39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Revolta popullore në prag të shpërthimit, fotot e para nga selia e PD

Fotot e para nga selia e PD flasin për mijëra protestues të mbledhur në këtë seli me pankarta dhe çadra Ramaik!. Revolta është në prag të shpërthimit ndërsa pritet një nga protestat më të mëdha popullore kundër regjimit kriminal.

Pak para nisjes së protestës së paralajmëruar të opozitës së bashkuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, PD ka shpërndarë për protestuesit edhe cadra, kjo për shkak të kushteve jo të përshtatshme të motit ditën e sotme.

Edhe me cadrat PD është kujdesur të japë mesazhin politik të protestës, ndërsa mbi to shkruhet ‘Rama ik’.
Sakaq në oborrin para selisë së PD është mbushur me protestues. Në videot e siguruara për ‘BalkanËeb’ nga gazetari Klajdi Bodlli, duket se në vend të bojës, protestuesit kanë marrë këtë herë, bidona me qumësht.

Opozita proteston sot në 18:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me sloganin ‘Shqipëria ngrihet përpara kryeministrisë’, ndërsa kërkesat janë po ato, qeveri tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Jehona në mediat botërore, Deutsche Welle: Protestë masive e opozitës, priten surpriza

Opozita dhe mbështetësit e saj zhvillojnë të shtunën (13.04.2019) protestën e tyre të 9-të, në serinë e protestave antiqeveritare, të nisura në mesin e shkurtit të kaluar. Protesta e së shtunës është e para që do të zhvillohet në mbrëmje dhe e treta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Protestat e tjera janë zhvilluar në sheshin para Parlamentit.

Por pavarësisht vendit dhe kohës kur protestat e opozitës janë zhvilluar, të gjitha synojnë largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për opozitën qeveria Rama dhe Parlamenti, të dala nga zgjedhjet parlamentare 2017, janë jo legjitime, pasi opozita pretendon se PS fitoi mandatin e dytë për të qeverisur në Shqipëri deri në vitin 2021 me vota të blera dhe lidhje me krimin.

Kryeministri Rama i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës dhe këmbëngul që nuk negocion mandatin e dhënë nga votuesit për të qeverisur deri në 2021.

Basha – Thirje shqiptarëve për t’iu bashkuar opozitës
Në prag të protestës në mbrëmjen e sotme, lideri PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje, përmes një videoje, gjithë qytetarëve të Shqipërisë që t’i bashkohen protestës së opozitës. Në thirrjen e tij thuhet, se „Shqipëria është në rrezik”, „Korrupsioni ka mbërthyer shtetin”, „Qeveria është bërë një me krimin”. Basha ftoi qytetarët t’i bashkohen opozitës për “Shqipërinë si gjithë Europa”, thirrje e Lëvizjes Studentore, të para 29 viteve, që solli përmbysjen e regjimit të kaluar.

Burime nga PD bëjnë me dije se protesta e sotme pritet të jetë më masivja që ka organizuar deri tani opozita. Dy protestat e mëparshme të opozitës, para Kryeministrisë, në 16 shkurtin dhe 16 marsin e kaluar, janë karakterizuar nga akte dhune prej protestuesve dhe reagimin e policisë me gaz lotsjellës. Burime nga PD kanë pohuar se protesta e sotme do të ketë surpriza, por pa cilësuar se cilat do të jenë ato.

Thirrjet për shmagien e dhunës kanë karakterizuar qëndrimin e BE

Thirrjet për shmagien e dhunës kanë karakterizuar qëndrimin e BE, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare të pranishme në Tiranë që kanë vënë në dukje njëzëri të drejtën themelore të protestës në demokraci, por pa ushtruar asnjë akt dhune dhe shkatërrimi.

Për të shmangur aktet e mundshme të dhunës në protestën e së shtunës që është paralajmëruar se do të fillojë në orën 18.00 dhe do të zhvillohet kur të ketë rënë mbrëmja, janë angazhuar rreth 1300 efektivë të policisë së shtetit, të përqëndruar në mbrojtje të godinës së Kryeministrisë, ku në 2 protestat e mëparshme protestuesit kryen akte dhune dhe shkatërrimi.

Opozita mes vazhdimit të protestave dhe riangazhimit në procesin politik
Opozita ka deklaruar se do të vijojë protestat e saj deri sa të bëjë të mundur largimin e kryeministrit Rama, krijimin e qeverisë kalimtare, zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Por ky projekt i opozitës nuk ka gjetur mbështetjen dhe mirëkuptimin e faktorit ndërkombëtar.

Me një zë të vetëm faktori ndërkombëtar ka dënuar heqjen dorë nga opozita e mandateve të saj parlamentare, pas protestës së 16 shkurtit të kaluar, e ka konsideruar qeverine dhe parlamentin aktual legjitim, ka bërë thirrrje për të gjetur zgjidhje dhe ulur në tryezën e bisedimeve me maxhorancën socialiste. Por opozita e kushtëzon dialogun me largimin e kryeministrit Rama, gjë që për palën tjetër është e papranueshme dhe jo në linjë me rregullat e proceseve demokratike.

Faktori ndërkombëtar i kërkon opozitës të rikthehet dhe të riangazhohet në procesin politik, duke marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mesazhi më i freskët, drejtuar opozitës për të lënë sheshet dhe rrugët dhe marrë pjesë në procesin politik erdhi më 10 prill edhe nga SHBA, nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mettheë Palmer, që vizitoi Tiranën dhe i quajti bojkotin e zgjedhjeve dhe djegien e mandateve parlamentare “instrumenta thellësisht në kundërshtim me praktikat demokratike” dhe nxiti opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mediat botërore vijnë në Tiranë për të transmetuar protestën opozitës

Protesta e sotme e opozitës dhe zhvillimet në Tiranë po ndiqen më vëmendje nga mediat ndërkombëtarë.

Rrjete prestigjioze televizive, si dhe agjenci ndërkombëtarë te lajmeve, kanë dërguar sot në Tiranë ekipe xhirimi dhe të dërguar special për të mbuluar protestën para godinës së Kryeministrisë.

Veç korrespodentëve që disa agjenci kanë në Tiranë, redaksitë respektive e kanë vlerësuar të nevojshme që në Shqipëri të kenë dhe grupe gazetarësh për të ndjekur zhvillimet.

Një interes i tillë i mediave ndërkombëtare që mbulojnë ngjarje në zonat më të nxehta të globit është i pazakontë për një vend si Shqipëria.

