31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Skandali/ Veliaj, tjetër tender pa garë 9,3 milionë lekë kompanisë “Fusha”

Tenderi me vlerë 93 milionë lekë iu dha kompanisë në fund të marsit nga Bashkia e Tiranës. Kjo është kontrata e 43-të për kompaninë e cila mban rekordin për përfitimet që ka marrë në kryeqytet. Kompania “Fusha sh.p.k”, e lakuar për numrin e madh të tenderëve që ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit, por edhe për lidhjet e forta  të saj me bashkinë e Tiranës dhe qeverinë, ka përfituar një tjetër tender pa garë në vlerën e 9,3 milionë lekëve. Bëhet fjalë për shërbimin e pastrimit të terminaleve të Tiranës.

Me këtë tender, ku nuk u paraqit asnjë konkurrent tjetër, dhe oferta ekonomike e Fushës ishte 9.2 milionë lekë, kompanisë iu hap rruga për të marrë kontratën nr. 43 publike, duke përfituar në total 4.1 miliardë lekë, si operator i vetëm, pa llogaritur të tjerat që janë fituar me bashkimin e shoqërive. Vetëm në bashkinë e Tiranës, firma e cila zotërohet nga Shkëlqim Fusha ka fituar 35 kontrata, që nga ndërtimi i sheshit Skënderbej, pastrimin e pjesës perëndimore të kryeqytetit, urës së Menikut etj. Jo drejtpërdrejt, kompania u bë objekt sulmi gjatë përplasjeve dhe protestave të zgjatura për ndërtimin e godinës së re në themelet e Teatrit Kombëtar.

Në tenderin e radhës, kompania me tagrin që i jep bashkia do të marrë përsipër pastrimin e 52,454.00 m², sipërfaqe kjo e terminaleve nën dhe mbitokësore. “Shërbimi i fshirjes me krahë e shesheve dhe terminaleve do të realizohet me krahë 4 herë në javë nga Operatori i Shërbimit, i cili gjithashtu do të kryejë dhe të gjitha shërbimet e tjera mbështetëse të parashikuara në metodologji për të gjitha sipërfaqet e përcaktuara që janë parashikuar në listën e shesheve dhe terminaleve me volumet e tyre për shërbimin e fshirjes”, thuhet në dokumentin specifik të kontratës, ndërsa shërbimi do të do të mbyllet në 31 dhjetor të këtij viti.

Ndërkohë, operatorit i vendosen dhe kushte për këtë shërbim, por që me shumë gjasë ato do të plotësohen, të paktën parimisht.  “Për asnjë rast nuk do të lejohen sheshe dhe terminale të papastruara apo mbeturina të pa larguara në to. Në të gjitha rastet kur evidentohen bllokime apo pengesa nga faktorë të jashtëm të cilat nuk mund të pastrohen me operacionet e parashikuara në metodologji, operatori i shërbimit duhet të njoftojë menjëherë dhe të marrë masa për pastrimin e tyre jo më vonë se 3 orë nga orari i përfundimit të shërbimit, i përcaktuar në grafik. b.

Operatori i shërbimit detyrimisht duhet të ketë çdo ditë në punë minimalisht numrin e punëtorëve dhe pajisjeve sipas numrit të deklaruar në ofertën e tenderit për të garantuar kryerjen me cilësi dhe në kohë të shërbimit. c. Për raste të veçanta operatori i shërbimit është i detyruar të fshijë sheshet dhe terminalet më shumë se një herë pa shpenzime”, janë këto kushtet për kompaninë, e cila e fitoi tenderin pa asnjë problem.

Tenderët pa garë 

Historiku i dokumenteve të viteve të fundit, nxjerr në pah shkeljet e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk ka hapur garë për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë). Zyrtarët e bashkisë kanë negociuar direkt me firmën Fusha Sh.p.k. Skandali thellohet edhe më tej, pasi as njoftimet e shpalljes së dy tenderëve, nuk janë publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, një detyrim ligjor ky për të qenë transparentë për fondet publike. Kjo rrëzon përtokë edhe çmimin fals të fituar nga Bashkia e Tiranës, ku vlerësohej për transparencë ndaj publiku.

