20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Kjo është foto e Presidentit të Ekuadorit në hotelin e luksit që i kushtoi Asange nxjerrjen nga ambasada

Një foto e presidentit ekuadorian Lenin Moreno që po qëndron në shtrat me një pjatë gjigande me aragostë përpara tij mund të ketë nxitur dëbimin e Julian Assange nga ambasada e Londrës.

Fotografia shumë e turpshme për politikanin e krahut të majtë Moreno, vendi i të ka prpbleme të mëdha financiare – ishte pjesë e 200 e-maileve, shkrimeve dhe dokumenteve private të postuara në faqen e internetit anonime INApapers.org në fillim të muajit të kaluar.

Moreno fajësoi ËikiLeaks të Assange për botimin dosjes dëmtuese, ku përfshiheshin edhe fotografi të tjera të presidentit dhe gruas së tij në pushimet luksoze evropiane.

Në një intervistë radiofonike, Moreno pretendoi se “fotot e dhomës sime, gjërat që unë ha dhe se si gruaja ime, vajzat dhe miqtë e mi kërcejnë” janë postuar në mënyrë të paligjshme.

“Assange nuk mund të gënjejë, mbi të gjitha nuk mund të hakojë llogari dhe telefona privatë,” u nxeh Moreno. ËikiLeaks ka mohuar se fshije pas këtij postimi, por postimet në internet duket see kanë dëmtuar së tepërmi Morenon.

Të enjten, presidenti i dha fund azilit shtatë-vjeçar të Assange në ambasadëne Ekuadorit, duke hapur derën për oficerët e policisë britanike për të arrestuar 47 vjeçarin, në mënyrë që ai të mund të përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara për akuza të tjera të piraterisë.

Zyrtarët ekuadorianë thanë se dëbimi i Assange nga ambasada ndodhi për shkak se ai kreu një numër shkeljesh, duke përfshirë edhe trazim të kamerave të sigurisë atje, duke keqtrajtuar edhe rojet, duke hyrë në dosjet e sigurisë pa leje, duke instaluar pajisje elektronike të deformimit dhe duke vepruar përgjithësisht si një snob i neveritshëm.

Assange shpërndate nevojat e tij personale në muret e ambasadës, tha ministri i brendshëm ekuadorian Maria Paula Romo. Ministri i Jashtëm José Valencia shtoi se Assange kishte probleme “me higjenën”.

Përveç kësaj, zyrtarët ekuadorianë pretendonin se Assange nuk e lante ËC-në, linte të brendshmet e tij të pista kudo, nuk i lante enët dhe nuk kujdeset siç duhet për macen e tij.

Moreno gjithashtu ka thënë se Assange ka shkelur një marrëveshje me Ekuadorin që e ndalonte atë të komentojë mbi situatat politike në vende të tjera.

Burime politike kanë thënë se Moreno ishte nën presion të madh nga administrata Trump për të dëbuar Assange.
SHBA dëshiron që Assange të përballet me akuza se ka komplotuar me ish-analistin e zbulimit të ushtrisë, Chelsea Manning për të hakuar një kompjuter të klasifikuar qeveritar dhe për të marrë një sërë dokumentash që janë publikuar nga ËikiLeaks.
Moreno, i cili mori drejtimin e Ekuadorit në vitin 2017, u përpoq të ushtronte presion ndaj Assange në vjeshtë duke ndaluar aksesin e tij në internet. Assange iu përgjigj me një padi.

Avokati i Assange, Jennifer Robinson, të dielën akuzoi shtetin e Amerikës së Jugut për përhapjen e pretendimeve të rreme si justifikim për të mundësuar dëbimin e klinetit të saj.

“Ekuadori i ka bërë këto pohime për të justifikuar aktin e paligjshëm dhe të jashtëzakonshëm të lejimit të policisë të hyjë brenda një ambasade,” tha Robinson për Sky Neës.

Paraqotja e ardhshme në gjykatë e Assange është planifikuar në datën 2 maj dhe pritet të shfaqet në lidhje të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë, ai do të kërkojë kujdes mjekësor në burg për dhimbje të rënda në shpatull dhe probleme dentare, tha ËikiLeaks.