Duket se informacionet që vijnë nga agjencitë e specializuara për rajonin, kanë parashikuar zhvillime interesante për situatën në Shqipëri dhe sidomos protestën e paralajmëruar sot nga opozitë në Tiranë.

Për opozitën, prania e ekipeve të xhirimit të stacioneve më të mëdha mediatike në botë është një mundësi më shumë për të shfaqur problemet që ka sot Shqipëria me keqqeverisjen.

Protestat e fundit të opozitës janë ndjekur me interes nga media ndërkombëtare: Fox News, BBC, Euro News, ZDF, Daliy Mail, New York Times dhe shumë e shumë të tjera.

Thellohet skandali! Kompania që zotëron Rinasin u krijua pak javë para se të blinte të drejtat konçensionare

Kompania ‘Real Fortress Private Limited’, e cila ka blerë kundrejt 82.2 milionë Euro 100% të aksioneve të aeroportit të Rinasit është krijuar në datën 22 Qershor të vitit 2016, ndërsa statusi i saj është bërë aktiv vetëm disa javë përpara (Shtator 2016)  se të blinte të drejtat koncesionare të aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.

Kompania është themeluar në Republikën e Singaporit, ndërsa është bërë pronare e kontratës së operimit të aeroportit Nënë Tereza më 4 Nëntor të 2016-s, të drejta të cilat i bleu nga 3 firmat gjermane që ishin aksionere të Rinasit.

Shoqëria rezulton që të mos ketë patur më parë eksperienca në fushën e operimit të aeroporteve, ndërsa publike bëhen vetëm emrat e drejtorëve të saj, por jo të pronarëve, pasi funksionon nën rregullat offshore, parajsa fiksale të cilat nuk japin të dhëna mbi aksionerët.

‘Real Fortress Private Limited’ ka emëruar të njëjtin administrator për të bërë menaxhimin e aeroportit, i cili ka mbajtur këtë post edhe gjatë periudhës së pronarëve gjermane. Madje një vit më parë, bordi i saj vendosi të riemërojë deri më Korrik të vitit 2020 shtetasin gjerman Rolf Castro Vasquez.

Në kulmin e hetimeve të nisura nga autoritetet hetimore shtetërore, dhe kur qeveria ka bërë përgjegjëse për ngjarjen e rëndë të grabitjes së të mërkurës të milionave Eurove në pistën e Rinasit, mësohet se administratori është larguar nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, ministrja Belinda Balluku nuk ka pranuar të mbajë më takime me të, por vetëm me drejtuesit e lartë të kompanisë mëmë, pasi ka vlerësuar një arrogancë nga ana e menaxharëve që janë në Shqipëri, raporton Televizioni Klan.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e martë, ku u grabitën 10 milionë euro brenda pistës së aeroportit, opozita dhe jo vetëm kanë ngritur akuza të forta mbi mënyrën si është dhënë konçensioni dhe që pas tij fshihen njerëz të afërt të kryeministrit Rama.

/Syri.net

Uragan popullor drejt Tiranës, cunam prej 170-200 mijë protestuesish!

Mijëra e mijëra qytetarë po vërshojnë nga të gjitha qytetet e vendit drejt Tireanës për protestëne  amdhe para Kryeministrisë.

Ish-Kryeministrit Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Narkopolicia informon per nje cunam pre 170-200 mije protestues!

Posti i ish-Kryeministrit Berishal

Narkopolicia informon per nje cunam pre 170-200 mije protestues!!

Tronditet gjer ne palce Kakistokracia.

Narkopolicia informon narkoqerine se parashikon nje pjesemarrje te jashtezakonshme ne cunamin e sotem, nga 170 gjer ne 200 mije vete! Fitore! sb

“Identiteti gjerman, AfD-ja dhe atmosfera e Veimarit”

Një bashkëbisedim me Andreas Wirsching, Drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore të Mynihut

Më 3 tetor të 1990 janë bashkuar dy shtete apo dy kombe?

Në kuptimin e ngushtë, dy shtete. Ose, më mirë, 5 landet e Republikës Demokratike Gjermane kanë hyrë në Republikën Federale Gjermane. Nuk besoj se atëhere ekzistonin dy kombe, edhe pse RDGJ-ja pretendonte se ishte e tillë. Ekzistonte një komb gjerman i organizuar në dy shtete.

Domethënë Gjermania Perëndimore nuk ishte një komb në vetvete?

Nuk ishte komb. Por Gjermania Perëndimore, domethënë Bundesrepublika fillestare, e kishte formuar identitetin e saj.

Një identitet federalo – republikan apo një identitet gjerman?

Nuk mund t’i ndash. Sigurisht, fillimisht shteti perëndimor ishte i ndërtuar si provisorium, por në vitet Shtatëdhjetë – Tetëdhjetë gjendja e përkohshmërisë ishte tejkaluar. Nga ai shtet i përkohshëm dhe i paplotë kishte lindur një organizëm me identitetin e vet. Janë vitet ku Bundesrepublika e vjetër fillon të muzealizojë historinë e saj, dalin libra të mëdhenj lidhur me këtë aspekt, në Bon planifikohet një arkitekturë e denjë për një kryeqytet.

Me pak fjalë, kemi inkorporuar brenda idenë se ndarja e Gjermanisë do të zgjaste shumë. Duhej ta pranonim si pasojë të nacionalsocializmit dhe të humbjes katastrofike në Luftën e Dytë Botërore. Kështu, për shumë njerëz qe një surprizë zbulimi në vitin 1989 se çështja kombëtare papritmas ishte në rend të ditës.

Megjithatë, në këtë komb të ribashkuar mbesin akoma diferenca të forta midis Lindjes dhe Perëndimit.

Nuk mund ta mohojmë. Sidomos sot, pas fitoreve elektorale të Alternativës për Gjermaninë (AfD), të nisura nga Lindja dhe më pas të përhapura në mënyrë të ndryshme në të gjitha landet, debati mbi hendekun midis Ossis-it dhe Wessis-it është bërë intensiv. Por do të këshilloja që të mos reduktoheshin tensionet që përjetojmë në Gjermani thjesht në këtë të dhënë.