Pastrimi i Tiranës

Në tetor 2017, në një nga buletinet e Agjencisë së Prokurimit Publik, u publikua fituesi i tenderit për pastrimin e qytetit të Tiranës (një nga lotët). Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës kishte realizuar procedurën e prokurimit “Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Objekti i prokurimit ishte pastrimi i pjesës perëndimore numër 2 të qytetit të Tiranës”, ku vlera totale e kontratës, duke përfshirë lotet opsionet dhe nënkontraktimin, shkonte në 33.026.076 lekë me TVSH.

Bashkia njoftonte se lidhi kontratë me firmën Fusha sh.p.k, me adresë në Sauk, Tiranë. Në dokument thuhet se, në e rastin e përdorimit të procedurës së prokurimit “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontrates”, firma duhet të plotësojë edhe disa të dhëna. Megjithatë, kjo procedurë, pra negocim pa shpallje, sipas ligjit të prokurimit, bëhet në disa raste tepër të veçanta ose emergjente, kur ka zjarre apo tërmete. Po ashtu, ka edhe një tjetër prokurim ku nuk është bërë garë, por i janë dhënë lekët firmës së preferuar të Bashkisë.

Sipas të dhënave, Bashkia e Tiranës hapi sërish procedurën me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës për tenderin “Ndërtimi i këmbëve të Urës Menik mbi lumin Erzen”. Vlera totale e përfundimit të kontratës është 15,405, 521 lekë me TVSH. Përfituesi ishte sërish firma Fusha Sh.p.k. Pra, edhe kësaj herë, nuk u bë tender, por vetëm është negociuar çmimi!

Bilancet

Fusha Sh.p.k, është kompani e vjetër në fushën e ndërtimit, dhe operon në treg që në vitin 1994, por bilancet e saj në prokurimet publike janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Nëse hedhim një vështrim te historiku i pagesave nga Thesari i Shtetit, nëse në vitin 2012-2013 ato kanë qenë në vlerën e 1.27 miliardë lekëve, në vitet 2015-2017, për llogari të kompanisë janë transferuar 3.8 miliardë lekë.

Përgjatë këtyre viteve, Fusha Sh.p.k arriti të fitojë të 3 tenderët për ndërtimin e sheshit “Skëndërbej”, me vlerë totale 12.6 milionë euro. Ndryshe nga tenderët e publikuar, për sheshin e kryeqytetit u zhvillua një garë, por “mungonin” konkurrentët përballë Fusha Sh.p.k. Kompania rezulton fituese edhe në një sërë tenderësh nga qeveria qendrore, mes tyre edhe Rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme, dy tunele të mëdha nëntokësore në Durrës etj.

Ja si renditen kompanitë në prokurime

Tenderët më të rëndësishëm në 61 bashki në Shqipëri vërtiten rreth kompanive më të fuqishme, por garën mes tyre e kryeson Fusha sh.p.k. Sipas vlerës së kontratave të fituara në prokurime publike, renditen 50 subjekte ekonomike, të cilat në tre vitet e fundit kanë marrë vlerën më të lartë të tenderëve nga Bashkitë. Të dhënat përkojnë me tërësinë e kontratave të dala nga procesi i prokurimit publik për periudhën korrik 2015 – dhjetor 2018. Në këtë hark kohor, operatorët apo bizneset me vlerë më të lartë të kontratave të fituara në tenderime nga bashkitë janë operatorët: Fusha shpk; GPG Company shpk; Salillari shpk; Alko-Impex General Constuction shpk; Vëllezërit Hysa shpk, Victoria Invest shpk etj. Renditja kryesohet nga Fusha shpk, një shoqëri e cila në tenderët ku ka konkurruar si e vetme dhe jo në bashkim operatorësh me një shoqëri tjetër, shënon 40 raste (kontrata fillestare dhe shtesa) ku është njoftuar fituese.

Vlera të ofertave të saj, si oferta të shpallura fituese është 3 782 488 740 lekë. Kontratat e saj kjo shoqëri biznesi i ka fituar në tenderime në 3 bashki të ndryshme. Konkretisht me bashkinë Vorë janë gjashtë kontrata; me Bashkinë Tiranë janë 32 kontrata (sot 35) dhe Bashkinë Roskovec dy kontrata. Fusha sh.p.k shfaqet e suksesshme edhe në rastet kur ka konkurruar si bashkim operatorësh me subjekte të tjera, pra rastet kur dy operatorë paraqiten si një ofertues në tender. Firma Fusha sh.p.k ka bashkëpunuar dhe fituar tenderë në bashkëpunim me të paktën dhjetë shoqëri të tjera biznesi.

