39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Berisha-Ramës: Edhe në vrimën e miut të futesh nuk do të shpëtosh

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën se ai do të ketë fatin e një diktatori. “Edhe në vrimën e miut të futet nuk do të shpëtojë”, tha Berisha. Ish-Kryeministri deklaroi se sonte Tirana është bërë kryeqendra e protestave në Ballkan dhe Europë.

Në protestën e opozitës që vijon prej orës 18-00, ka dhënë një deklaratë dhe ish kryeministri Sali Berisha. Ai është shprehur: “Kjo protestë do të përmbysë Edvin Zografin e dytë. Forcë në botë që ta shpëtojë atë nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë.

Le të shkojë në shkretëtirat e largëta të Azisë dhe të Afrikës, por ai në këtë vend i ka kohërat e numëruara. Protesta siç e sheh ti ka një vrull të madh në rritje. Sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën.

Sot protesta botërore ka për kryeqytet Tiranën. Ata fat që pësoi diktatori dhe junta, atë fat do të pësojë Edi Rama në Tiranë. Rama të jetë i bindur që edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do të mund të shpëtojë nga ky cunam. Një herë ia mbath në shkretëtira, një herë në tunelet e Skraparit”, ka deklaruar ai.

Ish-lideri i PD-së Sali Berisha, e ka paralajmëruar kryeministrin Rama duke i thënë se vrulli i protestës do ta marrë përpara edhe nëse futet në vrimë të miut. Në Shqipëri vijon Berisha, Rama i ka ditët e numëruara.

“Një gjë është e sigurt, kjo protestë do përmbysë Edvin zografin e dytë. Forcë në Botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në shkretinat më të largëta të Azisë, por në këtë vend i ka ditët e numëruara. Unë sot jam protestues. Protesta ka një vrull të madh në rritje, sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën.

Atë fat që pësoi diktatori dhe junta atë fat do pësojë Rama. Deputetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin e shndërruan në çështje botërore protestën. Kurrë s’ka pasur kaq shumë mbështetje një lëvizje anti shtet. Edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do mund të shpëtojë nga ky cunam.

Një herë në shkretira pastaj në tunele mbatharak si ai s’ka, është i pashpresë. Policët e thjeshtë do t’i kthejnë bërrylin shumë shpejt”,- tha Berisha nga protesta para Parlamentit.

Zëri i Amerikës me foton madhështore të protestës: Policia sulmon me gaz protestuesit

Atmosfera e tensionuar që u vu re fillimisht para godinës së Qeverisë, u përsërit dhe përpara selisë së parlamentit, ku manifestuesit u mblodhën duke ju përgjigjur thirjes së drejtuesve të opozitës. Policia ndërhyri me gazlotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët tentuan të shtynin kordonin e policisë, ndërsa drejt këtyre të fundit, u lëshua një shi tymuesesh dhe shashkave.

Menjëherë pas lëshimit të gazit, protuestuesit u larguan nga hyrja e parlamentit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave. Por policia përdori për herë të dytë gazin lotsjellës.

Më herët, para selisë së Qeverisë ku mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në mbrëmje në protestën e radhës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit mundën të çajnë kordonin e policisë, përballë hyrjes qëndrore të godinës, pak pas përfundimit të fjalës së kryetarit demokrat Lulzim Basha,

Ata qëndruan për disa minuta në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë nuk ndërhynë për t’i sprapsur ata. Presidenti Ilir Meta bëri ndërkohë thirrje për një protestë paqësore dhe që të evitohen konfrontimet.

Në një postim në Tëitter ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dënoi aksionin e opozitës, ndërsa bën të ditur se ka patur të lënduar mes policvëve. “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan zoti Lleshaj.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare e cila të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, gjë e cila sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “është një kusht i patjetërsueshëm”. Kërkesa e opozitës janë hedhur poshtë deri tani në mënyrë kategorike nga shumica e majtë, sipas së cilës opozita po kërkon të marrë pushtetin në tavolinë.

Kjo është protesta e 9 e opozitës që nga muaji shkurt, dhe e treta përpara selisë së qeverisë. Opozita është tërhequr nga parlamenti dhe deputetët e saj dorëzuan në bllok mandatet.

Një vendim ekstrem i kritikuar hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i bëri thirrje partive opozitare të riangazhohen në procesin politik , duke theksuar se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë.