14 kandidatë nga listat e PD dhe LSI që refuzuan mandatin e deputetit

13 kandidatë për deputetë nga listat e PD-së e kanë refuzra mandatin e deputetit të afruar nga KQZ-ja. Ndër ta një emër i njohur si Ahmet Prençi. Po ashtu, mandatin e kanë refuzuar edhe 2 kandidatë nga listat e LSI. Lajmi u bë i ditur nga KQZ-ja.

Refuzuesit janë, nga PD

Arben Ristani

Kodhel Cala

Jakup Beqiri

Aurel Markaj

Ndriçim Dushku

Genci Gjylsheni

Fisnik Qosja

Prel Gjoni

Denis Fani

Albert Loci

Ardit Cylybyli

Enri Ceno

Nga LSI

Taulant Vrapi

Kristi Xharau

NJOFTIMI I KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 16.04.2019, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimin e projekt – vendimeve:

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z.Kodhel Cala, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z.Jakup Beqiri, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z.Aurel Markaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Ndriçim Dushku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Genci Gjylsheni, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Fisnik Qosja, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z.Prel Gjoni, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z.Denis Fani, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z.Albert Loci, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z.Bujar Huqi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z.Ardit Cylybyli, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Ahmet Prenci, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z.Enri Ceno, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim , Qarku Berat, z.Taulant Vrapi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z.Kristi Xharau, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

Ashpërsohet lufta për Tripolin në Libi

Numri i viktimave në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli u dyfishua gjatë fundjavës. Më shumë se 120 vetë kanë humbur jetën në këto luftime. Bashkimi Europian tërhoqi punonjësit e tij nga Libia.

Në luftimet përreth kryeqytetit libian, Tripoli kanë humbur jetën të paktën 121 vetë, ka bërë të ditur, Organizata Botërore e Shëndetësisë. 561 vetë janë plagosur nga 4 prilli, koha kur shpërtheu konflikti i armatosur.

OBSH bëri të ditur, se do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe do të nisë punonjës të tjerë në Tripoli, por shpreh shqetësimin, se puna e saj pengohet. Kjo organizatë dënoi „sulmet e përsëritura” ndaj ndihmësve dhe urgjencave të shpëtimit në kryeqytetin libian.

Për shkak të luftimeve të ashpra, Bashkimi Europian i tërhoqi punonjësit e misionit ndërkombëtar të sigurimit të kufijve, EUBAM dhe i dërgoi në Tunizi. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u drejtoi së fundmi thirrje trupave në lindje të Libisë të gjeneralit Khalifa Haftari të ndërpresin operacionet ushtarake dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve nën drejtimin e OKB-së.

Haftar vazhdon ofensivën
Megjithë apelet ndërkombëtare për paqen, nuk ka shenja të qetësimit të konfliktit të armatosur në Libi. Kreu i parlamentit libianolindor, Aguila Saleh, bëri të ditur në fundjavë, se gjenerali i rebelëve, Haftari do të vazhdojë ofensivën e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.

Haftari është komandanti i të vetëshpallurës „Ushtria Kombëtare Libiane”, LNA, që mbështetet nga grupet rivalizuese në lindje të vendit. „Ne i sigurojmë qytetarët e Tripolit, se fushata për çlirimin e Tripolit do të jetë e kufizuar, dhe nuk do të shkelen liritë e tyre, por do të rivendoset siguria dhe do të luftohet terrorizmi”, ka thënë Saleh.

Trupa e LNA sigurojnë portet e naftës
Njësitë e trupave mbështetëse të qeverisë në Tripoli kanë frenuar deri më tani ofensivën e Haftarit kundër Tripolit. Luftimet janë përqëndruar së fundmi në një aeroport, afër 11 kilometra qendrës së qytetit. Në Lindje të Libisë, një njësi e LNA-së përgatitet për të siguruar dy portet kryesore libiane të naftës, Es Sider dhe Ras Lanuf.

Qeveria kundërshtare libianolindore, sipas të dhënave të saj, pret një sulm të grupeve të armatosura besnike të qeverisë në Tripoli. Nëse kjo ndodh, atëherë në konfliktin libian hapet një front i ri lufte.

Sekretari Pompeo vazhdon vizitën në Amerikën e Jugut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shkoi sot në Kukuta të Kolumbisë, në kufi me Venezuelën për takime me refugjatët venezuelianë.

Kukuta ka strehuar një numër refugjatësh venezuelianë që janë larguar për t’i shpëtuar urisë dhe dhunës në vendin e tyre. Zoti Pompeo ka vizituar deri tani disa vende të Amerikës së Jugut në përpjekje për të shtuar mbështetjen për qëndrimin e administratës amerikane ndaj regjimit të Presidentit venezuelian Nicolas Maduro.