Subjekte biznesi që kanë funksionuar si operator (ofertues) në bashkëpunim me shoqërinë Fusha shpk janë : Alba Konstruction shpk; Gjoka Konstruction; ED Konstruksion; Hostoci Shpk; Besta shpk; Everest Shpk; Colombo shpk; Totila; ArkonStudion; Green Farm. Vendi i dytë pasohet në renditje nga shoqëria G.P.G Company shpk. Kjo shoqëri ka 22 kontrata, të cilat i ka fituar e vetme. Salillari është numri tre në renditje sipas vlerave të kontratave të fituara tenderime me Bashki. Kjo shoqëri ka fituar si subjekt pa bashkëpunime me subjekte ekonomike të tjera, një numër prej 19 kontratash.

/Gazeta Shekulli/

Basha: Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me protestën madhështore të 13 prillit. Në një postim në shënim në faqen e tij në Facebook, kreu i PD-së shkruan se opozita ka zgjedhur të jetë me njerëzit, kundër bandës në qeveri dhe kundër kryehajdutit.

Reagimi i plotë i kreut të opozitës, Basha

Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!

Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.

Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa

Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. April 2019

Qeneral Sandër Lleshaj dhe Shyhreti i tij

Erl KODRA

Shumë zona në veri të Shqipërisë, shkronjat xh, gj dhe ç i shqiptojnë si shkronja q. Titulli i këtij shkrimi është një ngatërresë krejt e paqëllimtë; por ju lexojeni kështu: Gjeneral Sandër Lleshaj, ose Qen. Sandër Lleshaj. Si të doni lexojeni, sepse unë po e shkruaj këtë tekst shpejt e shpejt, ndaj nuk kam kohë të bëj korrigjimet e nevojshme. Në të vërtetë, kjo është një letër për Qeneralin Lleshaj. Unë jam një musliman nga Mirdita dhe shpesh baj gabime të tilla gjuhësore; akoma nuk po mësohem dotë me standartin.

A e di se më vjen gjynah për ty, Qeneral? Mos të të vijë qudi hiq, se vetëm ty të kam pa se si po i merr gjynahet e të tjerëve, hesapet e të tjerëve, kusuret e të tjerëve, krimet e të tjerëve përsipër; dhe duke i shtuar edhe krimet e tua, ti po e flliqë për së gjalli jo vetëm emrin tand, por dhe emrin e mirditorit.

Portreti yt prej delikuenti besnik, specie arkaike e njeriut të ri dhe e kalitur me mësimet e Partisë të shtin’ në gjynah kur ta nigjon retorikën. Luj vendit bre Qeneral, e kthjelloju pak. Hapi sytë e picrroje mendjen. Kuptoje se pronari yt, domethanë shefi yt ka marrë fund. A nuk po e sheh se një Shqipëri, me të madh e me të vogël e kanë nda mendjen me ju hjek kso toke?! Po po, bash qeshtu.

Po si mundesh more Qeneral me qenë kaq budallë? Si ka mundësi që njerëzia ka fillue me të urrye, madje ty ma shumë se Shyhretin tand, domethanë zgërfyellin, e ti hala nuk e kupton se ai po të përdorë si qen besnik? Si mundet me ra kaq poshtë një Qeneral si ti, që për pak na u bane edhe President me fjalë të Ismail Kadaresë?

Ku shkoi edukimi yt prej ushtaraku në shërbim të Atdheut?

Sepse ka diçka Qen. Lleshaj, që ti medeomos duhet me e ditë mirë.

Operacionet e tua janë ushtarake, domethënë të hartuara prej teje, domethënë, operacione ushtarake të hartuara nga ti, dhe të zbatuara nga Policia dhe Sigurimsat e Shtetit që i keni futë në Policinë e Shtetit. Ndryshe, nuk mund ta kuptoj dhe ta shpjegoj aksionin tand tek Bregu i Lumit, aksion tipik ushtarak, i zbatuar me përpikëmëri kirurgjikale, për të shembë shtëpi shqiptarësh!

Shtëpi shqiptarësh, Qeneral, shqiptarësh!

