrje të thella në arsimin e lartë dhe parauniversitar

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se qeveria e Edi Ramës ka dështuar në financimin dhe menaxhimin e arsimit në Shqipëri. Ai thekson se, pavarësisht premtimeve për ta çuar buxhetin e arsimit në 5% të PBB-së, Rama nuk e ka realizuar kurrë këtë qëllim.

Sipas Bashës, raporti i UNESCO-s ka nxjerrë në pah se arsimi në Shqipëri po përballet me një krizë të thellë financiare dhe menaxheriale, ndërsa shpenzimet për arsimin kanë rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Për t’iu përgjigjur kësaj situate, Basha thotë se programi “NEXTGEN” i Demokratëve Euroatlantikë përfshin ndërhyrje të thella në arsimin e lartë dhe parauniversitar. Disa nga pikat kryesore të këtij programi janë:

Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë dhe atë parauniversitar;
Rritje 60% e pagave për mësuesit;
Krijimi i kampuseve kombëtare dhe modernizimi i infrastrukturës mësimore;
Ofertë për bursa të plota për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta dhe ata ekselentë.

Postimi i plotë i Bashës:

Edi Rama pati 12 vite kohë për ta çuar buxhetin e arsimit aty ku e kishte premtuar, 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por nuk e bëri kurrë, sepse prioriteti i tij kanë qenë koncesionet dhe aferat korruptive.

UNESCO ka nxjerrë në pah një të vërtetë të hidhur: arsimi në Shqipëri po mbytet nga mungesa e financimit dhe menaxhimi i dobët i burimeve, duke dëmtuar cilësinë e mësimdhënies dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

Sipas raportit, shpenzimet për arsimin kanë rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit nën drejtimin e Edi Ramës, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit po i forcojnë financimet në këtë sektor. Kjo ulje e buxhetit për arsimin, mban firmën e një kryeministri të papërgjegjshëm që fajëson TikTok-un për degradimin e shkollës, por s’pati kurrë vullnet politik për ta mbështetur dhe reformuar atë.

Ky plan parashikon një ndërhyrje të thellë në të gjitha nivelet e arsimit, nga arsimi i lartë deri te arsimi parauniversitar dhe financimi i tij. Synimi është krijimi i një sistemi arsimor cilësor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt zhvillimit të vendit.

Programi ynë #NEXTGEN parashikon për Arsimin e Lartë:

✅Kampuse Kombëtare në 4 qytete, ku 25 mijë të rinj do të trajnohen në fusha prioritare të teknologjisë;✅ 10.000 të rinj do të përfitojnë stazhe me pagesë pas përfundimit të shkollës së lartë;
✅Rikonceptimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike, ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë;
✅Dyfishimin e Buxhetit për Arsimin e Lartë;✅ Modernizimin e infrastrukturës mësimore;
✅Bursë të plotë për çdo student në familjet me të ardhura të ulëta;
✅ Bursë të plotë për studentët ekselentë;
✅Rritje të rolit të studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës e të cilëve shkon deri në 30%.

Arsimi Parauniversitar:

✅ Dyfishim i buxhetit (3.5% → 7% e PBB-së) dhe rritje 60% e pagave për mësuesit;
✅Shkolla e së ardhmes: orar i zgjatur (08:00-16:00), drekë e garantuar, infrastrukturë moderne, dixhitalizim (E-shkolla);
✅Arsim profesional me sistem dual (teori + praktikë), bashkëpunim me biznesin, orientim karriere.;
✅Tekste falas në arsimin e detyruar, transport i standardizuar, rekrutime në bazë të meritës;
✅Prioritet kombëtar për mësuesinë, me mbështetje shtesë për të rinjtë që zgjedhin këtë fushë.

Menaxhimi i Rrjetit Arsimor:
✅Bashkëpunim i qartë mes Ministrisë së Arsimit dhe pushtetit vendor;
✅Depolitizim i Akademisë së Shkencave dhe kushte ligjore për funksionim të pavarur;✅Fondi Shqiptar për Shkencë, Inovacion dhe Zhvillim: konkurrim i hapur ndërmjet IAL-ve dhe studiuesve.

Me votën tuaj në 11 Maj ️ dhe potencialin njerëzor e ekonomik të vendit, mund të garantojmë rritjen e cilësisë së arsimit, meritokracinë, mbështetjen financiare për studentët dhe modernizimin e infrastrukturës, për të përgatitur brezat e arsimuar për ekonominë e së ardhmes.

Shqipëria meriton më shumë

I dënuar me 35 vite burg për masa*rën e Çoles në Vlorë, Aleksandër Llanaj izolohet në 41-bis

Aleksandër Llanaj, i dënuar me 35 vite burgim për masakrën e Çoles në Vlorë do të vendoset në regjimin 4i bis për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin.

 

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/dh-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Gjatë vuajtjes së këtij dënimi, Aleksandër Llanaj është dënuar edhe për disa vepra të tjera penale:

– Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

– Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.

– Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.

– Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal.

NJOFTIMI

Më datë 26.12.2024, i dënuari Aleksandër Llanaj, i biri i Baftjar dhe i Xhiko, i datëlindjes 17.11.1991, lindur dhe banues në Vlorë, është vendosur në Regjim të Posaçëm (“41-bis”) për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin.

Kalimi i tij në këtë regjim u krye në bazë të Urdhrit Nr. 650, datë 26.12.2024, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas ligjit “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në institucionet penitenciare të sigurisë së lartë”.

Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/dh-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Gjatë vuajtjes së këtij dënimi, Aleksandër Llanaj është dënuar edhe për disa vepra të tjera penale:

– Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

– Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.

– Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.

– Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal.

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet në sistemin penitenciar për shtetas që përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kanë lidhje me organizata kriminale, banda të armatosura ose grupe të strukturuara kriminale. Ky regjim aplikohet sipas nenit 17 të ligjit nr. 81/2020 dhe mund të vendoset ndaj personave me status të paraburgosuri ose të dënuar që kryejnë vepra të rënda penale, të cilat cenojnë sigurinë publike dhe rendin kushtetues.

Luan në Champions dhe është gati ta aktivizojë titullar Asllanin, klubi italian e kërkon në huazim

Kristjan Asllani nuk do të mund të luajë titullar fiks te Interi për sa kohë në radhët e këtij klubi gjendet Hakan Çalhanollu dhe kjo duket se po shtyn shumë skuadra të tjera të tentojnë afrimin e mesfushorit shqiptar.

 

Një prej tyre, raportohet se është Bolonja, e cila kërkon përforcime për pjesën e dytë të sezonit ku do të tentojë t’i afrohet përsëri zonës së Ligës së Kampioneve, në të cilën po luan në këtë edicion.

Gazeta e qytetit të Bolonjës, ”il Resto Del Carlino”, ka bërë të ditur se klubi ka piketuar Asllanin si një prej përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit. Kuptohet, që lojtarit i ofrohet mundësia që të luajë titullar në radhët e kësaj skuadre.

Por edhe te Bolonja janë të ndërgjegjshëm se do të jetë e vështirë të shkëputet mesfushori shqiptar nga klubi ku ai mbetet një alternativë e rëndësishme për trajnerin Inzagi në luftën drejt mbrojtjes së titullit dhe një ecurie të suksesshme në Ligën e Kampioneve.