Për shembull, rritja e së djathtës radikale nuk është vetëm një fenomen gjermanolindor, po përhapet edhe në kulturën gjermanoperëndimore, anipse edhe në ish RDGJ-në ekzistojnë faktorë që e forcojnë këtë fenomen. Afërsisht 30 vite nga ribashkimi ekziston në ato lande një ndjenjë e thellë deprivimi, sikur të ishin vjedhur nga identiteti i tyre, për sa kanë bërë dhe ndërtuar për dekada të tëra. Me pak fjalë, në territorin e ish RDGJ-së ndjehesh shpesh i vendosur në një pozicion dytësor, gjë që për më tepër është objektivisht e vërtetë. Në krye të shtetit dhe të profesioneve, siç ndodh edhe në elitat kulturore, njerëz që kanë lindur në Gjermaninë Perëndimore janë shumicë e pastër.

Perëndimi e ka kolonizuar Lindjen?

Kolonizimi është një fjalë e fortë. Duhet investiguar se cilat qenë format e mundshme të integrimit të dy shteteve në ato vite.

Për shembull, duke qëndruar në profesionin tuaj: çfarë keni bërë me historianët e ish RDGJ-së?

Pothuajse të gjithë janë pushuar nga puna. Midis profesorëve dhe akademikëve në përgjithësi janë vetëm shumë pak ata që kanë ruajtur postet e tyre. Më të shumtit janë pushuar nga puna ose janë katandisur në pedagogë të dorës së dytë. Edhe pse, si në të gjitha diktaturat, në shumë raste nuk kishin të bënim me historianë, por me ideologë partie. Por kishte edhe nga ata që kishin rrëmuar një hapësirë ku punohej në liri relative, për shembull duke shkruar një biografi të Frederikut të Madh në fazën ku autoritetet e RDGJ-së kishin promovuar rizbulimin e rrënjëve prusiane të shtetit të tyre.

Keni arritur sot ta historicizoni RDGJ-në apo është ende shumë e afërt?

Për sa u përket burimeve, jemi tashmë prej kohësh në gjendjen e historicizimit të kësaj ndodhie. Arkivat janë hapur, dëshmitë dhe materialet në dispozicion të të gjithëve. Por midis nesh ka akoma njerëz që kanë pasur përvojë të drejtpërdrejtë në atë shtet dhe duan të komunikojnë të vërtetën e tyre. Situata është është ende fluide, nuk kemi një vizion të konsoliduar të historisë të Gjermanisë Lindore. Shumë aspekte të kësaj parabole janë studiuar me themel. Por mungojnë narrativat komplesive në gjendje që të fiksojnë një paradigmë interpretuese. Po jap një shembull: qe vetëm në vitin 1969, kur Martin Broszat, drejtori i institutit tonë, botoi librin e tij lidhur me shtetin e Hitlerit, që ishte vizioni i parë komplesiv i thelluar i periudhës nacionalsocialiste. Kishte kalauar çerekshekulli nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Do të ishte koha që të tentohej e njëjta ndërmarra lidhur me shtetin tjetër gjerman.

RDGJ-ja ishte vërtet një shtet gjerman apo vetëm një satelit sovjetik?

Besoj se ishte një shtet gjerman, edhe pas natyrisht nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik. Qenë 17 milion gjermanë, me një jetë të tyre, me një histori të tyre. Këta gjermanë i përkasin historisë tonë kombëtare. Problemi është se nga pikëpamja e historianëve gjermano – federalë Republika Demokratike Gjermane është një fushë me interes të paktë, se në historinë tonë kombëtare duhet të katandiset thjesht si një fusnotë. Unë nuk mendoj kështu. Besoj se ajo Gjermani ka qenë e rëndësishme dhe meriton që të studiohet thellësisht. Këtu në Institutin e Historisë Bashkëkohore sapo kemi botuar një libër të Petra Weber mbi lidhjet ndërgjermane midis viteve 1945 dhe 1990.

Në atë periudhë, deri në çfarë pike Republika Federale ishte sovrane apo vetëm një satelit amerikan? Në çfarë mase ka qenë i amerikanizuar ky shtet gjerman?

Duhet dalluar midis influencës kulturore dhe kufizimit të sovranitetit. Sigurisht, në profilin juridik edhe pas vitit 1955 e deri më 1990 mbesnin disa të drejta të rezervuara fuqive fitimtare që kanë kufizuar sovranitetin tonë. Për këtë, nuk ka asnjë diskutim. Së bashku, ekziston qysh nga origjina e heqja dorë vullnetare e pjesshme e Bundesrepublik e një pjesë të sovranitetit në favor të Komunitetit Europian, sot të Bashkimit Europian. Së fundi, ka një varësi të natyrshme nga Shtetet e Bashkuara përsa i përket sigurisë kombëtare.

Por edhe në tekstin e ligjit tonë themelor (Grundgesetz), që shërben akoma sot si kushtetutë, ndjehet influenca e aleatëve, parasëgjithash e amerikanëve.

Sigurisht që kishte kufizime dhe dispozita të dëshiruara nga aleatët. Megjithatë republika jonë ka lindur më shumë e centralizuar nga sa do të dëshironin amerikanët apo francezët. Por unë jam i bindur se rrënjët e ligjit themelor ndodhen në traditën demokratike kombëtare.

Në këtë traditë është pjesë edhe kushtetuta e Vejmarit, që megjithatë në aspekte të caktuara ka qenë një antimodel për Grundgesetz. Në Nenin 1 të kësaj kushtetute flitet për «tribù (Stämme) gjermane». Ekzistojnë akoma këto tribù?

Sigurisht që ekzistojnë veçanti identitare të shteteve të ndyrshme gjermane, mbi të gjitha në Bavari ku ndodhemi sot, që janë të organizuara mbi bazë federale, rajonale. Ka lande me një identitet të fortë historik, Bavaria mbi të gjitha, dhe të tjerë të ndërtuar në mënyra pakashumë artifciale.

Secili prej këtyre landeve e mëson me mënyrën e vet historinë gjermane. Për shembull, tekstet bavareze këmbëngulin shumë mbi të «deportuarit» (Vertriebene) – 12 deri 14 milion gjermanë të detyruar që ta lënë atdheun e tyre në mbarimin e luftës, ndërsa ata të Sassonia-Anhalt e trajtojnë më pak dhe nuk flasin për të «deportuar», por për «ikanakë». Si është e mundur të rrënjoset identitet gjerman duke u treguar nëxënësve histori kombëtare të ndryshme sipas landeve?