A e di o Qeneral, se çka do me thanë me ia shemb përdhe shtëpinë tjetrit? Po ti je edhe malsor, edhe mirditor, edhe shqiptar, po budallë i madh o Qeneral! Ndryshe ska mundësi me ba burri me spaleta qenerali këto marrina.

Po çfarë halli të ka kapë që po i mbytë shqiptarët në gaz? Si ka mundësi që e zbaton me kaq cinizëm taktikën e artit luftarak kundër popullit tand, e pas kësaj, del e leh në twitter si debil, për popull armik dhe për opozitë parapolitike?! Çka po don me thanë?!

Si mundesh me qëndrue nën atë kostum ministri, kur mafia e shefit tand po t’i terrorizon shqiptarët prej Shkodrës e deri në Vlonë? Kur po të grabiten për të pestën herë me rradhë miliona euro, bash para hundës tande majuce, e ti del e turfullon kundër opozitës?!

Si mundesh, Qeneral?

Prandaj me vjen gjynah për ty, se më dukesh krejt i marrë. Ndryshe, e kam të pamundune me e kuptue guximin tand për të tërhejkë tanë urrejtjen që shqiptarët kanë grumbullue për Shyhretin tand, mbi vetën tande.

Paq veten në qafë, Qen. Sandër Lleshaj!

Reagimi i fortë i Bashës: Nuk ka kompromis! Ky është fundi i qeverisë-bandë!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar sot, fotot e protestës së fuqishme të qytetarëve dje në Tiranë, për të përforcuar mesazhin se nuk ka për të pasur kompromis me qeverinë – bandë.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien.

Nuk ka kompromis me ëndrrën tone, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë”, shkruan Basha në një postim në Twiter ku ka publikuar edhe fotot e protestës madhështore të ditës së djeshme!

Bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër qeverisë ilegjitime, liri a vdekje, demokraci a vdekje!

Pas katër orësh protestë, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh gjatë fjalës së tij nga selia e PD se, tani shumica fizike e morale në Shqipëri janë protestuesit dhe opozita. Ai shtoi se, nesër e gjithë kjo sakrificë do të mbahet mend si themeli i Shqipërisë Europiane.
Protesta kombëtare e 13 Prillit është bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër qeverisë ilegjitime, padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Këtë bashkim nuk e ndal më as dhuna, as gazi lotsjellës, as propaganda.

Këto 8 javë, Shqipëria ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Ne nuk jemi në betejë për pazarin politik të rradhës apo për të ndërruar Edi Ramën me Lulzim Bashën. Jemi për të shembur këtë regjim të korruptuar.

Pas largimit nga parlamenti, bashkimi ynë ka tejkaluar konturet e çdo partie. Ky mandat besimi i Shqipërisë së shumicës së përjashtuar, të grabitur e të dhunuar, shkon përtej nevojës akute për rotacion politik.

Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë: “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”! Kurrë më asgjë më pak se standardi evropian për zgjedhje të lira e të ndershme, drejtësi dhe ekonomi tregu.

Pengesa e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa është qeveria e bërë njësh me krimin, që ka mbyllur dyert e integrimit prej 6 vitesh, është asgjësimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike.

Është asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese që Edi Rama të kalojë ligje që vjedhin shqiptarët. Gjykata e Lartë nuk jep dot drejtësi. Është shkatërruar me themele për t’i vënë minat shtetit ligjor.

Kjo është qeveria që u kap duke vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, pengesa dhe kërcënimi numër 1 për demokracinë, për sigurinë, për mirëqenie. Vota është themeli i demokracisë. Nuk ka demokraci pa zgjedhje të lira.

Nuk ka e nuk do të ketë as pazare politike, as kompromise tavolinash, me këtë aspiratë evropiane. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore pa Edi Ramën për të garantuar zgjedhje të parakohshme dhe drejtësi.

Asgjë më pak se standardet evropiane, asgjë më pak se standardet amerikane. Ky është zotimi ynë. Dëgjojeni mesazhin e popullit: Liri a vdekje, demokraci a vdekje!

Dy Shqipëri përballë njëra-tjetrës. Shumica, pa punë, pa siguri, pa shpresë, e dhunuar, pa mbrojtje ligjore, me një pakicë derrash të majmur, armiq të popullit shqiptar, oligarkë, kriminelë, politikanë të korruptuar.

