21.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025

Ukraina raportohet të ketë nisur ofensivë të re në Kursk të Rusisë, zyrtari: Moska po merr atë që meriton!

Ushtria ukrainase ka nisur ofensivë të re në rajonin rus Kursk, sipas deklaratave preliminare të zyrtarëve ukrainas dhe raportimeve në disa kanale pro-ruse në platformën Telegram.

 

Ofensiva e papritur është bërë e ditur nga Andriy Kovalenko, udhëheqës i Qendrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës kundër Dezinformimit, përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ai ka thënë se forcat ruse në Kursk janë “sulmuar në disa drejtime, në mënyrë të befasishme”.

Edhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përmendur sulmin në mënyrë indirekte në Telegram.

Rajoni Kursk, lajme të mira, Rusia po fiton atë që e meriton”, ka thënë ai. Ofensiva është raportuar të jetë nisur nga qendra Sudzha, e cila ka qenë nën kontrollin ukrainas prej gushtit të vitit 2024, dhe ka vazhduar në drejtim të Bolshoje Soldatskojes, rreth 70 kilometra larg qytetit Kursk.

Ushtria ukrainase nuk i ka komentuar ende raportimet për sulme, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se “rreth orës 9:00, forcat e armatosura ukrainase kanë nisur kundërsulm për të bllokuar avancimin e trupave ruse në drejtim të Kurskut”.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur zhvillimet e reja në Kursk.

Sipas llogarive ruse në Telegram që vëzhgojnë nga afër zhvillimet në fushëbetejë, sulmet janë duke u kryer me makina të armatosura, pajisje për pastrim minash, sisteme elektrike të luftës, dhe armë tjera që po luftojnë me sukses dronët rusë.

Trupat ukrainase patën kryer edhe në gusht ofensivë të befasishme në Kursk.

Pothuajse gjysma e tokës së kapur nga ukrainasit është rikthyer prapë nën kontrollin rus, mirëpo Kievi e ka nën kontroll Sudazhn, dhe rreth 500 kilometra katrorë të territorit rus.

Në ditët e fundit në Telegram ka pasur raportime për ofensive të re të Ukrainës, teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri te inaugurimi i Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara.

Përgjatë fushatës zgjedhore, ai është zotuar se në rast të fitores do t’i japë fund luftës së Moskës në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

A do të jenë gati për gjysmëfinalen e Superkupës kundër Bilbaos? Trajneri Flik zbulon gjendjen e Jamal dhe Rafinjës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, foli për situatën e Lamin Jamal dhe Rafinjës pas fitores 4-0 në ndeshjen e Kupës së Mbretit.

“Mendoj se Lamin Jamal do të jetë gati për të luajtur në Superkupën e Spanjës. Raphinja ka pasur disa probleme. Ai u stërviti së fundmi me ne, por ne vendosëm që të mos luante në Kupën e Mbretit”, tha Flik.

Blaugranat do të përballen me Atletik Bilbao më 8 janar në gjysmëfinalen e Superkupës.

Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE, DW: Varshava e vendosur të tregojë udhëheqje të fortë

Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin.

 

Në vend që të vepronte si ndërmjetës asnjëanës, kryeministri hungarez Viktor Orban, ndoqi një linjë përplasjesh me Brukselin dhe i acaroi partnerët e tij kur kreu vizita surprizë në Moskë, Kiev dhe Pekin – me pretendimin se ishin “misione paqeje” – por për të cilat nuk kishte rënë dakord më parë me shtetet e tjera anëtare.

“Marrja e presidencës së Këshillit të BE-së nga Poloniapritet të jetë një barazpeshë e asaj që ndodhi në gjashtë muajt e fundit” – parashikon eksperti i Europës Lindore, Kai-Olaf Lang, nga Instituti Gjerman i Çështjeve të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Berlin.

Lang i tha DW-së, se presidenca e re do të përqendrohet veçanërisht tek politikat e sigurisë së BE-së dhe marrëdhënieve me Ukrainën dhe Rusinë.

‘Askush nuk mund të ma kalojë mua’

Kryeministri polak Donald Tusk është politikan europian me shumë përvojë. Ai ka mbajtur detyrën e presidentit të Këshillit të BE-së nga 2014-2019 dhe më pas u emërua president i Partisë Popullore Europiane, partisë më të madhe në Parlamentin Europian.