Nuk jam marrë kurrë thellësisht me këtë temë. E qartë që ekzistojnë diferenca të ndryshme, për shembull sipas asaj që shikohet në historinë tonë nga perspektiva e një shteti federal perëndimor, ndoshta me traditë të fortë socialdemokrate, apo e Shtetit të Lirë të Bavarisë, me traditën e tij shumë specifike kulturore dhe politike, e shënuar nga hegjemonia e Bashkimit Kristian – Social (CSU), ose, akoma të Baden-Württemberg, me “vulën” e tij kristian – demokrate (CDU). Shembulli i të «deportuarve» është shumë domethënës, po të kihen parasysh divergjencat që u shfaqën duke filluar nga vitet ’70 lidhur me këtë temë mjaft delikate. Një gjë është të vësh në qendër depërtimin e gjermanëve nga territoret lindore të Rajhut ose, për të përdorur, shprehje më më neutrale, si «transferimet e popullsisë» (Bevölkerungstransfers), që provokojnë irritim të thellë në shoqatat tejet influente e të depërtuarve. Sidomos këtu në Bavari, ku midis viteve 1945 dhe 1948 arritën 2 milion gjermanë të përzënë nga atdheu i tyre.

Libra historie kombëtare, të njëjta për të gjithë studentët, do të ishin të paimagjinueshëm në Gjermani?

Kushtetuta nuk e lejon. Sikur t’u hiqnim landeve tagrin mbi politikën kulturore dhe mbi mësimin nëpër shkolla do të minonim bazat e kushtetutës tonë. Do t’i shkatërronim bërthamën e fortë.

Ama historia formon identitetin. A mund të ekzistojnë bashkë 16 identitete «rajonale» dhe një identitet gjerman?

Nuk do ta thoja. Për sa theksime të ndryshme mund të ekzistojnë sipas landeve, ne kemi një histori kombëtare që kontribuon për të formuar identitetin tonë. Në se vallë, problemi është: kur gjermanët kanë nisur të ndjehen të tillë dhe svevë, prusianë apo bavarezë? Temë për të cilën kërkimi historiografik ushtrohet me pasion. Por edhe sipas Rajhut të Dytë, kur lind subjekti Gjermani, kultivohen identitetet e dyfishta apo të trifishta – lokale, shtetërore, kombëtaro – nacionalë. Gjë që vlen akoma sot në Bundesrepublikë.

Por në historinë gjermane ka një prishje të vijueshmërisë – ndoshta edhe të idnetitetit – të prodhuar nga nazizmi dhe nga humba në Luftën e Dytë Botërore. Broszat shkruante më 1985 se «Hitleri bllokon aksesin në historinë gjermane». Është gjithmonë e vërtetë?

Broszat vëzhgonte rrezikun e «Hitlerocentrizmit», e fiksimit pas figurë së Fyhrerit, thuajse e gjitha kjo fazë historike mund të të përmblidhet tek ai. Kjo ishte sidomos e vërtetë në vitet ‘50, të paktën deri në vitet ’70, kur historiografia ka nisur të ofrojë një vështrim të diferencuar lidhur me këtë epokë. Natyrisht, pa të gjithçka do të kishte qenë ndryshe. Ama ta reduktosh regjimin nacionalsocialist me Hitlerin nuk të ndihmon që ta kuptosh.

Filozofi Jürgen Habermas ka propozuar kategorinë e «patriotizmit kushtetues» për të zgjidhur çështjen identitare në Gjermaninë Federale, kur ajo ishte ende e ndarë nga Republika Demokratike Gjermane. Çfarë mbetet?

Problemi është të përcaktohet nëse ekziston apo jo ky «patriotizëm kushtetues». Përpara Habermas, ka qenë Dolf Sternberger ai që ka folur për «patriotizëm kushtetues» si surrogat i identitetit kombëtar. Në fakt, pasi mund të ishte patriot vetëm në kuadër të një shtet gjerman të pjesshëm, të ndarë nga një shtet tjetër gjerman, apelimi në kategorinë e kombit nuk ishte menjëherë i mundshëm. Personalisht e konsideroj këtë koncept me simpati. Ideja e lidhjes së identitetit kombëtar gjerman me një dimension kushtetues, pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore, sipas meje është një gjë e mirë dhe e drejtë.

Bile duhet marrë me kujdes si linjë drejtuese historike dhe politiko – kulturore. Dhe është për këtë që nuk e kemi pranuar ta katandisim identitetin tonë vetëm në konceptin e popullit apo të kombit, por edhe në një themel pluralist, liberaldemokratik si ai i ligjit tonë themelor. Është interesante të vërehet se ligji ynë themelor – faktikisht, kushtetutë – nuk është ndryshuar pas ribashkimit, siç do të kishte dëshiruar ndokush. Jo unë. Nuk mund të imagjinojmë se çfarë do të kishte mundur të ndodhte sikur në 1990 të kishim hapur një debat lidhur me një kushtetutë të re gjermane. Veç kësaj, në momentin e ribashkimit kemi konsideruar se ligji ynë themelor kishte dhënë për 40 vjet një provë të mirë të vetes.

Ama ishte një ligj themelor në pjesën më të madhe i përcaktuar nga aleatët.

Nuk jam dakord. Dikush thekson se ligjin ynë themelor është konceptuar, në mos diktuar, nga aleatët. Sigurisht, ekzistonin disa direktiva aleate lidhur me tekstin. Për shembull, Republika Federale e Gjermanisë nuk duhej të ishte një shtet tepër i centralizuar dhe duhej të kishte një karakter të qartë demokratik. Nga ana tjetër, kush qenë baballarët e ligjit themelor? Qenë personalitete politike të ardhura nga koalicioni i Vejmarit, që i kishin zhvilluar demokracinë, dhe për të cilët më 1949 skadonte ora e dytë …

… në një Gjermani të mundur, të pushtuar dhe të ndarë.

Të mendosh se në themelimin e Bundesrepublikës gjermanët kanë qenë vetëm objekte dhe jo subjekte, është krejtësisht e gabuar. Për shembull, karakteri federal i shtetit është vendimtar për ne gjermanët. Nuk na është urdhëruar nga aleatët. Për shembull, sikur Gjermania Perëndimore të mos ishte rithemeluar mbi federalizmin, sigurisht që për bavarezët do të kishte qenë një problem i rëndë. Dhe jo vetëm për ta.