Këto dy Shqipëri nuk qendrojnë dot më bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të zhduket. Shqipëria që do të qendrojë, është Shqipëria e shumicës. Kurrë më të përjashtuar nga drejtësia, kurrë më nën darën e papunësisë e të varfërisë.

“Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne”! Asnjë hap prapa!

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA

Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte!

Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Jemi bashkë në këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh, burrash dhe grave fisnikë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet, po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë, e padrejtësive dhe krimeve më të përbindshme ndaj shqiptarëve, që nga kohërat e pushtuesve më mizorë. Nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barbar dhe urryes ndaj popullit të tij, një njeri që hyn në histori si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi rruspat për t’u prishur shtëpitë, për të pasuruar veten e tij dhe krimin e organizuar, që e ka ulur në institucionet e Republikës tonë.

Ky muzg është muzgu i bashkimit më të madh të shqiptarëve mbi rrënojat e pushtetit kriminel të Edi Ramës. Rama Ik!

Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim, as frika, as barbaria e horrave mbi nënat dhe baballarët tanë, kur dalin për të mbrojtur shtëpitë e tyre, as gazi lotsjellës, as propaganda e shfrenuar nuk na ndal dot, nuk na përçan dot.

Populli është i vendosur, Shqipëria është e bashkuar.

Kjo është Shqipëria e burrave dhe e grave, e gegëve dhe e toskëve, e myslimanëve dhe e krishterëve, e së djathtës dhe së majtës, që i thotë ndal Edi Ramës dhe bandës së tij. Shporru! Largohu! Rama ik!

Kjo është Shqipëria e vërtetë e qindra mijëra halleve të shtuara e të bëra kapicë nga një kryeministër dhe një qeveri që asnjë ditë të vetme nuk i ndau, nuk i kuptoi, nuk i dëgjoi dhe nuk deshi të shihte hallet e shqiptarëve, sepse ata punojnë për veten, për kriminelët, për oligarkët, për armiqtë e popullit shqiptar.

Ndaj, tetë javë më parë, vetëm tetë javë më parë ju ju përgjigjët thirrjes së opozitës së bashkuar dhe u ngritët në atë që deri më sot ishte bashkimi më i madh kombëtar i 16 shkurtit. Ne u përgjigjëm me atë që ishte verdikti juaj, akti më i madh moral në historinë e pluralizmit, djegien e mandateve, largimin nga parlamenti i krimit, largimin nga strofka e krimit, largimin nga strofka e korrupsionit. Që nga ai moment radhët e bashkimit tonë kanë tejkaluar konturet e çdo partie dhe gjithë partive të marra së bashku, të koalicionit të opozitës-sot koalicioni i maxhorancës absolute.

Ne partitë e opozitës, unë, Partia Demokratike, e dimë fare mirë se ky mandat besimi, që vjen nga Shqipëria e shumicës të përjashtuar, e shumicës së grabitur, e shumicës së dhunuar, shkon përtej nevojës akute për një rotacion të menjëhershëm politik.

Ne dimë se ajo që na ka bashkuar me masa dhe konture të paprecedenta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që në fillim vitet ’90-të është rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakfrikuar shumë, për të cilën kemi patur dhimbje, kemi patur përparime, por edhe prapsje e zhgënjime. Por që sot është dita të mos bëjë më kompromis me aspiratën. Kurrë më asgjë më pak se standardi evropian për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kurrë më asgjë më pak se standardet perëndimore për drejtësi, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur si Edi Rama dhe banda e tij kriminale duke vjedhur votën e shqiptarëve.

Kurrë më asgjë më pak se stdandardet europiane të konkurencës, të lirisë, të ekonomisë që hap vende pune me paga të larta dhe kushte dinjitoze për shqiptarët dhe Shqipërinë tonë të dashur.

Me fjalë të tjera le të ushtojë nga ky muzg i tiranisë, nga kjo lindje e Lirisë Europiane për Shqiptarët, ta dëgjojnë nga gjokset tona, të gjithë ne që jemi bashkë, ta dëgjojnë miliona shqiptarrë që janë bashkuar me këtë bashkim të madh. Ta dëgjojë bota se nuk ka e nuk mund të ketë kompromis me ëndrrën tonë: “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa!”.