Pas tetë vitesh qeverisjeje të partisë konservatore “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), aleanca politike që Tusk krijoi rreth një vit më parë, e shpalli atë fitues në zgjedhjet e përgjithshme në Poloni.

Në daljen e parë publike pasi u ul në karrigen e kryeministrittë vendit në dhjetor 2023, ai deklaroi se “Askush nuk mund të ma kalojë në BE”.

‘Europa flet gjuhën tonë’

Presidenca e Këshillit të BE-së është mundësia ideale për Tusk që të tregojë se pretendimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me fjalë por edhe me vepra, dhe se pas 20 vitesh si anëtare me të drejta të plota në BE, Polonia nuk është më “nxënëse” por mund t’u tregojë madje edhe më të “moshuarve” se si drejtohet Unioni.

“Ne jemi të besueshëm. Europa flet gjuhën tonë” – tha Adam Szlapka, ministri polak për BE-në, gjatë fjalës së mbajtur kohët e fundit, teksa po prezantonte përparësitë e vendit të tij gjatë marrjes së presidencës. Szlapka shtoi se vendi i tij është “ekspert i sfidave madhore” me të cilat po përballet Perëndimi.

Argumente të forta në çështjet e sigurisë

Prej muajsh, në fjalimet e Tusk kryefjalë kanë qenë thirrjet e tij për t’i shndërruar politikat e sigurisë së Polonisë dhe shteteve të tjera të kahut lindor të NATO-s, politikë të të gjithë BE-së.

“Na duhet të nxisim akoma më shumë marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara, por Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe ‘të qendrojë mbi këmbët e saj’. Ka ardhur koha që t’i japim fund pasigurisë dhe frikës nga Rusia” – tha ai para samitit NB8 të mbajtur në fund të muajit nëntor në Suedi, samit që mbledh 8 shtetet nordike dhe ato të Baltikut.

Polonia po kryeson, edhe për sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen. Aktualisht ajo ia kushton 4.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sektorit të mbrojtjes dhe synon që në vitin 2025 ta rrisë atë në 4.7%.

Ky nuk është vetëm një argument i fortë për shtetet e tjera anëtare të BE-së, por edhe temë kryesore në diskutimet e ardhshme me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili po kërkon angazhim më të madh nga partnerët e tij europianë.

Jo paqe në “kurriz” të Ukrainës

Tusk është i vendosur për të parandaluar çdo negociatë të mundshme paqeje për dhënien fund të luftës në Ukrainë në kurriz të popullit ukrainas dhe posaçërisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ai kërkon gjithashtu që BE-ja të ketë një ulëse në tryezën e negociatave.

“Presidenca jonë e Këshillit të BE-së do të jetë bashkërisht përgjegjëse për situatën e negociatave, të cilat mund të nisin këtë dimër” – tha ai në dhjetor. “Ukraina duhet të jetë e pranishme në secilin raund bisedimesh dhe çdo variant apo propozim duhet të pranohet nga miqtë tanë në Kiev” – tha Tusk pas një takimi që pati me presidentin francez Emmanuel Macron në Varshavë në 12 dhjetor 2024.

Për të qenë e përgatitur për çdo skenar të mundshëm, Polonia po ndërton një linjë mbrojtjeje të quajtur “Mburoja e Lindjes” përgjatë kufirit me Bjellorusinë, dhe kërkon që Europa ta ndihmojë në financimin e saj. Varshava bën gjithashtu pjesë në hapësirën ajrore europiane të mbrojtjes, e njohur gjithashtu si “Mburoja Ajrore Europiane”.

Qeveria e Tusk mbështet eurobondet për mbrojtjen, por ideja e krijimit të një borxhi të ri në BE është ekstremisht e debatueshme brenda bllokut. Dy shtetet anëtare që e kundërshtojnë në veçanti këtë ide janë Gjermania dhe Holanda.

Ukraina kërkon të përshpejtojë hyrjen në BE

Një vit pasi Këshilli i BE-së vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, Polonia kërkon që të fillojnë bisedimet. Ministri Szlapka sugjeroi që bisedimet mund të nisin nga çështje si: sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër korrupsionit.