Gazetarja humb ndjenjat nga gazi helmues

Gazetare e Tema Tv pas goditjes së policisë me gaz helmues ka pësuar humbje të ndjenjave. Gazetares i kanë ardhur në ndihmë koleget e saj dhe disa nga protestuest.

Po ashtu policia ka derdhur gaz helmues edhe në drejtim të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Po ashtu edhe fotografi Arben Dajci është plagosur në protestën e sotme, që tani është zhvendosur para parlamentit. 

Llesh kimiku sulmon me gaz helmues protestuesit para Parlamentit

Llesh kimiku ka nisur sulmin ndaj protestuesve duke urdhëruar hedhjen e gazit lotsjellës ndaj tyre. Mijërat e protetsuesve sapo kishin mbërritur para Parlamentit për të protestuar paqësisht kur janë gjendur nën sulmin me gaz helmim të Llesh kimikut.

Sandër Lleshi duke zbatuar urdhrat e Edi Ramës ka vendosur të hedhë gazlostësjellës në të gjitha rrugët e Tiranës.

Dhjetëra mijëra shqiptarë janë ngritur në këmbë kundër Edi Ramës, por Lleshi sërish zbaton urdhrat e shefit të tij, duke hedhur gaz në të gjithë Tiranën.

Pas protestës te kryeministra, protestuesit u zhvendosën para parlamentit, duke protestuar para hyrjes.

Djali i Sokol Olldashit vjen nga Anglia dhe bashkohet me revoltën popullore

Djali i të ndjerit Sokol Olldashi është fotografuar sot në protesten e opozitës. Burime nga PD bëjnë të ditur se Glauk Olldashi ka ardhur nga Anglia për t’iu bashkuar mijëra protestuesve për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

Djali i ish-deputetit të PD-së pak kohë më parë në një intervistë për mediat u shpreh se kishte ambicie politike dhe se do përfshihej sapo të përfundonte arsimimin e tij duke ndjekur kësisoj hapat e të atit të ndjerë.

Sokol OIldashi vdiq në një aksident rrugor në 20 nëntor 2013, por me sa duket “vendin” e lënë bosh nga i ati në PD do ta zërë i biri, Glauku i cili ka marrë pjesë sot në protestën e opozitës.

Kjo është protesta e 3-të masive që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj të 16 Shkurtit dhe të 16 Marsit, pas vendimit për të djegur mandatet e deputetëve dhe për të dalë në rrugë. Edhe në protestat e tjera kombëtare, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ndërsa për herë të parë qytetarët grumbullohen në orët e pasdites.

Opozita kërkon një qeveri tranzitore, që të mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër. Vendi prej javësh ndodhet në një kolaps instyitucional, pasi ende nuk është bërë e mundur që të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikon Kushtetuta e vendit.

Qindramijëra protestues marshojnë dhe rrethojnë Parlamentin

Nenkryetari Edi Paloka u ben thirrje protestuesve te ndjekin liderin e opozites Lulzim Basha ne marshim drejt parlamentit.Qindramijëra protestues rrethojjnë vendin e krimit electoral, Parlmentin e blerë me votat e krimit. Më parë Basha deklaroi se kemi të bëjmë me një betejë për vdekje a liri dhe kjo është beteja për demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa.

Pjesë nga fjala e Bashës

Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte. Ja ku jeni! Ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë, kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit.

Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Tiranën dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit, me këtë bashkim zemrash dhe vullnetesh, burrash dhe grashë fisnikë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet.

Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë, të padrejtësive dhe krimeve më të përbindëshme ndaj shqiptarëve që nga koha e pushtuesve më mizorë, nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barbar dhe urryes ndaj popullit të tij.

Një njeri që hyn në histori, si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi rruspat për tu prishur shtëpitë, për të pasuruar veten e tij dhe krimin e organizuar që e ka ulur në institucionet e republikës sonë. Ky muzg është muzgu I bashkimit më të madh të shqiptarëve, mbi rrënojat e pushtetit criminal të Edi Ramës. Rama ik!

Protestuesit i bëjnë urinën Kryeministrisë, pushtojnë shkallët e godinës së krimit

Protetestuesit kanë pushtuar shkallët e godinës së Kryeministrisë. Ata kanë çarë rrethimin e forcave policore dhe kanë marrë në duar pjesën para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë çarë rrethimin dhe kanë rrëzuar gardhin metalik. Megjithatë protestuesit nuk kanë ndërmarrë asnjë akt dhune, por e kanë poshtëruar godinën e krimit duke I bërë urinën godinës qeveritare.