Vëllezër e motra,
Pengesa e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa është qeveria e bërë njësh me krimin, që tash 6 vjet i ka mbyllur dyert e integrimit europian.

Pengesa dhe rreziku numër 1-vdekjeprurës për Shqipërinë si gjithë Europa është asgjësimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike.

Është asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nga Edi Rmaa me qëllim kalimin e ligjeve antikushtetuese për të vjedhur shqiptarët, për të vjedhur vogëlushët tuaj, për të vjedhur studentët, për të vjedhur pensionistët, për të vjedhur fermerët, për të vjedhur dhe grabitur biznesin.

Është mungesa e Gjykatës së Lartë, garantes së lirive dhe të drejtave individuale të qytetarëve shqiptarë, që sot enden më kot dyerve të gjyqeve, ku ka gjyqe, por jo drejtësi. Me 40 mijë dosje Gjykata e Lartë, njësoj si në Meksikën e qindra milionë banorëve, nuk jep dot drejtësi, sepse nuk është Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë. Është shkatërruar me themele për t’i vënë minat shtetit ligjor.

Kjo është qeveria që u kap duke vjedhur zgjedhjet e 2017-ës. Vota është themeli i demokracisë. Nuk ka demokraci pa zgjedhje të lira. Kjo qeveri është pengesa dhe kërcënimi numër 1 për demokracinë, për sigurinë, për mirëqenie, pë zhvillimin e çdo shqiptari.

Ju që keni ardhur sot në këtë shesh e dini fare mirë, siç e di e gjithë Shqipëria, me Edi Ramën nuk ka shtet, me Edi Ramën nuk ka zhvillim, me Edi Ramën nuk ka punësim, me Edi Ramën nuk ka shëndetësi, por vetëm krim, vetëm korrupsion, vetëm dhunim të drejtave dhe lirive tuaja, vetëm shkatërrim të prespektivës, vrasje të shpresës.

Ndaj, le t’i themi sot nga ky shesh atij dhe gjithë bandës, që i qëndron nga prapa:

Që, sot e tutje ju nuk jeni shteti, jeni antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji, Ju nuk jeni drejtësia, jeni padrejtësia!

Që sot e tutje shteti, ligji, drejtësia është sovrani i derdhur në këtë shesh e kudo, në qytete, në shtëpi, në fshatrat tona.

Vëllezër e motra,
Zonja dhe zotërinj!

Kjo protestë, e 9-ta në 8 javë, është prova më e qartë se Shqipëria këto 8 javë ka ndryshuar një herë e përgjithmonë.

Banda e Edi Ramës, oligarkët që janë pasuruar mbi djersën tuaj, mercenarët dhe mediat e blera nga pushteti, duan t’ju bëjnë të besojnë se kjo nuk është një betejë e vërtetë, se kjo nuk është një betejë për ekzistencën tuaj, për jetën tuaj, për mirëqenien tuaj, për jetën tuaj, por thjesht dhe vetëm një përplasje poltike e rradhës, që do zgjidhet me pazarin e radhës.

Ju e dini fare mirë që kjo është një gënjeshtër. Por sot, dua ta deklaroj unë me zërin tim, vullnetin tuaj dhe vullnetin tim, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partisë Republikane, të Lëvizjes për Zhvillim Komëtar, të Partisë Agrare Ambientaliste, të Partisë Demokristiane, të Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, të gjithë partive tona në koalicioni e shumicës së re morale dhe politike në vend.

Ne jemi në këtë betejë jo thjesht për kalkulime politike, elektorale.
Ne jemi në këtë betejë për ju qytetarë të këtij vendi, pavarësisht prej bindjeve politike.
Ne jemi në këtë betejë, që të garantojmë që kurrë më vota juaj të mos dhunohet, të blihet dhe shantazhohet nga krimi i organizuar, që kurrë më taksat tuaja, pasuritë e vendit, shtëpitë tuaja te mos vidhen dhe prishen për të përfituar një grusht oligarkësh.
Ne nuk jemi këtu thjesht dhe vetëm për të ndërruar Edi Ramën me Lulzim Bashën, por për të shembur nga themelet këtë regjim të korruptuar deri në palcë. Rama ik!