Administrata Trump nuk e njeh presidencën e zotit Maduro dhe mbështet si udhëheqës legjitim, zotin Juan Guaido, përfaqësues i opozitës venezueliane. Dje në Peru, zoti Pompeo u takua me presidentin dhe ministrin e jashtëm peruan. Sekretari i Shtetit vlerësoi zemërgjerësinë e peruanëve që kanë strehuar afro 750 mijë refugjatë nga Venezuela.

Më parë shefi i diplomacisë amerikane ishte edhe në Paraguai ku përcolli një mesazh të ngjashëm mbi politikat amerikane ndaj Amerikës së Jugut.

Avokati i Popullit dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe përdorimin e gazit: Po pengohen protestat dhe liria e fjalës

Avokati i Popullit kritikoi policinë për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe gazetarëve në protestën e 13 prillit, organizuar nga opozita. Pas monitorimit të protestës, avokati i popullit akuzoi policinë për cënimin e lirisë së medias dhe përdorimin e gazit lotsjellës ndaj qytetarëve megjithëse protesta ishte përgjithësisht paqësore dhe e menaxhueshme.

Ndër të tjera, Avokati i Popullit e quan gazin lotsjellës si mjetin e preferuar të policisë për të kufizuar të drejtën e qytetarëve për protestë:

“Për përdorimin e gazit lotsjellës apo përbërësve të tjerë irritues vazhdon te mos bëhet publik protokolli apo manuali i hetueshëm i përdorimit, me anë të të cilit rregullohen specifikisht rastet kur ai mund të përdoret, sasia, shpeshtësia, dendësia dhe lloji i tij.

Për këtë arsye, mbetet në gjykimin subjektiv të opinionit dhe pjesëmarrësve në protesta, të vlerësojnë se përdorimi i gazit lotsjellës jo vetëm që vazhdon të jetë në shpërpjesëtim me shkallën e rrezikshmërisë që paraqet turma e protestuesve, por ai është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor.”

Përdorimi i gazit lotsjellës nga policia ka lënduar dhe gazetarë të cilët kanë qenë në terren për të transmetuar direkt ngjarjet nga protesta:

“Përdorimi në masë i gazit lotsjellës përveçse është konstatuar nga grupet në terren është raportuar me shqetësim edhe nga një numër gazetarësh dhe përfaqësuesish të pavarur të medias, si kufizues për ushtrimin e detyrës së tyre në raportimin e protestës.”
Tjetër shqetësim i Avokatit të Popullit lidhur me lirinë e medias është se shumë gazetarë janë dhunuar nga policia gjatë protestës dhe ky është sinjal i qartë për shtypjen e lirisë së medias:

“Në të paktën një rast është raportuar se ekipet e përfaqësueve të medias janë goditur edhe me ujë të pompuar apo mjete të tjera të rezervuara për përdorim në raste kur grupime të dhunshme protestuesish kërcënojnë sigurinë publike.Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë ku liria e shtypit është vënë në dyshim.”

Nga hetimet e Avokatit të Popullit rezultuan 16 të arrestuar dhe dy qytetarë të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, mes të cilëve dhe një 19-vjeçar me probleme mendore. Një tjetër të arrestuari policia nuk i ka lejuar komunikimin me familjen e tij.
Avokati i Popullit vizitoi dhe disa prej protestuesve të lënduar në spital, të cilët kishin marrë plagë nga dhuna e policisë.

Njëri prej tyre deklaroi se ishte dhunuar nga policia dhe se gjatë qëndrimit në spital është mbajtur i lidhur me pranga. Ky shtetas ka qenë me statusin e personit të shoqëruar gjatë kohës që ndodhej në spital dhe se vendimi i marrjes së masës së arrestit në flagrancë është marrë dhe i është komunikuar vetëm në orën 2 pas mesnate.

Për këtë rast, Avokati i Popullit tha se mbajtja e të dënuarve e aq më pak e të shoqëruarve të lidhur me pranga në kushte spitalore përbën një rast te trajtimit denigrues e çnjerëzor në kuptim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

U padit me urdhër të Ramës, reagon kryebashkiaku i Kavajës: Nuk më frikësojnë me skenarët puçist-komunistë!