Legjitimiteti i shtetit federal buron nga landet. Kjo shtytje nga poshtë ishte shumë e fortë në 1949, duke e pasur të eksperimentuar centralizmin e Republikës së Vejmarit dhe atë akoma më të fortë të Rajhu të Tretë. Sigurisht, kushtetuta jonë quhet ligj themeltar pasi ka lindur si provisorium, në pritje të ribashkimit të ardhshëm, që shprehej në mënyrë eksplicite në preambul. Por origjina e tij qëndron në traditën demokratike gjermane, jo në një vendim të aleatëve. Dhe sot konsensusi për këtë kushtetutë është shumë e fortë.

Megjithatë, më 27 shtator, Shoqata e Historianëve Gjermanë sapo ka miratuar një rezolutë lidhur me «kërcënimet aktuale ndaj demokracisë», në të cilën denoncohen «sulmet e çfrenuara ndaj institucioneve demokratike», deri edhe përdorimi në disa raste i «gjuhës antidemokratike të periudhës midis dy luftërave». Është normale në Gjermani që historianët të prodhojnë manifestime politike?

Unë nuk jam një prej iniciatorëve të kësaj rezolute, e propozuar nga dy kolegë dhe më pas e miratuar nga asambleja e ortakëve. Gjithsesi, e pranoj. Teksti i parë ishte paksa ndryshe. Për shembull, theksohej nevoja e një ligji për emigracionin. Gjë të cilës i jam kundërvënë se bëhej fjalë për një zgjedhje politike operative, që nuk na takon absolutisht neve, si Shoqatë e Historianëve, ta propozojmë. Sigurisht, nuk është normale që historianët gjermanë të shprehen për çështje politike.

Megjithatë, korrespondon me impulsin që shumë prej nesh ndjejnë për shkak të ndryshimit në zhvillim në debatin politik në Gjermani. Si historianë, ne shohim këto rreziqe në këto rrëshqitje dhe kemi menduar se duhet t’i denoncojmë. Një hap i rëndësishëm i dokumentin vlerëson se evokimi i «një vullneti unitar popullor, i shprehur nga dikush që  rrëmben padrejtësisht të drejtën për ta përfaqësuar, është një fiksion që shërben parasëgjithash për t’u bërë i pasulmueshëm në debatin politik. Në Republikën e Vejmarit ideja e «vullnetit popullor» i hapi rrugën e pushtetit një lëvizjeje, «Führer» i së cilës i konsiderohej mishërimi».

Është risi një gjë e tillë?

Sigurisht që është. E «djathta e re» – ashtu si edhe maja ekstreme e saj, e përfaqësuar nga grupe neo apo vetero naziste – ekziston prej kohësh, por tani ky korrent është strukturuar në formën e partis ëpolitike të përfaqësuar në Parlamentin Federal dhe në parlamentet e të 16 landeve. Në rezolutë nuk citohet Alternativa për Gjermaninë (AfD), por në mënyrë të qartë është asaj që i referohemi në sfond.

Ju keni thënë se disa demokraci perëndimore janë 5 minuta nga mesnata?

Kam thënë se kur do të jemi 5 minuta nga mesnata, do të ishte shumë vonë. Për këtë duhet reaguar tani dhe për këtë jam dakord në linjë parimore me apelin e Shoqatës së Historianëve. Të kuptohemi, unë nuk besoj se në Gjermani afrohet 30 janari 1933. Jemi një demokraci e qëndrueshmë. Nuk dua as të bëj paralelizma, pasi historia nuk përsëritet. Por ama ekzistojnë tentativa për t’u kapur me periudhën finale të Vejmarit, me polarizimin në kuadër të një sistemi të bazuar mbi shumë parti.

Nuk besoj se 12,6% i votave të AfD-së në zgjedhjet e shtatorit 2017 është ndonjë kërcënim direkt për demokracinë, ama besoj se efektet e kësaj praninë, e këtij mobilizimi të kryer me parulla të vrazhda antidemokratike, të amplifikuara nga bombardimi mediatik, mund të influencojë ndaj axhendës politike të vendit tonë. Mund të theksohet se prania e AfD-së në Bundestag është një faktor demokracie.

Ama është legjitime që të kihet frikë se mos diskutimet e urrejtjes që mbajnë disa prej këtyre deputetëve mund ta helmojnë debatin publik. Barbarizimi i gjuhës dhe i zakoneve influencon rrezikshëm mbi cilësinë e sistemit tonë politik. Në thelb, në Republikën e Vejmarit gjithçka ka filluar kështu dhe nuk jam edhe aq i sigurtë se një periudhë e ngjashme, anipse në një kontekst të ndryshëm, të mund të mos riprodhohet nesër.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Midis Atlantikut dhe Rusisë nuk ka më hapësirë për diplomacinë

Është një rregull shekullor i fuqive detare që t’i “izolojnë” armiqtë e tyre me një gardh të përbërë nga sanksione ekonomike, rrethim ushtarak, dënim politik dhe ideologjik: në të kaluarën “izolimi” apo “kapja për fyti” ka qenë thuajse gjithmonë pararendësi i luftës. Kështu që janë për t’u parë me preokupim zhvillimet e fundit në Europë: në Mbretërinë e Bashkuar është shfrytëzuar helmimi i ish spiunit rus Sergei Skripal për t’i përkeqësuar më tej raportet diplomatike me Moskën dhe për t’i shtryë “aleatët” në të njëjtin drejtim, ndërsa në Sllovaki Kryeministri Robert Fico, kundër një nënshtrimi total ndaj politikave NATO, është larguar me një operacion të pistë.

Tashmë blloku atlantik e ka “izoluar” Moskën dhe, duke i mohuar të drejtat e saj, interesat e saj dhe zonën e saj legjitime të influencës, përgatit terrenin për luftë. Në Europë mbretëron një atmosferë e ngjashme me atë të fillimit të ‘900, kur Gjermania vilhelmiane, në ngritje të plotë ekonomike dhe ushtarake, synonte rolin e fuqisë së madhe botërore, duke rrezikuar primatin britanik. Duke filluar nga vitet e para të shekullit, Berlini u marxhinalizua kështu progresivisht nga bashkësia ndërkombëtare nën mbikëqyrjen e urtë britanike: e detyruar që të lidhej në mënyrë të pazgjidhshme me Vjenën, viktimë e një sindromi (të justifikuar) rrethimi,

Gjermania maturoi sigurinë se lufta ishte e pashmangshme. Ishte – siç edhe praktikisht ndodhi më pas – një çështje jete apo vdekjeje. E likuiduar Gjermania me dy seanca (1914 – 1918 dhe 1939 – 1945), fuqive detare nuk u mbetej veçse të neutralizonin fuqinë ruse për t’u shpallur padronë të Eurazisë (Tokëzemra e Halford Mackinder) dhe, për pasojë, të botës.

Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ka mundësi falë bashkëpunimit të Mikhail Gorbaçovit dhe zhytjes së Rusisë në një krizë ekonomike, sociale e politike të paprecedent nën presidencën e Boris Jelcinit, misioni dukej i kryer. Me hyrjen në Kremlin të Vladimir Putinit, procesi i shpërbërjes së Rusisë ndalet dhe, më pas, përmbyset: në harkun e një 20 vjeçari, Moska rigjen rangun e fuqisë botërore, të vulosur nga sukseset e kohëve të fundit në Siri e në Lindje të Mesme.

Progresivisht, nis kështu “procesi sëprapthi”: fuqia kontinentale (Rusia) nis të mëshojë mbi rripin bregdetar të Eurazisë (Tokëunaza e Nicholas John Spykman), duke sulmuar angloamerikanët si në Europë, ashtu edhe në Levant. Por, krahasuar me 1945, fuqitë detare gjenden në pozicion dobësie sepse:

  • Nuk ekziston më asnjë barrierë ideologjike e komunizëm që të ndërfutet midis Europës perëndimore dhe Rusisë;
  • kuota e PBB-së botërore të prodhuar nga blloku atlantik (për pasojë edhe mjetet në dispozicion) është reduktuar në mënyrë dramatike;
  • aksesi i lirë në tregun botëror dhe në një sistem ekonomik më pak të sklerotizuar, e bëjnë Rusinë më të frikshme.

 

Kështu, establishmenti liberal ka përpara vetes një zgjedhje: ose abdikojë në hegjemoninë botërore, ose të lëshojë një sulm të dëshpëruar ndaj Tokëzemrës, domethënë duke i shpallur luftë Rusisë dhe duke kërkuar që të përfundojë pushtimin manu militari të Eurazisë, i të cilit likudimi i Gjermanisë ka qenë etapa kryesore e shekullit të kaluar. Opsioni i parë, domethënë heqja dorë nga hegjemonia botërore, është në kontrast të pastër me parimet “universalistike” që animojnë oligarkinë atlantike; kështu që nuk mbetet asgjë përveç opsionit të dytë, neutralizimi i Rusisë: nga këtu lind ajo klimë shtypëse për të cilën po flisnim në fillim. Ashtu si në fillimet e ‘900, establishmenti liberal e izoloi dhe e rrethoi Gjermaninë, deri sa i shpalli luftë, edhe sot po zbaton një “kapje për fyti” ekonomike, diplomatike, ushtarake e mediatike të Rusisë: rezultati, pavarësisht armatimeve bërthamore, rrezikon që të jetë i njëjti.

Nëse objektivi final i strategjisë është asgjësimi i kundërshtarit, atëhere është e pashmangshme që pak e nga pak diplomacia t’ia lërë vendin provokimit, arësyeja dhunës, dialogu kërcënimit. Fatkeqësisht, është ajo që po ndodh qysh nga viti 2014 (grushti i shtetit në Ukrainë) e këtej dhe dinamika, vit pas viti, po përshpejtohet. Në mënyrë të veçantë, dy episode mjaft të vonshëm janë simptomë e vullnetit euro – atlantik për t’i përkeqsuar raportet me Rusinë deri sa t’i çonte në pikën e prishjes: ndryshimi i regjimit me të cilën është larguar kryeministri sllovak Robert Fico dhe afera thuajse e njëkohëshme Skripal.

Ashtu si Republika Çeke fqinje, Sllovakia ka përfunduar në shënjestrën atlantike për shkak të hapjes së tepruar të saj ndaj Rusisë dhe të refuzimit parallel për t’ju nënshtruar politikave të NATO-s. Në rastin e Pragës është kërkuar që të vritet qysh në djep problemi: “populisti dh prorusi” Andrej Babis është goditur në mes të fushatës elektorale nga një padi, por kjo nuk e ka penguar që të fitojë zgjedhjet e tetorit të kaluar. I hetuar dhe i privuar nga imuniteti parlamentar, Babis po lodhet jo pak që të miratojë qeverinë e tij, ndërsa në sheshe asistohet në protestat e para të markës atlantike kundër devijimit “autoritar” të vendit.

Kurse problemi i Bratislavës i përket disa viteve më herët: faktikisht është në vitin 2006 që socialdemokrati Robert Fico fiton postin e kryeministrit. Prorus, kundër sanksioneve ekonomike kundër Moskës, Fico e ka demonstruar gjithmonë alergjinë e tij ndaj NATO-s: “Slovak PM follows Czechs in ruling out foreign NATO troops”, shkruante Reuters në 2014, duke nënvizuar kundërshtimin e Bratislavës ndaj çdo baze permanente të Aleancës Veriatlantike.

Ashtu si kryeministri hungarez Viktor Orban, edhe Fico është për pasojë i llogaritur midis “miqve të Rusisë” në Europën Qendrore: çdo sulm ndaj qeverisë së tij është, indirekt, një sulm ndaj Moskës, i destinuar që të ushqejë më tej tensionet midis Rusisë dhe bllokut euro – atlantik. Do të jetë padyshim ky rezultati i manovrës me të cilën është shkarkuar Roberto Fico: një manovër që është identike me atë me të cilën është kërkuar që të përmbyset në Maktë kryeministri Joseph Muscat, edhe ai “prorus” dhe socialdemokrat.

Më 22 shkurt është vrarë, bashkë me shoqen e tij, gazetari sllovak Jan Kuciak, që njëlloj si homologia malteze e tij Daphne Caruana Galizia, i përket rrjetit që, për llogari të shërbimeve angloamerikane, ka shpërndarë dosjet e “Panama Papers”. Mediat kapën tezën që të dy janë vrarë nga krimi i organizuar, ka mundësi italian, mbi të cilin gazetari po investigonte: për më tepër, si në rastin e Daphne Caruana Galizia, Kuciak po rrëmonte mbi lidhjet midis mafies dhe anëtarëve të qeverisë (proruse).