Ndaj, ky bashkim ka brenda vetes të gjithë shqiptarët e ndershëm, intelektualët, qëndrestarët për Teatrin Kombëtar, studentët, dritën e syrit të kombit tonë, sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, punëdhënësit që lëngojnë nga një regjim satrap, të korruptuar dhe represiv, fermerët e shtyrë në kufijtë e ekzistencës nga braktisja, harresa dhe çizmja e rëndë e korrupsionit qeveritar, pensionistët shqiptare të cilët janë sot më të varfrit në Evorpë, por edhe ndër më të varfrit në botë që, pasi paguajnë faturat e kripura e të ilaçeve, nuk mbijetojnë përveçse nga ndihma e fëmijëve të tyre emigrantë ose i përkasin Shqipërisë të përjashtimit, që nuk ushqehet dot më shumë se një herë në ditë, plot 290 mijë qytetarë të tillë.

Ne jemi këtu të gjithë bashkë, jo thjesht për të larguar Edi Ramën, sepse Edi Rama ka mbaruar, Edi Rama është një kufomë politike. Ne jemi bashkë për të varrosur fenomenin Rama dhe së bashku për të themeluar bashkëjetesën demokratike të standardeve dhe vlerave evropiane.

Rama ik!

Ndaj nuk ka e nuk do të ketë as pazare politike, as kompromise tavolinash, me këtë aspiratë evropiane. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore pa Edi Ramën. Rama ik!

Largimi një orë e më parë, largimi i panegociueshëm i Edi Ramës është diktati i sovranit të bashkuar. Rama ik!

Vetëm një qeveri tranzitore që do të shkatërrojë nga themelet mekanizmin kriminal, që do çojë para drejtësisë kupolën e korruptuar kriminale të organizatës kriminale të “Rilindjes”, për të çliruar shtetin, për të çliruar popullin, për të çliruar edhe Partinë Socialiste është parakusht i parakushteve për të garantuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i rikthyer sovranit të drejtën e vjedhur, për një parlament nga populli, të popullit dhe për popullin. Rama ik!

Ditë për ditë e natë për natë, në sheshe të tejmbushura si ky, në çdo qytet e fshat, rezistencë e përballje, kryengritje demokratike. Rama ik.

Asgjë më pak se standardet evropiane, asgjë më pak se standardet amerikane. Ky është zotimi ynë. Rama ik!

Një popull i tërë, i bashkuar për fëmijët e tij, për të drejtat dhe liritë themelore, për mirëqenie, nuk mund të mbahet peng, nuk mund të mbahet rob, as nga Edi Rama, as nga banditët e tij, as nga interesat e oligarkisë, as nga horrat me uniformë.

Ju bëj thirrje vëllezër e motra të policisë së shtetit, hidhini kapelet, bashkohuni me ne. Rama ik!

Dëgjojeni mesazhin e popullit: Liri a vdekje, demokraci a vdekje!

Kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim. Ajo do të zgjidhë dilemën të jetë a të mos jetë Shqipëria Evropiane.

Dy Shqipëri përballë njëra-tjetrës. Shumica, pa punë, pa siguri, pa shpresë, e dhunuar, pa mbrojtje ligjore, me një pakicë derrash të majmur, armiqsh të popullit shqiptar, oligarkë, kriminelë, politikanë të korruptuar.

Zonjë dhe zotërinj!
Këto dy Shqipëri nuk qendrojnë dot më bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të ikë, tjetra do të zhduket.

Le të betohemi sot në këtë muzg të tiranisë dhe në këtë lindje të lirisë dhe Shqipërisë Evropiane, se Shqipëria që do të qendrojë është Shqipëria e shumicës. Kurrë më të përjashtuar nga drejtësia, kurrë më nën darën e papunësisë e të varfërisë.

“Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne”!

Asnjë hap prapa, asnjë hap prapa! Ushtri e lirisë, kryengritje demokratike. Ju jeni drejtësia, ju jeni shteti.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë qëndresën tuaj të mrekullueshme, betejën tuaj për një qëllim “E Duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Meqë Shqipëria e shumicës do të qendrojë, Shqipëria e krimit, Edi Rama dhe banda e tij duhet të ikin një orë e më parë.

Sot ky shesh është mbushur si asnjëherë tjetër. Sa më shumë të mblidhen shqiptarët, aq më larg largohet Rama.