Ajo që duhet thënë ësht2ë se protetsuesit e kanë vrarë frikën dhe janë të gatshëm për çdo sakrificë për rikthimin e demokracisë në vend.

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalëë protestën e opozitës, përballë Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë hedhur shashka të shumta dhe bojë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Fjalën e ka marrë kryetari i Partisë Demokratike, i cili u shpreh se qëllimi i protestës nuk është rrëzimi i Ramës, thjesht për t’u bërë kryeministër Basha, por “ndryshimi rrënjësor i sistemit”. “Ose liri, ose vdekje. Ose demokraci, ose vdekje”, ka thënë Lulzim Basha në fjalën e tij.

Qindramijëra në protestë, Basha: Shteti sot është sovrani, jemi këtu për shembjen e regjimit

Kryetari i PD, Basha ka deklaruar para qindramijëra protestuesve se qeveria ka rënë dhe se sot “shtetit është sovrani që ka mbushur rrugët e Tiranës në protestën kundër regjimit”. Basha deklaroi prerë:” Se në emrin tim , të LSI, PDIU, PBDNJ, PR dhe të gjithë koalicionit opozitar se nuk do të ketë asnjë pakt me Ramën”.

“Ne jemi në këtë betejë që vota juaj kurrë më të mos vidhet. Jemi këtu për të shembur këtë regjim të korruptuar deri në palcë. Ky bashkim ka në trupin e vet të gjithë intelektualët, mbrojtësit e Teatrit dhe të gjithë popullin”, tha Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha sapo i është bashkuar protestuesve para kryeministrisë është ngjitur në foltore dhe ka marrë fjalët.
Ai u shpreh se ky është një bashkim që nuk është parë më parë, duke paralajmëruar se askush dhe asgjë nuk do ti ndalë shqiptarët.

“Ka rrethuar kryemninistrinë si kurrë më parë sonte. Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë dhe të bashkuar më shumë se kurrë më parë.

Më të vendosur e më të vendosur se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar më parë, me këtë bashkim zemrash e mendjesh, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet, për bandën e korrupsionit të paparë që nga koha e pushtuesve më mizorë nuk kanë parë shqiptarët një qeveri kaq barbare ndaj popullit të tij”, shprehet Basha.

Policët e Lleshit ushtrojnë dhunë dhe tentojnë të arrestojnë drejtorin e gazetës “Koha Jonë”

Protesta e opozitës po zhvillohet sipas parashikimit të tyre, ndërkohë policia ka marrë masa ekstreme duke kaluar në disa raste edhe në sjellje të dhunshme, pa asnjë shkak të ligjshëm.

Në ora 18.05 policia tentoi me dhunë të arrestojë drejtorin e gazetës ‘Koha Jone’, Nikoll Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës ‘Koha Jonë’.

Menjëherë forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’ dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jone’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë, pa asnjë arsye.

Pasi Nikoll Lesi mori në telefon direkt drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ardi Veliu, forcat e policisë u larguan.

Pas incidentit me policinë, Nikoll Lesi tha se ‘po shkoja nga sheshi ‘Wilson’ për të redaksia e gazetës ‘Koha Jone’ për të ndjekur zhvillimin e protestës. Me dolën sapo më njohën disa motora policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe me thanë se ‘rruga bllokohet’. Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhërin e tyre.

Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit ‘Dinamo’, sepse me duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motorra të ‘Shqiponja’. Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës.

U kërkova arësyen duke iu shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkojë në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëhere ngrita zërin.

Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan me merrnin me forcë nga makina për në polici. Ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më forcat e shumta të policisë ikën.

Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njërëzve të thjeshtë!’, shtoi Lesi për ‘Koha Jonë’.

Fotot e para të protestës madhështore kundër regjimit kriminal

Me mijëra e mijëra qytetarë janë bashkuar para kryeministrisë dhe nënë thirrjet ‘Rama ik, Rama Ik’, kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshimin e sistemit.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, mijëra qytetarë kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa numri i tyre sa vjen dhe shtohet.

Kjo është protesta më e madhe opozitare në 27 vite pluralizëm.