Por teksa Kievi kërkon që bisedimet të nisin në sa më shumë fusha që të jetë e mundur, Varshava nuk dëshiron të nxitohet. Kjo sepse Polonia është sërish në atmosferën e zgjedhjeve: në maj 2025 polakët do të zgjedhin presidentin e ri.

Rëndësia e zgjedhjeve për qeverinë e koalicionit të qendrës së majtë, nuk mund të nënvlerësohet. Prandaj Tusk nuk e ndërmerr rrezikun e nisjes së ndonjë projekti të ri europian, i cili nuk mund të pritet mirë në shtëpi, dhe mund të përdoret më pas kundër tij nga opozita.

Kufizime politike të brendshme

Marrja a mandatit si kryeministër gjatë dhjetorit të kaluar, përkoi me protestat masive të fermerëve kundër importit të grurit nga Ukraina. Bllokadat e tyre u ngritën në kufirin Poloni-Ukrainë dhe Poloni-Gjermani.

Ukraina po shpreson në një marrëveshje tregtare që do të zgjidhte çështjen e importeve me Bashkimin Europian gjatë viteve të ardhshme. Gjithsesi, duket se nuk ka gjasa që Polonia t’i bëjë lëshime Ukrainës në këtë drejtim.

Polonia është gjithashtu një kundërshtare e vendosur e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Amerikën Latine dhe me shumë mundësi do të bëjë gjithçka ka në dorë për të parandaluar marrëveshjen përpara se ajo të vihet në zbatim. Në këtë çështje, Varshava ka në krah aleatë të fuqishëm, përfshirë Francën.

Një ndryshim i mundshëm i traktateve europiane për të lejuar më shumë vendime të shumicës brenda BE-së, është gjithashtu temë e debatueshme në Poloni, që do të thotë se nuk është përparësi e presidencës polake. Opozita vendase konservatore e sheh këtë plan si një shpërbërje të shtetit polak.

“Jo, ne nuk do të punojmë në këtë drejtim, pra në ndryshimin e traktateve. Nuk mendoj se Këshillit i intereson kjo temë” – deklaroi për Agjencinë Polake të Lajmeve (PAP), ambasadorja polake në BE, Agnieszka Bartol.

Ndikimi i situatës në Gjermani dhe Francë

Tusk është gjithashtu shumë skeptik për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, e hartuar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Marrëveshja kërkon pakësimin e emetimeve deri në 0 të gazit serë brenda BE-së, brenda vitit 2050.

Tusk tha se “ambiciet naive për të shpëtuar të gjithë planetin” po pengojnë konkurrencën e Europës në botë. “Dekarbonizimi nuk mund të arrihet përmes deindustrializimit,” shtoi ministri Szlapka, duke paralajmëruar se toleranca e qytetarëve ndaj politikave klimatike po zvogëlohet.

Presidenca polake në Këshillin e BE-së përkon me krizat e brendshme politike si në Gjermani, ashtu edhe në Francë. Tusk dëshiron të përdorë dobësinë e dy superfuqive europiane për të forcuar statusin e vendit të tij.

“Polonia po tregohet jashtëzakonisht proaktive për sa i përket pozicionimit të saj. Megjithatë, koalicionet me shtetet nordike dhe baltike nuk do të jenë të mjaftueshme” – paralajmëron eksperti i Europës Lindore, Lang.

“Polonia do të paraqitet si një vend pro-Europian që është i gatshëm për t’u dhënë formën e duhur gjërave” – shton Lang. ” Por Polonia do të shohë vazhdimisht se ngërçet ekonomike dhe politike në Gjermani dhe Francë do të jenë pengesë për Europën dhe zhvillimin e saj.”/DW

Tym dhe flakë në Mitropolinë Orthodokse në Gjirokastër, digjet vendi i lutjeve

Një vatër zjarri rrezikoi godinën e Mitropolisë Orthodokse në lagjen “11 Janari” të Gjirokastrës, ditën e sotme.

 

Raportohet se shërbimi zjarrfikës u njoftua për incidentin rreth orës 11:05 dhe reagoi menjëherë, duke mbërritur në vendngjarje me një grup zjarrfikësish dhe automjet mbështetës.