Vëllezër e motra, le ta bëjmë largimin e tij pa kthim, lajmin e parë të lirisë që po lind.

Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Fitore!

Foto e ditës nga Washington Post! I madh e i vogël në protestë!

Washington Post, gazeta më e njohur në SHBA ka publikuar në rrjetin e saj një foto nga protesta madhështore në Tiranë. Fotografia po bhet hit në rrjetet sociale.

Opozita po zhvillon protestën më të madhe që është zhvilluar ndopnjëherë kundër qeverisë e kryeministrit Rama. Opozita dhe mbështetësit e saj filluan në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë Kryeministrisë protestën e tyre të 9-të në serinë e protestave antiqeveritare të filluara në mesin e shkurtit të kaluar dhe të parën që filloi në orët e para të mbrëmjes.

Fotot e protestës më të madhe popullore në Tiranë

Opozita po zhvillon protestën më të madhe që është zhvilluar ndopnjëherë kundër qeverisë e kryeministrit Rama. Protestuesit kaluan nga Kryeministria në Parlament, ku Policia përdori gazin lotsjellës.

Opozita dhe mbështetësit e saj filluan në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë Kryeministrisë protestën e tyre të 9-të në serinë e protestave antiqeveritare të filluara në mesin e shkurtit të kaluar dhe të parën që filloi në orët e para të mbrëmjes.

Mediat e huaja shkrujanë se, mijëra pjesëmarrës  në protestë kanë mbajtur parulla antiqeveritare, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Disa protestues, në rreshtin e parë, përballë Kryeministrisë hodhën shashka dhe fishekzjarrë tymues duke mbuluar me tym mjedisin para Kryeministrisë. Ata thyen kordonin e policisë që mbron hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga ana e Bulevardit, por u ndaluan nga policia ende pa tentuar të hapnin derën kryesore hyrëse të Kryeministrisë.

Policë civilë i venë flakën një makine para Parlamentit (Foto)

Policë civilë të futur në radhët e protestuesve i kanë vënë flakën një makine që ndodhej e parkuar para parlamentit. Zjarrvënia ka qënë e qëllimshme për të përhapur panic në opinionin public dhe për të fajësuar protestuesit.

Partia Demokratike deklaron se, nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti. Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përvcc atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.

Makina ka qënë e një qytetari, por papritur asaj i është vënë flaka nga policët civilë të future nga Llesh kimiku në mes të protestuesve si provokatorë.

Edhe në protestat e tjera ka patur mjaft policë civilë mes protestuesve, të cilët kanë krijuar skena të dhunshme.

Mediat e njohura ndërkombëtare raportojnë protestën në Tiranë, Fox News: Portesta më e madhe në Ballkan

Tirana është kthyer mbrëmjen e sotme në epiqendër të medieve botërore.

Nga vendet fqinje e deri në SHBA, mediat kanë raportuar se Tirana sot është kthyer në kryeqytetin e Ballkanit.

Sipas medieve botërore, Tirana sot është kthyer në epiqendër të zhvillimeve në arenën ndërkombëtare.

Pas Euronews, VOA, DW dhe Washington Post, edhe gjigandi amerikan Fox News i bën jehonë asaj çfa po ndodh bnë Shqipëri.

Ja çfarë shkruan Fox News

“Partitë e opozitës shqiptare kanë thirrur protestën e rradhës në kryeqytetin Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe lejimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hedhur flakadanë dhe shashka drejt policisë dhe selisë së qeverisë.

Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të ndërtesës qeveritare, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.

Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për “një rotacion të menjëhershëm politik”, duke kërkuar një Kabinet tranzitor pa Rama dhe duke kërkuar që të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme.

15 protestues të plagosur rëndë nga dhuna policore

Burime nga Partia Demokratike bënë me dije se, janë mbi 15 protestues te verifikuar aktualisht ne proteste te plagosur ose me probleme te renda me frymëmarrjen.

Nga organizatoret e protestës raportohen edhe gazetare te dhunuara.

Gazetare e Tema Tv pas goditjes së policisë me gaz helmues ka pësuar humbje të ndjenjave. Gazetares i kanë ardhur në ndihmë koleget e saj dhe disa nga protestuest.

Po ashtu edhe fotografi Arben Dajci është plagosur në protestën e sotme, që tani është zhvendosur para parlamentit.