Lajmi i vdekjes së gazetarit ka jehonë ndërkombëtare dhe trondit themelet e qeverisë Fico: vërshojnë akuza për lidhje me krimin, ndërsa në sheshe derdhet populli i zakonshëm i revolucioneve me ngjyra. “Death of investigative journalist sparks mass protests in Slovakia”, shkruan “The Guardian” më 9 mars. Megjithëse Fico e denoncon publikisht rolin e George Soros dhe manovrat e huaja për të përmbysur qeverinë e tij, presioni është tepër i fortë për kryeministrin sa t’i rezistojë: më 14 mars Fico jep dorëheqjen.

Sigurisht, për Sllovakinë nuk mendohet një ndryshim “radikal” regjimi (Robert Fico e ka zgjedhur tashmë pasuesin e tij nga radhët e Partisë Socialdemokrate), por është sinjali i radhës i luftës pakompromis që zhvillohet nga Malta në Ukrainë, duke kaluar nëpër Ballkan: çdo qeveri “proruse” destabilizohet në mënyrë sistematike, pasi establishment liberal e mohon legjitimitetin e interesave të Moskës në Europë dhe në Mesdhe. Është një politikë, që në periudhë afatmesme, nuk ka sesi të mos çojë tek përplasje direkte. Më e rëndë akoma është afera Skripal, që demonstron sesi propaganda, manovrat okulte e shërbimeve sekrete dhe fushata e urrejtjes kundër Rusisë kanë fituar tashmë epërsinë në Perëndim.

Të dielën 4 mars, në Salisbury, është gjetur në kushte të rënda bashkë me të bijën, Sergej Skripal: bëhet fjalë për një ish agjent rus, tashmë 66 vjeçar, i arrestuar për tradhëti të lartë në 2004 me akuzën e shitjes së informacioneve britanikëve dhe më pas i liruar falë një shkëmbimi spiunësh. Del që Skripal na qenka helmuar nga një agjent nervor dhe, pavarësisht se nuk është dhënë asnjë arësye e besueshme për tentativën e vrasjes e këtij dopioxhokisti të vjetër, formulohen akuza që të çojnë drejt tek drejtuesit e Rusisë: sipas shtypit britanik, porositësi i mundshëm është Putini personalisht.

Afera Skripal rritet kështu në mënyrë joproporcionale në harkun e 10 ditëve, përpata tronditjes së rusëve, që nëpërmjet gojës së Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov e damkosin të gjithë ndodhinë si një “shfaqje cirku”: më 14 mars Theresa May njofton përzënien e 12 diplomatëve rusë, duke i zbritur drejt minimumeve raportet anglo – ruse. Të nesërmen, qeveria angleze nxjerr një komunikatë, të nënshkruar edhe nga SHBA-të, Franca e Gjermania, ku ia veshin Moskës përgjegjësinë e tentativës së vrasjes: blloku euro – atlantik, në dukje i përçarë nga Brexit dhe nga zgjedhja e Trump, rikompaktësohet. Për të sulmuar Rusinë.

Si për të kurorëzuar eskalimin atlantik kundër Moskës, është njoftimi, gjithmonë i 15 marsit, për sanksione të reja nga ana e Shteteve të Bashkuara, në kundërpërgjigje të ndërhyrjeve të supozuara ruse gjatë presidencialeve të nëntorit 2016. Po si të harrosh përplasjen thuajse të drejtpërdrejtë në Rusi, ku në fillim të shkurtit aviacioni amerikan ka bombarduar për herë të parë ushtarë rusë?

Apo strategjinë e re bërthamore të njoftuar nga Pentagoni në ditët e para të shkurtit, që përveç “lehtësimit” të përdorimit të armëve atomike duke nxjerrë nga pluhuri bombat taktike e Luftës së Ftohtë, ul edhe pragun e përdorimit të tyre, duke e fiksuar në një sulm armik, konvencional apo kibernetik? Sigurisht, nuk është aspak e rastësishme që përpara dhomave të bashkuara Putini ka njoftuar më 1 mars një gjeneratë të re raketash supersonike në gjendje të penetrojnë çdo mbrojtje: Moska nuk përton të ritheksojë se çdo veprim armiqësor do të sjellë një reagim (shkatërrimtar).

Operacionet e pista, dinakëria dhe propaganda kanë epërsinë ndaj diplomacisë: të hipotezosh se establishmenti atlantik dëshiron vetëm që të turbullojë rizgjedhjen e Vladimir Putinit mund të jetë vetëm një vetëmashtrim qetësues, ndërkohë që në horizont po profilohet ditë pas ditë një përplasje e re midis Tokës dhe Detit.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Kush është gjyqtari shërbëtor i Rama-Alizotit dhe historia e tij e korrupsionit

Një histori e vjetër me sfond korruptiv duket se i rri mbi kokë gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi, në këto kohë Vetingu, aq sa e detyron të shndërrohet në “ushtar të bindur” të Partisë Socialiste, e cila kontrollon plotësisht procesin e rivlerësimit kalimtar.

Gramshi, i cili vendosi të Premten të kalojë për gjykim denoncuesit e aferës “Geron Xhafaj” për “kallëzim të rremë”, shpreson që me këtë vendimmarrje të shpëtojë imazhin e “Rilindjes” dhe njëkohësisht edhe karrierën e tij.

Kastriot Gramshi ka qenë pjesë e brezit të parë që përfunduan studimet në Shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2000 ai emërohet gjyqtar në Shkodër.

Në Mars të vitit 2004, Këshilli i Lartë i Drejtësisë njoftoi se kishte nisur procedurat e verifikimit ndaj gjyqtarit Kastriot Gramshi, për shkak se nuk ishte paraqitur në punë. Një muaj më vonë, KLD njoftoi se kishte marrë dhe kishte pranuar kërkesën për dorëheqje të gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Për kolegët e tij në Shkodër dukej e pakuptimtë që gjyqtari i ri dha dorëheqjen vetëm pak vite pasi kishte marrë detyrën dhe vendosi të emigrojë në Amerikë.

Por, këto pikëpyetje të kolegëve u zëvendësuan nga të dhëna se “dorëheqja e papritur” e gjyqtari Gramshi lidhej me një rast korrupsioni, për të cilën ai mund të përfundonte në pranga.

Prokuroria e Përgjithshme, e drejtuar në atë kohë nga Theodhori Sollaku, duket se kishte siguruar të dhëna të plota për përfshirjen e Gramshit në korrupsion dhe, me shumë mundësi, do të urdhëronte arrestimin e tij.

Pikërisht, në këtë moment gjyqtari vendos të largohet nga Shqipëria, duke dhënë edhe dorëheqjen. Këto informacione qarkullonin prej kohësh në radhët e kolegut të tij, pavarësisht se ndaj Kastriot Gramshit nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare.