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka reaguar pas padisë së bërë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ky Inspektoriat ka bërë me dije kallëzimin penal për kryetarin e Bashkisë së Kasvajës, Isa Sakja në një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i kreut të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja 

Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndermarre ndaj meje pak jave me pare.

Ne hall, ngaqe te gjithe sondazhet qe beri ne Kavaje, me disa kandidate te tij, i dalin qe te gjithe humbes perballe meje, zgjodhi rrugen e perdhosjes se emrit tim dhe kercenimin per burg.

Eshte sulm tipik i tij; fillimisht ben akuzen verbalisht, pastaj formulon akt-akuzen.
Nuk jam opozitari i pare i sulmuar prej tij, por nese Edi Rama vazhdon te jete ne krye te qeverise nuk do jem as i fundit.

Te dashur miq,
Ju pershendes duke ju siguruar se te gjithe skenaret komunisto-puciste, nga futja e armeve ne kishe e deri tek lincimi publik i kundershtareve politike, i kam te njohur nga historia, ndaj nuk me impresionojne e as me frikesojne dot.

Keni patur mundesi qe te me njihni pergjate me pak se dy vite ne drejtim te Bashkise Kavaje, se per nga natyra jam optimist.

Une besoj se ne kete vend ka ende gra e burra qe nuk jane vegla qorre te tij, edhe pse qe te gjithe jemi nen presion dhe kercenim.

Une besoj tek grate e burrat qe e duan Shqiperine me te njejtin pasion qe une e dua ate, e luftojne per nje te ardhme te Shqiperise me demokraci te vertete te fjales, mendimit, besimit e veprimit.

Une do te vazhdoj te permbush misionin tim te drejtimit te Bashkise Kavaje me te njejten dashuri, pasion e perkushtim, sic kam bere deri tani.
✌🏽✌🏽✌🏽

Për ata që duan të krijojnë kultin e diskursit të Edi Ramës!

Prof. As. Dr. Enver Bytyçi

Në debate televizive ose në komente, analiza dhe opinione takojmë thuajse çdo ditë nga ata “mendjendritur”, të cilët përpiqen të ngjizin në opinionin publik idenë se “Në diskursin, ballafaqimin dhe debatin me të tjerët Edi Rama është i papërsëritshëm”! Dhe në këtë ndërmarrje propagandistike kjo kategori e servilëve të pushtetit deri diku ia ka arritur të bëhet e suksesshme. Jo pak kritikë të Ramës e pranojnë se në këtë lloj sfide kryeministri është i pakonkurueshëm!

Po cila është e vërteta? Në karrierën e tij politike si kryetar i Bashkisë së Tiranës e si kryeministër, veçmas në dy vitet e funfit, Edi Rama ka përdorur në diskutime e debate të njëjtën teknikë komunikimi. Edhe kur është shfaqur në auditore e salla pompoze për dialog, edhe në ekranet televizive ai më së shumti ka bërë monolog. Kur është nisur të trajtojë probleme serioze e kapitale për vendin, ka përdorur si mjet komunikimi batutat, maksimumi metaforat, pa i shkuar në thelb çeshtjes dhe pa mundur të dëshmojë zgjidhjet ose të japë mesazhet e duhura!

Ndërkohë jemi dëshmitarë të faktit se në përdorimin e këtyre teknikave komunikuese ai ka ngjizur negativitet e pesimizëm te dëgjuesit. Kulti i të paprekshmit në debat arriti kulmin e vet në sallën e parlamentit, ku ai vuri në shënjestër të batutave fyese, përçudnuese dhe poshtëruese kolegët e vet opozitarë. Derisa mori si përgjigje nxirjen me bojë të fytyrës së tij prej kryeministri.

Ishin studentët ata që thyen mitin Rama të komunikimit. Përballë batutave të studentëve kryeministri shqiptar i shpërfaq dhe u asgjësua si “mit” në komunikimin publik . Kryeministri ynë tashmë në diskursin e tij komunikues nuk ka më asnjë objekt dhe objektiv konkret, për të shfaq refleksione ose për të dhënë mesazhe, përkundrazi manifeston thjesht fyerje, sharje, shpifje, denigrime, poshtërime të njerëzve që ai ka përballë tij. Shtrohet çeshtja: A do ta bënte ai këtë këtë lloj debati me kritikët e tij, nëse nuk do të kishte pushtet?! Vështirë të thuhet se po, nëse kemi parasysh gjithashtu karakterin e tij deri diku prej frikacaku.