Zjarri u shkaktua nga qirinjtë e lënë ndezur në vendin e posaçëm të lutjeve fetare.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase u bë izolimi i zjarrit duke mos lejuar depërtimi e tij në pjesët e tjera, të cilat ishin me konstruksion dru dërrase dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv.

Kina rrit masat pas shpërthimit të virusit të ri, spitalet të mbipopulluara. Çfarë është HMPV?

Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV).

 

Ky zhvillim ka mbushur spitalet, ka nxitur masa urgjente dhe ka ngjallur shqetësime te publiku për një shpërthim të ngjashëm me pandeminë e Covid-19.

Infeksionet janë rritur kryesisht në provincat veriore të Kinës gjatë dimrit, duke prekur veçanërisht fëmijët. Fotot dhe videot nga spitalet tregojnë pacientë që mbajnë maska, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për të menaxhuar situatën.

Përhapja vjen pesë vjet pasi bota u alarmua për herë të parë për shfaqjen e një koronavirusi të ri në Wuhan, Kinë, i cili më vonë u shndërrua në një pandemi globale me shtatë milionë vdekje të raportuara.

Autoritetet shëndetësore po zbatojnë masa urgjente për të monitoruar dhe menaxhuar përhapjen. Megjithatë, Pekini i ka minimizuar zhvillimet si një dukuri vjetore dimërore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha të premten: “Infeksionet e frymëmarrjes priren të arrijnë kulmin gjatë sezonit të dimrit”.

“Sëmundjet duket të jenë më pak të rënda dhe të përhapura me një shkallë më të vogël në krahasim me vitin e kaluar”, tha ajo.

Çfarë është HMPV?

Metapneumovirusi i njeriut, ose HMPV, është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ftohjen e zakonshme dhe gripin. Ndërsa sëmundja është zakonisht e lehtë, ajo mund të çojë në komplikime të rënda si pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të dobësuar.

Virusi nuk është i ri, por ka fituar vëmendje mes një rritje të rasteve, veçanërisht te fëmijët nën 14 vjeç në Kinën veriore.

I identifikuar për herë të parë në vitin 2001, HMPV është një virus ARN me një zinxhir që përhapet përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara. Infeksionet janë identifikuar më parë në vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Simptomat e saj përfshijnë kollën, ethe, kongjestion nazal dhe lodhje, me një periudhë inkubacioni prej tre deri në gjashtë ditë. Ndryshe nga Covid-19 , nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për HMPV, trajtimi përfshin kryesisht menaxhimin e simptomave.

Rastet në rritje të HMPV në Kinë

Rritja në raste përkon me motin më të ftohtë dhe rritjen e aktivitetit të brendshëm, kushte që zakonisht nxisin përhapjen e viruseve të frymëmarrjes. Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se kjo rritje është në përputhje me tendencat sezonale.

Administrata Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës raportoi së fundmi një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë HMPV, gjatë dimrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit.

Një program pilot është nisur për të gjurmuar pneumoninë me origjinë të panjohur, duke siguruar që laboratorët dhe agjencitë shëndetësore të raportojnë dhe menaxhojnë rastet në mënyrë më efektive, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar një zyrtar të administratës në një konferencë shtypi.

Dëbora mbulon Korçën, arrin deri 1.5 m në Mashkullorë, bllokohen banorët

Reshjet e borës gjatë javëve të fundit në zonat Malore kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët e këtij të fundit.

Në zonën e njohur si Mashkullorë dëbora ka arritur në 1.5 m lartësi duke bllokuar për disa ditë këtë segment rrugor dhe komunikimin e banorëve të Panaritit me qendrën e njësisë Vithkuq.

Vdekja e futbollistit uruguaian, policia zbulon detajet e reja

Vdekja e Matias Akunja tronditi botën e futbollit.

32-vjeçari u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli, pasi kishte kryer vetëvrasje. Kjo rrethanë është konfirmuar orët e fundit nga policia lokale në një raport paraprak.

Policia kombëtare e Ekuadorit dha detaje të rastit, i cili u njoftua me ECU911. Në vendngjarje janë kontaktuar stafi i hotelit dhe janë mësuar rrethanat e zbulimit të lojtarit.