Rreth 11 vjet pas dorëheqjes, Kastriot Gramshi rikthehet në Shqipëri. Në vitin 2014 ai arrin të marrë pëlqimin e presidentit Bujar Nishani, i cili dekretoi rikthimin e tij në detyrën e gjyqtarit. Kësaj radhe, Gramshi emërohet në gjykatën e Tiranës.

Ai arriti të zgjidhej edhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve. Në vitin 2018, emri i Kastriot Gramshit u rikthye sërish në procedurat verifikuese të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në një njoftim zyrtar të KLD-së, në janar 2018, thuhet se “po verifikohet veprimtaria e gjyqtarit Kastriot Gramshi në vendimin për lejimin e ekstradimit të Nazer Seitit”. KLD dyshonte se Gramshi, me veprimet e tij, kishte cënuar rëndë figurën e gjyqtarit.

Kastriot Gramshi ishte gjyqtari që lejoi ekstradimin drejt Italisë të “financierit” të Habilajve, Nezar Seiti. Ky person konsiderohej si krahu i djathtë i kushërinjve trafikantë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nezar Seiti ishte arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptarë, ndërkohë që kërkohej edhe nga Italia. Në momentin që Seiti, me shumë mundësi, do të shndërrohej në bashkëpunëtor të drejtësisë shqiptare, një vendim i gjyqtari Kastriot Gramshi e largoi atë drejt Italisë.

Procedurat e inspektimit të nisura nga KLD, në fillim të vitit 2018, i kaluan më pas institucionit të ri, Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nuk ka ende asnjë komunikim zyrtar mbi faktin nëse ka përfunduar procesi i inspektimit dhe rezultatet e tij.

Me një histori “korrupsioni” të vjetër mbi kurriz dhe me një inspektim të nisur në 2018 për “shkelje të rënda”, karriera e Kastriot Gramshit duket se është e paracaktuar në procesin e Vetingut.

Por, mesa duket, i bindur se “çelësi” që mban hapur portat e karrierës së tij qëndron në duart e “Rilindjes” së Edi Ramës dhe Fredi Alizotit, ai vendosi t’i shërbejë përulësisht këtyre të fundit.

Me një dosje penale, të dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës pa asnjë provë, gjyqtari Kastriot Gramshi vendosi që të kalojë për gjykim, nën akuzën absurde të “kallëzimit të rremë”; Ervin Salianjin, deputet i sapodorëhequr i Partisë Demokratike dhe gazetarin Jetmir Olldashi, i cili intervistoi shtetasin Albert Veliu (Babale), personi që kishte dijeni të plotë për aktivitetin kriminal të Agron (Geron) Xhafaj, në fushën e trafikut të narkotikëve.

Boldnews.al

Kurbini vërshon drejt Tiranës në protestën madhështore

Kreu i degës së PD-së në Kurbin, Behar Haxhiu u thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditëne  sotme  në orën 18:00 në Tiranë. Behar Haxhiu ditën e djeshme ka bërë thirrje publike simpatizamtëve të opozitës, si dhe tërë kurbinaseve, pa dallim partiak, t’i bashkohen opozitës në këtë protestë madhështore.

Ai shprehet se është i bindur se qytetarët e Kurbinit do të vërshojnë drejt Tiranës për të protestuar kundër kësaj qeverie që e ka rrënuar vendin.

Duke ju referuar krizës së rëndë ekonomike, që ka mbërthyer Kurbinin, si dhe ftesës së kryedemokratit Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Kurbin, apelit të tij në protestën e 13 prillit në Tiranë, ndaj dhe Behar Haxhiu kërkon angazhimin maksimal.

Në një postim në rrejtin social facebook, departamenti i degës së PD-së në Kurbin tregon mbështetjen e madhe në protestën e sotme të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas demokratëve kurbinas një numër mjaft i konsiderueshëm janë nisur drejt kryeqytetit, në marshimin e tyre, për të kundërshtuar qeverisjen e dështuar të Edi Ramës.

Behar Haxhiu dhe postimi i hedhur në faqen e tij për demokratët kurbinas në marshimin e sotem pranë kryeministrisë.

Ahmet ZANI

Lleshi tha banda u shkatërrua, ish-deputeti e pyet: Po 10 milionë eurot kush i ka?

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish sot për grabitjen e 10 milionë eurove, në Aeroportin e Rinasit.

Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale, akuzon Sandër Lleshajn, ministrin e Brendshëm, se ka gënjyer opikionin public, duke pranuar sipas tij, se banda u shpartallua.

Postimi  plotë

Sipas Lleshaj banda u shpartallua.
Po 10 milion eurot, ku jane, kush i ka ???

Qe kjo qeveri vetem genjen ky nuk eshte lajm.

Por qe genjejne me kamera me gojen plot ky po eshte lajm.

Ky ministri Lleshaj nga qe ka qendruar afer kryeustait te genjeshtrave kryeministrit,genjen pa kursim se e kane si tregues keta, qe levdohet ai qe genjen me shume.
Ja cthote Lleshaj:

“Falë reagimit të policisë, besohet që banda që edhe më parë ka kryer vepra të tilla, pas humbjes së një prej anëtarëve ka marrë një goditje shkatërruese”.

Mire banda mori goditje shkaterruese, dhe shume shpejt bile, siç thote ky Lleshaj,po te gjithe shqiptaret pyesin:

Mire ky shkaterrimi,Po 10 milion eurot ku jane, kush i ka ????

Shkaterrimi i bandave te grabitsve eshte i tmerrshem gjithone sipas ketyre, por pyetjes :

Po eurot ku jane,kush i ka ???

Keta nuk i kthejne kurre pergjigje kesaj pyetje.

Ose gajasin dynjane si atehere kur medemek gjeten ca lekurina ne nje kusi me presion.

Se keta genjejne vertet me pasion, por po me aq pasion tregojne se sa te trashe jane.

Na rrofte shkaterrimi imagjinar i bandave,na rrofshin edhe raportimet e sukseseve imagjinare te ketyre,ne shqip e anglisht me ekrane gjigande me 3D e me 4K, me te gjitha ngjyrat e ylberit,na rrofshin edhe pergezimet e ca te huajve per keto suksese imagjinare.

Pyetja:

Ku jane 10 milion eurot dhe kush i ka ??

Mbetet pa pergjigje,si gjithmone…..?!