Por le t’i përmbahemi disa rregullave teknike të debatit. Sidomos në debate, por edhe dialog shprehen dy pozicione të kundërta lidhur me objektin e diskutimit. Ato zhvillohen për ngjarje të ndryshme, ose për ide, alternativa, projekte, ku palët mbrojnë fort pozicionet e tyre. Teknikat e debatit janë dy llojesh: Ato që sulmojnë kundërshtarin dhe teknikat mbrojtëse. Ky lloj debati në politikë zhvillohet në shout televizive ose në parlament. Por në të dy rastet duhet të mbisundojë strategjia e argumentit.

Në vend të retorikës së tipit “Ju jeni për t’ju qarë hallin…”, kjo teknikë shprehet me argumentin kundër ktitikës. Si rregull pjesmarrësit në debat ose në dialog shprehen të gatshëm të respektojnë barazinë dhe integritetin e njëri-tjetrit. Japin fakte, të dhëna dhe ngrejnë hipoteza të formës krahasuese, me qëllim ballafaqimin në dialog ose në debat. Ndërkaq dialogu ose debati janë të paplotësuar pa pjesmarrjen në të krahas personazheve kryesore edhe të ekspertëve ndihmës, të cilët sjellin fakte, të dhënë e argumente të mjaftueshme në bisedë. Në debatet dhe dialogun e kryeministrit Rama nuk gjen në asnjë rast forma të tilla shprehjeje dhe organizimi. Në vend të tyre ai përpiqet t’I ikë debatit me kundërshtarin, gjë që do të thotë se i ikën argumentit, të vërtetës dhe fakteve që atë e komprementojnë.

Ndërkohë një lideri politik në pushtet ose jo i kërkohet që në diskutimin e tij e në paraqitjet e veta të jetë jetë i strukturuar, të përdor një sistem shprehjeje në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që ai qeveris. Kjo do të thotë, sipas Karl Buehler, se lideri politik duhet të jetë konkret, duhet t’i drejtohet një grupi të caktuar, duhet të paraqesë informacion të bollshëm, të ndërtojë një gjuhë funksionale e të kuptueshme, të kontaktojë poetikisht me dëgjuesit, të japë një mesazh dhe të bëjë një apel të caktuar.

Edi Rama këto metoda thjesht nuk dëshiron t’i përdorë, sepse mungesa e rezultateve, skandalet e shumta dhe dështimet e njëpasnjëshme ia pamundësojnë përdorimin e modelit modern të komunikimit.

Ndërsa sipas Heiko Ernst, terapia e komunikimit përpiqet të analizojë problemet, të cilat i shqetësojnë njerëzit. Kjo u jep mundësi qytetarëve që të kuptojnë zgjidhjet që duhet të vijnë. Edi Rama të vetmen gjë që eviton në dialog dhe debat janë shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Për të “Shqipëria nën qeverisjen e tij ka vetëm suksese, asnjë dështim e asnjë shqetësim”, pavarësisht se dhjetramijë qytetarë të saj si zgjidhje të krizës kanë emigrimin! Për kryeministrin i vetmi shqetësim është opozita, por jo edhe arroganca e qeverisë, korrupsioni, bashkëpunimi i segmenteve të shtetit e ministrave të qeverisë me krimin e organizuar dhe grupet e trafikantëve. Mohimi është paradigma kryesore e kryeministrit shqiptar. Dhe për t’i veshur një tis gri aksionit të tij mohues e propagandistik ai përdor batutën ose metaforën si përgjigje për kritikët e tij.

Përfundimisht në mesin e dy kategorive, pohimit të sëmundjes dhe marrjen e masave për shërimin e saj, nga njëra anë dhe mohimit të sëmundjes që bart qeverisja nga ana tjetër, Edi Rama nga dita e parë e punës së tij në politikë e në vazhdim ka zgjedhur këtë të dytën, pra mohimin e gjithçkaje që kritikët adresojnë ndaj tij. Për pasojë ai është bërë paranojak, i paparashikueshëm dhe aspak sfidues në dialog dhe në debate me kritikët e tij. Kulti i epërsisë së tij në dialog e debat është thjesht pjesë e propagandës, për t’ia paraqit publikut si një “udhëheqës unikal”, njëjtë sic kishte prodhuar propaganda komuniste “udhëheqësin e vetëm në botë” të diktatorit shqiptar!