“Ai u gjet i varur në një dollap në dhomën nr.403, duke përdorur një çarçaf”, thanë punonjësit e lokalit në polici.

Gjithashtu u raportua se me konstatimin e situatës, është tentuar që futbollisti të hiqet nga çarçafi për të ofruar ndihmë dhe se ndihmësi i ambulancës ECU911 ka kryer pa sukses manovrat e ringjalljes. Ai konfirmoi se Akunja nuk tregonte më shenja vitale.

Aksident i rëndë në Cërrik, 75-vjeçari përplaset për vdekje nga një makinë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, ku një 75-vjeçar humbi jetën pas përplasjes me një automjet.

 

Siç njofton policia, është vënë në pranga shtetasi me iniciale Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

70-vjeçari me automjetin tip “Benz” që drejtonte ka përplasur për vdekje shtetasin me iniciale F. B., 75 vjeç, teksa ky i fundit lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rrëzohet një avion në Australi, raportohet për viktima! Autoritetet nisin operacionin e kërkim-shpëtimit

Dy persona humbën jetën pasi një avion i vogël u rrëzua të shtunën pranë brigjeve të qytetit Nabaka Heads, rreth 400 kilometra në veri të Sidneit, sipas autoriteteve australiane.

 

Avioni u rrëzua pak larg bregut, duke nxitur një operacion të madh kërkim-shpëtimi që përfshinte një helikopter dhe anije të rojes bregdetare.

Sipas rrjetit ABC, mbetjet e avionit u gjetën rreth 1.5 kilometra nga bregu.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së Transportit (ATSB), ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

I njohur për formimin e Greqisë moderne, ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri, Kostas Simitis

Ish-kryeministri grek, Kostas Simitis, ka ndërruar jetë në orët e para të së dielës (5 janar) në moshën 88-vjeçare.

 

Sipas mediave greke, ish-kryeministri u dërgua në spital në orët e para të mëngjesit pa puls. Pavarësisht përpjekjeve për reanimim, ai u shpall i vdekur në orën 8.

Kostas Simitis ka qenë një nga figurat më të shquara të politikës greke moderne, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në politikën dhe zhvillimet e vendit.

Kush ishte Kostas Simitis?

Kostas Simitis, profesor universiteti dhe politikan, ishte një nga personalitetet më të shquara të skenës politike moderne greke.

Ai ishte president i PASOK (30 qershor 1996 – 8 shkurt 2004) dhe kryeministër i Greqisë (18 janar 1996 – 10 mars 2004), duke lënë gjurmë në një epokë reformash të rëndësishme.

Pas rënies së Juntës në 1974, Simitis ishte një nga anëtarët themelues të Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK). Gjatë karrierës së tij politike ka mbajtur shumë poste ministrore, duke kontribuar aktivisht në konsolidimin e partisë në pushtet.

Karriera e tij arriti kulmin më 18 janar 1996, kur pasoi Andreas Papandreun si kryeministër, pas votimit të Grupit Parlamentar të PASOK-ut. Duke përfaqësuar polin modernizues, ai u fokusua në reformën ekonomike dhe konvergjencën evropiane të Greqisë. Pak më vonë, më 30 qershor 1996, ai u zgjodh kryetar i PASOK-ut në Kongresin e IV-të të partisë.

Gjatë mandatit të tij, Simitis promovoi masa të stabilitetit ekonomik dhe një politikë të jashtme të moderuar

Privatizimi gradual i sektorit publik dhe hyrja e Greqisë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar në 2001 ishin dy nga arritjet e tij më të dukshme.

Mandati i tij i dytë u karakterizua nga masa shtrënguese që synonin uljen e inflacionit dhe borxhit kombëtar, si dhe përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Turqinë dhe problemin e Qipros.

Si president i PASOK-ut, Simitis theksoi integrimin evropian dhe përshtatjen e Greqisë ndaj sfidave të globalizimit. Deradikalizimi i diskursit politik të partisë ishte i lidhur me përpjekjen për ta përafruar vendin me standardet e Bashkimit Evropian.

Pavarësisht reagimeve të shkaktuara nga politikat e tij, Kostas Simitis njihet për kontributin e tij vendimtar në formimin e Greqisë moderne.