Tiranë, më 14.04.2019

Gjobitet PD me 20 mijë lekë pse qytetarët urinojnë në zyrën-nevojtore të Ramës

Një polic bashkiak me emrin Edmond Memia ka gjobitur me 20 mijë lekë PD-në vetëm pse qytetarët e konsiderojnë zyrën e Ramës dhe godinën e Kryeminitrisë një nevojtore dhe shkojnë që të urinojnë atje.

Kjo ka ndodhur në protestën e së shtunës lku disa qytetarë protetsuan në mënyrën më origjinale. Ata nuk ushtruan dhunë, por thjesht urinuan para zyrës së Ramës duke i bërë të qartë se cila është vlera e vërettë e këtij institucioni që tashmë për shqiptarët kosniderohet thjesht si një nevojtore për të shkarkuar nevojat fiziologjike.

PD dhe opozita e bashkuar zhvilluan të shtunën një nga protestat më madhështore para Kryeministrisë duke i treguar botës se regjimi tashmë nuk mund të mabhet më në këmbë me votat e vjedhura të zgjedhjeve të vitit 2017.

Protesta e opozitës ka gjeturv një mbështetje mjaft të madhe në të gjithë mediat ndërkombëtare që i kanë bërë jehonë revoltës në Shqipëri si dhe kanë transmetuar direkt dhe me foto këtë protestë madhështore.

Bardhi padit policinë: Lleshaj, një mbetje e diktaturës që do të përgjigjet, fundi i qeverisë, i afërt

Sekretari i Përgjithshëm i PD e kosnideroi ministrin e Brendshëm, një mbetje të diktaturës ndërsa dorëzoi në Prokurori një padi ndaj tij dhe policisë për gazin helmues dhe dhunën e ushtruar ndaj protetuesve.

Bardhi paralajmëroi prokurorët dhe gjyqtarët se nuk do të kalojnë vettingun duke u vendosur në shërbim të qeverisë kundër protestuesve. Bardhi kujtoi se është ky ministër i Brendshëm që e konsideroi protestën qytetare”puç kushtetues”,kur pak ditë më parë po I njëjti ministër e quajti grabitjen në Rinas si “një incident”.

Bardhi deklaroi se ndaj 40 protetsuesve që po mbahen në qeli nuk ka asnjë provë që të kenë kryer akte dhune, por vetëm procesverbale të policisë. “Thirrja ime është për prokurorët dhe gjyqatrët që të mos lejojnë të keqpërdoren. Fundi i qeverisë është më afër se kurrë”, tha Bardhi pas daljes nga Prokuroria.

Bardhi e quajti ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj “mbetje të komunizmit”. Deklaratën e bëri pasi doli nga prokuroria e Tiranës, ku u thirr lidhur me padinë e bërë më herët nga PD ndaj ministrit Lleshaj dhe policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në protestat e opozitës. Në një prononcim për gazetarët, ai lëshoi një apel edhe atyre gjyqtarëve, që siç u shpreh, “i shërbejnë qeverisë”.

• 40 qytetarë janë në burg pa asnjë provë, për shkak se protestuan. Nuk ka asnjë pamje filmike se mund të kenë kryer veprime të dhunshme, nuk ka asnjë hetim dhe asnjë dënim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët.

• Gazment Bardhi sqarime mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të lartë të policisë, për akte dhune ndaj qytetarëve të cilët protestuan paqësisht.

• I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që na janë përgjigjur deri tani dhe jam i bindur se do të na përgjigjen pa asnjë droje dhe pa asnjë frikë. Frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit komunist.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Isha sot në prokurori i thirrur nga organi i prokurorisë, për të dhënë sqarime mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të lartë të policisë, për akte dhune disproporcionale ndaj qytetarëve, që ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre të tubimit. Kam dhënë të gjitha faktet dhe provat e disponuara nga Partia Demokratike si dhe sqarimet dhe pretendimet tona mbi veprimet e kundraligjshme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët, me urdhër politik, kanë sulmuar qytetarët, duke i penguar në ushtrimin e të drejtës së tyre të protestës.

Dua të theksoj se organi i prokurorisë ka patur detyrimin ligjor, që bazuar në informacionet e transmetuara në media, të niste kryesisht hetimet ndaj drejtuesve të policisë, fakt i cili nuk ka ndodhur, dhe që ka detyruar Partinë Demokratike të depozitojë kallëzim penal me shkrim. Unë dua t’i bëj thirrje organit të prokurorisë që të mos bëhet shtojcë e Policisë së Shtetit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së vet, të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë, pasi nuk është një organ në varësinë e ministrit të brendshëm, ka qenë para 30 vitesh një strukturë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Organi i prokurorisë do të duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta. Më lejoni të kujtoj se sot ka 40 qytetarë që janë në burg pa asnjë provë, për shkak se kanë ushtruar të drejtën e tyre legjitime të protestës, nuk ka asnjë pamje filmike që kanë kryer ndonjë veprim të dhunshëm, ndërkohë që nuk ka asnjë hetim dhe asnjë dënim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët. Ju e keni dëgjuar besoj që ministri i brendshëm protestën e konsideron ngjarje të jashtëzakonshme kriminale në Shqipëri, ndërsa vjedhjen në aeroport, besoj jeni dëshmitarë, tha “ishte një incident”.

Ky është realiteti sot në Shqipëri. Sepse jemi përpara një qeverie që i trajton qytetarët si njerëz të dorës së dytë, që qeveris si bandë dhe çdo qytetari që ngre kokën për të mbrojtur të drejtat e tyre duhet t’i shtypet koka me çdo mjet. Kjo nuk ka për tu lejuar, qytetarët janë ngritur dhe do të vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre.

Apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk kanë për të kaluar ventingut duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Qytetarët nuk do të falin dhe do të trajtojnë çdo prokuror dhe çdo gjyqtar që dhunon të drejtat e tyre njëlloj si banda që qeveris sot vendin.

Fundi i prokurorëve dhe gjyqtarëve që i shërbejnë në mënyrë të verbër qeverisë kriminale kundër qytetarëve do të jetë i njëjtë me fundin e kësaj qeverie kriminale.

Pyetje: Z. Bardhi a i druheni një arrestimi të mundshëm? Pak ditë më parë ministri i Brendshëm paralajmëroi akuza të forta për organizatorët, të cilët sipas tij kanë cenuar rendin kushtetues dhe kanë sulmuar organet kushtetuese?

Gazment Bardhi: Ministri i Brendshëm është një mbetje e kohës së komunizmit që quan të drejtën për protestë të qytetarëve si një puç kushtetues. Koha kur protesta trajtohej si puç kushtetues, do të duhet ti thoni ministrit të Brendshëm, që e përsëris është një mbetje e komunizmit, që ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ministër të Brendshëm, asnjë drejtues policie, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar që do të mund të trembë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të fituar me gjak përpara 30 vitesh.

Të protestosh është një e drejtë legjitime në demokraci. Vetëm për një mbetje të komunizmit si Sandër Lleshaj, protesta është një puç kushtetues. Ju keni parë, keni qenë atje dëshmitar, nuk ka patur asnjë akt dhune ndaj asnjë punonjësi policie. Ju bëj apel që të verifikoni se ku kanë hyrë dhe ku kanë dalë aktorët policë në spitalin e Traumës, ju garantoj se kanë shkuar në spital vetëm për të bërë filmime dhe fotografi me ministrin dhe kanë dalë menjëherë.

Fakt i cili provohet edhe nga raporti paraprak i Avokatit të Popullit. Sepse skenari i tyre është një skenar kriminal, duan të nxisin dhunën tek protestuesit. Deri më tani protestuesit kanë qëndruar dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore, nuk ka patur asnjë akt dhune dhe asnjë sulm ndaj punonjësve të policisë. Sa kohë nuk ka patur sulm nga protestuesit duhet të evidentohet se ku u dëmtuan punonjësit e policisë.

Personalisht, as nuk trembem, as nuk jam trembur.

Rama me ministren e tij marrin me dhunë kontrollin e Universitetit të Tiranës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, pedagogu Luçiano Boçi ka “shpërthyer” në akuza të forta ndaj kryeministri Rama dhe ministres së Arsimit Besa Shahini se kanë marrë kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.

Boçi shkruan në rrjetet sociale se Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit. Sipas Luçiano Boçit minstrja Besa Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.

Postimi i plotë

A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!
Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.

Në një akt të paprecedente antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT.
Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.

Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet.
Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.
Jo vetëm.

Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka.
Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.

Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.
Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.

Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.

Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.
E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit.
Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!